Skip to main content

Rashiq: Thaçi po e përdor Luginën për politika të veta, nuk do ketë bashkim me Kosovën

Rashiq: Thaçi po e përdor Luginën për politika të veta, nuk do ketë bashkim me Kosovën


Rashiq: Thaçi po e përdor Luginën për politika të veta, nuk do ketë bashkim me Kosovën

Posted: 12 Aug 2018 01:24 AM PDT

Drenica Press Posts

Politikani serb i Kosovës, Nenad Rashiq, e vlerëson si joreale idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën në procesin që ai e quan "korrigjim i kufirit" me Serbinë.

Rashiq, kryetar i Partisë Progresive Demokratike, ka deklaruar në një intervistë për Ekonomia Online se Thaçi e përdor këtë çështje për politika ditore të tij.

"Nuk besoj që është reale, ndarja ose bashkëngjitja e Luginës së Preshevës nuk besoj që është reale, por besoj se Thaçi e përdor teknikën e vjetër të negocimit, ajo është që të prezantojë maksimumin duke u shprehur se do të arrihet niveli i mesëm i marrëveshjes, ku asnjë palë nuk duhet t'i humbë të gjitha ose asnjë palë mund t'i fitojë të gjitha", është shprehur Rashiq.

"Prandaj, mendoj se presidenti Thaçi i përdor këto vetëm për politikë të brendshme, ditore sa i përket një pozicioni i cili ai mendon që mund të marrë, përndryshe nuk besoj që është reale një gjë e tillë që korrigjimi i kufijve siç thotë ai mund të ndodhë në atë formë", ka shtuar ai.

Rashiq ka kërkuar që të kihet shumë kujdes kur flitet për korrigjim kufijsh, duke thënë se nëse kjo do të ndodhte do të nënkuptonte ndarje etnike, e cila sipas tij do të ndikonte në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

Ai ka shtuar se nëse kjo realizohet do të nxiste edhe vendet tjera për të kërkuar ndarje apo bashkim me ndonjë vend tjetër.

"Një ndarje, një korrigjim i kufijve, një ndarje etnike siç pretendohet të bëhet nuk është e mirë dhe mos ta përdor këto prediksione negative ku pastaj të shihet një rrezik për sigurinë e Evropës dhe jam i sigurt se edhe Evropa e kupton që të ndodhë pastaj të hapet e ashtuquajtura 'Kuti e Pandorës' ku çdo vend mund të kërkojë ndonjë ndarje, bashkim, veprim të tillë", vlerëson Rashiq.

Tutje, ai vlerëson se kjo do të ishte katastrofale dhe shumë e rëndë për serbët e jugut të Kosovës.

"E dyta, në aspektin e serbëve të Kosovës, kjo ndarje eventuale të cilën po përpiqet ta bëjë presidenti Thaçi, mund të jenë shumë probleme, një situatë e rëndë për serbët e jugut. Ne kishim dal as serbë të Beogradit, as serbë të Prishtinës sepse kemi një situatë ku serbët, kushtimisht serbët e jugut, kanë më shumë sfida me një politikë agresive të Beogradit, sikur që kanë sfidë me një politikë të neglizhencës të Prishtinës", ka deklaruar Rashiq.

"Prandaj, nga aspekti i serbëve të jugut kjo do të kishte qenë një zgjidhje shumë e rëndë dhe ndoshta katastrofale, të cilën nuk e preferoj as unë e as 95% e bashkëqytetarëve të mi", është shprehur ai.

Rashiq ka deklaruar se korrigjimi ose ndryshimi i kufijve në Ballkan çdo herë ka pasur epilog negativ ose epilog të konflikteve mes popujve, derisa ka kërkuar kujdes nga deklarimet e dy presidenteve sepse sipas tij mund të ketë pasoja afatgjate.

"Jam i sigurt që asnjë konflikt, në cilin do drejtim apo mënyrë nuk është mirë për popullin. Prandaj, këto që prezantohen prej presidentëve duhet të kemi shumë kujdes sepse pasojat mund të jenë shumë afatgjate për të gjithë ne. Prandaj, unë nuk jam kurrsesi për një ndarje etnike sepse kjo prodhon edhe më shumë probleme në të ardhmen".

Ndërsa sa i përket paralajmërimeve për një autonomi eventuale të pjesës veriore, Rashiq vlerëson se këto janë vetëm lojëra fjalësh, pasi Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon një gjë të tillë.

"Prandaj, kjo është vetëm loja e fjalëve, çfarë do të thotë kjo, nuk do të thotë shumë sepse nuk kemi mekanizma. Po të kishin pas ndonjë mekanizëm brenda, për shembull Kushtetutës së Kosovës ndoshta kishte kuptuar që ka një formë speciale të statusit, por përndryshe në këtë formë, tash në Kushtetutën dhe poashtu në ligjet e Kosovës unë nuk e shoh një mundësi të tillë i cili mund të rezultojë me benefite të cilat ai territor mund të ketë".

Në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, Rashiq dyshon se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është i aftë për të gjetur një zgjidhje që u konvenon serbëve të Kosovës.

"Andaj, presidenti Vuçiq ka atë pozitë, por unë dyshoj që ai është në gjendje të shikojë thellësinë e problemit dhe të realizojë në mënyrën për të cilën ne serbët e Kosovës besojmë se është zgjidhje më e mirë siç thotë ai. Dyshoj që ka kapacitetin t'i kuptojë dhe pastaj t'i realizojë interesat e serbëve të Kosovës", ka deklaruar Rashiq.

The post Rashiq: Thaçi po e përdor Luginën për politika të veta, nuk do ketë bashkim me Kosovën appeared first on DRENICA PRESS.

VIDEO/ Stuhia e fuqishme, shihni si fluturon çatia e ndërtesës

Posted: 12 Aug 2018 01:13 AM PDT

Drenica Press Posts

Çatia e ndërtesës së stacionit të trenit u hoq nga një stuhi e fuqishme dhe e çoi atë në lokomotiva poshtë.

Në Mannheim të Gjermanisë, stuhia e fuqishme u regjistrua rreth orës 3 pasditen e së enjtes.

Sipas dëshmitarit Christian Schaufelberger tha se erërat e forta fillimisht filluan të fluturonin në ajër degët e rëna dhe mbeturinat.

Mirëpo, papritmas erërat e forta shkulën edhe çatinë e ndërtesës, duke e dërguar në ajër.

Teksa më vonë pamjet tregojnë se ndërtesa e shkatërruar ka humbur shumicën e çatisë së saj dhe shiu derdhet brenda e në banesë e stacionit të trenit.

The post VIDEO/ Stuhia e fuqishme, shihni si fluturon çatia e ndërtesës appeared first on DRENICA PRESS.

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm! Çahen muret e një banese, dëmtohen disa të tjera

Posted: 11 Aug 2018 10:43 PM PDT

Drenica Press Posts

Tërmeti i fuqishëm që ra pak orë më parë në Shqipëri, ka shkaktuar dëme materiale në një shtëpi në Dibër. Ndërkohë që raportohet se dhe disa banesa të tjera në zonë kanë pësuar dëme të lehta.

Siç shihet edhe në video, janë çarë muret e një banese, ndërsa orenditë shtëpiake janë rrëzuar përtokë.

Sipas raportimeve të deritanishme, tërmeti ishte me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter. Është ndjerë dhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e Bosnjë.

Epiqendra ishte  38 km nga VL e Tiranës e 10 km në lindje të Burrelit Lëkundja e tërmetit është regjistruar në thellësi 10 km.

© SYRI.net

The post VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm! Çahen muret e një banese, dëmtohen disa të tjera appeared first on DRENICA PRESS.

FOTO/ 8 tërmete brenda pak orësh në Shqipëri! Ja epiqendra e tyre

Posted: 11 Aug 2018 10:40 PM PDT

Drenica Press Posts

Shqipëria është tronditur nga një valë tërmetesh ditën e sotme. Që prej orës 15:00 e deri në mbrëmje, kanë qenë 8 tërmete që kanë lëkundur vendin.

Më i forti prej tyre ka qenë 5.1 ballë, ndërsa të tjetër ishin 3.1 ballë.

Epiqendra e tërmeteve ka qenë në Kurbnesh. Ndërkohë që si pasojë e tërmeteve janë dëmtuar 67 banesa në veri të vendit.

Image result for kurbnesh mirdita albania

The post FOTO/ 8 tërmete brenda pak orësh në Shqipëri! Ja epiqendra e tyre appeared first on DRENICA PRESS.

Më thuaj si e mbledh grushtin të të them çfarë personaliteti fsheh

Posted: 11 Aug 2018 10:31 PM PDT

Drenica Press Posts

Disa pozicione dhe lëvizje që bëjmë me trupat tanë nuk na janë mësuar, ato vijnë në mënyrë natyrale dhe të pavetëdijshme.

Për këtë arsye do të shohim mënyrën se si e mbyllni dorën, pasi pozicioni i grushtit të dorës mund të zbulojë shumë karakteristika të personalitetit tuaj, mënyrën se si ju lidheni me të tjerët ose se si ju merreni me jetën.

Bërja e dorës grusht është një gjë mjaft normale, nganjëherë shkaku mund të jetë stresi, frustrimet, shqetësimet dhe shumë faktorë të tjerë. Ndoshta nuk dini shumë për këtë praktikë, por mund të zbulojë disa gjëra rreth personalitetit tuaj që do t'ju lënë pa fjalë.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të mbyllni dorën tuaj dhe ta shikoni me shumë kujdes, pastaj, shikoni imazhin e mëposhtëm dhe zgjidhni atë që përafrohet me mënyrës si e mbyllni grushtin tuaj. A jeni gati të dini gjithçka për personalitetin tuaj?

Të gjithë gishtat mbi gishtin e madh

Si iu shohin të tjerët:Ata ju konsiderojnë shumë të zgjuar dhe të kujdesshëm. Harmonia dhe qetësia janë pjesë e jetës suaj të përditshme.

Si jeni në të vërtetë: Ju jeni një person i qetë, i kujdesshëm dhe shumë i shoqërueshëm. Ju preferoni të keni pak miq sepse doni të jeni të rrethuar nga njerëz të vërtetë dhe besnikë.

Kur bini në dashuri: Ju preferoni një marrëdhënie të qetë, ku mund të jeni vetvetja dhe të ndiheni të lirë dhe të relaksuar. Ndonjëherë, edhe kur gjërat mund të mos jenë në rregull, ju tentoni të qëndroni sepse nuk ju pëlqen të lëndoni dhe të lëndoheni. Harroni dhe falni shumë shpejt, një veçori që vetëm disa kanë.

Gishti i madh mbi gishtat e tjerë

Si iu shohin të tjerët: Ju jeni një person shumë miqësor, njerëzit priren t'iu besojnë lehtë, jeni karizmatik dhe të talentuar. Vetëbesimi juaj është vërtet mbresëlënës. Ju jeni fleksibël dhe i vëmendshëm, në çdo situatë që po përpiqeni të keni të drejtë.

Si jeni në të vërtetë: Jeni të ndjeshëm dhe të sinqertë. Në disa raste, frika ju pengon të bëni shumë gjëra.

Kur bini në dashuri: Ju nuk mund ta lini pas të kaluarën dhe as mos t'i hiqni kujtimet që ju kanë dëmtuar. Ju ngrini barriera dhe nuk tregoni interes në dashuri sepse keni frikë se mos lëndoheni.

Gishti i madh mbi atë tregues

 

Si iu shohin të tjerët: Armët tuaja kryesore janë intuita dhe imagjinata. Ju jeni një person shumë bujar dhe bashkëpunues megjithatë, ndonjëherë tregoni pasiguri. Ju jeni entuziast, por vetëm me atë që ju pëlqen. Gjithashtu keni sens humori dhe kjo i tërheq vëmendjen të gjithëve.

Si jeni në të vërtetë: tregoni fisnikëri dhe mirësi të madhe, megjithatë, kini kujdes sepse shumë njerëz mund të përfitojnë nga kjo. Ju keni aftësinë të kuptoni se kush iu vlerëson dhe kujdeset vërtetë për ju.

Kur bini në dashuri: Ju keni vështirësi të shprehni atë që ndjeni sepse jeni të rezervuar në punët e dashurisë. /Telegrafi/

The post Më thuaj si e mbledh grushtin të të them çfarë personaliteti fsheh appeared first on DRENICA PRESS.

POSTIMI I “CNN”: Durrësi zgjidhet si fotoja e DITËS në gjigandin mediatik

Posted: 11 Aug 2018 09:55 PM PDT

Drenica Press Posts

Gjiganti mediatik ndërkombëtar CNN ka përzgjedhur një foto të plazhit të Durrësit për të ilustruar plazhet plot me njerëz në këtë valë të nxehti që ka përfshirë gjithë Europën.

"Këtë javë plazhi i Durrësit është mbushur me çadra", shkruan CNN, ndërsa ilustron me foton e plazhit të Durrësit.

"Europa po përjeton një valë të nxehti ku temperaturat kanë shënuar shifra rekord në disa vende dhe kanë shkaktuar zjarre masive nga Greqia në Suedi", vijon gjiganti mediatik.

The post POSTIMI I "CNN": Durrësi zgjidhet si fotoja e DITËS në gjigandin mediatik appeared first on DRENICA PRESS.

Arrestohet Action Bronson në “Sunny Hill”, kjo është arsyeja

Posted: 11 Aug 2018 09:42 PM PDT

Drenica Press Posts

Festivali Sunny Hill ka vazhduar me mbrëmjen e dytë të spektaklit, ku kanë interpretuar yjet e muzikës vendore dhe ndërkombëtare.

Mijëra fansa e kanë vizituar parkun e Gërmisë për t'i ndjekur nga afër këngëtarët e tyre të preferuar.

Mirëpo gjatë kësaj nate ka ndodhur edhe një incident, pasiqë është arrestuar reperi me famë Action Bronson, raporton IndeksOnline.

Bronson është arrestuar pasiqë ka ndezur një "joint" (marihuanë) në skenë dhe të njejtën substancë e ka hedhur në drejtim të publikut. Pas pak minutash ka reguar policia duke e arrestuar për ta dërguar në mbajtje.

 

The post Arrestohet Action Bronson në "Sunny Hill", kjo është arsyeja appeared first on DRENICA PRESS.

MIRËMËNGJES NGA PLAZHI I GJIPESË/ Pushuesi: Kur shikoj këto pamje… (FOTO)

Posted: 11 Aug 2018 09:20 PM PDT

Drenica Press Posts

Plazhi i Gjipesë është zgjuar ditën e sotme me një pamje mahnitëse, ashtu siç në fakt mund të pritet nga një mrekulli e tillë, e pozicionuar në jug të vendit.

Një lexues i rubrikës "Summer 2018", në redaksinë e ALPENews.al ka dërguar këtë pamje me një koment tepër emocionues duke shkruar:

"Kur shikoj që në Shqipëri ka kësisoj parasje, atëherë dua që të rri përgjithëmonë këtu".

Ndërkohë ju ftojmë të shikoni këto momente shkrepur nga lartësitë e zonës së plazhit të Gjipesë.

 

The post MIRËMËNGJES NGA PLAZHI I GJIPESË/ Pushuesi: Kur shikoj këto pamje… (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

Hashim Thaçi një nxënës shumë i dobët i Rexhep Qosjes

Posted: 11 Aug 2018 04:18 PM PDT

Drenica Press Posts

Shkruan Prof. Dr. Fadil Maloku

  1. Nëse, Thaçi (përmes ish mentorit Qosja) idenë për krijimin e pandamit ndaj "veriut të Kosovēs", e ka paramenduar me disa fshatra periferike të Kosovës Lindore (e jo krejt Preshevën, Bujanovcin, e Medvegjën) dhe të njejtat dëshiron t'i testoj me "kompetencën" dhe "karizmën" e munguar të Presidentit, në "tregun e këmbimit" ndërkombëtar (Ëashington e Bruksel) dhe atë lokal (Kosovë e Tiranë), atëherë ai: ose, nuk e ka njohur "çmimin e tregut ndërkombëtar". Që nënkupton kalkulimin e saktë, si të shkaqeve ashtu edhe të pasojave eventuale. Që do mund të prodhojë kjo ide dhe ndërmarrje shumë komplekse në kuptimin se çfarë fitojmë e çfarë humbasim me shkēmbim. Apo eufemizmin që ka filluar ta licencoj si "korigjim kufijsh", pra, siç mendon edhe mentori i Tij, Z. Qosja).

Ose nuk i ka kuptuar mirē leksionet e Qosjes, dhe demiurgëve të tjerë, siç po i thonë atij tellallët për amerikanët, të cilët akoma nuk kanë qëndrim të prerē, në këtë kohë të inicimit të kësaj teme të rrezikshme për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit.
Ose, vetëdijshēm po e loz "lojēn" djallit (jo të gjarpërit, tani), nē mēnyrē qē të krijoj një alibi super të fortē, për tē deleguar (tri komunat serbe të pjesës veriore të Kosovēs). Faktikisht, pēr t'i dhuruar, apo falur dy resurset ekzistenciale shqiptare; liqenin e Ujmanit dhe Trepçën…

  1. Tani, pēr ta thjeshtësuar krejt idenë e "keqkuptuar" të Qosjes, nga nxënësi i tij i dobët, Z. Thaçi, i bie që paranteza e "këmbimit" (alias; korrigjimit) në fakt, ēshtë e dështuar që në start! Pse? Sepse, si mund ta këmbesh një territor që historikisht, e sociologjikisht ishte, është, dhe shpresohet të mbetet me demografi, etnopsikologji e mentalitet puro shqiptar?
    Shqiptarët janë i vetmi popull që janë të kufizuar me vetëvetën, e tërësisë shqiptare. Unë nuk e kam të qartë, këtë "lojë" me zjarr të Thaçit.
  2. Tjetra, Qosja po thotë: "Ata që janë kundër shkëmbimit të territoreve dhe korrigjimit të kufirit, po ia dhurojnë Serbisë Luginën e Preshevës". Po si mund t'i dhurojmë Serbisë Luginen e Preshevës (shih; Qosja nuk thotë Kosovën Lindore, që dmth e ka zbrit vetëdijshēm "pazarin e korigjimit"!?) kur as Kosova, e as Shqipëria nuk kanë qasje as "virtuale", e lëre më ndonjē ndikim e efekt vendimtar. Përjashto këtu, manipulimin mediatik qē Thaci e përdori për konsum të brendshëm. Por, pa asnjë efekt "anësorë" ndërkombëtar mbi këtë territor de jure të Serbisë?
    Pra, si mund të shkëmbejmē dhe korigjojme territore, pa tapi juridike! Historikja e moralja, kētu ēshtē veç nē funksion të një satisfaksioni social. Dhe si të tilla, nuk na kryejnë mjaft punë…
  3. Mentori Qosja, po thotë; "…ata që po predikojnë retorikën e korrigjimit të kufirit, domethënë të bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, do të duhej të dinë se faktorët ndërkombëtarë nuk do t'u pranojnë të drejtën e vetëvendosjes shqiptarve të Luginës së Preshevës dhe t'u mohojnë të drejtën e vetëvendosjes serbëve të Veriut të Kosovës."
    Unë them: ata qē po predikojnë retorikën e korrigjimit të kufirit, dmth. bashkimit të Kosovës Lindore (jo veç disa fshatrave shqiptare të Lugines së Preshevës), se është nocion dhe koncept shumē më i reduktuar; gjeografikisht, (e etnipsikologjikisht) dhe t'u mohojnë të drejtën e vetëvendosjes së serbëve tē Kosovës…
  4. Por, mentori Qosja, ka shumë të drejtë për disa (jo krejt!) nga "akuzuesit e hershëm dhe te sotshëm…". Dhe sidomos për dronë dhe "friken për pjesëmarrësit në bisedimet Kosovë – Serbi, ku mbizotërojnë diletantët".
    Ngase, qeveria aktuale, dhe cilado qoftë ajo tjetër që do i bie hise, me përmbyll dialogun me Serbinē pa një; analizë dhe dioptri shumëdimensionale shkencore (akademike). Pra, pa një ekspertizē paraprake diagnostifikuese që do përmbante edhe detajet mikroskopike të detajizuara empirikisht, e teorikisht nuk do të duhej fare as nē publik të dal. E lëre më të debatohet dhe të krijohet më pastaj konfuzion dhe paqartësi të qëllimshme dhe tē paqëllimshme, si nē publikun gjithëshqiptar, ashtu edhe tek qendrat vendimarrëse globale.
    Mbizotërimi i diletantëve në temat e interesit kombëtar dhe shtetërorë, gjithnjë në historinē shqiptare ishte njē plagë në vete që na kushtoj me shkapërderdhje; politike, ekonomike, demografike, gjeografike, sociale, e frustrime kulturore, në arealin e Ballkanit.
  5. Në fund, mentori Qosja, për kureshtjen time nuk pashë që në prononcimin e tij, të ketë fajësuar klasën politike (e së bashku me ta edhe nxënësit e tij). E cila në këto dy dekada sundimi absolut, nuk arritën asnjë marrëveshje me Serbinë që ta qojnë deri në fund. Dhe si është e mundur që tani Lugina e Preshevës (për mua Kosova Lindore) ta fitoj gjithë këtē "peshë specifike" nē bisedimet finale me Serbinē, kur e njëjta, asnjeherë nē asnjë aulë ndërkombëtare (as në Rambuje, as në Vjenē, e as në Bruksel e Vashington) nuk është përmendur kurrë!?
    Ose, si mund t'u besohet "paqësorëve institucionalista" dhe "komandantave të luftës", qē do të arrijnē marrëveshje historike me Serbinë, kur nē këto dy dekadat mandatuese tē "mjaltit të lirisë" na e dëshmuan të kundërtën! Ata po harrojnë se Serbia, në këtë periudhë të krizës së proceseve (dez)integruese në nivel global e sidomos kontinental, si dhelpëra që pret "prenë" e vetē, po pret momentin e hapjes së "kutisë së Pandorës" për kufijt nē Ballkan.
    Pra, bashkimin e Republika Srpskës, e në fazën tjetër kontestimin e Maqedonisë… dhe aneksimin me ndonjë brick craig, edhe të Kosovës…Si shihet Serbia, ka plane afatgjate dhe të përpunuara detajisht edhe për hapat që do i ndërmarr, në të ardhmen e saj.
  6. Termi "korrigjim" është vetëm një eufemizēm puro politik për një "shkëmbim" tē padiskutueshëm substancial territorial e demografik (bartje humane e populates (terminologji kriminogjene e Vasa Çubrilloviqit!) midis Serbisē dhe Kosovēs. Tragjika e këtij diskursi publik politik, nuk qëndron tek zgjidhja e kësaj nyjeje serbo-shqiptare, por, tek tendenca e ruajtjes së monopolit mbi shantazhet, që po i bëhen palës shqiptare. Dhe "karrota" integruese në BE-ne, për Serbinē, suma sumarum, Serbia nuk është e interesuar as të "korrigjojë" as të "shkëmbejë" territore me Kosovën.
    Por, ta marr të gjithën….!? Meqë, kjo tani për tani ështē e pamundur edhe për shkak të rrethanave dhe konstalacionit tê raporteve aktuale globale e kontinentale. Ajo do të ndahej e stërkënaqur me menaxhimin, kontrollin dhe fuqizimin e Asociacionit. Që do të nênkuptoj edhe "de jure" (se "de facto" e ka arriturr) "ndarjen", (apo copëtimin, marrjen e 25%-30%) e Kosovës. Krejt debatet tjera, janë vetëm kamuflim dhe ambalazhim, i qëllimit të krijimit të pretekstit sa më të fuqishēm për Asociacionin…

The post Hashim Thaçi një nxënës shumë i dobët i Rexhep Qosjes appeared first on DRENICA PRESS.

Real-Milan, golat dhe rastet më interesante

Posted: 11 Aug 2018 04:13 PM PDT

Drenica Press Posts

Real Madridi e ka mposhtur Milanin.

Skuadra spanjolle ka fituar ndaj asaj italiane me rezultat 3 me 1.

The post Real-Milan, golat dhe rastet më interesante appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more