Skip to main content

“Prokuroria Themelore në Pejë vazhdon hetimin e listave të veteranëve” plus 9 more Ekonomia Online

“Prokuroria Themelore në Pejë vazhdon hetimin e listave të veteranëve” plus 9 more Ekonomia Online


Prokuroria Themelore në Pejë vazhdon hetimin e listave të veteranëve

Posted: 30 Aug 2018 10:07 AM PDT

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, ka mbajtur sot takim me Njësitin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion dhe Sektorin Rajonal të hetimeve në Pejë.

Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Kurmehaj, ka kërkuar intensifikimin e veprimeve hetimore për rastin e mashtrimeve me listat e veteranëve të luftës, duke përfshirë edhe zinxhirin komandues të UÇK-së, që janë kompetencë territoriale e Prokurorisë Themelore të Pejës.

Po ashtu, gjatë këtij takimi, u nxorën disa konkluzione, ashtu që, Kryeprokurori Kurmehaj, njoftoi se për këtë rast ka caktuar një prokuror i cili do të merret ekskluzivisht me këto lëndë, dhe në rast nevoje do caktohet edhe ndonjë prokuror tjetër.

Gjitha këto veprime nga kjo prokurori, janë ndërmarr në koordinim të plotë me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Prokuroria e Pejës, me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe luftimit të kësaj dukurie do të mbajë çdo dy javë takime të rregullta.

Vlen të theksohet se lidhur me rastet e mashtrimit të listave të veteranëve, Prokuroria Themelore e Pejës, ka hapur disa hetime dhe njëkohësisht ka ngritur një aktakuzë muajin e kaluar.

The post Prokuroria Themelore në Pejë vazhdon hetimin e listave të veteranëve appeared first on Ekonomia Online.

Ministri Gashi premton investim në hapësirat e KOK-ut për vitin e ardhshëm

Posted: 30 Aug 2018 09:32 AM PDT

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka vizituar Komitetin Olimpik të Kosovës.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se është i kumtuar që po bën këtë vizitë në Komitetin Olimpik pikërisht në ditën kur UEFA ka licencuar stadiumin "Fadil Vokrri".

Gashi tha se është një lajm të mirë që u pranuam në UEFA, dhe kjo si ministri dhe komitetin e gëzon për punën e madhe të përbashkët që kanë pasur vazhdimisht dhe ky është qëllimi i takimit të sotëm që nga afër të bisedohet për mundësitë e ministrisë dhe të Komitetit Olimpik.

"Vizita ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes ministrisë dhe Komitetit Olimpik. Diskutuam për shumë tema edhe për hapësira ku zhvillon aktivitetet Komiteti Olimpik dhe nevoja për hapësira të tjera e më të mëdha dhe do dakordohemi të shohim mundësitë në vitin 2019 pasi jemi edhe në fazën e hartimit të buxhetit të vitit 2019", tha Gashi.

"Jemi pajtuar të ftojmë federatat të mbajnë kuvendet e tyre sepse anëtarësimi ynë ne mekanizma ndërkombëtar nënkupton harmonizimin e . Kateve tjera normative ne mënyrë të kemi harmonizim të plotë të dokumentacionit sportit me mekanizma ndërkombëtar".

"Sporti dhe sportistët kanë shënuar rezultate kohëve të fundit dhe neve si institucione na duhet të krijojmë kushte me te mira", tha në fund Gashi.

Ndërsa, Presidenti i Komitetit Olimpik i Kosovës, Besim Hasani tha se KOK ka nevojë për përmirësim të kushteve dhe hapësirave të punës.

"Temat ishin shumë të qarta diskutuam për harmonizimin e rregullores për kategorizim të sportit por edhe për rregulla të tjera që kemi filluar të mbështetje financiare nga ministria përmes memorandumeve në bazë të kritereve që janë përpiluar nga Komiteti Olimpik në bashkëpunim me ministrinë dhe gjatë implementimit janë parë disa të meta që komiteti falë lejes së ministrisë i ka marr përsipër të i përpiloj ato të gjetura dhe të i harmonizoj rregulloret dhe vitin e ardhshëm të bëhet përmirësimi i rregulloreve dhe të bëhet ndarja e mjeteve në bazë të kritereve", tha Hasani.

Hasani tregoi që janë 19 sportistë qe marrin bursa olimpike por që këto bursa nuk janë të mjaftueshme në krahasim me sportistët olimpik të vendeve të tjera.

Ai tha se komiteti ka nevojë për hapësira të reja pasi që ndërkombëtarizimi ka bërë të vetën dhe nevojat janë rritur më shumë.

"Ndërkombëtarizimi i sportit ka hap detyra të mëdha para nesh duhet ta bëjmë me njerëz dhe komiteti tani ka 7 të punësuar por nevojat janë 2 fish më të mëdha dhe duhet për zgjerim te hapësirave dhe shpresojmë qe se shpejti do ta bëjmë këtë zgjedhje", tha Hasani.

Ne fund ministrit Gashi iu dorëzua libri i Majlinda Kelmendit nga presidenti i Komitetit, Besim Hasani.

The post Ministri Gashi premton investim në hapësirat e KOK-ut për vitin e ardhshëm appeared first on Ekonomia Online.

Lluka: Lëvizja e lirë në Shengen do të mundësojë rritje ekonomike

Posted: 30 Aug 2018 09:26 AM PDT

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se vendimi i Komitetit LIBE pro liberalizimit të vizave është lajm tejet pozitiv dhe në të njëjtën kohë mundëson hapjen e negociatave ndërinstitucionale për aprovim final nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë.

"Sot Komisioni i Parlamentit Evropian për të Drejta Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) ka shqyrtuar dhe votuar raportin e raportueses për Kosovë, Tanja Fajon, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ky lajm është tejet pozitiv dhe në të njëjtën kohë mundëson hapjen e negociatave ndër-institucionale për aprovim final nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”.

“Republika e Kosovës do të vazhdoj progresin dhe do të demonstroj përkushtimin e saj për përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave. Lëvizja e lirë me vendet anëtare të Shengenit do të mundësoj shkëmbim tregtar më të madh, rritje ekonomike, e po ashtu më shumë mundësi për bizneset dhe qytetarët. Kosovarët e meritojnë të drejtën për lëvizje të lirë në vendet e Shengenit", ka shkruar Lluka në profilin e vet në "Facebook".

The post Lluka: Lëvizja e lirë në Shengen do të mundësojë rritje ekonomike appeared first on Ekonomia Online.

Thaçi: Lugina duhet të bashkohet me Kosovën, Mustafa e Kurti t’i shpallin luftë Serbisë

Posted: 30 Aug 2018 09:06 AM PDT

Presideni Hashim Thaçi, pas takimit me liderët shtetëror është deklaruar për media ku edhe ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij se nuk do të ketë ndarje të vendit por do të provojë që Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcin ta bashkojë me Kosovën.

Sipas Thaçit, takimi me kryeministrin Ramush Haradinaj, zv.kryeministrat Fatmir Limajn, Dardan Gashi e përfaqësues të tjerë politikë ka qenë produktiv dhe se që të gjithë janë pajtuar për hapat e mëtutjeshëm të Kosovës sa i përket dialogut me Serbinë.

"Kanë qenë takime shuam të mira shumë produktive të konsultimeve për hapat e mëtutjeshëm. Të gjitha proceset e ardhshme do të shkojnë në koordinim të plotë me ShBA-të me BE dhe NATO. Nuk është diçka e re kemi diskutuar për hapat e tjerë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Të gjithë pa dallim pajtohemi që dialogu duhet të vazhdoj të marrim pjesë në takimin e 7 shtatorit gjithmonë duke punuar për një marrëveshje sa më gjithë përfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë".

"Përfundimisht dhe zyrtarisht i pëlqeu dikujt apo jo unë do ta shtroj kërkesën e shqiptarëve Të Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit që ajo pjesë t`i bashkëngjitet territorit të Kosovës. Unë nuk kam ndonjë nostalgji për vijat që janë përcaktuar në kohën më të vështirë të dëbimit të shqiptarëve të vitit 1956".

Thaçi ka siguruar që për çfarëdo veprimi të ndërmarrë është në koordinim me ShBA-të, BE-në dhe NATO-në.

"Unë kur flas për korrigjim, flas për korrigjimin e padrejtësive që i është bërë popullit shqiptar. Prandaj të gjithë janë të pajtimit që duhet me i vu kufirin me Serbinë dhe kjo arrihet vetëm përmes një partneriteti të ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare".

Presidenti ka siguruar të gjithë ata që flasin për humbjen e Trepçës, Ujmanit e Gazivodës, se janë të Kosovës dhe nuk do të ketë njeri që i cenon.

"Ata që flasin për Trepcë, Ujman, Gazivodë, Mitrovicë unë ua hjek kasavetin përgjithmonë ato janë të Kosovës njëherë e përgjithmonë dhe nuk ka njeri që e cenon".

Thaçi ka kritikuar opozitën duke thënë se po duan të nisin luftë me Serbinë.

"Nëse dikush dëshiron t'i shpallë luftë Serbisë, urdhëroni Albin Kurti e Isa Mustafa, hajrin ia pafshin", ka thënë ai duke shtuar se "ndoshta ata kanë aftësi teknike e strategjike për luftë, gjë që nuk dihet publikisht".

"Lufta ka përfunduar. E kemi fituar luftën. Kosova është e lirë dhe e pavarur", ka deklaruar ai.

The post Thaçi: Lugina duhet të bashkohet me Kosovën, Mustafa e Kurti t’i shpallin luftë Serbisë appeared first on Ekonomia Online.

Kosova po kalonte, këta e ndalën

Posted: 30 Aug 2018 07:58 AM PDT

Që në hyrje e them me 100% bindje se rihapja e statusit të Kosovës është fitorja më e madhe serbe [1990 – tash] pas asaj të Daytonit.

Serbët njihen si festues të humbjeve dhe kanë mjaft të tilla në histori por ata kanë edhe fitore në regjistrin e tyre historik modern. Fitorja e tyre e parë post-jugosllave ishte krijimi dhe zyrtarizimi i Serbisë brenda Bosnes duke e marrë kështu maksimumin e të imagjinueshmes në atë kohë.

Pas Daytonit Serbia e humbi Kosovën dhe askush s’vajtoi me të. Derisa Bosnen e humbi me luftë por e “fitoi” me bisedime, Serbia Kosovën e humbi edhe me luftë edhe me bisedime dhe prapë askush s’vajtoi me të. Bota nuk pranoi Bosne të dytë sepse kosideroi që Serbia s'meritonte më « shpërblime territoriale » dhe as fuçi destabilizuese shtesë në Ballkan. Në këtë logjikë edhe Ahtisaari me kujdes i « izoloi » apetitet serbe brenda Kosovës edhe pse plani i tij s'ishte i përkryer. Nderkohë, populli serb me kalimin e viteve gati po e kryente ciklin e zisë mitologjike për humbjen e një toke përherë të huaj.

Gjërat dukeshin të qarta për gjithkënd me pak mend e me pak durim. Kosova po ecte rrugës së shtetit derisa populli i saj, me mund, djersë e lotë, i riparonte plagët dhe dëmet morale e materiale. Thënë thjesht, Kosova po kalonte por këta e ndalen. E ndalja në politikë është gjithmonë kthim prapa. U kthyem vite pas, ndoshta dekada.

Tash flitet e debatohet për gjithçka e për asgjë sepse rreziku shihet fushës. Madje edhe argatët e ndalësve të Kosovës e kanë kuptuar që diçka e zezë po na afrohet dhe kanë nisë të rreshtohen në anën e duhur. Në anën e atyre që kanë mendim dhe e shprehin atë. Por…një problem i vogël na ka dalë: ne tashmë veç jemi ulur në tavolinën e humbësit dhe as debatet s’na shpëtojnë dot.

Prandaj mos u lodhni shumë me pro e contra shkëmbimit apo ndarjes. Se halli i Kosovës nuk është me opsionet që i ofrohen asaj në bisedime. Halli i Kosovës është se rrugëtimi i saj shtetndërtues u ndal dhe tash ajo veç po futet në një cikël të ri tranzicioni. Sepse, besoni ose jo, në secilin variant (ndarje, shkembin, asociacion etj…) Kosova është humbesja e vetme dhe popullit të saj i zgjatet tranzicioni (paushalli politik) edhe për 10 deri në 15 vite tjera. E them këtë sepse, tash e tutje, me ndryshimet politike globale, koha politike ballkanike nuk matet më me vite por me dekada. Kjo i bie që banori i Kosovës duhet ta blejë nga tash kalendarin e vitit 2030 dhe të pres i pashpresë se një ditë Kosova do ia mundësojë të jetojë dinjitetshëm në të.

Prandaj ky është suksesi më i madh i Serbisë prej Daytonit dhe dështimi ynë më i madh prej vitit 1999. Asnjë serb, sado fashist të ketë qenë, nuk i ka besuar ëndrrës se një ditë Kosova do riduskutohej si çështje gati ekskluzivisht serbe dhe e ardhmja e saj do bllokohej në momentin më kritik. Krejt Evropa e Amerika i përqeshnin Jeremiçat e Daçiçat kur këta e parashikonin një gjë të tillë para 10 viteve. Kush e kishte menduar se këtë trofe do ia dhuronte vet Kosova Serbisë me ndihmen e një grushti delesh politike të pakulturë që edhe eshtrat e të rënëve për këtë vend arriten t’i turpërojnë.

Çështja pra miq, sipas meje, nuk është shkëmbimi apo ndarja por NDALJA e Kosovës.

Na duhet urgjentisht rinisja e Kosovës.

***
Paris, 30 gusht 2018

The post Kosova po kalonte, këta e ndalën appeared first on Ekonomia Online.

Mbahet marsh për 1648 personat e pagjetur

Posted: 30 Aug 2018 07:50 AM PDT

Në Ditën Ndërkombëtare për Personat e Pagjetur, në Prishtinë është organizuar një marsh sensibilizues nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Marshin përkujtimor ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe ka vazhduar përgjatë bulevardit “Nënë Tereza”.

Në marsh ka marrë pjesë dhe kryeministri Ramush Haradinaj, së bashku me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur si dhe shoqatat e familjarëve të të zhdukurve. Te memoriali dedikuar personave të zhdukur, atyre iu është bashkuar dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në mënyrë simbolike, për të kujtuar 1648 persona të pagjetur që nga viti 1999, pikërisht në orën 16:48, janë vendosur lule te Memoriali që ndodhet afër ndërtesës së Kuvendit.

Në marsh merrnin pjesë dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, shoqatat familjare të të zhdukurve të Kosovës, organizata vendore e ndërkombëtare të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të shumtë.

The post Mbahet marsh për 1648 personat e pagjetur appeared first on Ekonomia Online.

Haradinaj dhuron para për Besnik Ukajn

Posted: 30 Aug 2018 07:40 AM PDT

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhuruar të holla për të ndihmuar të riun Besnik Ukaj i cili po vuan nga një sëmundje e rëndë.

Haradinaj këtë veprim tek tenda e cila është e vendosur në shesh për të siguruar para nga qytetarët e ka bërë gjersa është nisur për të marrë pjesë në marshin e organizuar në nder të Ditës Ndërkombetare të të Pagjeturve, raporton Ekonomia Online.

The post Haradinaj dhuron para për Besnik Ukajn appeared first on Ekonomia Online.

Përfundon takimi i liderëve institucionalë, askush nuk flet për media

Posted: 30 Aug 2018 07:20 AM PDT

Takimi i liderëve institucionalë, i mbajtur me ftesë të Presidentit Hashim Thaçi, për dialogun Kosovë-Serbi, ka përfunduar.

Kryeministri Ramush Haradinaj është parë tek del i pari, por nuk ka pranuar të flasë për media.

Pas tij, nga ambientet e Kuvendit, është larguar zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, si dhe zëvendëskryeministri tjetër, Dardan Gashi, raporton Ekonomia Online

 

 

]

The post Përfundon takimi i liderëve institucionalë, askush nuk flet për media appeared first on Ekonomia Online.

Tahiri iu kërkon evropianëve të bëjnë presion mbi Serbinë për të pagjeturit

Posted: 30 Aug 2018 07:08 AM PDT

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në Ditën Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, iu është drejtuar me një letër Ministrave të Drejtësisë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, nga të cilët ka kërkuar angazhim konkret në zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

Në letrën e tij, ministri Tahiri ka shprehur shqetësimin institucional dhe shoqëror për stagnimin e plotë të zbardhjes së fatit të të zhdukurve nga lufta në Kosovë.

"Si Ministër i Drejtësisë, e kam vendosur si prioritetet trajtimin e kësaj çështje gjatë mandatit tim dhe jam plotësisht i gatshëm për të ofruar mbështetjen e nevojshme institucionale që secili rast i të pagjeturve, pavarësisht përkatësisë etnike të gjejë zgjidhje të shpejtë. Për këtë, jemi duke punuar ngushtë edhe me Misionin Evropian të Sundimit të Ligjit që është duke ndihmuar kapacitetet tona të mjekësisë ligjore”.

“Megjithatë, adresa reale e kësaj çështje është e ditur botërisht. Republika e Serbisë duhet të hapë arkivat e saj dhe të ofrojë informata për secilin rast, në mënyrë që identifikimi dhe gjurmimi i lokacioneve ku mund të jenë eshtrat e viktimave të luftës së fundit, të bëhet sa më shpejt, dhe që ky kapitull i rëndë i historisë sonë të përmbyllet" ka shkruar ministri Tahiri.

Ministri Tahiri ka theksuar se kjo çështje kërkon zgjidhje përtej politike, meqenëse prek humanizmin dhe ndërgjegjen kolektive të popujve ndaj njëri-tjetrit, andaj ka kërkuar që kjo temë të ngritët në çdo takim që Ministrat e BE-së kanë me përfaqësuesit e Republikës së Serbisë.

"Me konsideratën më të lartë dhe duke ju ftuar për një reflektim mbi bazat e humanizmit dhe parimeve më të shëndosha mbi të cilat është ngritur civilizimi evropian, kërkoj që këtë temë ta keni në agjendë të bisedimeve me përfaqësuesit dhe diplomatët e Republikës së Serbisë në çdo rrethanë dhe në çdo rast që ju jepet. Vetëm duke zbardhur fatin e të pagjeturve, do të mund të rehabilitohen familjet tona dhe shoqëria jonë në përgjithësi. Unë besoj në vlerat e qytetërimit evropian dhe besoj tek mandati juaj, si institucionalistë të zgjedhur për të shërbyer konform këtyre vlerave" ka shkruar në letrën e tij ministri Tahiri.

The post Tahiri iu kërkon evropianëve të bëjnë presion mbi Serbinë për të pagjeturit appeared first on Ekonomia Online.

Kapet sasi e madhe e produkteve pa afat në fshatrat e Ferizajt

Posted: 30 Aug 2018 07:02 AM PDT

Inspektorati Komunal, çdo ditë po regjistron suksese të jashtëzakonshme në betejën e nisur nga Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu për ofrimin e produkteve të sigurta në tregun e Ferizajt. Kështu, ky mekanizëm kontrolli ka shtrirë aktivitetin edhe në zonat rurale të komunës së Ferizajt për të inspektuar kushtet e ruajtjes, afatet e përdorimit dhe kushtet e përgjithshme të produkteve që ofrohen nga subjekte afariste në disa prej fshatrave të Ferizajt me objektivin që të kontrollohet i gjithë territori rural.

Gjatë kontrolleve të javëve të fundit që ka bërë Inspektorati Komunal në fshatrat Pojatë, Rahovicë, Papaz, Sazli dhe Talinoc të Jerlive ka rezultuar me kapjen e një sasie të konsiderueshme të produkteve të prishura, gjegjësisht pa afat të cilat janë ofruar për shitje për konsumatorët. Me konstatimin e një gjendje të tillë, Inspektorati Komunal ka përgatitur procesverbalin përkatës dhe me gjithë dokumentacionin e nevojshëm, lënda do të dërgohet në organet gjyqësore. Ndërkohë, produktet pa afat janë konfiskuar dhe asgjësuar nga KRM "Pastërtia". Ky aksion po shtrihet gjerësisht për herë të parë edhe në zonat rurale të Ferizajt.

Kryeinspektori i Ferizajt, Ridvan Berisha tha se zgjerimi i këtij aksioni të ndërmarr që disa muaj vjen si rezultat i qëllimit të qeverisjes lokale që inspektimet të shtrihen edhe në zonat rurale në mënyrë që kontrolli të jetë i plotë për territorin. Ai ndër të tjera ka theksuar se ky aksion do të vijoj edhe në fshatra të tjera deri në përfundimin e ciklit të kontrollit në të gjithë zonën rurale të Ferizajt.

Komuna e Ferizajt inkurajon qytetarët që të denoncojnë rastet e tilla pranë autoriteteve kompetente lokale në mënyrë që tregu të pastrohet nga produktet që nuk përmbushin kushtet për konsum dhe siguria për qytetarët të rritet.

The post Kapet sasi e madhe e produkteve pa afat në fshatrat e Ferizajt appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more