Skip to main content

“Përshëndeti shoqen, babai saj provoi ta shtypte me makinë (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Përshëndeti shoqen, babai saj provoi ta shtypte me makinë (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Përshëndeti shoqen, babai saj provoi ta shtypte me makinë (Video)

Posted: 27 Aug 2018 06:36 AM PDT

Kona Kampbell që është mirëmbajtësi i deleve në një bazë të Zelandës së Re, është ndjekur nga një baba, i mllefosur që ia përshëndeti të bijën.

Çiklisti 21-vjeçar gati e pësoi keq, kur babai i shoqes së tij iu afrua me veturë dhe gati e shtypi, ndërsa u largua më pas duke përdorur fjalë të ndyta, transmeton Telegrafi.

"Mendoi se ia ngacmova të bijën, por unë e kam vetëm shoqe dhe gjithnjë e përshëndes", ka thënë Kampbell, duke pranuar se rasti e la shumë të frikësuar.

Në anën tjetër, shikuesit e videos kanë thënë se mbi atë shofer duhet të ndërmerren masat e duhura, pasi sulmi ka mundur të ishte me pasoja. /Telegrafi/

The post Përshëndeti shoqen, babai saj provoi ta shtypte me makinë (Video) appeared first on Telegrafi.

Turistja kineze nuk e kuptonte kur i thoshin ‘kërce’, qëndroi në cep për mbi dy minuta (Video)

Posted: 27 Aug 2018 05:39 AM PDT

Punonjësit në një platformë për hedhje me litar elastik në Zelandë të Re, i thoshin më kot të kërcente, pasi turistja kineze nuk e kuptonte çfarë i thoshin.

Për pasojë, ajo qëndroi në cep të urës për mbi dy minuta, duke qeshur dhe bërë me dorë, pasi nuk dinte se kur është momenti i duhur, transmeton Telegrafi.

Megjithëse punonjësit ishin të durueshëm dhe i kërkonin në të gjitha mënyrat të kërcente, ajo vazhdonte të rrinte aty. "Zonjë, duhet të vazhdosh, nuk mund të qëndrosh më këtu" ka thënë njëri prej tyre.

Gjithçka përfundoi, kur dikush prej të pranishmëve bërtiti 'jiaiou' që në kinezisht nënkupton diçka si 'jepi dhe mos u dorëzo'. /Telegrafi/

The post Turistja kineze nuk e kuptonte kur i thoshin 'kërce', qëndroi në cep për mbi dy minuta (Video) appeared first on Telegrafi.

Ankesa për gjendjen e mjerueshme të hotelit, mbeturina dhe të vjella nga vizitorët e mëparshëm (Foto)

Posted: 27 Aug 2018 12:45 AM PDT

Një vizitor ka kaluar vetëm 24 orë në një hotel në Somerset të Anglisë, megjithëse kishte rezervuar për një javë.

Me të arritur, ka vërejtur papastërtinë e madhe, mbeturina nëpër dhoma dhe korridore, si dhe ato që beson të jenë të vjella nga vizitorët e mëparshëm, transmeton Telegrafi.

Megjithëse disa i ka dokumentuar me fotografi, pretendon se në në dhomë qarkullonin minj, çarçafë ishin të përdorur dhe muret ishin të spërkatura me jashtëqitje njerëzish.

Frigoriferët e mbushur me ushqime të mykura, çamçakëz të ngjitur për dysheme dhe kapaku i thyer i guaskës së tualetit, janë disa prej elementeve tjera shqetësuese.

"Kishim bërë rezervimin dhe nuk na treguan, se pishina për një kohë do jetë jashtë funksionit. Ballkonet ishin ende me peshqirë, që i kishin lënë vizitorët", është ankuar vizitori.

Në të njëjtën kohë, parku rreth hotelit ka qenë shumë i papastër, duke ia pamundësuar të shëtiste bashkë me fëmijë.

Për të gjitha këto, vizitori planifikon të ngre padi, për një restort që thuhet të jetë shumë i pëlqyer dhe i kërkuar nga turistët. /Telegrafi/

The post Ankesa për gjendjen e mjerueshme të hotelit, mbeturina dhe të vjella nga vizitorët e mëparshëm (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more