Skip to main content

Përplasja mes Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt

Përplasja mes Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt


Përplasja mes Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt

Posted: 31 Aug 2018 02:05 AM PDT

Drenica Press Posts

Kryeministri Ramush Haradinaj pak më parë përmes një reagimi u shpreh kundër ridizajnimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë- duke shtuar se ridizajnimi i kufijve dhe shkëmbimi i territoreve është ftesë për tragjedi të re në Ballkan.

"Diskutimi i vazhdueshëm publik mbi ridizajnimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan, i cili çon në destabilizim, pasiguri dhe rrezikon investimet afatgjata politike dhe të sigurisë për stabilitetin dhe paqen në Kosovë dhe rajon. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës do të vazhdoj fuqishëm të qëndroj kundër këtyre ideve shkatërruese dhe u bëj thirrje të gjitha vendeve mike dhe institucioneve ndërkombëtare kontribuese për Kosovën, që të kundërshtojnë idetë shkatërruese dhe të mos lejojnë që ato të arrijnë në tryezën e vendimmarrjes", thuhej në një pjesë të reagimit të Haradinajt.

Ndaj kësaj nuk vonoi të përgjigjet Presidenti Hashim Thaçi, i cili ka thënë se "thirrjet për luftë dhe tragjedi të reja në Ballkan i takojnë mentalitetit të shekullit të kaluar dhe si të tilla, meritojnë vetëm të hidhen në shportë".

Reagimi pa ndëryrje i presidentit Thaçi:

Të gjitha shtetet perëndimore, aleatët tanë, garantuesit e paqes dhe sigurisë në Ballkan po bëjnë përpjekje dhe thirrje për paqe, stabilitet dhe arritje të marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje nënkupton njohje reciproke dhe perspektivë të sigurt të anëtarësimit të Kosovës në BE, NATO dhe OKB. Por, fatkeqësisht, individë të caktuar në vendin tonë, me veprimet e tyre po tentojnë të krijojnë panik dhe konfuzion. Kosova, përkundër kësaj, mbetet e përkushtuar për dialog dhe arritje të marrëveshjes paqësore përfundimtare. Thirrjet për luftë dhe tragjedi të reja në Ballkan i takojnë mentalitetit të shekullit të kaluar dhe si të tilla, meritojnë vetëm të hidhen në shportë.

The post Përplasja mes Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt appeared first on DRENICA PRESS.

A dështoi ndërtimi i fabrikës në vlerë 27 milion euro në Skenderaj?

Posted: 31 Aug 2018 01:55 AM PDT

Drenica Press Posts

"Britania e Madhe do të investojë 27 milion euro në qytetin e Skenderajt në një fabrikë për procedimin e panxhar sheqerit", ishte lajmi që bëri bujë të madhe në Drenicë tri vite më pare, shkruan Drenicapress.info

Komuna atëhere kishte lëshuar një komunikatë për media për këtë investim që deri më sot ka mbetur 'investim në letër'!
"Të mërkurën, 24 Qershor, nga ora 9:00, Ambasadori Britanik Ruairi O'Connell do të vizitojë Komunën e Skenderaj dhe do të takojë Zëvendës Kryetarin e Komunës, Fadil Nura.
Ambasadori do të jetë i shoqëruar nga përfaqësuesit e kompanisë "DarkStar" dhe do të ketë kënaqësinë të njoftojë për investimin e ri Britanik në Kosovë. "DarkStar" do të fillojë një biznes të ri në Skenderaj, do të ndërtojë fabrikën për procesimin e panxhar sheqerit, ndërtimi i cilit do të zgjas 8 muaj", thuhej në njoftimin e komunës, përcjell Drenicapress.info

Por as pas tre vitesh nga ky njoftim nuk ka asgjë të re nga ky investim.

Për ndërtimin e kësaj fabrike ishin planifikuar të shpenzohen 27 milion euro dhe të punësojë 400 punëtorë.

Por deri më sot ka mbetur vetëm në letër./Drenicapress.info

The post A dështoi ndërtimi i fabrikës në vlerë 27 milion euro në Skenderaj? appeared first on DRENICA PRESS.

E jashtëzakonshme, nesër në Skenderaj provohet të thyhet ky rekord botëror

Posted: 31 Aug 2018 01:27 AM PDT

Drenica Press Posts

Një ngjarje e jashtëzakonshme do të organizohet nesër në Skenderaj.

Për herë të parë organizohet nga komuna e Skenderajt dhe nën përkujdesjen e kryetarit Bekim Jashari, thyerja e rekordit botëror për lulen më të madhe në botë 225 m2 , me një letër origami, shkruan Gazeta Online Drenicapress.info.

Është Arbnora Fejza Idrizi me profesion edukatore dhe profesion të dytë artin origami që tenton të thyej këtë rekord botëror.

Sipas zonjës Fejza-Idrizi prezent do të jenë edhe zyrtarët e Guinnis si dhe rekordmeni shqiptar Agim Agushi./Drenicapress.info

The post E jashtëzakonshme, nesër në Skenderaj provohet të thyhet ky rekord botëror appeared first on DRENICA PRESS.

Milionere dhe nënë e 14 fëmijëve

Posted: 31 Aug 2018 12:54 AM PDT

Drenica Press Posts

Ajo që nisi si një dëshirë e thjeshtë për të qenë në gjendje të siguronte të ardhura për fëmijët e saj, është shndërruar në një biznes prej shumë miliona dollarësh për Tammie Umbel në Dallas të Virxhinias. Ajo jo vetëm që drejton një kompani kozmetike, por mëson në shtëpi 14 fëmijët e saj – dhe thotë se ende gjen kohë për veten.

Përmbajtja e këtyre kavanozëve mund të duket e parëndësishme, por për Tammie Umbelin ato janë me vlerë të madhe. Më saktë, ato e kanë ndihmuar të fitojë miliona dollarë.

Me vizionin e saj, Umbeli punoi shumë dhe gjeti kohë për të studiuar. Dhjetë vjet më vonë, në vitin 2010, ajo fitoi 1 milionëshin e parë. Por ndryshe nga milionerët e tjerë, Umbelit i duhej të rriste edhe fëmijët e saj të shumtë.

“Deri atëherë kisha tetë fëmijë, burri im kishte mbaruar studimet për mjekësi, dhe më në fund filloi të punonte si mjek. Isha më e shqetësuar për të ardhmen nëse diçka i ndodhte atij. Duhet të gjeja një mënyrë për të ushqyer fëmijët.”

Umbel, e cila u rrit në periferi të Uashingtonit, mendoi se mënyra për ta bërë këtë ishte të fillonte biznesin e vet. I kërkoi 1.500 dollarë të shoqit dhe mori një vendim që do t'i ndryshonte jetën – do të prodhonte produkte grimi me përbërje organike, duke i importuar nga Afrika.

“Kur isha 15 vjeç, u bëra myslimane dhe rrija shpesh në Rrugën e Ambasadave në DC. Aty ka një Qendër Islame ku vijnë njerëz nga e gjithë bota. Secila nga gratë aty kishin rutinën e saj të veçantë të bukurisë natyrore. U mahnita nga rutina e tyre e grimit.”

Umbeli iu afrua grave dhe i pyeti se cili ishte sekreti i tyre i bukurisë – aty dëgjoi për gjalpin e një peme afrikane të quajtur shea. Vite më vonë, ajo kujtoi përbërësin, i cili është i lirë në Afrikë dhe vendosi ta sillte atë në Shtetet e Bashkuara. Sa herë që shkonte në udhëtime për biznesin e saj të ri, ajo gjithmonë i merrte fëmijët me vete.

“Nëse shkoja në Marok, ata vinin me mua. Nëse shkoja në Egjipt, ata përsëri i kisha me vete”.

Shumë shpejt ajo do të kthehej nga Afrika me përbërës të tjerë, dhe atë pak kohë të lirë që kishte, filloi të lexonte libra kimie e botanike, dhe eksperimentonte me receta të ndryshme. Tani ajo shet më shumë se 300 produkte organike grimi.

“Janë esenca që i kam mbledhur nga pjesë të ndryshme të Afrikës”.

Ndërsa filloi dhe rriti biznesin e saj, "Shea Terra Organics", Umbel ishte mësuese në shtëpi për 14 fëmijët e saj, të cilët janë nga mosha 5 deri në 27 vjeç. Gjashtë fëmijët e saj më të rritur janë tani në kolegj dhe më të vegjëlit studiojnë dhe ndihmojnë me punët e shtëpisë. Ata thonë se një ditë duan të jenë aq të suksesshëm sa nëna e tyre.

"Emri im në të vërtetë … Tammie … është një emër hebre, që do të thotë ‘e

Dhe kjo është ajo që synon nëna dhe biznesmenia 45-vjeçare – përsosje, jo më pak se aq.

The post Milionere dhe nënë e 14 fëmijëve appeared first on DRENICA PRESS.

Pamje: Reagimi i Mo Salah pasi Ramos preku shpatullën e tij në ceremoninë e UEFA-s

Posted: 31 Aug 2018 12:52 AM PDT

Drenica Press Posts

Mohamed Salah dhe Sergio Ramos u takuan sy më sy për herë të parë që prej finales së Champions Leagues, dje në shortin e fazës së grupeve në Monako.

Gjatë finales së Kievit, në maj, ylli i Liverpoolit, Salah u largua nga loja në pjesën e parë pas një lëndimi të pësuar nga një duel me Ramos.

Kapiteni i Real Madridit gjithashtu është akuzuar për shkaktimin e një traume në portierin, Loris Karius, i cili bëri dy gabime trashanike më tutje.

Real Madridi triumfoi në fund, pas dopietës së Gareth Bale dhe golit të Karim Benzemas për ta fituar titullin e tretë evropian radhazi, transmeton IndeksOnline.

Pasi që kanë kaluar disa muaj nga kjo finale, Salah ende duket se nuk e ka falur Ramosin për shkak të lëndimit që ia shkaktoi.

Të dy, Ramos dhe Salah erdhën me helikopter në Monako për këtë ceremoni, ku të dy ishin të nominuar për çmimet kryesore.

Pasi Ramos e fitoi çmimin e mbrojtësit më të mirë të vitit, duke u rikthyer në ulësen e tij, kishte një moment të çuditshëm, i cili u vërejtë nga fansat.

Ai preku shpatullën e tij në mënyrë miqësore, por Salah nuk reagoi aspak./IndeksOnline/

The post Pamje: Reagimi i Mo Salah pasi Ramos preku shpatullën e tij në ceremoninë e UEFA-s appeared first on DRENICA PRESS.

Këto janë detajet nga aktakuza ndaj veteranit të rrejshëm

Posted: 31 Aug 2018 12:48 AM PDT

Drenica Press Posts

S.H. kishte arritur të mashtronte Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale, konkretisht Departamentin për Familjarët e Dëshmorëve, të Invalidëve të Luftës dhe të Viktimave Civile, Zyra në Pejë, për t'u futur në listën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

Ai kishte arritur t'i falsifikojë dokumentacionet që i nevojiteshin për të qenë pjesë e skemës pensionale dhe i veteranëve të luftës, të cilat më pastaj i kishte dorëzuar në Departamentin për Familjarët e Dëshmorëve, të Invalidëve të Luftës dhe të Viktimave Civile në Pejë, në mars të këtij viti.

Megjithatë, mashtrimi i S. H. nuk ka zgjatur shumë, pasi ai brenda 2 muajsh është hetuar dhe ndaj tij është ngritur aktakuzë për dy vepra penale: "Falsifikim i dokumentit zyrtar" nga Neni 398, par. 1 i KPRK-së dhe për veprën penale "Legalizim i përmbajtjes së rreme" nga Neni 403, par. 1 i KPRK-së.

Aktakuza është ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 1 qershor të këtij viti, shkruan Zëri.

Ndryshe, thuajse nëpër të gjitha prokuroritë themelore të Kosovës janë duke u hetuar raste që ndërlidhen me fryrjen e listave të veteranëve.

Nga ana tjetër, para pak ditësh, një prokuror Special, që po hetonte "veteranët e rrejshëm", ka dhënë dorëheqje. Më pas, i njëjti ka shpërthyer në akuza përmes Facebook-ut, ndaj kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Pas dorëheqjes se Elez Blakajt, lënda e veteranëve të rrejshëm të cilën ai nuk e çoi deri në fund, iu dha një prokurori tjetër special, shkruan Gazeta Express.

Elez Blakaj pretendon se ka ngritur një aktakuzë për veteranët e rrejshëm, por që ajo kurrë nuk u dërgua nga ai në gjykatë. E njëjta rrodhi vetëm në media.

The post Këto janë detajet nga aktakuza ndaj veteranit të rrejshëm appeared first on DRENICA PRESS.

​Kadri Veseli thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

Posted: 31 Aug 2018 12:42 AM PDT

Drenica Press Posts

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media, për në orën 12:00 të ditës së sotme.

Konferenca, sipas njoftimi do të mbahet në selinë qendrore të partisë, në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

"Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mban sot konferencë për media. Vendi: Selia Qendrore e PDK-së, Prishtinë. Koha: 12:00", thuhet në njoftimin e PDK-së.

Në kumtesë nuk tregohet se cila do të jetë tema e konferencës e cila mbahet një ditë pasi Veseli si kryeparlamentar bashkë më Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe tre zëvendëskryeministrat tjerë, takuan të enjten ambasadorin amerikan Greg Delawie.

Pas takimit të djeshëm, u konfirmua se temë diskutimi kishte qenë ideja e Hashim Thaçit për ta ndarë Kosovën, gjë për të cilën sipas kryeministrit Haradinaj të enjten mori garanci që nuk do të diskutohet në Bruksel. /GazetaExpress/

The post ​Kadri Veseli thërret konferencë të jashtëzakonshme për media appeared first on DRENICA PRESS.

Shaqiri me Liverpool kundër Crvena Zvedës/ Tërbohen Serbët: Armiku numër 1 vjen në ‘Marakana’

Posted: 31 Aug 2018 12:40 AM PDT

Drenica Press Posts

Lajmet për futbollistët shqiptarë vazhdojnë të marrin vëmendjen e medieve serbe, sidomos pas ndeshjes së Kupës së Botës mes Serbisë dhe Zvicrës, e fituar 1:2 nga këta të fundit.

Së fundi, vëmendjen e 'Kurir' e ka marrë Xherdan Shaqiri.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova do të vizitojë Serbinë në Champions League, pasi shorti i hedhur sot ka vënë me një grup Crvena Zvezdan dhe Liverpoolin.

Përballja Crevena Zvezda – Liverpool ka bërë që 'Kurir' të dalë me një titull qesharak, duke e cilësuar Xherdan Shaqirin si 'armiku numër një'.

"Tifozët e Serbisë i mbajnë mend mirë provokimet e tij para dhe pas Kupës së Botës", shkruan gazeta serbe.

Image

The post Shaqiri me Liverpool kundër Crvena Zvedës/ Tërbohen Serbët: Armiku numër 1 vjen në 'Marakana' appeared first on DRENICA PRESS.

Besnik Ukaj vuan nga lekuemia akute, familja kërkon ndihmë për shërimin e tij

Posted: 30 Aug 2018 11:33 AM PDT

Drenica Press Posts

Besnik Ukaj, 29-vjeçari nga Malisheva po vuan nga një sëmundje e rëndë e njohur si Leukemia akute mieloide.

Për shërimin e kësaj sëmundje duhet ndërhyrja urgjente e cila kalon shumën prej 100 mijë euro.

 

 

Andaj, familja ka kërkuar ndihmë për të gjithë ata që kanë mundësitë të kontribuojnë në shërimin e Besnikut, transmeton Indeksonline.

Më poshtë apelin për ndihmë nga familja dhe të dhënat e bankës.

APEL PËR NDIHMË Ky është Besnik Ukaj,29 vjeçar i cili po vuan nga një sëmundje e rënd që kohëve të fundit është shumë e shpeshtë tek ne, nga Leukemia Akute Mieloide. Kostoja e shërimit të kësaj sëmundjeje, që kërkon ndërhyrje urgjente është ajo që kalon shumen prej 100 mijë euro. Besniku duhet ta fillojë trajtimin ne Turqi, atij i duhet ndihma juaj miq pasi qe shuma është mjaft e madhe. Në këtë situatë të vështirë, nuk kemi zgjidhje tjetër përpos t'ju drejtohemi për ndihmë. Miq e familjarë, të gjithë ju që keni mundësi, ndihmat tuaja dërgojini në llogarinë bankare me të dhënat në foto. Ju që nuk keni mundësi, ju lutem shpërndajeni postimin. Miq të mi të mediave, roli juaj është kyç në ndihmën ndaj Besnikut. Unë besoj në shpirtin tuaj humanitar, siç besoj në dëshirën e madhe të Besnikut për ta tejkaluar këtë sfidë. Ju faleminderit Numri i llogarisë për ndihmë është:1501090004084646 Swift code: RBKOXKPRXXX Raiffeisen Bank Kosova

The post Besnik Ukaj vuan nga lekuemia akute, familja kërkon ndihmë për shërimin e tij appeared first on DRENICA PRESS.

Rrëmbeu, përdhunoi e vrau vajza, vrasësi u dërgon letër familjeve të viktimave

Posted: 30 Aug 2018 10:54 AM PDT

Drenica Press Posts

Një vrasës i famëkeq i fëmijëve që rrëmbeu, përdhunoi dhe vrau vajza në Belgjikë në vitet 1990, ka zemëruar familjet e viktimave me një letër që u përgjigjet pyetjeve të tyre.

Marc Dutroux u burgos në vitin 1996 dhe ka kërkuar për vite të tëra lirimin nga burgu.

Tani avokati i tij i ka shkruar letra gjashtë familjeve në një përpjekje për të ndihmuar në shërimin e plagëve të tyre, në një mënyrë shumë modeste.

Disa familje kanë refuzuar letrat duke i konsideruar si një lëvizje cinike që synon sigurimin e lirimit me kusht të Dutroux.

Kush është Marc Dutroux?

Tani 61 vjeç, Dutroux ishte një kriminel i 'kalitur' kur ai dhe gruaja e tij Michelle Martin u arrestuan për rrëmbim dhe përdhunim në vitin 1986. I burgosur në vitin 1989, ai u lirua me kusht pas vetëm tre vjetësh.

Nga viti 1995 deri në vitin 1996 ai rrëmbeu gjashtë vajza.

Ai vrau dy adoleshente, An Marchal dhe Eefje Lambrecks dhe dy 8-vjeçare, Julie Lejeune dhe Melissa Russo, të uritura deri në vdekje në bodrumin e tij.

Dy vajza të moshës 12 dhe 14 vjeç mbijetuan.

Duke dhënë dëshminë kundër tij në gjykatë, Sabine Dardenne e pyeti: "Pse nuk më vrave?"

Dutroux kishte pohuar se ishte pjesë e një rrjeti pedofilie që përfshinte familje të rëndësishme dhe paaftësia e policisë në rastin e tij çuan në akuza për mbulimin e ngjarjeve.

Kur ai arriti ti merrte një armë një polici dhe u arratis nga një gjykatë në vitin 1998, dy ministra të qeverisë dhanë dorëheqjen.

Ish-gruas së tij iu dha lirimi i parakohshëm nga burgu në vitin 2012.

Çfarë thotë letra?

Javët e kaluara, ka pasur raporte për dërgimin e një letre për familjet e viktimave, por ato mbërritën vetëm të mërkurën.

Shpërndarë në Facebook nga babai i Julie Lejeune, letra e shkruar nga avokati i Dutroux Bruno Dayez flet për "drejtësi restauruese".

Ndërsa Dutroux vetë premtoi se nuk do të kërkonte kontakt të drejtpërdrejtë, ai ishte "i gatshëm të jepte përgjigje nëse këdo që donte ti bënte pyetje".

Nuk ishte çështje e krijimit të polemikave, apo rihapjes së plagëve, por të kontribuimit, edhe në një mënyrë shumë modeste, drejt shërimit të plagëve, shkruhej në letër.

Mediat belge theksuan se Dutroux duhet të plotësojë pesë kritere për të siguruar lirimin me kusht dhe tre prej tyre lidhen drejtpërdrejt me viktimat.

Si i janë përgjigjur të afërmit e viktimave?

Reagimi i tyre ishte i qartë.

Për Jean Lambrecks, babain e Eefje, ishte një "marifet i madh publiciteti nga një avokat që ka shumë kohë në dispozicion dhe pak klientë. Ai tha se letra, e shkruar në frëngjisht, ishte e pakuptimtë dhe nuk ishte përkthyer as në holandisht.

"Pas 23 vitesh, është koha që ky cirk të ndalojë. Ne nuk do përfshihemi,"-tha Paul Marchal, babai i An, për televizionin belg.

Jean-Denis Lejeune e denoncoi letrën si një lloj "torture morale". Ai kishte mësuar për ekzistencën e letrës më 23 gusht, përvjetorin e funeralit të vajzës së tij.

Gino Russo, babai i Melissa, tha se çdo ide për faljen e vrasësit të vajzës së tij ishte jashtë çdo diskutimit.

"Do ia lë atë Perëndisë,"-tha ai për një TV francez. Ndërsa nëna e saj, Carine Russo, foli për ngacmime morale.

The post Rrëmbeu, përdhunoi e vrau vajza, vrasësi u dërgon letër familjeve të viktimave appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more