Skip to main content

“Pas kualifikimeve të skuadrave të fundit, Liverpooli në vazon e tretë, Interi në të katërt” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Pas kualifikimeve të skuadrave të fundit, Liverpooli në vazon e tretë, Interi në të katërt” plus 9 more Telegrafi Futboll


Pas kualifikimeve të skuadrave të fundit, Liverpooli në vazon e tretë, Interi në të katërt

Posted: 29 Aug 2018 03:13 PM PDT

Janë kompletuar 32 skuadrat pjesëmarrëse në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Benfica, PSV dhe Crvena Zvezda arritën që të sigurojnë kualifikimin në garën më prestigjioze të futbollit evropian pas ndeshjeve kthyese të zhvilluar të mërkurën mbrëma.

Kualifikimi i Benficas dhe PSV-së ka bërë që dy skuadra me renome ndërkombëtare si Liverpooli dhe Interi të pozicionohen në fazot më inferiore.

Gjithçka që duhet të dini për shortin e Ligës së Kampionëve Gjithçka që duhet të dini për shortin e Ligës së Kampionëve

Liverpooli do të shortohet nga vazoja e tretë për shkak të radhitjes së koeficientëve që llogariten në pesë vitet e fundit.

Edhe më poshtë me koeficient është Interi, që renditet në vazon e katërt dhe mund të ketë sipas të gjitha gjasave një grup shumë të vështirë si rrjedhojë e këtyre rrethanave.

Shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve tërhiqet të enjtën nga ora 18:00 në Nyon të Zvicrës në një organizim nga UEFA ku do të ndahet edhe çmimi i lojtarit më të mirë të UEFA-s.

Telegrafi Sport siç e do tradita do ta sjellë këtë short të garës më prestigjioze LIVE me të gjitha detajet dhe deklaratat e top klubeve prezente në Ligën e Kamponëve për sezonin 2018/2019.

Vazo 1:

Real Madrid
Atletico Madrid
Barcelona
Bayern Munich
Manchester City
Juventus
Paris Saint-Germain
Lokomotiv Moska

Vazo 2:

Dortmund
Porto
Manchester United
Shakhtar
Benfica
Napoli
Tottenham
Roma

Vazo 3:

Schalke
Liverpool
Lyon
Monaco
Ajax
CSKA Moska
PSV
Valencia

Vazo 4:

Viktoria Plzen
Club Brugge
Galatasary
Young Boys
Interi
Hoffenheim
Crvena Zvezda
AEK Athina

The post Pas kualifikimeve të skuadrave të fundit, Liverpooli në vazon e tretë, Interi në të katërt appeared first on Telegrafi.

Cristiano Ronaldo Jr. i godet gjuajtjet e lira më mirë se babai i tij – shënon gol spektakolar për grumposhat e Juves

Posted: 29 Aug 2018 02:41 PM PDT

Cristiano Ronaldo u transferua kohë më parë te Juventusi për një shumë të jashtëzakonshme prej 100 milionë funte.

Dhe, djali i tij besohet se ju bashkua në klubin e madh të Serie A.

Djali i Ronaldos në stërvitje me Juventusin

Ashtu sikurse babai, Cristiano Junior ka treguar klasin e tij në paraqitjet e para në Itali.

Reprezentuesi portugez ka regjistruar një video të djalit të tij duke shënuar gol për ekipin e tij dhe vërehet menjëherë se është i biri i një prej futbollistëve më të mëdhenj të kohës.

Shikoni golin nga gjuajtja e lirë KETU

“Cristiano junior është shumë konkurrues”.

“Ai është sikurse kur unë isha fëmijë. Ai nuk pëlqen të humbasë. Ai do të bëhet sikur unë, jam 100 për qind i sigurtë”, u shpreh Ronaldo kohë më parë.

Ronaldo rikthehet në aksion këtë fundjavë për skuadrën e tij ndaj Parmës. /Telegrafi/

The post Cristiano Ronaldo Jr. i godet gjuajtjet e lira më mirë se babai i tij – shënon gol spektakolar për grumposhat e Juves appeared first on Telegrafi.

Gazeta argjentinase thotë se gazetari që e publikoi lajmin për Dybalan nuk punon për ta

Posted: 29 Aug 2018 02:19 PM PDT

Një gazetar argjentinas kishte pohuar se ylli i Juventusit, Paulo Dybala, do t’i bashkohet Real Madridit për 180 milionë euro.

Mauricio Hidalgo, i cili pohonte se punon “për sektorin e Real Madridit të gazetës Ole”, ka bërë një postim në Twitter duke thënë se në 48 orët e ardhshme, sulmuesi argjentinas do të transferohet në Santiago Bernabeu.

Në bazë të këtij pohimi, 24-vjeçari do të përfitonte 16 milionë euro në sezon te Los Blancos.

Mirëpo, SportMediaset e ka kontraktuar gazetën argjentinase, e cila ka konfirmuar se Hidalgo nuk punon për ta.

Lajmet për Dybalan Lajmet për Dybalan

Në ndërkohë, edhe mediat tjera italiane thonë se nuk ka kurrfarë baze pohimi i tij, pasi që Juve nuk mund të gjejë zëvendësim për sulmuesin, sepse afati kalimtar në Itali është mbyllur.

Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Edhe Calciomercato.com kishte raportuar se nuk do të ndodhë shitja e sulmuesit të Juves te Reali. Kjo për faktin se Zonja e Vjetër tashmë e sakrifikoi Gonzalo Higuainin dhe nuk ka nevojë të largojë lojtarë të tjerë.

Theksojmë se me transferimin e Cristiano Ronaldos, Juve dëshiron ta kërkojë trofeun e Ligës së Kampionëve, prandaj Dybala është shumë i nevojshëm në këtë objektiv. /Telegrafi/

The post Gazeta argjentinase thotë se gazetari që e publikoi lajmin për Dybalan nuk punon për ta appeared first on Telegrafi.

Adriano rrëfen për momentet më të vështira në karrierën e tij: Më vonë e kuptova se miqtë e mi më kishin dërguar në vende ku nuk është dashur

Posted: 29 Aug 2018 01:41 PM PDT

Ish-sulmuesi i Interit, Adriano, ka pranuar se kishte shkuar i dehur në stërvitje duke thënë se vdekja e babait kishte lënë një zbrazëti të madhe në jetën e tij.

Braziliani ishte njëri prej lojtarëve më premtues në Evropë, mirëpo vdekja e babait bëri që ai të binte në depresion dhe të jepej pas alkoolit.

Adriano (Foto: Getty Images)

Edhe legjenda e Nerazzurrëve, Javier Zanetti, kishte thënë se dështimi i tij më i madh ka qenë mosarritja që t’ia ndryshonte mënyrën jetësore ‘Perandorit’.

“Vetëm unë e di sa kam vuajtur. Vdekja e babait më la me një zbrazëti të madhe, ndihesha krejt i vetëm. Pas vdekjes së tij, gjithçka shkoi keq, sepse e izolova veten”.

Lajmet për Adrianon Lajmet për Adrianon

“Isha vetëm në Itali, i pikëlluar dhe në depresion, pastaj fillova të pija. Isha i lumtur vetëm kur pija, e bëja për çdo natë. Pija gjithçka që më zinin duart: verë, uiski, vodka, birra. Shumë birra”.

Adriano (Foto: Getty Images)
Adriano dhe Jose Mourinho (Foto: Getty Images)

“Nuk e ndalja pijen dhe në fund mu desh të largohesha nga Interi. Nuk dija si ta fshihja, shkoja i dehur në stërvitje. Nuk mungoja kurrë, edhe kur isha krejtësisht i dehur dhe stafi mjekësor duhej të më dërgonte të flija në infermieri. Interi i thoshte shtypit se kisha probleme muskulore”.

“Më vonë e kuptova se problemi ishte te njerëzit rreth meje, miqtë që nuk bënin asgjë, por më dërgonin në ndeja me femra dhe alkool, ku nuk mendoja për asgjë”.

“Duke u kthyer në Brazil, humba miliona, por e rigjeta lumturinë”, ka thënë Adriano në një emision televiziv të R7. /Telegrafi/

The post Adriano rrëfen për momentet më të vështira në karrierën e tij: Më vonë e kuptova se miqtë e mi më kishin dërguar në vende ku nuk është dashur appeared first on Telegrafi.

Mediat argjentinase raportojnë se Reali dhe Juve kanë marrëveshje për Dybalan, por mediat italiane mohojnë diçka të tillë

Posted: 29 Aug 2018 12:52 PM PDT

Mediat argjentinase spekulojnë se Real Madridi dhe Juventusi kanë arritur marrëveshje për transferimin e Paulo Dybalas për 180 milionë euro.

Sipas gazetarit të Ole, Mauricio Hidalgo, argjentinasi do të bëhet lojtar i Los Blancos para mbylljes së afatit kalimtar veror në La Liga (e premte, 31 gusht).

Paulo Dybala (Foto: Getty Images)

Në bazë të thashethemeve, Dybala do të përfitojë 16 milionë euro për sezon në Santiago Bernabeu.

Mirëpo, sipas të dhënave që i ka siguruar Calciomercato.com, nuk do të ndodhë shitja e sulmuesit të Juves në 48 orët e ardhshme.

Lajmet për Dybala Lajmet për Dybala

Kjo për faktin se Zonja e Vjetër tashmë e sakrifikoi Gonzalo Higuainin dhe nuk ka nevojë të largojë lojtarë të tjerë.

Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Juventusi deri më tani ka arritur të shmangë interesimin e shumë klubeve, si Paris Saint-Germain, Bayern Munich, Monaco, Barcelona dhe Real Madrid, duke qenë se 24-vjeçari konsiderohet pjesë e rëndësishme e të ardhmes së Bianconerëve.

Ndërsa me transferimin e Cristiano Ronaldos, Juve dëshiron ta kërkojë trofeun e Ligës së Kampionëve, prandaj Dybala është shumë i nevojshëm në këtë objektiv. /Telegrafi/

The post Mediat argjentinase raportojnë se Reali dhe Juve kanë marrëveshje për Dybalan, por mediat italiane mohojnë diçka të tillë appeared first on Telegrafi.

Gjermania publikon listën për Ligën e Kombeve, kthehet Leroy Sane

Posted: 29 Aug 2018 12:47 PM PDT

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Francës dhe për miqësoren ndaj Perus.

Lista e Joachim Low përmban disa ndryshime, ku shumë lojtarë pritet të kthehen në listë.

Leroy Sane kthehet te skuadra e Gjermanisë pasi u la jashtë Kampionatit Botëror dhe po ashtu është edhe mungesa e Mesut Ozil që vërehet, i cili u pensionua nga kombëtarja.

Kehrer Thilo, Nico Schulz dhe Kai Havertz do të jenë pjesë e skuadrës prej 23 lojtarësh për herë të parë.

Philipp Max dhe Serge Gnabry nuk janë ftuar fare përkundër sezonit të mirë.

Lista e plotë e Gjermanisë:

Portierë: Manuel Neuer, Marc – Andre Ter Stegen

Mbrojtësit: Jerome Boateng, Matthias Ginter, Jonas Hector, Mats Hummels, Thile Kehrer, Joshua Kimmich, Antonio Rudiger, Nico Schulz, Niklas Sule, Jonathan Tah.

Mesfushorët dhe sulmuesit: Julian Brant, Julian Draxler, Leon Goretzka, Ilkay Gundogan, Kal Havertz, Toni Kroos, Thomas Muller, Nils Petersen, Marco REus, Leroy Sane, Timo Werner.

The post Gjermania publikon listën për Ligën e Kombeve, kthehet Leroy Sane appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Mariano nënshkruan për Real Madridin

Posted: 29 Aug 2018 11:50 AM PDT

Mariano Diaz është bërë sërish lojtar i Real Madridit, ku është transferuar nga Olympique Lyoni.

Futbollisti nga Republika Dominikane u largua nga Los Blancos në vitin 2017 për të nënshkruar me klubin francez për tetë milionë euro.

Mirëpo, klubi spanjoll e kishte ruajtur opsionin e riblerjes që mund ta shfrytëzonte 48 orë pas shfaqjes zyrtare të interesimit.

Sevilla ishte shumë pranë transferimit të lojtarit, mirëpo me ndërhyrjen e Realit, kampioni evropian automatikisht kishte prioritet në transferim.

Lajmet për Marianon Lajmet për Marianon

Për më shumë, Mbretërit posedonin edhe 35 për qind të kartonit të tij, ashtu që Florentino Perez do të paguajë rreth 23 milionë euro për sulmuesin 25-vjeçar.

Mariano Diaz (Foto: Getty Images)

Në edicionin e kaluar, Mariano ishte njëri prej lojtarëve kryesorë të Lyonit duke shënuar 21 gola në 44 paraqitje në të gjitha garat.

Pas bisedës me trajnerin Julen Lopetegui, ai vendosi që të kthehej në Santiago Bernabeu. Prezantimi i lojtari të ri do të bëhet të premten (më 31 gusht)

Diaz është transferimin i katërt i Realit këtë verë, pas Thibaut Courtois, Alvaro Odriozola dhe Vinicius Junior. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Mariano nënshkruan për Real Madridin appeared first on Telegrafi.

Cikalleshi vazhdon karrierën në Turqi, huazohet te Goztepe

Posted: 29 Aug 2018 10:58 AM PDT

Sokol Cikalleshi do të jetë pjesë e Superligës turke edhe për sezonin e ri, pasi edicionin e kaluar ra nga liga me skuadrën e Osmanlisporit.

Siç ishte lajmëruar edhe ditën e martë nga mediat turke, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka nënshkruar ditën e sotme (e mërkurë) për skuadrën e Goztepes.

Sokol Cikalleshi (Foto: Getty Images)

Te klubi i ri, sulmuesi shqiptar do të qëndrojë për një sezon në formë huazimi, transmeton Panorama Sport.

Lajmet për Cikalleshin Lajmet për Cikalleshin

Ky ishte vendim i skuadrës së Osmanlisporit, që nuk donin ta shisnin, por vetëm ta huazonin në elitë për këtë sezon.

Cikalleshi shënoi tetë gola në 29 ndeshje, në sezonin e kaluar dhe tashmë te Goztepe kanë shpresa të mëdha për kavajasin, për të qenë një pikë referimi në sulmin e tyre.

Sokol Cikalleshi (Foto: Getty Images)

Para se të shkonte te Osmanlispori, 28-vjeçari në ligën turke u transferua nga Istanbul Basaksehir, nga ku për një sezon u huazua te Akhisar Belediyespor.

Ndërsa jashtë Shqipërisë ka luajtur edhe në Korenë e Jugut (Incheon United FC) dhe në Kroaci (Split).

The post Cikalleshi vazhdon karrierën në Turqi, huazohet te Goztepe appeared first on Telegrafi.

Joachim Low thyen heshtjen rreth akuzave të Ozilit për racizëm

Posted: 29 Aug 2018 10:31 AM PDT

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, u larguar nga kombëtarja e Gjermanisë me anë të disa deklaratave shumë të fuqishme që bënë bujë jo vetëm në mediat gjermane.

Joachim Low ka mohuar akuzat e Ozil duke thënë se racizëm s’ka pasur asnjëherë në kombëtaren e Gjermanisë.

Ai thotë se e zgjodhi Ozilin për arsye sportive dhe se në asnjë moment nuk ka pasur racizëm në kombëtaren e Gjermansië.

“Mesut Ozil nuk më ka telefonuar deri sot. Mesut Ozil qartë ka tej zgjeruar akuzat e tij për racizëm”.

Pamje nga takimi që bëri bujë

“Mendoj se ne nënvlerësuam sitautën me fotot, edhe unë e kam nënvlerësuar. Kam menduar se dy u takuan rastësisht, e ne mund të përqëndrohemi në Botëror. Kjo temë na ka kushtuar me forcë. Për mua, ishte e qartë se zgjodha Ozilin për arsye sportive”.

“Nuk ka pasur ndonjë lloj i racizmit, përgjatë kohës time në kombëtare nuk ka pasur qasje raciste. Mesut dhe Ilkay gjithmonë janë identifikuar me vlerat e ekipit kombëtar”, u shpreh Low.

Ozil ka qenë subjekt i spekulimeve edhe në nivel të klubit, por Unai Emery i ka hedhur poshtë këto zëra. /Telegrafi/

The post Joachim Low thyen heshtjen rreth akuzave të Ozilit për racizëm appeared first on Telegrafi.

Rudiger lavdëron bashkëpunimin mes Kantes dhe Kovacicit

Posted: 29 Aug 2018 10:25 AM PDT

Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger, ka komentuar nisjen e mirë të sezonit nga Blutë.

Gjermani ka thënë se e gjitha kjo ka ardhur si pasojë e posedimit të topin pasi kështu lojtarët me tipare sulmuese nuk kanë nevojë të tërhiqen mbrapa për të ndihmuar fazën mbrojtëse.

25-vjeçari në këtë mes është ndalur te dyshja Mateo Kovacic dhe N’Golo Kante, të cilët nën taktikat e Maurizio Sarrit janë treguar fantastik.

N’Golo Kante në tentim për të ndalur Mo Diame e Newcastles (Foto: Getty Images)

"Siç edhe po e shikoni ne e mbajmë topin shumë dhe tentojmë të bëjmë preson para".

"Për lojtarët sulmues kjo është diçka e mirë pasi ne në shumicën e kohës e kemi topin".

Kovacic gjatë një aksioni në ndeshjen Chelsea-Newcaslte (Foto: Getty Images)

"Lojtarët si N'Golo dhe Mateo janë një përzierje e mirë. Këta dy lojtarë mund të mbrojnë dhe sulmojnë mirë", ka thënë Rudiger.

Ndeshja e ardhshme e Chelseat është kundër Bournemouthit. /Telegrafi/

The post Rudiger lavdëron bashkëpunimin mes Kantes dhe Kovacicit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more