Skip to main content

“Notat e lojtarëve: Real 2-4 Atletico, Diego Costa më i miri – zhgënjen mbrojtja e Realit” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Notat e lojtarëve: Real 2-4 Atletico, Diego Costa më i miri – zhgënjen mbrojtja e Realit” plus 9 more Telegrafi Futboll


Notat e lojtarëve: Real 2-4 Atletico, Diego Costa më i miri – zhgënjen mbrojtja e Realit

Posted: 15 Aug 2018 02:50 PM PDT

Atletico Madridi e ka fituar Superkupën e UEFA-s për vitin 2018, pas triumfit ndaj Real Madridit të realizuar pas vazhdimeve.

Los Rojiblancos e nisën takimin si fitues të Europa League, kurse Los Blancos si fitues të Ligës së Kampionëve.

Ashtu si edhe rezultati, paraqitja e Atleticos është vlerësuar me notë më të mirë mesatare (7.23), në krahasim me paraqitjen e Realit (6.62).

Gola, përmbysje, vazhdime - Atletico nënshtron Realin dhe fiton Superkupën e UEFA-s Gola, përmbysje, vazhdime - Atletico nënshtron Realin dhe fiton Superkupën e UEFA-s

Lojtari me notën më të lartë në këtë takim është golashënuesi i dyfishtë, Diego Costa (8.8), i ndjekur nga Saul Niguez (8.7) që shënoi një gol të bukur.

Diego Costa dhe Sergio Ramos (Foto: Getty Images)

Fajtorë për humbjen e Los Blancos janë mbrojtësit, të cilët për shkak të gabimeve të tyre janë vlerësuar me nota të ulëta.

Marcelo (5.7), Raphael Varane (5.9) dhe Sergio Ramos (6.5), që të tre bënë gabime në pranimin e golave.

Ndërsa më mirë nuk ka kaluar as portieri Keylor Navas (5.3), i cili e ka marrë notën më të ulët në këtë sfidë.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Real Madridit (Foto: WhoScored.com)

 

Notat e lojtarëve të Atletico Madridit (Foto: WhoScored.com)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Real 2-4 Atletico, Diego Costa më i miri – zhgënjen mbrojtja e Realit appeared first on Telegrafi.

Gola, përmbysje, vazhdime – Atletico nënshtron Realin dhe fiton Superkupën e UEFA-s

Posted: 15 Aug 2018 02:33 PM PDT

Atletico Madridi e ka fituar Superkupën e UEFA-s, pas triumfit ndaj Real Madridit (4-2) në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin A. Le Coq Arena në Tallinn të Estonisë.

Rezultati u zhbllokua që në minutën e parë të ndeshjes. Diego Costa shkoi përpara dhe bëri një goditje nga një pozitë e vështirë, me ç'rast topi u ndal në rrjet (1′).

Diego Costa e zhbllokoi rezultatin (Foto: Getty Images)

Karim Benzema ishte futbollisti që e barazoi rezultatin pas asistimit nga Gareth Bale. Anësori uellsian harkoi nga e djathta, ndërsa sulmuesi francez shënoi me kokë (27′). Me rezultat të barabartë, skuadrat shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë, Mbretërit e përmbysën rezultatin. Juanfran e preku topin me dorë në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti. Përgjegjësinë e mori kapiteni Sergio Ramos, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë (63′).

Karim Benzema dhe Sergio Ramos shënuan për Realin (Foto: Getty Images)

Mirëpo, Diego Costa reagoi përsëri duke e shënuar golin e dytë personal në këtë takim (79′) pas asistimit nga afër të Angel Correas.

Meqenëse gola të tjerë nuk pati në minutat e mbetura ndeshja shkoi në vazhdime.

Lojtarët e Atleticos ishin fantastikë në pjesën e parë të vazhdimeve, gjatë të cilës ia dolën të shënonin dy gola.

Saul pranoi një top nga Thomas dhe shënoi një gol shumë të bukur me vole (98′).

Gol i bukur nga Saul (Foto: Getty Images)

Nuk zgjati shumë dhe Los Rojiblancos shënuan sërish. Nga një aksion tjetër i ndërtuar mirë, Vitolo asistoi te Koke dhe ai e ndëshkoi portierin Keylor Navas (104′).

Loja e mirë e lojtarëve të Diego Simeones vazhdoi edhe në pjesën e dytë të vazhdimeve dhe ata ia dolën ta ruanin epërsinë.

Në këtë mënyrë, Atletico Madridi e fiton për herë të tretë në histori Superkupën e UEFA-s. /Telegrafi/

The post Gola, përmbysje, vazhdime – Atletico nënshtron Realin dhe fiton Superkupën e UEFA-s appeared first on Telegrafi.

Dy gola të shpejtë nga Atletico, realizojnë Saul dhe Koke

Posted: 15 Aug 2018 02:09 PM PDT

Atletico Madridi e ka kthyer epërsinë kundër Real Madridit gjatë vazhdimeve.

Në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e UEFA-s po ndodhin kthime të jashtëzakonshme në rrjedhën e lojës.

Ndërsa pasi e barazoi rezultatin dhe e dërgoi në vazhdime, Atletico tash ka kaluar në epërsi.

Saul pranoi një top nga Thomas dhe shënoi një gol të bukur me vole (98′).

Nuk zgjati shumë dhe Los Rojiblancos e shënuan edhe golin e dytë në vazhdime dhe të katërti në ndeshje.

Ishte Koke, i cili nga një aksion tjetër i ndërtuar mirë nga Atletico, e ndëshkoi portierin Keylor Navas (104′). Vitolo ishte asistues.

Pritet të shihet nëse do të arrijë Reali t’i ndryshojë gjërat në pjesën e dytë të vazhdimeve. /Telegrafi/

The post Dy gola të shpejtë nga Atletico, realizojnë Saul dhe Koke appeared first on Telegrafi.

Sërish barazohet rezultati, goli i dytë nga Costa

Posted: 15 Aug 2018 01:41 PM PDT

Është barazuar përsëri rezultati (2-2) në ndeshjen e Superkupës së UEFA-s, ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Los Rojiblancos kanë arritur të kthehen në lojë duke i nivelizuar shifrat.

Ishte përsëri Diego Costa që e shënoi golin e dytë personal në këtë takim pas asistimit nga afër të Angel Correa (79′).

Ndeshja e sivjetme e Superkupës së Evropës zhvillohet në Tallinn të Estonisë dhe është hera e parë që luhet në këtë shtet.

Los Blancos kanë hyrë në këtë ndeshje si fitues të Ligës së Kampionëve, ndërsa Los Rojiblancos si fitues të Ligës së Evropës.

Reali është kampioni në fuqi pasi e ka fituar trofeun në dy vitet e fundit.

Me shumë mundësi, ndeshja mund të shkojë në vazhdime. /Telegrafi/

The post Sërish barazohet rezultati, goli i dytë nga Costa appeared first on Telegrafi.

Ramos përmbys rezultatin nga penalltia

Posted: 15 Aug 2018 01:24 PM PDT

Real Madridi tashmë ka kaluar në epërsi kundër Atletico Madridit në ndeshjen e Superkupës së UEFA-s.

Në gjysmën e dytë u akordua penallti në favor të Los Blancos, pasi Juanfran e preku topin me dorë në zonë.

Përgjegjësinë e mori kapiteni Sergio Ramos, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë (63′).

Sfida e sivjetme e Superkupës së Evropës zhvillohet në Tallinn të Estonisë dhe është hera e parë që luhet në këtë shtet.

Los Blancos kanë hyrë në këtë ndeshje si fitues të Ligës së Kampionëve, ndërsa Los Rojiblancos si fitues të Ligës së Evropës.

Reali është kampioni në fuqi pasi e ka fituar trofeun në dy vitet e fundit.

Pritet të shihet se cili do të jetë fundi sfidës, a do ta mbrojë Reali titullin apo do të kthehet Atletico. /Telegrafi/

The post Ramos përmbys rezultatin nga penalltia appeared first on Telegrafi.

Laxalt arrin në Milano, thotë se është i lumtur

Posted: 15 Aug 2018 01:12 PM PDT

Futbollisti i krahut të Genoas, Diego Laxalt, ka arritur në hotelin e skuadrës së Milanit, para testeve mjekësore që do t’u nënshtrohet të enjten.

Futbollisti uruguaian pritet të nënshkruajë për Rossonerët për 14 milionë euro plus katër milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Diego Laxalt (Foto: Getty Images)

Ai ka arritur në hotelin Westin Palace, ku Milani zakonisht i strehon lojtarët e vet të rinj, ku do të takohet me agjentin e vet.

Lajmet për Laxalt Lajmet për Laxalt

“Faleminderit, jam i lumtur”, ishin fjalët e tij drejtuar gazetarëve të Sportitalia teksa hynte në objektin hotelit.

25-vjeçari mund të luajë si mbrojtës i majtë, mesfushor i majtë apo si anësor në treshen e sulmit.

Diego Laxalt (Foto: Getty Images)

Në sezonin e kaluar, Laxalt shënoi katër gola dhe dhuroi tri asistime në 34 ndeshje me Genoan.

Ai ishte pjesë e kombëtares së Uruguait edhe në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/

The post Laxalt arrin në Milano, thotë se është i lumtur appeared first on Telegrafi.

Reagon Benzema për ta barazuar rezultatin ndaj Atleticos

Posted: 15 Aug 2018 12:31 PM PDT

Real Madridi e ka barazuar rezultatin në ndeshjen e Superkupës së UEFA-s kundër Atletico Madridit.

Karim Benzema ishte futbollisti që i barazoi shifrat pas asistimit nga Gareth Bale.

Anësori uellsian harkoi nga e djathta, ndërsa sulmuesi francez shënoi me kokë (27′).

Ndeshja e sivjetme e Superkupës së Evropës zhvillohet në Tallinn të Estonisë dhe është hera e parë që luhet në këtë shtet.

Los Blancos kanë hyrë në këtë ndeshje si fitues të Ligës së Kampionëve, ndërsa Los Rojiblancos si fitues të Ligës së Evropës.

Reali është kampioni në fuqi pasi e ka fituar trofeun në dy vitet e fundit.

Pritet të shihet nëse Atletico do ta fitojë Sueprkupën, apo do ta mbrojnë Mbretërit. /Telegrafi/

The post Reagon Benzema për ta barazuar rezultatin ndaj Atleticos appeared first on Telegrafi.

Gol i hershëm nga Atletico, realizon Diego Costa

Posted: 15 Aug 2018 12:10 PM PDT

Atletico Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit në ndeshjen e Superkupës së UEFA-s.

Los Rojiblancos kanë shënuar një gol të hershëm ndaj rivalit lokal.

Ishte sulmuesi Diego Costa që shkoi përpara dhe bëri një goditje nga një pozitë e vështirë, me ç’rast topi u ndal në rrjet (1′).

Ndeshja e sivjetme e Superkupës së Evropës zhvillohet në Talinn të Estonisë dhe është hera e parë që luhet në këtë shtet.

Los Blancos kanë hyrë në këtë ndeshje si fitues të Ligës së Kampionëve, ndërsa Los Rojiblancos si fitues të Ligës së Evropës.

Reali është kampioni në fuqi pasi e ka fituar trofeun në dy vitet e fundit.

Pritet të shihet nëse Atletico do ta fitojë Sueprkupën, apo do ta mbrojnë Mbretërit. /Telegrafi/

The post Gol i hershëm nga Atletico, realizon Diego Costa appeared first on Telegrafi.

Juve nuk do të bëjë ofertë për Rabiot, por do të presë deri në sezonin e ardhshëm

Posted: 15 Aug 2018 11:15 AM PDT

Juventusi nuk do të bëjë ofertë për Adrien Rabiotin këtë verë, mirëpo nëse ai nuk largohet nga Paris Saint-Germaini, atëherë Zonja e Vjetër do të përpiqet ta transferojë si lojtar të lirë.

Futbollisti francez ka kontratë me PSG-në deri në fund të sezonit, ndërsa Barcelona ka tentuar ta transferojë gjatë këtij afati kalimtar.

Adrien Rabiot (Foto: Getty Images)

Juventusi, ndërkohë, ka shprehur interesim për lojtarin qe një kohë të gjatë, mirëpo nuk e ka në plan ta blejë tani.

Sipas Tuttosport, kampioni italian do të presë deri në janar, kur edhe do të ketë të drejtë të nisë bisedimet për të arritur marrëveshje me futbollistin, të cilin pastaj në verën e ardhshme mund ta transferojë në parametrat zero.

Mirëpo, Barca dëshiron ta transferojë fituesin e Kupës së Botës këtë verë, prandaj Juve do të rrezikojë për shërbimet e tij.

Adrien Rabiot (Foto: Getty Images)

Nëse Rabiot nuk shkon në Camp Nou dhe nuk e rinovon kontratën me PSG-në, atëherë bardhezinjtë do ta transferojnë në sezonin tjetër.

Kujtojmë që afati kalimtar në Serie A mbyllet ditën e premte, prandaj pritet të shihet nëse Juve do të bëjë ndonjë investim tjetër në ditët e mbetura.

Drejtori gjeneral i Juves, Giuseppe Marotta dhe drejtori Fabio Paratici janë të njohur për transferime me parametrat zero të lojtarëve, si Paul Pogba, Kingsley Coman, Fernando Llorente e Emre Can. /Telegrafi/

The post Juve nuk do të bëjë ofertë për Rabiot, por do të presë deri në sezonin e ardhshëm appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare: Derbi madrilen për Superkupën evropiane

Posted: 15 Aug 2018 10:59 AM PDT

Në stadiumin A. Le Coq Arena në Tallinn të Estonisë, Real Madridi dhe Atletico Madridi zhvillojnë ndeshjen e Superkupës së UEFA-s.

Los Blancos hynë në këtë sfidë si fitues të Ligës së Kampionëve për sezonin 2017/2018, ndërsa Los Rojiblancos e fituan Ligën e Evropës në edicionin e kaluar.

Mbretërit po ashtu do ta nisin takimin si kampion në fuqi, duke qenë se e kanë fituar Superkupën evropiane në dy vitet e fundit.

Ky është edicioni i 43-të me radhë i Superkupës së UEFA-s, ndërsa është hera e parë që zhvillohet në Estoni.

Trajnerët Julen Lopetegui dhe Diego Simeone i kanë gati formacionet e tyre për këtë sfidë.

Formacioni zyrtar i Real Madridit: Navas; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Kroos, Casemiro, Isco; Bale, Benzema, Asensio.

Formacioni zyrtar i Atletico Madridit: Oblak, Hernandez, Godin, Savic, Juanfran, Koke, Rodrigo, Saul, Lemar, Griezmann, Costa.

Los Blancos e kanë fituar katër herë deri më tani Superkupën e UEFA-s (2002, 2014, 2016, 2017), ndërsa Los Rojiblancos e kanë fituar dy herë këtë trofe (2010, 2012). /Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare: Derbi madrilen për Superkupën evropiane appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more