Skip to main content

“Mourinho: Nuk pësuam nga pikëpamja strategjike, as taktike, por në fund humbëm” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Mourinho: Nuk pësuam nga pikëpamja strategjike, as taktike, por në fund humbëm” plus 9 more Telegrafi Futboll


Mourinho: Nuk pësuam nga pikëpamja strategjike, as taktike, por në fund humbëm

Posted: 27 Aug 2018 02:51 PM PDT

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka thënë që strategjia dhe taktika e lojës ishte të duhurat ndaj Tottenhamit, por që në fund humbën 3-0.

Mourinho pësoi humbjen e tij më të rëndë në shtëpi prej se është trajner te Manchester United.

Tekniku portugez refuzoi të fliste keq për lojtarët e tij pas ndeshjes, duke këmbëngulur se ata nuk pësuan humbje në pikëpamjen taktike, ndërsa i ka lavdëruar edhe tifozët e Manchester Unitedit.

Mourinho (FOTO: Getty)

“Nga pikëpamja strategjike ne nuk kemi humbur, as pikëpamja taktike nuk kemi humbur, por kemi humbur".

“Erdhi goli i tretë dhe e vrau ndeshjen. Ne punuam gjatë gjithë javës, por tifozët tanë nuk lexojnë gazeta, nuk shikojnë televizor, janë më inteligjentë se kaq".

Mourinho (Getty Images)

"Tifozët tanë u përgjigjën në një mënyrë të mrekullueshme”, ka thënë Mourinho për Sky Sport.

Kjo është humbja e dytë e United, pas javë më parë pësuan edhe nga Brighton & Hove Albion. /Telegrafi/

The post Mourinho: Nuk pësuam nga pikëpamja strategjike, as taktike, por në fund humbëm appeared first on Telegrafi.

Man Utd 0-3 Tottenham, notat e lojtarëve

Posted: 27 Aug 2018 02:16 PM PDT

Tottenham Hotspur ka fituar në udhëtim te Manchester Unitedi me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier.

Djelmoshat e Mauricio Pochettinos kanë nënshtruar ata të Jose Mourinhos, duke arritur të mbajnë bilanc të qind për qind me tri fitore nga tri ndeshje.

Golat në këtë fitore të londinezëve u shënuan nga Harry Kane (50′) dhe Lucas Moura me dy golësh (52′, 84′).

Tottenhami nënshtron Unitedin në Old Trafford në derbin e javës në Ligën Premier Tottenhami nënshtron Unitedin në Old Trafford në derbin e javës në Ligën Premier

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi brazilian, Moura, i cili u vlerësua me notë 9.0.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për dyshen spanjolle, David De Gea dhe Ander Herrera që u notuan me 5.9. /Telegrafi/

Man Utd:

Tottenham:

The post Man Utd 0-3 Tottenham, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Tottenhami nënshtron Unitedin në Old Trafford në derbin e javës në Ligën Premier

Posted: 27 Aug 2018 01:53 PM PDT

Tottenham Hotspur ka fituar në udhëtim te Manchester Unitedi me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier.

Pjesa e parë e takimit thuajse ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, por me vendasit që patën diçka më shumë nga rastet për gol.

Megjithatë, edhe përkundër përpjekjeve nga ana e Romelu Lukakut (17′) dhe Paul Pogbas (33′) shifrat mbetet të pandryshuara.

Pjesa e parë pati edhe tensione (Getty Images)

Në pjesën e dytë u zhvilluar lojë krejtësisht tjetër, pasi mysafirët hynë furishëm në lojë duke shënuar dy gola të shpejt.

Fillimisht ishte Harry Kane (50′), i cili shënoi me kokë për 1-0, ndërsa Lucas Moura (52′) u përkujdes t’i qojë shifrat në 2-0.

Kane shënoi me kokë (Foto: Sqwuaka)

Pas këtyre dy golave, Djajtë e Kuq provuan të ngushtojnë epërsinë, por ishin përsëri mysafirët që shënuan me anë të Mouras (84′) për 3-0 dhe vulosën fitoren me rezultat përfundimtar.

Kane-Moura, ‘shkatërruan’ Unitedin (Foto: Sqwuaka)

Pas kësaj fitore, Tottenhami e sheh veten në pozitën e dytë me pikë maksimale, ndërsa Unitedi renditet i 13-ti me tri pikë.

Në ndeshjen e radhës, Spurs luajnë në udhëtim te Watfordi, ndërsa Djajtë i shkojnë Burnleyt. /Telegrafi/

 

 

The post Tottenhami nënshtron Unitedin në Old Trafford në derbin e javës në Ligën Premier appeared first on Telegrafi.

Dukagjini me skuadër dhe infrastrukturë të kompletuar kërkon kthimin në Superligë

Posted: 27 Aug 2018 01:39 PM PDT

Dukagjini i Klinës kërkon që të rikthehet në Superligë pas shumë vitesh mungesë.

Klubi luan në stadiumin '18 Qershori' që i plotëson kushte më shumë se sa të disa që janë në Superligë.

Dukagjini ka investuar edhe në skuadër këtë edicion, ku ka ofruar lojtarë me emër si Dugagjin Gashi, Granit Arifaj, Altin Merlaku, Mark Milcaj e Leutrim Beqiri.

Ndeshja e parë ndaj Fushë Kosovës është fituar me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Merlaku.

Nismë e mirë për klubin që pretendon Superligë, ndërsa është kampion i Kosovës në vitin 1993.

Përveç investimeve në skuadër ata kanë punuar edhe në infrastrukturë, ku stadiumi '18 qershori' ka marr një pamje të bukur.

Bankat rezervë së fundmi janë rinovuar.

Kjo është bërë nja dy qytetarë të Klinës, pasi duke e parë seriozitetin e klubit shumë biznese dhe qytetar duan të ndihmojnë në forma të ndryshime. /Telegrafi/

The post Dukagjini me skuadër dhe infrastrukturë të kompletuar kërkon kthimin në Superligë appeared first on Telegrafi.

Roma 3-3 Atalanta, nota e Gjimshitit dhe të tjerëve

Posted: 27 Aug 2018 01:34 PM PDT

Roma dhe Atalanta kanë barazuar me rezultat 3-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Serie A.

Giallorossët dhe klubi nga Bergamo kanë ndarë pikët në një ndeshje e cila pati shumë aksion dhe rikthime rezultatesh.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Javier Pastore (2′), Alessandro Florenzi (60′) dhe Kostas Manolas (82′) për vendasit, ndërsa për Atalantan shënuan Timothy Castagne (19′) dhe Emiliano Rigoni (22′, 38′).

Roma dhe Atalanta barazojnë në trilerin e gjashtë golave Roma dhe Atalanta barazojnë në trilerin e gjashtë golave

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshjes ishte pikërisht argjentinasi Rigoni, i cili u vlerësua me notë 8.7, ndërsa nota më e ulët shkoi për portierin Robin Olsen që u notua me 5.7.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili pati paraqitje të mirë duke u vlerësuar me notën më të lartë në mbrojtje, 7.0. /Telegrafi/

Roma:

Atalanta:

The post Roma 3-3 Atalanta, nota e Gjimshitit dhe të tjerëve appeared first on Telegrafi.

Roma dhe Atalanta barazojnë në trilerin e gjashtë golave

Posted: 27 Aug 2018 01:23 PM PDT

Roma dhe Atalanta kanë barazuar me rezultat 3-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Serie A, ndeshje kjo e cila pati shumë aksion dhe rikthime rezultatesh.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në përgjithësi mysafirëve, të cilët zhvlerësuan një gol të Romës, duke shënuar tre gola të shpejtë.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm dy minutave lojë, ku ishte argjentinasi Javier Pastore, i cili shënoi gol të bukur me thembër për 1-0.

Pastore realizoi me mjeshtëri golin e parë të ndeshjes (Getty Images)

Atalanta arriti të kthehet në lojë duke barazuar rezultatin në minutën e 19-të me anë të Timothy Castagne, ndërsa Emiliano Rigoni (22′) shënoi për epërsinë 1-2.

Argjentinasi Rigoni ishte përsëri ai i cili gjeti rrjetën në minutën e 38-të të ndeshjes, duke quar skuadrën e tij në pushim me epërsi 1-3.

Rigoni shënoi dy gola (Getty Images)

Në pjesën e dytë, skuadra e Eusebio Di Francescos u tregua më e matur dhe më sulmuese duke arritur të barazojnë edhe rezultatin.

Ishte Alessandro Florenzi, i cili shënoi për 2-3 në minutën e 60-të, ndërsa Kostas Manolas u përkujdes në minutën e 82-të t’i barazojë shifrat në 3-3.

Festa e Florenzit (Foto: AS Roma/Twitter)

Ky gol i dha besim Romës, të cilët provuan ta fitojnë gjithë ndeshjen, por edhe përkundër disa rasteve tjera nuk arritën ta tundin rrjetën dhe në fund u desh të kënaqen me një pikë.

Në ndeshjen e radhës, Roma luan në udhëtim te Milani, ndërsa Atalanta e pret në shtëpi Cagliarin. /Telegrafi/

 

 

The post Roma dhe Atalanta barazojnë në trilerin e gjashtë golave appeared first on Telegrafi.

Tottenhami e shokon Manchester Unitedin me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë

Posted: 27 Aug 2018 01:21 PM PDT

Tottenhami është në avantazh në Old Trafford përballë Manchester Unitedit me rezultat 2-0.

Pjesa e dytë ka filluar fuqishëm për londinezët, që kanë shënuar dy herë.

Fillimisht portën e ka gjetur Harry Kane në minutën e 50-të.

Ishte një harkim nga këndi që u konkretizua bukur me kohë nga sulmuesi më i mirë anglez.

Nuk vonoi shumë dhe golin e gjeti edhe Lucas Moura.

Braziliani shënoi pas një pasimi të bukur për tokë të Erikssen. /Telegrafi/   

The post Tottenhami e shokon Manchester Unitedin me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Rudy transferohet nga Bayerni te Schalke

Posted: 27 Aug 2018 12:55 PM PDT

Sebastian Rudy është lojtari më i ri i skuadrës gjermane, Schalke.

Mesfushori gjerman ka lënë Bayern Munichun dhe e ka ndërruar atë me Schalken në mënyrë të përhershme.

Rudy ka nënshkruar të hënën pasdite një kontratë të vlefshme katërvjeçare me klubin nga Gelsenkirchen.

Reprezentuesi gjerman vetëm para një viti kaloi nga Hoffenheimi te rekordmeni gjerman, Bayern.

“Dua të falënderoj Sebastianin për këtë lëvizje”, ka thënë fillimisht Karl-Heinz Rummenige.

“Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në fitimin e titullit të gjashtë radhazi në Bundesliga sezonin e kaluar”.

“I urojmë Sebastianit gjitha të mirat në të ardhmen e tij”.

28-vjeçari ka luajtur në total 35 ndeshje me Bayernin në të gjitha garat dhe ka shënuar një gol dhe ka bërë pesë asistime. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Rudy transferohet nga Bayerni te Schalke appeared first on Telegrafi.

Shaqiri: Jam në pritje të rastit, kemi skuadër të fortë

Posted: 27 Aug 2018 12:48 PM PDT

Xherdan Shaqiri ka thënë se është i gatshëm që të luajë për Liverpoolin në momentin që Jurgen Klopp e sheh të nevojshme.

Sipas tij, ai është në 100 për qind të formës dhe mund të luajë në disa pozicione.

Liverpooli i ka fituar tri ndeshjet e para në Ligën Premier.

“Menaxheri ka sjellë disa lojtarë këtë verë me cilësi shumë të mira, të cilët do të ndihmojnë shumë”.

Xherdan Shaqiri (Getty Images)

“Ky ekip kishte nevojë për një garë të vogël në pozita të ndryshme, sepse kjo i bën më mirë ekipit dhe e bën më të fortë, kështu që unë jam duke pritur. Ne e kemi filluar shumë mirë".

“Unë besoj se unë mund të luaj në çdo pozicion përgjatë vijës së sulmit dhe trajneri e di këtë".

“Kam luajtur në çdo pozicion në miqësore: kam luajtur si nëntë, kam luajtur si 10 dhe kam luajtur në krah".

Shaqiri i Liverpoolit (Getty Images)

“Kjo është me të vërtetë mirë dhe më pëlqen futbolli që e luan trajneri. Është futboll perfekt edhe për mua”.

Shaqiri shtoi se është gjendur mirë në klubin e tij të ri dhe shumë lojtarë që ka njohur e kanë ndihmuar. /Telegrafi/   

The post Shaqiri: Jam në pritje të rastit, kemi skuadër të fortë appeared first on Telegrafi.

PSG mohon interesimin për Eriksenin

Posted: 27 Aug 2018 12:05 PM PDT

Paris Saint-Germain i ka mohuar kategorikisht thashethemet se po e konsiderojnë një qasje për transferimin e lojtarit të Tottenhamit, Christian Eriksen.

Kampionët e Ligue 1 rekrutuan ish-trajnerin e Borussia Dortmundit, Thomas Tuchel gjatë verës, por kanë pasur një afat kalimtar relativisht të nënshtruar të transferimeve.

Gianluigi Buffon arriti si një transferim të lirë nga Juventusi, ndërsa Kylian Mbappe finalizoi lëvizjen e tij nga Monaco pas një huazimi fillestar në Parc des Princes.

PSG është gati të bëjë ofertë prej 110 milionë eurosh për Eriksen PSG është gati të bëjë ofertë prej 110 milionë eurosh për Eriksen

Përndryshe, mbrojtësi i Schalkes, Thilo Kehrer, është e vetmja fytyrë e re në klub, ndërsa lojtarë si Thiago Motta, Javier Pastore dhe Yuri Berchinche janë larguar.

Eriksen kishte dalë si një objektiv i transferimit për klubin francez, duke luajtur vazhdimisht për Spurs që nga ardhja në veri të Londrës në vitin 2013 nga Ajaxi.

Christian Eriksen (Getty Images)

Por, PSG ka lëvizur shpejt për të hedhur poshtë raportet e një oferte të planifikuar prej 100 milionë funtesh apo 110 milionë eurosh, duke deklaruar se ata nuk kanë interes për danezin.

“PSG kategorikisht mohon thashethemet në lidhje me një transferim të mundshëm të Christian Eriksen”.

Real Madridi ka gati 200 milionë euro për Eriksenin Real Madridi ka gati 200 milionë euro për Eriksenin

“Raportet duket se injorojnë realitetin aktual të tregut të transferimit”, thuhet në një deklaratë të dërguar nga klubi parisien.

Ndryshe, Eriksen më parë ka qenë i lidhur edhe me gjigantin spanjoll, Real Madridin. /Telegrafi/

The post PSG mohon interesimin për Eriksenin appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more