Skip to main content

“Mos u thirr në emër të huaj” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Mos u thirr në emër të huaj” plus 1 more Telegrafi Opinione


Mos u thirr në emër të huaj

Posted: 27 Aug 2018 05:10 AM PDT

Alban Krasniqi

Në imagjinatën kolektive, ushtria e një shteti shihet si funksion mbrojtjeje dhe sulmi: mbrojtjeje për të garantuar sovranitetin e shtetit, sulmi për t'i arritur qëllimet ekspansioniste të ndonjë shteti a pushteti. Historia na dëshmon paraqitjen e ushtrive të mëdha e të vogla, të lavdishme e të turpshme; na njeh me ekzistimin e gjeneralëve fitimtarë dhe të dështuar. Po ashtu, historia sjell dëshmi edhe për ushtrinë tonë, për atë ushtri që u formua në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit të kaluar, e që në literaturën e përbotshme njihet si UÇK. Kjo ushtri ishte shumë modeste, si në numër ushtarësh, ashtu edhe në arsenal armësh. Gjithçka kishte të paktë, përveç idealit dhe komandantëve. Lufta e kësaj ushtrie, përballë një armiku shumë herë më të fuqishëm, ishte si lufta e Davidit të leckosur përballë Goliatit të mbërthyer në hekur. Çfarë krenarie për këtë ushtri!

Menjëherë pas përfundimit të luftës, edhe pse ende kishim një tokë me varre të hapura e me mundësi të mbyllura; një tokë me ninulla të thara e me vaje të njoma, disa komandantë hodhën tej idealin, kapën lakminë; përbuzën virtytin, përqafuan vesin. Lakmia e tyre shkoi deri aty sa që e vunë në dyshim të ardhmen e vendit.

Me pushtetin autoritar, kjo oligarki pushtoi të gjitha instancat shtetërore, vetëm e vetëm t'i kënaqë apetitet e veta dhe të vartësve të tyre. Në pamundësi të hapjes së vendeve të reja të punës, për shkak se e rrënuan tërë ekonominë, u desh që të shpikin metoda tjera të përfitimeve financiare e politike. Morën vendim që t'i kompensojnë me pensione të gjithë veteranët e luftës. Statusin e veteranit luftëtar të UÇK-së e meriton personi fizik konform Ligjit nr. 04/L -261, i cili person do të duhet të përfshihet në listë.

Mynxyra fillon pikërisht me përpilimin e këtyre listave, të cilat lista u bënë sipas pikëpamjeve emocionale në vend të pikëpamjeve racionale; u bënë sipas vullnetit politik e jo sipas pjesëmarrjes në luftë. E tërë kjo ndodhi me bekimin e triumviratit Thaçi-Veseli-Haradinaj, i cili u kujdes që çdo gjë të funksionojë sipas vullnetit të tyre.

Listat përfundimtare rezultuan me zatetjen e ireales me realen, si dy skaje të një litari. Ironia edhe më e madhe është se shumica e "veteranëve" e pranuan me shumë kënaqësi e me shumë krenari statusin e veteranit luftëtar. Dhe, numri i tyre u shtua e u rishtua aq shumë, sa që me atë numër ushtarësh, nuk do t'i kishim gjithë ato masakra, gjithë ato zhdukje e gjithë ato dhunime. Komandantët harruan se pikërisht një fitore e një ushtrie me numër të vogël ushtarësh përballë një ushtrie shumëfish më të madhe është më e vlefshme sesa anasjelltas. Edhe Leonidas kishte vetëm treqind ushtarë, por kurrë nuk e rriti numrin e ushtarëve të tij; edhe Pirroja e fitoi betejën me numër të vogël ushtarësh, edhe Skënderbeu po ashtu, dhe kurrë nuk denjuan që ta rritin atë numër.

Madhështia qëndron pikërisht në faktin se me ushtri të vogla korrën fitore të mëdha. Pse ishin ushtri të vogla, i bënë ballë harresës së shekujve dhe na vijnë të freskëta nëpër kohë; pse ishin ushtri me numër të vogël ushtarësh, kanë vlerë Termopilet, ka vlerë Heraklea, ka vlerë Kruja; pse kishin ushtri të vogla dhe fitore të mëdha konsiderohen heronj dhe gjeneralë të famshëm Leonidas, Pirroja, edhe Skënderbeu. Ata patën sukses, se kurrë nuk e tradhtuan idealin e tyre.

Kurse, këta komandantët e sotëm u zhveshën nga heroizmi i së djeshmes dhe u veshën me përbuzjen e përhershme. Paslufta ua eklipsoi luftën. Çdo gjë e zhveshën nga morali dhe nga dinjiteti. Emëruan prokurorë e kryeprokuror njerëzit e tyre, vetëm e vetëm që t'i përligjin veprimet e veta dhe t'ua mbulojnë gjurmët e hajnisë dhe të tradhtisë. Njëri, që e emëruan për verifikim të listave, pasi që shpërfaqi majën e ajsbergut, iu desh të ikte matanë oqeanit, ku përballë kishte mjegullën e prapa kërcënimin. Ai kërcënim që i vinte nga klasa politike dhe nga një kryeprokuror, që vërshoi si gjiriz, mu ashtu si mbiemri i tij që i vjen prej një togfjalëshi Lumë i zi; ai kërcënim që i vinte nga ajo klasë politike e përbërë nga një president si faktor përçarës, që gurët e kufirit i luan si gurë zari; nga një kryetar kuvendi si intrigant, që thur intriga nën tokë e mbi tokë; nga një kryeministër skandalesh jashtë çdo logjike të shëndoshë, që i pëlqen më shumë të mbjellë frikë se respekt. Këtyre të treve u takon mallkimi për katandisjen e shtetit dhe të shoqërisë në anarki sociale, morale e patriotike.

Fodullëku i tyre, gllabërimi i shtetit në të gjitha instancat, aktrimi i rolit të akuzuesit, prokurorit, avokatit e gjykatësit krijojnë bindjen se këta janë shteti. Harrojnë se në pushtet erdhën prej nesh, dhe po ashtu ne i hedhim tutje qoftë sipas motit, qoftë edhe sipas rrëfenjës së Herodotit, se shteti jemi ne.

Që gjërat të fillojnë të ecin rrugës së drejtë, duhet që përveç largimit nga pushteti të këtij Triumvirati, edhe të gjithë luftëtarët të shpërfaqin sinqeritetin e tyre dhe atdhedashurinë, si element bazë e përcaktues për një luftëtar, duke u prezantuar dhe regjistruar nëpër ato lista ashtu siç ishin në të vërtetë qofshin pjesëtarë, qofshin pjesëmarrës, qofshin veteranë.

O njeri, mos u thirr në emrin që nuk e ke, se ai është emër i huaj për ty! Si mund ta fshehësh para gruas e fëmijëve tu identitetin e vërtetë e të sillesh si veteran kur në të vërtetë nuk je as pjesëtar; si mund të shtiresh si hero, kur në të vërtetë je frikacak?

Përulje për dëshmorët, respekt për ushtarët, neveri për "veteranët".

The post Mos u thirr në emër të huaj appeared first on Telegrafi.

Kohë për alarm kombëtar

Posted: 27 Aug 2018 04:47 AM PDT

A nuk është tragjike dhe e çuditshme që nga i gjithë Ballkani vetëm kufijtë e kombit shqiptar po kafshohen, si në veri nga Serbia, ashtu dhe në jug nga Greqia. Akoma më tragjik është fakti që ndërsa në Konferencën e Londrës të vitit 1913 kufijtë na i ndanë pa i pyetur fare shqiptarët, tani 105 vjet më pas po na i kafshojnë kufijtë me implikimin dhe konsensusin e udhëheqësve shqiptarë.

Shikoni ku i kanë pasur kufijtë shtetërorë Serbia dhe Greqia, kur u shpallën shtete të pavarura, dhe shikoni ku i kanë sot dhe sa i kanë zgjeruar me territore shqiptare. Ky proces regresiv historik po ringjallet në ditët tona, por tani nuk na e kanë më të huajt fajin, sepse po e bëjmë me duart e udhëheqësve tanë.

Në vitin 1913 nuk na pyetën, por të paktën nuk u tallën me shqiptarët. Në vitin 2018 po na tallin, duke thënë se shqiptarët po bëjnë mirë që po japin kufij e territore, sepse po fitojnë medaljet e kampionëve të integrimit ballkanik, të modernit dhe të modelit ballkanik. Dhe, natyrisht të idiotit ballkanik, që po u ngjan afrikanëve të kohës së pushtimeve koloniale, të cilët rreheshin nga xhixhat që u dhuronin kolonizatorët, dhe në shkëmbim u jepnin territoret. Xhixhat, në të gjitha kuptimet që ka kjo fjalë, po i marrin tani udhëheqësit shqiptarë.

Shqiptarët nuk duhet të udhëhiqen nga fanatizmi në marrëdhëniet ndërkombëtare. Aleatit, kushdo qoftë ai, i ofrohet gjithçka, me përjashtim të lirisë së atdheut dhe tërësisë territoriale të atdheut. Në këto dy parametra çdo aleancë vdes dhe merr emër tjetër.

Për ironi historike kafshimi i kufijve po ndodh në vitin e Skënderbeut, të cilit nuk i përkujtojmë mbrojtjen e kufijve dhe të territoreve kombëtare, por merremi me rekuizitën teatrale të mesjetës dhe po grindemi se në cilin nga dhjetë katundet pretenduese ka origjinën Skënderbeu, se në cilin nga dhjetë katundet pretenduese ka bërë dasmën e gruas Skënderbeu dhe në cilën gërxhe apo skërkë ka qenë kunji, ku ka lidhur kalin Skënderbeu. Është harruar me dashakeqësi tribale Kruja e Skënderbeut, simboli dhe kryeqyteti i tij, ku lindi, luftoi, krijoi shtetin shqiptar, u martua, u trashëgua dhe vdiq Skënderbeu. Është harruar "qyteti i bekuar" i Naim Frashërit, dhe udhëheqësit shqiptarë entuziazmohen me xhixhat e fqinjëve lakmitarë, të cilët po na shkulin gardhet dhe nesër do të na marrin edhe shtëpitë.

Një popull, që ka harruar të luftojë për kufijtë, pa le më të vdesë për kufijtë, dhe që është gati të japë jetën për bajraktarin e partisë dhe të tribusë, nuk meriton të ketë as shtet e as komb.
Është kohë për alarm kombëtar!

The post Kohë për alarm kombëtar appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more