Skip to main content

“Mbylli qenin në makinën për larjen e rrobave, për të shtuar numrin e ndjekësve në Instagram (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime

“Mbylli qenin në makinën për larjen e rrobave, për të shtuar numrin e ndjekësve në Instagram (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime


Mbylli qenin në makinën për larjen e rrobave, për të shtuar numrin e ndjekësve në Instagram (Video)

Posted: 13 Aug 2018 12:32 PM PDT

Tamara Rotman nga Argjentina, është kritikuar ashpër, pasi e mbylli qenin në makinën për larjen e rrobave.

Shfrytëzuesja e Instagramit, që ka mbi tremijë ndjekës, me këtë rast ka dashur të rrisë numrin e atyre që ia përcjellin këtë rrjet social, por jo gjithçka shkoi siç kishte planifikuar, transmeton Telegrafi.

"A do të traumatizoheshit", ka shkruar ajo sipër videos, ku kërkon nga miqtë virtual të përgjigjen me po ose jo. Por, e tëra që pranoi ishin kritikat e ashpra, që e bënë ta mbyllte llogarinë.

Nuk ka kaluar gjatë dhe ajo e ka rihapur, duke postuar në filmim ku shihet qeni i saj duke vrapuar i lumtur nëpër oborr.

"E dua qenin tim Coco me gjithë shpirt dhe gjëja e fundit, ishte ta lëndoja atë. E mbylla vetëm për disa sekonda, ndërsa makina nuk u ndez asnjëherë", ka shkruar ajo në postimin e fundit. /Telegrafi/

The post Mbylli qenin në makinën për larjen e rrobave, për të shtuar numrin e ndjekësve në Instagram (Video) appeared first on Telegrafi.

Nuses i merr flakë fustani, videoja e dasmës shqiptare shpërndahet në internet (Video)

Posted: 13 Aug 2018 08:32 AM PDT

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video e cila thuhet se tregon një moment të sikletshëm, dhe jo vetëm kaq, në një dasmë shqiptare.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur nusja dhe dhëndri hyjnë në lokal, përkatësisht në momentin kur ndizen fishekzjarre.

Siç edhe mund të shihet, një shkëndijë e fishekzjarrëve bie në fustanin e nuses.

Edhe pse fillimisht ajo nuk e vëren, janë dasmorët ata që e lajmërojnë, duke ndërhyrë gjithashtu.

Ndonëse nuk jepen detaje se kur dhe ku ka ndodhur kjo, videoja është shpërndarë me të madhe, gjithandej. /Telegrafi/

The post Nuses i merr flakë fustani, videoja e dasmës shqiptare shpërndahet në internet (Video) appeared first on Telegrafi.

Udhëtari i çuditshëm e hëngri gjalpin sikur të ishte ndonjë ëmbëlsirë (Video)

Posted: 13 Aug 2018 07:43 AM PDT

Të pranishmit që po udhëtonin me tren nëpër Nju Jork, mbetën të habitur nga gjesti i pazakontë i një udhëtari të çuditshëm.

Sikur të ishte ndonjë ëmbëlsirë ai nisi ta hante gjalpin, që e nxori nga një paketim, transmeton Telegrafi.

"I ka ngrënë biskotat më herët, tani ia shtoi edhe gjalpin", ka qenë një prej komenteve, të videos që shumë njerëzve u ka shkaktuar turbullira.

Në anën tjetër, njëri ka komentuar duke thënë se ai nuk i ka kushtet të merr kaloritë e nevojshme, ndërsa ky ushqim është shumë i lirë. /Telegrafi/

The post Udhëtari i çuditshëm e hëngri gjalpin sikur të ishte ndonjë ëmbëlsirë (Video) appeared first on Telegrafi.

Pronari nuk e kryente pagesën, ndërtuesi ia rrënon me ekskavator shtëpitë e ndërtuara (Foto)

Posted: 13 Aug 2018 05:23 AM PDT

Ndërtuesi i paemëruar, që kishte ndërtuar katër shtëpi në një zonë në Hertfordshire të Anglisë, i ka rrënuar ato me ekskavator, sepse pronari nuk e kryente pagesën.

Kontraktori që kishte lidhur kontratë për 2.5 milionë euro, që t'i përfundonte objektet në tërësi, ka vendosur t'i shembte, disa javë para se të bëhej pranimi zyrtar, transmeton Telegrafi.

Madje, ato janë të blera dhe pronarët e rinj kanë planifikuar të zhvendosen në to, por tani duhet renovim që kushton mbi 500 mijë euro.

"Dukej si termet apo shpërthim bombe, ishim ende të përgjumur kur nisën rrënimet. E telefonova policinë, pasi nuk dija çfarë po ndodhte", ka thënë një fqinje e shqetësuar me rastin.

Me të arritur forcat e rendit, ekskavatori ka ndaluar rrënimet, ndërsa prej aty është shoqëruar pronari i kompanisë ndërtuese.

Në një komunikatë të lëshuar, policia ka deklaruar se një njeri po mbahet në arrest, nën akuzën për dëmtim prone, por nuk bëhen të ditura detajet. /Telegrafi/

The post Pronari nuk e kryente pagesën, ndërtuesi ia rrënon me ekskavator shtëpitë e ndërtuara (Foto) appeared first on Telegrafi.

Hapi një gropë dy metërshe për të luajtur fëmijët, mirëmbajtësit e detyruan ta mbyllte (Video)

Posted: 13 Aug 2018 12:41 AM PDT

Nathan Crossley që e hapi një gropë në një plazh të Lincolnshire të Anglisë, në mënyrë që të laujnë në të fëmijët e tij, u detyrua ta mbyllte për shkaqe të sigurisë.

Mirëmbajtësit e ndaluan 43-vjeçarin, teksa po e thellonte edhe më shumë gropën prej dy metrash, transmeton Telegrafi.

Pasi plazhi pastrohej për çdo ditë me traktor, kishte frikë se mund të binte dhe të dëmtohej në të. Në anën tjetër, plazhi vizitohet edhe gjatë natës dhe ka rrezik se mund të bie ndonjë njeri.

"Më mjaftoi që fëmijët e bënë një fotografi brenda gropës, të cilën nuk do e lija të hapur", ka thënë Crossley. /Telegrafi/

The post Hapi një gropë dy metërshe për të luajtur fëmijët, mirëmbajtësit e detyruan ta mbyllte (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more