Skip to main content

Maskohen si efektivë, Porti i Durrësit bën thirrje për qytetarët: Kujdes, mos u mashtroni

Maskohen si efektivë, Porti i Durrësit bën thirrje për qytetarët: Kujdes, mos u mashtroni


Maskohen si efektivë, Porti i Durrësit bën thirrje për qytetarët: Kujdes, mos u mashtroni

Posted: 10 Aug 2018 01:56 AM PDT

Drenica Press Posts

Policia Kufitare përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat ka kërkuar të gjithë udhëtarët që të kenë kujdes se një grup personash mashtrojnë duke falsifikuar letrat me vlerë, të maskuar si polica sigurimi.

"Nuk duhet të presin polica sigurimi për automjete gjatë kohës që udhëtojnë në traget, nga persona fizikë, të pa autorizuar dhe të pa liçensuar duke ofruar shërbimin në dorë dhe jo pranë një zyre agjensie ligjore për këtë shërbim", theksohet në njoftim.

Njoftimi 

Një grup personash mashtrojnë udhëtarët duke falsifikuar letrat me vlerë, polica sigurimi. Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës nisur nga rastet e shumta të konstatuara ditët e fundit nga ana e Kontrollorëve gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjeteve me targa të huaja që hyjnë në Portin e Durrësit, këshillon të gjithë udhëtarët që të kenë kujdes.

Nuk duhet të presin polica sigurimi për automjete gjatë kohës që udhëtojnë në traget, nga persona fizikë, të pa autorizuar dhe të pa liçensuar duke ofruar shërbimin në dorë dhe jo pranë një zyre agjensie ligjore për këtë shërbim.

Nga data 01.07.2018 – 08.08.2018, në kuadër të rritjes së masave të kontrollit nga ana e Specialistëve të Policisë Kufitare Durrës është bërë e mundur bllokimi i një sasie të konsiderueshme polica sigurimi të parregullta, 30 raste janë proceduar.

Tregoni kujdes dhe mos u mashtroni. Për çdo shqetësim jeni të lutur të telefononi në numrin pa pagesë 112 pasi Policia e Shtetit është 24 / 24  në 7 ditë të javës në shërbimin tuaj.

The post Maskohen si efektivë, Porti i Durrësit bën thirrje për qytetarët: Kujdes, mos u mashtroni appeared first on DRENICA PRESS.

Dështimet më të mëdha në histori të futbollit

Posted: 10 Aug 2018 01:54 AM PDT

Drenica Press Posts

Çdo skuadër ka dështimin e vet: edhe klubet kryesore të Evropës dhe Amerikës së Jugut. Në krye të kësaj liste është një "futbollist i shtirur", i cili arriti të mashtronte të gjithë…

ZARATE

Në Top 10 e transfertave të dështuara në merkato nuk mund të mungojë Mauro Zarate, i njohur ndryshe si "dështimi i dy botëve". Pas një sezoni të mirë me Lazio-n, ka zhgënjyer në Premier, tek Inter dhe te Fiorentina, por rekordi vjen te Velez. Arrin edhe të urrehet nga tifozët e skuadrës për kalimin te rivalët e Boca-s.

BIANCHI

Rolando Bianchi, pas një viti shumë të mirë në Reggio Calabria, ku ka është shpallur edhe qytetar nderi, është blerë nga City i Eriksson për 13 milionë euro. Por, në Angli, ai ka humbur nuhatjen për golin: aventura e tij ka zgjatur vetëm gjashtë muaj dhe është mbyllur me 4 gola.

ANELKA

Nëse largohesh nga Madridi pasi refuzon të stërvitesh, kjo do të thotë ke ndonjë problem: Anelka ka kaluar në histori se ka shënuar një gol në finalen e Champions League të fituar kundër Valencia, por edhe se ka çmendur Real-in për një sezon të tërë: luan pak, irriton shumë. Sainz, pasi shpenzoi 33 milionë euro për të dhe pasi i ka ofruar një kontratë me 4 milionë euro në sezon për shtatë vite, ka pranuar se diçka nuk shkonte në kokën e tij…

SCHEVCHENKO

Një tjetër dështim historik. Chelsea ia vjedh Milan-it me një operacion që i ka lënë një shije të hidhur popullit kuqezi. Largohet nga Milano me Berlusconin që ka përkufizuar si një "qenush" që i bindet gruas. Pas një viti të parë zhgënjyes, e kalon të dytin mes stolit dhe tribunës. Kur u kthye te Milan, nuk ishte më ai i mëparshmi.

CERCI

Një karrierë e kaluar në kërkim të vazhdimësisë. Një sezon i jashtëzakonshëm në Torino, që e ka dërguar tek Atletico Madrid. Ka qenë i paharrueshëm mesazhi i gruas së tij në rrjetet sociale, e cila ka përshëndetur Italinë pasi më në fund bashkëshorti i saj do të luante në futbollin e rëndësishëm. Në fakt, Cerci ka parë të tjerët të luajnë. Nuk arrin të përshtatet me la Liga-n dhe kthehet në shënjestrën e talljeve të tifozëve të Atletico Madrid.

DIOUF

Ky është rasti klasik i sulmuesit që befason në Botërorin e 2002-it dhe gjen një ekip të madh që është g të investojë tek ai. Në Korën e Jugut, Diouf ka udhëhequr Senegalin një hap larg gjysmëfinaleve. Tifozët e gjysmës së botës kanë rënë në dashuri me të, por ka qenë Liverpool që e ka siguruar dhe që është penduar më pas për këtë lëvizje: 3 gola në dy vite.

RUSTU

Botërori 2002 i ka dhuruar një dështim edhe Barcelona-s, që ka marrë portierin Rustu, protagonist i një vendi të tretë historik me Turqinë: edhe në këtë rast blerja ka qenë një dështim. Nuk gjen hapësira,e dhe për shkak të rregullores që nuk lejon më shumë se tre lojtarë jo komunitarë për ndeshje. Më pas, ai është kthyer në atdhe, i pakënaqur me qëndrimin në stol.

SFORZA

Ka kaluar në historinë e kinemasë italiane, më shumë se në atë të futbollit, në batutën e famshme të Aldo, Giovanni dhe Giacomo, në filmin "Tre uomini e una gamba". Fanella e Inter-it i rri shumë e gjerë. Rikthehet te Bayern Munich, por situata nuk ndryshon, me Rummenigge sa ka arritur deri aty dhe e ka quajtur "çizme që mban erë". Karriera e tij te Bayern zgjat pak, por mjaftueshëm sa për t'u quajtur një dështim.

STEPANOVS

Në vendin e dytë të podiumit gjejmë një lojtar të marrë për… shaka. Lojtari nga Letonia ka luajtur me Arsenal nga viti 2000 në 2003-in. gjithçka ka lindur nga një test i keq në stërvitje, ku lojtarët e tjerë tallen duke i thurur vetëm elozhe. Problemi është se Wenger i merr ato lëvdata për të vërteta. Kështu, një ditë më pas, lojtarët nuk u besojnë syve kur e shikojnë përsëri atë në dhomat e zhveshjes. Ai u ka thënë: "Më ofruan një kontratë katërvjeçare". Luajti 17 ndeshje në tre vite.

KAISER

Më i miri i dështimeve është ai. Kaiser, amerikanojugori që u shtir si futbollist. Ai që është tallur me drejtuesit e disa klubeve. Plotësisht i paaftë, ka një meritë: arrin të lidhë miqësi të ngushta, që e ndihmojnë të nënshkruajë kontrata. Pas hedhjes së firmës, ai arrinte të gjente gjithmonë një mënyrë për të mos luajtur. Botafogo, Flamengo, Fluminense dhe Vasco Da Gama. Një karrierë e shtirur, e kthyer në film.

The post Dështimet më të mëdha në histori të futbollit appeared first on DRENICA PRESS.

Foto/ Viktima ishte në lokal duke pirë kafe, autori i maskuar u afrua dhe e qëlloi 10 herë

Posted: 10 Aug 2018 01:53 AM PDT

Drenica Press Posts

Pa kaluar pak orë nga ekzekutimi i 53-vjeçarit Fatbardh Lici, të tjera detaje kanë dalë në dritë. Lici u ekzekutua me armë zjarri, teksa ishte duke pirë kafe në lokal. Krimi i rëndë ka ndodhur tek ish-Poçeria në lagjen Guerile.

Burime për Gazeta Shqiptare bënë të ditur se personi që ka qëlluar mbi 53-vjeçarin ka qenë i maskuar, ndërsa ka qëlluar rreth 10 herë me armë në drejtim të viktimës.

Autori e ka ruajtur, i është afruar në distancë të afërt dhe që aty e ka qëlluar duke e lënë të vdekur. Ndërkohë që në atë orë nuk ka pasur shumë kalimtarë.

Pas krimit, në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip "Benz" i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Viktima nuk është një emër i panjohur për policinë jo vetëm për dyshimet në përfshirje në një vrasje të ndodhur 7 vite më parë por edhe për shkak të lidhjeve familjare. 53-vjeçari është vëllai i Mustafa Licit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe kryetar i partisë "Mendimi i Djathtë Liberal", si dhe kunati i biznesmenit Lulzim Kulla, (burri i motrës) i cili aktualisht ndodhet në burg.

NJOFTIMI I POLICISË

Me 10.08.2018 rreth orës 07:15 jemi njoftuar se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.

Menjëhere kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zones për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

The post Foto/ Viktima ishte në lokal duke pirë kafe, autori i maskuar u afrua dhe e qëlloi 10 herë appeared first on DRENICA PRESS.

Gjest heroik, dhëndri ndërpret dasmës, shpëton 18 vjeçarin nga mbytja

Posted: 10 Aug 2018 01:49 AM PDT

Drenica Press Posts

Një ngjarje vërtet frymëzuese ka ndodhur në një nga plazhet e Gulf State Park në Alabama, në SHBA ku një dhëndër i shpëtoi jetën një 18-vjeçari.

Zac Edwards 37-vjeç, nënoficer i Rojeve Bregdetare amerikane, ishte duke realizuar një set fotografik ditën e dasmës së bashku me bashkëshorten e tij, në momentin që dëgjuan britmat e një gruaje pasi po mbytej 18-vjeçari Jamel Robinson.

Pa e menduar dy herë, dhëndri hoqi këmishën dhe vrapoi drejt detit për të ndihmuar djalin të cilin fatmirësisht mundi ta shpëtojë në kohë edhe pse me shumë vështirësi për shkak të rrymave të forta.

Mediat amerikane e cilësuan një gjest heroik këtë të dhëndrit.

ythgjhgjm.jpg

jkhjkjlj.jpg

gjghjkh.jpg

The post Gjest heroik, dhëndri ndërpret dasmës, shpëton 18 vjeçarin nga mbytja appeared first on DRENICA PRESS.

Bahtiri e quan injorant Veselin: Mitrovicën e ndatë ju

Posted: 10 Aug 2018 01:44 AM PDT

Drenica Press Posts

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeparlamentarit Kadri Veseli në Stadiumin Olimplik 'Adem Jashari' në Mitrovicë.

Bahtiri e ka quajtur injorant Veselin në lidhje me deklaratën e këtij të fundit, i cili gjatë vizitës tha se nuk ka ndarje të Mitrovicës.

"Kadri Veseli paska dalur këndej pari nga Mitrovica, në Stadiumin Olimpik "Adem Jashari", e në vend se të e shikoj emrin e ndritur të Komandantit e të frymëzohet për të bërë vepra të mira dhe të largohet nga injoranca, ky paska zgjedhur të tregohet injorant përsëri. Dua t'i them kryetarit të Kuvendit, se jug dhe veri nuk ka pasur Mitrovica por ju e bëtë të jetë e tillë, këtë e them sepse sot paskit deklaruar që Kosova nuk ka veri dhe jug, ajo është një", ka shkruar Bahtiri.

Kryetari i Mitrovicës drejtuar Veselit tha se ai ka bërë mirë vetëm që është larguar nga komuna.

"Ju paskit dal në qytetin tuaj, aty ku je lindur e je rritur, e më mbeti merak të ju takoj për t'iu treguar se qytetarët e Mitrovicës ndihen shumë mirë që nga viti 2013 kur ju ikët nga Komuna si Parti Demokratike dhe kjo ishte gjëja më e shtrenjtë që i'a dhuruat Mitrovicës, andaj ju falënderoi në emër të qytetareve për këtë mirësi", përfundoj Bahtiri.

The post Bahtiri e quan injorant Veselin: Mitrovicën e ndatë ju appeared first on DRENICA PRESS.

Video/ Pisllëku sheshit, ‘Gjushi’ e mbushi me fekale bregdetin e Durrësit

Posted: 10 Aug 2018 01:42 AM PDT

Drenica Press Posts

Qytetarët kanë denoncuar pisllëkun që ka pushtuar bregdetin e Durrësit, ku aktualisht po kalojnë pushimet mijëra shqiptarë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike një video të mbërritur në adresën e tij, për ndotjen e bregdetit të Durrësit.

Denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Një mirëmengjes për Noriegën nga turizmi me fekale i Gjushit!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb

"Doktor pershendetje ,po te nise nje video nga Durrsi ku shihet qart se si derdhen fekalet ne mes te dites prej tre ditesh nga bisnese aty prane,kane tre dite qe vetem shkarkojne depozitat,ne vend qe te therrasin autobotin,por ai duhet paguar dhe ata i derdhin ne Dete,vinte nje ere aq e keqe sikur ishe brenda ne ndonje depozite fekalesh,aty laheshin Familjare me femije te vegjel ku fusnin kokat ne uje dhe e keni parasysh vete se si luajne femijet ne Dete.

Nga sote dhe 2 dite me pare vetem shkarkojne fekale nate dhe dite,pa ju trembur syri farenga shteti i pisave dhe Gjush hajdutit,qe ja moren mendjen popullit me reklama e pallavra interneti. Te lutem Doktor ta publikoni se akoma tani pislliku eshte sheshit drejt e ne Dete. Flm dhe ju uroj gjithe te mirat."

The post Video/ Pisllëku sheshit, 'Gjushi' e mbushi me fekale bregdetin e Durrësit appeared first on DRENICA PRESS.

Mosmarrëveshje e familjes nga Drenica dhe hoxhës që u raportuan për haraç

Posted: 10 Aug 2018 01:37 AM PDT

Drenica Press Posts

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka konfirmuar se ka arrestuar personin e dyshuar i cili kërcënoi përmes mesazheve profesorin e shkencave islame, Mustafa Bajramin.

Zëdhënësi i PK-së për këtë rajon, Ismet Hashani ka thënë se i dyshuari është shtetas i Kosovës, banor i Komunës së Drenasit.

"Rreth orës 19:00 Policia e Kosovës e ka lokalizuar të dyshuarin shtetas i Kosovës, banorë i Komunës së Drenasit, i cili dyshohet që të jetë autori i kërcënimeve përmes telefonit dhe i njëjti është sjellë në stacionin policor në Gjilan dhe është intervistuar në prani të avokatit", ka thënë Hashani për Indeksonline.

Gjersa ai ka shtuar se me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndryshe, teologu Bajrami përmes një shkrimi në rrjete sociale kishte thënë se është dashur ndërhyrja e një personi tjetër (ndërmjetësues) që çmimi i haraçit të bie.

"Ose 35000 euro, ose koka. Ky ishte ultimatumi i deridjeshëm. Pas ndërhyrjes së një fytyre shumë e njohur publike në Kosovë (jo fytyrë politike), çmimi ka ra, por, sipas ndërmjetësuesit, gjithqysh diçka duhet paguar.

I them botërisht zotëriut dhe zotërinjëve të involvuar. Nuk ka forcë në këtë botë që mund të më detyrojë të bëjë diçka jashta vullnetit tim. Siç i kam quar selam mbrëmë edhe sot nga këtu i them; Pushka top iu bëftë se unë nuk frikohem. Kurrë dhe në asnjë mënyrë asnjë cent s'ka për ta marrë", kishte shkruar Bajrami.

Lidhur me njoftimin e Bajramit,nga burime brenda Policisë së Kosovës se rasti ka natyrë familjare dhe jo biznesore.

Bëhet fjalë për ndarjen e dy të rinjve, konkretisht për ndarjen e djalit të Bajramit me vajzën e një familjeje që jeton në Gjermani.

"Ata janë personazhet kryesore të rastit. Krejt kjo ka ndodhur për shkak të prishjes së një martese. Pra një problem familjar që ka ndodhur në Gjermani, pastaj si rrjedhojë zënkat janë bartur edhe në Kosovë. Personi që është ndarë është djali i të kërcënuarit", kanë thënë burime të portalit brenda Policisë.

Rasti përngjan më shumë mosmarrëveshje që rregullohen përmes zakone kanunore, kur të dëmtuarit e një shkëputjeje martesore kërkojnë dëmshpërblim nga personi që kërkon divorcin.

The post Mosmarrëveshje e familjes nga Drenica dhe hoxhës që u raportuan për haraç appeared first on DRENICA PRESS.

Modric-Perez, lajmi i fundit

Posted: 10 Aug 2018 01:35 AM PDT

Drenica Press Posts

Një takim i së premtes është vendosur të mbahet në mes të yllit kroat, Luka Modric dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.

E ardhmja e kroatit Modric është në udhëkryq dhe ka pasur shumë thashetheme rreth të ardhmes së tij.

Sipas disa mediave, lojtari më i mirë i Botërorit "Rusia 2018" ka marrëveshje personale me Interin dhe dëshiron largimin nga Bernabeu.

Por, klubi mbretëror shpreson ta mbaj lojtari edhe për këtë sezon duke tentuar joshjen me ndonjë pagë më të lartë.

Perez dhe Modric pritet të sqarohen sot gjatë ditës

Sipas gazetës spanjolle Marca, zyrtarët e Real Madrid do të takohen sot (e premte) me përfaqësuesit e Luka Modric pas raporteve të interesimit të Interit.

Klubi i Serie A ka qenë i lidhur me një lëvizje të jashtëzakonshme për yllin e Kroacisë, por Madridi ka mohuar ndonjë interes në ndarjen me të.

Përfaqësuesit e klubit dhe Modric do të takohen për të diskutuar një kontratë të re, me shpresën qo do ta bindin dhe nuk do ta lejojnë largimin e tij sikurse atë të Cristiano Ronaldos.

Në anën tjetër, në kampin Nerazzurr janë të bindur se kroati dhe përfaqësuesit e tij ia kanë dhënë fjalën për një transferim dhe sot pritet t'ia bëjnë me dije dëshirën për largim edhe presidentit Perez. /Telegrafi/

The post Modric-Perez, lajmi i fundit appeared first on DRENICA PRESS.

Sfida e “rëndë” për trurin, sa numra dalloni në foto?

Posted: 10 Aug 2018 01:27 AM PDT

Drenica Press Posts

Ne e dimë që i doni iluzionet optike dhe sfidat e mprehjes vizuale, prandaj sot ju sjellim një të re, e cila po çmend trurin në rrjetet sociale. Vizatimi u bë dhe u publikua nga një përdorues i Facebook e në një kohë të shkurtër ai u bë tejet viral.

Ne mund të shohim disa shifra në foto, por pyetja është: konkretisht sa numra arrini në të vërtetë të shihni?

Objektivi është për të gjetur më shumë së 4 numra, por nëse arrini të gjeni më shumë, atëherë i keni gjetur të gjithë sepse janë plot 10 numra të fshehur në këtë vizatim.

Pasi të shihni foton e zgjidhjes do marrë kuptim edhe sfida, por më duhet ta pranoj se vetë pashë vetëm katër fillimisht… Po ju? Shikoje me poshte

The post Sfida e "rëndë" për trurin, sa numra dalloni në foto? appeared first on DRENICA PRESS.

Familja e ushtarit të UÇK-së, pa kushte për jetë |Video

Posted: 10 Aug 2018 01:24 AM PDT

Drenica Press Posts

Familja e veteranit të UÇK-së në pamundësi për të siguruar vendstrehim më të mirë, jetojnë në shtëpinë e cila është bërë cak i gjarpërinjve, në lagjen e braktisur nga çdo banor tjetër.

Hysni Sadiku, banor i fshatit Pasomë të Vushtrrisë, jeton më 6 anëtarët e familjes në lagjen e cila është braktisur nga çdo banor tjetër.

"Të gjithë vllaznillëku kanë ikur nga ky vend. Edhe për ata ishte jetë e vështirë, skamje, fukarallëk. Dikush nga ta kanë bërë zgjidhje, por unë edhe për shkak të sëmundjes nuk munda me punua sa duhet dhe mbeta keq në këtë vend", thotë për RTV Dukagjinin, Hysni Sadiku.

Në kushte të vështira, ku mungojnë kushtet minimale për jetesë, ky invalid lufte, hallin më të madh e ka me gjarpërinjtë që futen në shtëpi, dhe siç thotë ai, tmerrojnë fëmijët.

"Tash gjarpërinjtë më kanë hyrë në shtëpi dhe po më tmerrohen fëmijët. Unë nuk po mundem të bëjë zgjidhje i vetëm e t'u ofrojë siguri fëmijëve", shprehet duke qarë ish-ushtari i UÇK-së.

E barrën më të rëndë e ka e zonja e shtëpisë Bukuria, pasi që burri është i paaftë për punë dhe me shëndet jo të mirë, vetë i duhet të kryej të gjitha obligimet prindërore.

"Ma vështirë se për mua nuk ka. E kam burrin e sëmurë e nuk mund të punoj. Vet jam burrë, vet jam grua. Katër fëmijë i kam në shkollë, zgjohen herët, kanë frikë nga gjarpërinjtë, nga qentë, vijnë vonë në shtëpi, s'kanë me kë me shku në shkollë s'kanë me kë me ardhë. Burrin e kam shumë të sëmurë, kur të humb kontrollin thyen dyer e dritare", rrëfen duke qarë Bukurie Sadiku, përcjell Telegrafi.

Ajo thotë se asnjëherë dorën askujt nuk ia ka shtri, por tani jeta për ta është bërë vështirë e përballueshme.

"Tash e gëzon rrogën 220 euro. Kurrë dorën nuk ia kam zgjatur askujt, me një social, me disa mana duke i mbledhur, me disa molla te egra, kurrë ankesa nuk kam bërë, por tash shpirti me dalë më ka ardhur", shprehet më tej Bukurie Sadiku.

Plaka e shtëpisë Have Sadiku, mes lotësh thotë se ka harruar vdekjen e djalit 19 vjeçar i rënë dëshmor, kur sheh gjendjen shëndetësore dhe sociale të birit tjetër. Në pamundësi për tu zhvendosur nga ky vend, familja Sadiku duhet të duroj frikën e të jetuarit këtu.

 

The post Familja e ushtarit të UÇK-së, pa kushte për jetë |Video appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more