Skip to main content

“Lushnjë, arrestohen dy vëllezër për vjedhjen e një makine” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Lushnjë, arrestohen dy vëllezër për vjedhjen e një makine” plus 9 more Gazeta SHQIP


Lushnjë, arrestohen dy vëllezër për vjedhjen e një makine

Posted: 31 Aug 2018 12:38 AM PDT

Dy vëllezër janë vënë në prangat e policisë së Lushnjes, të dyshuar për vjedhjen e një makine dhe çmontimin e saj për ta shitur për pjesë.

Të arrestuarit janë Ermir Azizi, 26 vjeç, banues në Poshnje, Berat i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajte pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

Gjithashtu ka filluar procedimi penal për vëllanë e tij, Irfan Azizi, 28 vjeç, banues në Poshnje, Berat, i cili u arrestua këtë të mërkurë nga efektivët e policisë Elbasan për veprën penale "Vjedhje".

Ndalimi i Ermir Azizit dhe procedimi penal për Irfan Azizin, u bë për veprën penale "Vjedhje", e kryer në bashkëpunim, e kryer më shumë se një herë.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se vëllezërit Azizi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në 17 gusht, në fshatin Kolonjë, Lushnje, kanë vjedhur automjetin tip "Benz" në pronësi të shtetasit E.N.

Nga kontrolli ushtruar në pikën e varrezave të automjeteve të quajtur "Azizi" në fshatin Poshnje, Berat, në pronësi të shtetasve Irfan dhe Ermir Azizi, është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip "Benz", në pronësi të shtetasit E.N., të cilin e kishin çmontuar në disa pjesë me qëllim shitjen e tij për pjesë këmbimi.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, për të zbuluar ngjarje të tjera ku mund të jenë përfshirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Lushnjes për vlerësim

30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rama viziton familjen e varfër: Nuk e prisja kaq të merrshme (Video)

Posted: 31 Aug 2018 12:35 AM PDT

Kryeministri Edi Rama është ndalur një familje në Shijak, në kushtet e varfërisë ekstreme.

Ai ka vizituar familjen e Hysen Zhupanit, i cili jeton me të shoqen dhe tre fëmijët në kushte mjerimi.

"Kjo sot është ndryshe. Shumë ndryshe. Por desha ta ndaj me ju pa bërë asnjë koment. Ditë të mbarë të gjithëve miqtë e mi", shkruan Rama, teksa publikon edhe videon.

Ndërsa shkon personalisht dhe viziton familjen me tre fëmijë, ai u premton se shtëpia do të rindërtohet dhe do të mobilohet. "Do shihemi shpejt besoj, para se të vijë dimri", i premton Rama familjes.

Më tej ai shton, "Nuk e prisja kaq të tmerrshme".

Mirëmëngjes Kjo sot është ndryshe. Shumë ndryshe. Por desha ta ndaj me ju pa bërë asnjë koment. Ditë të mbarë të gjithëve miqtë e mi🙏

MIRËMËNGJES Kjo sot është ndryshe. Shumë ndryshe. Por desha ta ndaj me ju pa bërë asnjë koment. Ditë të mbarë të gjithëve miqtë e mi🙏

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 30. August 2018

31 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Tërmet 5.4 ballë në Greqi, por lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Posted: 31 Aug 2018 12:21 AM PDT

Një lëkundje tërmeti me magnitudë 5.4 ballë është regjistruar në mëngjes në orën 09:14 të ditës së sotme.

Mësohet se epiqendra e tërmetit është regjistruar në Greqi, por lëkundjet janë ndier në jug të Shqipërisë, kryesisht në Gjirokastër, në zonën e juglindjes në Korçë, madje në Tiranë e Durrës.

Lëkundja ka zgjatur disa sekonda dhe është ndier në zona përreth, duke krijuar panik mes njerëzve në banesa.

Vijon…

31 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Toronto, të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare (Video)

Posted: 31 Aug 2018 12:15 AM PDT

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një qendër tregtare në Toronto. Siç raportojnë mediat vendase, qendra 'Yorkdale' u evakuua nga policia.

Dëshmitarët kanë përshkruar ngjarjen si të frikshme duke krijuar një gjendje kaotike, por policia nuk raportoi për viktima.

Policia i bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën dhe thonë se po kërkojnë për disa persona të dyshuar.

Nga hetimet e para mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy grupeve rivale. Autoritetet thanë se “Në një moment, një nga individët nga një prej grupeve qëlloi me armë zjarri të paktën dy herë”

Një person në Twitter tha: "Aktualisht i mbyllur në tualetin tim të dyqaneve me klientët sepse ka të shtënë në qendër”.

31 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

I PLAS KUJT, SOT, PËR RUGOVËN?

Posted: 30 Aug 2018 11:30 PM PDT

Fadil LepajaNga Fadil LEPAJA

Një akademik, në Kosovë është sëmurë rëndë! Në fakt, ai në Kosovë, kishte ardhur i shëndoshë si molla, heret, në rininë e tij, por tash vonë, as ai nuk i shpëtoi dot. Kjo është një sëmundje që i kapë shumicën e intelektualëve tonë, para se të hyjnë në fazën e fundit të maratonës së jetës. Para pensionimit, pra! Nuk (mbi)jetohet jashtë skenës politike. Ndërkaq, libra serioz, gati nuk lexon më askush, kështu që kur e sheh sa pëlqime (të porositura ose jo) marrin politikanët në rrjetet sociale, përfundimisht e kupton se ja ke huqur.

Pra, akademiku, që të mos e shprishim tepër llafin, është sëmurë nga sëmundja një sëmundje e pashërueshme, si e pranon edhe ai vet, në "facebook". Kjo sëmundje, nuk qenka tumori, as sëmundja e ëmbël e sheqerit, por qenka shumë më e hidhur se të gjitha të tjerat. Pra, kjo na qenka sëmundja e pashërueshme e të menduarit. Vepro e mos mendo, kjo po, mund të ketë shpresë. Po fillove të mendosh…keq!

Do të sëmurej, patjetër, edhe ai, sikurse edhe shumë intelektual tonë, të cilët u sëmurën kryesisht pasi u futën nëpër akademi, institucione të shkencës, artit dhe kulturës. Kur e arrin kulmin në shkencë, kulturë dhe art, papritmas e kupton se nuk ke arritur asgjë, nëse nuk je bërë politikan. Më së keqi ndihen ata të cilët e kishin rastin të jenë të parët, por nuk guxuan të futen në garë.

Pra, kur ti je kujtuar për politikë, vendet tashmë i kanë zënë (gjysmë)analfabetët dhe më të uriturit. Shpejt i kanë çimentuar pozicionet e tyre luftarake me vëllezër, motra, nipër, mbesa, dajë, teze, kushëri e kushërira, të cilët në çfarëdo rrethane, edhe kur të u teket, mund të dëshmojnë me shumicë votash se filan akademiku nuk i ka dy korra mend, dhe se aty ndodhet, në akademi pra, veç falë vullnetit të tyre politik.

Të tjerët, doktorët e shkencave, ata me magjistraturë, apo specialistët e fushave, nuk i kontestojnë, përpos kur rebelohen. Përndryshe, kurrë nuk kemi pasur në krye të politikës, më shumë njerëz me tituj. Kur ke tituj, mund të konkurrosh në politikë, por kur je në politikë, titujt vijnë vet. Fatkeqësisht, këtë intelektualët tonë, e kuptojnë vonë, pastaj fillojnë e ankohen se të padijshmit po qeverisin.

Kështu, njerëzit e politikës, kanë ikur shumë përpara, sidomos në një fushë tjetër, ku nuk gjinden edhe aq mirë shumica nga ata që vuajnë nga sëmundja e pashërueshme. Politika, pra ata kanë bërë shumë para, aq sa mund të blejnë edhe vet facebook-un, ose së paku një pjesë të rëndësishme të aksioneve. Përndryshe, as mos e vej në dyshim se e kontrollojnë, armatën e pëlqyesve dhe sharësve profesionist nëpër rrjetet sociale, përmes të cilëve brenda natës, fillon e të duket vetja tepër i mençur, ose të bëjnë të kompleksohesh për (mos)dijen tënde. Nejse, u sëmur njeri…

Këtu vijmë te çasti kur Edipi e vret babën, të cilin as nuk e dinte se e kishte, derisa u sëmur! Kur u sëmur , ai filloi të mendojë: kush na qenka ky Ibrahim Rugova? Ishte një shkrimtar dhe ai nuk e ka njohur politikën, thotë akademiku! Kujt i plas për, Rugovën, pyetet dhe përgjigjet njëkohësisht, ai?!

Kush ishte, Ibrahim Rugova, pra? Ai nga sëmundja e pashërueshme, mbase e vetmja të cilën nuk e shëron ende mjekësia bashkëkohore, u sëmur dhe vdiq pas lufte, duke qenë president i Kosovës. Nga sëmurja e pashërueshme e të menduarit , ndërkaq, duket se Rugova ishte sëmurë rëndë, qysh në fëmijëri të hershme dhe nuk u shërua kurrë, por e barti burrërisht atë, përgjatë tërë jetës. Me një heshtje plot urti e dinjitet, e me disa parime themelore, të pakontestueshme, ai e udhëhoqi një popull përgjatë turbulencave të përgjakshme ballkanike, të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, dhe e ndërtoi një vizion të mahnitshëm se si të ambientohej dhe të faktorizohej një popull i vogël dhe pa aleat, në një botë që po ndryshohej shpejt dhe rrënjësisht. Ai e kishte kuptuar se nga konjukturat e reja asnjëra nuk shfaqte interes për potencialin që ka ky popull, prandaj u imponua me vizionin e tij i cili shpaloste shpirtin dhe kreativitetin e një populli të vjetër dhe të urtë.

Vërtetë, i plas kujt, sot për Rugovën? Pse kjo pyetje-përgjigje, kaq agresive dhe pas kaq kohe, që Rugova nuk është më në mesin tonë? A është hapur sërish, jo zyrtarisht gara për kryetar të LDK?

Slogani "Edhe pas Rugovës- Rugova" me përpjekjen maksimale të vetë rugovistëve, qofshin biologjik, apo ideologjik, është devalvuar dukshëm. Kësaj i kontribuoi shumë gara e paskrupullt e akademikëve, dhe shumë (pseudo)intelektualëve tjerë për të mbushur zbrazëtirën politike dhe shpirtërore, që e la pas vetes ky udhëheqës shpirtëror, "me zero dije politike" .

Koha e ka dëshmuar se Rugovën nuk e mundën dot, duke e sharë, as akademikët , as idealistët revolucionar, as miqtë, e as armiqtë e tij. Ibrahim Rugovën , nuk e mundën, as nuk e zëvendësuan dot as kundërshtarët politik, të cilët , për tu ngjitur në pushtet filluan ta kopjojnë keq atë. Nuk e zëvendësuan, as familjarët e tij me ambicie politike. A mund të e zëvendësoj dikush Rugovën?

Ndoshta, atë mund të e zëvendësoj vetëm, një i sëmurë , nga sëmundja e pashëruar e të menduarit, i cili e ka dijen e thellë të cilën e kishte ai, modestinë dhe humanitetin e tij, dhe mbi të gjitha e ka urtinë e tij.

Rugovistët më të zhurmshëm në LDK , kryesisht nuk e dinë se çfarë nënkupton kjo fjalë, përpos se e dijnë që fillon me "anti". Ndërkohë që as elektorati nuk e di, çka do të thotë të jesh rugovist, por e ndien. Rugovistët mendojnë me zemër!

Ata të cilët tashmë e kanë kuptuar se dallimi në mes LDK dhe PDK është historik dhe jo ideologjik, i kanë kuptuar se "Rugova i ri" duhet i modifikuar historikisht, e jo politikisht.

Gara për "Rugovën e ri", pra, duket se ka filluar, jashtë partisë të cilën e themeloi, vet Rugova! Rugova nuk la trashëgimtar politik!

31 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Luftuan me policinë në kufi, Spanja deporton 166 emigrantë

Posted: 30 Aug 2018 11:00 PM PDT

Spanja, e njohur si një ndër vendet me politikat më tolerante të emigracionit në Evropë dhe që ka pranuar anije të tëra me emigrantë, kur asnjë vend tjetër i BE nuk do ta kishte bërë, pritej t'i hapte dyert e saj edhe më shumë nën qeverinë e re socialiste. Por kjo politikë tani duket se po ndryshon me vendimin e mbretërisë spanjolle për të deportuar 166 njerëz nga Afrika Nënsahariane të cilët luftuan me policinë dhe thyen një gardh kufitar muajin e kaluar.

Në një vend që ka shmangur rrymat kundër emigracionit në pjesën më të madhe të Evropës, dëbimi masiv i afrikanëve që e çanë rrugën e tyre përmes gardheve me tela me gjemba dhe sulmuan rojet përgjatë kufirit të enklavës spanjolle të Ceutës me Marokun, është kthyer në një shqetësim për Kryeministrin Pedro Sanchez, thonë zyrtarët dhe analistët.

“Humanizëm nuk do të thotë leje për gjithçka”, tha ministri i brendshëm Fernando Grande-Marlaska përpara një seance parlamentare të mërkurën. “Emigracioni i rregullt, i sigurt dhe i ligjshëm është i mundur, por jo migrimi i dhunshëm që kërcënon vendin tonë dhe forcat e tij të sigurisë”.

Më shumë se 600 emigrantë hynë me forcë në territorin spanjoll duke çarë gardhin rreth gjashtë metra të lartë më 26 korrik. Ata sulmuan rojet me acid, jashtëqitje dhe flakëhedhëse. Disa pjesëtarë të Gardës Civile spanjolle u plagosën rëndë, duke bërë që komandantët e tyre të lartë të kërkonin masa të menjëhershme si kundërpërgjigje.

Spanja në përgjithësi ka zbatuar një politikë që u jep azil migrantëve të cilët arrijnë nga deti ose përmes kufijve tokësorë rreth Ceutës dhe Melillës, enklava spanjolle brenda Marokut. Azilkërkuesit në përgjithësi janë vendosur në strehimore të përkohshme, ndërsa OJQ-të përpunojnë aplikimet e tyre për qarkullim të lirë në vendet e BE-së.

Shumë prej tyre vijnë me plane për të vazhduar rrugën drejt Evropës veriore, ku pagat dhe përfitimet janë më të mira, duke bërë që qeveritë e tjera të BE-së të ankohen për politikat e kufijve relativisht të hapur të Spanjës. Presidenti francez Emmanuel Macron ka urdhëruar kohët e fundit deportimin e një numri të madh të emigrantësh afrikanë që kanë kaluar në vendin e tij nga Spanja.

31 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 31 gusht 2018

Posted: 30 Aug 2018 10:00 PM PDT

Dashi

Mos mendoni se duke i manipuluar të tjerët për të realizuar ato që ju leverdisin, arrini të tregoni pushtet dhe mençuri. Të tjerët mund të jenë duke ju toleruar.

Demi

Ideja që nuk i keni shfrytëzuar deri në fund talentet tuaja, do t'ju bëjë të gatshëm të përfshiheni në një aktivitet që nuk e kishit menduar. Shijojeni!

Binjakët

Keni kohë që nuk meditoni për rrugën që po ju merr jeta, për ëndrrat tuaja, për mundësitë dhe ato që po ju pengojnë. Gjeni një vend të vetmuar dhe zhytuni në mendime.

Gaforrja

Një mik ose mikeshë e afërt do t'ju habisë pa masë sot me një vendim për të dalë nga mënyra si e keni njohur zakonisht. Do t'ju pëlqejë ky rol i ri i shoqërisë suaj.

Luani

Një udhëtim i shkurtër brenda për brenda vendit do t'jua ndryshojë plotësisht humorin. Mos e ndrydhni veten dhe bëni ato që dëshironi me zemër.

Virgjëresha

Familja po ju kërkon të jeni më të vëmendshëm në jetën e përditshme. Lërini mënjanë pyetjet që ju mundojnë zemrën dhe përqendrohuni te çështjet reale.

Peshorja

Ndonëse paratë nuk janë një problem për ju në këtë rast, bëni mirë të konsumoni më pak dhe të kurseni më shumë. E ardhmja nuk i dihet, ndaj mbani një as nën mëngë.

Akrepi

Dita e sotme është e gjitha rreth humanizmit. Jepni kontributin tuaj për ta bërë botën një vend më të mirë me çdo mundësi që ju jepet. Mos hezitoni të bëheni të dobishëm.

Shigjetari

Pavarësisht dëshirës suaj për të qëndruar larg çdo njeriu sot, nuk do të jeni në gjendje të bëni asgjë për këtë çështje. Pranoni praninë e të tjerëve dhe respektojini ata.

Bricjapi

Një problem brenda familjes ju ka shqetësuar pa masë. Jepni ndihmën tuaj dhe qëndroni pranë të tjerëve që të mos e përjetojnë shumë keq. Gjithçka do të kalojë.

Ujori

Asgjë në jetë nuk ndodh nëse ju nuk e lejoni atë t'ju shqetësojë dhe t'ju mundojë. Përqafoni lumturinë dhe gëzimin sot, e nesërmja është një mister, të cilin e skalitni ngadalë sot.

Peshqit

Një takim me njerëz shumë të rëndësishëm të karrierës suaj do të vërë në pikëpyetje disa vendime që keni marrë më parë, të cilat nuk do të ngjajnë shumë të zgjuar. Mbajeni situatën nën kontroll.

31 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Trump: Po mendoj tërheqjen e SHBA-ve nga OBT-ja

Posted: 30 Aug 2018 02:30 PM PDT

Presidenti i SHBA Donald Trump po e vlerëson tërheqjen nga Organizata Botërore e Tregtisë nëse “ata nuk reformohen”, tha ai në një intervistë për Bloomberg.

“Nëse nuk reformohen, do të tërhiqesha nga OBT-ja,” tha Trump të enjten në Shtëpinë e Bardhë, përpara nisjes për një tubim në Indiana.

Muajin e kaluar, presidenti amerikan u tha gazetarëve se OBT ka trajtuar Shtetet e Bashkuara “shumë keq” për shumë vite dhe se trupi i bazuar në Gjenevë do të duhet të “ndryshojë mënyrat e tyre”.

Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA Robert Lighthizer ka bërë thirrje për lejimin e Kinës në OBT dhe ka akuzuar sistemin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të trupit tregtar për ndërhyrjen në sovranitetin e SHBA. Administrata Trump ka bllokuar kohët e fundit emërimin e gjyqtarëve në organin e apelit të OBT-së.

30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Përdhunohen dy 17-vjeçare në Como, nën akuzë dhe një shqiptar

Posted: 30 Aug 2018 02:13 PM PDT

Foto ilustruese

Tre të rinj, të gjithë maxhorenë, janë arrestuar nga karabinierët e Menaggio-s në dispozicion të Prokurorisë së Como-s të drejtuar nga Nicola Piacente, me akuzën e dhunës seksuale në grup ndaj dy vajzave 17-vjeçare.

Policia ka zbatuar urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria për shkak se të dyshuarit tentuan të largoheshin. Në kërkim është edhe një person i katërt, i huaj, i cili ka marrë pjesë në përdhunim.

Ngjarja ka ndodhur në ditët e para të gushtit dhe kanë qenë vajzat ato që kanë denoncuar në polici.

Grupi i përdhunuesve, sipas shtypit italian – të gjithë rreth moshës 20 vjeç – ka qenë i përbërë nga një italian, një shtetas rumun, një marokian dhe një shqiptar. Tre të huaj kanë qenë me dokumente të rregullta në Itali dhe të katërt punon në sektorin e tubimit. Dhuna seksual ka ndodhur në Menaggio, lokalitet turistik në Liqenin e Como-s. Kanë qenë pikërisht dy të lënduarat ato që kanë denoncuar.

Nuk dihet deri tani çfarë roli ka pasur shqiptari, por mediat italiane raportojnë se ai ka qenë pjesëmarrës në përdhunimin ndaj dy adoleshenteve.

30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

 

Surprizon tenistja franceze, zhvishet në US Open (Video)

Posted: 30 Aug 2018 02:00 PM PDT

Një incident disi qesharak ka ndodhur në grand slam të US Open, kur tenistja franceze Alize Cornet vendosi të zhvishet në fushën e lojës. Cornet, para fillimit të takimit, kuptoi se e kishte veshur mbrapsht bluzën dhe vendosi ta ndërrojë atë në fushën e lojës. Kjo situatë krijoi ilaritet dhe të qeshura mes fansave, por për gjyqtarin e ndeshjes ky veprim ishte shkelje e rregullores, ndaj i dha tenistes franceze një "paralajmërim". Vendim të cilin Cornet nuk e ka mirëpritur.

Në mbrojtje të saj ka dalë edhe WTA (Women tennis Association), e cila u shpreh se për meshkujt është e lejuar që të ndërrojnë fanellën në fushën e lojës, ndërsa për femrat jo. Kjo ka detyruar organizatorët e US Open që të kërkojnë ndjesë për vendimin që morën. Për sa i përket ndeshjes, Alize Cornet e humbi ndeshjen ndaj suedezes Johanna Larsson dhe u eliminua nga turneu, por pa paguar asnjë gjobë për gjestin e kryer.

30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more