Skip to main content

“Liverpooli e denoncon në polici Salahun!” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Liverpooli e denoncon në polici Salahun!” plus 9 more Telegrafi Futboll


Liverpooli e denoncon në polici Salahun!

Posted: 13 Aug 2018 02:57 PM PDT

Mohammed Salah konsiderohet si lojtari më i miri i skuadrës së Liverpoolit.

Por, kjo nuk do të thotë se do të jetë i privilegjuar i skuadrës së të kuqve.

Në fakt, skuadra e denoncuar në polici sulmuesin anësor pasi që ka shfrytëzuar telefonin teksa ka vozitur veturën.

Kështu së paku shkruan në njoftimin e klubit të Liverpoolit duke thënë se pas bisedimeve me lojtarin, ishin ata që kanë njoftuar policinë duke e vënë në dije të ngjarjes.

“Ne kemi folur edhe me lojtarin dhe do të merremi me çdo ndjekje brenda vendit. As klubi apo lojtari nuk do të bëjnë ndonjë koment të mëtejshëm për këtë çështje”, shkruhej në komunikatë.

Policia e Merseyside ka konfirmuar se “ka qenë në dijeni për një video që besohet se shfaq një futbollist duke përdorur telefon celular gjatë ngasjes së veturës”.

Ndryshe, Salah pritet të dënohet me të holla gjersa do ta shohim gjatë fundjavës në ndeshjen e ardhshme të Ligës Premier. /Telegrafi/

The post Liverpooli e denoncon në polici Salahun! appeared first on Telegrafi.

Tuchel: Rabiot duhet të vendosë vet për të ardhmen

Posted: 13 Aug 2018 02:05 PM PDT

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, nuk është i sigurt se a do të qëndrojë Adrien Rabiot në Parc de Princes.

Mesfushorit francez i skadon kontrata në fund të sezonit aktual, ndërsa Milani dhe Juventusi kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Adrien Rabiot (Foto: Getty Images)

"Nuk e di është vendimi i Adrienit", ka thënë Tuchel në një konferencë për shtyp kur është pyetur në lidhje me të ardhmen e lojtarit.

"Ia kam sqaruar situatën në Singapor. Situata e tij kontraktuale është e qartë, ai ka edhe një vit në kontratën e tij".

Lajmet për Rabiot Lajmet për Rabiot

"Më pëlqen të punoj me Adrienin dhe jam i bindur se ka potencial për të qenë një top lojtar për PSG-në".

Adrien Rabiot (Foto: Getty Images)

"Ai është një lojtar nga akademia dhe sipas mendimit tim, është e rëndësishme të kemi lojtarë nga Parisi që kanë ardhur nga sistemi i të rinjve".

"Sidoqoftë, situata është e këtillë. Adrien duhet ta marrë vendimin, ai duhet ta konfirmojë se dëshiron të luajë për klubin", ka shtuar trajneri i kampionit francez.

PSG e nisi sezonin e ri me fitore prej 3-0 kundër Caen në Parc de Princes. /Telegrafi/

The post Tuchel: Rabiot duhet të vendosë vet për të ardhmen appeared first on Telegrafi.

Drita mposht Prishtinën me rikthim dhe bën historinë duke fituar Superkupën e parë

Posted: 13 Aug 2018 12:56 PM PDT

Drita ka fituar trofeun e parë në sezonin e ri të futbollit të Kosovës.

Gjilanasit ngritën trofeun e Superkupës pas triumfit kundër Prishtinës me rezultat prej 2-1, ku “Intelektualët” treguan fytyrën e kampionit në pjesën e dytë.

Foto: Arbios Kryeziu/Telegrafi

Në fakt, gjithçka kaloi në suaza të një spektakli dhe korrektësie mes dyja taborëve të ekipeve kundërshtare.

Stadiumi “Fadil Vokrri” ishte pothuajse i mbushur i tërë pasi që në shkallët e saj ishin prezent rreth dhjetë mijë tifozë.

Para takimit në shenjë nderimi për veprën e legjendës së ndjerë të futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, të gjithë të pranishmit mbajtën një minutë heshtje.

“Plisat” kishin më shumë raste në 45 minutshin e parë duke e goditur në tri raste edhe shtyllën e “Intelektualëve” gjersa arritën të shënojnë vetëm një gol.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Me të filluar ndeshja, Mankenda në minutën e dytë kishte një rast të mirë për shënim, por që nuk arriti të shfrytëzonte harkimin e mirë të Khaliditi dhe gabimin e portierit, Bakajt.

Pesë minuta më vonë, Ergyn Ahmeti dërgoi një gjuajtje të fortë drejt portës së Dritës, por që kësaj radhe Bakaj u tregua më i vëmendshëm dhe e dërgoi topin në korner.

Allen Jasharovki pasi mashtroi dy mbrojtës gjilanas në të 16 minutë, por nuk arriti ta parabollonte portierin Bakaj.

Po i njëjti lojtar nuk pati fat duke goditur shtyllën në të 18 minutë pasi dërgoi një goditje të fuqishme nga një distancë prej 25 metrave.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Ahmeti bëri një pasim të saktë në të 33 minutë në drejtim të sulmuesit Mankenda, i cili i gjendur i vetëm para portës së gjilanasve, goditi vetëm shtyllën vertikale të kampionëve të Kosovës.

Hoxha nuk arriti të shfrytëzojë një rast në të 30 minutë duke goditur sërish shtyllën vertikale të Bakajt.

Vetëm në minutën e 34, sulmuesi Mankenda arriti të sjell në epërsi skuadrën kryeqytetase duke goditur topin nga njëzet metra dhe i solli epërsinë e parë Prishtinës.

Pjesa e dytë foli pothuajse e tëra në dobi të futbollistëve të Dritës, të cilët arritën të përmbysin rezultatin dhe të shënonin fitore.

Foto: Arbios Kryeziu/Telegrafi

Paraprakisht, megjithëse u kërkua që të mos gjuhen gjësende dhe ndezën gjëra piroteknike, një gjë të tillë nuk e respektuan tifozët e prishtinasve. Ata ndezën flakadanë dhe për këtë gjë u ndërpre për disa minuta takimi në të 52 minutë.

Neziraj u pengua në zonën e rreptësisë nga Thaçi në të 62 minutë dhe pa asnjë dyshim gjyqtari Genc Nuzaj tregoi gishtin drejt pikës së penaltisë.

Fidan Gërbeshi u tregua i saktë në të 64 minutë, por penalltia u deshtë të përsëritet shkaku i hyrjes së futbollistëve në zonën e rreptësisë.

Në njëjtën anë sërish goditi Gërbeshi dhe shënoi golin e barazimit në të 65 minutë për ta ndezur atmosferën te Intelektualët.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Khalid kishte rast të mirë kur u gjend i vetëm para portierit Bakaj, por që topin e gjuajti shumë lartë mbi portën.

Krasniqi pasoi saktë drejt Xhevdet Shabanit, i cili harkoi saktë për toke drejt Betim Haxhimusës, i cili nuk gaboi nga afërsia dhe solli në epërsi gjilanasit në të 82 minutë.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu, ndeshja përfundoi 2-1 për Intelektualët.

Theksojmë se kjo ishte Superkupa e parë për kampionin e Kosovës, Dritën në futboll gjersa Prishtina deri më tani ka fituar nëntë sosh. /Telegrafi/

The post Drita mposht Prishtinën me rikthim dhe bën historinë duke fituar Superkupën e parë appeared first on Telegrafi.

Willian: Nëse Conte do të qëndronte te Chelsea, unë do të largohesha

Posted: 13 Aug 2018 12:22 PM PDT

Willian ka thënë se do ta linte Chelsean nëse Antonio Conte do të qëndronte, ndërsa e vlerëson Maurizio Sarrin pasi me të është rikthyer kënaqësia në Stamford Bridge.

Braziliani ka folur për lehtësimin e tij kur e ka kuptuar që Conte është larguar.

“Asnjë shans”, ka thënë Willian kur u pyet se a do të qëndroje në klub nëse ish trajneri i Juventusit, nuk do të largohej.

“Jo. Jam këtu sepse dua të luaj për Chelsean. Unë do të largohem vetëm nëse Chelsea do të dëshironte që unë të shkoj".

Willian dhe Conte (Getty)

“Mendoj se kemi një shans të mirë për t’iu kthyer rezultateve, sepse tani kemi një mënyrë tjetër të të luajturit futboll".

“Menaxheri na thotë të luajmë, të kënaqemi në fushë, me përgjegjësi. Tani kemi një stil tjetër, prandaj mund t'i krijojmë shumë probleme Arsenalit".

“A është kënaqësi të luash në këtë mënyrë? Kështu mendoj. Kemi shumë lojtarë me kualitet të lartë, si Eden Hazard dhe Pedro. Lojtarët e tillë dëshirojnë të luajnë futboll".

Willian te Chelsea (Getty Images)

“Sigurisht, do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Arsenalit sepse është një derbi. Gjithmonë është e vështirë me ta. Ne duhet të përgatitemi mirë gjatë javës”.

“Jorginho ka luajtur shumë mirë, ai ka shumë cilësi dhe ndihmon që loja jonë të nis mirë nga mbrapa".

“Tani duhet të vazhdojmë ashtu, sepse kemi një lojë të fortë për të luajtur kundër Arsenalit”, ka thënë Willian. /Telegrafi/

The post Willian: Nëse Conte do të qëndronte te Chelsea, unë do të largohesha appeared first on Telegrafi.

Drejtori i Barcës, Braida: Rafinha do të qëndrojë

Posted: 13 Aug 2018 11:37 AM PDT

Drejtori ndërkombëtar i transferimeve te Barcelona, Ariedo Braida, ka thënë se Rafinha do të qëndrojë në Cam Nou këtë sezon.

Braziliani ishte i huazuar te Interi në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, mirëpo Nerazzurrët nuk arritën ta paguanin klauzolën pë rblerjen e lojtarit për shkak të rregullave financiare (FFP).

Rafinha (Foto: Getty Images)

Edhe pse viti i ri raportues i FFP ka nisur më 1 korrik, është pritur që zikaltrit mund ta kërkojnë sërish futbollistin, mirëpo duket se ai do ta vazhdojë karrierën në Kataluni.

Lajmet për Rafinhan Lajmet për Rafinhan

"Rafinha me shumë mundësi do të qëndrojë te Barcelona", ka thënë Braida për Radio Sportiva.

Rafinha (Foto: Getty Images)

"Ai është një djalosh me shumë cilësi futbolli, mund t'i vendosë ndeshjet me aftësitë e tij në prekjen e topit dhe mund ta bëjë ose këtu ose diku tetër".

"Në vitin e kaluar po kthehej nga një lëndim serioz i gjurit dhe luajti mirë te Interi, është një lojtar i pëlqyeshëm, i cili është i lumtur te Barcelona", ka shtuar drejtori i Blaugranëve.

Në ndërkohë, Interi është duke vazhduar ta përforcojë skuadrën deri të premten kur edhe mbyllet afati kalimtar në Serie A. /Telegrafi/

The post Drejtori i Barcës, Braida: Rafinha do të qëndrojë appeared first on Telegrafi.

Lopetegui: Jemi të obliguar të fitojmë gjithçka, jemi Real Madridi

Posted: 13 Aug 2018 10:46 AM PDT

Trajneri i Real Madridit,  Julen Lopetegui, ka thënë se i duhet kohë, por është trajner në një klub të madhe dh aty nuk pritet për të fituar. 

Ish-trajneri i Spanjës në një intervistë për UEFA-n ka folur për ndeshjen e Superkupës Evropiane që e zhvillojnë kundër Atletico Madridit.

“Nuk ka presion sepse është kundër Atletico Madridit, është një finale dhe një trofe, që do të thotë ne do të japim gjithçka, jemi të detyruar të fitojmë gjithçka”.

Julen Lopetegui (Getty Images)

“Klubi na jep atë që na nevojitet në mënyrë që të bëjmë punën tonë në mënyrën më të mirë.  kështu ne jemi të privilegjuar “.

Lopetegui shpjegoi se cili është qëllimi i tij për këtë sezon.

Lopetegui me familje gjatë prezantimit (Getty Images)

“Do të përpiqemi të jemi një ekip i mirë, të bëjmë mirë kolektivisht dhe individualisht, por për të mirën kolektive”, ka thënë Lopetegui.

Trajneri spanjoll ka ardhur si zëvendësim i Zinedine Zidanes, që u largua, pasi e fitoi tri herë Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

The post Lopetegui: Jemi të obliguar të fitojmë gjithçka, jemi Real Madridi appeared first on Telegrafi.

Drita për histori, Prishtina për të dhjetën: Formacionet zyrtare të Superkupës së Kosovës

Posted: 13 Aug 2018 10:12 AM PDT

Drita dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Kampioni aktual i Kosovës, Drita dhe fituesi i Kupës, Prishtina, do të ndeshen sonte (e hënë) mes vete në Superkupën e Kosovës.

Kjo ndeshje mes dy skuadrave më të mira të sezonit të fundit në Kosovë do të zhvillohet nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ekipi gjilanas do të tentojë të fitojë Superkupën për herë të parë në histori të klubit, ndërsa Prishtina ka fituar nëntë herë dhe luan për të dhjetën.

Sikurse Drita, ashtu edhe Prishtina përballen me shumë mungesa për këtë ndeshje, por trajnerët Bekim Isufi dhe Mirel Josa kanë vendosur të startojnë me më të mirët.

Drita: Bakaj, Limani, Gërbeshi, Leci, Livoreka, Krasniqi, B.Shabani, Lamcja, Xh.Shabani, Neziraj dhe Haxhimusa.

Prishtina: Bekaj, Thaçi, Haliti, Arago, Bashiru, Mustafa, Ahmeti, Mankenda, Hoxha, Jasharovksi dhe Khalid. /Telegrafi/

 

The post Drita për histori, Prishtina për të dhjetën: Formacionet zyrtare të Superkupës së Kosovës appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Valencia transferon Gameiron

Posted: 13 Aug 2018 09:52 AM PDT

Kevin Gameiro është lojtari më i ri i skuadrës spanjolle, Valencia.

Valencia ka nënshkruar tashmë me sulmuesin francez, Gameiro, i cili do të jetë i tyre deri në vitin 2021, ndërsa shifra e transferimit nuk është bërë publike.

Njoftimin e marrëveshjes e kanë bërë të dyja skuadrat, sikurse Valencia ashtu edhe Atletico Madridi.

“Kevin Gameiro është transferuar te Valencia”.

“Francezi u bashkua me Atleticon në verën e vitit 2016 dhe bëri 82 paraqitje për klubin tonë, duke shënuar 27 gola”, thuhet në njoftimin e klubit madrilen.

Me transferimin e tij në Mestall u ndje i lumtur edhe vet francezi.

“Kam pritur kohë të gjatë për të ardhur te Valencia”, ishin fjalët e para të Gameiros. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Valencia transferon Gameiron appeared first on Telegrafi.

David Silva pensionohet nga Kombëtarja e Spanjës

Posted: 13 Aug 2018 09:29 AM PDT

David Silva ka njoftuar tërheqjen e tij nga detyra ndërkombëtare me Kombëtaren Spanjolle.

Mesfushori spanjoll ka vendosur të pushoj nga futbollit ndërkombëtar duke deklaruar pensionimin, vetëm dy ditë pas Gerard Piques.

Ky pensionim i Silvas vjen pas 12 vjetësh dhe 125 paraqitjeve për Kombëtaren e Spanjës.

Zyrtare: Pique pensionohet nga Kombëtarja e Spanjës Zyrtare: Pique pensionohet nga Kombëtarja e Spanjës

32-vjeçari, i cili bëri debutimin e tij në vitin 2006, ishte pjesë e skuadrës fituese të Kupës Botërore të Spanjës në vitin 2010.

David Silva (Getty Images)

Silva gjithashtu ishte pjesë e rëndësishme e ekipit kombëtar dhe pati sukses në dy Kampionate Evropiane.

Mesfushori i Manchester Cityt fitoi Euro 2008 dhe Euro 2012 me La Rojan.

Gracias, suerte y hasta siempre! 🇪🇸

A post shared by David Silva (@david21lva) on

Njoftimin për pensionimin e tij e bëri vet Silva në një letër në rrjetet sociale.

“Faleminderit, fat të mirë dhe lamtumirë”, ishte mbishkrimi i letrës së gjatë të Silvas. /Telegrafi/

The post David Silva pensionohet nga Kombëtarja e Spanjës appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Keita Balde nënshkruan me Interin

Posted: 13 Aug 2018 09:18 AM PDT

Keita Bale Diao është lojtari më i ri i skuadrës italiane, Inter.

Nerazzurrët nuk kanë të ndalur në këtë afat kalimtar të transferimeve të verës.

Lojtari i fundit që ka nënshkruar me klubin italian është sulmuesi senegalez, Keita Balde.

Keita Balde pas arritjes në Milano: Spalletti ishte i rëndësishëm në vendimin tim Keita Balde pas arritjes në Milano: Spalletti ishte i rëndësishëm në vendimin tim

Sulmuesi 23-vjeçar vjen nga klubi francez Monaco në huazim njëvjeçar me mundësi blerje në fund të sezonit.

Foto: Inter.it

 

“Sulmuesi Keita Balde Diao është lojtari më i ri i Nerazzurrëve”

“Senegalezi ka nënshkruar me Interin nga Monaco në një huazim njëvjeçar me mundësi blerje përfundimtare”, thuhet në njoftimin e Interit.

Keita Balde ka luajtur edhe në të kaluarën në Serie A, ku me fanellën e Lazios ka shënuar 31 gola në 137 paraqitje.

Shifra të transferimit nuk janë përmendur, por thuhet se Interi ka paguar pesë milionë për huazim dhe 30 tjera nëse dëshiron ta blejë gjithë kartonin. /Telegrafi/ 

Foto: Inter.it

The post Zyrtare: Keita Balde nënshkruan me Interin appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more