Skip to main content

“LIVE: Dita e fundit e afatit kalimtar veror në Ligën Premier” plus 9 more Telegrafi Futboll

“LIVE: Dita e fundit e afatit kalimtar veror në Ligën Premier” plus 9 more Telegrafi Futboll


LIVE: Dita e fundit e afatit kalimtar veror në Ligën Premier

Posted: 08 Aug 2018 03:15 PM PDT

Klubet e Ligës Premier po i bëjnë zyrtarizimet e fundit për afatin kalimtar veror të vitit 2018. Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit është vendosur që afati kalimtar të mbyllet para fillimit të sezonit të ri në futbollin anglez, i cili nis të premten.

Pas mbylljes së afatit kalimtar veror të këtij viti (e enjte, 9 gusht, ora 18:00), klubet nga elita e futbollit anglez nuk mund të blejnë më lojtarë, por do të mund të shesin futbollistë në ligat tjera, derisa afatet kalimtare të jenë të hapura.

Tashmë klubet e Ligës Premier e kanë kaluar shifrën prej një miliard funtesh (1.11 miliard euro), por vështirë se mund ta thyejnë rekordin e vitit të kaluar prej 1.4 miliard funtesh (1.55 miliard euro).

Klubet nga ligat tjera angleze (Championship, League One dhe League Two) mund të huazojnë futbollistë apo mund të nënshkruajnë me lojtarë të lirë deri më 31 gusht.

Si gjithmonë, Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për secilin detaj në kohë reale në lidhje me zyrtarizimet deri në mbyllje të afatit të sivjetmë kalimtar veror në Ligën Premier.

Lajme Live

3 orë më parë

Arsyeja e mbylljes së hershme të afatit kalimtar në Ligën Premier

Në shtatorin e vitit 2017, klubet votuan që afati kalimtar të mbyllej para se të fillonte sezoni. Trajnerët janë ankuar se blerja e lojtarëve pasi të ketë filluar sezoni, shkakton çrregullime në skuadrat e tyre, si edhe në përgatitjet e ndeshjeve.

Dhe meqenëse të premten fillon sezoni 2018/2019 në Ligën Premier, u vendos që e enjtja (9 gusht) të ishte dita e fundit për blerjen e lojtarëve nga klubet elitare angleze për këtë afat kalimtar veror.

Megjithatë, u vendos që klubet të kenë të drejtë të shesin lojtarë deri më 31 gusht (kur edhe është afati përfundimtar i vendosur nga FIFA).

Edhe Italia ka një përfundim të ri të afatit kalimtar, i cili përfundon të premten më 17 gusht, një ditë para fillimit të sezonit të ri në Serie A.

Spanja, Gjermania dhe Franca i kanë lënë hapur afatet e transferimeve deri më 31 gusht.

3 orë më parë

Ky afat kalimtar ka shënuar rënie në numrin e transferimeve

Nga viti 2014, çdo vit ka pasur rënie në numrin e lojtarëve të transferuar.

Në qershor të këtij viti ka pasur 27 lojtarë të transferuar (një më shumë se në vitin 2015), mirëpo në korrik ka shënuar rënie – vetëm 37, në krahasim me 52, 57, 46 dhe 55, në krahasim me katër vitet e mëparshme.

Gjatë gushtit (para ditës së fundit) janë transferuar vetëm 14 lojtarë.

3 orë më parë

Klubet që kanë shpenzuar më së shumti deri më tani (në funte)

Liverpooli është klubi që ka shpenzuar më së shumti në këtë afat kalimtar, 158 milionë funte (175 milionë euro).

3 orë më parë

Opsionet e Manchester Unitedit

Jose Mourinho dëshiron së paku edhe një transferim te Manchester Unitedi para mbylljes së afatit kalimtar.

Shënjestrat e Djajve të Kuq për mbrojtjen

Jose Mourinho (Foto: Getty Images)

Jerome Boateng (Bayern Munich)

Harry Maguire (Leicester City)

Toby Alderweireld (Tottenham Hotspur)

Yerry Mina (Barcelona)

Boateng duket si opsioni më i mundshëm.

3 orë më parë

Transferimi më i shtrenjtë i kësaj vere në Ligën Premier

Transferimi më i madh i kësaj vere në Ligën Premier ndodhi të mërkurën, kur Chelsea e transferoi portierin Kepa Arrizabalaga nga Athletic Bilbao për 71 milionë funte (78.76 milionë euro).

Ky ishte një rekord transferimi për Blutë, por edhe një rekord botëror për një portier duke tejkaluar Liverpoolin që shpenzoi 66.8 milionë funte (74 milionë euro) për transferimin e Alissonit nga Roma.

Lajmi i plotë

3 orë më parë

Spekulime: Tetë lojtarët që mund të ndërrojnë ambient

A do të bëjë Tottenhami më në fund ndonjë transferim, a do të mbetet Anthony Martial te Manchester Unitedi? Më poshtë jua sjellim disa emra të tjerë që mund të ndërrojnë klube.

Toby Alderweireld (Foto: Getty Images)

Toby Alderweireld (Tottenham Hotspur) – është lidhur me Manchester Unitedin

Danny Ings (Liverpool) – është lidhur me Crystal Palace, Southampton, Leicester City, Newcastle United

Harry Maguire (Leicester City) – është lidhur me Manchester Unitedin

Anthony Martial (Manchester United) – është lidhur me Tottenham Hotspur, Chelsea, Paris Saint-Germain

Anthony Martial (Foto: Getty Images)

Aaron Ramsey (Arsenal) – është lidhur me Chelsea, Liverpool

Willian (Chelsea) – është lidhur me Barcelonën, Real Madridin, Manchester Unitedin

Wilfried Zaha (Crystal Palace) – është lidhur me Borussia Dortmund, Chelsea, Tottenham

Simon Mignolet (Liverpool) – është lidhur me Barcelonën, Besiktasin

3 orë më parë

Është koha e afatit kalimtar, jeni lojtar i lirë: Te cili klub do të transferoheshit?

3 orë më parë

Disa prej transferimeve që mund të ndodhin në ditën e fundit të afatit kalimtar

Jerome Boateng – Nga Bayern Munichu te Manchester Unitedi

Ousmane Dembele – Nga Barcelona te Manchester Unitedi ose Arsenali

Marcos Rojo – Nga Manchester Unitedi te Evertoni

Nabil Fekir – Nga Lyoni te Liverpooli ose Chelsea

Yerry Mina – Nga Barcelona te Manchester Unitedi ose Evertoni

Jack Grealish – Nga Aston Villa te Tottenham Hotspur

Alvaro Negredo – Nga Besiktasi te Cardiffi

4 orë më parë

La Liga një opsion për Batshuayin?

Sipas Gianluca Di Marzio, Valencia ka kontaktuar Chelseat për një transferim të mundshëm të sulmuesit belg, Michy Batshuayi.

Michy Batshuay gjate ndeshjes mes Chelseat dhe Newcastle ne FA Cup (Foto: Getty Images)

4 orë më parë

Barcelona ka pak orë në dispozicion që t'ua shesë lojtarët e padëshiruar klubeve të Ligës Premier

Afati kalimtar në Spanjës zgjat deri në fund të muajit gusht, por ai i Ligës Premier mbyllet të enjten. Barcelona ka oferta për disa lojtarë të saj pikërisht nga klubet angleze.

Janë disa lojtarë të padëshiruar që Blaugranët do të shpresojnë t'ua shesin klubeve nga Liga Premier në çastet e fundit të afatit kalimtar veror.

Lajmi i plotë

4 orë më parë

Unitedi vazhdon kërkimin për një mbrojtës

Djajtë e Kuq pritet të bëjnë një ofertë që do të bind Tottenhamin për Toby Alderweireld.

4 orë më parë

Ende ka shpresë për Klopp

Liverpooli ende mund të nënshkruajë me Christian Pulisic, Borussia Dortmundi nuk ia ka mbyllur plotësisht dyert skuadrës së Jurgen Klopp

4 orë më parë

Disa prej transferimeve të mëdha te klubet e Ligës Premier

Xherdan Shaqiri – Nga Stoke City te Liverpooli

Kepa Arrizabalaga – Nga Athletic Bilbao te Chelsea

Alisson Becker – Nga Roma te Liverpooli

Riyad Mahrez – Nga Leicester City te Manchester City

Fred – Nga Shakhtar te Manchester United i

Naby Keita – Nga RB Leipzig te Liverpooli

Fabinho – Nga Monaco te Liverpooli

Mateo Kovacic – Nga Real Madridi te Chelsea

Richarlison – Nga Watford te Evertoni

Felipe Anderson – Nga Lazio te West Hami

Jean Michael Seri – Nga Nice te Fulhami

Jefferson Lerma – Nga Levante te Bournemouthi

4 orë më parë

Chelsea – Fekir

Lyoni i ka bërë të ditur Chelseat se nëse dëshirojnë të nënshkruajnë me Nabil Fekir duhet të paguajnë 70 milionë euro.

Nabil Fekir duke i shënuar gol Evertonit në Ligën e Evropës (Foto: Getty Images)

4 orë më parë

Besiktasi i vendos çmim Vidas

Interesimi i Arsenalit për Domagoj Vidan vazhdon, por Besiktasi tashmë ka lajmuar Topçinjtë se nëse dëshirojnë kroatin duhet të paguajnë 30 milionë euro.

Domagoj Vida duke festuar golin e Ivan Perisic ndaj Anglisë (Foto: Getty Images)

4 orë më parë

Evertoni pas dyshesh së Barçës

Everton i ka bërë ofertë Barcelonës për Andre Gomes, ndërsa Yerry Mina vazhdon të jetë caku kryesor.

4 orë më parë

Zouma drejt Unitedit

Sipas L’Equipe, Manchester United ka biseduar me Chelseat për një transferim të mundshëm të mbrojtësit francez, Kurt Zouma.

Kurt Zouma (Foto: Getty Images)

4 orë më parë

Rose afër kalimit te Schalke

Schalke ka filluar bisedimet me Tottenhamin për huazimin e Danny Rose

5 orë më parë

Mesfusha e skuadrave në Ligën Premier për sezonin e ri

5 orë më parë

Pesë transferimet më të mëdha të portierëve në histori

Tri nga këto transferime kanë ndodhur gjatë verës së 2018

5 orë më parë

Zyrtare: Kepa nënshkruan me Chelsean për një shumë rekorde

Chelsea ka kompletuar transferim e Kepa Arrizabalaga nga Athletic Bilbao.

Lojtari i është bashkuar klubit nga Stamford Bridge për një shumë rekorde për një portier, 71 milionë funte (78.8 milionë euro).

Lajmi i plotë

5 orë më parë

Zyrtare: Courtois te Reali, Kovacic te Chelsea

Real Madrid ka njoftuar blerjen e Thibaut Courtois nga Chelsea.

Belgu ka në nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare, ndërsa blerja e tij besohet si i ka kushtuar Los Blancos rreth 35 milionë euro.

Si pjesë e marrëveshjes është edhe Mateo Kovacic, i cili është huazuar te Chelsea me të drejt blerje.

Lajmi i plotë

5 orë më parë

Thibaut Courtois kontratë gjashtëvjeçare me Real Madridin

Thibaut Courtois është në pritje që Chelsea dhe Real Madridi ta mbyllin marrëveshjen.

Sipas HLN, portieri belg nuk është kthyer në stërvitje me klubin londinez.

Lajmi i plotë

The post LIVE: Dita e fundit e afatit kalimtar veror në Ligën Premier appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Kepa nënshkruan me Chelsean për një shumë rekorde

Posted: 08 Aug 2018 03:12 PM PDT

Chelsea ka kompletuar transferim e Kepa Arrizabalaga nga Athletic Bilbao.

Lojtari i është bashkuar klubit nga Stamford Bridge për një shumë rekorde për një portier, 71 milionë funte (78.8 milionë euro).

23-vjeçari kështu kaloi transferimin e Alisson te Liverpooli për 66.8 milionë funte (74.13 milionë euro).

Zyrtare: Courtois te Reali, Kovacic te Chelsea Zyrtare: Courtois te Reali, Kovacic te Chelsea

Spanjolli ka nënshkruar kontratë shtatë vjeçare me Blutë.

Ai erdhi si zëvendësim i Thibaut Courtois, i cili iu bashkua Real Madritit në La Liga.

Kepa është numri dy në Përfaqësuesen e Spanjës, pra pas David de Geas të Manchester Unitedit.

Për Bilbanon ka bërë 53 paraqitje në La Liga, kurse për kombëtaren vetëm një.

Kepa është lojtari i dytë i madh që largohet nga skuadra spanjolle, gjatë këtij viti në janar ishte larguar edhe mbrojtësi Aymeric Laporte për 63.25 milionë euro. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Kepa nënshkruan me Chelsean për një shumë rekorde appeared first on Telegrafi.

Firmino dhuroi 66 mijë euro për të shpëtuar jetën dy tifozëve me sëmundje të rrallë gjenetike

Posted: 08 Aug 2018 02:36 PM PDT

Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino, ka treguar se nuk është vetëm lojtar, por edhe njeri i madh.

Braziliani dhe gruaja e tij, Larissa Pereira, kanë dhuruar shumën e nevojshme të parave për të shpëtuar jetën dy tifozëve të vegjël që vuanin nga një sëmundje e rrallë gjenetike.

Shuma që çifti dhuruar ishte 60 mijë funte (66.6 mijë euro) dhe për këtë gjest publiku u njoftua nga një postim falënderues i familjarëve në rrjete sociale.

Bom dia #familiaamejoaoemiguel estamos muito ansiosos para a chegada das primeiras doses do remédio. Está previsto para chegar essa semana 🙏🏻. João até já cortou o cabelo para estar bem bonito quando o remédio chegar. Seremos eternamente gratos a vocês por tudo. Sem vocês nada disso seria possível. Chega logoooo SPINRAZA!!! GRATIDÃO 🙏🏻. Bradesco Agência: 0347 | Conta Poup.: 1003805-7 CPF: 124.756.999-30 João Vitor Schlemmer de Amorim Caixa Agência: 0409 | Op.: 013 | Conta Poup.: 25819-4 CPF: 003.784.779-19 Alex José de Amorim (PAI) Banco do Brasil Agência: 1386-2| Conta: 49990-0 CPF: 003.784.779-19 Alex José de Amorim (PAI) Link da vakinha na bio ou nos destaques https://www.vakinha.com.br/vaquinha/ame-joao-e-miguel Sua Ajuda Pode Salvar a Vida Deles! #juntossomosmaisfortes #amejoaoemiguel #ajudeosirmaos

A post shared by AME João & Miguel (@amejoaoemiguel) on

Joao de Amorim gjashtë vjeçar dhe Miguel de Amorim vetëm 11 muajsh, janë vëllezërit që do t’i jenë gjithmonë falënderues çiftit Firmino.

Familjes braziliani i duheshin 59.132 funte, për të arritur shumë e nevojshme 825,000 funte (915.762 euro).

Nga jetesa me ndihmë sociale në sportistin më të paguar në botë: Historia se si futbolli ia ndryshoi jetën Ronaldos (Foto) Nga jetesa me ndihmë sociale në sportistin më të paguar në botë: Historia se si futbolli ia ndryshoi jetën Ronaldos (Foto)

Normalisht që ky gjest i bukur u komentua shumë në rrjete sociale nga tifozët të cilët e shpërndan lajmin me fjalët më të mira të mundshme.

Firmono në sezonin e kaluar shënoi 27 gola në 54 paraqitje, duke u bërë kështu një nga lojtarët më të pëlqyer te klubi nga Anfieldi. /Telegrafi/

Esse momento passou pela minha cabeça varias vezes, mas o sonho era tão distante que hoje ao gravar esse video pra vocês passa um filme na cabeça. O diagnóstico do João e nossa luta com ele a 6 anos. O diagnóstico do Miguel e o desespero tomou conta de nossa casa. Dividimos nossa luta com vocês, nossa vida, a dor diária dos nossos filhos e hoje viemos aqui dividir o momento tão esperado. CONSEGUIMOS!!! SIM NÓS CONSEGUIMOS E VOCÊ QUE ESTÁ LENDO ESSE TEXTO HOJE FAZ PARTE DISSO! Vocês nos ajudaram, cada um como pôde, tivemos doação de centavos, R$ 5,00 , R$ 10,00, R$ 20,00 de todos os valores, tivemos oração, tivemos compaixão, amor, solidariedade. Essa vitória é NOSSA 🙏🏻. Aqui tem ajuda de pai, mãe, filho, amigo, vô, vó, aqui tem doação de um mundo inteiro!!! Na sexta-feira recebemos uma ligação que nos deixou sem ar, a Larissa @larissa_peereira esposa do jogador @roberto_firmino entrou em contato e deixou meu coração em paz "Mãe nós estamos doando o valor que falta 286 mil reais" na hora eu chorei muito porque esperamos por esse momento a muito tempo. Nós temos alguns eventos com datas programadas que vão acontecer, todo o dinheiro que conseguir a mais iremos utilizar totalmente no tratamento deles com fisioterapia, equipamentos para a fisioterapia e tudo que precisarem. A transparência sempre fez parte da nossa campanha por isso iremos dividir com vocês todos os momentos, chegada do remédio, primeira aplicação, fisioterapia, eventos que vão acontecer, compra de equipamentos para montar o quarto da fisio, TUDO! Quero agradecer a TODOS vocês, nunca terei palavras para descrever o que estou sentindo. Amanhã Miguel faz 1 ano e graças a vocês o presente chegou! Vocês SALVARAM a vida dos meus filhos! Aprendemos que UNIÃO FAZ A FORÇA SIM!!! ⠀A AME não nos venceu 🙏🏻. ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ Faremos um ao vivo hoje as 23h para falar mais sobre tudo e agradecer a todos. #juntossomosmaisfortes #amejoaoemiguel

A post shared by AME João & Miguel (@amejoaoemiguel) on

The post Firmino dhuroi 66 mijë euro për të shpëtuar jetën dy tifozëve me sëmundje të rrallë gjenetike appeared first on Telegrafi.

Costa: Ronaldo do ta dërgojë Juven në një nivel tjetër

Posted: 08 Aug 2018 02:16 PM PDT

Douglas Costa beson se Cristiano Ronaldo mund ta dërgojë Juventusin në një tjetër nivel. Ai e ka lëvduar trajnerin Massimiliano Allegri duke thënë se e ka bërë lojtar të kompletuar.

Juventusi e ka bërë transferimin më të madh të kësaj vere duke e transferuar superyllin portugez nga Real Madridi.

“Mendoj se Juventusi e di si t’ia marrë zemrën një lojtari. Kur një lojtar e merr vendimin dhe arrihet marrëveshja, klubi e trajton atë si pjesë të familjes”.

Mendoj se familja e Juventusit është më e rëndësishmja. Është një botë ku kam mësuar të jetoj. Allegri është një trajner me shumë pasion për anën mbrojtëse të lojës dhe për mua ka qenë shumë e rëndësishme, sepse jam lojtar që shkoj shumë përpara dhe duke punuar në anën defensive, më ka bërë futbollist më të kompletuar. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në karrierën time”.

Lajmet për Juventusin Lajmet për Juventusin

"Ronaldo te Juve? Mendoj se Ronaldo ka qenë në nivel shumë të lartë, por ka dashur të bëjë një hap tjetër për ta përforcuar statusin e tij”.

“Mendoj se CR7 ka gjithçka që na duhet për të na dërguar në nivelin e radhës duke bërë gjëra të rëndësishme këtë sezon”.

Neymar dhe Douglas Costa (Foto: Getty Images)

“Ronaldo është një lojtar shumë i rëndësishëm, por ne e kemi edhe Dybalan dhe lojtarë tjerë të rëndësishëm. Kam luajtur me Neymarin, prandaj nuk është diçka e re për mua që të luaj me dikë në këtë nivel (si Ronaldo)”.

“Të gjithë e kanë mirëpritur dhe e dimë sa shumë mund të na përmirësojë. Nuk mund ta fshehim këtë, është e dukshme”, ka deklaruar Costa për ItalianFootballTV. /Telegrafi/

The post Costa: Ronaldo do ta dërgojë Juven në një nivel tjetër appeared first on Telegrafi.

Osmani: Shkëndija e nisi ndeshjen keq dhe nuk i shfrytëzoi rastet

Posted: 08 Aug 2018 01:56 PM PDT

Shkëndija pësoi humbje prej 3-0 në ndeshjen e parë e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Red Bull Salzburgut.

Kampioni i Maqedonisë do ta zhvillojë ndeshjen kthyese pas një jave në stadiumin Filipi II në Shkup, ku do të përpiqet ta përmbysë këtë rezultat të lartë.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes Red Bull Arena, trajneri Qatip Osmani pranoi se ekipi nuk e nisi sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ai shprehu keqardhje që skuadra nuk mundi të shënonte të paktën një gol nga disa mundësi të mira që krijoi para portës kundërshtare.

Lajmet për Shkëndijën Lajmet për Shkëndijën

"Është fakt se ndeshjen nuk e nisëm ashtu si që u morëm vesh. Me kalimin e minutave e gjetëm veten, konsoliduam lojën dhe krijuam disa mundësi që për fat të keq nuk i shfrytëzuam”.

“Kemi rezultat të keq, por sigurisht se do të përgatitemi dhe do të japim më të mirën nga vetja në ndeshjen e kthimit në Shkup”.

“Mendoj se është shumë e natyrshme të besosh në deri sa ka gjasa minimale, edhe pse e përsëris se kemi rezultat shumë jo të favorshëm", është shprehur Osmani. /Telegrafi/

The post Osmani: Shkëndija e nisi ndeshjen keq dhe nuk i shfrytëzoi rastet appeared first on Telegrafi.

Agjenti: Juve i ka refuzuar të gjitha ofertat për Ruganin

Posted: 08 Aug 2018 01:43 PM PDT

Agjenti i Daniele Ruganit ka thënë se Juventusi e konsideron të pashitshëm mbrojtësin dhe deri më tani i ka refuzuar të gjitha ofertat.

Futbollisti italian është lidhur me një kalim te Chelsea, ku do t’i bashkohej ish-trajnerit të tij nga Empoli, Maurizio Sarri.

Daniele Rugani (Foto: Getty Images)

Mirëpo, Bianconerët vendosën ta shisnin Mattia Caldaran te Milani (si pjesë e marrëveshjes për blerjen e Leonardo Bonuccit).

Dhe derisa po vazhdojnë thashethemet për të ardhmen e Ruganit, agjenti Davide Torchia ka thënë për RMC Sport, se Zonja e Vjetër nuk e ka në plan ta shesë klientin e tij.

Lajmet për Ruganin Lajmet për Ruganin

“Juventusi nuk dëshiron ta shesë, as edhe për një çmim të lartë, për më shumë, askush në Itali nuk mund ta blejë atë”.

Daniele Rugani (Foto: Getty Images)

“Sidoqoftë, lojtari nuk ka kërkuar asnjëherë të largohet. Mirëpo, atëherë kur vjen ndonjë ofertë shumë e rëndësishme, duhet dëgjuar. Por, Juventusi i ka i ka refuzuar të gjitha llojet e ofertave për ta mbajtur atë në Torino”.

“Chelsea bëri një ofertë shumë të madhe që për mua ishte e paimagjinueshme, por Juventusi nuk pranoi”.

“Në sezonin e kaluar, (Sami) Khedira ka luajtur vetëm 10 ndeshje më shumë se Daniele. Mendoj se Rugani mund të luajë edhe më shumë këtë sezon”, ka thënë agjenti i mbrojtësit. /Telegrafi/

The post Agjenti: Juve i ka refuzuar të gjitha ofertat për Ruganin appeared first on Telegrafi.

Balotelli i hapur për kalimin te Napoli, por jo rikthim te Interi

Posted: 08 Aug 2018 01:42 PM PDT

Tash e disa kohë ishte folur për një kalim të mundshëm të Mario Balotellit te Napoli.

Por, tani ka ardhur edhe reagimi i parë publik nga lojtari rreth kësaj teme.

27-vjeçari në Instagram i ka kërkuar tifozëve që ta pyesin dhe ai do t’ua kthente përgjigjet disave.

Një nga pyetjet ishte “pse nuk vjen te Napoli”, ndërsa italiani i është përgjigjur “mendoj se kjo pyetje është më e përshtatshme për presidentin tënd”.

Aktualisht Balotelli është pjesë e Nice në Ligue 1.

Në sezonin e fundit ish-sulmuesi i shumë skuadrave të njohura shënoi 26 gola në 38 paraqitje në të gjitha garat.

‘Super Mario’ është pyetur edhe për një rikthim të mundshëm te Interi, por ka thënë se kjo nuk është e mundur. /Telegrafi/

 

The post Balotelli i hapur për kalimin te Napoli, por jo rikthim te Interi appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Courtois te Reali, Kovacic te Chelsea

Posted: 08 Aug 2018 12:45 PM PDT

Real Madrid ka njoftuar blerjen e Thibaut Courtois nga Chelsea.

Belgu ka në nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare, ndërsa blerja e tij besohet si i ka kushtuar Los Blancos rreth 35 milionë euro.

Nëse vlerësojmë ecurinë aktuale të tregut të transferimeve kjo vlerë është shumë e vogël, por ka ndodhur pasi kontrata e lojtarit përfundonte në qershorin e 2019.

Si pjesë e marrëveshjes është edhe Mateo Kovacic, i cili është huazuar te Chelsea me të drejt blerje.

Courtois testet mjekësore do të bëjë nesër (e enjte) dhe pastaj do të prezantohet në Santiago Bernabeu.

Në të kaluarën 26-vjeçari ishte pjesë e Atletico Madridit, ndërsa karrierën e filloi në Genk.

Chelsea pritet të zëvendësojnë Courtois me Kepa Arrizabalagan e Athletic Bilbaos. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Courtois te Reali, Kovacic te Chelsea appeared first on Telegrafi.

Salzburgu ia shënon tre gola Shkëndijës

Posted: 08 Aug 2018 11:55 AM PDT

Me rezultat 3-0, Shkëndija e ka humbur ndeshjen e parë ndaj Red Bull Salzburgut në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Maqedonisë i pati disa raste në pjesën e parë, të cilat nuk i konkretizoi, ndërkohë që nikoqirët i shënuan dy gola.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 16-të kur Munas Dabbur e konvertoi në gol një penallti të akorduar në favor të vendasve.

Nikoqirët e shënuan edhe një gol në fund të fraksionit të parë, ndërsa realizues ishte sërish Munas Dabbur (45′).

Në gjysmën e dytë, Salzburgu e realizoi edhe golin e tretë nga një tjetër penallti të ekzekutuar nga Diadie Samassekou (81′).

Rezultati prej 3-0 është shumë i vështirë për t’u përmbysur, mirëpo në futboll gjithçka është e mundshme.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet pas një jave në stadiumin Filipi II në Shkup. /Telegrafi/

The post Salzburgu ia shënon tre gola Shkëndijës appeared first on Telegrafi.

Nainggolan mund të mungojë në ndeshjen e parë të Interit në Serie A

Posted: 08 Aug 2018 10:25 AM PDT

Tifozët e Interit mezi po presin fillimin e sezonit 2018/19.

Kjo pasi skuadra zikaltër ka arritur të bëjë disa transferime të mirë dhe shpresat për rezultate të mira janë të mëdha.

Por, në ndeshjen e parë sezonale në Serie A pritet të mungojë Radja Nainggolan.

Nainggolan gjatë një aksioni në ndeshjen kundër Sionit

Belgu ka pësuar një lëndim në miqësoren ndaj Sionit dhe stafi mjekësor i klubit zikaltër nuk dëshiron të rrezikojë.

Sipas Sky Sport, ish-ylli i Romës do të luajë vetëm kur është 100 për qind gati.

Skuadrat evropiane do të dridheshin nga frika, formacioni i mundshëm i Interit nëse vjen Modric Skuadrat evropiane do të dridheshin nga frika, formacioni i mundshëm i Interit nëse vjen Modric

30-vjeçari iu bashkua Interit këtë verë për 24 milionë euro, plus Davide Santon dhe Nicole Zaniolo që u vlerësuan 14 milionë kaluan te Roma.

Në xhiron e dytë në Serie A skuadra e Luciano Spallettit luan ndaj Torinos. /Telegrafi/

The post Nainggolan mund të mungojë në ndeshjen e parë të Interit në Serie A appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more