Skip to main content

Lekaj: Edhe Shtërpca përfiton nga mbështetja jonë

Lekaj: Edhe Shtërpca përfiton nga mbështetja jonë


Lekaj: Edhe Shtërpca përfiton nga mbështetja jonë

Posted: 09 Aug 2018 02:39 AM PDT

Drenica Press Posts

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në një takim bashkëpunimi kryetarin e Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, të cilin e njoftoi se tashmë është nënshkruar kontrata për mbështetje të projektit, për rregullimin e infrastrukturës së Shtërpcës.

Ky projekt mbështetës nga Ministria e Infrastrukturës në komunën e Shtërpcës, kap vlerën prej afro 1.2 milionë euro dhe përfshinë ujësjellësin, kanalizimin, si dhe ndriçimin publik, duke filluar nga Brezovica deri në Qendrën e Skijimit, përfshirë edhe tërë "ëeekend zonën".

Ministri Lekaj tha se ky investim po bëhet me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës në këtë pjesë tejet me rëndësi për zhvillimin e turizmit, i cili ndikon pozitivisht në rritjen ekonomike të vendit dhe i jep pamje moderne kësaj ane të frekuentuar nga vizitorët. Ministri Lekaj, po ashtu ka pohuar se mbetet i përkushtuar që t'i mbështes komunat në modernizimin dhe transformimin e infrastrukturës dhe se kjo praktikë e investimeve është bërë tashmë standard dhe kështu do të vazhdohet.

Kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, duke e falënderuar ministrin Lekaj për mbështetjen, tha se ky investim i jep shtytje turizmit në këtë pjesë kaq të pasur me bukuri natyrore. Kurse me këtë mbështetje

The post Lekaj: Edhe Shtërpca përfiton nga mbështetja jonë appeared first on DRENICA PRESS.

Tenton të ju ikë me biçikletë, kur e zënë sulmon policinë

Posted: 09 Aug 2018 02:38 AM PDT

Drenica Press Posts

Në fshatin Dobrushë të Istogut, një çiklist kishte sulmuar fizikisht policët, pasi ata e kishin zënë, në kohën që ai tentonte t'ju ikte me biçikletë policisë.

Sipas njoftimit, çiklisti po lëvizte i kapur për një rimorkio dhe kishte penguar dhe rrezikuar zhvillimin e trafikut.

Patrulla policore në vendin e ngjarjes ka takuar çiklistin  dhe në shenjën për ndalim i dyshuari nuk është ndaluar, por ka filluar të ikë arave.

Policia ka arrit ta ndal  të dyshuari mashkull K/Shqiptar, por i njëjti ka filluar t'i sulmojë fizikisht policët.

I dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/

The post Tenton të ju ikë me biçikletë, kur e zënë sulmon policinë appeared first on DRENICA PRESS.

Dua Lipa falënderon të gjithë për përkrahjen e ‘Sunny Hill Festival’, sjell pamje nga konferenca

Posted: 09 Aug 2018 02:30 AM PDT

Drenica Press Posts

Para performancës në koncertin "Sunny Hill Festival", Dua mbajti një konferencë drejtuar mediave ku ka folur rreth festivalit, shkruan lajmi net.

Bashkë me të ishte edhe babai i Duas, Dukagjini të cilët treguan për misionin e Sunny Hill dhe artistët e tjerë që do vijnë në vijim.

Para pak çastesh, Dua ndau disa fotografi me ndjekësit nga konferenca e mbrëmshme ku falënderon të gjithë ata që e përkrahin "Sunny Hill Festival".

"Faleminderit të gjithëve për perkrahjen e Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festivalit. Sunny Hill Foundation ka shpernda €100,000 për bamiresi, evente kulturore dhe shkolla të Muzikes në Kosovë. Ju falemnderojmë përzemersisht për ndihmen e juaj dhe urojmë një jete te gjate se bashku per perparimin e artit, kultures dhe rinise te Kosoves", është përshkrimi që ia ka vënë imazheve.

Ndërsa, nesër pritet të jetë një festival madhështor në performancën e artistes Lipa, e shumë këngëtarëve të tjerë. /Lajmi.net/

The post Dua Lipa falënderon të gjithë për përkrahjen e 'Sunny Hill Festival', sjell pamje nga konferenca appeared first on DRENICA PRESS.

Përfshihet nga zjarri në rrethana të panjohura një objekt në Klinë

Posted: 09 Aug 2018 02:26 AM PDT

Drenica Press Posts

Një person ka raportuar se është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura  kulmi i depos për riciklimin e plastikës, në Klinë.

Njësia e zjarrfikësve ka lokalizuar dhe shuar zjarrin që ka ndodhur në rrugën "Lidhja e Prizrenit".

Nuk raportohet për të lënduar.

Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/

The post Përfshihet nga zjarri në rrethana të panjohura një objekt në Klinë appeared first on DRENICA PRESS.

Arrestohen dy shtetase të Bullgarisë, vodhën 300 euro në Gjakovë

Posted: 09 Aug 2018 02:25 AM PDT

Drenica Press Posts

Dy ferma, shtetase të Bullgarisë janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë me dyshimin e bazuar se të njëjtat kanë vjedhur një portofol me para të gatshme në shumë prej 300 euro nga viktima femër shqiptare, shtetase e Zvicrës, transmeton Indeksonline.

Vjedhja kishte ndodhur me 30 korrik ndërsa të mërkurën është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarave.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarat dërgohen në qendrën e mbajtjes ndërsa hetimet ende vazhdojnë./Indeksonline/

The post Arrestohen dy shtetase të Bullgarisë, vodhën 300 euro në Gjakovë appeared first on DRENICA PRESS.

Vetë-aksidentohet pasi ishte nën ndikim të alkoolit

Posted: 09 Aug 2018 02:24 AM PDT

Drenica Press Posts

Policia raporton se i dyshuari (nën ndikim të alkoolit), mashkull Shqiptar /shtetas i Holandës, derisa drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë në rrugë në Lebanë.

Si pasojë lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe dy meshkuj K/Shqiptarë, të cilët janë dërguar në QKUK-ë për trajtim mjekësor.

Rasti vazhdon të hetohet./Indeksonline/

The post Vetë-aksidentohet pasi ishte nën ndikim të alkoolit appeared first on DRENICA PRESS.

Policia hap rast për vdekjen e 19 vjeçarit nga Drenasi

Posted: 09 Aug 2018 02:22 AM PDT

Drenica Press Posts

Policia e Kosovës ka hapur rast për vdekjen e një 19 vjeçari nga Baica e Drenasit pas operacionit që u bë në QKU mëngjesin e së mërkurës.

Raporti i Policisë:

QKUK- Prishtinë, 08.08.2018 – 07:10. Pas një operacioni, viktimës mashkull K/Shqiptar, i është keqësuar gjendja shëndetësor ku  më pas si pasojë e komplikimeve viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

The post Policia hap rast për vdekjen e 19 vjeçarit nga Drenasi appeared first on DRENICA PRESS.

Delawie: Është tragjike që nëna dhe bija nuk ishin të mbrojtura

Posted: 09 Aug 2018 02:20 AM PDT

Drenica Press Posts

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie është shprehur i trishtuar dhe zemëruar me vrasjen e dyfishtë në fshatin Brekoc të komunës së Gjakovës.
Delawie ka thënë se është tragjike se si nëna dhe bija nuk ishin të mbrojtura.

"I trishtuar dhe i zemëruar thellësisht nga vrasja e nënës dhe të bijës në Gjakovë. Është tragjike se ato nuk ishin të mbrojtura. Programi ynë 'Sundimi i Ligjit' është duke punuar me policinë, prokurorët, gjyqtarët për tu siguruar që ankesat për dhunë në familje të marrin vëmendje të menjëhershme", ka shkruar Delawie në një postim në Twitter.

Para pak minutash, seanca gjyqësore për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas dhe vajzës në Brekoc të Gjakovës është ndërprerë pasi të dyshuarit Mark Nrecaj i është përkeqësuar gjendja.

The post Delawie: Është tragjike që nëna dhe bija nuk ishin të mbrojtura appeared first on DRENICA PRESS.

ZYRTARE: Mateo Kovacic lojtar i Chelsea

Posted: 09 Aug 2018 02:19 AM PDT

Drenica Press Posts

Mesfushori kroat, Mateo Kovacic, ka kompletuar transferimin një vjeçar te Chelsea.
Reprezentuesi kroat në sezonin e ri do të vesh fanellën e 'Bluve' të Londrës.

Chelsea në faqen zyrtare të klubit shprehet e kënaqur me arritjen e marrëveshjes për transferimin e Kovacic.

24 vjeçari i është bashkuar Chelsea me formulën e huazimit një vjeçar.

"Jam më të vërtet i lumtur që jam këtu në Chelsea. Është një ndjenjë e mahnitshme", ka deklaruar Kovacic.

"Do të përpiqem të bëjë më të mirën për këtë klub. Kjo është një ligë e re për mua, fillimi është gjithmonë i vështirë, por jam i sigurt se trajneri dhe shokët e rinj do të më ndihmojnë dhe pres një sezon të mirë"./Lajmi.net/

The post ZYRTARE: Mateo Kovacic lojtar i Chelsea appeared first on DRENICA PRESS.

Tentim vrasje në Kamenicë

Posted: 09 Aug 2018 02:16 AM PDT

Drenica Press Posts

Pas një mosmarrëveshje të mëhershme mes viktimës dhe të dyshuarit është ardhur deri te sulmi fizik dhe rrahja me përdorimin  armës së ftohtë-thikë.

Me këtë rast si pasojë e goditjes me thike, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe gjendet i hospitalizuar në QKUK, transmeton Indeksonline.

Rastit iu janë përgjigjur njësitet relevante policore. I dyshuari pas intervistimit dhe vendimit të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/

The post Tentim vrasje në Kamenicë appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more