Skip to main content

“Krokodilin të cilin po e përkëdhelte ia kafshoi dorën, shpëtoi mirë pa i shkëputur ndonjë pjesë (Video, +16)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Krokodilin të cilin po e përkëdhelte ia kafshoi dorën, shpëtoi mirë pa i shkëputur ndonjë pjesë (Video, +16)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Krokodilin të cilin po e përkëdhelte ia kafshoi dorën, shpëtoi mirë pa i shkëputur ndonjë pjesë (Video, +16)

Posted: 16 Aug 2018 07:50 AM PDT

Vizitori i paemëruar i një rezervati krokodilësh në Bangladesh të Indisë, ka mbetur me dorë të gjakosur, derisa ishte duke e përkëdhelur një krokodil.

Përkundër paralajmërimeve, ai u afrua te pellgu dhe nisi ta prekte, duke e mllefosur reptilin, që iu kundërpërgjigj me një kafshim, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, ai pësoi gërvishtje të thella në dorë, por nuk iu shkëput asnjë pjesë e dorës apo gishtave.

"Mirë ia bëre krokodil, ai e meritonte, është dashur të të linte të qetë", ka qenë një prej komenteve që u pëlqye më së shumti. /Telegrafi/

The post Krokodilin të cilin po e përkëdhelte ia kafshoi dorën, shpëtoi mirë pa i shkëputur ndonjë pjesë (Video, +16) appeared first on Telegrafi.

I zë hajnat duke vjedhur, anglezi kthehet me veturë në vendin e ngjarjes dhe ua shkatërron motoçikletën (Video)

Posted: 16 Aug 2018 05:25 AM PDT

Një qytetar në Britani ka fituar epitetin e heroit, pasi ka arritur të parandalojë vjedhjen e një motoçiklete të parkuar në lagjen e tij.

Në videon e publikuar më poshtë të filmuar nga kamerat e sigurisë, shihet një veturë ngjyrë hiri e tipit Ford Fiesta duke u ndalur para dy personave me helmeta në kokë, që po tentonin të vidhnin një motoçikletë, transmeton Telegrafi.

Por, pasi që njëri prej tyre e kërcënon me thikë, ai kthehet në veturë dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë ai rikthehet pas pak sekondave duke lëvizur me shpejtësi të madhe nga pas, dhe pa u menduar dy herë ua përplas motoçikletën hajnave me të cilën kishin ardhur të vjedhin një motoçikletë tjetër.

Ky veprim i qytetarit bëri që ata të dorëzohen dhe largohen nga vendi i ngjarjes duarthatë. Ai është duartrokitur nga shumë bashkëqytetarë, për trimërinë dhe këmbëngulësin që t’i ndalë ata të kryejnë një vjedhje. /Telegrafi/

The post I zë hajnat duke vjedhur, anglezi kthehet me veturë në vendin e ngjarjes dhe ua shkatërron motoçikletën (Video) appeared first on Telegrafi.

Ushqimet e përgatitura me ‘kreativitet’ që nuk iu rekomandohet t’i provoni (Foto)

Posted: 16 Aug 2018 05:23 AM PDT

Kuzhinierët amatorë, postojnë fotografitë e përgatitjeve, që të krenohet me pjatat e dekoruara mirë dhe ushqimet që duken se kanë shije shumë të mirë.

Por, ka edhe të tillë që më mirë do ishte të qëndronin larg llogarive të rrjeteve sociale dhe ato ushqime, t'i hajnë vet dhe të mos i tregojnë askujt, transmeton Telegrafi.

Fasule me pasta, vezë me proshutë dhe avokado, apo shpageti dhe krem ëmbëlsirash, janë disa prej ushqimeve që nuk iu rekomandohet t'i provoni ndonjëherë.

Madje, të shikuarit e fotografive që janë postuara më poshtë, munden edhe t'ju japin turbullira, që iu bënë të shmangni drekën. /Telegrafi/

The post Ushqimet e përgatitura me 'kreativitet' që nuk iu rekomandohet t'i provoni (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more