Skip to main content

“Kosovare Asllani realizoi ndaj Ukrainës dhe festoi me shqiponjë për të nderuar rrënjët e saj shqiptare” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Kosovare Asllani realizoi ndaj Ukrainës dhe festoi me shqiponjë për të nderuar rrënjët e saj shqiptare” plus 9 more Telegrafi Futboll


Kosovare Asllani realizoi ndaj Ukrainës dhe festoi me shqiponjë për të nderuar rrënjët e saj shqiptare

Posted: 30 Aug 2018 02:54 PM PDT

Mesfushorja shqiptare që e përfaqëson Suedinë, Kosovare Asllani, ishte njëra prej golashënueseve në fitoren e përfaqësueses së saj kundër Ukrainës.

Ekipi i femrave të Suedisë triumfoi me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimit për Kampionatin Botëror.

Futbollistja e Linkopings FC e realizoi golin e tretë të Suedisë (51′), ndërsa golat tjerë i shënuan Elin Rubensson (34′) dhe Magdalena Ericsson (38′).

Mediat suedeze i kanë kushtuar rëndësi festës së 29-vjeçares, e cila e bëri shqiponjën me duar për të nderuar rrënjët e saj shqiptare.

Lajmet për Kosovaren Lajmet për Kosovaren

Festa e Kosovares (Foto: YouTube)

Kosovarja ka lindur në Kristianstad të Suedisë, mirëpo prindërit e saj janë nga Kosova, gjë që përkon edhe me emrin e saj.

Lojtarja shqiptare i kishte uruar Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin në Kampionatin Botëror kur e bënë shqiponjën me duar në ndeshjen kundër Serbisë, ndërsa tash e ka bërë vet të njëjtën gjë.

Nga shtatë ndeshje të zhvilluara në Grupin 4, ekipi i femrave të Suedisë ka regjistruar gjashtë fitore dhe vetëm një humbje, dhe e kryeson grupin me 18 pikë.

Asllani është futbollistja kryesore e kësaj përfaqësuese, ndërsa gjatë karrierës ka veshur edhe fanellat e Paris Saint-Germainit dhe Manchester Cityt. /Telegrafi/

The post Kosovare Asllani realizoi ndaj Ukrainës dhe festoi me shqiponjë për të nderuar rrënjët e saj shqiptare appeared first on Telegrafi.

Ramos: Pse të mos e fitojmë për të katërtën herë rresht?

Posted: 30 Aug 2018 02:50 PM PDT

Superylli i Real Madridit, Sergio Ramos, beson se klubi i tij mund të befasojë të gjithë – për të katërtën herë.

Mbretërit kanë një short interesant ku skuadra më e vështirë për t’u përballur është Roma.

Ramos tashmë e ka çuar mendjen larg, duke planifikuar një triumf të katërt në këtë garë.

“Liga e Kampionëve është gjithmonë një garë e veçantë, dhe sezonin e kaluar ne ishim në gjendje që këtë t’ua kujtojmë njerëzve se kush jemi duke e fituar trofeun”.

“Ne e kemi fituar tri herë rresht, kështu që pse nuk mund ta fitojmë katër herë rresht?”.

“Gjithmonë duhet të ëndërrosh, që të aspirosh të arritura dhe të besosh në ekip. Kjo është ajo që ne bëjmë dhe ne duam të jemi një prej ndriçuesve më të mëdhenj të kësaj gare”, deklaroi Ramos.

Reali do të nisë aventurën ndaj Romës më 19 shtator në ora 21:00 në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

The post Ramos: Pse të mos e fitojmë për të katërtën herë rresht? appeared first on Telegrafi.

Orari i plotë i ndeshjeve të fazës grupore të LK-së, nuk ka më ndeshje në ora 20:45

Posted: 30 Aug 2018 02:25 PM PDT

Sezoni 2018-2019 i Ligës së Kampionëve ka servuar disa prej përballjeve më të mira, përfshirë disa grupe që konsiderohen si të çmendura.

Rrethi i parë i fazës grupore do të zhvillohet më 18 dhe 19 shtator me pesë rrethe tjera që do të pasojnë.

Datat e xhirove të Ligës së Kampionëve:

Rrethi 1: 18-19 shtator
Rrethi 2: 2-3 tetor
Rrethi 3: 23-24 tetor
Rrethi 4: 6-7 nëntor
Rrethi 5: 27-28 nëntor
Rrethi 6: 11-12 dhjetor

(Foto: Twitter)

Shorti i rrethit 1/16 të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 17 dhjetor.

Grupi H sheh disa rrikthime në këto përballje, ku dy herë do të përballen United dhe Juventus, dy prej klubeve më me traditë.

Ronaldo do të kthehet në Old Trafford, ku ai u ngrit si një prej më të mirëve në botë, kurse Paul Pogba do të kthehet në shtëpinë e vjetër në Torino.

Edhe Grupi C mund të konsiderohet mjaft i vështirë, Liverpooli do të ketë rrugë të vështirë përrkah PSG-së dhe Napolit.

Lehtë nuk do ta ketë as Barcelona që ka vështirë ndaj Tottenhamit që është përmirësuar dhe dy skuadrave të rikthyera si Interi dhe PSV që kanë shpresa të mëdha për sezonin.

City është favorit në Grupin F mjaft të balancuar, ku Shakhtari, Lyoni dhe Hoffenheimi do të luftojnë për kualifikim.

Grupi A është i paketuar me ekipe që luftojnë pas rindërtimit të klubeve të tyre, si Atletico, Dortmund dhe Monaco e Club Brugge.

Për dallim nga vitet e kaluara, për herë të parë ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të zhvillohen në orare tjera, jo në kohën e zakonshme 20:45.

Ndeshjet tash do të zhvillohen nga ora 18:55 dhe ora 21:00, një lëvizje kjo që është bërë për shkak të të drejtave televizive ku ka shumë interesim për përballjet të cilat ishin në të njëjtin termin kohor.

/Telegrafi/

The post Orari i plotë i ndeshjeve të fazës grupore të LK-së, nuk ka më ndeshje në ora 20:45 appeared first on Telegrafi.

Shorti i raundit të tretë të Carabao Cup: Liverpooli luan kundër Chelseat

Posted: 30 Aug 2018 02:23 PM PDT

Tetë herë fituesi i Kupës EFL (e njohur si Carabao Cup), Liverpooli, do të luajë në Anfield kundër Chelseat në raundin e tretë të kësaj gare.

Kampioni Manchester City do të udhëtojë te ekipi nga League One, Oxford United, derisa Manchester Unitedi e pret në shtëpi Derby Countyn e Frank Lampardit.

Manchester City është kampioni në fuqi i EFL Cup (Foto: Getty Images)

Finalisti i sezonit të kaluar, Arsenal, do të luajë kundër ekipit tjetër londinez, Brentford, derisa Tottenham Hotspur është nikoqir i Watfordit.

Të gjitha përballjet e raundit të tretë të EFL Cup (Carabao Cup):

West Brom – Crystal Palace

Arsenal – Brentford

Burton Albion – Burnley

Wycombe – Norwich

Oxford United – Man City

West Ham – Macclesfield

Millwall – Fulham

Liverpool – Chelsea

Bournemouth – Blackburn

Preston – Middlesbrough

Wolves – Leicester

Tottenham – Watford

Blackpool – QPR

Everton – Southampton

Man Utd – Derby

Nottingham Forest – Stoke

Ndeshjet do të zhvillohen në mesjavën që fillon nga 24 shtatori. /Telegrafi/

The post Shorti i raundit të tretë të Carabao Cup: Liverpooli luan kundër Chelseat appeared first on Telegrafi.

Zanetti: Të mendojmë pozitivisht, ne jemi Interi

Posted: 30 Aug 2018 01:57 PM PDT

Zëvëndëspresidenti i klubit të Interit, Javier Zanetti, u shpreh optimist përkundër shortit të vështirë.

Ekipi Nerazzur do të ketë përballje me Barcelonën, Tottenhamin dhe PSV-në në Grupin B të Ligës së Kampionëve.

Pavarësisht vështirësisë, Zanetti sheh optimizëm para përballjeve të mëdha.

“Ne e dimë se ka ekipe të forta në këtë garë dhe ne përfunduam në grup të vështirë, por do të përgatitemi mirë për këto ndeshje”.

“Ne jemi të vetdishëm për vështirësinë që na pret, por ne jemi Interi dhe menndojmë pozitivisht. Barcelona është më shumë se Messi, kanë lojtarë të mëdhenj dhe dinë të mbajnë topin mirë”.

“Ne po punojmë me vetbesim, është vetëm fillimi dhe po e gjejmë formën tonë. Kemi mundësi që të fitojmë ndaj Bolognas dhe të jemi të gatshëm në pushimin e kombëtareve që të punojmë tutje”.

“Nuk kam pritur start të tillë, por ky është futbolli. Do të ketë gjithnjë vështirësi, por ne duhet të besojmë në atë që po bëjmë”, deklaroi Zanetti.

/Telegrafi/

The post Zanetti: Të mendojmë pozitivisht, ne jemi Interi appeared first on Telegrafi.

LIVE: Dita e fundit e afatit kalimtar veror në La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1

Posted: 30 Aug 2018 01:54 PM PDT

Afati kalimtar veror i sivjetmë ishte më ndryshe në krahasim me vitet e kaluara. Derisa në të kaluarën, në ligat kryesore, dita e fundit e afatit kalimtar ishte e njëjtë (31 gusht), në vitin 2018 gjërat ishin më ndryshe. Kjo për faktin se Liga Premier dhe Serie A vendosën që të kenë data të ndryshme të përfundimit të afatit veror që lidhen me fillimin e sezonit të ri, 2018/2019.

Në elitën e futbollit anglez, 9 gushti ishte dita e fundit e 'afatit kalimtar veror 2018', ndërsa ky afat në Serie A përfundoi më 17 gusht, që të dy para fillimit të sezonit të ri në kampionatet respektive.

Klubet spanjolle nuk vendosën të bënin ndonjë ndryshim në rrjedhën e afatit kalimtar veror, prandaj do të përfundojë në datën e zakonshme, më 31 gusht (e premte) në orën 23:59. Edhe pas kësaj date klubet mund të shesin ose të japin në huazim lojtarë në ligat ku afati kalimtar vazhdon të jetë i hapur.

Njësoj vepruan edhe Bundesliga (ku afati kalimtar mbyllet më 31 gusht në orën 18:00) dhe Ligue 1 (ku afati kalimtar mbyllet më 31 gusht në orën 23:59).

Edhe pas kësaj date klubet mund të shesin ose të japin në huazim lojtarë në ligat ku afati kalimtar vazhdon të jetë i hapur.


Si gjithmonë, Telegrafi ju mban të informuar për secilin detaj në kohë reale në lidhje me zyrtarizimet deri në mbyllje të afatit të sivjetmë kalimtar veror në ligat kryesore evropiane.


Afati do të vazhdojë të jetë i hapur deri më 1 shtator në Danimarkë, Skoci dhe Turqi; deri më 2 shtator në Holandë; deri më 6 shtator në Rusi; deri më 21 shtator në Portugali dhe deri më 18 tetor në Australi.

Lajme Live

24 minuta më parë

Disa nga transferimet e deritanishme të Real Sociedadit

Theo Hernandez (huazim nga Real Madridi)
Mikel Merino (nga Newcastle Unitedi)

Theo Hernandez (Foto: Getty Images)

34 minuta më parë

Disa nga transferimet e deritanishme të Valencias

Jeison Murillo (nga Interi)
Denis Cheryshev (huazim nga Villarreali)
Kevin Gameiro (nga Atletico Madridi)
Michy Batshuayi (huazim nga Chelsea)
Cristiano Piccini (nga Sporting CP)
Daniel Wass (nga Celta Vigo)
Mouctar Diakhaby (nga Lyoni)
Uros Racic (nga Zrvena Zvezda)
Geoffrey Kondogbia (nga Interi)

Michy Batshuayi (Foto: Getty Images)

1 orë më parë

Disa nga transferimet e deritanishme të Sevillas

Maxime Gonalons (huazim nga Roma)
Andre Silva (huazim nga Milani)
Aleix Vidal (nga Barcelona)
Joris Gnagnon (nga Rennes)
Sergi Gomez (nga Celta Vigo)
Tomas Vaclik (nga Baseli)
Ibrahim Amadou (nga Lille)
Roque Mesa (nga Swansea City)

Andre Silva (Foto: Getty Images)

2 orë më parë

Disa nga transferimet e deritanishme të Athletic Bilbaos

Yuri Berchiche (nga Paris Saint-Germaini)
Ander Capa (nga Eibari)
Cristian Ganea (nga Viitoruli)
Dani Garcia (si lojtar i lirë nga Eibari)

Yuri Berchiche (Foto: Getty Images)

2 orë më parë

Disa nga transferimet e deritanishme të Espanyolit

Borja Iglesias (nga Celta Vigo)
Sergio Sanchez (lojtar i lirë nga Rubin Kazani)
Sergi Darder (nga Lyoni)

3 orë më parë

Girona kompleton transferimin e Doumbias

Girona e ka kompletuar transferimin e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, Seydou Doumbia, i cili ka luajtur për Sporting CP, duke përforcuar fazën ofensive.

3 orë më parë

UD Ibiza kërkon Palladinon

UD Ibiza dëshiron të vazhdojë me angazhimin e lojtarëve italian, ndërsa ia ka vënë syrin sulmuesit me përvojë, Raffaele Palladino.

Klubi nga rangjet e ulëta të ligave spanjolle, tashmë i ka siguruar shërbimet e Marco Borriellos.

3 orë më parë

Quincy Promes nuk shkon në Sevilla

Anësori i Spartak Moskës, Quincy Promes, e ka anuluar udhëtimin me aeroplan privat në Sevilla, pas dështimit të arritjes së marrëveshjes personale me klubin andaluzian.

3 orë më parë

Atletico nuk lejon largimin e Oblak dhe Filipe Luis

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka thënë se Jan Oblak dhe Filipe Luis kanë të ardhme afatgjate te klubi kryeqytetas.

3 orë më parë

Zyrtare: Niang nënshkruan për Rennes

Torino e ka dërguar sulmuesin M'Baye Niang në huazim te Stade Rennais. Klubi francez e ka edhe opsionin e blerjes.

3 orë më parë

Refuzohet oferta e Lyonit per Dembele

Lyoni ka bërë ofertë për sulmuesin e Celticut, Moussa Dembele, por sipas Sky Sports, oferta është refuzuar.

3 orë më parë

Betisi afër zyrtarizimit të Rafinhas

Barcelona është afër arritjes së marrëveshjes me Real Betisin për huazimin e Rafinhas – raporton Goal.

Dy klubet kanë qenë në bisedime qe një kohë, sepse Barca dëshiron ta përfshijë në marrëveshje edhe opsionin e obligimit të blerjes.

4 orë më parë

Mariano, letër lamtumirëse për Lyonin

Sulmuesi Mariano Diaz, i cili u kthye te Real Madridi pas një sezoni te Lyoni, ka postuar një letër lamtumirëse për klubin francez, duke i falënderuar bashkëlojtarët, ekipin e trajnerëve, klubin, të gjithë punonjësit dhe tifozët.

“E kam mbrojtur fanellën e Olympique de Lyon sikur jeta ime të varej nga ajo”, ka shkruar mes tjerash futbollisti.

5 orë më parë

Transferimet kryesore të Real Madridit deri më tani

Mariano Diaz (nga Lyoni)
Thibaut Courtois (nga Chelsea)
Alvaro Odriozola (nga Real Sociedadi)
Rodrygo (nga Santosi)
Lucas Torro (nga Osasuna)
Omar Mascarell (nga Eintracht Frankfurti)
Andriy Lunin (nga Zorya Luhansk)
Vinicius Junior (nga Regatas Flamengo)

Thibaut Courtois (Foto: Getty Images)

5 orë më parë

Transferimet kryesore të Barcelonës deri më tani

Andri Gudjohnsen (nga Espanyoli)
Moussa Wague (nga Kas Eupen)
Arturo Vidal (nga Bayern Munichu)
Malcom (nga Bordeaux)
Clement Lenglet (nga Sevilla)
Arthur (nga Gremio)

Barcelona (Foto: Getty Images)

5 orë më parë

Transferimet kryesore të Atletico Madridit deri më tani

Nikola Kalinic (nga Milani)
Santiago Arias (nga PSV Eindhoven)
Gelson Martins (nga Sportingu)
Jonny Castro (nga Celta Vig)
Antonio Adan (nga Real Betisi)
Nehuen Perez (nga Argentinos Juniors)
Thomas Lemar (nga Monaco)
Rodri (nga Villarreal)

5 orë më parë

Borriello vazhdon karrierën te UD Ibiza

Ish-sulmuesi i Milanit, Romës dhe Juventusit, Marco Borriello, vazhdon karrierën te klubi nga Segunda Division B – Group 4, UD Ibiza.

5 orë më parë

Hoffenheim interesohet për Nelson

Hoffenheimi ka shprehur interesim për huazimin e Reiss Nelson nga Arsenali.

5 orë më parë

PSG pritet ta zyrtarizojë Bernatin

Paris Saint-Germaini pritet ta zyrtarizojë Juan Bernatin nga Bayern Munichu, pasi dështoi të siguronte shërbimet e Filipe Luis të Atletico Madridit.

Sipas ESPN, transferimi i mbrojtësit të majtë spanjoll do t’i kushtojë klubit francez rreth 15 milionë euro.

6 orë më parë

Imbula huazohet nga Rayo Vallecano

Transferimi rekord i Stoke Cityt, Giannelli Imbula, është larguar nga Liga Premier për t’u huazuar te Rayo Vallecano.

The post LIVE: Dita e fundit e afatit kalimtar veror në La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1 appeared first on Telegrafi.

Marotta: Juve ndër favoritët e Ligës së Kampionëve

Posted: 30 Aug 2018 01:46 PM PDT

Giuseppe Marotta ka thënë se Juventusi nuk duhet të fshihet nga statusi i favoritit për të fituar Ligën e Kampionëve.

Bianconerët natyrisht se kanë grup fascionues të lojtarëve të cilët do të përballen me Manchester Unitedin dhe Valencian.

Vet Marotta ka shpresa të mëdha për klubin e tij.

“Komentet në këtë nivel janë gjithnjë të njëjta, njerëzit thonë se është grup i lehtë e i thjeshtë ky, por varet nga ne”.

“Nga motivimi dhe përkushtimi ne duhet që të jemi gati të përballemi me kundërshtarët. Ky është një turne ku një rezultat i vetëm mund të jetë vendimtar, kështu që ne nuk duhet që të relaksohemi asnjëherë”.

“Nuk e di nëse ne jemi favoritët, por jemi ndër favoritët dhe nuk duhet të fshihemi nga ky fakt. Transferimi i Ronaldos ishte i jashtëzakonshëm, për të cilin ka luftuar personalisht Andrea Agnelli”.

“Ne kemi dashur të ngritim kualitetin e skuadrës dhe shpresojmë se mund të arrijmë ëndrrën, e ta bëjmë realitet”, u shpreh Marotta. /Telegrafi/

The post Marotta: Juve ndër favoritët e Ligës së Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Humbin dy penallti dhe pranojnë dy gola, Shkëndija eliminohet nga Liga e Evropës

Posted: 30 Aug 2018 01:08 PM PDT

Shkëndija nuk ia ka dalë ndaj Rosenborgit dhe është eliminuar nga Liga e Evropës, pasi ka pësuar edhe në ndeshjen e dytë 0-2.

Skuadra e vetme shqiptare që kishte mbetur në garat evropiane pati mundësi të mira për të kaluar në epërsi.

Në minutën e 20-të tetovarët fituan një 11 metërsh por e shpërdoruan.

Ishte sulmuesi më në formë i Shkëndijës, Besart Ibraimi që dështoi nga pika e bardhë.

Kësisoj pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0 me Shkëndijën që dominonte ndeshjen.

Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte nën dominimin e kuqezinjve, por pa sukses.

Përsëri Shkëndija fitoi një penallti dhe përsëri e shpërdoruan, duke u humbur kësaj radhe nga Emini në minutën e 49.

Kur nuk shënon pëson, dhe kështu ndodhi edhe në këtë takim.

Fillimisht Rosenborgu shënoi golin e epërsisë me qendërmbrojtësin Hovland në minutën e 67-të.

E për 0-2 u përkujdes përsëri një qendërmbrojtës, kësaj radhe Regiunissen që shënoi 17 minuta më vonë.

Deri në fund nuk pati ndonjë rast tjetër për tu veçuar dhe Shkëndija pësoi edhe në ndeshjen e dytë 0-2, pasi në Norvegji kishin humbur 3-1.

Kampionët e Maqedonisë eliminohen nga garat evropiane me rezultat të përgjithshëm 5-1 pas 180 minutash ndaj Rosenborgut. /Telegrafi/

Penalltia e humbur nga shkendija on Vidnews.

Penalltia e dyte e humbur e Shkendijes on Vidnews.

The post Humbin dy penallti dhe pranojnë dy gola, Shkëndija eliminohet nga Liga e Evropës appeared first on Telegrafi.

Vazhdon përplasja Inter – Real për Modricin edhe pas shortit

Posted: 30 Aug 2018 01:07 PM PDT

Përplasja publike mes Interit dhe Real Madridit ka vazhduar, teksa Luka Modric ka insistuar se dëshiron të qëndrojë për shumë vite te Reali.

Dy klubet kanë kërcënuar njëra-tjetrën me padi për qasjen ndaj Modricit, i cili mori çmimin si lojtari më i mirë i UEFA-s për edicionin e kaluar.

Përkundër faktit se ka shtyrë shumë transferimin te Interi, Modric tha se dëshiron të mbetet Merengez.

“Jam shumë i lumtur te Real Madridi. Dua të qëndroj në klub për shumë vite të tjera”, theksoi Modric.

Në të njëjtën ngjarje në Monte Carlo ishte Florentino Perez ai që sërish e akuzoi Interin.

“Ata deshën ta marrin numrin 10 tonë pa paguar për të. Është një gjë që nuk e kam parë në 30 vjet të karrierës time”, u shpreh Florentino Perez.

Zëvëndëspresidentit të Interit, Javier Zanetti, mediat treguan fjalët e Perezit.

“Nuk kam dëgjuar fjalët e Perezit, por do t’i lexoj dhe më pas do të shoh se çfar mund të bëjmë te organet e caktuara”, deklaroi ‘Il Capitano”.

/Telegrafi/

The post Vazhdon përplasja Inter – Real për Modricin edhe pas shortit appeared first on Telegrafi.

Capello: Short i keq për Interin dhe Napolin

Posted: 30 Aug 2018 12:55 PM PDT

Fabio Capello beson se Interi dhe Napoli kanë short shumë të keq për grupet e Ligës së Kampionëve.

Tekniku itailan cilëson si të vështirë shortin për skuadrat italiane.

Por, ai cilëson si superiore skuadrën e Juventusit përballë Manchester Untiedit.

“Interi e pati shortin më të keq”.

“Napoli ka pasur short të keq dhe mendoj se në dy këto grupe do të jenë nga tri skuadra që do të luftojnë për dy vende kualifikuese. Dot ë dueht një Napoli i madh dhe Interi në formë të madhe për të vënë veten në pozitë kualifikuese”.

“Roma dhe Reali janë favoritë për të shkruar tutje, kurse Juventusi duhet të ketë kujdes nga Valencia në Spanjë, pasi që janë të fortë në shtëpi”.

“Kur them këtë, e përmendi edhe faktin se Juventusi ëhtë superior ndaj të gjithë konkurrentëve tjerë në atë grup”, deklaroi Capello.

/Telegrafi/

The post Capello: Short i keq për Interin dhe Napolin appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more