Skip to main content

“Korçë, vidhen 3 kisha dhe 5 banesa emigrantësh” plus 9 more - Gazeta Dita

“Korçë, vidhen 3 kisha dhe 5 banesa emigrantësh” plus 9 more - Gazeta Dita


Korçë, vidhen 3 kisha dhe 5 banesa emigrantësh

Posted: 31 Aug 2018 02:51 AM PDT

Brenda pak ditësh, në Zvirinë të Korçës, janë vjedhur arkat e disa kishave dhe disa banesa emigrantesh.

Hajdutët kanë hyrë përmes dritareve në dy prej kishave, ndërsa në kishën e Shën e Premtes kanë hapur me mjete të sofistikuara derën.

Nuk dihen vlerat monetare të përvetësuara, ndërkohë që sipas banorëve dhe priftit të fshatit, fenomeni është i përsëritur. Pavarësisht denoncimit, në polici nuk ka asnjë autor të dyshuar.

Ndërkohë, raportohet edhe për 5 banesa emigrantësh të vjedhura.

o.j/dita

Turizmi, Rama: Gjysëm miliard euro më shumë, radha e agroturizmit

Posted: 31 Aug 2018 02:41 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e së premtes të zgjedhurit vendorë dhe Prefektët e 12 qarqeve.

Në fjalën e tij, kreu i ekzekutivit tha se sezoni turistik i këtij viti shënoi rritje të konsiderueshme.

Sipas tij, turizmi ka rritur edhe numrin e të punësuarve ndërsa e përkthyer në shifra, bëhet fjalë për gjysmë miliardi euro më shumë.

"Një pjesë e të zgjedhurve nga radhët e opozitës nuk janë të pranishëm dhe për këtë më vjen keq. Megjithatë nuk do të ketë asnjë ndasi politike" – tha Rama.

Ai tha më tej se mbështetja ndaj projekteve të agroturizmit nuk do të bazohet te përkatësitë politike. Rama u bëri thirrje kryebashkiakëve të ngulmojnë për të afruar sa më shumë qytetarë që jetojnë në vend por edhe emigrantë të hartojnë projekte të ndryshme në fshat.

"Nuk na intereson ngjyra politike, na intereson të mbështesim projekte në agroturizëm. Në vjeshtë hapet thirrja e programit të KE, dhe kemi aty jo pak, por rreth 75 milionë euro nga të cilat 11 milionë euro janë vetëm për agroturizmin. Për bujtina, hotele turisitke në fshat, ndërkohë duhet t'ia përcillini njerëzve që ka paketë të re fiskale për agroturizmin, është vetëm 6 %. Nuk ka taksë për infrastrukturën, nuk ka taksë për pronën. Është mundësi fantastike edhe për emigrantët për të investuar në shtëpitë e tyre në fshat", tha Rama.

l.h/ dita

Presidenti dhe Kryeministri përplasen hapur për “korrigjimin e kufijve”

Posted: 31 Aug 2018 02:34 AM PDT

Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës janë përplasur sot me deklarata lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Presidenti Thaçi ka reaguar pasi kryeministrit Haradinaj tha sot paradite se ideja për shkëmbim të territoreve është thirrje për tragjedi në Ballkan.

"Thirrjet për luftë dhe tragjedi të reja në Ballkan i takojnë mentalitetit të shekullit të kaluar dhe si të tilla, meritojnë vetëm të hidhen në shportë", ka shkruar Thaçi.

Sipas tij “individë të caktuar në vendin tonë, me veprimet e tyre po tentojnë të krijojnë panik dhe konfuzion. Kosova, përkundër kësaj, mbetet e përkushtuar për dialog dhe arritje të marrëveshjes paqësore përfundimtare”.

Pak përpara këtyre deklaratave Haradinaj ishte shprehur se ridizajnimi i kufijve dhe shkëmbimi i territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan dhe çon në destabilizim dhe pasiguri.

"Kemi paguar një çmim të shtrenjtë për paqen që kemi sot dhe ne nuk duam të hyjmë përsëri në skenarë të rrezikshëm për të rifilluar një ndërhyrje të re të NATO-s. Diskutimi i vazhdueshëm publik mbi ridizajnimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës do të vazhdoj fuqishëm të qëndroj kundër këtyre ideve shkatërruese” – ka shkruar Haradinaj në një postim në FB.

b.m. / dita

OBSH jep alarmin: Një sëmundje seksualisht e transmetueshme po përhapet shpejt

Posted: 31 Aug 2018 02:33 AM PDT

 

Të paktën 3 njerëz në botë janë infektuar me një "superbakter" të gonorreas që është rezistent ndaj ilaçeve dhe përhapet nëpërmjet seksit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se rastet me infektim nga ky super bakter rezistent ndaj antibiotikëve janë në rritje për shkak të rënies së përdorimit të prezervativëve dhe seksit oral në mënyrë të pasigurt.

Të dhëna nga 77 shtete të ndryshme të botës tregojnë se tani është më e vështirë dhe ndoshta edhe e pamundur që të trajtohen sëmundjet seksualisht të transmetueshme, duke qenë se gjithmonë e më shumë bakteret po fitojnë rezistencë ndaj antibiotikëve.

Gonorrea përhapet nga kryerja e seksit vaginal, anal dhe oral pa masa mbrojtëse. Organizata Botërore e Shëndetësisë zbuloi këto raste teksa publikoi detaje në lidhje me disa studime për format e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme më rezistente ndaj ilaçeve.

Ekspertët paralajmërojnë se "është çështje kohe" që antibiotikët kundër gonorreas të dalin jashtë përdorimit.

Teodora Wi, specialiste e shëndetit riprodhues, tregon: "Gonorrea është një virus shumë i zgjuar. Çdo moment që prezantohet një lloj i ri i antibiotikut për trajtimin e tij, ky virus zhvillon rezistencë ndaj tij".

Sipas OBSH¬së, rreth 78 milionë njerëz preken nga gonorrea në vit – një sëmundje seksualisht e transmetueshme. Infeksioni, që në shumë raste nuk shfaq simptoma vetvetiu, mund të çojë në zhvillimin e sëmundjes inflamatore pelvike, shtatzënia ektopike (kur një vezë e fertilizuar implantohet jashtë mitrës), infertilitet, si dhe rrezikun për të marrë virusin HIV.

Wi tregon se njëri prej dy studimeve në lidhje me gonorran, të publikuara në revistën PLOS Medicine, ka dokumentar 3 raste specifike – në Japoni, Francë dhe Spanjë – të pacientëve të prekur nga gonorreja ku asnjë antibiotik nuk ka dhënë efekt.

"Këto janë raste që mund të infektojnë edhe njerëzit e tjerë. Mund të transmetohen".

l.h/ dita

FOTO: Sa kushton të flesh në një hotel-shpellë

Posted: 31 Aug 2018 02:25 AM PDT

Beckham Creek Cave Lodge njihet si shpella më luksoze në botë.

Kjo shpellë më parë ka shërbyer si vendstrehim në rast të ndonjë sulmi bërthamor.

Më vonë është shndërruar në klub nate dhe në rezidencë private.

Pronari i ri vendosi më pas ta shndërronte në hotel.

Gjendet në Arkansas të SHBA-ve dhe është nxjerrë në shitje për 2.5 milionë euro.

Revista Forbes e ka shpallur si njërin nga hotelet më të mira nëntokësore në botë.

Qëndrimi për një natë kushton 1,500 euro.

b.m. / dita

Donald Lu takon Veliajn, por nuk i reziston dot biçikletës Mobike

Posted: 31 Aug 2018 02:15 AM PDT

Një nga tifozët më të zjarrtë të biçikletave Mobike në kryeqytet është edhe Ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu. Gjatë një takimi me kryebashkiakun Veliaj në zyrën e këtij të fundit, diplomati amerikan ka hipur në biçikletën Mobike, e cila është një prej mijëra biçikletave që qarkullojnë tashmë çdo ditë në rrugët e kryeqytetit.

"Don mbi rrota . Hej @MobikeAL – Shikoni kush është tjetër tifoz në @USEmbassyTirana! Një aplikacion MOBIKE që punon njësoj për të marrë drejtues edhe nëse jeni në Kaliforni, Uashington ose Tiranë – sistemi i vërtetë i biçikletave të bike -share në telefonin tuaj", shkruan Veliaj.

Tirana është qyteti i parë në Ballkan që ka sjellë sistemin e biçikletave pa stacion "Smart Bike Share". Ashtu sikurse në shumë qytete të mëdha të botës, si Parisi apo Firence, sistemi i biçikletave pa stacion, është kthyer në një trend edhe për mijëra të rinj shqiptarë të cilët gjithnjë e më shumë preferojnë këtë lloj transporti.

l.h/ dita

“Po për këto 3 çështje të kryeministrit a flet dot prokurorja e përkohshme?”

Posted: 31 Aug 2018 02:06 AM PDT

Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili në një shënim në rrjetet sociale ka shtruar disa pyetje nëse Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme do të hetojë aferat për të cilat është akuzuar Kryeministri Edi Rama.

Ja shënimi i tij i plotë në facebook:

Po për këto 3 çështje të kryeministrit a flet dot prokurorja e përkohshme edhe e përgjithshme(PPP)???

Kryeministri eshte i paditur se genjeu e tha publikisht se kishte bere ekspertizen e audiopergjimit te vellait te ministrit.

A do te kete hetime transparente per kete????

Kryeministri ishte i paditur se i kerkoi policise te flake uniformen e te beje vota per rilindjen.per kete veper penale po vete kerkoi falje ne FB dhe prokuroria e mbylli ceshtjen.

A do te kete rihapje dhe hetim transparent nga prokuroria fajtore qe e mbylli ceshtjen???

Kryeministri eshte njoftuar me shkrim qe Shqiperia rrezikon te humbase 2 miliard euro ne gjyqe me kompani te ndryshme dhe i eshte kerkuar zyrtarisht te ndalet procesi i prishjes se kontratave me dem shteteror.Kryeministri nuk e ka vene ujin ne zjarr dhe mosveprimet e tij shkaterrojne ekonomine e vendit dhe te qytetareve.Ky fakt eshte bere publik disa here.

A do te filloje hetime kryesisht prokurorja edhe per kete ceshtje???

Jam e sigurte qe prokurorja do behet serish memece do ta harroje serish shqipen dhe nuk ka faj se gjuhen ja dhene me PPP kryeministrise,tashme ata jane prrdoruese…edhe pronare te saj.


l.h/ dita

Nga bretkosat, te përdhunimi, cilat janë ëndrrat e një gruaje shtatzënë

Posted: 31 Aug 2018 02:01 AM PDT

Hormonet e shtatzënisë, mund të shkaktojnë luhatje të humorit, dëshira dhe shumë ndryshime të tjera të papritura.

Ato mund të ndikojnë edhe tek llojet e ëndrrave që shohin gratë apo edhe gjallëria e tyre.

Sipas një studimi, tri janë gjërat që ëndërrojnë më shumë gratë shtatzëna gjatë 3-mujorit të parë të shtatzanisë: bretkosat, krimbat dhe bimët e mbjella në vazo.

Por shumë gra ëndërrojnë ujin, sikur janë duke lindur apo mund të kenë edhe ëndrra të dhunshme sikur janë duke u abuzuar seksualisht.

Është interesante të dihet që çdo bebe, pra secili prej nesh, qëndron vetëm gjysëm ore krejtësisht ” i vetëm”.

Por kjo gjendje, pra qenia “një qelizë e vetme” zgjat vetëm gjysëm ore, menjëherë pasi kombinohen për së pari qeliza spermatozoide dhe veza.

Më pas, qeliza fillon të ndahet me shpejtësi dhe nis formimi i përbërësve të një embrioni të vogël.

Kur është 3 muajsh në bark, fetusit i krijohen shenjat e gishtërinjve.

Ato nuk do të ndryshojnë gjatë gjithë jetës së njeriut, dhe do të jenë një nga gjërat e fundit që do të zhduken pas vdekjes së tij.

b.m. / dita

Aksident në Fushë-Mamurras, plagosen rëndë tre vajza

Posted: 31 Aug 2018 01:53 AM PDT

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur këtë të premte në Fushë-Mamurras.

Mësohet se një mjet tip “Reno Clio” me targa AA 970 ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Makina drejtohej nga Blerta Sadria 25-vjeç, që po kthehej bashkë me dy shoqet e saj nga Tirana, ndërsa në momentin që tentoi që të devijonte për të dalë nga rruga kryesore makina ka përfunduar në kanal nga shpejtësia.

Tre të plagosurat janë transportuar në spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërsa njëra, drejtuesja e makinës Blerta Sadria ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, ndërsa paraprakisht është pikërisht shpejtësia shkak për aksidentin.

l.h/ dita

Lushnjë, arrestohen dy vëllezër për vjedhjen e një makine

Posted: 31 Aug 2018 01:44 AM PDT

Dy vëllezër janë vënë në prangat e policisë së Lushnjes, të dyshuar për vjedhjen e një makine dhe çmontimin e saj për ta shitur për pjesë.

Të arrestuarit janë Ermir Azizi, 26 vjeç, banues në Poshnje, Berat i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajte pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

Gjithashtu ka filluar procedimi penal për vëllanë e tij, Irfan Azizi, 28 vjeç, banues në Poshnje, Berat, i cili u arrestua këtë të mërkurë nga efektivët e policisë Elbasan për veprën penale "Vjedhje".

Ndalimi i Ermir Azizit dhe procedimi penal për Irfan Azizin, u bë për veprën penale "Vjedhje", e kryer në bashkëpunim, e kryer më shumë se një herë.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se vëllezërit Azizi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në 17 gusht, në fshatin Kolonjë, Lushnje, kanë vjedhur automjetin tip "Benz" në pronësi të shtetasit E.N.

Nga kontrolli ushtruar në pikën e varrezave të automjeteve të quajtur "Azizi" në fshatin Poshnje, Berat, në pronësi të shtetasve Irfan dhe Ermir Azizi, është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip "Benz", në pronësi të shtetasit E.N., të cilin e kishin çmontuar në disa pjesë me qëllim shitjen e tij për pjesë këmbimi.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, për të zbuluar ngjarje të tjera ku mund të jenë përfshirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Lushnjes për vlerësim.

l.h/ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more