Skip to main content

“​Kane: Mungesa e transferimeve gjatë verës na dha më shumë vetëbesim” plus 39 more Express Sport

“​Kane: Mungesa e transferimeve gjatë verës na dha më shumë vetëbesim” plus 39 more Express Sport


​Kane: Mungesa e transferimeve gjatë verës na dha më shumë vetëbesim

Posted: 28 Aug 2018 07:44 AM PDT

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, ka thënë që mungesa e transferimeve të lojtarëve të rinj në Tottenham këtë afat kalimtar i ka dhënë skuadrës më shumë vetëbesim. Ata kanë filluar sezonin e ri të Premierligës duke siguruar fitore në të gjitha ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Pique e godet Ronaldon pas transferimit në Juventus

Posted: 28 Aug 2018 07:30 AM PDT

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, mendon se edhe pse largimi i Cristiano Ronaldos është i rëndësishëm, Real Madridi tani është skuadër më e bashkuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Pogba: Humbja kundër Tottenhamit ishte tronditëse

Posted: 28 Aug 2018 07:16 AM PDT

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, kishte mbetur i habitur nga humbja që pësoi skuadra e tij mbrëmë kundër Tottenhamit me rezultat 3-0. Ai ka thënë se ky rezultat është i padrejtë, dhe nuk e kupton se si ndodhi një gjë e tillë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Edhe një futbollist tjetër pensionohet nga Kombëtarja e Anglisë

Posted: 28 Aug 2018 06:57 AM PDT

Pas sulmuesit Jamie Vardy, edhe mbrojtësi anglez, Gary Cahill, ka vendosur të pensionohet nga Kombëtarja e Anglisë. Mbrojtësi i Chelseat ka biseduar me trajnerin e Kombëtares, Gareth Southgate, të cilit i ka treguar se nuk do të luajë më për Kombëtaren.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zidane, Pochettino dhe trajnerët që mund ta pasojnë Mourinhon në Man United

Posted: 28 Aug 2018 06:41 AM PDT

Me portugezin nën presion të madh në "Old Trafford" pas humbjes turpëruese 3-0 të hënën në shtëpi ndaj Tottenhamit, Goal ka përpiluar një listë me trajnerët që mund ta zëvendësojnë Jose Mourinhon në Manchester United.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Pique insiston: Neymar s’shkon në Real, Barça është shtëpia e tij e dytë

Posted: 28 Aug 2018 06:29 AM PDT

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka thënë se ai dhe ish-bashkëlojtari i tij, Neymar, nuk kanë biseduar për mundësinë e transferimit të këtij të fundit në Real Madrid, por nuk beson se do të ndodhë një gjë e tillë pasi që për Neymarin, Barcelona është shtëpia e tij e dytë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulmuesi i Barçës iu nënshtrohet testeve mjekësore në Dortmund

Posted: 28 Aug 2018 06:13 AM PDT

Sulmuesi i Barcelonës Paco Alcacer është shumë pranë t'i bashkohet Borussia Dortmundit si lojtar i huazuar, pasi sot iu është nënshtruar testeve mjekësore, raporton mediat gjermane.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Pensionohet sulmuesi i Anglisë

Posted: 28 Aug 2018 05:57 AM PDT

Sulmuesi i Anglisë, Jamie Vardy, është i gatshëm të pensionohet nga Kombëtarja e Anglisë në moshën 31-vjeçare, pasi që mendon se duhet t'i jepet mundësia lojtarëve më të rinj të tregojnë talentin e tyre për Kombëtaren e Anglisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Legjenda e Arsenalit e refuzon pozitën e trajnerit te gjiganti francez

Posted: 28 Aug 2018 05:42 AM PDT

Legjenda e Arsenalit Thierry Henry nuk do ta marrë drejtimin e gjigantit francez, Bordeaux, pasi diskutimet mes palëve kanë dështuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pique nuk do t’ia zgjidhë problemet në mbrojtje Manchester Unitedit

Posted: 28 Aug 2018 05:27 AM PDT

Gerard Pique nuk do të jetë përgjigja ndaj problemeve në qendër të mbrojtjes në Manchester United, pasi mbrojtësi i Barcelonës e ka mohuar çdo mundësi për t'u kthyer në Angli.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Agjenti e konfirmon të ardhmen e Hysajt

Posted: 28 Aug 2018 05:12 AM PDT

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giufreddi, e ka konfirmuar se klienti i tij do të fillojë bisedimet me Napolin për të rinovuar kontratën e tij me klubin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: Ky është Goli i Sezonit i UEFA-s

Posted: 28 Aug 2018 04:51 AM PDT

Goli mahnitës me gërshërë i Cristiano Ronaldos për Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër tanimë skuadrës së tij, Juventusit, është shpallur Goli i Sezonit i UEFA-s.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Për dallim nga Ozili, Gundogani thotë s’i shkon ndërmend ta braktisë Gjermaninë

Posted: 28 Aug 2018 04:38 AM PDT

Ylli i Manchester Cityt, Ilkay Gungodan, ka folur për bujën e madhe rreth tij dhe Mesut Ozilit para Kupës së Botës, pas takimit të tyre me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Megjithatë duket se VAR-i nuk do të përdoret në Ligën e Kampionëve

Posted: 28 Aug 2018 04:29 AM PDT

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i ka mohuar spekulimet se VAR-i (Video Assistant Refereee) do të përdoret këtë sezon në Ligën e Kampionëve që nga çerekfinalet, pasi që ata ende nuk janë të bindur nga kjo teknologji.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Legjenda zikaltër: Lojtarët e Interit s’po i respektojnë tifozët dhe fanellën e klubit

Posted: 28 Aug 2018 04:15 AM PDT

Ish-mesfushori i Interit, Nicola Berti, ka thënë se lojtarët e Interit po harrojnë se po luajnë para 60 mijë tifozëve dhe se çfarë fanelle po e bartin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Manchester Unitedi merr vendim për të ardhmen e Jose Mourinhos

Posted: 28 Aug 2018 03:58 AM PDT

Bordi drejtues i Manchester United do të vazhdojë ta mbështesë trajnerin e skuadrës, Jose Mourinhos, përkundër humbjes me rezultat 3-0 kundër Tottenhamit, pasi që ata ishin të kënaqur me performancën e "Djajve të kuq" në pjesën e parë të ndeshjes, raporton The Guardian.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​US Open nis me befasi të mëdha, eliminohet numri 1 i botës

Posted: 28 Aug 2018 03:42 AM PDT

Turneu i tenisit "US Open" rezervoi një surprizë të bujshme në ditën e parë, me eliminimin e papritur të numrit një të botës në kategorinë e femrave, Simona Halep.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Federica, si ia del Alessandro Matri me ty!

Posted: 28 Aug 2018 03:28 AM PDT

Federica Nargi është gati për fushatën e re promovuese të linjave të brendshme. Lajmërimim e bëri me një foto që u ka futur drithërimat ndjekësve të saj në Instagram. Komplimentet kane qenë të shumta, por dikush ka dashur ta ngacmojë, duke u shkruar: "Por si ia del Matri me ty?".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Mbrojtësi i Manchester Unitedit i kërkon falje tifozëve

Posted: 28 Aug 2018 03:16 AM PDT

Pas ndeshjes së mbrëmshme në Old Trafford, mbrojtësi i krahut të majtë i Manchester Unitedit, Luke Shaw, i ka kërkuar falje tifozëve të klubit pas disfatës me rezultat 3-0 kundër Tottenhamit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Mbrojtësi i Chelseat: Në janar mund të transferohem në Inter

Posted: 28 Aug 2018 02:58 AM PDT

Mbrojtësi i krahut të djathtë të Chelseat, Davide Zappacosta, ka bërë të ditur se Interi e kishte kërkuar atë gjatë këtij afati kalimtar dhe ai mund të largohet nga Chelsea në janar nëse nuk zë vend në ekipin e parë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Xabi Alonso kthehet në Real Madrid

Posted: 28 Aug 2018 02:42 AM PDT

Ish-mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, do t'i kthehet skuadrës së madrilenëve, por këtë herë ai do të jetë në pozitën e trajnerit në akademinë e klubit. Sot pritet të zyrtarizohet emërimi i Alonsos në pozitën e trajnerit të ekipit të të rinjve të Real Madridit, Infantil A.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ranieri: Interi gaboi me Modricin, Gattusos t’i jepet kohë

Posted: 28 Aug 2018 02:27 AM PDT

Claudio Ranieri pohon se Interi bëri gabim që tentoi me të gjitha forcat ta transferojë Luka Modricin nga Real Madridi, si dhe i ka bërë thirrje Milanit t'i japë kohë Gennaro Gattusos.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gattuso i bie shuplakë 17-vjeçarit pse mbajti fanellën e Barcelonës

Posted: 28 Aug 2018 02:22 AM PDT

Gennaro Gattuso ishte gjithmonë i ashpër dhe nervozë gjatë ditëve kur luante në AC Milan – dhe këtë e di më së miri ish-asistenti i Tottenham, Joe Jordan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ronaldo blen klubin spanjoll?

Posted: 28 Aug 2018 02:05 AM PDT

​Ish-sulmuesi i Interit, Milanit dhe Kombëtares së Brazilit, Ronaldo, dëshiron ta blejë klubin spanjoll të La Liga, Real Valladolidin. Për blerjen e këtij klubi ai do të duhet t'i shpenzojë 30 milionë euro.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çka nëse Ronaldo do të kalonte në Barcelonë më 2003?

Posted: 28 Aug 2018 01:50 AM PDT

Cristiano Ronaldo, portugezi që kaloi nga klubi mbretëror Real Madrid në Juventus, qysh në moshë të re kishte habitur agjentët e shumë klubeve të mëdha botërore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Pjanici ka besim në Ronaldon

Posted: 28 Aug 2018 01:42 AM PDT

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, mendon se sulmuesit Cristiano Ronaldo i nevojitet vetëm edhe pak më shumë kohë për të treguar talentin e tij edhe në klubin italian, përmes golave.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Efekti Lopetegui: Real Madridi bën më shumë pasime se Barcelona

Posted: 28 Aug 2018 01:28 AM PDT

Julen Lopetegui ka ndryshuar shumë gjëra në Real Madridi që prej mbërritjes në klub muaj më parë, veçanërisht stilin e lojës të "Los Blancos". Ai dëshiron ta përdorë formulën me të cilën mbahet Barcelona e Pep Guardiolës, të ketë sukses duke mbajtur topin në posedim.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Gundogan: M'u desh të kërkoja ndihmë nga psikologu, isha viktimë e racizmit

Posted: 28 Aug 2018 01:20 AM PDT

Mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan, ka bërë të ditur se ai kishte kërkuar ndihmë nga një psikolog pas ishte ndierë viktimë e racizmit, pas fotografisë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbrojtësi shqiptar iu bë hije Dzekos, merr vlerësim të lartë

Posted: 28 Aug 2018 12:57 AM PDT

Berat Gjimshiti duket se e ka fituar "bastin" me Atalantën, që vetëm në ditët e fundit vendosi të mos e largonte mbrojtësin shqiptar, i cili rikthehej në Bergamo pas një tjetër sezoni në huazim, këtë radhë te Benevento, që nuk mbijetoi në Serinë A.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ylli i PSG-së transferohet në La Liga për 40 milionë euro

Posted: 28 Aug 2018 12:41 AM PDT

Valencia i ka siguruar shërbimet e yllit të Paris Saint-Germainit, Goncalo Guedes, për 40 milionë euro.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mourinho: Respekt, respekt, respekt – i kam fituar 3 tituj në EPL, më shumë se 19 trajnerë së bashku

Posted: 28 Aug 2018 12:26 AM PDT

Jose Mourinho me zemërim ka kërkuar respekt për tre titujt që i ka fituar në Premierligën angleze (ELP) gjatë karrierës së tij, pas humbjes turpëruese 3-0 ndaj Tottenhamit në "Old Trafford" të hënën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Big Show mendoi se është atleti më i rëndë në botë, derisa u mat krah gjigantit tjetër

Posted: 28 Aug 2018 12:01 AM PDT

Big Show është një nga atletët më të njohur në botë në mundje (WWE).

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Real Madridi e huazon portierin që e transferoi këtë verë

Posted: 27 Aug 2018 11:58 PM PDT

Portieri adoleshent i Real Madridit, Andriy Lunin, i është bashkuar Leganesit në bazë të një marrëveshjeje të arritur mes dy klubeve për huazim njëvjeçar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mourinho u duartroket pareshtur tifozëve të mbetur në “Old Trafford”, pas humbjes turpëruese

Posted: 27 Aug 2018 11:42 PM PDT

Manchester Unitedi humbi 3-0 ndaj Tottenhamit të hënën në "Old Trafford", por Jose Mourinho këmbëngul se skuadra e tij është e bashkuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Neymari e dëshpëron Real Madridin përsëri

Posted: 27 Aug 2018 11:27 PM PDT

Përkundër siç thuhet interesimit të pareshtur nga Real Madridi, sulmuesi brazilian i Paris Saint-Germainit, Neymar, ka këmbëngulur se nuk ka shanse të largohet nga gjiganti francez këtë verë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Man United i refuzon ofertat nga Milani dhe Atletico për yllin e skuadrës

Posted: 27 Aug 2018 11:15 PM PDT

Manchester Unitedi ka refuzuar oferta nga Milani dhe Atletico Madridi për Anthony Martialin, sipas RMC Sport.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Serie A, sa e vështirë!”

Posted: 27 Aug 2018 11:00 PM PDT

Mesfushori i Romës, Javier Pastore, e pranon se kampionati italian Serie A është shumë më i vështirë se Ligë 1, pas rikthimit të Romës ndaj Atalantës nga 1-3 në 3-3 të hënën në "Olympico".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Historike, ekipi italian që blen lojtarë me bitcoin

Posted: 27 Aug 2018 02:59 PM PDT

Skuadra e Serie C, Rimini ka bërë historinë pasi që është klubi i parë i futbollit në Botë që ka blerë lojtar me bitcoin

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nervozohet Mourinho, përlahet me gazetarë pas debaklit nga Tottenhami

Posted: 27 Aug 2018 02:54 PM PDT

Jose Mourinho e ka lëshuar konferencën për shtyp pas debaklit që ka pësuar sonte kundër skuadrës londineze, Tottenham

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gundogan i del në krah Ozilit: Trajtimi i Ozil për keqardhje

Posted: 27 Aug 2018 02:44 PM PDT

Pas dështimit në Botëror të Gjermanisë ka pasur një përplasje të madhe në mes të Ozilit dhe Kombëtares se Gjermanisë, që shpesh ka kaluar në komente të papërshtatshme për të dyja palët

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more