Skip to main content

“Juve refuzon sërish ofertën e PSG-së për Alex Sandron” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Juve refuzon sërish ofertën e PSG-së për Alex Sandron” plus 9 more Telegrafi Futboll


Juve refuzon sërish ofertën e PSG-së për Alex Sandron

Posted: 14 Aug 2018 03:16 PM PDT

Juventusi ia ka mbyllur derën Paris Saint-Germainit në përpjekje për ta transferuar Alex Sandron – bën të ditur Sky Sport Italia.

Kampioni francez ka kohë që ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut, mirëpo oferta më e re ka ardhur pak ditë para se të mbyllet afati kalimtar në Serie A.

Alex Sandro (Foto: Getty Images)

Sipas njoftimit, përgjigja e Bianconerëve ka qenë negative, meqenëse nuk duan ta shesin brazilianin pa gjetur zëvendësim.

Lajmet për Sandron Lajmet për Sandron

Në ndërkohë, vazhdojnë thashethemet se mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, mund të kalojë në Torino.

Gjatë një konference për shtyp të martën, ai nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që të bashkohet me Cristiano Ronaldon te Zonja e Vjetër. Thjesht nuk ka dashur ta komentojë.

Marcelo dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Afati kalimtar në kampionatin italian mbyllet të premten, prandaj Juve duhet ta transferojë Marcelon këto ditë dhe pastaj mund të ketë kohë për të arritur marrëveshje për shitjen e Sandros.

27-vjeçari luan te kampioni i Italisë nga viti 2015, kur u transferua nga Porto. /Telegrafi/

The post Juve refuzon sërish ofertën e PSG-së për Alex Sandron appeared first on Telegrafi.

Eto’o vazhdon karrierën në Katar

Posted: 14 Aug 2018 02:53 PM PDT

Ish-kapiteni i Kamerunit, Samuel Eto’o, ka nënshkruar për Qatar Sports Club (të njohur shkurt si Qatar SC).

Ekipi nga Superliga e Katarit ka njoftuar për transferimin e 37-vjeçarit përmes profilit në rrjetin social, Twitter.

Në fillim të këtij muaji, sulmuesi veteran kishte arritur marrëveshje me klubin turk, Konyaspor, për ndërprerjen e bashkëpunimint.

Në ligën e Katarit, ai iu bashkohet lojtarëve, si Xavi dhe Wesley Sneijder, të cilët luajnë atje. Gjatë karrierës së tij, Eto’o ka luajtur me të dy futbollistët.

Me mesfushorin spanjoll ka luajtur te Barcelona, ndërsa me atë holandez e kanë bartur bashkë fanellën e Interit.

Me të dyja këto klube, krahas trofeve tjera, kamerunasi ka arritur ta fitojë garën më të madhe evropiane, Ligën e Kampionëve.

Krahas klubeve të përmendura, lista e ekipeve ku ka luajtur Eto'o është shumë e gjatë.

Real Madrid, Leganes, Espanyol, Mallorca, Anzhi Makhachkala, Chelsea, Everton, Sampdoria, Antalyaspor dhe Konyaspor – janë klubet tjera të kamerunasit. /Telegrafi/

The post Eto’o vazhdon karrierën në Katar appeared first on Telegrafi.

Spalletti: Nuk shpresoj në ardhjen e Modric, jam i lumtur me lojtarët aktual

Posted: 14 Aug 2018 01:54 PM PDT

Luciano Spalletti e ka vazhduar kontratën e tij me Interin deri në vitin 2021, ndërsa ka folur për blerjet e klubit dhe Luka Modricin që mbetet në qendër të vëmendjes. 

Kroati është i lidhur me Interin, por trajneri italian ka thënë se edhe me lojtarët aktual është i kënaqur.

"A do të vijë Modric? Duhet ta pyesni drejtorin Ausilio, unë nuk di asgjë nga ajo që i përkasin afatit kalimtar".

Luka Modric (Foto: Getty Images)

"A shpresoj? Jo, jam që tani shumë i kënaqur me ata që kam në dispozicion".

"Kam futbollistët që do të doja t'i kisha", , ka thënë Spalletti për Sky.

Spalletti te Inter deri në vitin 2021

Kur kanë mbetur edhe më pak se tri ditë deri në fund të afatit kalimtar, tifozët e Interit ende shpresojnë që Modric mund të vije.

Interi deri më tani ka bërë një afat kalimtar të jashtëzakonshëm duke ofruar emra si Radja Nainggolan, Keita Balde, Stefan De Vrij, Lautaro Martinez e Kwadwo Asamoah. /Telegrafi/  

The post Spalletti: Nuk shpresoj në ardhjen e Modric, jam i lumtur me lojtarët aktual appeared first on Telegrafi.

Shkëndija pëson nga Salzburgu dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

Posted: 14 Aug 2018 01:07 PM PDT

Shkëndija ka pësuar me rezultat 1-0 nga Salzburgu në ndeshjen kthyese të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Filipi II në Shkup.

Kampioni i Maqedonisë pësoi me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Austri dhe pas sfidës në Shkup i dha fund konkurrimit në garën më të madhe evropiane për klube.

Skuadra tetovare e dominoi pjesën e parë të takimit, mirëpo nuk arriti të krijonte raste konkrete para portës kundërshtare.

Në fillim të pjesës së dytë, mysafirët rrezikuan në disa raste, mirëpo më pas nikoqirët e morën lojën në dorë dhe vazhduan të sulmonin vazhdimisht.

Raste të shumta u krijuan për Shkëndijën, mirëpo mungoi konkretizimi nga të zgjedhurit e Qatip Osmanit.

Në minutat shtesë të takimit, në një moment pakujdesie, Salzburgu e shënoi golin e fitores (90’+2).

Në rast se do të kualifikohej tutje (në 'play-off'), Shkëndija do të ishte vetëm një hap larg fazës grupore. Sidoqoftë, ky ka qenë një sezon historik i kuqezinjve në Ligën e Kampionëve, pasi kanë arritur deri në rrethin e tretë kualifikues.

Ndërkohë, kampioni i Maqedonisë nuk është larguar nga garat evropiane. Shkëndija do të luajë në fazën e barazhit në Europa League kundër fituesit të duelit ndërmjet Cork Cityt ose Rosenborgut.

Red Bull Salzburgu do të garojë në ‘play-off’ kundër fituesit të duelit ndërmjet Crvena Zvezdas dhe Spartak Trnavas. /Telegrafi/

The post Shkëndija pëson nga Salzburgu dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Nzonzi prezantohet te Roma dhe do ta mbajë numrin 42: I lumtur që jam këtu, kam ardhur për trofe

Posted: 14 Aug 2018 12:39 PM PDT

Stiven Nzonzi edhe zyrtarisht ka kaluar nga Sevilla te Roma për 26.65 milionë euro plus bonuset deri në 4 milionë euro.

Ai ka vënë në letër nënshkrimin për një kontratë deri në qershor të vitit 2022.

Nzonzi  më parë ka luajtur për klube si Amiens, Blackburn dhe Stoke City, ndërsa te Sevilla është që nga viti 2015.

Lojtari do të mbajë numrin 42.

N’Zonzi lojtar i Romës

“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që jam një lojtar i Romës”.

“Gjithmonë dëshiroj të përmirësohem, mosha nuk ka rëndësi. Kështu që shpresoj të jap kontributin tim në klub në çdo nivel, duke përfshirë edhe përvojën”.

“Drejtori Monchi më solli në Sevilla dhe më ndihmoi shumë, kështu që kam respekt reciprok. Jam i lumtur që jam që do të punojmë përsëri".

“Objektivi është të fitojmë trofe. Falënderoj tifozët që më mirëpritën në aeroport dhe premtoj se do ta jap më të mirën", ka thënë francezi. /Telegrafi/   

The post Nzonzi prezantohet te Roma dhe do ta mbajë numrin 42: I lumtur që jam këtu, kam ardhur për trofe appeared first on Telegrafi.

Ramos: Largimi i CR7 është humbje e madhe, por asnjë lojtar nuk është mbi këtë klub dhe këtë emblemë

Posted: 14 Aug 2018 12:32 PM PDT

Sergio Ramos ka thënë se Real Madridi nuk do të ndalet së fituari trofe, përkundër largimit të Cristiano Ronaldos.

Kapiteni i Los Blancos ka folur në konferencën për media para ndeshjes për Supekupën evropiane që Mbretërit e zhvillojnë të mërkurën në Tallinn kundër Atletico Madridit.

Sergio Ramos (Foto: Getty Images)

“Është një privilegj të luash në Superkupën e Evropës. Është një shenjë e mirë dhe duke i fituar tre trofe të Ligës së Kampionëve, ky është çmimi. Kemi një shans për ta fituar një tjetër trofe dhe jemi të entuziazmuar për këtë sfidë”, ka thënë mbrojtësi spanjoll.

Lajmet për Ramos Lajmet për Ramos

Ai është pyetur edhe në lidhje me fjalët e Ronaldos se Juventusi është një familje e madhe.

“Këtu gjithmonë jemi ndier si një familje. Çelësi i suksesit është se ne gjithmonë, edhe së bashku me të, jemi ndier si pjesë e familjes”.

Cristiano Ronaldo e ka vazhduar karrierën te Juventusi (Foto: Getty Images)

“Humbja e një lojtari aq të rëndësishëm është gjë negative, mirëpo kjo nuk do të na ndalojë së fituari. Në të kaluarën, top-lojtarët kanë kaluar nga këtu dhe ne kemi vazhduar të fitojmë. Ai vendosi ta bënte një ndryshim dhe shpresoj që të shkojë mirë edhe për të edhe për ne”, ka theksuar Ramos.

Kapiteni ka folur edhe për përforcimin eventual të Realit: “Kjo nuk varet nga ne. Humbja e Cristianos është e rëndësishme, por asnjë lojtar nuk mund të jetë mbi këtë klub dhe këtë emblemë”. /Telegrafi/

The post Ramos: Largimi i CR7 është humbje e madhe, por asnjë lojtar nuk është mbi këtë klub dhe këtë emblemë appeared first on Telegrafi.

Interi e bleu Joao Marion për 40 milionë euro, tani i kërkon të gjejë skuadër urgjentisht

Posted: 14 Aug 2018 12:10 PM PDT

Intero mësohet se i ka thënë Joao Mario ta pranojë një transferim ose do të mbetet pa asgjë për gjashtë muajt e ardhshëm.

Mesfushori portugez u kthye nga huazimi në West Ham United, por nuk ka vend te Nerazzurrët dhe vetë e ka pranuar që nuk është i përshtatshëm për futbollin italian.

Për të ka pasur interesim nga Sevilla dhe Real Betis, por çmimi i tij prej 30 milionë eurove ka bërë që transferimi të mos realizohet.

Joao Mario te Interi (Getty Images)

Sipas ItaSportPress, Interi i ka thënë Joao Mario se ai duhet të pranojë një nga propozimet e paraqitura këtë verë.

Nëse nuk e pranon, atëherë ai do të mbetet në klub, por pa llogaritur në të, të paktën gjashtë muaj derisa të hapet afati kalimtar i janarit.

Joao Mario te West Ham United (Getty Images)

Afati kalimtar në Itali mbyllet të premten.

Joao Mario është transferimi më i shtrenjtë i Interit në histori me 40 milionë euro. /Telegrafi/   

The post Interi e bleu Joao Marion për 40 milionë euro, tani i kërkon të gjejë skuadër urgjentisht appeared first on Telegrafi.

Messi nuk tubohet me Argjentinën në këtë vit, mendon pensionimin

Posted: 14 Aug 2018 11:32 AM PDT

Lionel Messi njoftohet se ka vendosur të qëndrojë jashtë fushave për ndeshjet me Kombëtaren e Argjentinës për pjesën e mbetur të vitit 2018.

Messi ka zhvilluar 128 ndeshje me Argjentinën, duke shënuar 65 gola për vendin e tij, ndërsa e ka ndihmuar ta fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike në vitin 2008.

Messi (Getty)

Pesë herë fituesi i Topit të Artë po e shqyrton mundësin që të largohet nga kombëtarja, por ai pret që ta sheh se kush do të zgjidhet trajner i ri nga Federata e futbollit argjentinas.

Jorge Sampaoli është shkarkuar nga roli i tij pas një Kampionati Botërore të mjerë, ndrysa përkohësisht është caktuar Lionel Scaloni.

Lionel Messi duke festuar me shokë (Getty Images)

Messi nuk do tubohet për pjesën e mbetur të vitit 2018, sipas TNT Sports dhe Mundo Deportivos.

Sipas këtyre medieve thuhet se ai mund të dal në pension vitin e ardhshëm.

Argjentina pati një Kampionat të vështirë ku mezi e kaloi grupin, ku ishte me Islandën, Nigerinë dhe Kroacinë. /Telegrafi/

The post Messi nuk tubohet me Argjentinën në këtë vit, mendon pensionimin appeared first on Telegrafi.

Marcelo: Nuk mund të flas për Juvenusin, nuk është koha tani

Posted: 14 Aug 2018 11:03 AM PDT

Marcelo nuk ka dashur të komentojë pyetjen që erdhi nga gazetarët për një bashkim me Cristiano Ronaldon te Juventusi.  

30-vjeçari brazilian është shumë i afërt me Ronaldon dhe ka qenë i lidhur ngushtë me një ribashkim të tyre në Torino.

Duke folur në konferencë për shtyp përpara ndeshjes së Superkupës evropiane kundër Atletico Madridit, Marcelo u pyet rreth këtyre thashethemeve.

Marcelo duke festuar trofeun e Ligës së Kampionëve me Real Madridin (Getty Images)

“Nuk dua të flas për këtë tani. Ne jemi këtu për një finale dhe nuk është koha për të diskutuar për këtë", ka thënë Marcelo.

Nëse Marcelo do të shkonte te Juventusi, mund të ndodh që Alex Sandro të shkojë në Paris Saint-Germain.

Sergio Ramos dhe Marcelo (Getty Images)

Marcelo është në Madrid që nga janari i vitit 2007 dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.

Lojtari ka fituar të gjithë trofetë me Real Madridin. /Telegrafi/

The post Marcelo: Nuk mund të flas për Juvenusin, nuk është koha tani appeared first on Telegrafi.

Drejtori Ariedo Braida: Barca nuk do të bëjë ofertë për Pogban

Posted: 14 Aug 2018 11:00 AM PDT

Drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida, ka thënë se klubi nuk e ka në plan të bëjë ofertë për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.

E ardhmja e francezit në Old Trafford është vënë në dyshim për shkak të mosmarrëveshjeve të tij me trajnerin Jose Mourinho në sezonin e kaluar, i cili disa herë e kishte lënë lojtarin në bankën rezervë.

Pogba e fitoi Kupën e Botës me Francën (Foto: Getty Images)

Fituesi i Kupës së Botës është lidhur me një rikthim te Juventusi, si edhe me një kalim te Blaugranët.

Lajmet për Paul Pogban Lajmet për Paul Pogban

Pogba i shtoi akoma më shumë thashethemet pas ndeshjes kundër Leicester Cityt, në të cilën e shënoi njërin nga dy golat e Djajve të Kuq.

Akoma nuk dihet ku qëndron e ardhmja e Pogbas (Foto: Getty Images)

“Ka gjëra që mund t’i them dhe ka gjëra që nuk mund t’i them, përndryshe do të gjobitesha”, u kishte thënë ai gazetarëve kur u pyet se ai ndihej komod te Unitedi.

Mirëpo, përkundër të gjitha thashethemeve, Braida thotë se Barca nuk e ja në plan të bëjë ofertë për mesfushorin.

“Nuk mendoj se do të bëjmë ofertë për Pogban, por ai është lojtar i shkëlqyer”, ka thënë drejtori i Barcës për Radio Sportiva. /Telegrafi/

The post Drejtori Ariedo Braida: Barca nuk do të bëjë ofertë për Pogban appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more