Skip to main content

“Interi frymëzohet nga një tifoze e veçantë! (Foto)” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Interi frymëzohet nga një tifoze e veçantë! (Foto)” plus 9 more Gazeta SHQIP


Interi frymëzohet nga një tifoze e veçantë! (Foto)

Posted: 26 Aug 2018 02:02 AM PDT

Interi do të kërkojë fitoren e parë sot në kampionat ndaj Torinos dhe përveç tifozërisë në shkallët e stadiumit, do të ketë edhe një mbështetje të veçantë.

Bëhet fjalë për modelen britanike April Summers, një tifoze e flaktë zikaltër, që edhe këtë herë ka pozuar me bluzën e skuadrës së zemrës, për të frymëzuar futbollistët e Spallettit, para ndeshjes me Torinon.

26 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

REFERENDUMI!

Posted: 26 Aug 2018 01:52 AM PDT

Nga Bejtush ISUFI

Në vigjilje të hapjes së takimeve të ardhshme me Serbinë, institucionet e shtetit të Kosovës do të duhej të punonin 24 orë për përgatitje, por edhe për të shumëfishuar kontaktet në radhë të parë me Shqipërinë dhe aleatët e Pavarësisë së Kosovës (e cila gjë sa po shoh unë më së paku po bëhet). Madje është e habitshme se si gjithë ekspertët juridik të Kosovës sidomos ata të së drejtës ndërkombëtare i kanë « futur veshët në lesh » ,thua se kjo nuk qenka koha kur ata duhet të dëgjohen, mbase duke u kënaqur me akrobacionet e politikës ditore të cilat do të avullohen si vesa apo zhduken si uji pa vërshimit.

Një tjetër habi e madhe me mediumet dhe ekspertët është mos angazhimi për t’i dhënë dhe përsëritur analizat teorike politikës sonë lidhur me negociatat dhe vendimet e rëndësishme në marrëdhëniet me Serbinë.

Besoj fuqishëm se të gjitha partitë politike në parlament ( pozitë e opozitë) duhet të shpejtojnë dhe harmonizojnë mendimet dhe miratojnë në Kuvend parimet mbi të cilat mund të vazhdohet « dialogu » me Serbinë dhe komunikimi me botën duke mbyllur të gjitha spekulimet dhe lojërat lidhur me kufirin e Kosovës, pra duke nënvizuar dhe përsëritur fuqishëm se kemi të bëjmë me një KUFI TË NJOHUR NDËRKOMBTAR, për të cilin si në çdo rast tjetër në planet mund të bisedojnë vetëm dy shtete të cilat e kanë njohur -pranuar njëra tjetrën.

Nëse nuk do të fillohej çfardo bisede me Serbinë dhe me të gjithë të tjerët nga premisa e ekzistimit të kufirit ndërkombëtarë, kjo do të ishte një rrëshqitje në ambisin e vitit 1990, pra do të vetëvriteshim dhe Serbia as nuk do të lodhej për realizimin e asaj që as në ëndërr nuk ka mundur ta shoh.

Kjo sepse prej pozicioneve të qarta e të fuqishme të Kosovës në aspektin juridik, ne po rrëshqasim shpejt në një situatë në të cilën gjithçka është e hapur, e mundur por kuptohet se kjo ka të bëjë vetëm me Kosovën sepse për Serbinë gjithçka është e mbyllur, pra çka ka më të njëanshme se kjo? Nëse ne e kemi harruar gjenocidin serb që nga viti 1878 e deri në vitin 1999, nëse kemi harruar sakrificën dhe luftën, shpalljen Pavarësisë dhe Vendimin e Gjykatës ndërkombëtare atëherë kush duhet të ja kujtoj Serbisë ?

Pra, çfardo bisede lidhur me marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë duke përfshirë korrigjimet e kufirit mund të bëhet vetëm NJË SEKONDË prapa njohjes-pranimit të pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Qeveria duhet të përgatisë ligjin për referendumin sepse pa votën e qytetarëve të Kosovës nuk mund të ketë vendime të mëdha, ata do të organizojnë referendumin për Kosovën ndërsa Kosova vetë e për vete jo!!!???

26 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Vdekja e McCain, Meta: Shqiptarët humbën një mik të veçantë

Posted: 26 Aug 2018 01:43 AM PDT

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka bërë një status ngushëllimi në Facebook pas ndarjes nga jeta të senatorit amerikan John McCain.

Ai e ka quajtur McCain, një hero lufte e patriot të madh që i shërbeu kombit të tij deri në vetëmohim. Kreu i Shtetit përmendi edhe kontributin e tij si mbështetës i çështjes së Kosovës dhe kauzës për pavarësinë e saj.

Statusi i plotë i Presidentit Meta:

Ndarja nga jeta e Senatorit John McCain është një lajm i hidhur për mua dhe për të gjithë shqiptarët. Sot u largua nga jeta një hero lufte dhe një patriot i madh, njeriu që i shërbeu kombit të tij me vetëmohim, heroizëm e ndershmëri të pashoqe.

Ai i shërbeu lirisë dhe të drejtave të njeriut në botë e veçanërisht në Ballkan. Senatori McCain ishte një nga mbështetësit e vendosur të çështjes së Kosovës dhe kauzës për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Ai u bë një ndër mbështetësit kryesorë të antarësimit të Shqipërisë dhe të rajonit tonë në NATO për të cilën të gjithë shqiptarët i janë mirënjohës.

Angazhimi i përkushtuar i njerëzve të tillë si McCain për cështjen e të drejtave dhe të lirive të popujve të shtypur në botë e kanë bërë SHBA-në një vend lider të demokracisë dhe rriti simpatinë e saj në gjithë botën. Sot shqiptarët humbën një mik të veçantë e të pazëvendësueshëm.

U prehtë në paqe shpirti i tij!

26 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ndryshimi i kufijve, BE si SHBA: Kosova e Serbia të gjejnë zgjidhje

Posted: 26 Aug 2018 01:39 AM PDT

Komisionieri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia pajtohen për ndryshim të kufijve, kjo nuk mund të përdoret si arsye për ndryshime kufijsh në vende tjera në rajon.

Duke folur në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë Hahn ka lënë të kuptohet se Bashkimi Evropian është në dijeni se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Vupiq tashmë janë të fokusuar në negociata për ndryshim kufijsh.

"Pa marrë parasysh se cila është zgjidhja dhe ne nuk përjashtojmë asgjë, duhet ta dimë se gjëja më e rëndësishme është stabiliteti në rajon. Kjo lloj marrëveshje nuk duhet të shtyjë ide të tjera".

"Pra edhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta bëjë me dije se kjo është një marrëveshje vetëm për këtë rast, që ne fund të ditës do të kontribuojë që të krijojë stabilitet, paqe dhe prosperitet në rajon", u shpreh Hahn.

Hahn ka thënë se Prishtina dhe Beogradi duhet mbështetur që ata ta arrijnë një marrëveshje.

"Ne që jemi jashtë, nuk do të ishte e mençur që të intervenojmë në një formë ose në një tjetër. Ne duhet t'ua lëmë atyre por duhet të ju japim çdo mbështetje për ta gjetur një zgjidhje", ka thënë komisioneri Hahn.

26 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Zjarr në një hotel turistësh, 18 të vdekur në Kinë (Foto)

Posted: 26 Aug 2018 01:32 AM PDT

Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe 19 kanë mbetur të plagosur për shkak të një zjarri në një hotel në qytetin Harbin në Kinë. Zjarri shpërtheu në një resort në zonën turistike të Sun Island. Akoma të paqarta anë shkaqet e incidentit, ku nën akuzë, si gjithnjë, janë masat e dobëta të sigurisë në brendësi të strukturave të mëdha.

Flakët kanë përfshirë ndërtesën 4-katëshe pak pas orës 04:00 të mëngjesit (ora lokale). Zjarrfikësve iu deshën tre orë për të shuar flakët, ku në operacion morën pjesën qindra punonjës dhe 30 makina të shërbimit. Sipas departamentit provincial të zjarrfikësve, 16 persona gjetën vdekjen në brendësi të hotelit, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit, i cili i shtohet një seri të gjatë që po godasin Kinën kohët e fundit, pavarësisht nga përpjekjet e autoriteteve për të përmirësuar kushtet e sigurisë publike pas rasteve në hotele, qendra tregtare dhe pallate. Në nëntor, një zjarr i madh, i cili ndodhi për shkak të një defekti elektrik në një apartament në Pekin, shkaktoi 19 të vdekur. Në 2010-ën ishin 58 viktima në një kullë-pallat në Shanghai.

26 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

 

Griezmann i jep fitoren Atleticos, Dembele nderon Barçën

Posted: 26 Aug 2018 01:16 AM PDT

Pas barazimit 1-1 me Valencian në "Mestalla", Atletico e Madridit mori edhe fitoren e parë në kampionat, duke mposhtur me rezultatin minimal 1-0, skuadrën e Rayo Vallecanos.

Në një sfidë të nisur me paradën e Antoinne Griezmannit me Kupën e Botës në dorë, ishte pikërisht fantazisti francez që vendosi edhe fatin e takimit, duke shënuar në fillim të pjesës së dytë dhe duke i dhënë 3 pikët e para Atleticos.

Fitore minimale mori edhe Barcelona, e cila iu fal një goli të shënuar nga Ousmane dembele në minutën e 57', për të dalë me 3 pikë nga transferta me Valladolidin.

Katalanët dominuan kontrollin e topit, por edhe njëherë dështuan të shndërrojnë në gola rastet e shumta, gjithsesi tekniku Valverde vlerësoi pikët maksimale në këto javë të para, kur skuadra nuk ka arritur akoma maksimumin.

26 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Aksidentohet punonjësi i Policisë Kufitare, rëndë në spital

Posted: 26 Aug 2018 01:15 AM PDT

Një punonjës i Policisë Kufitare të Kakavijës është aksidentuar rëndë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku i lënduar ka mbetur Shkëlqim Lila.

Mësohet se polici ka qenë duke u kthyer nga shërbimi kur është goditur nga një automjet, në vijën e gjelbër të kufirit, në urën e fshatit.

Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku thuhet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai ka marrë thyerje në gjymtyrë dhe dëmtime të tjera në trup.

26 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Emigrantët, Salvini: Falënderojmë Shqipërinë, turp për Francën!

Posted: 26 Aug 2018 01:11 AM PDT

Ministri i Brendshëm, i Italisë Matteo Salvini ka deklaruar se në orët në vijim të gjithë emigrantët që janë të bllokuar në anijen Diciotti do të lejohen të zbresin.

Në të vërtetë, emigrantët kanë pritur jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Irlanda dhe autoritetet e Kishës Katolike.

Salvini ka kritikuar Francën për qëndrimin mohues ndaj refugjatëve dhe ka falënderuar Shqipërinë për hapjen e dyerve për disa prej tyre.

Në një transmetim direkt në profilin e tij në Facebook ai ka dekaruar se 150 emigrantët e anijes Diciotti që prej ditësh është e ankoruar në portin e Katanias, do të zbresin në tokën italiane. Ai flenderoi Shqipërinë për gatishmërin për të marrë 20 prej emigrantëve.

“Disa prej tyre do të shkojnë në Shqipëri. Unë falenderoj qeverinë shqiptare që u tregua më serioze se qeveria franceze. U them faleminderit shqiptarëve e turp t’u vijë francezëve. Disa prej emigratëve do të shkojnë në dy vende të tjera europiane e emigrantët që do të mbeten në Itali do të merrren në kujdes të Kishës katolike”, tha Salvini.

26 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kërkoni romancë… Prisni një biletë me tren…

Posted: 26 Aug 2018 01:10 AM PDT

Nëse kërkoni romancë, dikë që t'u bëjë ti riktheheni muzikës duke dëgjuar gjithë këngët e dashurisë atëherë prisni një biletë treni. Sipas psikologëve treni është vendi i duhur për romanca i vetmi që nuk ka humbur atë shkëlqimin e klasikes që sot teknologjia ia ka marrë hapësirave të tjera.

Ashtu si në filmin e famshëm "Romancë në tren ekspress" ku dy ish të dashuruar takohen pas shumë viteve, treni mund tju japë ju atë që ju mungon. Kjo pasi koha e qëndrimit në tren është më e gjatë dhe kjo ju jep hapësirë të hidhni vështrimin përtej, për ta parë ndryshe burrin apo djaloshin që është duke humbur kohën në një libër.

Por nëse i besoni rastësisë dhe jeni në kërkim ajo do të ndodhi. Por treni shihet dhe si një mundësi që dy njerëz që sapo janë njohur të zhvillojnë romancën e tyre. Nëse sapo keni njohur dikë atëherë ftoheni në një udhëtim dhe këtë udhëtim bëjeni me tren. Mbrëmja por dhe koha e ditës do tu japë mundësi të flisni më shumë me njeri tjetrin, të përjetoni ashtu siç zhduken pemët në rrugë një kthim në veten tuaj tek dëshirat më të fshehta.

Mund të hani një darkë romantike ndërsa dëgjohet zhurma e ecjes së trenit. Por edhe nëse zemëroheni apo diçka nuk shkon mirë mes jush treni ua bën më interesante situatën. Ju mund të humbni në labirinthe dhe ai do t'u kërkojë. Edhe nëse jeni duke kërkuar thjesht një flirt. Jashtë vëmendjes së njerëzve që ju njohin dhe që kërkojnë të dinë gjithçka për ju. Ju mund të jetoni sa për disa vjet vetëm në disa ditë në një udhëtim me tren.

E kur treni të ndalojë në stacion kjo histori do të ketë mbetur thjesht aty dhe rrugët tuaja do të ndahen.

26 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Tërmeti godet Indonezinë dhe Iranin, ka viktima dhe të plagosur

Posted: 26 Aug 2018 01:01 AM PDT

Indonezia është tronditur nga një tërmet i fortë, me ishullin turistik tashmë të shkatërruar nga një tërmet i madh më parë këtë muaj. Tërmeti kishte një magnitudë prej 5.7, duke arritur në një thellësi prej 28 miljesh. Sipas Qendrës Sizmike Evropiane të Mesdheut (EMSC) në Paris, ky është tërmeti i tretë që ndihet në rajonin e Lombokut në 49 orët e fundit. Ata gjithashtu thanë se popullsia e vlerësuar në zonë është rreth 5.2 milionë njerëz. Dëshmitarët komentuan në faqen e internetit të EMSC-CSEM duke përshkruar përvojat e tyre.

Të paktën dy persona janë vrarë dhe mbi 240 të tjerë janë lënduar pasi një tërmet i fuqishëm prej 6,0 shkallësh të Rihterit goditi perëndimin e Iranit, raportojnë mediat lokale. Sipas Institutit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti goditi në jugperëndim të qytetit Javanrud, që gjendet në provincën Kermanshah.

Tërmeti u pasua nga dy dridhje të tjera të tokës, që janë vlerësuar si mbi 4 shkallë të Rihterit. Irani shpesh goditet nga tërmete të fuqishme.

Në nëntorin e vitit të kaluar, një tërmet prej 7,3 shkallësh goditi qytetet dhe fshatrat e provincës Kermanshah, duke vrarë të paktën 620 persona dhe plagosur mijëra të tjerë.

Ndërkaq, më 2003, nga një tërmet 6,6 shkallësh mbetën të vdekur 26 mijë persona dhe u shkatërrua qyteti historik, Bam.

26 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more