Skip to main content

“Ia ndërroi baterinë në një punëtori të pa licencuar, iPhone 6 i eksplodoi para fytyrës (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime

“Ia ndërroi baterinë në një punëtori të pa licencuar, iPhone 6 i eksplodoi para fytyrës (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime


Ia ndërroi baterinë në një punëtori të pa licencuar, iPhone 6 i eksplodoi para fytyrës (Video)

Posted: 09 Aug 2018 11:42 AM PDT

Një grua nga Kina, që ia kishte ndërruar baterinë telefonit të saj në një punëtori të pa licencuar, u tmerrua kur i eksplodoi para fytyrës.

Ngjarja që ndodhi derisa po voziste në një autostradë, ka mundur të përfundonte shumë më keq, por për fat të mirë ajo nuk e humbi kontrollin, transmeton Telegrafi.

"Ja pse nuk duhet vizituar punëtoritë e pa licencuara, vetëm pse janë më të lira. Pagova pak, por tani mbeta pa telefon", ka shkruar ajo përbri videos së postuar në internet.

Eksplodime të ngjashme sikur ky iPhone 6 ndodhin për shkak të baterive dhe kabllove jo adekuate, si dhe intervenimit nga grupe të treta të paautorizuara. /Telegrafi/

The post Ia ndërroi baterinë në një punëtori të pa licencuar, iPhone 6 i eksplodoi para fytyrës (Video) appeared first on Telegrafi.

Policia gjermane evakuon aeroportin e Berlinit, menduan se brenda valixhes së pasagjerit kishte bombë – në fund u konstatua se ishte lodër seksi

Posted: 09 Aug 2018 08:00 AM PDT

Pjesëtarët e sigurimit të aeroportit të Berlinit, Schonefeld, duke menduar se brenda valixhes së një pasagjeri gjendej bomba, kanë evakuuar aeroportin, megjithatë në fund është vërtetuar se bëhej fjalë për një lodër seksi.

Por, pas kontrollit  të detajuar që i është bërë, pronarit të kësaj lodre seksi i është lejuar të vazhdojë udhëtimin, transmeton Telegrafi.

Ky është evakuimi i tretë që po ndodhë në aeroportet gjermane në 10 ditët e fundit, ku pjesëtarët e sigurimit janë kritikuar në masë të madhe nga qytetarët.

Të enjten e kaluar dhjetëra fluturime janë anuluar në aeroportin e Frankfurtit, kur një pasagjer është futur në zonën e sigurisë pa iu nënshtruar kontrolleve strikte.

Ndërkaq pasagjeri në aeroportin e Berlinit për të cilin Independent shkruan se është një 31-vjeçar, raportohet se lodrën e seksit ia kishte blerë të dashurës. /Telegrafi/

The post Policia gjermane evakuon aeroportin e Berlinit, menduan se brenda valixhes së pasagjerit kishte bombë – në fund u konstatua se ishte lodër seksi appeared first on Telegrafi.

Përdoruesit e Twitterit ndajnë tatuazhet e realizuara më së keqi (Foto)

Posted: 09 Aug 2018 07:52 AM PDT

Të gjithë e kanë së paku nga një këngë të preferuar, por jo shumë prej nesh do donim që vargjet e kësaj kënge t'i kemi të shkruara përjetë në trup.

Pikërisht këtë e ka bërë një grua e panjohur, të cilën e ka fotografuar një përdorues i Twitterit, ndërsa fotografia është shpërndarë në rrjet, transmeton Telegrafi.

Nuk ka kaluar shumë dhe shumë përdorues të këtij rrjeti social, kanë shpërndarë me miqtë virtualë, tatuazhet që kanë parë te njerëzit e ndryshëm.

Ilustrimet që mund t'i shihni më poshtë, kanë mbetur përherë në lëkurën e bartësve të tyre.

Po që se e keni ndërmend të bëni tatuazh, shikoni mirë punën që e ka bërë artisti deri më tani dhe pastaj vendosni me kujdes çfarë doni të vizatoni. /Telegrafi/

The post Përdoruesit e Twitterit ndajnë tatuazhet e realizuara më së keqi (Foto) appeared first on Telegrafi.

Frikësohej të hidhej në lumë, pëson lëndime pasi u shty nga një shoqe (Video)

Posted: 09 Aug 2018 04:13 AM PDT

Adoleshentja e paemëruar ka pësuar lëndime të konsiderueshme në qafë dhe shpinë, pasi një shoqe e shtyu nga një urë në Uashington të Shteteve të Bashkuara.

Megjithëse qëndronte përjashta rrethojave të urës, ajo refuzonte të hidhej në lumë nga afro 20 metra lartësi, transmeton Telegrafi.

"Veprimi i shoqes së saj ishte i nxituar dhe sipas të gjitha rrethanave jo qëllim keq, por duhet të trajtohet sepse la pasoja", ka thënë një komentues i videos.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa raportohet se është e ndaluar hedhja në ujë nga ajo urë.

Njohësit e asaj zone, thonë se ajo ishte më fat që shpëtoi gjallë, pasi ka mundur ta pësonte shumë keq si pasojë e terrenit me gurë. /Telegrafi/

 

The post Frikësohej të hidhej në lumë, pëson lëndime pasi u shty nga një shoqe (Video) appeared first on Telegrafi.

E zënë policia duke vozitur nën ndikim të alkoolit, vajza nga  SHBA-të ka një lutje për ata – “mos me arrestoni, jam e bukur dhe e bardhë” (Video)

Posted: 09 Aug 2018 02:54 AM PDT

Policia në Karolinën e Jugut ka publikuar një video ku shihet se si Loren Elizabeth Katshow, 32-vjeç, e lut policinë që mos ta arrestojnë “pasi është shumë e pastër, e bardhë dhe e bukur”.

Policia në Blaftown ka arrestuar Lorenin pasi nuk kishte respektuar shenjën e komunikacionit “stop”, dhe se ka vozitur me 100 kilometra në orë nën ndikim të alkoolit, transmeton Telegrafi.

Në video shihet dhe dëgjohet qartë se si Loren ua bën me dije se nuk duhet ta arrestojnë.

“Ju lutem, nuk dua ta di si është burgu. Jam një vajzë e bukur. Mos më dërgoni atje”, dëgjohet duke i lutur Loren policinë dhe duke ua bërë me dije se kurrë nuk ka pasur problem me ligjin, pasi është tifoze, valltare, e bardhë dhe një vajzë e pastër që ka përfunduar universitetin.

Ajo ishte e bindur se arrestimi mund t’ia shkatërron karrierën, ndërsa polici Baker Oddom që e kishte arrestuar, në raportin e dorëzuar i  kishte shënuar të gjitha, duke shtuar se e ka pyetur “se çfarë kanë lidhje këto gjëra”, kurse ajo ishte përgjigjur: “ju jeni polic dhe e dini mirë çfarë do të thotë, dhe kënd po e arrestoni”.

Ajo gjithashtu kishte pranuar se kishte pirë vetëm dy gota verë dhe se ngutej për të shkuar në kohë në takimin me të dashurin. Ndërkaq, e pyetur nga policët se sa shumë ishin mbushur ato dy gota me verë, ajo ka thënë: “E dini çfarë, e kam festuar ditëlindjen”.

Por, kur policët ia kontrolluan veturën e tipit Ford, gjetën edhe një sasi të vogël të marihuanës, ku më pas pranoi se “kishte tymosur” paksa para se të ulej prapa timonit. Ajo është dënuar për ngasje nën ndikim të alkoolit, tejkalim shpejtësie dhe posedim të lëndëve narkotike. /Telegrafi/

The post E zënë policia duke vozitur nën ndikim të alkoolit, vajza nga  SHBA-të ka një lutje për ata – “mos me arrestoni, jam e bukur dhe e bardhë” (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more