Skip to main content

“I plas kujt sot, për Rugovën?” plus 1 more Telegrafi Opinione

“I plas kujt sot, për Rugovën?” plus 1 more Telegrafi Opinione


I plas kujt sot, për Rugovën?

Posted: 30 Aug 2018 04:26 AM PDT

Një akademik, në Kosovë është sëmurë rëndë! Në fakt, ai në Kosovë, kishte ardhur i shëndoshë si molla, herët, në rininë e tij, por tash vonë as ai nuk i shpëtoi dot. Kjo është një sëmundje që ka kap shumicën e intelektualëve tonë, para se të hyjnë në fazën e fundit të maratonës së jetës. Para pensionimit, pra! Nuk (mbi)jetohet jashtë skenës politike. Ndërkaq, libra seriozë gati nuk lexon më askush, kështu që kur e sheh sa pëlqime (të porositura ose jo) marrin politikanët në rrjetet sociale, përfundimisht e kupton se ja ke huq.

Pra, akademiku, që të mos e shprishim tepër llafin, është sëmurë nga një sëmundje e pashërueshme, si e pranon edhe ai vet, në "Facebook". Kjo sëmundje nuk qenka tumori, as sëmundja e ëmbël e sheqerit, por qenka shumë më e hidhur se të gjitha të tjerat. Pra, kjo na qenka sëmundja e pashërueshme e të menduarit. Vepro e mos mendo, kjo po, mund të ketë shpresë. Po fillove të mendosh… keq!

Do të sëmurej, patjetër, edhe ai, sikurse edhe shumë intelektualë tonë të cilët u sëmurën kryesisht pasi u futën nëpër akademi, institucione të shkencës, artit dhe kulturës. Kur e arrin kulmin në shkencë, kulturë dhe art, papritmas e kupton se nuk ke arritur asgjë, nëse nuk je bërë politikan. Më së keqi ndihen ata të cilët e kishin rastin të jenë të parët, por nuk guxuan të futen në garë.

Pra, kur ti je kujtuar për politikë, vendet tashmë i kanë zënë (gjysmë)analfabetët dhe më të uriturit. Shpejt i kanë çimentuar pozicionet e tyre luftarake me vëllezër, motra, nipër, mbesa, dajë, teze, kushëri e kushërira, të cilët në çfarëdo rrethane, edhe kur të u teket, mund të dëshmojnë me shumicë votash se filan akademiku nuk i ka dy korra mend, dhe se aty ndodhet, në akademi pra, veç fal vullnetit të tyre politik. Të tjerët, doktorët e shkencave, ata me magjistraturë, apo specialistët e fushave, nuk i kontestojnë, përpos kur rebelohen. Përndryshe, kurrë nuk kemi pasur në krye të politikës, më shumë njerëz me tituj. Kur ke tituj, mund të konkurrosh në politikë, por kur je në politikë, titujt vijnë vet. Fatkeqësisht, këtë intelektualët tonë e kuptojnë vonë, pastaj fillojnë e ankohen se të padijshmit po qeverisin.

Kështu, njerëzit e politikës kanë ikur shumë përpara, sidomos në një fushë tjetër, ku nuk gjinden edhe aq mirë shumica nga ata që vuajnë nga sëmundja e pashërueshme. Politika, pra ata kanë bërë shumë para, aq sa mund të blejnë edhe vet Facebook-un, ose së paku një pjesë të rëndësishme të aksioneve. Përndryshe, as mos e vej në dyshim se e kontrollojnë, armatën e pëlqyesve dhe sharësve profesionistë nëpër rrjetet sociale, përmes të cilëve brenda natës, fillon e të duket vetja tepër i mençur, ose të bëjnë të kompleksohesh për (mos)dijen tënde. Nejse, u sëmur njeri…

Këtu vijmë te çasti kur Edipi e vret babën, të cilin as nuk e dinte se e kishte, derisa u sëmur! Kur u sëmur, ai filloi të mendojë: kush na qenka ky Ibrahim Rugova? Ishte një shkrimtar dhe ai nuk e ka njohur politikën, thotë akademiku! Kujt i plas për Rugovën, pyetet dhe përgjigjet njëkohësisht, ai?!

Kush ishte, Ibrahim Rugova, pra? Ai nga sëmundja e pashërueshme, mbase e vetmja të cilën nuk e shëron ende mjekësia bashkëkohore, u sëmur dhe vdiq pas lufte, duke qenë president i Kosovës. Nga sëmurja e pashërueshme e të menduarit, ndërkaq, duket se Rugova ishte sëmurë rëndë, qysh në fëmijëri të hershme dhe nuk u shërua kurrë, por e barti burrërisht atë, përgjatë tërë jetës. Me një heshtje plot urti e dinjitet, e me disa parime themelore, të pakontestueshme, ai e udhëhoqi një popull përgjatë turbulencave të përgjakshme ballkanike, të viteve të '90-ta të shekullit të kaluar dhe e ndërtoi një vizion të mahnitshëm se si të ambientohej dhe të faktorizohej një popull i vogël dhe pa aleat, në një botë që po ndryshohej shpejt dhe rrënjësisht. Ai e kishte kuptuar se nga konjukturat e reja asnjëra nuk shfaqte interes për potencialin që ka ky popull, prandaj u imponua me vizionin e tij i cili shpaloste shpirtin dhe kreativitetin e një populli të vjetër dhe të urtë.

Vërtetë, i plas kujt sot për Rugovën? Pse kjo pyetje-përgjigje, kaq agresive dhe pas kaq kohe, që Rugova nuk është më në mesin tonë? A është hapur sërish, jo zyrtarisht gara për kryetar të LDK-së?

Slogani "Edhe pas Rugovës – Rugova" me përpjekjen maksimale të vetë rugovistëve, qofshin biologjikë, apo ideologjikë, është devalvuar dukshëm. Kësaj i kontribuoi shumë gara e paskrupullt e akademikëve, dhe shumë (pseudo)intelektualëve tjerë për të mbushur zbrazëtirën politike dhe shpirtërore, që e la pas vetes ky udhëheqës shpirtëror, "me zero dije politike" .

Koha e ka dëshmuar se Rugovën nuk e mundën dot, duke e sharë, as akademikët, as idealistët revolucionarë, as miqtë, e as armiqtë e tij. Ibrahim Rugovën nuk e mundën, as nuk e zëvendësuan dot as kundërshtarët politikë, të cilët, për t'u ngjitur në pushtet filluan ta kopjojnë keq atë. Nuk e zëvendësuan, as familjarët e tij me ambicie politike. A mund të e zëvendësojë dikush Rugovën?

Ndoshta atë mund të e zëvendësoj vetëm një i sëmurë, nga sëmundja e pashëruar e të menduarit, i cili e ka dijen e thellë të cilën e kishte ai, modestinë dhe humanitetin e tij dhe mbi të gjitha e ka urtinë e tij.

Rugovistët më të zhurmshëm në LDK kryesisht nuk e dinë se çfarë nënkupton kjo fjalë, përpos se e dinë që fillon me "anti". Ndërkohë që as elektorati nuk e di, çka do të thotë të jesh rugovistë, por e ndien. Rugovistët mendojnë me zemër!

Ata të cilët tashmë e kanë kuptuar se dallimi në mes LDK dhe PDK është historik dhe jo ideologjik, i kanë kuptuar se "Rugova i ri" duhet i modifikuar historikisht, e jo politikisht.

Gara për "Rugovën e ri" pra duket se ka filluar, jashtë partisë të cilën e themeloi, vet Rugova! Rugova nuk la trashëgimtar politik!

The post I plas kujt sot, për Rugovën? appeared first on Telegrafi.

Dita e personave të zhdukur

Posted: 30 Aug 2018 03:34 AM PDT

Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), që është themeluar me iniciativën e Presidentit Bill Clinton, pas luftës në ish- Jugosllavi, ka identifikuar më shumë se 22,000 persona të pagjetur në Bosnje-Hercegovinë. Në Kosovë figurojnë të zhdukur 1,648 nga lufta e fundit.

Që nga viti 2003, kur dërgoi një mision të parë në Irak, organizata e ka shtrirë gradualisht fushën e veprimit dhe tani punon për të gjithë personat e zhdukur, qofshin ato viktima të luftës, fatkeqësive natyrore apo trafikimit të qenieve njerëzore. Në dhjetor 2014, statuti i Komisionit ndryshoi nga një shoqatë në një institucion nëpërmjet një traktati të nënshkruar nga nëntë shtete, duke i lejuar asaj të miratojë një strategji globale

Sipas Kathryne Bombergerut nga ICMP,ende nuk ka një shifër definitive globale për personat e zhdukur në botë.

Gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi kishte 40,000 persona, përfshirë afro 30,000 vetëm për Bosnje-Hercegovinën, 65,000 në Kolumbi, 60,000 në Siri dhe gjithashtu në vende të tjera si Kashmiri, Nepali, Uganda dhe vendet të tjera. Ndërsa, ende shqyrtohen 150,000 profile biologjike nga cunami në Tajlandë, nga Uragani Katrina, nga konflikti i Bosnjës, nga Iraku, Afrika e Jugut, Kili dhe Libia.

Edhe pse kanë kaluar dy dekada nga konflikti në Bosnjë, situata ende ka mbetur e pazgjidhur edhe pse ekzistojnë mjetet dhe statusi ligjore për t'u marrë me çështjen e personave të zhdukur.

Bomberger thekson se numri i madh i personave të zhdukur përbën një kërcënim për paqen dhe stabilitetin e shteteve: "Nëse keni një numër të madh personash të pagjetur, veçanërisht kur njerëzit janë zhdukur me forcë nga aktorët e shtetit dhe ata individë janë ende në pushtet kur përfundon konflikti, ju keni një hendek të madh midis të mbijetuarve dhe shteteve. Kjo mund të adresohet vetëm nga shtetet që marrin përgjegjësi. Nëse jo, viktimat dhe shoqëria e lënë pas nuk do të jenë kurrë në gjendje të rindërtojnë besimin në Shtetin. Dhe, unë mendoj se njerëzit nuk e njohin këtë edhe në Siri tani. Pasi njerëzit kanë ushqim dhe strehim, ata duan të dinë se ku janë të dashurit e tyre. Nëse shteti nuk jep përgjigjen, do të ketë një boshllëk përgjithmonë. Ajo është më shumë se një çështje humanitare".

Po ashtu, numri i të zhdukurve nga regjimi i Hafez Al-Assadit, nga 17,000 ka shkuar në 40,000 si pasojë e luftës aktuale dhe kriza e migracionit e bën edhe më të vështirë procesin për kërkimin e trupave të pagjetur.

Sipas IOM-it, nga shtatë miliardë njerëz në Planetin Tokë, një miliard janë në lëvizje; këto lëvizje vijnë si pasojë e emigracionit, luftërave dhe faktorëve të tjerë. Nga këto lëvizje viteve të fundit janë zhdukur 10,000 fëmijë duke hasur në vështirësi për të gjetur gjurmët e tyre.

Njerëzit që janë vrarë e masakruar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë, janë bartur disa herë nëpër varreza të ndryshme në Serbi dhe se çdo ndryshim i terrenit me siguri është i filmuar. Ne tani kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë me shumë ambasada në Kosovë, me KFOR-in. Gjithashtu, kemi kërkuar edhe nga NATO-ja që të na jap fotografimet satelitore për ndryshimet e terrenit në Serbi, për arsye se njerëzit që janë kidnapuar janë vrarë e masakruar, janë bartur disa herë në disa dhe çdo ndryshim i terrenit me siguri është i filmuar.

Ne kemi mbajtur një takim parapërgatitor në qershor të këtij viti, në Podgoricë të Malit të Zi, ndërmjet komisioneve qeveritare të shteteve të rajonit, i cili mund të prodhojë ndonjë marrëveshje për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Me 10 Korrik 2018, u mbajt Samiti i Londrës, në të cilin ishin prezentë të gjithë liderët e Evropës, aty ku u nënshkrua një deklaratë për zbardhjen e fatit të peronave të pagjetur.

Në veçanti dua ta falënderoj princin Charles, i cili jepi mbështetje deklaratës për personat e zhdukur, një plagë ende e hapur që lëngon në Evropë.

Nga gjithë këto zhvillime, mbesim me shpresë që kjo çështje të zgjidhet përfundimisht dhe eshtrat e martirëve tanë të gjejnë prehje në tokën tonë amtare. Sepse, dhimbja e familjarëve është prezente sado që vitet të kalojnë dhe kjo gjendje e tregon të kaluarën tonë të afërt e cila ishte e hidhur por kemi filluar ta harrojmë.

The post Dita e personave të zhdukur appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more