Skip to main content

“Fillon protesta e dytë – kërkohet sërish shkarkimi i Aleksandër Lumezit” plus 9 more Ekonomia Online

“Fillon protesta e dytë – kërkohet sërish shkarkimi i Aleksandër Lumezit” plus 9 more Ekonomia Online


Fillon protesta e dytë – kërkohet sërish shkarkimi i Aleksandër Lumezit

Posted: 29 Aug 2018 09:10 AM PDT

Ka nisur protesta e organizuar nga Shoqëria Civile përmes të cilës po kërkohet shkarkimi i Aleksandër Lumezit, Kryeprokurorit të Shtetit dhe fillimin e procesit të vetingut për gjyqësorin e vendit.

Protestuesit janë nisur nga sheshi "Zahiri Pajaziti", për të vazhduar drejt Zyrës së Kryeprokurorit dhe Zyrës së Kryeministrit.

Në protestë shihet një numër i konsiderueshëm i njerëzve të cilët në duar po mbajnë pankarta kundër këtij sistemi të drejtësisë.

Të njëjtit protestën e kanë filluar me muzikë dhe duke fishkëlluar.

The post Fillon protesta e dytë – kërkohet sërish shkarkimi i Aleksandër Lumezit appeared first on Ekonomia Online.

Gryka e Neredimes me Qendër të Mjekësisë Familjare brenda vitit të ardhshëm

Posted: 29 Aug 2018 08:25 AM PDT

Investimet në infrastrukturën shëndetësore në Komunën e Ferizajt, po vijojnë në vazhdimësi. Sot, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu së bashku me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha dhe drejtorë të tjerë komunal, mjekun e zonës, banorë dhe përfaqësues të fshatit Neredime dhe fshatrave përreth vendosën gurthemelin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Neredime, qendër kjo shëndetësore e cila është përfituar si projekt nga granti i performancës nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me participim edhe nga Komuna e Ferizajt dhe që paraqet një investim mjaft të nevojshëm për të gjitha fshatrat e Grykës së Neredimes.

Ky projekt infrastrukturor, paraqet ndër investimet kryesore në këtë zonë, për këtë periudhë qeverisëse, duke i ofruar përfundimisht banorëve të gjithë Grykës së Neredimes, shërbime më të afërta shëndetësore, qasje më të lehtë në shërbime të tjera që ofrohen nga kjo qendër si dhe shtrirje të infrastrukturës shëndetësore edhe në zonat rurale.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu vlerësoi se ky projekt përmbush një pritshmëri të kahershme të banorëve të kësaj zonë për një Qendër të Mjekësisë Familjare, duke eliminuar përfundimisht rrugëtimin e banorëve në qendra tjera për të marr shërbimet shëndetësore.
Edhe drejtori i Shëndetësisë, Besnik Berisha uroi banorët e zonës së Neredimes për këtë projekt duke dhënë detale mbi punimet. Ai tha se ky projekt është projekt 1 vjeçar, grant nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe si i tillë përmbush nevojat e banorëve të kësaj zonë për shërbime shëndetësore.

Mjeku i kësaj zone, Ramiz Avdulli falënderoi pushtetin lokal dhe atë qendror për këtë investim të nevojshëm për banorët e zonës.

"Për banorët e kësaj zone ka një rëndësi të veçantë, do të kenë qasje më të lehtë në shërbime shëndetësore, më të afërt dhe do të jetë në interesin e tyre dhe shëndetit të tyre, me siguri që është një hap që duhet përgëzuar dhe uruar, për mbarëvajtjen e punimeve dhe përfundimin e projektit" tha mjeku Avdulli.

Lajm të mirë për shëndetësinë lokale dhe banorët e zonës së Neredimes e cilësoi fillimin e punimeve për këtë projekt edhe zyrtari nga Qendra e Mjekësisë Familjare, Xhevdet Haxhidema.

"Kjo është një ditë e veçantë për banorët e gjithë kësaj zone, po vihet gurthemeli i një institucioni shëndetësor siç është Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Neredime e Ulët. Në këtë Qendër të Mjekësisë Familjare pritet të gravitojnë banorët edhe të fshatrave Neredime e Epërme, Jezerc, Manastirc dhe Balaj. Dihet që me konceptin e mjekësisë familjare është e paraparë që mjeku të ofrohet sa më afër qytetarit, qytetari të këtë sa më shpejt qasje në shërbime shëndetësore gjithmonë kur ka nevojë. Është projekt siç theksoi edhe drejtori është grant që është fituar nga niveli qendror. Neve na mbetet të falënderojmë Kryetarin e Komunës si banorë të zonës, falënderojmë Kryetarin e Komunës, drejtorin e Shëndetësisë që kanë bërë çmos që ky projekt të vij në zonën e Neredimes dhe si banorë i jemi falënderues dhe mirënjohës të gjithëve" tha zyrtari nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Xhevdet Haxhidema.

Ky projekt është fituar në kuadër të Grantit të Performancës nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka një kosto prej afro 133,000 eurosh dhe pritet të përfundoj brenda një vit.

 

 

The post Gryka e Neredimes me Qendër të Mjekësisë Familjare brenda vitit të ardhshëm appeared first on Ekonomia Online.

Nis projektimi i autostradës më të gjatë në Kosovë

Posted: 29 Aug 2018 08:21 AM PDT

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të mërkurën ka nënshkruar kontratën për "Hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren". Rruga që do të lidhë këto qytete do të ketë gjatësinë 91 kilometra.

Vlera e kontratës së projektimit është 1,039,532.80 € dhe do të përfundojë brenda 16 muajsh, ndërsa punë kryes janë konzorciumi Infra Plus & Infra Tek, Prishtinë.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës ky projekt është “një hap më tepër Ministrisë së Infrastrukturës, drejt lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve të Kosovës, duke afruar qytetet mes vete me rrugë të standardeve evropiane”.

 

The post Nis projektimi i autostradës më të gjatë në Kosovë appeared first on Ekonomia Online.

Pak orë para protestës së shoqërisë civile, Apostolova takon kryeprokurorin Lumezi

Posted: 29 Aug 2018 08:17 AM PDT

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Nataly Apostolova.

Kështu thuhet në komunikatën e dërguar për media të Prokurorisë së Shtetit.

Sipas këtij njoftimi thuhet se Lumezi fillimisht e ka njoftuar shefen e BE-së Apostolova, me funksionimin dhe efikasitetin e Prokurorit të Shtetit, duke theksuar se prokurorët e Shtetit sipas tij, janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të Ligjit, si dhe për t'u përballuar me sfidat që i ka ky institucion.

Kjo vizitë është bërë pak orë para se shoqëria civile të mbajë protestë, ku do të kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Nataly Apostolova.

Kryeprokurori Lumezi, fillimisht e ka njoftuar shefen e BE-së Apostolova, me funksionimin dhe efikasitetin e Prokurorit të Shtetit, duke theksuar se prokurorët e Shtetit janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të Ligjit, si dhe për t'u përballuar me sfidat që i ka ky institucion.

Gjatë këtij takimi Kryeprokurori Lumezi dhe shefja e BE-së, Nataly Apostolova, kanë diskutuar edhe për rastet të cilat janë të shenjëstruara nga Prokuroria për liberalizimin e vizave si dhe për rritjen e numrit të prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Kryeprokurori Lumezi ka theksuar se është duke u angazhuar për krijimin e ambientit të sigurt për të gjithë prokurorët e shtetit, që ata të funksionojnë në mënyrë efikase, profesionale dhe të pandikuar nga askush.

Gjithashtu, Lumezi ka potencuar se institucioni i Prokurorit të Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për përfundimin sa më të shpejtë të rastit të veteranëve, dhe dërgimin e akteve përkatëse në Gjykatën kompetente ashtu siç e përcakton Ligji.Po ashtu, Kryeprokurori Lumezi, është shprehur se nuk do të lejoj askënd që të ndërhyjë dhe në ndikoj në mënyrë të kundërligjshme në punën profesionale të Prokurorit të Shtetit, në ndjekjen dhe hetimin e rasteve individuale.

Shefja e BE-së, Nataly Apostolova ka premtuar se BE përmes projekteve të ndryshme do të vazhdoj ta përkrah institucionin e Prokurorit të Shtetit, në drejtim të forcimit të sundimit të Ligjit në Kosovë.

The post Pak orë para protestës së shoqërisë civile, Apostolova takon kryeprokurorin Lumezi appeared first on Ekonomia Online.

Aliu priti në takim drejtuesit e Fondacionit “SOLON”, premtohen bursa për studentët ferizajas

Posted: 29 Aug 2018 08:10 AM PDT

Mbështetja me bursa për nxënës dhe studentë ferizajas do të shtohet. Kjo u tha sot në takimin që pati Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu me drejtuesit e organizatës joqeveritare IPEDU dhe kryetarin e Fondacionit Zviceran "SOLON", Douglas Funk.

Këta të fundit janë të gatshëm të mbështesin Komunën e Ferizajt, përkatësisht programin komunal të bursave dhe nxënësit e studentët ferizajas me fonde shtesë, ndonëse veprimtaria e tyre në Ferizaj daton që nga viti 2000. Aktualisht ky fondacion financon 65 nxënës të shkollave të mesme në Ferizaj dhe 10 studentë çdo vit. Numri i përfituesve të këtyre bursave pritet të rritet edhe në kuadër të ristrukturimit të programit komunal të bursave që ndahen nga Drejtoria e Arsimit. Kjo në funksion të përmbushjes së premtimit të të parit të Ferizajt, Agim Aliu që të dyfishoj numrin e përfituesve të bursave.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu falënderoi drejtuesit e Institutit për Promovimin e Edukimit dhe kryetarin e Fondacionit "SOLON" për vëmendjen e tyre që të ndihmojë pushtetin lokal dhe nxënësit e studentët ferizajas përmes programit të bursave, duke shprehur gatishmërinë që të bashkëpunoj në çdo hap në realizimin e këtij qëllimi.

Gjithashtu, edhe drejtuesit e këtyre organizatave falënderuan të parin e Ferizajt për pritjen, gatishmërinë për bashkëpunim dhe vendosmërinë që të rinjve ferizajas t'i ofroj mbështetje, veçanërisht strukturës me pritshmërinë më të madhe – studentëve dhe nxënësve në mënyrë që sadopak të lehtësohet pesha financiare e studimeve.
Qeverisja lokale është e vendosur në ristrukturimin e programit të bursave që përfundimisht të mundësoj numër më të madh të përfituesve të tyre si dhe financim të qëndrueshëm të këtij programi.

 

The post Aliu priti në takim drejtuesit e Fondacionit "SOLON", premtohen bursa për studentët ferizajas appeared first on Ekonomia Online.

Abdixhiku: Thaçi nën hijen e Speciales është i gatshëm të falë territor

Posted: 29 Aug 2018 08:05 AM PDT

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi mund të bëjë pazare për ndarjen e territorit pasi është në panik.

Sipas Abdixhikut, deklarimet e fundit të Thaçit kundër opozitës, se ajo "po e konsideron qëllimkeqe mbështetjen e aleatëve të Kosovës për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë", tregojnë se ai është në panik nga Gjykata Speciale.

"Nervozizmi i Hashim Thaçit e vërsulja e tij ndaj opozitës është veçse shenjë e panikut. Panik që buron nga mobilizimi i opozitës, shoqërisë kosovare e secilit kontribuues tjetër të Republikës", ka thënë Abdixhiku.

Sot opozita ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për të votuar një rezolutë që ndalon diskutimin e kufijve në dialogun me Serbinë.

"Kosova nuk rrezikohet nga veprimet e opozitës për mbrojtje territoriale. As nga uniteti i gjerë shqiptar. Ajo rrezikohet nga pazaret për ndarje të Kosovës me Aleksandrin e Beogradit. Rrezikohet nga një lider që nën hijen Speciales është i gatshëm të falë territor. Rrezikohet nga një President që krahason shtetin e vet të pavarur me krahina në Abkhazi e Oseti; që në thellësinë e paditurisë zhvlerëson 114 njohje shtetërore, mendimin vulë të GJND-së, e secilën përpjekje tjetër 30 vjeçare për shtet e sovranitet", ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Abdixhiku thotë se edhe aleatët më të mëdhenj të Kosovës janë habitur nga deklarimet e Thaçit se mund të arrijë marrëveshje për të zgjidhur problemet me Serbinë.

"Kosova rrezikohet nga kërkesat naive ndaj ndërkombëtarëve "na lini vet se problemet i zgjidhim ne me Serbinë e Aleksandrin" – sepse "ui ar not problematik gajs". Qëkur shqiptarët qenkan më mirë vet në përballje me agjendat e Serbisë së Madhe e qëkur Serbia s'qenka problematike?! Këso qëndrime, këso plane, këso deklarime naive i kanë zënë në befasi edhe aleatët më të mëdhenj të Kosovës – nga Gjermania në Britani, nga Britania në SHBA", ka shkruar më tej Abdixhiku.

Abdixhiku më tej ka thënë se javën e ardhshme opozita do të fundosë përfundimisht projektin e ndarjes së territorit të Kosovës.

"Javën që vjen, rezoluta parlamentare e opozitës, e mbështetur tashmë edhe nga partitë të pozitës, e deligjitimon përfundimisht përfaqësimin e tij anti-republikan. Kjo rezolutë e fundosë mirë e fort – para Kosovës e komunitetit ndërkombëtar bashkë – projektin e ndarjes. Shqiptarët, në shumicë absolute, si rrallëherë më parë kalojnë vijat partiake e flasin me një zë. Zë që dërgon projektet e Hashimit e Aleksandrit në harresë historike. Zë që thotë mirë e qartë se ndarje nuk ka" ka thënë Abdixhiku.

The post Abdixhiku: Thaçi nën hijen e Speciales është i gatshëm të falë territor appeared first on Ekonomia Online.

Apeli ia zbut dënimin me burg të akuzuarit për tentim vrasjen e vitit 2009

Posted: 29 Aug 2018 07:53 AM PDT

Një vit më pak burg do të mbajë Adil Osmani, i akuzuar për tentim vrasjen e Riad Mulakut, ngjarje kjo që kishte ndodhur para afër 10 vjetësh në Vushtrri.

Kjo, pasi që Gjykata e Apelit ka vendosur që Osmanit t'ia zbut për një vit më pak dënimin e shqiptuar prej tre vitesh burgim nga ana e gjykatës së shkallës së parë.

Gjykata Themelore në Mitrovicë, në maj të këtij viti, të akuzuarin Osmani e kishte shpallur fajtor për shkak të veprës penale të vrasjes në tentativë dhe ndaj të njëjtit kishte shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej tre vjetësh burgim.

Në këtë dënim, të akuzuarit i është llogaritur edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga 19 prill 2009, deri më 30 qershor 2009, shkruan "Betimi per Drejtesi".

Paraprakisht, Osmani e kishte pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar të mbajtur për këtë rast në gjykatën e shkallës së parë.

Mirëpo, me dënimin e shqiptuar nga ana e shkallës së parë e pakënaqur kishte mbetur mbrojtja e të akuzuarit, e cila kishte ushtruar ankesë në Apel.

Në seancën e 12 korrikut, kur edhe ishte shqyrtuar nga Apeli ankesa e mbrojtjes, avokatja e të akuzuarit, Kada Bunjaku kishte theksuar se i mbrojturi i saj nuk e ka ditur se për çfarë vepre kishte pranuar fajësinë, pasi që kishte menduar se akuzohet për lëndim e jo për tentim vrasje.

Në ankesën e saj, me të cilën avokatja Bunjaku e kishte atakuar aktgjykimin e shkallës së parë për shkak të shkeljeve të ligjit penal dhe vendimit mbi dënim, thuhej po ashtu se gjykata nuk ka vlerësuar të gjitha rrethanat lehtësuese për të akuzuarin me rastin e shqiptimit të dënimit

Këto rrethana të cilat përmenden në ankesën e mbrojtjes, sikurse, mosha e re e të akuzuarit, fakti që i njëjti nuk ka qenë i dënuar më parë, ka kërkuar falje dhe mes tij dhe të dëmtuarit Riad Mulaku është arritur pajtimi, duhet të ndikojnë sipas mbrojtjes, që ndaj të akuzuarit të shqiptohet një dënim më i butë.

E këto pretendime të mbrojtjes të paraqitura në ankesë, si pjesërisht të bazuara i ka aprovuar edhe Gjykata e Apelit.

Siç thuhet në aktgjykimin e Apelit, kjo gjykatë ka vlerësuar se, gjykata e shkallës së parë me rastin e caktimit të dënimit ka pasur parasysh të gjitha rrethanat që kanë ndikuar në llojin dhe lartësinë e dënimit, të cilat rrethana lehtësuese i ka marr si të vërtetuara edhe Apeli.

Mirëpo, sipas vlerësimit të Apelit, duke qenë se nga koha e kryerjes së veprës penale ka kaluar kohë e gjatë, i akuzuari me të dëmtuarin janë pajtuar, i akuzuari për herë të parë ka rënë ndesh me ligjin, e ka pranuar fajësinë dhe ka shfaqur keqardhje për veprën e kryer si dhe fakti se nuk ka rrethana rënduese, gjykata e shkallës së dytë ka arritur në përfundim se ka ende vend për zbutjen e dënimit ndaj të akuzuarit Osmani.

"Kjo gjykatë vlerëson se në praninë e rrethanave të tilla lehtësuese e me vlerësimin tani real të tyre, ka vend për shqiptimin e dënimit më të butë, nga ai që ka shqiptuar gjykata shkallës, e sidomos kohën e kaluar nga kryerja e veprës penale, sjelljen e të akuzuarit pas kryerjes se veprës penale, se është penduar dhe i ka kërkuar falje të dëmtuarit janë pajtuar, e që në veti përfshinë vetëdijesimin e të akuzuarit për veprën e kryer penale, atëherë rezulton se dënimi i shqiptuar në aktgjykimin e ankimuar është i ashpër, për çka kjo gjykatë gjeti se ka vend për shqiptimin e një dënim më të butë, si në dispozitiv të këtij aktgjykimi", thuhet në aktgjykimin e Apelit.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ish-Prokurorisë Publike të Qarkut në Mitrovicë, Adil Osmani akuzohej se më 19 prill 2009, në Vushtrri, pasi që fillimisht është fjalosur me të dëmtuarin Riad Mulaku në kafiterinë "Tantra" në Vushtrri, me të dal nga lokali, i akuzuari me dashje ka tentuar që ta privojë nga jeta të dëmtuarin Mulaku.

Bazuar në aktakuzë, vepra ka ndodhur në atë mënyrë që i akuzuari me një thikë "patent", e ka goditur të dëmtuarin në pjesën e epërme të trupit, dhe atë një herë në anën e majtë të shpinës,

Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale "vrasje në tentativë' nga neni 146 lidhur me nenin 20 të Kodit Penal të Kosovës.

The post Apeli ia zbut dënimin me burg të akuzuarit për tentim vrasjen e vitit 2009 appeared first on Ekonomia Online.

Qëndroni prapa Mourinhos, sugjeron Ryan Giggs

Posted: 29 Aug 2018 07:51 AM PDT

Ikona e Manchester United, Ryan Giggs, ka sugjeruar që tifozët e klubit të përkrahin Jose Mourinhon.

Presioni është në kulm ndaj portugezit pas dy humbjeve rresht ndaj Brightonit dhe Tottenhamit.

Bosi i Chelseat ka kërkuar respekt për të në një konferencë për shtyp, e tash është legjenda e klubit që ka kërkuar përkrahje për portugezin.

"Mendoj nga unë si tifoz i pastër i Unitedit mund të këshilloj se është koha që tifozët të qëndrojnë së bashku, të qëndrojnë prapa klubit, të qëndrojnë prapa ekipit dhe prapa menaxherit. Të qëndrojnë prapa stafit drejtues".

"Po flas duke folur si tifoz".

"Mendoj se është kohë e vështirë për momentin, por ne kemi pasur kohëra të vështira edhe më parë dhe i kemi tejkaluar".

"Unitedi ka ndeshje të vështirë në fundjavë. Është një ndeshje fantastike për ta larguar negativitetin përreth klubit".

"Është një ndeshje e vështirë, por po flas si tifoz, shpresoj se do të tejkalojmë këtë moment. Jam i sigurt se do ta bëjmë këtë".

"Unë do të mbaja paratë në xhep dhe nuk do të vija bast për shkarkimin e Mourinhos", deklaroi Giggs.

Manchester United dhe Burnley takohen të dielën nga ora 17:00.

The post Qëndroni prapa Mourinhos, sugjeron Ryan Giggs appeared first on Ekonomia Online.

Komuna e Prizrenit vonohet në kryerjen e punëve, gjimnazi “Remzi Ademaj” nuk e fillon mësimin më kohë

Posted: 29 Aug 2018 07:40 AM PDT

Procesi mësimor nuk do të fillojë më kohë në të gjitha shkollat e Prizrenit.

Komuna e Prizrenit nuk i ka planifikuar siç duhet punët për renovimin e shkollave. Shkolla e Mesme e Lartë – Gjimnazi "Remzi Ademaj" nuk do të mund të fillojë procesin mësimorë këtë të hënë sikur të gjitha shkollat tjera, shkruan lajmi.net.

Në këtë shkollë Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Komuna e Prizrenit nuk po mundën që t'i kryen disa punime që i nisën në këtë objekt shkollor që është i dyti më i madhi në Prizren.

Drejtori i Drejtoratit të Arsimit në Komunën e Prizrenit, Skënder Susuri tha për lajmi.net se bëhet fjalë vetëm për pakë ditë ngecje.

"Vetëm në një shkollë nuk fillon mësimi këtë të hënën, që i bije data 3 shtatorë. Bëhet fjalë për gjimnazin "Remzi Ademaj". Kjo pasi, në atë gjimnaz paralelisht po zhvillohen dy palë punime, njëra ka të bëjë me fasadën termike që e bënë Ministria e Zhvillimit Ekonomik, dhe një pjesë tjetër ka të bëjë më ndërrimin e kulmit që e bënë drejtoria komunale e arsimit. Sot e kam vizituar atë shkollë bashkë me zyrtarët e mij dhe me datën 8 shtator do të fillojë procesi mësimor", tha Susuri.

Ndërkohë, Komuna e Prizrenit kishte paraparë që në këtë vit të bëjë edhe lyren e brendshme të disa shkollave, por tenderi të cilin e hapi në maj të këtij viti, nuk mundi ta realizojë.

Kjo pasi, siç ka mësuar lajmi.net, një kompani e cila kishte garuar për tenderin 'lyerja e brendshme e shkollave' është ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, duke pretenduar se Komuna ka bërë shkelje kur e ka shpallur fitues të këtij tenderi një kompani. Kjo ka bërë që procesi i prokurimit të stopohet edhe për një kohë.

Sipas, drejtorit Susuri, kjo nuk paraqet ndonjë pengesë për fillimin e vitit shkollorë në shkollat tjetër

"Lyerja e shkollave nuk është element që na demonë në procesin mësimorë, pasi shkollat tona janë në gjendje solide. I kam vizituar të gjitha. Çdo tri vite I lyme ne shkollat, do ti lyejmë përsëri gjatë ditëve të vikendit, që të mos pengohet procesi mësimorë", tha tutje Susuri.

Ndryshe, procesi mësimorë do të nisë në tërë Kosovën këtë të hënë që i bije data 3 shtator.

The post Komuna e Prizrenit vonohet në kryerjen e punëve, gjimnazi "Remzi Ademaj" nuk e fillon mësimin më kohë appeared first on Ekonomia Online.

Të përgatitemi për ndërtimin e një rendi të ri botëror

Posted: 29 Aug 2018 07:34 AM PDT

Henri Kisinger u pyet kohët e fundit, nëse Donald Trump mund të bëhet pa dashje sebep për lindjen e një rendi të ri perëndimor. Përgjigja e tij: Do të ishte diçka ironike, por jo e pamundur. Në vend se të ngushtojmë pikëpamjen tonë përtej Atlantikut, tek tekat gjithnjë në ndryshim të presidentit amerikan, ne duhet të pranojmë idenë se ky mund të jetë fillimi i diçkaje të re.

Ne nuk mund të dëgjojmë çdo ditë se çfarë po ndodh përgjatë Atlantikut, nëpërmjet Twitter. Një fushëpamje si ajo e një tuneli ndaj Zyrës Ovale, po na largon nga fakti se Amerika është më shumë se sa Trump.

"Kontrollet dhe balancat" funksionojnë, pasi gjykatat amerikane dhe Kongresi e tregojnë këtë pothuajse çdo ditë. Amerikanët po debatojnë me pasion të ri politik. Edhe kjo është Amerika e vitit 2018. Fakti që hendeku mes dy brigjeve të Atlantikut është zgjeruar politikisht, nuk është aspak përgjegjësi vetëm e Donald Trump. SHBA-ja dhe Europa, janë duke iu larguar prej vitesh njëra-tjetrës.

Mbivendosja e vlerave dhe interesave, që kanë formësuar marrëdhënien tonë për dy breza, është në rënie. Forca shtytëse e konfliktit Lindje-Perëndim është historia. Këto ndryshime, filluan shumë kohë para zgjedhje së Trump – dhe do t'i mbijetojnë presidencës së tij edhe në të ardhmen. Prandaj unë jam skeptik, kur disa trans-atlantistë të zjarrtë thjesht na këshillojnë që ta shpërfillim këtë presidencë.

Që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, partneriteti me SHBA-në, e ka sjellë në Gjermaninë një fazë unike të paqes dhe sigurisë. Ndaj Amerika u bë për ne, një vend i nostalgjisë. Por shikimi pas nuk çon në të ardhmen. Është koha të rivlerësojmë partneritetin tonë – të mos e lëmë pas, por ta ripërtërijmë dhe ta ruajmë atë.

Europa e Bashkuar

Le të përdorim idenë e një partneriteti të balancuar si një plan, ku ne të marrim pjesën tonë të barabartë të përgjegjësisë. Në të cilin, ne të formojmë një kundërpeshë, kur SHBA-ja e kalon masën. Dhe mund të nisim një diskutim të re. Nëse ecim përpara vetëm, do të dështojmë në këtë mision.

Qëllimi i jashtëzakonshëm i politikës sonë të jashtme, është të ndërtojmë një Europë sovrane dhe të fortë. Vetëm duke bashkuar me forcat me Francën dhe vendet e tjera europiane, mund të arrihet një ekuilibër me SHBA-në. Bashkimi Europian, duhet të bëhet një gur themeli i rendit ndërkombëtar, një partner për të gjithë ata që janë të përkushtuar ndaj tij. Ajo është e paracaktuar për këtë, sepse kompromisi dhe balanca qëndrojnë në ADN-në e saj.

"Europa e Bashkuar" do të thotë kjo:Ne veprojmë me sovranitet, mbi ato çështje ku shtetet-kombe nuk mund kanë nivelin e pushtetit të një Europe të bashkuar. Ne nuk kërkojmë besnikëri. Europa po ndërton sundimin e ligjit, respektin për të dobëtit, dhe përvojat tona tregojnë se bashkëpunimi ndërkombëtar nuk është një lojë me shunë zero.

Një partneritet i balancuar, do të thotë që ne evropianët të marrim një pjesë të barabartë të përgjegjësisë. Askund lidhja transatlantike nuk është më e domosdoshme për ne, sesa në aspektin e sigurisë. Qoftë si partnerë në NATO, apo në luftën kundër terrorizmit, ne kemi nevojë për SHBA-në. Dhe duhet të nxjerrim përfundimet e duhura nga kjo.

Është në interesin tonë, të forcojmë pjesën europiane të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Jo sepse Donald Trumpi gjithmonë vendos objektiva të reja, por sepse ne s'mund të mbështetemi më tek Uashingtoni në të njëjtën masë si dikur. Por dialektika trans-atlantike, do të thotë gjithashtu edhe këtë:Nëse marrim më shumë përgjegjësi, atëherë amerikanët dhe europianët mund të vazhdojnë të mbështeten tek njëri-tjetri edhe në të ardhmen.

Qeveria gjermane po ndjek këtë rrugë. Kthesa në shpenzimet e mbrojtjes, është një realitet. Tani është e rëndësishme të ndërtojmë hap pas hapi, një union europian të sigurisë dhe mbrojtjes – si pjesë e sigurisë transatlantike, dhe si një projekt i veçantë europian për të ardhmen.

Një pikë tjetër vendimtare:angazhimi i Europës, duhet të jetë pjesë e një arsyetimi të bazuar tek diplomacia dhe menaxhimi i krizave civile. Në Lindjen e Mesme, në brigjet e Afrikës dhe në zonat e Sahelit në Afrikës, po përdorim edhe mjetet jo-ushtarake, për t'u përballur me rrënimin e strukturave qeveritare atje. Për mua, këto janë shembuj të bashkëpunimit transatlantik – dhe një plan për përfshirje të përbashkët në krizat e tjera diku tjetër.

Dhe aty ku SHBA-ja e kalon masën, ne europianët duhet të formojmë një kundërpeshë – sado e vështirë sa që mund të jetë. Pikërisht këtu qëndron ekuilibri. Si europianë, ua kemi bërë të qartë amerikanëve se ne e konsiderojmë tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Iranin si një gabim. Ndërkohë, sanksionet e para amerikane kanë hyrë në fuqi.

Në këtë situatë, është me rëndësi strategjike t'ia bëjmë të qartë Uashingtonit, se duam të punojmë bashkë Por gjithashtu:se ne nuk do të lejojmë që të kalosh mbi kokat tona, dhe me shpenzimet tona. Kjo është arsyeja, se përse ishte e drejtë mbrojtja e ligjshme e kompanive europiane nga sanskionet.

Sigurisht, nuk mund t'i mbushim dot të gjitha boshllëqet. Por së bashku me të tjerët, mund të zbusim pasojat më të dëmshme të mendësisë që thotë se suksesi është matur në dollarët që kursehen. Kjo është arsyeja pse ne kemi rritur fondet për organizatat e ndihmave, që punojnë me refugjatët palestinezë, dhe që kërkuan mbështetje nga shtetet arabe.

Ne po përpiqemi për një aleancë shumëpalëshe, një rrjet partnerësh, të cilët si ne, janë të përkushtuar t'i përmbahen rregullave dhe konkurrencës së ndershme. Unë kam zhvilluar

mia të para në Japoni, Kanada dhe Korenë e Jugut; dhe takime të tjera do pasojnë. Kjo aleancë nuk është një klub i ngurtë dhe ekskluziv, për ata që kanë qëllime të mira.

Ajo që unë kam në ndërmend, është një bashkësi shtetesh të bindura për përfitimet që vijnë nga multilateralizmi, të cilët besojnë në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe sundimin e ligjit. Ajo nuk është e drejtuar kundër askujt, por e sheh veten si një aleancë që mbështet dhe zhvillon një rend global, shumëpalësh. Dera është e hapur – mbi të gjitha ndaj SHBA-së.

Qëllimi është trajtimi i problemeve, të cilat askush prej nesh nuk mund t'i përballojë vetë, nga ndryshimet klimatike tek tregtia e ndershme. Unë s'kam ndonjë iluzion, se një aleancë e tillë mund të zgjidhë të gjitha problemet e botës. Por nuk mjafton vetëm të ankohesh për shkatërrimin e rendit multilateral. Ne duhet të luftojmë për të, veçanërisht për shkak të situatës aktuale trans-atlantike.

The post Të përgatitemi për ndërtimin e një rendi të ri botëror appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more