Skip to main content

“Eksploziv parukerisë në Vlorë, nuk ka të lënduar” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Eksploziv parukerisë në Vlorë, nuk ka të lënduar” plus 9 more Gazeta SHQIP


Eksploziv parukerisë në Vlorë, nuk ka të lënduar

Posted: 15 Aug 2018 02:43 AM PDT

Një sasi eksplozivi i është vendosur në një qepen parukerie në lagjen "Isa Boletini" të Vlorës.

Sipas policisë, parukeria është në pronësi të shtetasit me iniciale J.R. dhe aty punonte e shoqja. Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëmë materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

15 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Liam Payne harron Cheryl, puthje dhe përqafime me të dashurën e re

Posted: 15 Aug 2018 02:28 AM PDT

Liam Payne u nda nga e dashura e tij Cheryl vetëm 6 javë më parë. Çifti kishin një lidhje prej 2 vitesh dhe janë prindër të një djali. Mirëpo, duket se Liam e ka lënë pas krahëve lidhjen me Cheryl

24-vjeçari është fotografuar në Como, Itali duke shkëmbyer puthje me të dashurën e re, Cairo Dwek.

20-vjeçarja Cairo është një modele amerikane.

15 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Athinë, gjendet i vrarë me plumb në kokë një shqiptar

Posted: 15 Aug 2018 02:16 AM PDT

Një 36-vjeçar shqiptar është ekzekutuar mbrëmë në Athinë. Sipas mediave greke, ai është gjetur pa jetë pas mesnate, në orën 00:30 në lagjen "Kipseli" Athinë.

Autoritetet deklarojnë se ai ishte qëlluar me plumb në kokë. Sipas policisë greke, shqiptari është vrarë për larje hesapesh, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të identifikuar autorin.

15 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Krijues dhe inteligjentë, kush janë “Vip”-at mëngjërashë! (Foto)

Posted: 15 Aug 2018 02:14 AM PDT

Nga Obama te Bill Gates dhe nga Bob Dylan te Valentino Rossi, ja VIP-at që përdorin dorën e majtë.

Ata janë përndjekur për shekuj me radhë dhe paragjykimet kundër tyre nuk janë zhdukur plotësisht sepse, edhe sot, objektet e përdorimit të përditshëm nuk janë menduar kurrë për njerëzit me dorë të majtë. Etimologjia e fjalës nuk çon në konsiderimin e përdorimit mbizotërues të dorës së majtë në një mënyrë pozitive.

Mjafton të thuhet se fjalori Treccani shpjegon se, në kuptimin figurativ, termi mëngjarash përdoret për të treguar një veprim të padrejtë dhe të fshehtë, të kryer me dinakëri dhe të paparashikueshëm. Referuar njerëzve është përdorur për të kategorizuar dikë si pabesë dhe të pandershëm. Dhe ka më shumë, termi vjen nga latinishtja ‘mancus’: sinonim i gjymtuar. Në frëngjisht, ‘qu’il est gauche’ është përdorur për të thënë ‘sa i ngathët’.

Në spanjisht ‘no ser serbe’ do të thotë ‘të mos jetë mëngjarash’, por edhe ‘të jetë inteligjent’. Në greqisht, për të thënë mëngjarash ne përdorim ‘skaios’, i cili ndër kuptimet e saj gjithashtu ka atë të pafat. Në gjermanisht, dy termat që tregojnë njerëzit me dorën e majtë identifikojnë gjithashtu një individ të ngathët.

Së fundi, kishte shkencëtarë që madje pohonin se të qenit mëngjarash ishte një kusht i trashëguar, sikur të ishte një sëmundje. Dora e majtë vazhdon të quhet ‘dora e djallit’ dhe mësuesit në vitet e kaluara, ua lidhnin krahët nxënësve për t'i detyruar të shkruanin me dorën e djathtë. Dhe për t'u përpjekur për të kapërcyer këto paragjykime është menduar Dita Ndërkombëtare e Mëngjarashëve, një ngjarje e lindur në vitin 1976 në sajë të shoqatës angleze "Lefthanders International", e cila bie çdo 13 gusht. Por për të fshirë me një goditje çdo paragjykim ndaj atyre që kryesisht përdorin anën e majtë të trupit, pothuajse 10% e popullsisë së botës, do të ishte e mjaftueshme për të bashkuar emrat e njerëzve të famshëm mëngjarash, duke filluar me Gigi Riva të madh, një legjendë e futbollit, trajneri i të cilit Manlio Scopigno do të thoshte: "Rivës këmba e djathtë i shërben vetëm për të hyrë në tramvaj". Për të vazhduar me Diego Armando Maradona, Johan Cruyff dhe John McEnroe me Ayrton Senna dhe kalorës Valentino Rossi.

Dhe pastaj Bob Dylan, Paul McCartney, Paul Simon dhe i madh Jimi Hendrix, por edhe Charlie Chaplin. Dhe në qoftë se në mesin e piktorëve që ishin mëngjarashë Leonardo da Vinci, Michelangelo, Picasso, Van Gogh dhe Raphael duhet të besohet se teoria sipas së cilës kanë më të zhvilluar hemisferën e djathtë të trurit (e cila kontrollon dorën e majtë) favorizon perceptimin e tre-dimensionalizmit, krijimtarisë dhe rrjedhimisht venën artistike. Dhe studimet në këtë temë nuk janë të pakta: sipas një studimi të Universitetit Shën Lawrence në Nju Jork, midis të gjithë njerëzve me një IQ të rëndësishëm, dmth super të zgjuar, do të kishte më shumë mëngjarashë se sa mesatarja e popullsisë.

Alan Salerman, autor i studimit, thotë se inteligjenca e mëngjarashëve është më fluide dhe se në këto individë ka një prirje më të madhe për të zgjidhur problemet. Për këtë arsye Napoleon Bonaparte është një nga strategët më të mëdhenj ushtarakë në histori. Një hulumtim tjetër, këtë herë anglisht, i botuar në Nature Neuroscience ka treguar se njerëzit mëngjarashë janë sigurisht më të pajisur, nga këndvështrimi neurologjik, për artin oratorik: truri i tyre, në fakt, ndryshe nga ai i dorës së djathtë, përdor të dy hemisferat për përpunimin e gjuhës: një shembull për të gjithë është Barak Obama.

Së fundi, një hulumtim i kryer nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike ka treguar se në Shtetet e Bashkuara njerëzit mëngjarashë kanë të ardhura 15% më të larta se ato me dorë të djathtë, duke zënë poste më të spikatura në kompani, për pasojë edhe paga më të larta: ky është rasti i Bill Gates, një ndër 3 burrat më të pasur në planet. Pra, pavarësisht nga këto karakteristika të rëndësishme, shpesh njerëzit me dorën e majtë vazhdojnë dhe vazhdojnë të jenë nën presion për të mësuar se si të përdorin dorën e tyre të djathtë, siç ishte gjeniu Albert Ajnshtajni, ku dora e djathtë ishte praktikë e asaj kohe.

15 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Osmani: Mund të kapim grupet e Europa League

Posted: 15 Aug 2018 02:10 AM PDT

Elimininimi nga Salzburgu në turin e tretë kualifikues të Europa League nuk e ka zbehur aspak entuziasmin te Shkëndija. Skuadra tetovare mbetet në Europë teksa për të tretin sezon radhazi do të marrë pjesë në fazën play-off të Europa League me shpresën se këtë herë do të shkruajë historinë duke kapur grupet.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes së humbur në Shkup me rezultatin 0-1 në fund ndaj Salzburgut, trajneri Qatip Osmani theksoi se diferencën në këtë sfidë e bëri rezultati i ndeshjes së parë, ndërsa komentoi edhe kundërshtarin e radhës në play-offin e Europa League që me shumë gjasa do të jetë Rosenborgu.

"Mendoj se diferenca e lojës së parë e bëri të veten. Ne në momente luajtëm mirë dhe krijuam disa raste, megjithëse edhe Red Bull Salzburgu pati mundësitë e veta. Megjithatë duhet të jemi të kënaqur me lojën e treguar edhe përkundër eliminimit.

Gjithsesi vazhdojmë në play off të UEFA Europa League ku me shumë gjasa do të përballemi me Rosenborgun. Bëhet fjalë për skuadër kualitative e cila kohëve të fundit nuk është në nivelin e dikurshëm dhe mendoj se në këtë moment ne mund të kërkojmë shanset tona për hyrje në fazën e grupeve", deklaroi trajneri Qatip Osmani.

15 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

2 ushtarët grekë lirohen nga Turqia, kthehen në atdhe

Posted: 15 Aug 2018 02:02 AM PDT

Dy ushtarakët grekë, të arrestuar në fillim të marsit pasi kishin hyrë disa metra brenda kufirit turk, janë kthyer në atdhe me avionin e kryeministrit Alexis Tsipras, tashmë të lirë pas 167 ditësh në burgun e Edirnesë në Turqi.

Ata janë pritur në Aeroportin e Selanikut rreth orës 3 të mëngjesit të së mërkurës, nga ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos dhe nga familjarët e tyre, ndërsa i jashtëzakonshëm ka qenë interesi i mediave vendase dhe atyre të huaja.

Dy ushtarakët janë liruar pasi kanë dalë për herë të 6 para prokurorit turk në Edirne, e me anë të avokatëve të tyre kanë ripërsëritur se hyrja e tyre në tokën turke ishte bërë për shkak se ata kishin ngatërruar rrugën.

Lirimi i tyre vlerësohet se ka ardhur si rezultat i përpjekjeve diplomatike të bëra nga ana e Athinës dhe ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, në bashkëpunim me partnerët perëndimorë.

"Ky zhvillim hap perspektiva të reja për forcimin e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit në rajon", ka deklaruar zv.ministri i Jashtëm grek, Georgios Katrougalos.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Panos Kammenos, i cili pak ditë më parë akuzoi presidentin Erdogan se kishte organizuar rrëmbimin e dy ushtarakëve grekë, ka thënë se dy vendet mund të jetojnë bashkë në mënyrë paqësore dhe të ndërtojnë të ardhmen duke respektuar të drejtën ndërkombëtare.

"Në emër të kryeministrit, qeverisë dhe popullit grek i mirëpresim ushtarakët tanë në atdhe dhe shpresoj se lirimi i tyre do ta bëjë ditën e sotme të festës një ditë të shënuar për marrëdhëniet greko-turke", tha Panos Kammenos, ministër i Mbrojtjes.

Udhëheqja politike turke, shpeshherë kohët e fundit kishte aluduar se do të mund të shkëmbente dy oficerët grekë me 8 ushtarakët turq, që u arratisën pas tentativës së dështuar të grushtit të shtetit.

Ndërkohë, Ankarasë i është bërë presion nga BE-ja e Parlamenti Europian, ndërsa edhe vet kryeministri Tsipras i ka kërkuar presidentit Erdogan lirimin e tyre, në takimin që pati me të në samitin e fundit të NATO-s.

Në analizat e para vlerësohet se, me këtë veprim, Ankaraja kërkon të rivendosë urat me BE-në, në një përpjekje për të gjetur mbështetje ndaj luftës ekonomike, siç thekson qeveria turke, që kanë hapur ndaj saj Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

15 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Modric te Interi, Spalletti nuk shpreson më

Posted: 15 Aug 2018 01:52 AM PDT

Të enjten, disa orë pas finales së Superkupës së Europës do të vendoset gjithçka nëse Luka Modric do të rinovojë me Realin e Madridit apo do t'i thotë "Po" projektit të Interit.

Megjithatë edhe pse në kampin zikaltër shpresojnë ende te afrimi i mesfushorit kroat mesa duket trajneri Luciano Spalletti ka humbur çdo shpresë.

Por ky fakt nuk e demaralizon aspak teknikun nga Certaldo i cili i intervistuar nga gazetarët italianë pak orë pas rinovimit të kontratës me Interin deri në vitin 2021, deklaroi se është shumë i kënaqur me grupin e futbollistëve që ka aktualisht në dispozicion.

"A do të vijë Modric te Interi? Për këtë duhet të pyesni drejtorin sportiv Ausilio, unë nuk di asgjë në lidhje me merkaton. A shpresoj ende? Jo, sepse jam shumë i kënaqur me lojtarët që kam në skuadër", deklaroi për Sky Italia, Luciano Spalletti.

15 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kush janë dy shqiptarët që humbën jetën në tragjedinë e Xhenovës

Posted: 15 Aug 2018 01:47 AM PDT

Marjus Djerri, 22-vjeçari nga Shijaku është i pari viktimë shqiptare e konfirmuar nga tragjedia e urës Morandi, dhe pas tij edhe shoku me të cilin udhëtonin bashkë, Edi Bokrina.

Marjusi ishte me origjinë nga Shijaku dhe jetonte prej vitesh me familjen në Genova. Mediat italiane thonë se dy të rinjtë ishin punëtorë të shërbimit komunal të ambientit.

Edi Bokrina është shoku i tij, të cilit udhëtonin bashkë në të njëjtën makinë dhe mediat italiane shkruajnë se trupi i tij u gjet në sy të prindërve dhe bashkëshortes. Edi ishte nga Shkodra, dhe prej disa vitesh jetonte në Itali gjithashtu. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u dha më parë nga vetë daja i Edit, e më pas konfirmimi nga ambasada shqiptare në Itali.

15 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Tragjedia në Xhenova, 37 viktima nga shembja e urës, mes tyre 3 fëmijë

Posted: 15 Aug 2018 01:22 AM PDT

Është rritur numri i viktimave si pasojë e shembjes së urës në Xhenova. Raportohet se deri më tani janë 37 të vdekur, por pritet që numri i tyre të rritet, pasi ka ende persona të zhdukur.

Në mesin e viktimave janë edhe 3 fëmijë, 8, 12 dhe 13 vjeç. Ndërkohë, në vendin e tragjedisë vijojnë kërkimet për gjetjen e të humburve.

Rrëzimi i një ure mbi 100 metra të lartë në Xhenova në Itali shkaktoi një tragjedi të vërtetë.

Shumë prej automjeteve po udhëtonin mbi urë kur ndodhi shembja, ndërsa të tjerë u zunë poshtë saj, pasi ka dhjetëra ndërtime. Shkatërrimi është kolosal, ndërsa ende në vend vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit edhe gjatë ditës së sotme.

15 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi, njihuni me qytetin ideal për çdo shenjë zodiakale

Posted: 15 Aug 2018 01:13 AM PDT

Yjet na sugjerojnë se cila është qendra më në sintoni me qenien tonë, qoftë vendbanim i përhershëm apo thjesht për pushime. Ka qytete që janë në gjendje të nxjerrin pjesën më të mirë tonën, qenien tonë të vërtetë, qytete ku ndihemi mrekullisht mirë që në momentin që marrim frymë. Në bazë të shenjës sonë të zodiakut, mund të zbulojmë se cili është qyteti ynë ideal, ai që na përfaqëson dhe na karakterizon më shumë se çdo tjetër. Horoskopi dhe yjet na rekomandojnë shtëpinë tonë të ardhshme ose, më thjesht, destinacionin tjetër për pushimet tona.

DASHI – Për një person të çmuar dhe aventuresk si ju, ju duhet një metropol i madh, një qytet që transmeton pasion dhe vitalitet, si Buenos Aires (kryeqyteti i Argjentinës). Është gjithashtu kryeqyteti i tangos, vallëzimit në të cilin mund të jepni më të mirën tuaj, duke nxjerrë në pah hijeshinë dhe sensualitetin tuaj. Ju mund ta zgjidhni këtë qytet si destinacionin tuaj për pushimet të ardhshme, me partnerin tuaj ose me miqtë tuaj më të afërt. Bukuria e saj, rezultat i shumë kulturave të ndryshme, do t’ju befasojë me kënaqësi.

DEMI – Nuk mund të heqësh dorë nga kënaqësitë e jetës, si ushqimi i mirë dhe seksi i mirë dhe për këtë arsye qyteti juaj ideal nuk mund të jetë tjetër, veçse ndonjë qytet italian. Napoli, me kuzhinën e saj të pasur dhe të shijshme, me picat e vërteta dhe banorët e saj të zjarrtë dhe të pasionuar, me siguri mund të plotësojë të gjitha nevojat tuaja. Të jetosh në mes të kaosit mund t'ju trembë fillimisht, por ju duhet një kohë shumë e shkurtër për t'u futur në magjinë kësaj toke aq të pasur dhe mikpritëse. Ju madje mund të vendosni të jetoni atje.

BINJAKËT – Ju jeni një person i çuditshëm dhe i gjallë: juve ju nevojitet një qytet i mbushur me stimuj, që di t'ju argëtojë me diçka inovative dhe origjinale. Edhe pse nuk jeni ndër miliarderët më të mëdhenj në botë, luksi i shfrenuar i Dubait ju magjeps dhe ideja që të kaloni disa ditë në një qytet ultra-modern mund të jetë një nga dëshirat tuaja më të mëdha. Studimi i kulturës arabe është një sfidë intelektuale për të cilën ju e nënshtroni veten me kënaqësi. Si një turist, ju dalloheni si llafazan dhe i shoqërueshëm.

GAFORRJA – Një person i butë dhe i ndjeshëm si ju mund të aspirojë vetëm në një nga qytetet më romantike në botë: Paris. Gjuha franceze është shumë tërheqëse dhe delikate dhe ju pëlqen ideja e shkëmbimit të disa fjalëve me shumë pronarë të dyqaneve më të famshme në qytet. Selfiet me partnerin tuaj në Kullën Eiffel janë një domosdoshmëri (dhe buzëqeshni edhe nëse jeni zënë). Asnjë qytet tjetër nuk ju jep mundësinë të vizitoni vende të shkëlqyera si Disneyland së bashku me familjen tuaj të dashur.

LUANI – Qyteti ideal për ju duhet të jetë me siguri madhështor dhe imponues, plot mrekulli për t’u zbuluar. Në Rusi mund të përjetoni bukuritë magjepsëse të Moskës, kulturën dhe zakonet e saj. Ka shumë atraksione që mund t’ju befasojnë shumë pozitivisht. Arkitektura bizantine e kupave gjigante të kishave ortodokse mund t'ju lërë pa fjalë. Sigurisht, për ju që e doni ngrohtësinë, është më mirë ta vizitoni atë në periudha kur moti është i butë (nga prilli deri në korrik).

VIRGJËRESHA – Për ju që jeni adhurues i përsosmërisë dhe rregullit, ju duhet një qytet avangardë, por super i organizuar si Tokio, në Japoni, ku duket se gjithçka është studiuar në një mënyrë të saktë dhe të hollësishme. Ideja për të ngrënë sushi "origjinale" ju tundon dhe konfirmoni se sushi i vërtetë nuk është ajo që ju propozojnë në supermarket ose në restorante jo-lokale. Një nga arsyet pse nuk mund ta humbni pa vizituar është se ajo është një nga qytetet më të sigurta në botë.

PESHORJA – Qyteti ideal për ju mund të jetë ajo e Princeshës Sissi: Vjenë, Austri. Pallati Schönbrunn, një pallat perandorak, është një mrekulli që nuk mund të heqësh dorë. Ju mbani shumë rend dhe pastërti, të cilat me siguri mund t'i gjeni në rrugët e këtij qyteti, që në fakt, është konsideruar gjithmonë si një nga më të jetuarit në botë. Ju gjithashtu e doni muzikën dhe ideja për të shkuar në vendin e shumë muzikantëve të famshëm ju entuziazmon. Për argëtim, gürtel plotëson nevojat tuaja shoqërore!

AKREPI – Për ju është thelbësore që një qytet të ketë diçka magjike dhe misterioze për të zbuluar. Praga, me bukuri gotike dhe të errët, mund t'ju kënaqte në çdo aspekt. Dallimi ndërmjet Qytetit të Vjetër dhe Qytetit të Ri ju ngre dhe ju bën të ndiheni mirë. Ju mund të vizitoni Kështjellën ose Varrezat hebraike me kureshtje, por ajo që ju tërheq më shumë është Ura e Çarls, me legjendën e statujave që vijnë në jetë gjatë natës. Ju gjithashtu e gjeni atë pak romancë që ndonjëherë doni të fshihni.

SHIGJETARI – Ju pëlqen të kaloni nëpër botë, duke njohur kultura dhe tradita të ndryshme nga tuajat. Keni nevojë për një metropol të madh si Londra, që ju ofron shumë mundësi, duke përfshirë atë të lëvizjes për të jetuar përgjithmonë. Adhuron të shohësh shumë njerëz nga grupe të ndryshme etnike në rrugë dhe madje thashethemet rreth familjes mbretërore të argëtojnë. Ndoshta kuzhina nuk është e jashtëzakonshme, por zakoni i çajit të pasdites ju çmend. Stili i jetesës që dëshironi është në majë të gishtave tuaj nëse doni atë!

BRICJAPI – Juve ju nevojitet një qytet i rregullt dhe i organizuar, ku ashpërsia juaj mund të konsiderohet një plus dhe jo një defekt. Berlini është qytet për ju, veçanërisht nëse jeni duke kërkuar mundësi të rëndësishme pune. Dikush e quan atë gri dhe të trishtuar, por është ashtu si ju: pas kësaj paraqitje të rreme, ajo fsheh një botë të mrekullueshme. Ju nuk e keni parasysh fare gri dhe mendoni se është një nga shumë aspekte që e bëjnë atë një nga qytetet më interesante në Europë (dhe ndoshta edhe në botë).

UJORI – Qyteti juaj ideal nuk mund të jetë tjetër, veçse ai më multikulturori në botë: Nju Jork. Në këtë qytet ju jepet mundësia për krijimtarinë dhe origjinalitetin tuaj, me sigurinë e përmbushjes së atyre mundësive të mëdha që asnjë qytet tjetër nuk ka qenë ndonjëherë në gjendje t’ju ofrojë. Statuja e Lirisë është një simbol që ju përfaqëson. Një nga arsyet pse ju magjeps bukuria e këtij metropoli, është ideja e të jetuarit në një rrokaqiell, që ju jep ndjesinë e të qenit pak më afër yjeve.

PESHQIT– Një qytet në det sigurisht që mund të jetë ideal për ata, si ju, të cilët duan të largohen nga shushurimi i valëve. Ju pëlqen të ëndërroni dhe ëndrra juaj mund të jetë vetëm të vizitoni Sydney, një metropol australian që është përcaktuar si i gjallë dhe romantik, ashtu si ju. Atraksionet janë të shumta, por ajo që ju godet më së shumti janë plazhet e bukura, ku mund të argëtoheni me surfing dhe ku mund të shijoni shfaqjen e ndonjë perëndimi të mahnitshëm magjik. Ngjyrat e këtij qyteti ju çmendin plotësisht!

15 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more