Skip to main content

“E dashur Prishtinë, harrimi i prioriteteve çon në humbje” plus 1 more Telegrafi Opinione

“E dashur Prishtinë, harrimi i prioriteteve çon në humbje” plus 1 more Telegrafi Opinione


E dashur Prishtinë, harrimi i prioriteteve çon në humbje

Posted: 13 Aug 2018 11:01 AM PDT

Një moment piku po nxitet artificialisht në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë lidhur me arritjen e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve. Çfarë bën Serbia është e kuptueshme në logjikën e mbrojtjes së interesave të saj dhe vazhdimit të trajtimit të Kosovës si provincë. Serbia po ngutet shumë, sepse e din nga përvoja që diplomacia shqiptare në ngutje hutohet dhe humbet gjithmonë ndeshjet diplomatike. Në këtë ngutje idiote, që i duhet Serbisë, por jo Kosovës, Prishtina po harron disa shtyllat të epërsisë së saj diplomatike dhe strategjike:

1. Që Serbia është shteti agresor, kundër të cilit Aleanca Atlantike ndërmori ndërhyrjen humanitare ushtarake në 1999 dhe çliroi Kosovën;

2. Që Serbia ka nevojë për Kosovën tani, ka nevojë më shumë se Kosova për marrëveshjen përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve, sepse marrëveshja është veto e pranimit të Serbisë në BE;

3. Kosova i ka ezauruar kompromiset e saj të dhimbshme me planin Ahtisaari para se të bëhej shtet i pavarur dhe nuk mund e nuk duhet t'I përsërisë ato tani, që është shtet;

4.Tribunali më i lartë gjyqësor i OKB, GJND, e ka legalizuar pavarësinë e Kosovës në 22 korrik 2010 si të përputhshme me ligjin ndërkombëtar dhe me Rezolutën 1244.

Kosova i ka bërë një dhuratë të madhe Serbisë me bisedimet "në vendnumëro" me të në Bruksel, të cilat i mundësuan Serbisë marrjen e statusit të shtetit kandidat dhe hapjen e bisedimeve të pranimit me BE. Dhe, Kosova, në shkëmbim nuk mori ndonjë arritje politike apo lëshim politik nga Serbia.

Kosova harron se në bisedimet me Serbinë duhet ta vendosë veten në pozitën që SHBA, Bashkimi Sovjetik, Britania e Madhe dhe Franca kishin përballë Gjermanisë së mundur naziste në vitin 1945. Shteti viktimë nuk mund të vejë shenjën e barazimit me shtetin agresor, presidenti i sotëm i të cilit ka qenë ministër i qeverisë së agresionit dhe që sot e kësaj dite ende nuk i ka kërkuar falje Kosovës për krimet dhe masakrat e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

Ajo që është shqetësuese, për të mos thënë ulëritëse, është humnera diplomatike dhe strategjike që Prishtina po hap me duart e veta nën këmbët e saj. Instrumenti i hapjes së kësaj humnere është ngatërrimi apo vendosja kokëposhtë e rendit të prioriteteve apo të detyrave në planin diplomatik dhe strategjik në tratativat me Serbinë.

Gabimi i parë është nxjerrja në plan të parë e çështjes efemere të korrigjimit apo ristrukturimit të kufijve apo e shkëmbimit të territoreve, duke fshirë kërkesën primare dhe kryesore, që është njohja reciproke e dy shteteve. Objektivi primar i njohjes nga Serbia të shtetit të pavarur të Kosovës, që duhet të kishte qenë finalja e bisedimeve të Brukselit dhe e një marrëveshje reale normalizimi, befas është spostuar prapa listës për t'u zëvendësuar me temën folklorike të ndarjes së kufijve, temë ku dehen të gjithë udhëheqësit ballkanikë. Vetëm presidenti serb nuk duket i dehur në këtë katrahure diplomatike ballkanike, sepse edhe dy ditë më parë foli për korrigjim kufijsh midis shqiptarëve dhe serbëve dhe jo midis dy shteteve, sepse për Beogradin fjala është për një ndarje të re administrativo-territoriale të Serbisë, ku Kosova llogaritet si provincë serbe.

Gabimi i dytë është kërkesa e një referendumi për të pyetur popullin e Kosovës nëse është dakord me korrigjimin e kufijve. Është absurde të bësh referendum për një çeshtje, që nuk ekziston, dhe për të cilën nuk ka një marrëveshje ndërshtetërore të nënshkruar me shtetin fqinj. Referendumi ndoshta mund të kërkohej pas njohjes zyrtare nga Serbia të shtetit të Kosovës. Prishtina nuk bëri referendum për marrëveshjen e kufirit me Maqedoninë, perse iu tek tani të bëjë me Serbinë pa marrëveshje kufiri?

Gabimi i tretë i pafalshëm është prishja e prioriteteve, duke hedhur tezat filoserbe të rihapjes së çështjes se statusit të Kosovës. Kjo do të thotë të vesh vetë në dyshim realitetin juridik, politik dhe gjeografik të shtetit të Kosovës dhe të fshish pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës. Këtë synon dalja me idenë e një konference ndërkombëtare të tipit të Rambujesë.

Pavarësisht naivitetit të referimit te konferenca e mëparshme diplomatike, që nuk ka asnjë lloj ngjashmërie me temën e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, çështja shtrohet pse dikush do të përmbysë rendin e gjërave dhe të kthejë mbrapsht historinë, duke u rikthyer 20 vjet apo 12-13 vjet mbrapa kur nisen bisedimet ndërkombëtare për statusin e Kosovës. Serbia dhe Rusia kanë 20 vjet që i bien këtij kavalli diplomatik. Del edhe një zëdhënës profan i OKB në 1 gusht 2018 dhe flet në majë të thanës si zëdhënës i Rusisë për bisedime për statusin. Ata, që bashkë me Serbinë kërkojnë Rambujera, synojnë të fusin Rusinë në tryezën e bisedimeve dhe në Ballkan. Ndaj është e papranueshme që t'i hapet rrugë në mjediset politike dhe mediatike të Kosovës një ideje kaq të mbrapshtë.

Rambujeja sot është BE e cila duhet t'i përmbahet kushtit zyrtar, që i ka vënë Serbisë se nuk ka anëtarësim në BE pa njohur shtetin e pavarur të Kosovës. Do të jetë një gabim fatal, tragjik dhe kombëtar i Prishtinës, nëse e lejon veten të futet nëpër degët e ngatërruara të lianeve diplomatike, ku diplomacia serbe, ruse dhe ndonjë evropiane, duan të tresin pavarësinë e Kosovës.

E dashur Prishtinë, rendi i prioriteteve diplomatike dhe strategjike të Kosovës është i thjeshtë: Njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia. Ky është prioriteti i prioriteteve! Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mund të diskutohen çështje që dy palët i konsiderojnë të hapura.

Prishtina nuk duhet të dëgjojë asnjë sirenë diplomatike, që e fton të mbytet në detin e Serbisë. Nuk duhet të dëgjojë as këshilltarët jugosllavë, që i gëlojnë nëpër zyrat qeveritare, të cilët i bëri Serbia milionerë dhe janë gati t'i shesin asaj territore shqiptare dhe gjithë Kosovën dhe Shqipërinë. Njohja e Kosovës si shtet nga Serbia pa asnjë çmim është prioriteti numër një, është kushti i parë dhe çelësi i normalizimit real të marrëdhënieve dhe është zgjidhja, që mund të quhet e përhershme.

The post E dashur Prishtinë, harrimi i prioriteteve çon në humbje appeared first on Telegrafi.

“Naivët” dhe “të rrezikshmit” e kufijve!

Posted: 13 Aug 2018 10:56 AM PDT

Melihate Tërmkolli

Qasja e presidentit të Kosovës, si institucion, bart rreziqet më të mëdhatë, në çdo aspekt, në çështjen e hapur kohëve të fundit për "korrigjimin e kufijve" me Serbinë. Deklaratat e tij "për kompromise të dhimbshme", për "korrigjim të kufijve", për "bashkim të Luginës me Kosovën", për "planin B", përbëjnë burim të panikut dhe terrorizimit të qytetarëve, dhe jo vetëm.

Nuk ka naivitet më të madh dhe më të rrezikshëm sesa të mendohet që Serbia është bërë miqësore ndaj Kosovës dhe ajo tani do të pranojë t'ia kthejë Kosovës, Preshevën, Medvegjën e Bujanovcin, e të mos kërkojë asgjë.

Nuk ka naivitet më të madh e më të rrezikshëm se të hysh në pazare kufijsh (për territore) me Serbinë, derisa Serbia nuk e njeh Kosovën në kufijtë që na ka njohur gjithë bota.

Nuk ka naivitet më të madh se të besosh, që edhe po të arrihet ndonjë marrëveshje me Serbinë, edhe me garanca ndërkombëtare, që Serbia do të jetë tepër miqësore dhe e zbaton pikë për pikë (u provua në këto shtatë vite, si e sa i zbaton marrëveshjet të cilat u bënë krejtësisht sipas dëshirës së saj dhe me garanca ndërkombëtare po ashtu).

Nuk ka naivitet më të madh e të rrezikshëm se të besosh që me protagonistët e bisedimeve shtatëvjeçare me Serbinë, të cilët demoluan Kosovën së brendshmi, ata do të dinë të bëjnë diçka të mirë për Kosovën, pa i demoluar edhe kufijtë e jashtëm në emër të "korrigjimit të kufijve".

Është një logjikë e thjeshtë: derisa nga bisedimet shtatëvjeçare me Serbinë, lejuan dhe pranuan ndërhyrjen e Serbisë në sovranitetin e Kosovës dhe ndarjen me të, rrjedhimisht tani duan ta ndajnë edhe territorin, përmes "korrigjimit të kufijve", duke vënë në lojë ndjenjat më sublime të shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën dhe pastaj të gjithë së bashku, bashkim me Shqipërinë.

Është tepër e qartë se i vetmi synim dhe interes i Serbisë në këto dekadat e fundit është zhbërja e Kosovës, edhe si shtet, edhe si territor, edhe si popullsi.

Janë të vetmit, presidenti i Serbisë, presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë, të cilëve po iu ngutet të hyjnë në bisedime me Serbinë për një "marrëveshje historike", për "korrigjim të kufijve".

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kaherë e ka bërë të qartë dëshirën për "zhbërje " të Kosovës, sepse Kosova e pavarur po paraqitet pengesë për marrëdhënie "vëllazërore" me serbët e Serbinë. Madje, ai nuk ka hezituar edhe të vendosë në emër të Kosovës (Marrëveshja për autostradën Nish- Durrës, me gjasë kalon, jo përmes tokës, jo nëpër Kosovë)!

Përndryshe, Kosova, nuk ka asnjë arsye për ngutje në këtë proces. Është Kuvendi i Kosovës ai që e përcakton së paku platformën e bisedimeve.

Rendi i gjërave e do që Serbia ta njohë Kosovën e Pavarur, të ndalojë agresionin kundër Kosovës, me të cilën do të tregonte një minimum besueshmërie për të biseduar me të për çështje tjera, edhe për "korrigjim të kufijve".

Rendi e do që të arrihet marrëveshje për status të barabartë si për serbët e Kosovës ashtu për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc.

Rendi e do që Serbia të detyrohet të pranojë gjenocidin kundër shqiptarëve e Kosovës, të ushtruar në mënyrë sistematike për më shumë se një shekull, dhe të detyrohet t'i kthejë pronat e tokat e okupuara, të uzurpuara e të aneksuara përmes gjenocidit (deri në Nish).

The post "Naivët" dhe "të rrezikshmit" e kufijve! appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more