Skip to main content

“Çfarë e shkaktoi krizën ekonomike turke dhe rënien e lirës” plus 9 more - Gazeta Dita

“Çfarë e shkaktoi krizën ekonomike turke dhe rënien e lirës” plus 9 more - Gazeta Dita


Çfarë e shkaktoi krizën ekonomike turke dhe rënien e lirës

Posted: 14 Aug 2018 02:26 AM PDT

Ekonomia e Turqisë, e cila po shihet në rrezik nga rënia e monedhës lira, është nxitur nga një mosmarrëveshje e Donald Trumpit dhe Recep Tayyip Erdoganit, mbi fatin e një shtetaseje turke të prangosur në Izrael, e atë të një pastori amerikan të ndaluar në Turqi.

Udhëheqësit turq thonë se lirimi i njëkohshëm i dyshes në fjalë, – Ebru Ozkan e burgosur mbi pretendimet për lidhje me Hamasin në Izrael dhe Andrew Brunsonit, një predikues nga Karolina e Veriut, – është diskutuar në samitin e NATO-s më 11 korrik.

Kjo bisedë po shihet gjithashtu edhe si një shkak politik për vendosjen e tarifave të reja ndaj Turqisë gjatë së premtes së kaluar.

E ndërsa bazat ekonomike të Turqisë kanë shqetësuar tregjet globale prej pak kohësh, sfondi politik i trazirave turke ka qenë më pak i qartë. Një vëzhgues turk shumë pranë vendimmarrësve të vendit, tha se biseda mes Trumpit dhe Erdoganit është keqinterpretuar nga presidenti amerikan, i cili besoi se kishte arritur një marrëveshje me homologun e tij për lirimin e pastorit Brunson, pasi detyroi udhëheqësin izraelit, Benjamin Netanyahu të kërkonte lirimin e Ozkanit.

Në anën tjetër, Erdogani besonte se kishte rënë dakord për transferimin e Brunsonit, një rezident në Turqi prej 23 vitesh, nga burgu në arrest shtëpie, përpara lirimit të tij të mundshëm.

“Erdogani i kërkoi ndihmë Trumpit për zonjën e burgosur në Izrael. Ishin vetëm ata të dy dhe një përkthyes. Trump i kishte thënë se donte tërheqjen e palës turke kundrejt pastorit fillimisht. Dhe, kur Erdogani i dha miratimin, ai nënkuptoi se në Turqi do të punohej për këtë çështje. Por, gjërat duket se i trazoi zv.presidenti Mike Pence, ndoshta për shkak të periudhës së zgjedhjeve të mesmandatit. Kështu, Trumpi ka ngatërruar një proces me një marrëveshje", tha vëzhguesi turk për “The Guardian”.

Brunson u burgos në tetor të vitit 2016, tri muaj pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti kundër presidentit turk, i cili besohet gjerësisht se u udhëhoq nga kreu në ekzil i lëvizjes politike "Gulen", Fethullah Gulen, i cili jeton në Pennsylvania të Shteteve të Bashkuara prej dy dekadash.

Gjithsesi, Turqia e mohoi të hënën në mbrëmje se po planifikonte lirimin e Brunsonit. Sa i takon presidentit të vendit, Erdogan mbetet ende sfidues përballë tarifave të reja ndaj çelikut dhe aluminit, duke këmbëngulur se zgjidhja është qasja e tij joortodokse ndaj çështjeve ekonomike.

s.a/dita

Ylli i Tottenhamit nën ‘presionin’ e çmendurisë së PSG

Posted: 14 Aug 2018 02:11 AM PDT

PSG është gati të ofrojë plot 100 milionë paund për Christian Eriksen nga Tottenham Hotspurs.

Megjithatë mendohet se Tottenham nuk do ta lëshojë lehtësisht danezin, pasi ekipi anglez nuk është përforcuar dhe nuk ka shitur asnjë lojtar gjatë kësaj vere.

Eriksen ka ende 2 vjet kontratë me Spurs, por në ndryshim nga yjet e tjerë të skuadrës si Harry Kane, Dele Alli apo Davinson Sanchez, ai nuk ka nënshkruar akoma për një rinovim.

Përveç PSG, interesim për lojtarin ka shfaqur dhe Reali i Madridit, që do të hidhej në sulm në rast shitjeje të Luka Modriç tek Inter.

s.a/dita

Pas 7 vitesh, Vjena rrëzon nga froni Melbournin

Posted: 14 Aug 2018 02:01 AM PDT

Vjena është vendosur nga Economist Intelligence Unit në majën e indeksit global të jetueshmërisë.

"Prej kohësh pretendente për majën e vlerësimit, Vjena arrin më në fund të zbresë nga froni Melbournin, për shkak të rritjes së vlerësimeve në kategorinë e qëndrueshmërisë së kryeqytetit austriak", thekson "Economist Intelligence Unit" në raportin e kësaj të marte.

Në studimin e përvitshëm të 140 qendrave urbane, Vjena ka qenë “kokë më kokë” me Melbournin, e cila ka mbajtur vendin e parë në 7 vitet e fundit.

Vjena është ngjitur në majën e studimit për kërcënimin thuajse inekzistent të sulmeve terroriste, për normat tejet të ulëta të kriminalitetit, kujdesin shëndetësor, arsimin dhe infrastrukturën.

Sipas firmës konsulente “Mercer”, Vjena kryeson prej kohësh mbi një sërë qytetesh për nga cilësia e jetës, por kjo është hera e parë që kryeson edhe në studimin e “EIU”-së.

5 vendet e para të studimit i kompletojnë Osaka, Calgary dhe Sydney .

Ndërsa në ekstremin tjetër të tabelës së renditjes, Damasku ruan sërish vendin e fundit, i ndjekur nga Daka e Bangladeshit dhe Lagosi i Nigerisë.

Gjithsesi, studimi nuk përfshin disa prej kryeqyteteve më të rrezikshme të botës, si Bagdadi apo Kabuli.

s.a/dita

Njihuni me heroin e Tiranës në këto ditë gushti

Posted: 14 Aug 2018 01:40 AM PDT

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar një foto, në të cilën shihet një prej efektivëve të Policisë Bashkiake që ndihmon të kalojë në anën tjetër të Rrugës së Kavajës një person me aftësi të kufizuara.

Janë shumë raste të ngjashme me të cilat përballet Policia Bashkiake çdo ditë në punën e saj.

Prej tre vitesh ajo i është nënshtruar një reformimi të thellë dhe ka ndryshuar, sa i përket shërbimit që ofron, por edhe në sjellje dhe mjetet që përdor, duke rritur ndjeshëm praninë e saj në terren.

s.a/dita

Gjelat e tredhur, femrat me penise… Lidhja midis hormoneve seksuale dhe sjelljes

Posted: 14 Aug 2018 01:35 AM PDT

Dr.Adem Harxhi

Vijon nga KËTU

Gjelat e tredhur (kastruar), viti 1849, 

Lidhja e parë midis hormoneve seksuale dhe sjelljes u tregua në Gjermani nga  Arnold Bertholdi.  Ai trodhi (kastroi) gjashtë gjela agresivë. Pas kësaj, ata nuk luftuan më me njëri-tjetrin. Ata humbën edhe interesin për pulat. Më vonë, Bertholdi transplantoi testikuj të gjelave të tjerë në kavitetin abdominal të gjelave të tredhur. Vuri re se gjelat përsëri filluan të luftojnë dhe  përsëri filluan t'ua "kërcejnë" pulave.

Bertholdi konkludoi: Testikujt e transplantuar krijuan lidhje jo nëpërmjet sistemit nervor të gjelave, por nëpërmjet sistemit të tyre qarkullues. Ai supozoi se influenca erdhi nga një substancë në gjak, të cilën ai e identifikoi si një "hormon", që ne sot e quajmë – testosteroni.

Një burrë me ovare dhe uterus, viti 1865

Një anatomist italian bëri autopsinë e një burri  që nuk kish pasur kurrë testikuj të dukshëm. Doktorët mendonin se testikujt e burrit nuk kishin zbritur. Por, anatomisti, për habinë e tij, zbuloi se burri kishte ovare dhe uterus. "Burri", mendohet se ishte gjenetikisht një grua. Organet e jashtme gjenitale të kësaj gruaje ishin bërë mashkullore në mitër, nga sekrecioni i shtuar i hormonit mashkullor nga gjëndrat adrenale. Shtimi i hormonit mashkullor ndodhi si pasojë e të ashtuquajturës Hyperplasia Adrenale Congenitale ose CAH.

Sot, dihet mirë se hyperplazia adrenale congenitale është shkaku më i shpeshtë që  gjenitalet e vajzave të sapolindura të zhvillohen si mashkullore. Klitori bëhet një penis dhe buzët vaginale mbyllen për të formuar një qese skrotale. Gjenitalet "mashkullore" duken reale, sa që CAH-ja është vështirë të zbulohet pa bërë një testim gjenetik.

Gjeni me defekte, që shkakton CAH-ja ndodhet më shpesh tek eskimotë yupik. Midis të bardhëve (kaukazianëve) ai shfaqet rrallë, një rast në shtatë mijë lindje. Këto vajza, kur nuk trajtohen, kanë shumë qime në fytyrë dhe trup, gjinjtë e tyre nuk piqen kurrë dhe ato nuk bëjnë dot fëmijë.

Lopët që sillen si dema, viti 1916

Në vitin 1915, kërkuesi kanadez, Frank Lillie, vuri re një fenomen interesant. Lopët me XX kromozome të racës free-martin, që dukeshin dhe vepronin si dema, madje ua "kërcenin" edhe lopëve të tjera, gjithmonë kanë lindur si binjake me viçat meshkuj. Pra, këto lopë të forta, gjithmonë kishin një vëlla binjak dem. Lillie tha se kërkuesit më vonë provuan se lopët  free-martin bëhen "mashkullore" në uterus nga tepria e testosteronit që sekreton në uterus vëllai i tyre binjak. Lopa free-martin, mendohet të jetë një dem i mbyllur në trupin e një lope.

Sot, fenomeni i "mashkullorizimit" të trurit quhet "efekti binjak". Ky efekt është venë re në shkallë të ndryshme, në të gjitha speciet që u studiuan, përfshi edhe disa njerëz. Tre vëllezër në një uterus, "supermashkullorizojnë" njëri-tjetrin me testosteronet e tyre të kombinuara. Dy vëllezër në një uterus me një motër, mund ta mashkullorizojnë trurin e saj që zhvillohet. Ajo do të sillet si djalë kur të rritet. Një "banjë" me testosteron është një ambient shumë i fuqishëm. Studime të tjera në këtë drejtim, vazhdojnë të kryhen tek njerëzit.

Të bëjmë femra me penise, viti 1959

Në një eksperiment, William Young dhe Robert Goy nga Universiteti i Kansasit, u injektuan kavieve shtatzëna sasi të mëdha  testosteroni. Në lindje, kafshët gjenetikisht femra, i kishin gjenitalet e jashtme mashkullore, ndërkohë që kishin ovare femërore. Ato ishin hibridë seksualë.

Kur këto kavie (minj laboratori) femra u bënë 90 ditëshe, kërkuesit ua hoqën ovaret dhe bënë një eksperiment tjetër. Gjysmës së këtyre kavieve pa ovare, ata i injektuan sasi tjetër testosteroni. Femrat e injektuara me testosteron u sollën si meshkuj: Ato ua "kërcenin" femrave të tjera dhe luftonin midis meshkujve për të dominuar grupin. Kërkuesit, siç kuptohet, jo vetëm ndryshuan gjenitalet e kafshëve femra, por e bënë mashkull edhe trurin e tyre.

Në fillim të viteve '60, Young dhe Goy konkluduan: Hormonet influencojnë mbi trurin në dy mënyra: 1- Në uterus, hormonet stampojnë në trurin që po zhvillohet një kod, ashtu si drita stampon një imazh mbi filmin në një kamera fotografike. Kodi mund të jetë "mashkull" ose "femër", ose disa hibride të tyre.  2- Pas lindjes dhe gjatë jetës, hormone të tjera e aktivizojnë këtë kod, tamam, ashtu si një zhvillues kimik bën të duket një imazh latent në film. Sjellja varet prej kodit prenatal dhe nga influencat postnatale.

Testosteroni, arma e natyrës për luftë, viti 1961 deri 1971

Kërkuesit në Universitetin e Rockefeller-it, arritën në konkluzionin se duke u injektuar testosteron femrave gjatë shtatzënisë, pasardhësit e të dy sekseve, kur u rritën, si meshkujt ose si femrat, ndryshuan në pesë drejtime kryesore.

U rritën sjelljet individualiste / U rrit vetësiguria / U rrit aktiviteti fizik / U rritën sjelljet agresive / U rrit prirja për violencë.

Studimet e mëvonshme tek kriminelët violentë në burgje, zbuluan se ata prodhojnë më shumë testosteron nga sa prodhojnë burrat e zakonshëm.

Kanarinat femra mësuan të këndojnë, viti 1967

Në disa laboratorë, kërkuesit injektuan me testosteron vezët në zhvillim të kanarinave. Ata e dinin faktin se tek zogjtë këngëtarë vetëm meshkujt këndojnë. Mashkulli ka një nodus në pjesën e përparme të trurit dhe kjo është kutia e tij e këngës. Femrat nuk e kanë këtë kuti të këngës.

Kanarinat femra që u trajtuan që në vezë me testosteron, kur u rritën, kënduan po aq bukur sa dhe meshkujt. Kërkuesit u bënë autopsinë femrave, truri i të cilave ishte mashkullorizuar. Ata zbuluan se në trurin e tyre ishte zhvilluar një kuti e vërtetë me nodulin e këngës.

Sot dihet se zgjerimi dhe përmirësimi i repertorit të femrave këngëtare, lidhet me sasinë e hormonit mashkullor që ato marrin kur zhvillohen në mitrën e nënës.

Koha e ndryshimeve të seksit, viti 1968 deri 1978

Disa kërkues, në mënyrë të pavarur, kanë zbuluar se çdo kafshe mashkull që i jepet një dozë e përshtatshme estrogjeni (hormoni femëror) kur është në mitër,  mund të shndërrohet në një femër. Dhe se çdo kafshe femër që i jepet një sasi e mjaftueshme testosteroni gjatë shtatzënisë, mund të shndërrohet në një mashkull. Kërkuesit e kanë bërë këtë eksperiment me mamalë dhe shpendë të ndryshme.

Koha gjatë shtatzënisë, kur një fetusi që zhvillohet duhet t'i injektohet testosteroni ose estrogjeni, është me shumë rëndësi. Në qoftë se një femër merr testosteron në stadet e hershme të shtatzënisë, gjenitalet e saj do të bëhen më shumë mashkullore nga sa do të bëhet truri i saj. Në qoftë se nga ana tjetër, kjo bëhet disa ditë ose javë më vonë, truri i saj do të bëhet më mashkullor nga gjenitalet e saj.

Virilizimi i majmunëve, viti 1981

Robert Goy, në Qendrën Rajonale të Kërkimeve për Primatët në Winskosin, ndryshoi sjelljen e majmunëve të rritur, meshkuj dhe femra, duke u injektuar atyre testosteron para lindjes. Meshkujt "e virilizuar" u angazhuan më shumë në lodra-zënie dhe ishin jashtëzakonisht agresivë. Femrat e "virilizuara", ndonëse dukeshin femërore në të gjitha drejtimet, ato silleshin si meshkuj. Ato angazhoheshin në lodra-zënie dhe ua "kërcenin" shoqeve të tyre, madje, edhe nënave të tyre. Kjo sjellje, dihet, që është shumë e rrallë për majmunët rhezus.

Goy konkludon: "Shfaqet si keqtrajtim, si dëshirë për t'ua "kërcyer" shoqeve, apo si synimi për të dominuar grupin, e gjitha lidhet me zgjatjen e trajtimit me hormon në mitër. Femrat e 'virilizuara' sillen si meshkuj për arsye të hormoneve mashkullore, jo për arsye të dukjes së tyre si meshkuj”.

Homoseksualët djem: Kanë lindur apo janë edukuar si të tillë?

Goditja e parë në këtë debat ë gjatë, erdhi nga një raport i "Institutit Kinsey" që thoshte: Homoseksualiteti ka pak të bëjë me "nënat shumë të kujdesshme", "me baballarët e larguar", ose me ndonjë influencë tjetër në fëmijëri. Homoseksualiteti, duket se është një dëshirë seksuale me rrënjë të thella, ashtu siç është dhe heteroseksualiteti. Ai nuk ndryshon, ai është i determinuar që para lindjes.

Kërkuesit e Institutit Kinsey thonë se marrëdhëniet e një djali me nënën e tij, cilado qofshin ato, është "vështirë të mendohen" si determinante për orientimin e tij seksual. Ndërsa një marrëdhënie jo e kënaqshme me babanë, është "më me rëndësi" në paracaktimin e preferencës seksuale.

A ka ndonjë mundësi të njihen fëmijët që mund të bëhen homoseksualë? Në përgjithësi, këta janë të rinjtë që nuk arrijnë të sillen në përshtatje me seksin e tyre. Këta janë:

Djemtë që u mungon interesi për sportet dhe marrin kënaqësi vetëm nga aktivitetet vetjake si vizatimi, muzika, leximi.

Vajzat që kënaqen me sportet dhe lodrat jashtë, si dhe me veshjen e teshave të djemve. Vajzat që janë më pak të interesuara  me lodrat e shtëpisë, me kukullat e tjera.

Kjo mospërputhje me gjininë shfaqet shumë herët në fëmijëri, thonë kërkuesit, sepse kjo është biologjike. Ndërkaq, grupi i Kinsey u vështirësua nga fakti se edhe shumë heteroseksualë raportojnë mospërputhje gjinore në fëmijëri.

Gratë dhe burrat përgjigjen imunologjikisht ndryshe, viti 1982

Imunologët thonë se gratë kanë dopio dozë imuniteti- pra dy herë më shumë se burrat. Burrat sëmuren më shpesh me disa soj sëmundjeje, përfshi edhe disa infeksione të sistemit nervor qendror, siç janë: poliomieliti, infeksionet stafilokoksike, Sëmundja e Legionarëve dhe disa forma të kancereve. Kërkuesit mendojnë se një nga arsyet pse burrat kanë rezistencë më të ulët, mund të jetë fakti që ata kanë vetëm një X kromozom, ndërkohë që gratë kanë dy kromozome të tilla.

Kromozomi X mbart gjene që kontrollojnë imunitetin. Me një çift X-esh, gratë janë më të mbrojtura. Me dopio gjenet që kanë, gratë, rregullojnë imunitetin dhe fitojnë siguri shëndetësore "extra" gjatë shtatzënisë. Por, për të parandaluar ndonjë atak të mundshëm mbi fetusin (që në një farë mënyre është një trup i huaj i implantuar në trupin e nënës ), sistemi imun i gruas gjatë shtatzënisë supresohet (shtypet ) në një farë mase. Gjeni "ekstra" siguron mbrojtjen e domosdoshme gjatë kësaj periudhe me imunitet të supresuar.

Por, ekstraimuniteti i grave mund të funksionojë edhe kundër tyre. Gratë, jo vetëm kanë përgjigje imunitare superiore me antitrupa ndaj viruseve dhe mikrobeve që vinë nga jashtë, por ato formojnë më shumë se sa u duhen auto-antikorpe, që veprojnë kundër vetë indeve të tyre. Kjo është arsyeja pse sëmundjet autoimune si, arthriti reumatoid, lupusi erythematoz sistemik (inflamacion i indit konjuktiv) dhe myastenia gravis (sëmundje neuromuskulare),  i goditin gratë më shumë se burrat.

Djemtë që rriten si vajza, viti 1983

Në këtë vit, shkencëtarët njoftuan studimin dramatik lidhur me bebet që në dukje lindën dhe u rritën si vajza dhe në pubertet menjëherë filluan të prodhojnë testosteron. Këtyre "vajzave" iu rrit penisi, u rritën flokët në trup dhe mjekër.

Këto "vajza", në fakt, ishin djem të keqformuar në lindje dhe gjatë viteve të tyre të hershme, si pasojë e një gabimi gjenetik. Testikujt e tyre mbetën të fshehur në kavitetin abdominal. Por, kur në pubertet testikujt e tyre filluan të prodhojnë shumë testosteron, "vajzat" ndryshuan. Ato filluan të zhvillohen si djem me dukje krejt normale.

Pjesa më me rëndësi e studimit është fakti që këta fëmijë që u rritën për trembëdhjetë vjet si vajza, nuk patën vështirësi që menjëherë të pranonin realitetin biologjik se ata ishin djem. Pse?

Sepse, siç tha njëri nga kërkuesit, "Truri i tyre ishte vazhdimisht i nxitur nga testosteroni të punonte si tru mashkulli. Në pubertet, djemtë vetëm filluan të sillen si burra të rinj, ashtu siç u tha të bënin truri i tyre"

Një endokrinolog i shquar ka bërë këtë koment për këtë studim dramatik dhe evidencën hormonale që është grumbulluar që prej asaj kohe:

Hormonet Seksuale nuk u shfaqën dhe nuk vepruan në trup vetëm në kohën e pubertetit. Ato dinë ekzaktësisht ku të shkojnë. Qelizat që janë target i tyre, gjatë gjithë kohës në uterus, kanë qenë të mësuara të përgjigjen ndaj hormoneve. Kjo është e vërtetë për trupin, për organet riprodhuese, për zemrën, për mushkëritë dhe po ashtu për trurin.

Indet, cirkuitet neurale trunore dhe kimizmi i trurit  kanë qenë të stampuara gjatë jetës fetale me hormone seksuale. Dhe, themelet, tashmë janë vendosur për morinë e sjelljeve që do ta karakterizojë organizmin, si mashkull ose femër, në jetën si i rritur.

Djali që humbi penisin e tij, viti 1983

Kërkuesi shkencor në fushën e seksit, John Money, në Qendrën Mjekësore John Hopkins, raportoi një rast interesant. Një djali të vogël që do të kryente një operacion të thjeshtë në penis, doktorët, aksidentalisht i prenë penisin. Me këshillën e mjekëve, prindërit e dëshpëruar ranë dakord ta transformojnë djalin e tyre në një vajzë, duke kombinuar hormonoterapinë dhe kirurgjinë. Djali, që pas operacioneve dukej nga gjenitalet si vajzë, u rrit si një vajzë e vërtetë. Vishej si vajzë dhe nuk kishte vështirësi të jetonte me seksin që u rikrijua. Kështu vazhdoi deri në pubertet.

Në pubertet, "vajza" pati ndijime të tjera. Ajo ndjente sikur ishte djalë. Ajo donte makinat dhe dëshironte të "bëhej mekanik."

Lidhur me këtë rast, John Money thotë: Në mitër, truri fetal ishte mashkullorizuar dhe ishin formuar lidhje që e bënin atë të ishte një tru mashkulli. Amputimi i penisit, kirurgjia reformuese dhe terapia hormonale më vonë, nuk mundën ta ndryshojnë këtë hartë (map) mashkullore të krijuar në tru që përpara lindjes.

Raste të ngjashme si ky i kanë detyruar kërkuesit të mendojnë se transseksualët e vërtetë  zotërojnë trurin e seksit që është zënë në grackën e trupit të seksit tjetër. Kështu, transseksualët kanë pak ose aspak shqetësime që të adaptohen ndaj kirurgjisë rregulluese,  e cila i përshtat me trurin e tyre.

Sindromi i djemve "Sissy", viti 1986

Pas pesëmbëdhjetë vjet studimi me djemtë e feminizuar, Richard Green, në librin "The Sissy Boy Sindrom" (1987) thotë: "Shumica e djemve të rinj, që në mënyrë të vazhdueshme veprojnë si vajza, rriten që të bëhen homoseksualë dhe biseksualë".

Këta djem, thotë Green, janë atletikisht të paaftë (inertë), preferojnë më shumë muzikën nga makinat, e kanë të vështirë të krijojnë miqësi me djem të tjerë dhe preferojnë të luajnë me vajzat. Ata, pothuaj gjithmonë, i përbuzin lodrat e ashpra me zënie djaloshare dhe shumë prej tyre ndjekin nënat nëpër shtëpi, duke përsëritur aktivitetet e tyre.

Truri i homoseksualëve (Gayve), viti 1991

Kërkuesi i Institutit Salk, Simon LeVay, studioi dyzetenjë tru dhe gjeti se pjesa e hypotalamusit ishte më e vogël  te burrat homoseksualë se sa te burrat e drejtë (rreth gjysma në madhësisë). Ai gjeti, gjithashtu,  se një zonë e vogël në hypothalamus, e cila është përgjegjëse për sjelljen seksuale, në burrat gay, është shumë e ngjashme me të grave dhe dallon shumë prej burrave heteroseksualë (normalë).

LeVay vërejti katër grupime celulare të ndryshme, që teknikisht u referohen si, nukleusi intersticial i hypotalamusit anterior, ose INAH-i. Studiues të tjerë kanë raportuar  se INAH2-shi dhe 3-shi janë më të mëdha tek burrat se tek gratë. LeVay gjeti se zonat INAH-3, tek shumica e grave dhe e burrave gay, kishin të njëjtën madhësi. Tek burrat e drejtë, kjo zonë ishte afërsisht dy herë më e madhe – mesatarisht sa një kokërr rërë.

Studimi i LeVay-t ishte i dyti që gjeti një ndryshim midis hypothalamusit të homoseksualëve dhe të burrave të drejtë. Më 1990-n, një ekip danez zbuloi se një tjetër grup neuronesh në të njëjtën gjëndër të vogël, ishte më i madh tek homoseksualët se sa tek burrat e drejtë. Disa shkencëtarë besojnë se kjo strukturë që zbuluan danezët, rregullon ritmin ditor dhe jo sjelljen seksuale.

Shumë përkrahës të lëvizjeve feministe  dhe aktivistë homoseksualë, janë të shqetësuar për faktin se diferencat gjenetike dhe biologjike mund të keq-interpretohen për të diskriminuar gratë dhe homoseksualët.

Në këto kushte lindin disa pyetje:

Në qoftë se është provuar që gratë janë gjenetikisht më të mira në shkathtësitë verbale dhe intuitive,  a duhet që kjo t'u japë më shumë të drejta meshkujve të zgjidhen si të preferuar në shkollat inxhinierike?

Në qoftë se shkencëtarët gjejnë një bazë gjenetike për homoseksualitetin, a do të duhej që gratë shtatzëna të kërkonin të testoheshin për të parë në se mbartin një fëmijë gay?

A duhet të lejohen prindërit të kryejnë aborte për të eliminuar pasardhësit gay?

A duhet inxhinieria gjenetike të përdoret për të  "kuruar" fetuset gay?.

Këto shqetësime eugjenike janë reale, veçanërisht sot, kur kërkimet për sjelljen gjinore  dhe orientimin seksual, janë duke u përshpejtuar shumë.

Chandler Burr-i, në librin e tij "A Separate Creation" (1996 ), shtron pyetjet:

Me çfarë detyrimi etik do të përballet një shkencëtar, ose një prind, kur e ka mundësinë të modifikojë gjurmët gjenetike homoseksuale?

Si dhe sa do ta rritin kuptimin tonë për gjurmët e shfaqjeve të tjera kundërthënëse, që nga violenca tek inteligjenca dhe deri tek diferencat midis burrave dhe grave, njohuritë biologjike për orientimin seksual?"

Neve vetëm na duhet të presim dhe të vëzhgojmë.

 

Kriza e Venezuelës, Maduro: Benzina duhet të shitet me çmim ndërkombëtar

Posted: 14 Aug 2018 01:27 AM PDT

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka paralajmëruar rritjen e çmimit të karburanteve të subvencionuara, me qëllim që të frenojë kontrabandistët që i shkaktojnë vendit miliona dollarë dëme.

“Benzina duhet të shitet në nivelin e çmimeve ndërkombëtare për të ndalur kontrabandimin e saj në Kolumbi dhe Karaibe", tha Maduro në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror.

Venezuela u ofron shtetasve të saj një çmim tejet të subvencionuar, sikurse e bëjnë edhe shumë kombe të tjera prodhuese të naftës. Por, kontrabandistët përfitojnë nga kjo situatë, pasi e rishesin karburantin në vende fqinje për të korrur të ardhura shtesë.

Mediet lokale raportojnë se një filxhan kafeje kushton 0.5 dollarë në tregun e zi. Për të njëjtin çmim, kushdo mund ta mbushë një automjet personal tip SUV me karburant rreth 9.000 herë.

Maduro tha se "subvencionet e drejtpërdrejta" do t'u ofrohen sërish shtetasve me karta identiteti venezueliane, nëse ata i regjistrojnë automjetet e tyre në censusin qeveritar, por nuk e bëri të qartë sesi do të funksionojë kjo skemë.

Edhe pse konsiderohet si vend i pasur me naftë, është pikërisht kjo pasuri që qëndron në rrënjët e shumë problemeve ekonomike të saj.

Të ardhurat nga nafta përllogariten sa 95 për qind e të hollave të siguruara nga eksportet në Venezuelë dhe kjo nënkupton se, kur çmimet e naftës ishin më të larta, shumë para përfundonin në arkat e qeverisë venezueliane.

Ish presidenti socialist Hugo Chavez, i cili qëndroi në pushtet nga shkurti i 1999-s deri në  mars të 2013-s, shfrytëzonte një pjesë të këtyre parave për të financuar programe sociale që reduktonin pabarazinë dhe varfërinë. Por, kur çmimi i naftës ra ndjeshëm në vitin 2014, qeveria u përball papritur me një krizë në financa, e për këtë arsye ka shkurtuar disa prej programeve sociale më popullore.

s.a/dita

I dogji shtëpinë bashkëjetuesit, 42-vjeçarja ka tentuar të mbysë vajzat e mitura

Posted: 14 Aug 2018 01:13 AM PDT

Ngjarja e mbrëmshme në fshatin Grecall të Fierit, ku shtetasit Ardian Gjika iu dogj shtëpia nga bashkëjetuesja, është edhe më e rëndë.

Policia e Fierit bën të ditur se shtetasja Rudina Kishta, 42 vjeçe, ka tentuar të mbysë vajzat e saj binjake 6-vjeçare në lumin Seman ,në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.

Vajzat binjake Rudina nuk i kishte me Ardian Gjikën. Nga dëshmia e këtij të fundit kuptohet se ajo vuante nga depresioni.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale "Vrasje për shkak të rrethanave familjare" e mbetur në tentativë dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

s.a/dita

Frontex: Kalimet e parregullta të emigrantëve në Europë, në rënie

Posted: 14 Aug 2018 01:03 AM PDT

Numri i kalimeve të parregullta kufitare përmes 4 korridoreve kryesore në Bashkimin Europian ka rënë me 43 për qind në 7 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me shifrat e një viti më parë.

Agjencia kufitare e BE-së "Frontex" deklaron se në 7 muajt e këtij viti janë regjistruar konkretisht 73.500 kalime ilegale të kufirit. Kalimet e paligjshme të kufirit ishin 18 për qind më të ulëta në muajin korrik, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

"Rruga Perëndimore Mesdhetare" është përdorur më së shumti nga emigrantët për të arritur në Spanjë dhe sipas Frontex, 23.100 emigrantë, kryesisht nga Afrika, e kanë përdorur këtë rrugë për të hyrë ilegalisht. Kjo shifër është dy herë më e lartë, krahasuar me vitin e kaluar.

Prej ditësh është bërë e ditur se, Spanja është shndërruar në destinacionin kryesor të emigrantëve të paligjshëm nga Afrika, duke lënë pas Italinë dhe Gjermaninë. Sipas shifrave zyrtare, numri i emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë gjatë këtij viti në Spanjë, është trefishuar.

Emigrantët kanë vazhduar të tentojnë të arrijnë në Europë edhe përmes detit Mesdhe, por sipas Frontex-it, shifrat e lëvizjes së emigrantëve përmes Ballkanit vazhdojnë të jenë modeste.

s.a/dita

Londër/ Makina përfundon në barrierat e Parlamentit, disa këmbësorë të lënduar

Posted: 14 Aug 2018 12:51 AM PDT

Një burrë me ngjyrë është arrestuar, pasi ka përplasur makinën me barrierat e sigurisë të vendosura jashtë godinës së Parlamentit.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 07:37 minuta me orën lokale.

Policia bën të ditur se janë plagosur një numër kalimtarësh.

Rrugët janë rrethuar të gjitha, ndërsa sheshi përpara parlamentit është mbyllur.

Policë të armatosur, ambulanca dhe zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, për të kuptuar nëse incidenti është i lidhur me terrorizmin apo jo.

"Scotland Yard" njofton se, për momentin po e trajtojnë incidentin si një përplasje për shkak të trafikut në rrugë.

Përplasja vjen 17 muaj pasi Khalid Masood shtypi këmbësorët në urën e "Westminster"-it, përpara se të therte me thikë oficerin e policisë, Keith Palmerin në portat e Parlamentit.

BREAKING: Car smashes into security barriers outside the Houses of Parliament Full story: https://dailym.ai/2vCroeb

Publiée par Daily Mail sur Mardi 14 août 2018

s.a/dita

Nyja e Milotit, Rama: Pamje reale, punimet vazhdojnë

Posted: 14 Aug 2018 12:39 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video, këtë radhë nga nyja e re e Milotit.

Ai shkruan në rrjetin social “Facebook” se deri në momentin e përmbylljes së ndërtimit të kësaj nyjeje, puna për rrugët dytësore vazhdon.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këto pamje (reale dhe jo 3D😉) të nyjes së re të Milotit, të hapur tashmë për qarkullimin e mjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e dendur të këtij sezoni turistik, ndërsa vazhdon puna për rrugët dytësore deri në përmbylljen e plotë të kësaj vepre, ju uroj një ditë të mbarë 👍

MIRËMËNGJES 😃dhe me këto pamje (reale dhe jo 3D😉) të nyjes së re të Milotit, të hapur tashmë për qarkullimin e mjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e dendur të këtij sezoni turistik, ndërsa vazhdon puna për rrugët dytësore deri në përmbylljen e plotë të kësaj vepre, ju uroj një ditë të mbarë 👍

Publiée par Edi Rama sur Lundi 13 août 2018

s.a/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more