Skip to main content

“Burrin e lë në shtëpi, pushon me shokun (Foto)” plus 9 more Ekonomia Online

“Burrin e lë në shtëpi, pushon me shokun (Foto)” plus 9 more Ekonomia Online


Burrin e lë në shtëpi, pushon me shokun (Foto)

Posted: 12 Aug 2018 09:24 AM PDT

Ajo është duke shijuar një nga verat më të bukura në jetën e saj.

Këtë, bukuroshja Emily Ratajkowski e ka vërtetuar edhe njëherë teksa është fotografuar duke festuar me disa miq në një jaht luksoz në Sardenjë.

Modelja 27 vjeçare, duket se e ka harruar për pak momente Sebastian Bear-McClard, me të cilin lidhi kurorë në shkurt të këtij viti, pasi është parë tepër e lumtur në shoqërinë e kolegut dhe mikut të saj Jordan Barrett.

Emily u sigurua që gjithashtu të "ngrinte" temperaturat ndërkohë që ka ekspozuar trupin mahnitës e veshur me bikini me pika.

Eye-popping: Emily was certainly the picture of confidence in the skimpy swimwear

Friends all at sea: Emily Ratajkowski looked on cloud nine on Saturday as she partied on board a yacht in Sardinia with hunky male model Jordan Barrett

Moving in the same circles: 22-year-old cover boy Jordan, who has been labeled 'model it boy of the new era' by Vogue, is best known for his close friendship with fellow model Bella Hadid

Eye catching: The thong-style drew attention to Emily's pert derriere as she broke out her best poses for her friends, and topped up her already glowing tan

Down time: However Emily appeared to be enjoying some time with her friends

Skimpy: The bikini pulled into a single string at her hips, to leave her famously long and slender legs on show

Still got it: Emily still managed to look glamorous despite the breeze

 

The post Burrin e lë në shtëpi, pushon me shokun (Foto) appeared first on Ekonomia Online.

Rrjedh plani i Beogradit, si “të viktimizohen” serbët në Veri (Dokument)

Posted: 12 Aug 2018 09:02 AM PDT

Një plan i detajuar për prishje të rendit dhe sigurisë në Veri të Mitrovicës, i cili besohet të ketë rrjedhur në formë të dokumentit nga Qeveria e Serbisë, përkatësisht Ministria e Mbrojtës kishte alarmuar institucionet e vendit në fillim të këtij muaji, për çka shtuan masat e sigurisë për të ruajtur qetësinë në të gjithë vendin.

"Gazeta Blic" ka arritur të sigurojë dokumentin në fjalë, i cili bartë stemën e Republikës së Serbisë. Përmes këtij dokumenti i cili është shkruar në cilirik, është kërkuar shtim i numrit të aktiviteteve ilegale, si vjedhje, grabitje dhe sulme ndaj qytetarëve serbë që jetojnë në Veri të Kosovës në mënyrë që të krijohet përshtypja tek Organizatat Ndërkombëtare se serbët janë viktimat e dhunës nga shqiptarët e Kosovës.

"Duhet të shtoni numer të aktiviteteve të cilat do të kryejnë detyrat, duhet të bini në kontakt me personat e shpërngulur të cilët do të kryejn detyrat dhe do të tërhiqin në Serbinë Qendrore sikurse edhe tash duhet të organizoni grabtije, vjedhje dhe shulme ndaj serbëve në mënyrë që të Organizatat Ndërkombëtare të fitohet përshtypja se serbët janë viktimave të dhunës nga shqiptarët në territorin e krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë. Në këtë çështje duhet të aktivizoni bashkëshorten tuaj si dhe drejtoreshën e Shtëpisë znj. Dragana Partiç dhe bashkëshortin e saj, si dhe personelin medicinal të Shtëpisë së Shëndetit, por vetëm ata në të cilët ka besim Dragana Pantiç gjithnjë do të t'ju dal në ndihmë dhe do t'ju sigurojë automjete medicinale për transportimin e aktivistëve pas kryerjes së aksioneve në Serbinë Qendrore", thuhet në dokumentin e Komandës Qendrore, i cili i është përcjellur Kordinatorit të Ushtria Çlirimtare e Popullit të Kosovës dhe Metohisë, Radomir Repanoviç.

Po ashtu, është planifikuar edhe furnizimi me armatim të rëndë përmes Manastirit në Deçan.
"Sa i përket aramatimit të rëndë dhe atyre të gjata ato do t'i marrim kur ju me kamion do të kryeni shërbimet në Manastirin e Deçanit, ndërsa ju në Gorazhdecë do t'i pranoni kur Portiç Bogalub do të qarkulliojnë me autobus në autostradë, në realcion për Beograd kurse monicionin do ta marrin në depon kryesore në Mitrovicë", thuhet mes tjerash në këtë dokument.

Në fund të këtij dokumenti është theksuar së qëllimi i këtij plani është për çlirimin e popullit serb dhe Kosovës, i cili është nënshkruar nga Momir Radenkoviç në Zubin Potok.

Qeveria e Republikës së Serbisë

Ministria e Mbrojtes

Komanda Qendrore

-Ushtria Çlirimtare e Popullit të Kosovës dhe Metohisë.

– Kordinatorit të UÇPKM, zotriut Radomir Repanoviç.

– I nderuar zotëri Repanoviç, në marrëveshjen e mëparshme me urdhëresë të Komandës Qendrore të UÇPKM ua dorëzojmë një pistoletë me pak monicion për arsye të peshës dhe narotikeve (ilaçe) të cilat duhet të distribuohen (shpërndahen). Porosi të njëjtë do të dërgojë edhe z. Portiç Bogoluba si zëvendës I juaji I territorit të enklavës së Gorazhdecit dhe duhet të na informoni për pranimin e saj dhe shpërndarjen.

Sa i përket aramatimit të rëndë dhe atyre të gjata ato do t'i marrim kur ju me kamion do të kryeni shërbimet në Manastirin e Deçanit, ndërsa ju në Gorazhdecë do t'i pranoni kur Portiç Bogalub do të qarkulliojnë me autobus në autostradë, në realcion për Beograd kurse monicionin do ta marrin në depon kryesore në Mitrovicë.

Duhet të shtoni numer të aktiviteteve të cilat do të kryejnë detyrat, duhet të bini në kontakt me personat e shpërngulur të cilët do të kryejn detyrat dhe do të tërhiqin në Serbinë Qendrore sikurse edhe tash duhet të organizoni grabtije, vjedhje dhe shulme ndaj serbëve në mënyrë që të Organizatat Ndërkombëtare të fitohet përshtypja e përfitimit të situatës të viktimave të dhunës nga shqiptarët në territorin e krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë. Në këtë çështje duhet të aktivizoni bashkëshorten tuaj si dhe drejtoreshën e Shtëpisë znj. Dragana Partiç dhe bashkëshortin e saj, si dhe personelin medicinal të Shtëpisë së Shëndetit, por vetëm ata në të cilët ka besim Dragana Pantiç gjithnjë do të t'ju dal në ndihmë dhe do t'ju sigurojë automjete medicinale për transportimin e aktivistëve pas kryerjes së aksioneve në Serbinë Qendrore.

Për Çlirimin e popullit serb dhe Kosovës

Zv. Komandati Momir Radenkoviç.

Zubin Potok.

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në fillim të këtij muaji kërkoi rritjen e gatishmërisë së institucioneve të rendit dhe ligjit në ditët që vijnë.

"Gjendja e sigurisë në rend dhe ligj është e qetë dhe stabile, por megjithatë kemi kërkuar rritjen e gatishmërisë për veprim në rast të çfarëdo prishjeje të rendit dhe ligjit", tha Haradinaj, pas takimit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Sipas tij, është konstatuar se disa persona të dyshimtë qarkullojnë në pjesën veriore të Kosovës dhe ata mund të jenë nga Republika Sërpska ose pjesë të tjera.

"Kushdo që hyn në territorin e Kosovës, me qëllim të shkaktimit të ndonjë incidenti apo prishjes së rendit dhe ligjit, do ta marrë reagimin e institucioneve të rendit dhe të ligjit", tha Haradinaj, duke mos saktësuar se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.

"Rritja e shkallës së gatishmërisë nuk është urdhër për veprim, por jemi në gjendje gatishmërie. Në rast se ka prishje të rendit dhe të ligjit, do të veprojmë", kishte theksuar kryeministri.

Përveç Policisë së Kosovës, për gjendjen e sigurisë në Veri të Mitrovicës ishte përkujdesur edhe KFOR-i. Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli (JFCN), admirali James Foggo, kishte deklaruar të shtunën e kaluar në Leposaviq se nuk parasheh ndonjë problem dhe ndryshim të situatës në Kosovë ndonëse sipas tij, ka potencial për trazira.

The post Rrjedh plani i Beogradit, si “të viktimizohen” serbët në Veri (Dokument) appeared first on Ekonomia Online.

7 rregullat që duhet t’i zbatoni në një takim pune

Posted: 12 Aug 2018 09:00 AM PDT

Përshtypjet e para janë të rëndësishme. Megjithatë kjo nuk është e vetmja gjë që krijon një reputacion të mirë në vendin e punës. Ka disa rregulla që duhet të ndiqen.

Zbatojini ato drejtë, dhe ju do të krijoni marrëdhënie shumë më të lehtë me shokët, klientët dhe eprorët. Bëjini ato gabim, dhe ju do jeni gjithmonë lojëtari rezervë.

  1. Ngrihuni në këmbë

Kur përshëndesni njerëzit, ngrihuni në këmbë. Është një mënyrë e mirë për të treguar respekt. Kjo do të thotë që ju i konsideroni ata të rëndësishëm mjaftueshëm për të ndyrshuar pozicionin tuaj fizik. Gjithashtu ju ndihmon të krijoni kontaktin sy më sy.

  1. Shihini njerëzit në sy

Kontakti në sy tregon vëmendje dhe angazhim. Gjithashtu tregon se ju jeni të interesuar për personin tjetër. Duke parë këpucët, orën apo telefonin tuaj ju tregoni të kundërtën dhe nuk krijoni besueshmëri. Përdorni një gjuhë trupi pozitive.

  1. Buzëqeshni

Edhe nëse keni "hallet e botës mbi supe", provoni të dukeni të lumtur. Një mimikë negative e vendos dhe personin tjetër në një pozicion jo shumë të favorshëm, ndërsa një buzëqeshje është gjithmonë e mirëpritur.

  1. Merrni iniciativën me një shtrëngim duarsh

Afrohuni personit që po përshëndesni dhe zgjatini dorën. Ju do të krijoni imazhin e një njeriu me vetëbesim.

  1. Prezantohuni

Majde akoma më mirë, thoni kush jeni dhe më çfarë merreni. "Përshëndetje, unë jam Neada. Unë jam një menaxhere projektesh pranë kompanisë X. Si mund t'ju ndihmojë?" Kjo vërtet që do t'ju ndihmojë.

  1. Vëzhgoni hierarkinë

Nëse duhet të bëni prezantimet, mos harroni etikën e biznesit. Fillojeni nga njerëzit në pozicione më të larta tek ato më të ulëta.

Prezantimit shtojini dhe pak përmbajtje. "Enea të prezantoj me Fatjonin. Fatjoni është dizajneri jonë i ri. Fatjon, Enea është menaxheri i marketingut."

  1. Mësoni saktë emrat

Sigurohuni që të mbani mend emrin e çdo personi me të cilin prezantoheni, dhe përdoreni atë siç duhet. Është më mirë t'i kërkoni personit të përsëris emrin e tij sesa të vazhdoni ta përdorni atë gabim.

Kërkoni leje përpara se ta përdorni emrin e dikujt. Disa njerëz nuk e pëlqejnë informalitetin, dhe kjo formë është më etike.

The post 7 rregullat që duhet t’i zbatoni në një takim pune appeared first on Ekonomia Online.

Mos i shtyni punët e vështira për më vonë

Posted: 12 Aug 2018 09:00 AM PDT

Sipas hulumtimeve psikologjike, ajo që na duhet të gjithëve është një sistem për të mbaruar sa më shumë punë.

Shumë njerëz i shmangen sistemeve dhe rregullave sepse ata janë të frikësuar nga jeta monotone dhe duan të kenë liri.

Por kjo nuk është aq e frikshme sa mund të duket, këto janë disa nga mënyrat më të mira për të përmirësuar efektivitetin tuaj personal.

Procesi efektiv i  punës:

1 Motivimi i brendshëm

2. Afate të vetë-imponuara.

3. Sistemi i llogaridhënies (angazhim me miqtë ose një trajner)

4. Duke punuar/ studiuar me intervale

5. Fokusi (Eliminimi i çështjeve që ju tërheqin vëmendjen nga puna në të cilën jeni fokusuar)

6. Një dietë e shëndetshme

7. Aktivitet fizik të paktën 30 minuta në ditë

Gjëja më e rëndësishme këtu është motivimi. Detyrat e bezdisshme janë shpesh ato që ju ndihmojnë të zhvilloni forcën tuaj të brendshme. Kështu që çdo herë që të filloni të bëni një detyrë të re, ju duhet t’i bëni  vetes një pyetje të thjeshtë: "Pse po e bëj këtë".

Kjo strategji do t’ju ndihmojë për të mbajtur veten të motivuar.

The post Mos i shtyni punët e vështira për më vonë appeared first on Ekonomia Online.

Ushqimi të cilin nuk duhet t’ua jepni fëmijëve

Posted: 12 Aug 2018 08:51 AM PDT

Disa ushqime nuk janë për barkun e fëmijëve të vegjël për disa arsye. Dhe e dimë se është më e thjeshtë t'u japim fëmijëve diçka që u pëlqen dhe të hanë “të paktën diçka”, por në këtë mënyrë edhe para se të mund ta imagjinoni, tek fëmijët do të krijohen shprehi negative.

Shmangni t'u jepni ushqime të pashëndetshme fëmijëve dhe zgjidhni ushqime të shëndetshme. Nëse nuk kanë zgjedhje, do ta hanë atë që u ofrohet, transmeton koha.net.

Këto janë ushqimet të cilat nuk do të duhej t'u jepen fëmijëve

Mjalti

Është një nga ushqimet më të shëndetshme, megjithatë, fëmijëve nën moshën dyvjeçare nuk duhet t'ua jepni, rekomandojnë mjekët për shkak se ai mund të përmbajë baktere që shkaktojnë botulizëm, një sëmundje potencialisht fatale.

“Kjo baktere nuk do të ketë ndikim negativ tek të rriturit, por sistemi imunitar i fëmijëve nuk është i zhvilluar sa duhet për t'i luftuar bakteret”, thekson nutrologu dhe eksperti për të ushqyerit e fëmijëve, Wesly Delbridge.

Pijet e gazuara

Dihet mirë që pijet e gazuara kanë shumë sheqer. Konsumi i tepruar lehtë mund ta shkaktojë zhvillimin e diabetit të tipit 2 dhe të shkaktojë sjellje agresive.

“Fëmijët thjesht nuk kanë shumë hapësirë në dietën e tyre për pije të cilat organizmit i sjellin shumë kalori të zbrazëta pa ushqyes”, thotë Joan Salge Blake, profesoreshë e shkencave shëndetësore në Universitetin e Bostonit.

Toni i konservuar

Peshku mund të jetë një burim i shkëlqyer i proteinave, yndyrave të shëndetshme, vitaminave, mineraleve dhe është shumë mirë që fëmijët sa më herët t'i “adaptojmë” me peshk. Megjithatë, disa peshq duhet të shmangen t'u jepen fëmijëve për shkak të sasisë së madhe të merkurit që e përmbajnë: toni i konservuar, peshk-shpata, skumbri…

“Peshku i cili përmban merkur mund të ndikojë në sistemin nervor të fëmijëve”, thotë Salge Blake.

Pijet izotonike

Nuk ka asnjë arsye që fëmijëve t'ua jepni këtë lloj të pijes, thotë Blake. Ato janë të destinuara për njerëzit pas ushtrimeve të lodhshme fizike për t'i rikthyer elektrolitet e humbura dhe për ta përshpejtuar shërimin e shpejtë të muskujve. Edhe nëse fëmija është kthyer nga trajningu i futbollit ose diçka të ngjashme, uji do të jetë i mjaftueshëm.

Qumështi i freskët i lopës

Ekziston një qëndrim i përgjithshëm që qumështi i freskët i lopës është më i shëndetshëm dhe më i pasur se qumështi i pasterizuar, por megjithatë është shumë i rrezikshëm për sistemin e tretjes së fëmijëve, thotë Blake.

“Qumështi i cili nuk është i pasterizuar është më i rrezikshëm për zhvillimin e sëmundjeve tek fëmijët sepse sistemi i tyre imunitar nuk është aq i zhvilluar sa ai tek të rriturit”, pohon Salge Blake.

The post Ushqimi të cilin nuk duhet t’ua jepni fëmijëve appeared first on Ekonomia Online.

Dallimi mes xhinseve 10 euro nga ato që kushtojnë 300 euro

Posted: 12 Aug 2018 08:30 AM PDT

Disa prej tyre kushtojnë me qindra euro, kurse të tjera mund të blihen me vetëm dhjetë euro. Por, cili është dallimi mes këtyre dy llojeve?

Sipas një hulumtimi të bërë, me një varg xhinsesh, del se nuk ka aspak dallim, ose është shumë i vogël.

Në një pjesë të dokumentarit të bërë në Turqi, del se i njëjti material përdoret për dy llojet e xhinseve. Në botë prodhohen dhe shiten miliarda xhinse në vit.

Mirëpo, shtëpitë e ndryshme të modës, janë ato që kërkojnë çmime të larta nga klientët.

The post Dallimi mes xhinseve 10 euro nga ato që kushtojnë 300 euro appeared first on Ekonomia Online.

Ja pse duhet të konsumojmë jogurt

Posted: 12 Aug 2018 08:23 AM PDT

Futja e jogurtit në dietën tuaj ditore ka një sërë përfitimesh shëndetësore.

Ja cilat janë disa prej tyre:

1. Ul rrezikun e kancerit të gjirit

2. Eliminon erën e keqe të gojës

3. Ndihmon tretjen

4.Çelësi për një zemër të shëndetshme

5. Nuk ju lejon të shtoni peshë

 

The post Ja pse duhet të konsumojmë jogurt appeared first on Ekonomia Online.

Erdogan: Do të krijojmë më shumë zona të sigurta në Siri

Posted: 12 Aug 2018 08:19 AM PDT

Turqia ka përfunduar përgatitjet për të krijuar më shumë zona të sigurta brenda Sirisë, ashtu siç ka bërë në të kaluarën me dy sulme ushtarake në pjesën veriore të vendit, në kufi me Sirinë, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Duke folur në selinë e partisë së tij, në qytetin Trabzon, Erdogan tha se çerek milion njerëz tashmë janë kthyer në zonat e çliruara në Siri, raporton Reuters.

Presidenti turk, Erdogan tha se përpjekjet diplomatike dhe ushtarake në provincën siriane Idlib, kanë përshpejtuar shmangien e një "katastrofe", si ato që kanë ndodhur në pjesë të tjera të Sirisë.

Lufta civile në Siri ka nisur në mars të vitit 2011, fillimisht me shtypjen e protestave të opozitës.

Që atëherë, në Siri kanë vdekur mbi 350 mijë persona. Si pasojë e konfliktit, miliona sirianë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

The post Erdogan: Do të krijojmë më shumë zona të sigurta në Siri appeared first on Ekonomia Online.

Xhafer Gashi uron të rinjtë e Obiliqit, ju jeni potenciali kryesor i shoqërisë

Posted: 12 Aug 2018 08:15 AM PDT

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, ka uruar të rinjtë e Obiliqit dhe të Kosovës, duke theksuar se ata janë pjesa më unike dhe potenciali kryesor i shoqërisë.

“Përkushtimi ynë po vazhdon të fokusohet në fuqizimin dhe në përmirësimin e mirëqenies së tyre.
Reformat e reja, e nevojshmja dhe ideja vinë vetëm nga të rinjtë”, ka shkruar Gashi, në faqen e tij në Facebook, ku ka postuar dhe një foto me të rinjtë e angazhuar në komunën që ai drejton.

Postimi i plotë:

Të nderuar të rinj të vendit tonë!

E nderuar rini e Obiliqit!

Sot,12 Gushti, shënohet si ditë ndërkombëtare e Rinisë.

Të rinjtë janë pjesa më unike dhe potenciali kryesor i shoqërisë tonë, andaj puna dhe përkushtimi ynë po vazhdon të fokusohet në fuqizimin dhe në përmirësimin e mirëqenies së tyre.

Reformat e reja, e nevojshmja dhe ideja vinë vetëm nga të rinjtë.

Urime ditën e rinisë, rinia e Obiliqit!

Xhafer Gashi, kryetar i komunës!

The post Xhafer Gashi uron të rinjtë e Obiliqit, ju jeni potenciali kryesor i shoqërisë appeared first on Ekonomia Online.

Nga truri, tek lëkura dhe zemra: Çfarë ndodh kur hamë sheqer

Posted: 12 Aug 2018 08:15 AM PDT

Sheqeri është burimi parësor i energjisë për qelizat tuaja. Karbohidratet komplekse si niseshteja shpërbëhen në sheqerna të thjeshta gjatë tretjes dhe më pas metabolizohen prej qelizave, për të prodhuar energji. Gjaku juaj normalisht përmban 5 gramë sheqer të tretur në të (afërsisht një lugë çaji). Janë vetëm 20 kalori, që mjafton sa për një shëtitje pesëminutëshe.

TRURI

Sheqeri e bën trurin që të lëshojë dopaminë dhe opioide – kemikatet e kënaqësisë natyrore. Minjtë që janë në dietë me sasi të mëdha sheqeri sillen sikur të jenë të droguar.

DHEMBET

Bakteret, si Streptococcus mutans hanë sheqerin e mbetur në gojën tuaj dhe e fermentojnë në acid laktik. Ky shpërbën mineralet që ndodhen në smaltin e dhëmbëve tuaj.

LEKURA

Glukoza dhe fruktoza formojnë lidhje midis aminoacideve, që konvertojnë kolagjenin dhe elastinën në substanca që shkaktojnë rrudha.

MELÇIA

Mëlçia përdor fruktozën për të krijuar yndyrna, nëpërmjet një procesi të quajtur lipogjeneza. Sheqeri me tepri shkakton një ngritje të globulave të dhjamit, e quajtur sëmundje jo-alkolike e mëlçisë.

PANKREASI

Rritja e niveleve të sheqerit në gjak stimulon qelizat beta për të sekretuar insulinën. Kjo sinjalizon mëlçinë dhe muskujt për të filluar konvertimin e glukozës në glikogjen për ruajtje.

ZEMRA

Nivelet e larta të insulinës në gjak bëjnë që qelizat e lëmuara të muskujve rreth mureve të arteries, të rriten më shpejt. Kjo ngre tensionin e gjakut, që përfundimisht çon në sëmundje të zemrës. 

The post Nga truri, tek lëkura dhe zemra: Çfarë ndodh kur hamë sheqer appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more