Skip to main content

“Brenda dhomave të gjumit më të shëmtuara ndonjëherë (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Brenda dhomave të gjumit më të shëmtuara ndonjëherë (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Brenda dhomave të gjumit më të shëmtuara ndonjëherë (Foto)

Posted: 28 Aug 2018 11:05 AM PDT

Pronarët mund ta ndiejnë veten mirë dhe të bëjnë gjumë të qetë, megjithëse dhomat e tyre të gjumit, janë më të shëmtuarat që mund të shihen ndonjëherë.

Fiona Karbal nga Birkenhead i Anglisë, i ka postuar dy fotografi ku shfaq dhomën bizare të djalit të saj, që ka ngjyra të ndryshme dhe një mur ende të pa lyer, transmeton Telegrafi.

"Jemi në këtë shtëpi qe dy vjet dhe nuk po i vije radha rregullimit të dhomës së birit tim. Nuk di, nëse ka dhomë më të shëmtuar diku", ka shkruar Karbal.

Nuk ka shkruar gjatë dhe shumë përdorues të rrjeteve sociale, treguan dhomat e tyre të gjumit, që kanë gjendje jo normale dhe iu duhet rregullim i menjëhershëm.

Prej orendive që lënë shumë për të dëshiruar, derisa te grumbujt me rroba te disa tjerë, janë disa prej gjërave kryesore që mund të shihen në këto dhoma.

"Vetëm uroj, që të mos më del gjumi brenda ndonjë dhome të tillë, do tmerrohesha", ka qenë një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/

The post Brenda dhomave të gjumit më të shëmtuara ndonjëherë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Aterrimi emergjent nuk shkoi si duhet, aeroplani i lehtë u përplas me pjesën e përparme (Video)

Posted: 28 Aug 2018 04:53 AM PDT

Aeroplani i lehtë është përplasur me pjesën e përparme dhe u rrotullua, derisa pilote donte ta ndalonte në bregun e një liqeni.

Pamjet e marra nga të pranishmit, e tregojnë fluturaken teksa kryen lëvizje të pakontrolluara në një zonë të Norheimsund të Norvegjisë, para se të shkaktonte aksidentin, transmeton Telegrafi.

Raportohet se piloti 61-vjeçar, që ishte i vetëm në bord, ka pësuar vetëm lëndime të lehta. Ende nuk dihen arsyet e aksidentit, vetëm se është lajmëruar në bazë për një aterrim emergjent.

Të tilla aksidente nuk janë të rralla në atë zonë turistike, pasi shumë pilotë të papërvojë e humbin kontrollin, duke dashur të shohin peizazhin dhe fjordin. /Telegrafi/

The post Aterrimi emergjent nuk shkoi si duhet, aeroplani i lehtë u përplas me pjesën e përparme (Video) appeared first on Telegrafi.

Shoqëruesja e nuses e teproi me pijen dhe villte pandërprerë, dërgohet në dhomë me kokë në kovë (Foto)

Posted: 28 Aug 2018 01:55 AM PDT

Një shoqëruese e nuses që e teproi me pijen dhe villte pandërprerë, u dërgua në dhomën e hotelin derisa e kishte kokën në kovë.

Fotografia e realizuar në një hotel të Shteteve të Bashkuara, është postuar në Facebook, prej një organizate që merret me organizimin e dasmave, transmeton Telegrafi.

Transportimi i shoqërueses së nuses

"Mënyra e përkryer si të transportohet një i dehur" si dhe "të njëjtën formë do e përdori edhe kur, kur të më dehet ndonjë nga shokët", ishin dy prej komenteve të shumta.

Prej se është postuar, imazhi u shpërnda më se 1,000 herë, duke mbledhur edhe mijëra reagime pozitive.

Në anën tjetër, u kërkua që të respektohet gjendja e saj, pasi mund të ndjehet keq që e teproi duke pirë, ndërsa duhej t'i rrinte pranë shoqes. /Telegrafi/

The post Shoqëruesja e nuses e teproi me pijen dhe villte pandërprerë, dërgohet në dhomë me kokë në kovë (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more