Skip to main content

Bota Sot: “Sot dhe nes?r n? Medvegj? po zhvillohet testi, intervistat me kandidat?t p?r t’u pun?suar ne fabrik?n e ?orapave Medinvest” plus 27 more

Bota Sot: “Sot dhe nes?r n? Medvegj? po zhvillohet testi, intervistat me kandidat?t p?r t’u pun?suar ne fabrik?n e ?orapave Medinvest” plus 27 more


Sot dhe nes?r n? Medvegj? po zhvillohet testi, intervistat me kandidat?t p?r t’u pun?suar ne fabrik?n e ?orapave Medinvest

Posted: 09 Aug 2018 12:03 PM PDT

Sic kemi njoftuar, te enjten dhe te premten (9-10 gusht) ne lokalet e shtëpise se kulturës ne Medvegje “Medinvest” jane paraqitur kandidatet dhe bashkepunetoret e ardhshëm prane kesaj sipermarreje te cilet u testuan dhe intervistuan nga eksperte dhe ekipe te specializuar te ndermarrjes ne fjalë. Interesim tejet i madh i te rinjeve per t’u punesuar ne  MEDINVEST ne Medvegjë. Deri tash kane aplikuar mbi 200 kandidate Testi, intervistat me kandidatet nisen sot nga ora 10 deri ne 15 ne lokalet e shtëpise se kultures ne Medevegjë.  Keshtu do te veprohet edhe neser, ku......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjuriq: Kosov?s ul?se n? OKB, Serbis? asgj? - ide e keqe

Posted: 09 Aug 2018 10:06 AM PDT

Për t'i dhënë Kosovës një karrige në Kombet e Bashkuara dhe për këtë Serbia të mos marrë asgjë, është njëjtë sikurse Serbia të pranojë pavarësinë e shpallur në të gjithë territorin e saj dhe të lihet përherë veriu. Kështu ka deklaruar drejtori i të ashtuquajturës Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq në përgjigjen ndaj qëndrimit të cilin e paraqiti Sasha Jankoviq në intervistë për javoren ‘Vreme’. "Është një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Beogradi k?rkonte arrestimin e Llabanit, Lista Serbe m? von? e propozoi p?r gjyqtar n? Kushtetuese

Posted: 09 Aug 2018 09:51 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar sot gjyqtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Në mesin e të dekretuarve është edhe Radomir Llaban, i cili po thuhet se ka një të kaluar kriminale në Serbi, nga ku edhe ka ikur nga dënimi prej gjashtë viteve burgim. Mirëpo, nga vetë raportimet e mediave serbe po del se personin në fjalë, Beogradi kishte kërkuar që ta arrestonte. Në nëntor të vitit të kaluar, Serbia i kërkoi EULEX-it që ta arrestojë Radomir Llabanin, si pjesëtar i grupit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Profesorit ia k?rkuan 35 mij? euro ose kok?n, flet policia

Posted: 09 Aug 2018 09:46 AM PDT

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka konfirmuar kërcënimin ndaj profesorit të shkencave islame, Mustafa Bajrami, për mesazhe kërcënuese që i njëjti i mori sot në formë të haraçit. Këtij të fundit i janë kërkuar 35 mijë euro nga persona tanimë të njohur për organet e drejtësisë. Zëdhënësi i PK-së, Ismet Hashani ka thënë se për këtë rast është informuar menjëherë prokurori, i cili është marrë me lëndën në fjalë. Ai......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Austria refuzon Kosov?n: Nuk p?rfiton karton t? gjelb?r

Posted: 09 Aug 2018 08:20 AM PDT

Kushti i vetëm që ka mbetur për anëtarësim në Këshillin e Byrove për Kartonin e Gjelbër në Bruksel, është hyrja e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), edhe pse Kosova ka krijuar bazë ligjore duke krijuar 4 milionë euro fond rezervë. Për përpjekjet e fundit të Kosovës që të gjendet një alternativë rreth këtij sigurimi, drejtori ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Blerim Pushkolli sot tha se kanë marrë një përgjigje nga Austria, e cila ka refuzuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

‘Shk?mbimi i territoreve, precedent i rreziksh?m’

Posted: 09 Aug 2018 07:48 AM PDT

Kreu i Lëvizjes së qytetarëve të lirë, Sasha Jankoviq, thotë se çështja e Kosovës do të zgjidhet nga integrimi i saj në organizatat ndërkombëtare, që përfshin OKB-në, por pa njohjen e pavarësisë. Jankoviq tha se sipas mendimit të tij, zgjidhja për çështjen e Kosovës do të përfshinte autonominë "territoriale dhe personale" për serbët në Kosovë dhe institucionalizimin e organeve të tyre vetëqeverisëse. "Zgjidhja do të përfshinte një regjim......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Igumeni Sava: Maskat m? n? fund kan? r?n?

Posted: 09 Aug 2018 07:25 AM PDT

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, deklaroi sot se ai gjithmonë ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës. "Ata gjithnjë më akuzuan për falsifikim dhe mbështetjes së pavarësisë së Kosovës. E vërteta është se unë kam në fakt qenë gjithmonë kundër pavarësisë dhe ndarjes së Serbisë që nga fillimi i krizës në Kosovë, pasi kam besuar se kjo çon në krijimin e shtetit etnikisht të pastër shqiptar në rajon ", tha Janjiq. Ai ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

100 emrat e grave t? vrara, boll mo!

Posted: 09 Aug 2018 07:23 AM PDT

Boll mo! Gjaku i vajzave e grave nuk mund ta shuaj etjen për gjak të burrave kriminelë shqiptarë. Jo. Nuk janë krime pasioni, as krime nderi. Dashuria nuk vret. Mendjet kriminale vrasin. Nuk ua kanë pasur borxh jetën! Vajzat e gratë nuk janë prone e juaja. Shumica prej jush nuk do ua lexoni as emrat deri në fund, ashtu siç nuk u morën parasysh e u harruan krimet ndaj tyre. Jeta e tyre nuk pati vlerë, ama boll. 1. Zejnepe Bytyçi 2. Diana Kastrati 3. Donjeta Pajazitaj 4. Antigona Morina 5. Fildeze Hafizi 6. Natasha Kazanxhi 7. Manjola Luzi 8. Afize......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

‘Ridefinimi i kufijve me Kosov?n, n? kund?rshtim me Kushtetut?n serbe’

Posted: 09 Aug 2018 07:17 AM PDT

Partia Demokratike e Serbisë ka vlerësuar se angazhimi për ridefinimin e kufijve me Kosovën është në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë. Sipas kësaj partie, një ide e tillë nënkupton një angazhim për të ndryshuar kufijtë kombëtarë dhe heqjen dorë nga territori. "Në veprim është shembja sistematike e rendit kushtetues të Serbisë," thuhet në deklaratë me rastin e deklarimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se ai pajtohet për ridefinim të kufijve......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Janjiq: Vu?iqi e Tha?i qe dy vjet po bisedojn? p?r ndarje

Posted: 09 Aug 2018 07:16 AM PDT

Analisti Dusha Janjiq ka deklaruar se nga fjalimet e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk mund të përfundohet se ndarja e Kosovës është e përjashtuar. "Se ajo (ndarja) nuk është e përjashtuar, flet fakti se ndarja përsëritet gjithnjë nga Ivica Daçiq (ministër i Punëve të Jashtme) si dhe prania në rendin e parë me gazetarë e Aleksandar Vulinit (ministër i Mbrojtjes), i cili po ashtu është për ndryshimin e kufijve në Ballkan“, i ka thënë agjencisë Beta Janjiq. Ai ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ambasadori amerikan: Kosova dhe Serbia t? propozojn? vet? zgjidhje

Posted: 09 Aug 2018 06:32 AM PDT

Ambasada amerikane po kërkon nga Kosova dhe Serbia të propozojnë vetë zgjidhje për marrëveshjen përfundimtare. Një gjë të tillë e ka thënë ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott. Në një intervistë për mediat serbe, Scott tehksoi se Amerika është e gatshme që të dëgjojë dhe ndihmojë negociatat për të arritur një marrëveshje. Sipas Scott normalizimi i raporteve sa më shpejtë që të ndodhë, do t’ua hapte rrugën të dyja vendeve për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vrasja n? Gjakov?, ABGJ k?rkon d?nim maksimal p?r p?rgjegj?sit?

Posted: 09 Aug 2018 03:04 AM PDT

Agjencia për Barazi Gjinore-Zyra e Kryeministrit, dënon aktin makabër në Gjakovë, ku një grua dhe vajza e saj 9 vjeçare u vranë brenda ambientit familjar nga bashkëshorti i viktimës, duke thënë se aktet e tilla janë të papranueshme për shoqërinë dhe kërkojnë vëmendjen e shtuar nga institucionet e edukimit, sigurisë dhe drejtësisë. ABGJ kërkon që forca e ligjit, shtetit të së drejtës, të veprojë ndaj përgjegjësit me dënim maksimal, si dhe të ndërmarrë masa ndaj......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Izetbegoviq: Nx?n?si i Millosheviqit nuk mund t? b?j? paralele mes Kosov?s dhe Republik?s “Srbska”

Posted: 09 Aug 2018 03:00 AM PDT

Kryesuesi i Presidencës së Bosnje Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq hodhi poshtë deklaratën e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq i cili tha se statusi i Republika Serbe në Bosnje është i lidhur më atë të Kosovës. Të mërkurën, Daçiç kishte thënë për mediat në Serbi se do të duhet të shpallte pavarësinë e Republikës Serbe në momentin kur Kosova e bëri atë. “Këto dy tema asnjëherë nuk mund të lidhen, ani pse Daçiq, një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vu?iq: Pajtohem p?r ridefinim t? kufijve me shqiptar?t e Kosov?s

Posted: 09 Aug 2018 02:52 AM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se pajtohet për ridefinim të kufijve (demakracion) me shqiptarët në Kosovë. “Unë pajtohem dhe kjo është politika ime, për ridefinim të kufijve me shqiptarët. Kështu që ne ta kemi territorin për të cilën nuk dihet se kush si e trajton dhe çfarë i takon dikujt, kjo është gjithmonë potencial për trazira”, ka thënë Vuçiq. Ai ka shtuar se nuk mund të flas se për çfarë po bisedon me shqiptarët e Kosovës,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vrasja e gruas dhe vajz?s, IPK nis? hetimet p?r polic?t q? trajtuan k?rc?nimin

Posted: 09 Aug 2018 02:28 AM PDT

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet për mënyrën se si Policia e Kosovës ka trajtuar kërcënimet që Pjeter Nrecaj i kishte bërë bashkëshortes së tij Valbona Nrecaj. Lajmin për Kallxo e ka konfirmuar Arben Vrajolli nga Inspektoriati Policor i Kosovës. “Mund të konfirmojë se kanë filluar hetime për zyrtarët policorë”, tha Vrajolli për Kallxo. 40 vjeçarja dhe vajza e saj 9 vjeçare u qëlluan për vdekje mbrëmjen e 7 gushtit. Dorasi dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Njer?zit jan? t? mrekulluesh?m”, historia e ?iftit amerikan t? vrar? nga ISIS, i ran? bot?s me biciklet? p?r nj? vit

Posted: 09 Aug 2018 02:24 AM PDT

Jay dhe Loren endërrimtarët amerikanë që shëtitën botën me bicikletë për një vit u vranë nga ISIS. Dy 29 vjeçarët lanë punën një vit më parë në Uashington dhe vendosën të udhëtojnë rreth e qark botës duke pedaluar për një vit rresht. “Njerëzit janë të mrekullueshëm”, përcillnin në mesazhet e tyre të shkurtra në rrjetet sociale pas çdo eksperience  nëpër botë. Ata u vranë në ditën e 369-të të udhëtimit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Beogradi n? Bruksel do t? k?rkoj? mbrojtjen e manastireve n? Kosov?

Posted: 09 Aug 2018 02:22 AM PDT

Në dialogun me Prishtinën në një zgjidhje gjithëpërfshirëse, Beogradi do të insistojë në pozicionin e veçantë të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Me këtë rast, pritet që të kërkohet një trajtim i veçantë për mbi  44 objekte fetare  dhe monumente. Kështu raporton gazeta beogradase e cila shkruan se kjo do të jetë në mesin e kërkesave kryesore të Beogradit gjatë dialogut për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për normalizimin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mark Nrecaj, i dyshuari p?r vrasjen e gruas dhe vajz?s nga gjykata d?rgohet n? spital

Posted: 09 Aug 2018 01:56 AM PDT

Gazetarja e Kallxo raporton se i dyshuari është dërguar me autoambulancë në spital pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ai është parë i shtrirë në barelën e ambulancës. Seanca gjyqësore për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas dhe vajzës në Brekoc të Gjakovës është ndërprerë pasi të dyshuarit Mark Nrecaj i është përkeqësuar gjendja. Gazetarja e Kallxo raporton se përkeqësimi i gjendjes ka ndodhur pasi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zbulohet dokumenti sekret p?r Kosov?n, q? i “h?ngri kok?n” Zoran Gjingjiqit!

Posted: 09 Aug 2018 01:29 AM PDT

Zoran Gjingjiq kishte  paraqitur një dokument dhe strategjinë e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës katër muaj para vrasjes së tij në vitin 2003. Është ky dokument, i cili ka pesë pika dhe tregon hapat që Serbia duhet të marrë për të rikthyer Kosovën, sipas mendimit të disa politikanëve kjo ishte arsyeja për vrasjen e kryeministrit të Serbisë. Ka shenja se ky dokument i “hëngri kokën” Gjingjiqit, konfirmoi ministri i jashtëm Ivica Daçiq. Sipas Daçiq, kryeministri......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rr?fimet e t? mbijetuarve t? dhun?s seksuale gjat? luft?s

Posted: 08 Aug 2018 10:57 PM PDT

Në kuadër të Dokufestit, sot në hapësirën e urës së Arastës në Prizren do të shfaqet një performancë artistike "Your story is my story" dedikuar grave dhe burrave që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.  Për gati dy dekada pas përfundimit formal të konfliktit në Kosovë, tregimet e torturës dhe abuzimit seksual po mbahen të heshtura dhe jashtë metanarracionit të luftës dhe diskursit publik. Për më shumë, të mbijetuarat(it) e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pse u fsheh pjesa thelb?sore e fjalimit t? Aleksand?r Vu?i?? Avokati i njohur: Ishte i vrar? n? fytyr?, krejt i shfryr?...

Posted: 08 Aug 2018 10:36 PM PDT

Avokati i njohur nga Shqipëria, Spartak Ngjela, përmes një shkrimi në facebook, ka kritikuar mediat, për atë që siç thotë ai “fshehjen e pjesës thelbësore të fjalimit të Aleksandër Vuçiç”. “Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dje ishte krejt i shfryrë. Ai nuk e kishte më atë krenarinë sterile antishqiptare që e kanë trashëguar nga Nikola Pashiç, nga Tito dhe nga Milosheviçi. Dhe me shpirt ndër dhëmbë tha: “Duhet të pajtohemi me realitetin. Prej......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Tani t? pret nj? dhurat? e bukur'/ Mesazhi q? burri i ?oi gruas para se ta vriste (Detaje nga krimi n? Gjakov?)

Posted: 08 Aug 2018 10:28 PM PDT

Zbardhen detaje nga krimi i rëndë në familje i ndodhur mbrëmjen e kaluar në Gjakovë. Pjetër Ndrecaj ekzekutoi me armë zjarri kallashnikov bashkëshorten e tij Valbona Marku Ndrecaj dhe vajzën 9-vjeçe. Ngarja ndodhi pas konflikteve të vazhdueshme mes tyre.  Çifti kishte 16 vjet martesë por pas një konflikti janë ndarë, ndonëse nuk ishin divorcuar ligjërisht. Çifti kishte pesë fëmijë. Tre nga të cilët jetonin me Valbonën e dy të tjerë jetonin me babanë e tyre,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Plani i serb?ve, k?ta jan? “pes? skenar?t e mundsh?m” p?r zgjidhjen Kosov?-Serbi

Posted: 08 Aug 2018 10:12 PM PDT

Tashmë të gjithë po e thonë: Kosova dhe Serbia po hyjnë në fazën finale të dialogut, i cili pritet të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht obligative ndërmjet dy vendeve. Njohja, ndarja e Kosovës, marrëveshje pa njohje, konflikti i ngrirë… të gjitha këto opsione janë përmendur ditëve të fundit në Beograd. Gazeta serbe në një raport ka publikuar pesë zgjidhjet e mundshme për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Analistët serbë po......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shtypi gjerman p?r Kosov?n: K?mbimi i territoreve jo realist

Posted: 08 Aug 2018 03:06 PM PDT

Korrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë? Ja çfarë shkruan shtypi gjermanofon. Lojë e re me kufijtë, nën këtë titull „Badische Zeitung“ i kushton në numrin e së mërkurës (08.08) një artikull heqjes se kontrolleve nga 1 janari 2019 në kufirin Shqipëri-Kosovë. E përditshmja zvicerane „Neue Zürcher Zeitung“ (08.08) boton artikullin: „Presidenti i Kosovës ushqen spekulimet për shkëmbim territoresh me Serbinë“, transmeton DW. „Badische Zeitung":......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vu?iq dhe Putin flasin p?r Kosov?n n? Mosk? m? 15 shtator

Posted: 08 Aug 2018 03:00 PM PDT

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryetari i Federatës Ruse Vladimir Putin do të takohen në Moskë më 15 shtator. Temë e qendrore e takimit të tyre, njoftojn mediat serbe, do të jetë zgjidhja e çështjes së Kosovës. Para këtij takimi Vuçiq do të takohet në Bruksel me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi. Ky do të jetë takimi i 13 – ndërmjet Vuçiqit e Putinit. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nga Prishtina me dashuri! Shpend Ahmeti takon Action Bronson, i b?n k?t? dhurat?

Posted: 08 Aug 2018 02:04 PM PDT

Action Bronson ka arritur dje në Kosovë. Ai ka mbajtur konferencë për shtyp, ku foli për emocionet e të qenit i pranishëm në Prishtinë si dhe për koncertin që do të mbajë në kuadër të “Sunny Hill”. Ndërsa, gjatë ditës së sotme ai ka shijuar ushqimet tradicionale, të cilat ka deklaruar se i pëlqen shumë. Më pastaj, këngëtari ka vizituar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin  i cili i dhuroi atij një kornizë me figurën e “Hyjneshës në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tha?i po e ndjek Vu?iqin me referendum

Posted: 08 Aug 2018 01:39 PM PDT

Palët kundërshtare në tryezën e bisedimeve, këmbimi i shpeshtë i fjalëve të rënda në media, pastaj tema që i ka bashkuar Beogradin Prishtinën -dhe Aleksandar Vuçiqi e Hashim Thaçi të njëjtën ditë kanë paralajmëruar mundësinë e shpalljes së referendumit si kulm të bisedave për Kosovën, shkruan portali BBC në gjuhën serbe. "Përgjegjësi për zgjidhjen e problemit të Kosovës, nëse do të ketë, duhet ta duhet të japin të gjithë qytetarët,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pas vizit?s n? Vlor?, Haradinaj relaksohet n? Jal?

Posted: 08 Aug 2018 12:23 PM PDT

Pas vizitës disaorëshe në qytetin e Vlorës, takimin me kryebashkiakun Dritan Leli, homazheve pranë varrit të Ismail Qemalit dhe vizitës në muzeun historik dhe të Pavarësisë, një pasdite relaksi buzë bregdetit të Jalës është mënyra më perfekte për të mbyllur ditën kryeministri Ramush Haradinaj. Një ditë e ngjeshur kjo e sotmja, dhe ku gjatë paradites  kryeministri Ramush Haradinaj çoi selam presidentit Hashim Thaçi  se " Hapja e temës së kujfive ishtë e papranueshme dhe se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more