Skip to main content

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë





Shkruan: Elmedina Baraliu

Fjalët e shkruara jetojnë. Sa më të sakta e të mençura të jenë, aq më të gjatë e kanë jetën. Të vërtetat e specializimit në QKUK do të jetojnë përgjithmonë sepse e vërteta e tyre është më e pastër se loti.

Jeta është Mësuese e vërtetë. Aq shumë probleme ka në QKUK saqë është e vështirë t'ia fillosh hedhjen në letër apo letërsimin e tyre.

Si specializant në QKUK jo vetëm që do të jesh argat por shumicën e herave do të jesh edhe skllav i specialistit.

Si specializant në QKUK jo vetëm që do të tallen me ty specialistat, motrat e infermierët por edhe rojtarët, bartësit e pastruesit.

Si specializant në QKUK jo vetëm që do të punosh si skllav por as që do të paguhesh për punën tënde, madje do të nënçmohesh e nënvlerësohesh.

Si specializant në QKUK jo vetëm që rroga juaj nuk do të del me muaj të tërë por ajo do të humb fare dhe nuk do të del për tërë ato muaj me arsyetime të ndryshme që pothuajse të gjitha janë të kota.

Të gjitha të këqijat e mëdha krijohen nga të këqijat e vogla dhe kjo më së miri vërehet në QKUK.

 Si specializant në QKUK jo vetëm që do të nënçmohesh çdo ditë edhe pse punët i kryen por edhe do të jesh tërë kohën në gojërat e specialistëve( të cilët gjenden në kafe) duke u tallur me ty dhe duke shpifur për ty , duke të përqeshur ty dhe duke thurrur kurthe të ndryshme kundrejt teje.

Si specializant në QKUK tërë kohën do të merresh me punë administrative dhe duke mos u marrur me shkollim specialistik. Të gjithë do të synojnë të të shfrytëzojnë dijen, energjinë dhe mundin tënd dhe si shpërblim për këtë nuk do të marrësh asgjë më shumë sesa nënçmimin e tmerrshëm.

Si specializant në QKUK nuk do të mësosh asgjë sepse askush nuk të tregon asgjë dhe nuk të mëson asgjë, madje ata t'i vjedhin edhe ato gjëra që i din.

Si specializant në QKUK, shumica e specialistëve nuk duan as që të shohin me sy sidomos kur je në vitin e katërt ose të pestë të specializimit.

Si specializant në QKUK jo vetëm që nuk do të kesh para të mjaftueshme për veten dhe familjen tënde por shumë herë do të jesh edhe rast social dhe do të kërkosh para borgj tek njerëzit që i njeh.

Si specializant në QKUK do të përballesh me kurthe të ndryshme të përpiluara qoftë nga specialistët...qoftë nga motrat ose infermierët. Kurthet e tyre shpeshherë janë të fshehura me petkun e "respektit të rrejshëm" dhe ndonjëherë dalin sheshazi duke bërë që në sytë e tyre të dukesh vetëm si një gjah i tyre.

Si specializant në QKUK jo vetëm që nuk do të paguhen kujdestaritë që i mban por kujdestaritë e tua do të keqpërdoren më sakt do të vjedhen nga "Mafia zhvatëse" e cila është instaluar brenda QKUK-së që nga themelimi i saj. Fakti akoma më i tmerrshëm është se me paratë e tua kjo "Mafi zhvatëse" do të blej banesa, shtëpi, vetura dhe objekte të ndryshme në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri dhe madje me paratë e specializantëve të fituar me shumë mund, do të shkojnë edhe në pushimet e tyre.

Si specializant në QKUK jo vetëm që do të përhumbesh nga "labirintet kriminale" brenda saj por një ditë do të akuzohesh edhe ti që je pjesë e tyre.

Si specializant në QKUK jo vetëm që do të kuptosh se shumica e personelit janë me personalitet të maskuar por poashtu do të kuptosh që shumica e specialistëve nuk e zbatojnë betimin e hipokratit por betimin e hipokritit.

Në lëmitë internistike asnjë ose pothuajse asnjë specialist nuk të mëson për asgjë. Të gjithë do të ikin nga ju edhe nëse i pyet diçka të japin përgjigje tjetër të gabuar ose ngatërruese.

Në lëminë e Gjinekologjisë askush nuk tregon asgjë. Të gjithë të ngarkojnë me punë të tilla si fletëlëshim, analiza histopatologjike,analiza citilogjike, punë operatore, përcjellje të pacientave dhe asnjë nuk është i interesuar të mësojë për ndonjë operacion apo intervenim gjinekologjik.

E njejta gjë vlen edhe në lëmitë Kirurgjike, pothuajse të gjithë të shohin me syrin e urrejtjes, pakkush ose askush nuk është i interesuar të të mësojë asgjë, të konsiderojnë si skllav dhe janë akoma më paragjykues, akuzues, kurthatorë të padëgjuar e të paparë. Edhe nëse ndonjë specialist ndonjëherë tenton të të jap ndonjë operacion, atëherë Anesteziologu do të mundohet me tërë qenien e tij që t'a pengoj, duke folur haptas ose duke bërë me gjeste të ndryshme drejtuar specialistit Kirurg me qëllimin e vetëm që të mos mësohet kurrë të operoj asgjë.

Në Gastroenterologji nuk të mësojnë pothuajse asgjë, tërë kohën do të jesh skllav i tyre. Mund të kalojnë 5 vite të specializimit dhe ju nuk do të dini të bëni asnjë gastroskopi ose kolonoskopi sepse askush nuk ju mëson.

Në Oftalmogji është pothuajse e njejta situatë, pakkush ose askush nuk të tregon asgjë, shumica merren me thashetheme.

E njejta frymë e zymtë vlen në të gjitha drejtimet specialistike, e njejta xhungël është në tërë QKUK-në, edhe po të jesh i përndritur ata me veprimet e tyre do të errësojnë dhe do të të bëjnë edhe me të zi se ata.

Si specializant në QKUK jo vetëm që do të kesh pësime të ndryshme por do të kesh edhe hakmarrje të hapura dhe hakmarrje të fshehura nga njerëz që jetojnë me hakmarrjen. Vetëm nëse flet të vërtetën ata janë në gjendje të lëvizin çdo gurë për t'u hakmarrë. Çmenduria e tyre skizofrenike i kalon edhe kufijtë e të dukshmes dhe realitetit, ajo arrin në kufirin e stërkeqjes.

Si specializant në QKUK jo vetëm që do të pengohesh gjatë specializimit tënd por edhe do të dëshpërohesh dhe do të dëshirosh që të largohesh sa më parë nga ky vend dhe të specializosh në një vend tjetër larg "Ujqërve të QKUK-së".

Si specializant në QKUK do të përjetosh fyerje, poshtërime të ndryshme, vuajtje, përpjekje për zhdukje të plotë (edhe fizike), nënçmime, ofendime, akuzime, shpifje, kërcënime, thashetheme, kurtha të ndryshme, dhembje shpirtërore, padrejtësi, hidhërime, inatosje, xhindosje, hakmarrje, kundërshtime, hipokrizi, skandale dhe të gjitha këto do t'i kesh si "dhuratë e shkollimit specialistik" në QKUK, dhuratë e cila është bërë nga drejtorët, specialistët, motrat, infermierët, rojtarët, bartësit, pastruesit etj.

Si specializant në QKUK do të kuptosh që shumicën e herave pacienti nuk shikohet më si pacientë por si klient ose si vlerë monetare dhe kjo do të bën të kuptosh që Mjekësi dhe humanizëm më nuk ka por këto fjalë janë zëvendësuar me fjalët tregti dhe biznes.

Vetëm të uriturit ia besojnë të uriturëve. Vetëm ata që e kanë prekur fundin e dhembjes, e njohin dhe e kuptojnë se çfarë është dhembja e vërtetë. Dhe ju specializantë  të dashur e dini plotësisht dhe e ndjeni se të gjitha këto janë të vërteta të pakundërshtueshme.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more