Skip to main content

Berisha tregon arsyen se pse u refuzua Rama nga 4 liderët e rajonit

Berisha tregon arsyen se pse u refuzua Rama nga 4 liderët e rajonit


Berisha tregon arsyen se pse u refuzua Rama nga 4 liderët e rajonit

Posted: 27 Aug 2018 10:25 PM PDT

Drenica Press Posts

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar takimin e sotëm të kryeministrave të rajonit që u zhvillua në Durrës, të cilin e cilësoi një 'gjysmë takim'.

Për ish-kryeministrin Berisha, mungesa e 4 prej liderëve të rajonit tregoi hapur se ata nuk donin t'i bashkoheshin tryezës së narkoqeveritarit shqiptar.

Ja postimi i Berishës:

Më pak se gjysmë takimi!

Miq, takimet multilaterale janë të dobishme, por kur nga 7 kryeministra të ftuar 4 nuk "gjejnë" dot kohë për të ardhur, janë pa kuorum dhe më shumë se dështim.

Kjo veçanërisht kur nga 3 të pranishëm 2 janë shqiptarë. Le t'i themi faleminderit kryeministrit të Malit të Zi se përndryshe do kishim një takim thjesht ndërshqiptar.

Natyrisht ky bojkot ka vetëm një shkak: munguan se nuk deshën t' u ngjiten pleshta në narkoshtetin e Norieges, i vetëm në Europë dhe në botë! sb

The post Berisha tregon arsyen se pse u refuzua Rama nga 4 liderët e rajonit appeared first on DRENICA PRESS.

Tottenham ‘degjeneron’ United në ‘Old Trafford’, Mourinho pranë largimit

Posted: 27 Aug 2018 10:21 PM PDT

Drenica Press Posts

Tottenham Hotspur ka shkatërruar Manchester United me rezultatin 3-0.

Skuadra e Mauricio Pochettinos ka dominuar lojën në shtëpinë e "Djajve të Kuq" të cilët pas kësaj humbje ndodhen në krizë të plotë me Mourinhon që nuk ofron siguri.

Harry Kane në minutën e 50' kaloi në avantazh Tottenhamin, ndërsa pas 2 minutash Lucas shënoi duke çuar rezultatin në 0-2.

Ishte pikërisht Lucas që shënoi golin e tretë duke përmbyllur në këtë mënyrë humbjen turpëruese të Manchester United.

Pas tri javësh, Tottenham ka grumbulluar 9 pikë të plota,ndërsa Manchester United mbetet në kuotën  3 pikëve.

The post Tottenham 'degjeneron' United në 'Old Trafford', Mourinho pranë largimit appeared first on DRENICA PRESS.

Moti për ditë në vazhdim

Posted: 27 Aug 2018 10:16 PM PDT

Drenica Press Posts

Nga mesi i javës më nxehtë dhe me diell.

Fusha të presionit të ulët dhe masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior, kanë filluar të depërtojnë edhe mbi rajon, e më vonë gjatë ditës edhe mbi vendin tonë, që do të sjellin sërish reshje shiu dhe rënie të ndjeshme të temperaturave nën vlera mesatare.

Mirëpo, nga dita e mërkurë fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore do të kushtëzojnë mot më stabil, më të nxehtë dhe kryesisht me diell.

28.08 – Mot kryesisht i vranët. Paradite vende-vende mundësi për riga shiu. Më vonë gjatë ditës intervale të shkurta me diell.

29.08 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

30.08-31.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, në fillim të javës do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare, e më pas sërish do të shënojnë rritje. Minimalet do të luhaten nga 12C deri në 15C, ndërsa maksimalet pasiqë do të zbresin deri në 19C, gradualisht nga mesi i javës do të rriten në 29C deri 31C.

Sipas Prishtina Weather era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-6m/s. Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale.

The post Moti për ditë në vazhdim appeared first on DRENICA PRESS.

Ronaldo “furnizon” me para Juven, ja sa arkëtuan bardhezinjtë nga debutimi në shtëpi i CR7

Posted: 27 Aug 2018 10:05 PM PDT

Drenica Press Posts

Cristiano Ronaldo nuk po shënon gola por nga ana tjetër po prodhon para. CR7 nuk shënoi në takimin e parë me Chievon, të njëjtën gjë bëri dhe në javën e dytë të kampionatit italian por të ardhurat për klubin e Juventusit janë rritur ndjeshëm nga arkëtimet e tifozëve.

Në ndeshjen e parë që bardhezinjtë luajtën në shtëpinë e tyre për këtë sezon, ndaj Lazios, gjendeshin plot 40 mijë e 173 tifozë në stadium, dhe u arkëtuan 2.7 milionë euro.

Një vit më parë, në ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Cagliari, bëhej fjalë për një shifër të arkëtuar, rreth 900 mijë euro më pak.

Dhe me një përllogaritje të thjeshtë, vetëm me Cristiano Ronaldon në fushë, Juventusi ka fituar 48% më shumë, vetëm në ndeshjen e para.

The post Ronaldo “furnizon” me para Juven, ja sa arkëtuan bardhezinjtë nga debutimi në shtëpi i CR7 appeared first on DRENICA PRESS.

Google Maps kap foton e pazakontë në një rrugë të Tiranës

Posted: 27 Aug 2018 10:03 PM PDT

Drenica Press Posts

Nëse rastësisht je duke kërkuar rrugën “Violeta Manushi” në Tiranë në gjigantin e internetit Googlemaps, atëherë do të përballesh edhe me një skenë jo fort të zakontë.

Aparati i gjigantit të njohur ndërkombëtar kanë fotografuar rastësisht edhe një zënkë me grusht midis dy të rinjve dhe tri gra ndodhen pranë tyre me sa duket për t’i ndarë.

Fotografitë kapin momente të zakonshme të rrugëve në të gjitha qytetet e botës.

Për ndryshe, rruga mban emrin e aktores së njohur shqiptare, të ndjerës Violeta Manushi.

The post Google Maps kap foton e pazakontë në një rrugë të Tiranës appeared first on DRENICA PRESS.

Majmuni i pasionuar pas makinave ndihmon pronarin e tij në rregullimin e makinës /VIDEO

Posted: 27 Aug 2018 06:42 PM PDT

Drenica Press Posts

Ky majmun nga Teksasi po e ndihmon pronarin e tij në rregullimin e makinës.

Majmuni e ndihmonte shefin e tij me bartjen e gjësendeve të ndryshme në mënyrë që ai të rregullonte makinën më shpejtë, transmeton lajmi.net.

Kjo video është shpërndarë jashtëzakonisht shumë dhe është komentuar shumë nga personat që e kanë parë këtë film. /Lajmi.net/

 

The post Majmuni i pasionuar pas makinave ndihmon pronarin e tij në rregullimin e makinës /VIDEO appeared first on DRENICA PRESS.

Nusja anulon dasmën luksoze 4 ditë para ceremonisë, të ftuarit nuk i sollën nga 1500 $

Posted: 27 Aug 2018 04:56 PM PDT

Drenica Press Posts

Një nuse e pakënaqur ka zbuluar se ishte e detyruar të anulojë martesën e saj “përrallore” pasi të ftuarit refuzuan të paguajnë 1.500 dollarë secili për të marrë pjesë.

Nusja kanadeze, e cila njihet vetëm si ‘Susan’, duhej të kurorëzonte dashurinë e saj të fëmijërisë me një shpenzim prej 60,000 dollarësh.

Çifti vendosi të anulonte ceremoninë vetëm katër ditë para se të shihnin faturën e kripur.

Duke postuar rastin në Facebook për të shpjeguar vendimin e tyre, gruaja e zemëruar fajësoi familjen dhe miqtë e saj për prishjen e marrëdhënies së saj ndërsa shprehu zhgënjimin në një postim të gjatë.

Postimi nis: Të dashur miq, shpreh trishtim të madh që unë jam duke njoftuar anulimin e dasmës. Kërkoj falje për anulimin vetëm 4 ditë përpara. 

Ne kemi vendosur të përfundojmë marrëdhënien tonë dhe të mos dalim me ndonjë procedurë të ardhshme”.

Susan pastaj shpjegoi se si marrëdhëniet e saj përfunduan papritmas, sepse mysafirët nuk arritën të sillnin nga 1,500 dollarë.

The post Nusja anulon dasmën luksoze 4 ditë para ceremonisë, të ftuarit nuk i sollën nga 1500 $ appeared first on DRENICA PRESS.

Anëtari i bordit të Telekomit u çon ‘selam’ Ipko-s e Z-Mobiles

Posted: 27 Aug 2018 04:53 PM PDT

Drenica Press Posts

Fidel Krasniqi, anëtar i Bordit të Telekomit të Kosovës përmes një postimi në profilin e vet në "Facebook", ua ka bërë me dije Ipko-s dhe Z-Mobiles, se mjaft e kanë shkatërruar "Valën" dhe se tani ka ardhur koha që të rishikohen dhe rishqyrtohen marrëveshjet të cilat janë bërë në dëm të saj.

Ja postimi i plot i tij:

Ipko dhe Z – Mobile me praktikat e tyre komerciale dhe jo vetem, po mundohen ta shkatërrojne Valën duke harruar që këto funksionojne në kurriz të Valës, njera duke shfrytezuar shërbimet, infrastrukturen dhe bërthamen (Core -in) pothuajse pa kosto dhe tjetra rrjetin me një kontratë "misterioze" me të cilën është koha të rishqyrtohet.

Tani është koha që Vala t'i shkund këto hiena nga kurrizi të cilat po ja thithin gjakun dita ditës.

The post Anëtari i bordit të Telekomit u çon 'selam' Ipko-s e Z-Mobiles appeared first on DRENICA PRESS.

Vajza nokauton muskulozin që për pak s’e shkeli me veturë

Posted: 27 Aug 2018 04:46 PM PDT

Drenica Press Posts

Një video e publikuar në Facebook, shfaq momentin kur një grua godet me shqelm në mënyrë të pabesueshme një burrë – duke e nokautuar.

Siç edhe shihet në video, gruaja ishte duke ecur në zebra ndërsa fliste në celularin e saj.

Burri në veturë, për pak sa nuk e shkeli atë, duke frenuar para saj dhe duke e prekur vetëm pak me veturë, transmeton Gazeta Express.

Më pas, burri del nga vetura për ta "qortuar" atë, por e pëson keq, pasi gruaja e godet në mënyrë të pabesueshme atë me shqelm, duke e lënë në tokë.

The post Vajza nokauton muskulozin që për pak s'e shkeli me veturë appeared first on DRENICA PRESS.

Nëna 103-vjeçare varros djalin 81 vjeç, John McCain

Posted: 27 Aug 2018 04:39 PM PDT

Drenica Press Posts

Para vdekjes, senatori John McCain kishte ndikim të madh te shumë njerëz, veçanërisht te nëna e tij 106 vjeçare, Roberta McCain.

Një mik i afërt i familjes McCain i tha 'People' se Roberta është 'shumë krenare' për fëmijën e, politikanin dhe veteranin e dekoruar të luftës i cili humbi betejën me kancerin në tru në fazën e katër në moshën 81 vjeçare ditën e shtunë.

'Roberta ishte mbështetësja e tij më e madhe dhe liderë e klubit të tij të fansave. Ajo ishte jashtëzakonisht e lumtur me të", tha burimi.

"Mamaja e tij e donte atë. Ai e dinte".

'Ajo është një grua e fortë por është e vështirë të varrosësh fëmijën tënd", citon 'People' burimin e saj.

Burimi tha se Roberta nuk udhëtoi në Arizona pas lajmit të së premtes se djali i saj do të ndërpriste trajtimin për glioblastoma, formën më agresive të kancerit të trurit me të cilën ai ishte diagnostikuar në korrikun e vitit 2017. Dyshja kishin komunikuar në telefon dhe ajo e dinte rrezikun e sëmundjes së senatorit McCain.

Burimi tha se Roberta dhe gruaja e parë e senatorit, Carol, ende mbajnë kontakte të shpeshta.

Çifti u divorcua më 1980 pas 15 vjetëve martesë derisa kanë tre fëmijë së bashku: djemtë Douglas dhe Andy dhe vajzën Sindy.

"John kurrë nuk ndaloi së dashuri Carol', tha burimi, duke treguar se ish-gruaja ka folur rrethullisht me senatorin para vdekjes së tij.

The post Nëna 103-vjeçare varros djalin 81 vjeç, John McCain appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more