Skip to main content

“Aksion nga deti, sekuestrohen 700 kg kanabis, 2 shqiptarë të arrestuar në Itali” plus 9 more - Gazeta Dita

“Aksion nga deti, sekuestrohen 700 kg kanabis, 2 shqiptarë të arrestuar në Itali” plus 9 more - Gazeta Dita


Aksion nga deti, sekuestrohen 700 kg kanabis, 2 shqiptarë të arrestuar në Itali

Posted: 30 Aug 2018 02:22 AM PDT

Një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar është goditur këtë radhë nga policia shqiptare dhe ajo italiane.

Bëhet fjalë për dy persona të cilët tentuan të trafikonin me skaf nga Shqipëria drejt Italisë 700 kg marijuanë.

Operacioni u zhvillua ditën e djeshme, ku policia u vu në ndjekje të një mjeti lundrues të dyshimtë. Skafi arriti të largohej dhe të hynte në ujëra ndërkombëtare. Në këtë moment, Policia Kufitare e Vlorës njoftoi autoritetet italiane dhe nisi koordinimi i veprimeve të përbashkëta.

Mëngjesin e sotëm, në Sant Andrea të Otrantos u lokalizua skafi nga Guarda di Finanza dhe Policia e Shtetit, të cilët u vunë në ndjekje.

Mjeti lundrues u sekuestrua nga autoritetet italiane dhe u arrestuan dy trafikantët shqiptarë, D.G. 22 vjeç dhe A.R. 30 vjeç. Brenda në skaf u gjetën dhe u sekuestrua rreth 700 kg marijuanë.

Hetimet po vijojnë në të dy anët e Adriatikut për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë trafiku.

l.h/ dita

Audiopërgjimi, Biba: Bëra gabim, biseda ime me gjyqtarin, e papërshtatshme!

Posted: 30 Aug 2018 02:12 AM PDT

Nënkryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Denar Biba ka reaguar sërish lidhur me audiopërgjimin mes tij dhe gjyqtarit shqiptar të Strasburgut Ledi Bianku, në të cilën PD pretendon se magjistrati shantazhohet nga përfaqësuesi i mazhorancës për çështjen e pronave.

Përmes një deklarate për mediat nga selia e KQZ, Biba pranon se biseda që ka zhvilluar me gjyqtarin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, Ledio Bianku, ka qenë "qasje e papërshtatshme", por, sipas tij, nuk bëhet fjalë aspak për shantazh.

"E vërteta do të zbulohet vetëm kur të publikohet audio e plotë. Siç tha vetë Gjykata e Strasburgut, unë kam takuar gjyqtarin dhe i kam kërkuar që të na asistonte në lidhje me një kërkesë të shtetit tonë për të mundësuar shtyrjen e afatit të ekzekutimit të një vendimi që në atë kohë, kur qeveria sapo ishte krijuar, do të vinte në pozitë shumë të vështirë financat. Bianku e ka konsideruar bisedën me mua si qasje të papërshtatshme. Gjykata pranon referimin e anëtarit të saj për qasje të papërshtatshme, por jo për ndikim dhe aq më pak për shantazh", shpjegoi Biba.

"Ishte bisedë normale mes dy miqsh, që për fat të keq gjyqtari e ka referuar si qasje të papërshtatshme. Më vjen keq që nuk ma tha në sy dhe ta ndërpriste bisedën në moment", shtoi Biba.

l.h/ dita

Qeveria gati miratimin e kartës së të drejtave për qytetarin

Posted: 30 Aug 2018 02:00 AM PDT

Qeveria me një vendim të posaçëm tashmë në proces miratimi synon të formulojë një kartë te të drejtave të qytetarit për përfitimin e shërbimeve publike.

Sipas relacionit shoqërues ky projektvendim ka për qëllim të përcaktojë të drejtat kryesore të qytetarëve dhe bizneseve përgjatë procesit të ofrimit të shërbimeve publike nga ana e organeve të administratës shtetërore.

Projektvendimi në tërësinë e tij përcakton këto të drejta:

-Të drejtë për informim;

-Të drejtën për akses në shërbimet publike;

-Të drejtën e tërheqjes nga kërkesa;

-Mënjanimi i barrës mbi qytetarët dhe bizneset;

-Të drejtën për trajtim të barabartë në ofrimin e shërbimeve publike;

-Të drejtën për ndihmë aktive gjatë procesit të ofrimit të shërbimeve;

-Të drejtën për zgjidhje efektive;

-Të drejtën për të proceduar kërkesën sipas radhës së aplikimit;

-Të drejtën për marrjen e shërbimit brenda afateve të arsyeshme;

-Të drejtën për marrjen e një shërbimi në mënyre transparente;

– Të drejtën për të pasur alternativa në paraqitjen e kërkesës dhe ofrimin e shërbimit;

-Të drejtën për të mos u penalizuar për gabimet/pasaktësitë e institucioneve të administratës shtetërore.

– Të drejtën për ankim;

– infrastruktura në ofrimin e shërbime publike;

-Përgjegjshmëria ndaj qytetarëve dhe biznesit;

-Mbrojtja e të dhënave personale, informacioneve apo sekreteve tregtare;

-Të drejtën për këshillim paraprak;

-Të drejtën për shërbim cilësor;

-Të drejtën pjesëmarrja në përmirësimin e shërbimeve publike;

-Publikimi, informimi dhe edukimi

Ky projektvendim ka për qëllim përmirësojë ofrimin e shërbimeve publike, si dhe të krijojnë një sistem të unifikuar të këtyre shërbimeve, duke respektuar parimet e organizimit dhe funksionimit të administratës shtetërore.

Në manualet pjesë përbërëse e projektvendimit, përcaktohen në mënyrë të detajuar rregullat e etikës së nëpunësit/punonjësit të administratës shtetërore që ofron shërbime publike në sportel.

Sipas relacionit përkatës, ky projektvendim është i detyrueshëm për të gjithë institucionet e administratës shtetërore që ofrojnë shërbime publike në sportel, pavarësisht formës së organizimit të tyre.

Projektvendimi i propozuar, synon arritjen e objektivave të mëposhtëm:

  1. Unifikimin e rregullave të etikës të cilat janë të detyrueshme për të gjithë punonjësit e administratës shtetërore të cilët ofrojnë shërbime publike në sportel. Rregullat e unifikuara janë të lidhura me mënyrën e komunikimit, sjelljes, kodit të veshjes, profesionalizimi, ruajtja e konfidencialitetit etj.
  2. Standardet e sjelljes etike dhe detyrimet e nëpunësit/punonjësit të administratës publike në ofrimin e shërbimeve publike;
  3.  Mbrojtjen e interesave të përfituesve të shërbimit duke thjeshtuar veprimtarinë administrative;
  4. Detyrimin e punonjësit që ofron shërbime publike te kryej me përgjegjësi detyrën;
  5. Detyrimin e punonjësit që ofron shërbime publike te zbatojë rregullat që lidhen me kodin e veshjes te përcaktuara nga vetë institucioni

Kryeministria ka sqaruar se, rregullat e etikës të përcaktuara, janë mbështetur në legjislacionin në fuqi, që rregullojnë sjelljet etike në sektorin publik, të drejtën e informimit, mbrojtjen e të dhënave personale, mbrojtjen nga diskriminimi, konfliktin e interesave dhe rregullat e komunikimit institucional dhe ndërinstitucional.

l.h/ dita

Sot do të hidhet shorti i Champions League

Posted: 30 Aug 2018 01:46 AM PDT

Sot në orën 19:00, do të hidhet shorti në Nyon të Zvicrës për fazën e grupeve të sezonit të ri të Champions League.

Dy ekipet më favorite në letër janë Barcelona dhe Real Madrid. Edhe pse dy gjigantët e Spanjës do të jenë në vazot e para, rrezikojnë të përfundojnë në të ashtuquajturin "grupi i vdekjes".

"Marca" shkruan se Barcelona & Reali në opsionin më të keq mund të gjenden në grup me Borussia Dortmund, Liverpool dhe Inter.

Short i vështirë parashikohet dhe për dy ekipet e tjera spanjolle, për Atletico Madrid dhe Valencian

l.h/ dita

Meta bën shqiponjën dhe përshëndet nga maja e Jezercës

Posted: 30 Aug 2018 01:28 AM PDT

Presidenti Ilir Meta ka uruar mirëmëngjes nga shkëmbi i Dardanit pranë kryemajës së Jezercës.

Meta bën simbolin e shqiponjës me duar dhe bashkë me të është edhe një banor i Valbonës.

"Mirëmëngjes nga shkëmbi i Dardanit pranë kryemajës së Jezercës! Të dashur miq bashkë me Dardanin nga Valbona ju përshëndesim në lartësinë mbi 2500 metra pranë kryemajës së Alpeve shqiptare, Jezercës", thotë Meta në video.

l.h/ dita

Dritë jeshile për Kosovën, Komiteti i PE voton pro liberalizimit të vizave

Posted: 30 Aug 2018 01:20 AM PDT

Komisioni për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) i Parlamentit Europian ka votuar këtë të enjte pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Anëtarët e këtij komiteti kanë votuar me 30 vota pro, 10 kundër dhe dy abstenime, duke miratuar kështu raportin e Komisionit Europian që sugjeronte heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Pas këtij votimi, tashmë i duhet Parlamentit Europian dhe Këshillit që të arrijnë marrëveshjen ndërinstitucionale për liberalizimin.

Kosova mori në fund të muajit korrik rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europian për lëvizjen e lirë të qytetarëve në zonën "Schengen", pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.

Votimi në LIBE i hap rrugë votimeve në instancat e tjera të BE-së.

l.h/ dita

Ndriçim i ri në rrugën “Mihal Grameno”, më shumë siguri për banorët si ditën ashtu edhe natën

Posted: 30 Aug 2018 01:10 AM PDT

 

I gjithë blloku i banesave që shtrihet përgjatë rrugëve "Mihal Grameno" dhe "Budi" në Njësinë nr.2 është kthyer në një nga lagjet model të Tiranës.

Punimet e kryera së fundmi nga Bashkia Tiranë, në rindërtimin e këtyre rrugëve, por edhe në sistemimin e mureve rrethuese dhe trotuareve i ka dhënë banorëve të kësaj lagje jo vetëm kushte më të mira jetese, por edhe më shumë siguri në lëvizje. Kështu, pas punimeve në trupin e rrugës, ndërmarrjet e Bashkisë Tiranë kanë nisur edhe zëvendësimin e gjithë rrjetit të ndriçimit.

Siç shihet edhe nga fotot, ndriçuesit e vjetër po zëvendësohen me ndriçues të rinj, për ta bërë rrugën të dukshme dhe të sigurt si ditën ashtu edhe natën.

l.h/ dita

Bllokohen 1.6 ton mish, përpunohej në kushte skandaloze brenda një lotoje

Posted: 30 Aug 2018 12:51 AM PDT

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar 1,6 ton mish në Tiranë, që përpunohej nga një subjekt me aktivitet "Bar-Kafe/Lloto" në kushte skandaloze.

AKU bllokoi aktivitetin e subjektit, ndërsa u bllokua dhe mish me afat përdorimi të skaduar. Sasia totale e bllokuar është 1.6 ton mish.

Përveç mishit, llotoja tregtonte mish të grirë, fileto dhe brumë qofteje në kushte të rënda higjeno-sanitare dhe të pashoqëruara me etiketë.

Ndaj subjektit u vendos gjobë 2 200 000 lekë si dhe ndërprerje e aktivitetit prodhues e tregtues.

l.h/ dita

Fluks në Portin e Durrësit, largohen rreth 8 mijë emigrantë

Posted: 30 Aug 2018 12:33 AM PDT

 

Ditët e fundit është shënuar një fluks i lartë i emigrantëve që lënë atdheun.

Vetëm deri mesnatën e djeshme në Portin e Durrësit kanë ikur rreth 8 000 pasagjerë dhe 2 000 automjete.

Si rrjedhojë e fluksit tragetet lundrojnë vajtje-ardhje brenda ditës për t'iu përgjigjur kërkesave të shumta.

Mes udhëtarëve ka edhe shqiptarë që para kthimit në punë kanë zgjedhur Italinë për të kaluar ditët e fundit të pushimeve.

l.h/ dita

Kuvendi çel më 3 shtator sesionin e ri parlamentar

Posted: 30 Aug 2018 12:26 AM PDT

Kuvendi i Shqipërisë ka bërë të ditur datën për nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Në faqen zyrtare të Kuvendit njoftohet se seanca e parë për sesionin e tretë të punimeve të Kuvendit do të zhvillohet më 3 shtator.

"Bazuar në nenin 74, pika 1 të Kushtetutës dhe në nenin 42, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka nxjerrë urdhrin nr. 28, datë 29. 8. 2018, "Për mbledhjen e sesionit të tretë të punimeve të Kuvendit në seancën plenare të datës 3 shtator 2018", me anë të cilit njofton deputetët dhe publikun për fillimin e sesionit të vjeshtës së punimeve të Kuvendit"- thuhet në njoftim.

Bashkëlidhur urdhri i Kryetarit të Kuvendit:

l.h/ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more