Skip to main content

A mund ta gjeni gabimin e madh tek kjo shtëpi?

A mund ta gjeni gabimin e madh tek kjo shtëpi?


A mund ta gjeni gabimin e madh tek kjo shtëpi?

Posted: 29 Aug 2018 02:15 AM PDT

Drenica Press Posts

Interneti është mbushur me fotografi të ndryshme dhe storje. Por, disa fotografi të shpërndara nga përdorues të internetit shpesh kanë diçka të fshehur prapa.

Një fotografi e publikuar kohët e fundit në Facebook është bërë hit në mesin e përdoruesve të huaj, për arsye se në atë fotografi ka diçka që nuk shkon.

Fotografia shfaqë një shtëpi e cila siç duket ka një gabim të madh përpara, transmeton Gazeta Express.

Kjo shtëpi ka kapur vëmendjen e shumë përdoruesve të cilët po interesohen ta gjejnë gabimin tek ajo.

Shikojeni fotografinë mirë dhe mundohuni ta gjeni gabimin:

A e gjetët? Nëse jo, përgjigja është shumë e thjeshtë. Rruga e ndërtuar për veturë në fakt nuk të dërgon fare tek garazha, ajo është lënë larg garazhës.

Shumica e njerëzve e dinë se rruga e tillë supozohet t'ju dërgojë tek garazha, kështu që të mund ta futni veturën brenda, por në këtë rast, ndërtuesit siç duket harruan ta lidhnin rrugën me garazh.

The post A mund ta gjeni gabimin e madh tek kjo shtëpi? appeared first on DRENICA PRESS.

Kultivonte drogë, arrestohet i mituri nga ky fshat i Skënderajt

Posted: 29 Aug 2018 02:09 AM PDT

Drenica Press Posts

Policia e Kosovës, dje rreth ka arrestuar një person nga fshati Polac i Komunës së Skënderajt.

 Arrestimi i të miturit është bërë nga policia me arsyen se ka kultivuar bimë narkotike.

"Është arrestuar i mituri mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, i janë gjetur 19 bimë të mbjella, e të dyshuara narkotike të llojit "Kanabis Sativa"", thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë, pas marrjes së mostrave bimët e dyshuara narkotike janë shkatërruar. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

The post Kultivonte drogë, arrestohet i mituri nga ky fshat i Skënderajt appeared first on DRENICA PRESS.

Drenas, e sulmon bashkëshorti, gruaja bashkë me fëmijët largohet nga shtëpia

Posted: 29 Aug 2018 02:07 AM PDT

Drenica Press Posts

Të martën në Drenas një grua ka njoftuar Policinë se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar nga bashkëshorti i saj.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Qendrën Shëndetësore Drenas, njofton Policia e Kosovës.

Gjithashtu, viktima me vullnetin e saj ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj, ndërsa dy fëmijët e çiftit mbesin përkohësisht nën përkujdesjen e nënës (viktimës).

Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit është liruar, kurse rasti është iniciuar dhe mbetet në hetime.

The post Drenas, e sulmon bashkëshorti, gruaja bashkë me fëmijët largohet nga shtëpia appeared first on DRENICA PRESS.

E turpshme, ja çka i bëri ky djalë babait të tij

Posted: 29 Aug 2018 02:04 AM PDT

Drenica Press Posts

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar, pasi ka kanosur dhe sulmuar fizikisht babai e tij.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

The post E turpshme, ja çka i bëri ky djalë babait të tij appeared first on DRENICA PRESS.

Clinton: Ne do të shkatërrojmë idenë e ndarjes Kosovës sa më shpejt

Posted: 29 Aug 2018 01:19 AM PDT

Drenica Press Posts

Mediat serbe sot njoftuan se Familja Clinton është përfshirë sërish në çështjen e Kosovës, duke dalur kundër ndarjës së Kosvës.

Sipas mediave serbe Hillary Clinton thuhet të jetë zotuar që do të shkatërrjë idenë për ndarjen e Kosovës sa më shpejt duke përbysur Donald Trampin, thuht në mesazhin Hilary Clinton, i cili iu dorëzua disa zyrtarëve të shtetit të Kosovës duke përfshirë kryeministrin Ramush Haradinaj.

Hillary Clinton dhe rrethi i njerëzve përreth saj janë të bindur se Trumpit po i vjen në një fundi.

Ajo dhe Bill Clinton janë krijuesit e vërtetë të pavarësisë së Kosovës, dhe kështu ata kontrollojn direkt politkanët shqiptar në Prishtinë, dhe do të bëjnë çdo gjë për të minuar marrëveshjen, duke pritur për një ndryshim në Shtëpinë e Bardhë.

Largimi presidntit Trump do t'i jepte fund planeve për ndarjen e Kosovës, pas të cilit, me sa duket, qëndron dhe Putin.

The post Clinton: Ne do të shkatërrojmë idenë e ndarjes Kosovës sa më shpejt appeared first on DRENICA PRESS.

Emocionuse: Këngë e dhimbshme ku secilin shqiptarë e prekë

Posted: 29 Aug 2018 01:18 AM PDT

Drenica Press Posts

Një video ka filluar të shpërndahet në rrjetet sociale. Aty shihen se si disa shahira këndojnë me çifteli për Kosovën.

Të ngjashme këngë publikohen dhe po shpërndahen shumë në këtë kohë kur po flitet për shkëmbim të territoreve.

The post Emocionuse: Këngë e dhimbshme ku secilin shqiptarë e prekë appeared first on DRENICA PRESS.

Momenti kur Hashim Thaçi flet anglisht, shpërthen salla në të qeshura

Posted: 29 Aug 2018 01:15 AM PDT

Drenica Press Posts

Në kuadër të Forumit Evropian Alpbach, ku u diskutua për marrëveshjen Kosovë- Serbi në momentin që Presidenti i vendit, Hashim Thaçi mori fjalën kanë shpërthyer të qeshura, raporton Gazeta Blic.

Kjo e qeshur ka shpërthyer sepse Thaçi tha se: "Nuk jemi djem problematikë, tentojmë të arrijmë marrëveshje", ka deklaruar Thaçi me ç'rast në sallë shpërthyen të qeshurat dhe duartrokitjet.

Në sallë ndodheshin Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq si dhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

The post Momenti kur Hashim Thaçi flet anglisht, shpërthen salla në të qeshura appeared first on DRENICA PRESS.

Mesazhi prekës i motrës së Melorit i cili humbi jetën në vendin e punës

Posted: 29 Aug 2018 01:12 AM PDT

Drenica Press Posts

Dita e 20 gushtit të këtij viti, ishte dita e fundit që Milor Belegu u nis për në punë. 23 vjeçari nga Peja u rrëzua po atë ditë në vendin e tij të punës, ndërsa dha frymën e fundit në QKUK, të dielën mbrëma. Nga familja e të ndjerit nuk kanë dashur të deklarohen për këtë rast. Ndërkohë, në Inspektoratin e Punës i kanë thënë Gazetës Express se ata nuk janë lajmëruar nga askush për këtë rast.
Për vdekjen e 23 vjeçarit nga Peja, i cili ndërroi jetë të dielën mbrëma në QKUK pas një aksidenti në vendin e punës, Inspektorati i Punës nuk ishte lajmëruar fare.

Milor Belege ishte rrëzuar e kishte marrë lëndime në vendin e punës. Ai punonte në firmën e familjes së tij, "Afrim Belegu Knauf".

E se për këtë rast nuk ishte njoftuar fare Inspektorati i Punës, këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express vet Kryeinspektori i punës, Basri Ibrahimi.

"Për aksidentin në vend të punës, në të cilin ka pësuar punëtori Milor Belegu i moshës 23 vjeçe( viti i lindjes 1994), Inspektorati i punës nuk është lajmëruar nga askush per këtë aksident.

Rasti ka ndodhur me dt. 20.08.2018 dhe për trajtim në qendrën spitalore në Pejë është sjellë rreth orës 13:00 të të njëjtës ditë. Prej spitalit në Pejë është përcjellë i aksidentuar i për trajtim në QKUK në Prishtinë dhe me dt.26.08.2018 ka ndërruar jetë i riu", ka thënë Ibrahimi.

Ndërkohë që thotë se pasi që Inspektorati i Punës është njoftuar, rasti është në procedurë e sipër. Gjersa, deklaron se Belegu ka qenë i vetë punësuar dhe se nuk ka qenë pjesë e ndonjë kompanie.

Deklaron se inspektorët janë në përpjekje për të marrë informata për këtë rast.

"Meqenëse nuk ka qenë punëtor i ndonjë kompanie, familjarët për momentin janë në ZI, kërkon pak kohë për të marr informata të sakta", ka thënë Ibrahimi për Express.

Nga familja e të ndjerit nuk kanë dashur që të deklarohen lidhur me këtë rast.

E nga shoqëria e të ndjerit e përshkruajnë atë si djalë të qetë dhe punëtor. S.P, nga Peja thotë se me Milorin kishte shoqëri që nga shkolla e mesme, ndërsa ndarjen e tij nga jeta ajo e përshkruan si humbjen më të madhe që shoqëria e saj e ka përjetuar deri më tani.

"Milorin e kemi pasë shok e vëlla, ka qenë i kujdesshëm dhe ka tregu çdo herë respekt. Jemi të shokuar nga humbja e tij, deri më tani nuk kemi pasur dhimbje më të madhe në shoqërinë tonë", ka thënë ajo për Express.

Ndërsa si nxënës shembullor, Milorin e përshkruan edhe ish-kujdestarja e tij, Nagjije Kastrati, e cila sot ka shkruar në profilin e saj në Facebook për humbjen e nxënësit të saj.

Për t'i sqaruar rrethanat e vdekjes së 23-vjeçarit, hetime tashmë ka nisur edhe prokuroria e shtetit. Këta të fundit tashmë i kanë intervistuar të gjithë anëtarët e familjes Belegu të Pejës. Rasti po cilësohet si 'vdekje e dyshimtë'.

"Lidhur me këtë është informua prokurori i shtetit i cili urdhëron qe te intervistohen familjaret rreth ndonjë dyshimi të mundshëm ne rast. Rasti është cilësuar si 'Hetim i vdekjes. Hetuesit policor kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe trupi ju lirohet familjarëve. Rasti mbetet nën hetim", thuhet në njoftimin e policisë së Pejës.

Ndryshe, që nga janari i 2018-ës, numri i punëtorëve që e kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës ka arritur në 13.

Kurse, sipas të dhënave zyrtare edhe viti paraprak u përmbyll me një numër shqetësues të vdekjeve në vendin e punës. Në vitin 2017, sipas Inspektoratit të Punës, 7 punëtorë të ndërtimtarisë kanë gjetur vdekjen në vendin e tyre të punës, e 30 të tjerë janë lënduar nga aksidentet gjatë procesit të punës.

Nëse marrim statistikat për pesë viteve të fundit, rreth 90 qytetarë, mbajtës të familjeve, kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës.

E motra e Milorit ka bërë një postim prekës
"Vllau jem ike mle vet n'vetmi .E une po i lutna Zotit qdo sekond per ty.Motra kurr ska met harru sa sendet mi ki msu.Edhe pse sje afer meje une gjeth n'zemer kom met mbajt .E kom me kon krenare se qfar vllau e kom pas .Kom me ec me kry nelt e kom met bo krenar ty o vllau jem .Pusho i qet .InshAllah Zoti ti ka hap dyrt e xhenetit .Teper ki mem mungu vlla", ka shkruar ajo.

The post Mesazhi prekës i motrës së Melorit i cili humbi jetën në vendin e punës appeared first on DRENICA PRESS.

Pesë orët tmerri, merr zjarr anija në Greqi, shpëtojnë mrekullisht mbi 1000 pasagjerë, mes tyre dhe shqiptarë (Video)

Posted: 29 Aug 2018 01:08 AM PDT

Drenica Press Posts

Një zjarr ka rënë pas mesnate në një anije me mbi 1000 persona në bord në Saroniko, Greqi.

Anija e Anek Lines u nis nga Pireu me destinacion Kretën, ndërsa zjarri është konstatuar në momentin që ishte përballë ishullit Ydra. Anija është kthyer në Pire ku janë evakuuar pasagjerët dhe ekuipazhi ndërsa vazhdonte të digjej.

Kanë qenë 875 pasagjerë dhe 141 pjesëtarë të ekuipazhit në bord që janë shpëtuar. Mediat greke shkruajnë se nga ora 12 e natës deri në 4:40 të mëngjesit ka zgjatur odiseja e anijes në flakë në det të hapur.

Raportohet se zjarri filloi në garazhin e anijes dhe u përhap në pjesën tjetër. Pasagjerët me maska u nxorën nga anët dhe jo në anën e pasme siç ndodh zakonisht por nga dalja e sigurisë. Në port i prisnin policia dhe zjarrfikësja.

The post Pesë orët tmerri, merr zjarr anija në Greqi, shpëtojnë mrekullisht mbi 1000 pasagjerë, mes tyre dhe shqiptarë (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

A e dini si krijohen paratë? (VIDEO)

Posted: 29 Aug 2018 01:04 AM PDT

Drenica Press Posts

A e keni menduar ndonjëherë se si krijohen paratë?

Një video tregon se si krijohen kartmonedhat 20 euro.

Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë.

The post A e dini si krijohen paratë? (VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more