Skip to main content

“9 ushqimet që nuk duhet të mungojnë gjatë shtatzënisë” plus 9 more Ekonomia Online

“9 ushqimet që nuk duhet të mungojnë gjatë shtatzënisë” plus 9 more Ekonomia Online


9 ushqimet që nuk duhet të mungojnë gjatë shtatzënisë

Posted: 27 Aug 2018 09:33 AM PDT

Në shtatëzani është më e rëndësishme se kurrë për të ndjekur një regjim të ekuilibruar. Nënat duhet të kujdesen që t'i garantojnë vetes dhe fëmijës të gjithë nutrientët e domosdoshëm, në mënyrë që fëmija të rritet dhe të zhvillohet i shëndetshëm dhe i fortë dhe ato vetë të ndjehen në formë pa marrë kile të shumta dhe të jenë të mbushura me energji.

Duhet specifikuar që nuk ka dietë universale të përshtatshme për të gjitha femrat shtatzëna, duke pasur parasysh që secila dhe në bazë të testit të gjakut ose pranisë së sëmundjeve të caktuara,ka nevoja specifike. Prandaj rekomandohet të këshilloheni gjithmonë me mjekun tuaj para se të filloni një dietë

SHTATZËNIA, ÇFARË DUHET TË HAMË?

Para se të fillojmë,gjëja më e rëndësishme për të bërë është që të largojmë mitin se në shtatëzani duhet të hamë për dy !! Kjo nuk është aspak e vërtetë,sidomos në muajtë e parë pasi marrja e sasive kalorike të nevojshme është shumë e ulët. Me rëndësi është që të ekuilibroni lëndët ushqyese të dobishme: karbohidratet, proteinat,yndyrnat e shëndetshme,vitaminat, kripërat minerale dhe fibrat që janë thelbësore për të shmangur problemin e kapsllëkut gjatë shtatëzanisë. Sa i përket drithërave do të ishte më mirë të konsumonit sa më shumë ato integralet,jo gjithmonë grurin.
Frutat dhe perimet,ju hidratojnë,japin një sasi të shumtë fibrash vitaminash dhe kripëra minerale. Mos të harrojmë dhe ushqimet e pasura me hekur dhe kalcium,dy substanca këto themelore për zhvillimin e fëmijës. Pastaj është dhe acidi folik (B9) që ndihmon në parandalimin e keqformimeve serioze të fetusit. Këshillohet të merren rreth 400 mg acid folik në ditë për të gjithë periudhën e shtatëzanisë ose të paktën në muajtë e parë. Gjatë shtatëzanisë,duhen përfshirë dhe ushqimet që përmbajnë omega 3 (që nuk gjendet vetëm tek peshku por edhe tek ushqimet vegjetale si fara liri, fruta të thata,etj). Gjithashtu rekomandohet konsumi i vajit të ullirit ekstra i virgjër,i cili është i pasur me acid oleik ,i dobishëm për rritjen e fortë dhe të shëndetshme të fetusit. Me pak fjalë ushqimet që duhet të keni me shumicë në dietën tuaj janë:

-Drithërat integrale
-Frutat dhe perimet
-Proteinat
-Ushqimet e pasura me hekur
-Ushqimet e pasura me kalcium
-Ushqimet e pasura me omega 3
-Ushqimet e pasura me acid folik ( nëse për një periudhë nuk e merrni acidin folik me kokërra)
-Vaji ullirit

USHQIMET QË DUHEN EVITUAR

Ka ushqime që më mirë të shmangen kur jeni në një pritje të ëmbël. Lista është më e gjatë nëse nëna në të kaluarën nuk ka kontraktuar toksoplazmozë,një sëmundje që në muajt e parë të shtatzënisë mund të jetë e rrezikshme për mirëqenien e fëmijës. Kjo transmetohet përmes ushqimeve me origjinë shtazore të pa përpunuara (krudo) ose përmes frutave dhe perimeve të pa pastruara në mënyrën e duhur. Kjo është arsyeja pse në shtatzëni shpesh këshillohet të shmanget mishi dhe peshku krudo,vezët e pagatuara mirë, proshutat krudo,etj. Është për t'u shmangur edhe konsumimi peshkut me përmbajtje të lartë të merkurit,metalit neurotoksik,si toni konservuar dhe ai i freskët,peshku shpatë,salmoni,etj. Për të shmangur rrezikun e toksoplazmozës,salmonelës dhe bakteret e tjera të rrezikshme,nuk duhen përdorur as djathërat e bardhë, djathërat blu si gorgonzola, nëse ato nuk janë të gatuara,djathërat e pa pasterizuar dhe qumështi i pa përpunuar. Frutat dhe perimet mund të konsumohen të gjitha nëse janë të pastruara në mënyrën e duhur duke përdorur një solucion me ujë dhe bikarbonat. Është gjithashtu e dobishme të kufizohet konsumi kripës, ëmbëlsirat, ushqimet me shumë yndyrë apo të skuqura,sidomos kur barku ka filluar të rritet, pasi atëherë ato janë të vështira të treten .

DIETA JAVORE

E HËNË

Mëngjesi: Kos ose qumësht, muesli integral dhe fruta

Dreka: Pasta integrale me kunguj dhe parmixhano,perime të stinës në furrë.

Darka: Gjoks pule i pjekur me perime,bukë integrale

Midis vakteve: Fruta të thata ose të freskëta.

E MARTË

Mëngjesi: Çaj sipas dëshirës ose lëng portokalli, bukë integrale me proshutë ose me humus qiqrash.

Dreka: Oriz integral me shafran, sallatë mikse me fara sipas dëshirës

Darka: Frittate me perimet e stinës,bukë integrale

Midis vakteve: Biskota integrale ose kos

E MËRKURË

Mëngjesi: Tost me bukë integrale dhe djathë ose reçel ,çaj ose qumësht

Dreka: Pasta me pomodorini,parmixhano dhe perime

Darka: Supë perimesh,me bukë integrale të thekur

Midis vakteve: Smoothie me fruta,kos ose fruta të thata

E ENJTE
Mëngjesi: Kos ose qumësht, muesli integral dhe fruta

Dreka: Pasta me fasule dhe perime

Darka: Peshk koc me patate dhe bizele në furrë

Midis vakteve: Fruta

E PREMTE

Mëngjesi: Lëng portokalli, ose çaj sipas dëshirës, bukë integrale me proshutë ose humus qiqrash

Dreka: "Tortë" e kripur me perime

Darka: Eskallop me kunguj dhe një panine integrale

Midis vakteve: fruta të thata ose të freskëta

E SHTUNË

Mëngjesi: Tost me bukë integrale me rikota ose reçel, çaj ose qumësht

Dreka: Fileto viçi me domate dhe bukë integrale

Darka: Sallatë mikse me perime

Midis vakteve:Fruta

E DIEL

Mëngjesi: Kos ose qumësht, muesli integral me fruta

Dreka: Oriz integral me perime dhe djathë

Darka: Peshk koc në furrë me patate

Midis vakteve: biskota integrale ose kos

(Anila Kalleshi/ Shëndeti.al)

The post 9 ushqimet që nuk duhet të mungojnë gjatë shtatzënisë appeared first on Ekonomia Online.

Veseli: Me dezinformata, opozita synon nxitjen e tensioneve

Posted: 27 Aug 2018 09:24 AM PDT

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka komentuar iniciativën e LDK-së dhe partive tjera opozitare për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme para datës 7 shtator, në të cilën do të propozohet miratimi i një rezolute me të cilën konfirmohet se askush nuk ka mandat të negociojë për territorin e Kosovës.

Veseli, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se thirrja e kësaj seance, ndonëse si veprim është proceduralisht në rregull, politikisht përbën një veprim absurd dhe krejtësisht të panevojshëm për temën të cilën thuhet se do ta trajtojë.

"Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, as dje, as sot, as kurrë, nuk mbrohet me deklarata elektorale dhe rezoluta eventuale. Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës mbrohet nga institucionet shtetërore dhe nga kushtetuta e saj", ka shkruar Veseli.

Veseli ka përsëritur edhe një herë se Kosova nuk negocion për shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.

Ai ka thënë se paniku opozitar dhe gënjeshtrat me të cilat partitë opozitare dezinformojnë qytetarët e Kosovës janë të turpshme dhe njëkohësisht të rrezikshme për stabilitetin e vendit.

"Ato kanë një qëllim të vetëm: të nxisin tensione dhe më pas protesta të dhunshme antidemokratike, në kundërshtim me rendin kushtetues dhe ligjor në vend", ka shkruar ai.

Kryeparlamentari Veseli ka shtuar se partitë opozitare duhet të flasin hapur, nëse janë për apo kundër dialogut me Serbinë, i cili, sipas tij, ka qëllim arritjen e marrëveshjes ligjore ndërkombëtarisht obligative për normalizim të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, NATO dhe BE.

"Në rast se janë kundër dialogut dhe me dezinformata qëllimkëqija duan t'i manipulojnë qytetarët, duke u thënë se gjoja shteti dhe territori i Kosovës është në rrezik, le të flenë rehat, sepse institucionet shtetërore janë në krye të detyrave kushtetuese", ka shkruar Veseli.

Kjo është deklarata e plotë e Veselit:

Partitë politike opozitare kanë marrë iniciativë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ky veprim, ndonëse proceduralisht në rregull, politikisht përbën një veprim absurd dhe krejtësisht të panevojshëm për temën të cilën thuhet se do ta trajtojë.

Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, as dje, as sot, as kurrë, nuk mbrohet me deklarata elektorale dhe rezoluta eventuale. Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës mbrohet nga institucionet shtetërore dhe nga kushtetuta e saj. Paniku opozitar dhe gënjeshtrat me të cilat partitë opozitare dezinformojnë qytetarët e Kosovës janë të turpshme dhe njëkohësisht të rrezikshme për stabilitetin e vendit. Ato kanë një qëllim të vetëm: të nxisin tensione dhe më pas protesta të dhunshme antidemokratike, në kundërshtim me rendin kushtetues dhe ligjor në vend.

Është për keqardhje që këto parti opozitare vazhdojnë të cenojnë parimin themelor të shtetit demokratik, që thotë se pushteti fitohet me zgjedhje të lira, e jo me demonstrime të dhunës politike.

Partitë opozitare duhet të flasin hapur – nëse janë për apo kundër dialogut me Serbinë. Ky dialog dihet mirëfilli se ka tri qëllime.

Qëllimi i parë është arritja e marrëveshjes ligjore ndërkombëtarisht obligative për normalizim të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.

Qëllimi i dytë, që varet prej të parit, është njohja reciproke si dy shtete të pavarura dhe sovrane.

Qëllimi i tretë është hapja e rrugës për anëtarësimin e Kosovës me të drejta të plota në OKB, NATO dhe BE.

Këto janë qëllimet jashtë të cilave shteti i Kosovës nuk bën asnjë veprim tjetër.

Partitë opozitare, nëse janë pro këtyre qëllimeve, atëherë janë të mirëseardhura në ndërtimin e platformës së përbashkët të zhvillimit dhe finalizimit të dialogut dhe për të qenë pjesë aktive e ekipit të përbashkët të unitetit.

Në rast se janë kundër dialogut dhe me dezinformata qëllimkëqija duan t'i manipulojnë qytetarët, duke u thënë se gjoja shteti dhe territori i Kosovës është në rrezik, le të flenë rehat, sepse institucionet shtetërore janë në krye të detyrave kushtetuese.

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe si e tillë merr pjesë në Dialogun Kosovë-Serbi. Kosova nuk negocion për shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.

Institucionet shtetërore mbeten të përkushtuara për arritjen e qëllimeve tona për anëtarësim në OKB, NATO dhe BE. Dhe, në asnjë rrethanë, nuk bëhen pjesë e skenarëve të errët, kauzave të rrejshme dhe seancave që nxisin tensione dhe panik

The post Veseli: Me dezinformata, opozita synon nxitjen e tensioneve appeared first on Ekonomia Online.

Pallaska: Me korrigjim as Kosova nuk e pranon veten si shtet sovran

Posted: 27 Aug 2018 08:50 AM PDT

Avokati dhe analisti politik Dastid Pallaska, ka thënë se hapja e temës për "korrigjim të kufijve" është fitore në sytë e Serbisë.

Ai përmes një shënimi në Facebook ka thënë se qëllimi i këtij dialogu për "korrigjim të kufijve", për Serbinë është të tregojë se Kosova nuk e pranon veten si shtet.

“Në dialogun me Kosovën për "korrigjim të kufijve," Serbia ka vetëm një qëllim: arritjen e "marrëveshjes" se as Kosova nuk e pranon veten si shtet sovran në kufijtë në të cilët u shpallë pavarësia e vendit”, ka shkruar Pallaska.

“Për Serbinë rezultati i këtij dialogu është i parëndësishëm sepse fitorja arrihet me vet fillimin e procesit!!!"

The post Pallaska: Me korrigjim as Kosova nuk e pranon veten si shtet sovran appeared first on Ekonomia Online.

80% e shqiptarëve duan të dalin jashtë

Posted: 27 Aug 2018 08:44 AM PDT

Një numër gjithnjë e më i lartë i qytetarëve shqiptarë duan të largohen për të punuar jashtë vendit.

Sipas raporteve të një studimi mbi tregun ndërkombëtar të punës, 70-80% e qytetarëve dëshirojnë të zhvendosen nga vendi i tyre.

Pa dhënë shkaqet e kësaj tendence, studimi tregon se nga 2014-2018, përqindja e shqiptarëve që duan të largohen ka rënë në krahasim me sondazhet e mëparshme por sërish mbetet në shifra alarmante, raporton Oranews.

Krahasuar me Shqipërinë, vendet e tjera të Ballkanit rezultojnë të kenë një nivel më të ulët të dëshirës së qytetarëve për të punuar jashtë ose që aktualisht punojnë jashtë.

"The Boston Consulting Group" dhe kompania ndërkombëtare e rekrutimit "The Network", kanë realizuar një nga sondazhet më gjithëpërfshirëse lidhur me preferenca e punës me titull: "Të dokordosh talentet globale 2018".

Për realizimin e këtij sondazhi janë pyetur 366,000 njerëz që janë forcë punëtore në 197 vende të botës.

Shqipëria renditet me të njëjtat shifra krahas vendeve si Australia, Brazili, Bullgaria, Meksika, Japonia etj.

Nga ana tjetër shtete si Kina, Kroacia, Greqia, Lituania dhe Hungaria shfaqin rezultatet më të ulëta të dëshirës së qytetarëve për t'u larguar nga vendi.

Sipas studimit, në tërësi ka një rënie të dëshirës për të punuar jashtë vendit, ndërsa rezultatet tregojnë se 57% e të anketuarve kërkojnë të lëvizin në një vend tjetër për punë.

Sipas "Boston Consulting Group", për këtë rënie duket se ka ndikuar shtrëngimi i politikave të tregtisë dhe emigracionit, ndryshimi i reputacionit të SHBA-së si një destinacion pune me presidentin Trump si dhe zhvillimet Brexit në Mbretërinë e Bashkuar.

Një tjetër faktor që ka sjellë këto rezultate në rang global është nacionalizimi i rritur i qeverive të disa shteteve.

The post 80% e shqiptarëve duan të dalin jashtë appeared first on Ekonomia Online.

Limaj në akademinë për Kumanovën, askush më s’do të mund të na sundojë

Posted: 27 Aug 2018 08:39 AM PDT

Në Shkup është mbajtur akademi përkujtimore kushtuar rënies së heroit kombëtar, Ismet Jashari – Kumanova.

Kjo akademi shënoi përmbylljen e aktiviteteve për nder të 20-vjetorit të rënies së komandant Kumanovës dhe 66 dëshmorëve tjerë të Brigadës 121.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limja, tha se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bashkoi shqiptarët të çdo treve ku jetonin. “Ne u bëmë bashkë për t’u thënë të tjerëve se shqiptarët duan të jetojnë të lirë dhe për këtë janë të gatshëm ta japin edhe jetën”.

“Kombi shqiptar nuk ka qenë asnjëherë më mirë se tani. Na takon neve të punojmë për t’ia dhënë pozicionin që i takon. Gara për të dominuar dhe sunduar të tjerët është garë e humbur”, ka theksuar Limaj.

“Me shqiptarët mund të bashkëjetohet, por askush më kurrë nuk do të mund të dominojë mbi ne e të na sundojë. Nofka e Komandant Kumanovës nuk ka qenë e rastësishme, sepse kemi dashur të tregojmë që në luftën e Kosovës po marrin pjesë të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët. Kosova është e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë”.

“Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Kumanovës! Lavdi dëshmorëve të Kombit!”, ka përfunduar Limaj.

Image may contain: 13 people, people standing and crowd

Image may contain: one or more people, crowd and indoor

Image may contain: one or more people, crowd and indoor

The post Limaj në akademinë për Kumanovën, askush më s’do të mund të na sundojë appeared first on Ekonomia Online.

Këshilla për njerëzit që s’e nisin punën në mëngjes

Posted: 27 Aug 2018 08:21 AM PDT

Unë nuk kam qënë kurrë një njeri i cili zgjohet herët në mëngjes. Njerëzit të cilët zgjohen herët e bëjnë hapin e tyre të madh me agim të diellit. Si një njeri i cili qëndron vonë, idetë më të mira më viejnë kur perëndon dielli. Jeta në një shoqëri 9-deri në-5 mund të jetë e vështirë për njerëzit që qëndrojnë vonë. Shiko nëse mund të lidhesh me këto gjëra:

Pyesni veten nëse jeni dembel ose gjeneralisht i mangët

Ju e mbuloni mëngjesin tuaj të ngadaltë duke i tejkaluar njerëzit që zgjohen herët gjatë ditës.
Ju lexoni artikull pas artikulli rreth vendosjes së një rutine të mëngjesit, por ju nuk e merrni këtë këshillë.
Nëse jeni duke e tundur kokën në shenjë pranimi, unë e ndjejë dhimbjen tuaj. Unë luftova me luftërat e mira për vite me radhë. Pas disa kërkimeve dhe disa eksperimenteve dhe praktikës, unë arrita në tri përfundime:

Jam i lidhur me mendimin gjatë natës.
Nuk mund ta ndryshojë natyrën time.
Unë mund ta ndryshojë rutinën time.
Këto të vërteta më ndryshuan jetën. Unë i përdora ato për të zhvilluar katër zakone të cilat mund të ju ndihmojnë që t'i kaloni njerëzit të cilët zgjohen herët.

Ndiqni një rutinë të disiplinuar të natës

Rutina ime e natës është e thjeshtë: në mes të orës 6 deri 10 të mbrëmjes është koha e familjes. Pasi që gjithkush është në gjumë, unë fillojë të punojë në mënyrë kreative dhe intelektuale në vizionin tim për kompaninë time, Nav. Këto janë orët e progresit dhe inspirimit.

Rreth mesnatës ose orës 1 të mëngjesit, unë e shikoj orarin tim për ditën e ardhshme dhe vë në prioritet gjërat teksa mendja ime është e pastër dhe kur mund të mendoj strategjikishtë. Gjëja e fundit me të cilën dëshironi të zgjoheni është një grumbull i mesazheve.

Në mëngjesin e hershëm, bëni vetëm atë që është e mjaftueshme

Gruaja ime Rachel dhe unë kemi gjashtë vajza të moshës shkollore. Unë zgjohem para agimit nëse më pëlqen apo jo. Por unë gjithashtu stresohem në lidhje me ushtrimet, mëngjesin ideal, etj Unë e ndihmojë Rachel-in me vajzat dhe dal nga dera.

Nëse nuk jeni personi i parë në zyrë, kjo është në rregull – ju kryet shumë punë të madhe një natë më parë. Kjo jo vetëm që do të ju motivojë që të punoni më shumë, por do ju jap besim gjithashtu.

Përfundoje gjatë ditës

Menjëherë pasi ulem në tavolinën time, unë hyj në zonën time të përfundimit të gjërave. Thirrjet telefonike, intervista, mesazhe, takime — në mënyrë metodike çaj në mes të këtyre punëve.

Ndiqeni inspirimin në çdo orë

Unë e kam përdorur një makinë CPAP për gjashtë vjet vetëm për të qenë në gjendje për të fjetur. Disa netë më parë, teksa isha duke u shtrirë për të fjetur, unë u elektrizova nga një ide për Nav. Kam pasur një takim të hershëm me bordin, por unë unë e hoqa makinën time CPAP dhe hapa laptopin tim dosido. Duke privilegjuar rrjedhën krijuese mbi një ekstra gjysmë ore të fjetjes ia vlenë gjithmonë.

Harrojeni stereotipin e vjetër në lidhje me zogjtë e hershëm dhe krimbave. Kjo nuk është një pyetje për të mirë ose për të keq, për të drejtë ose për të gabuar; kjo është për të pranuar se kush jeni dhe të qenurit produktiv. Përveç kësaj, si çdo vetë-poshtërues i respektuar do të ju them: Speciet më të mira nuk e nxjerrin kokën e tyre jashtë derisa është errët dhe ftohtë jashtë.

Ata quhen zvarritësit e natës për një arsye, shko kapi ata. (Levi King/Entrepreuner)

The post Këshilla për njerëzit që s’e nisin punën në mëngjes appeared first on Ekonomia Online.

Matoshi: Organizatat e Shoqërisë Civile partner i rëndësishëm i MMPH

Posted: 27 Aug 2018 08:01 AM PDT

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi në një postim në Facebook ka thënë se Organizatat e Shoqërisë Civile partner i rëndësishëm i ministrisë që ai e drejton momentalisht.

“Organizatat e Shoqërisë Civile do të jenë partner të rëndësishëm, në angazhimin tonë për mjedis më të mirë. Sot me përfaqësuesit e KCBS diskutuam për hapat e përbashkët në këtë drejtim”, shkruan Matoshi.

Image may contain: 1 person, sitting, plant and outdoor

The post Matoshi: Organizatat e Shoqërisë Civile partner i rëndësishëm i MMPH appeared first on Ekonomia Online.

Intervistë për punë? Ja si ta paraqisni veten sa më mirë

Posted: 27 Aug 2018 08:00 AM PDT

Nuk është veshja ajo që e bën njeriun, por nuk mund ta mohojmë që ajo na ndihmon për të mos gabuar. Përshtypja e parë është ajo që mbetet kur shkon në një intervistë pune, për këtë arsye duhet gjetur kombinimi i duhur midis formalitetit dhe origjinalitetit, të jeni elegante dhe me personalitet që të mos shkoni pa u vënë re.

Këshillat për ta arritur këtë:

Fillojmë nga koka

Rendi dhe pastrimi janë bashkimi minimal për t'u paraqitur në një intervistë për punë. Pra, le të fillojmë nga flokët tanë, të cilët duhet të jenë të pastër dhe në vend. Shkoni me flokë të lëshuar ose bisht të thjeshtë, për të shmangur pamjen jo të përshtatshme për moshën tuaj.

Mirësjellja

Shmangni ekzagjerimin pasi do të dukeshit shumë agresiv sepse ju nuk e dini se kë do të keni përpara. Nuk e dini kontekstin apo personin që do t'ju intervistojë.

Veshja

Duhet të jeni formal dhe original pa e tejkaluar dhe duhet ta përshtasni pamjen me situatën. Nëse dollapi ynë është i mbushur vetëm me xhinse dhe pulovra atëhrë është moment që duhet të blejmë një fustan të thjeshtë të zi, i cili mund të kombinohet më lehtë dhe bie më tepër në sy.

Mashtrimi

Për shumë prej nesh, makeup-i është mjaft i rëndësishëmm për t'u ndier më të sigurt me pamjen. Të jesh i bukur dhe të përmirësosh ose të theksosh pikat e forta është absolutisht e ligjshme, por nuk duhet të ekzagjerohet.

Duart në vend

Të kujdesesh për duart është e rëndësishme për të gjithë, burra dhe gra. Në të vërtetë duart e pastra janë një shenjë e higjienës dhe pastërtisë së mirë personale.

Dhe JO

Gabimet që duhen shmangur janë: mos përtyp çamçakëz gjatë intervistës, mos shiko telefonin ose më keq akoma të përgjigjesh në telefon si dhe mos mbani qëndrime provokuese.

Le të kujtojmë se nuk po pijmë kafe me një mik, kështu që qëndrimi miqësor por i respektueshëm është gjithnjë i domosdoshëm, aq më tepër në ditën e parë!

The post Intervistë për punë? Ja si ta paraqisni veten sa më mirë appeared first on Ekonomia Online.

Neymar i ‘përgjigjet’ Real Madridit

Posted: 27 Aug 2018 07:58 AM PDT

Neymar nuk e ka ndërmend të transferohet te Real Madridi.

Ylli brazilian këtë verë ka qenë pjesë e shumë spekulimeve për një rikthim në La Liga, për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon te skuadra e Real Madrid.

25 vjeçari që po qëndron në Barcelonë ku ka vizituar edhe ish bashkëlojtarët e tij, ka thënë për 'MundoDeporitove' se ka kontratë me PSG dhe se do të qëndrojë atje.

"Unë kam një kontratë me PSG dhe do të qëndroj atje", është përgjigjur Neymar në pyetjen lidhur me transferimin e tij te Real Madrid.

Ai tutje ka shtuar se nuk do të dëshironte një përballje me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

The post Neymar i 'përgjigjet' Real Madridit appeared first on Ekonomia Online.

Vlerësimi i Pep Guardiolas për portierin e ri të Kosovës

Posted: 27 Aug 2018 07:54 AM PDT

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka vlerësuar lartë portierin më të ri të përfaqësueses së Kosovës, Arjanit Muriqi.

19-vjeçari Muriqi dje u zyrtarizua si portieri i ri i "Dardanëve" teksa në fundjavë ishte në bankën rezervë për "Qytetarët" në përballjen me Wolverhamptonin.

Vetë trajneri i njohur spanjoll ditë më parë kishte thënë se Muriqi është portieri i tij i dytë, pas lëndimit të Claudio Bravos.

City u përfol se do të kërkojë portier të ri, por këtë e ka mohuar Guardiola duke thënë se Muriqi ishte opsioni i tij i vetëm që nga fillimi dhe se për këtë e kishte kthyer nga huazimi prej NAC Bredas, raporton "football365".

"Afati kalimtar i transferimeve është mbyllur dhe s'mund të blejmë. Me lojtarët që janë pensionuar – ndoshta – por kur e kemi ditur se kemi mundësi që Aron ta kthejmë, vendimi ishte i shpejtë. E njohim atë. Sezonin e shkuar ai ushtroi me ne gjithë sezonin dhe e dimë se si punon. E huazuam sepse në ekipin e dytë nuk është garë e vërtetë. Donim ta shihnim atë të luajë çdo fundajvë", ka thënë Guardiola për Muriqin, para përballjes me Wolverhamptonin të shtunën.

Të dielën, FFK njoftoi zyrtarisht se Muriqi, i gjatë 198 centimetra, ka pranuar ftesën e Kosovës dhe se do t'i bashkohet ekipit A për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve.

The post Vlerësimi i Pep Guardiolas për portierin e ri të Kosovës appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more