Skip to main content

“Zyrtare: Daley Blind transferohet te Ajaxi” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Zyrtare: Daley Blind transferohet te Ajaxi” plus 9 more Telegrafi Futboll


Zyrtare: Daley Blind transferohet te Ajaxi

Posted: 16 Jul 2018 03:04 PM PDT

Manchestrer United ka rënë dakord për ta shitur mbrojtësin Daley Blind.

Klubi anglez ka hequr dorë nga shërbimet e holandezit, i cili është transferuar se skuadra e Ajaxit.

Kjo e fundit ka pranuar që të paguajë një rekord shume që kap shifrat mbi 19 milionë euro.

“Manchester United ka rënë dakord me Ajax për transferimin e Daley Blind. Një njoftim i mëtejshëm do të bëhet në kohën e duhur”, shkruan shkurtimisht në njoftimin e klubit anglez

Futbollisti 28-vjeçar bëhet nënshkrimi i ri i klubit holandez, i cili e rikthen në gjirin e vetë pas katër vjetëve kur u transferua nga trajneri atëbotë i Unitedit, Louis van Gaal.

Të gjitha lajmet rreth Manchester United Të gjitha lajmet rreth Manchester United

Blind ishte lënë jashtë skuadrës së Unitedit për turneun para sezonit të SHBA, duke sinjalizuar se tashmë do të largohet prej Djajve të Kuq.

Theksojmë se mbrojtësi i krahut të majtë ka pasur 90 paraqitje për klubin anglez gjersa ka shënuar katër gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Daley Blind transferohet te Ajaxi appeared first on Telegrafi.

Ronaldo: Ishte një sfidë e mirë me Messin, por kurrë nuk e kam pasur rival

Posted: 16 Jul 2018 02:26 PM PDT

Cristiano Ronaldo këmbëngul se nuk e sheh Lionel Messin si rival pas përfundimit të transferimit në Juventus.

Të dy lojtarët janë konsideruar si më të mirët në botë gjatë dekadës së fundit dhe kanë qenë në zemër të rivalitetit mes Real Madridit dhe Barcelonës që kur Ronaldo u transferua në La Liga në vitin 2009.

Por beteja mes Messit dhe Ronaldos nuk mund të ketë më të njëjtin intensitet pasi 33-vjeçari zyrtarisht është bërë lojtar i Juventusit.

Ronaldo, i cili u bashkua me kampionët e Serie A për 105 milionë euro (90 milionë funte), tani synon të përsërisë rekordin e jashtëzakonshëm në Itali dhe të fitojë tituj me klubin e katërt të ndryshëm.

Por kur u pyet për rivalitetin me Messin, Ronaldo u përgjigj “Unë nuk i shoh lojtarët e tjerë si rivalë, ai njeri nuk jam unë”.

“Ishte një sfidë e mirë me Messin. Të gjithë juve kjo ju pëlqeu dhe ishte interesante. Por unë kurrë nuk e pashë atë si një rival. Ju gjithmonë doni të jepni më të mirën për ekipin tuaj”, tha në konferencën për shtyp gjatë prezantimit si lojtar i kampionit italian.

Prezantohet Cristano Ronaldo: Nuk kam ardhur si turist, dua të bëj histori me Juventusin Prezantohet Cristano Ronaldo: Nuk kam ardhur si turist, dua të bëj histori me Juventusin

Ndryshe, Ronaldo gjatë karrierës nëntë vjeçare te madrilenët ka pasur 292 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar (311 gola. /Telegrafi/

The post Ronaldo: Ishte një sfidë e mirë me Messin, por kurrë nuk e kam pasur rival appeared first on Telegrafi.

Courtois nuk e duronte festën e francezëve, refuzoi të shkoj në fushë për ta marrë titullin e portierit më të mirë

Posted: 16 Jul 2018 02:04 PM PDT

Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois ka treguar se pse nuk ka qenë për të marrë trofeun e portierit më të mirë të botërorit.

Belgu ka pohuar se nuk ka mundur ta durojë ngritjen e trofeut më të çmueshëm të Kupës së Botës nga ana e lojtarëve francezë.

Në fakt, portieri belg është ende i zemëruar me mënyrën se si fitoi Franca në gjysmëfinale kundër Belgjikës.

Thibaut Courtois (Getty Images)

“Fika televizionin në minutën e 94-të, në mënyrë që të mos shihja francezët të festonin titullin e tyre”.

“Miqtë e mi pastaj më thanë se (Luka) Modric sapo kishte marrë trofeun e” Lojtarit më të Mirë “dhe se ata do të shpallnin emrin e ‘Portierit më të Mirë’.

“Kur miqtë e mi më thanë se isha unë, sërish shikova televizorin dhe u ktheva për ta jetuar momentin! Është një nder i jashtëzakonshëm, jam i lumtur që kam bërë shumë pritje për të ndihmuar ekipin. E rëndësishme është se kam dashur të shkojmë sa më shumë që të jetë e mundur”, tha portieri.

Ndryshe, Franca është shpallur kampion botëror pas triumfit në finale kundër Kroacisë me rezultat 4-2.

Courtois thuhet se gjatë afatit kalimtar të verës së bashku me bashkëkombësin Eden Hazard do të braktisin radhët e Chelseat për të kaluar te Real Madridi. /Telegrafi/

The post Courtois nuk e duronte festën e francezëve, refuzoi të shkoj në fushë për ta marrë titullin e portierit më të mirë appeared first on Telegrafi.

Roberto Martinez: Është koha e duhur që Hazard të braktis Chelsean

Posted: 16 Jul 2018 01:33 PM PDT

Menaxheri i Belgjikës, Roberto Martinez beson se është koha e duhur për Eden Hazard që të largohet nga Chelsea.

Belgu udhëhoqi Djajtë e Kuq drejt vendit të tretë të Kupës së Botës, duke kontribuar me dy gola dhe tre asistime.

Ka pasur spekulime të vazhdueshme se Hazard mund të mbush boshllëkun e mbetur nga Cristiano Ronaldo në Real Madrid pas lëvizjes së super yllit portugez drejt Juventusit.

Roberto Martinez (Getty Images)

Duke folur për Cadena SER, Martinez tha se “Është koha më e mirë për të provuar diçka të ndryshme”.

“Hazard mund të kryejë një projekt të ri kudo në botë. Ai është në momentin më të mirë të karrierës. Për mua është shumë e lehtë t’i përgjigjem kësaj pyetjeje nëse duhet të shkoj në Madrid”.

Të gjitha lajmet rreth transferimeve Të gjitha lajmet rreth transferimeve

”Ai mund të përshtatet në çdo ekip në botë. Lojtarët kanë nevojë për sfida të reja dhe projekte të reja. Ndoshta është koha më e mirë për Chelsean dhe Edenin që të ndahet. Unë do të isha shumë i befasuar nëse Chelsea nuk do të kishte pranuar ndonjë mega ofertë”, tha ai.

Ndryshe, 27-vjeçari deri më tani është paraqitur 208 herë në të gjitha garat për The Blues dhe ka shënuar 69 gola. /Telegrafi/

The post Roberto Martinez: Është koha e duhur që Hazard të braktis Chelsean appeared first on Telegrafi.

Fernandez: Neymar dhe Mbappe nuk do të largohen nga PSG-ja

Posted: 16 Jul 2018 01:09 PM PDT

Luis Fernandez bëri të qartë qëndrimin e PSG për të ardhmen e Neymar Junior.

Në një intervistë me programin T4 të Radio MARCA, drejtori i trajnimit të ekipit francez siguron që lojtari brazilian, i cili ka qenë i lidhur me Real Madridin për një kohë të gjatë, nuk do të ndryshojë klub në një afat të shkurtër.

“Neymar ka vendosi të qëndrojë në Paris Saint Germain, ai dëshiron të fitojë, pasi nuk arriti ta bëjë atë në Kupën e Botës. Ai dëshiron të fitojë tituj me PSG-në.

Neymar (Getty Images)

Gjithashtu ai ka deklaruar se edhe futbollisti i ri Kylian Mbappe do të mbetet në kampionin francez.

“Ai gjithashtu qëndron”, ka thënë Fernandez duke shtuar se “një njëqind për qind, ai dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve me PSG-në. Gjëja më e rëndësishme është se Neymar dhe Mbappe dëshirojnë të qëndrojnë në PSG”.

Katër formacionet e Real Madridit pa Ronaldon, por me zëvendësuesit e mundshëm të tij Katër formacionet e Real Madridit pa Ronaldon, por me zëvendësuesit e mundshëm të tij

Reali është duke kërkuar një zëvendësues ideal për të larguarin Cristiano Ronaldo, i cili është transferuar te Juventusi.

Ndryshe, Eden Hazard është përfolur edhe për një kalim te kampioni evropian – Real Madridi. /Telegrafi/

The post Fernandez: Neymar dhe Mbappe nuk do të largohen nga PSG-ja appeared first on Telegrafi.

Juve do të vendosë disa statuja të Ronaldos në Torino, gjithçka për të rritur numrin e turistëve në qytet

Posted: 16 Jul 2018 11:55 AM PDT

Kampionët italian dëshirojnë të përfitojnë maksimumin nga transferimi i “shekullit” për ekipin torinez.

Juventusi është i vendosur të zbulojnë një sërë statujash të Cristiano Ronaldos rreth Torinos – pasi qytetarët po çmenden për futbollistin e ri të arritur në klubin italian.

Klubi shpreson se kjo do t’i ndihmojë tifozët të lidhen edhe më tepër me super yllin portugez, i cili është transferuar për 105 milionë euro te kampionët e Serie A, gjersa do të paguhet 500 mijë funte në javë.

Është raportuar se bardhezinjtë kanë shitur mbi 520 mijë copë fanella të Ronaldos brenda disa ditëve pas arritjes së marrëveshjes katërvjeçare.

Ekipi i marketingut i Juventusit shpreson se statujat në qytet do të kontribuoj në zhvillimin e turizmit në këtë vend gjersa kërkojnë ta kthejnë atë në një Disneyland të futbollit.

Intervista e plotë e Cristiano Ronaldos me Juventusin Intervista e plotë e Cristiano Ronaldos me Juventusin

Ndryshe, Ronaldo sot është prezantuar para tifozëve të shumtë që ishin prezent para stadiumit Allianz, ku ka nënshkruar edhe autografe.

Ai me këtë rast gjatë prezantimit ka premtuar se do të japë maksimumin për të fituar të gjitha trofetë e mundshme, mbi të gjitha Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

The post Juve do të vendosë disa statuja të Ronaldos në Torino, gjithçka për të rritur numrin e turistëve në qytet appeared first on Telegrafi.

SHBA-ja nuk i jep vizë Alexis Sanchezit, futbollisti humb turneun amerikan me Unitedin

Posted: 16 Jul 2018 11:40 AM PDT

Alexis Sanchez u detyrua të humbasë fillimin e turneut veror të Manchester United në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një “çështje administrative personale”, megjithëse klubi shpreson se mund t’i bashkohet skuadrës në një pikë në udhëtimin 15-ditor.

Kiliani nuk ishte në fluturimin me ekipin në Los Angeles për shkak të problemeve, të cilat besohet se kanë lidhje me vizën që lojtari nuk po mund ta marrë.

E gjithë kjo për shkak se lojtari kishte pranuar se i është shmangur tatimeve spanjolle në vlerë prej një milion dollarë që kanë lidhje me të drejtat e imazhit, shkruan The Guardian.

Alexis Sanchez (Getty Images)

Një zëdhënës i Unitedit për mediat deklaroi “Alexis Sanchez nuk udhëtoi për shkak të një çështje administrative personale”.

Sanchez do të mund të humbas pesë ndeshjet miqësore me klubin anglez gjersa ka kaluar një lëndim të marrë gjatë sezonit të kaluar në Ligën Premier.

Të gjitha lajmet rreth Manchester Unitedit Të gjitha lajmet rreth Manchester Unitedit

Jose Mourinho ka theksuar se performancat e mira të lojtarit do të vijnë gjatë sezonës së ardhshme për shkak se kishte ardhur i papërgatitur fizikisht nga Arsenali.

Ndryshe, Unitedi ndeshjen e parë në Amerikë do ta zhvillojë të enjten (19 korrik) kundër Club America në Phoenix. /Telegrafi/

The post SHBA-ja nuk i jep vizë Alexis Sanchezit, futbollisti humb turneun amerikan me Unitedin appeared first on Telegrafi.

Pas interesimit të Juves dhe Chelseat, Monaco edhe zyrtarisht i ofron kontratë pesëvjeçare Golovinit

Posted: 16 Jul 2018 11:17 AM PDT

Monaco ka konfirmuar se po sfidojnë Juventusin dhe Chelsean për Aleksandr Golovin.

Mesfushori rus sulmues ka qenë subjekt i interesimit të Bianconerëve dhe The Blues, por deri më tani asnjëri ekip nuk ka pranuar të paguaj shumën e kërkuar nga CSKA Moska.

Aleksandr Golovin (Getty Images)

“Ne i kemi bërë një ofertë CSKA-s për Golovin”, konfirmoi nënpresidenti i Monacos, Vadim Vasilyev.

“Ne kemi bërë një ofertë shumë se bujare dhe i kemi ofruar lojtarit një kontratë pesëvjeçare. Unë mendoj se transferimi te Monaco është alternativa më e mirë këtë fazë të karrierës së tij”.

“Çdo gjë duhet të vendoset në ditët e ardhshme, ndoshta edhe sot. Nuk mund të presim shumë. Nëse kjo nuk ndodh, ne do të shohim një tjetër mundësi”, tha ai.

Të gjitha transferimet në Botë Të gjitha transferimet në Botë

Theksojmë se lojtari ka shkëlqyer me kombëtaren ruse në kampionatin botëror, ku në saje të penalltive pësuan humbje kundër Kroacisë.

Ndryshe, mesfushori 22-vjeçar deri më tani ka pasur 81 paraqitje për CSKA-n gjersa ka shënuar nëntë gola. /Telegrafi/

The post Pas interesimit të Juves dhe Chelseat, Monaco edhe zyrtarisht i ofron kontratë pesëvjeçare Golovinit appeared first on Telegrafi.

Pas triumfit në Rusia 2018, Franca feston titullin – dy të vdekur dhe disa të plagosur

Posted: 16 Jul 2018 10:57 AM PDT

Festimet në Francë pas kampionatit të futbollit të Kupës së Botës nuk kanë shkuar siç është planifikuar.

Për fat të keq, dy persona kanë ndërruar jetë gjatë festimit të titullit të fituar në Kupën e Botës.

“Tre kolorët” triumfuan me rezultat 4-2 kundër Kroacisë në finalen e botërorit që u zhvillua në Rusi.

Një 50-vjeçar theu qafën e tij, kur ra në një kanal, ndërsa tjetri rreth të tridhjetave ndërroi jetë pasi një veturë e përplasi për një pemë në rrugë.

Gjithashtu janë lënduar edhe disa persona të tjerë, ku gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

Qindra mijëra francezë presin heronjtë e tyre, kampionët e Botës Qindra mijëra francezë presin heronjtë e tyre, kampionët e Botës

Ndryshe, Franca është shpallur dy herë kampion bote pas triumfit për herë të parë në vitin 1998.

Francezët tashmë kanë arritur në atdhe, ku do të nderohen nga presidenti francez me titullin “Legjionar Nderi”. /Telegrafi/

The post Pas triumfit në Rusia 2018, Franca feston titullin – dy të vdekur dhe disa të plagosur appeared first on Telegrafi.

Fali Ramadani nis bisedimet me Unitedin, Perisic pritet të largohet nga Interi

Posted: 16 Jul 2018 10:24 AM PDT

Manchester United është në bisedime me agjentin e mesfushorit të Interit, Ivan Perisic.

Tuttosport thotë se negociatat me Fali Ramadanin janë duke u zhvilluar, ndërsa shefi i Unitedit, Jose Mourinho kërkon të sjell reprezentuesin kroat në Angli.

Agjenti shqiptar tashmë e ka informuar se Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta transferojnë për 70 milionë euro Perisicin.

Nerazzurët gjithashtu duan që Matteo Darmian të hidhet në marrëveshjen që mund të arrihet për transferim.

Interi është në një pozitë të fortë, pasi Perisic nënshkroi kontratë të re një vit më parë meqenëse anglezët dështuan të arrijnë një marrëveshje me sulmuesin anësor.

Të gjitha lajmet rreth transferimeve Të gjitha lajmet rreth transferimeve

Megjithatë, një transferim besohet se do të arrihet, ku Ramadani në mënyrë aktive është në bisedime me Unitedin rreth Perisicit, i cili pritet ta lë Interin gjatë javëve të ardhshme.

Ndryshe, lojtari gjatë ditës së djeshme është shpallur nënkampion i botës me kroacinë, ku në finale pësuan humbje me rezultat 4-2 kundër Francës. /Telegrafi/

The post Fali Ramadani nis bisedimet me Unitedin, Perisic pritet të largohet nga Interi appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more