Skip to main content

“Zemra e sëmurë e lopës” plus 9 more Ekonomia Online

“Zemra e sëmurë e lopës” plus 9 more Ekonomia Online


Zemra e sëmurë e lopës

Posted: 20 Jul 2018 09:52 AM PDT

E keni ushqyer lopën, e keni ushqyer veten", kjo është fjalia, tashmë virale, për të cilën profesori i Universitetit të Prishtinës, thotë se ua ka përsëritur vazhdimisht studentëve të tij të bujqësisë. Thuhet se studentët janë gajasur së qeshuri në amfiteatrin e madh, të fakultetit më me pak renome në vend. Sepse bujqësia është zemra e zhvillimit të një shteti thotë profesori. E zemra, gjithnjë neglizhohet, prandaj, kardiologët janë milioner!

Studentët e këtij fakulteti, ka gjasë se ndihen të turpëruar që kanë zgjedhur pikërisht atë fakultet, përpara emrave të kumbueshëm të fakulteteve të tjera. Ata duket qartë se nuk e kanë kuptuar metaforën, e profesorit të tyre, ashtu si edhe shumë gazetarë të cilët në vend të lopës e "ushqejnë" shtetin. Ushqeje shtetin, dhe ke ushqyer vetveten, do të mund të parafrazohej kështu maksima e këtyre studentëve nga fakultetet shumta të gazetarisë në vendin i cili prodhon fare pak qumësht, djathë, gjalpë, mish, e tjera produkte nga lopa, por prodhon shumë e shumë parazit që jetojnë nga (pu)shteti.

Nuk po flas këtu për zëvendës ministrat e shumtë, as për këshilltarët, as për ministrat, deputetët dhe e elitën politike të vendit, por po flas për gjithë ata që indirekt jetojnë nga shteti. E ke ushqyer shtetin, ke ushqyer veten, pra, kjo është maxima e aktivitetit politik të dhjetëra partive, OJQ-ve, dhe intelektualve të (pa)varur. Por, Bujqësia është zemra e zhvillimit, thotë profesori, tashmë i famshëm.

Kur je afër pushtetit, je afër zjarrit. Ju e dini që njerëzimi evoluoi pikërisht kur ua vodhi zjarrin perëndive. Ndërkaq, për pushtet dihet! Fillimisht sundonin perënditë, pastaj ai erdhi në tokë. Pa asnjë dileme, pushteti u grabit! E mori qytetari!

Por qytetari nuk mundi të sundonte drejtpërdrejtë, prandaj zgjodhi përfaqësues. Kështu, pikërisht këtu fillon rruga e kthimit të pushtetit te perënditë. Është e qartë, se në kohën e informimit të drejtpërdrejtë, përmes rrjeteve sociale, pushteti po bëhet gjithnjë e më tepër qiellor. Demokracia po rikthehet në Olimp.

Kështu, kur pushtetin e mori qytetari, pra kur mbizotëroi demokracia, me revolucion, pushteti u vodh nga zoti, dhe u soll në tokë. Për dallim prej zjarrit që i ngrohë të gjithë dhe e bëri jetën më të shijshme, duke pjekur qofte në skarë, apo pula në hell, pushteti ka ditur edhe të djeg botën më shumë se zjarri. Madje ka ditur të djeg edhe njerëz në turrë të druve.

(Pu)shteti ka ditur të vras, të djeg, madje edhe të ndërroi natyrën e njeriut deri në nivel shtazësh. Por jo të lopës. Se lopa nuk është shtazë e zakonshme. Ajo është fabrikë. Ajo ka zemër, e ai është fermeri, thotë profesori. Lopa vet, përndryshe është zemra e blegtorisë, e blegtoria është zemra e bujqësisë, për të nxjerrë kështu përfundimin e njohur botërisht se bujqësia është zemra e zhvillimit të një shteti.

Sipas kësaj që u tha më lartë rrjedh se, nëse e ke ushqyer pushtetin, e ke ushqyer veten, por këtë nuk thonë kështu profesorët e këtyre studentëve që përgatiten të kacavirren në degët e larta apo të ulëta të pushtetit. Nëpër fakultetet me famë, e vërteta mjegullohet dhe nuk është aspak metaforike si në bujqësi. Sepse në bujqësi, për dallim nga degët e pushtetit, fermerët çmenden për metaforat. Kur thua "bardhësia e mbuloi fushën, apo pyllin", fermeri e di se ka ardhur koha të paguaj ratat e kredive, ose të thyej qafën në kafenetë e fshatit, që të dehet, e të prek qiellin me dorë. Qiellin ku është (pu)shteti.

Por, të kthehemi te studentët ambicioz, të cilët nuk qeshin me (pu)shtetin, sikur kolegët e tyre që qeshin me lopën, e cila sipas profesorit "është një fabrikë në vete, e cila prodhon shumë produkte" me të cilat mbushen vitrinat plot drita nëpër supermerkatot tona, të cilat e dimë se janë pronë e disa politikanëve po ashtu të famshëm.

Pra, me lopën mund të bëhet hajgare, sepse ajo e mban shtetin, familjen, dhe prej saj varen shumë industri, si thotë profesori ynë komik, ndërkohë që me shtetin nuk bënë të bëhet gallatë. Shtetin e gjakuam nëpër shekuj, thonë poetët, dhe aprovojnë politikanët. Nga shteti ata marrin qumësht, gjalpë, djathë, mish, lesh…sepse ato shteti i merr nga "zemra e lopës", pra nga fermeri. Lopë kishim gjithnjë, por shtet jo. Lopën e mjel fermeri, e fermerin e mjel shteti. Kë duhet ushqyer: lopën apo politikën, profesor? Cilën degë të studimeve duhet zgjedhur, pra?

Ata, pra studentët, nëse duan të ngjiten në degët e larta ku duken qershitë e kuqe, ata duhet t[ë zgjedhin financat, sepse nga aty mund të duken të plotfuqishëm, sepse paraja sjell dynjanë thoshte, poeti dikur. Por, edhe paraja vjen nga dika, nuk pikë prej qielli do të thonë profesorët e ekonomisë. Duhet punuar, duhet zhvilluar ekonomia, do të thonë ata.

Por, do ti, dalin zyrtarët e anti-korrupsionit të cilët thonë se paraja pikë edhe prej qielli. Nëse e shikon rrugën e pasurimit të disa njerëzve të afërt me pushtetin nuk ke çka thua ndryshe përpos se u kanë pikur prej qielli. Nëpër tokë nuk ka gjurmë. Studentët e financave, informatikës i kanë fshirë gjurmët …!

E kur ti fillon me hetue në qiell, bënë blasfemi. Anti-korrupsioni nuk ka kompetenca në qiell, sepse atje kanë monopol bashkësitë fetare, të cilat e mbrojnë zotin nga hetuesit vendorë dhe ndërkombëtarë. Pasuria e tyre mund të hetohet, edhe në Olimp, vetëm nëse është krijuar me vepër penale, thotë ligji. E si të vihet në këtë përfundim, pa hetime?

Financat janë zemra e shtetit, e prokurori është zemra e financierit. Prandaj, në komunizëm juristët dhe ekonomistët studionin nën një kulm.

E ngatërruar kjo puna e zemrës profesor! Por, punët e zemrës kanë qenë gjithnjë të ngatërruara, prandaj kemi aq poezi për dashurinë! Jo më kot, këndon folk këngëtari: "Alo, alo, ambulanca, zemra ime është e sëmurë"

Zemra e kujt, është e sëmurë? E Lopës? Kush është zemra e kujt, profesor?

The post Zemra e sëmurë e lopës appeared first on Ekonomia Online.

Historia Conte – Chelsea përfundon në gjykatë

Posted: 20 Jul 2018 09:42 AM PDT

Historia mes Antonio Contes dhe Chelseat mund të përfundojë në gjykatë. Lajmi bëhet i ditur nga 'Times' sipas të cilit, trajneri italian është gati të ndërmarrë veprime ligjore kundër klubit londinez i cili e shkarkoi atë nga detyra.

Conte pretendon që të përfitojë dëmshpërblim përveç pagës së tij prej 9 milionë Paund që i takon për sezonin e ardhshëm. Arsyeja që e shtyn Conten t'i drejtohet gjykatës ka të bëjë me kohën e marrë nga klubi për shkarkimin e tij që sipas tij ishte shumë e gjatë dhe që i shkaktuan probleme për vijimin e karrierës së tij.

Në fakt drejtuesit e Chelseat e kishin marrë prej muajsh vendimin për të larguar Conten nga pankina edhe pse kontrata e tij skadonte në vitin 2019. Por shkarkimi i tij u bë 55 ditë pas fitores së Bluve të Londrës në finalen e FA cup, që ishte ndeshja e fundit e sezonit të kaluar.

Madje Abramovich lejoi që Conte të grumbullonte skuadrën, për ta zëvendësuar pas 3 ditësh me Sarrin. Kështu Conte që ishte ende nën kontratë me Chelsean, nuk mund të arrinte akorde me skuadra të tjera. tani e gjithë kjo çështje është në duart e avokatëve të cilët po studiojnë hapat që duhen ndërmarre dhe e gjithë kjo me Milanin në sfond me kuqezinjtë që janë në pritje të zhvillimeve të reja.

The post Historia Conte – Chelsea përfundon në gjykatë appeared first on Ekonomia Online.

Për jetë të shëndetshme, ndiqni këto rregulla

Posted: 20 Jul 2018 09:39 AM PDT

Shpesh njerëzit mendojnë se disa nga rregullat për jetë të shëndetshme mbesin vetëm në mendjen e tyre.

Madje disa prej tyre janë shumë të papranueshme.

Ju besoni se vrapimi në mëngjes, ngrënia në të njëjtën kohë, shmangja e ëmbëlsirave ose edhe uji i tepërt ju ndihmojnë për jetë më të shëndetshme, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë janë edhe disa rregulla që duhet t'i keni parasysh.

Bëni tetë orë gjumë

Hani më shumë në mëngjes

Vraponi në mëngjes

Mos hani ëmbëlsira

Bëni ushtrime

Mos pini ujë gjatë ngrënies

Hani gjithmonë në të njëjtën kohë

Pastroni dhëmbët pas çdo vakti

Mos konsumoni brumëra

Pini deri në dy litra ujë gjatë ditës

The post Për jetë të shëndetshme, ndiqni këto rregulla appeared first on Ekonomia Online.

Netanyahu: Do të vazhdojmë të sulmojmë caqet e Iranit në Siri

Posted: 20 Jul 2018 09:36 AM PDT

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin se vendi i tij do të vazhdojë të sulmojë asetet ushtarake iraniane në Siri.

Zyra e Netanyahut ka shkruar sot në Twitter se lideri izraelit i ka thënë Putinit gjatë një bisede telefonike se "Izraeli do të vazhdojë të veprojë kundër ngritjes së një pranie ushtarake iraniane në Siri".

Izraeli vazhdimisht ka paralajmëruar Iranin që të mos rrisë prezencën ushtarake në Siri dhe disa herë ka kryer sulme ajrore ndaj caqeve iraniane në Siri.

Më 11 korrik, gjatë një vizite në Kremlin, Netanyahu i kishte thënë Putinit se ai duhet të inkurajojë forcat iraniane që të largohen nga Siria.

Putini ka raporte të afërta me Iranin dhe Sirinë, por po tenton që të krijojë marrëdhënie të afërta edhe me Izraelin.

The post Netanyahu: Do të vazhdojmë të sulmojmë caqet e Iranit në Siri appeared first on Ekonomia Online.

Arsenali s’do të paguajë sa do Barcelona për Gomesin

Posted: 20 Jul 2018 09:34 AM PDT

Drejtuesit e Arsenalit u kanë thënë atyre të Barcelona se nuk janë të gatshëm t'i paguajnë 30 milionë euro për transferimin e Andre Gomes.

Barcelona është e interesuar ta shesë portugezin, që nuk ka qenë në formën më të mirë që prej transferimit të tij nga Valencia dy vjet më parë.

Por Topçinjtë, që është raportuar të jenë e vetmja skuadër e interesuar për Gomes, nuk janë të interesuar që ta blejnë me çmim të lartë.

 

The post Arsenali s'do të paguajë sa do Barcelona për Gomesin appeared first on Ekonomia Online.

Trumpi i gatshëm t’ju vendosë taksë të gjitha importeve nga Kina

Posted: 20 Jul 2018 09:21 AM PDT

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se është i gatshëm të intensifikojë luftën tregtare me Kinën, duke vendosur taksa në të gjitha importet që vijnë nga Kina, produkte këto në vlerë prej 500 miliardë dollarë.

"Jam i gatshëm të shkojë tek 500" ka thënë Trump në një intervistë në CNBC.

Komentet e tij vijnë para se masat e reja për tarifa kundrejt Kinës të hyjnë në fuqi.

Javën që shkoi Washington ka listuar produkte të Kinës në vlerë prej 200 miliardë dollarë, për të cilat do të vendosë taksa importi duke filluar nga shtatori.

The post Trumpi i gatshëm t'ju vendosë taksë të gjitha importeve nga Kina appeared first on Ekonomia Online.

ARDA krijoi 259 vende të punës dhe u ndihmoi 111 bizneseve me grante

Posted: 20 Jul 2018 09:13 AM PDT

Nëpërmes skemës së granteve, të menaxhuar nga Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal, për zhvillimin e sektorit privat, financuar nga BE-ja, janë ndihmuar 111 biznese dhe janë krijuar 259 vende pune në grandë skemë.

Kështu u tha në ceremoninë përmbyllëse të dhënies së granteve, e organizuar nga ARDA, raporton Ekonomia Online.

Kryeshefja e ARDA-s, Mrikë Macula, prezantoi rezultatet e projektit 3-vjeçar.  Ajo ka theksuar se grand skema është mbështetur nga zyra e Komisionit Evropian me 1 milion euro. Në këtë grand skemë, sipas saj, kanë aplikuar 2 mijë e 332 aplikues.

"Janë krijuar 259 vende të reja të punës. 12 përqind të tyre kanë krijuar vende të reja të punës, janë edhe nga komunitetet, serb dhe RAE. 59 përqind janë të rinj. Rrejti i ARDA-s ka mbështetur 50 investitor në Kosovë. Sa i përket planit të biznesit më të mire kanë qenë 321 pjesëmarrës, përfitues të këtij granti janë 5 të rinj".

Macula njoftoi se ARDA ka krijuar dhe zhvilluar 264 biznese gjatë këtij mandati 3-vjeçar.

"Ne bashkëpunimin me Qeverinë, kemi aplikuar grant skenën, e cila ka qenë 1.4 milionë euro. ARDA ka organizuar tri panaire dimërore ku janë promovuar rreth 70 biznese çdo vit, të hyrat e krijuara nga bizneset kanë qenë 55 mijë euro në vit", tha Macula.

Ajo bëri të ditur se në kuadër të ARDA-s kanë promovuar venat e Kosovës në Amerikë.

Alban Haziri nga Mitrovica, njëri nga përfituesit e skemës së granteve të Zhvillimit të Sektorit Privat, tha se ka aplikuar me një ide që ka të bëjë me pajisje elektro-shtëpiake dhe se në fillim kishte pasur pak shpresa se do të ishte fitues i grantit.

Pas pranimit të pajisjeve, Haziri ka thënë se rezultatet në punën e tij kanë qenë të jashtëzakonshme.

"Me atë grant e kam arritur elementin e rëndësishëm, ajo është koha. Nëse një punë e kam bërë për 4 orë, me pajisjet e ARDA-s e kam shkurtuar kohën deri në dy herë. Sot jam përfitues i një tjetër granti nga Qeveria e Kosovës, për shkak të punës së mirë që kam bërë me këtë projekt", theksoi Haziri.

Përfituesi tjetër i kësaj skeme, Edin Sylka, nga kompania për prodhimin e rrjetave metalike "Sylka" tha se nga projekti i ARDA-s kanë përfituar një kabinë për ngjyrosjen e rrjetave dhe një kabinë për pjekjen e ngjyrës.

Sylka bëri të ditur se si rezultat i këtij projekti kanë nënshkruar një marrëveshje për të eksportuar prodhimet e tyre në Danimarkë.

"Javën e kaluar kemi bërë një marrëveshje me një kompani për me filluar eksportin në Danimarkë. Kjo është si rrjedhojë e projektit të ARDA-s", ka deklaruar Sylka.

Gjatë kësaj ceremonie, ARDA, po ashtu, ka ndarë 5 çmime prej 1.000 euro për fituesit e "Garës për Biznes Planin më të mirë për të rinjtë" nga secili rajon ekonomik i Kosovës.

Përfituesit e këtyre çmimeve ishin: Driton Gashi, Alba Ramadani, Doruntina Jashari, Rozafa Imami, Elma Ahmeti. Ky projekt është financuar nga Komisioni Evropian, raporton Ekonomia Online.

The post ARDA krijoi 259 vende të punës dhe u ndihmoi 111 bizneseve me grante appeared first on Ekonomia Online.

Veseli bisedon me Tanja Fajon për hapat e mëtutjeshëm për heqjen e vizave

Posted: 20 Jul 2018 08:52 AM PDT

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka zhvilluar një bisedë telefonike me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon. Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij në Facebook thekson se me eurodeputeten Fajon kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm deri në vendimin final për heqjen e vizave.

"Në një bisedë telefonike, falënderova eurodeputeten Tanja Fajon për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Europian folëm për hapat e mëtutjeshëm drejt vendimit final për heqjen e vizave".

"Presim që deri në fund të muajit gusht, Komisioni LIBE ta miratojë rekomandimin për vizat, për ta proceduar menjëherë në Parlamentin Europian, në mënyrë që deri në fund të vitit qytetarët tanë të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen", ka shkruar Veseli.

The post Veseli bisedon me Tanja Fajon për hapat e mëtutjeshëm për heqjen e vizave appeared first on Ekonomia Online.

90 % e bizneseve dështojnë në 3 vitet e para

Posted: 20 Jul 2018 08:44 AM PDT

Këshilla si të të mbijetoni në tri vitet e para…

Mundësitë që biznesi juaj të ekzistojë tri vite nga tani nuk janë të mira.

Statistikat tregojnë se rreth nëntë nga dhjetë biznese të reja dështojnë shpejtë. Shpesh, nuk është nga mungesa e punës ose idesë së mirë. Shkatërrimi i vërtetë është mungesa e disiplinës. Shpesh bazat, njohuritë rreth tregut, paratë e mjaftueshme, kultura e shëndetshme e korporatës, nuk merren parasysh.

Kjo është arsyeja kryesore e dështimit. Një strateg i marketingut të cilin e njoh i pëlqen t'a vendosë këtë koncept në një format matematikor: M(s) = 1- M(d)

Kjo do të thotë se mundësia e suksesit është e barabartë me mundësinë e dështimit. Sa më të vogël që e bëni anën e djathtë të ekuacionit, aq më shumë zvogëloni mundësinë e dështimit dhe më shumë keni gjasa të arrini sukses. CarMarx dhe Circuit City u ndërtuan në këtë koncept. Të dy këta shitës analizuan se çfarë urrenin njerëzit në blerjen e makinave të përdorura dhe larguan ato barriera nga operimet e tyre. Ata zvogëluan mundësinë e dështimit për të shitur produktet e tyre.

Shumë biznese fillestare dështojnë sepse nuk bëjnë disa gjëra në fillim.

Këmbët

Produkti ose ideja juaj e biznesit duhet të ketë këmbë. Duhet të ketë joshje të mjaftueshme në treg për të qëndruar më gjatë se viti i tretë. Pse? Tregjet ndryshojnë, dhe të gjitha produktet në fund humbasin pëlqimin. Përderisa produkti juaj i parë është i mirë, ju duhet të dizajnoni produktin tuaj të radhës. Por nëse shpikja juaj e dytë nuk është gati para se tregu juaj të ndryshojë, rrjedha juaj e parasë do të dështojë dhe do të marrë buxhetin tuaj të Kërkimeve dhe Zhvillimit.

Njohuria rreth tregut

Njohuria është fuqi, dhe tregjet ju japin para. Pra nëse nuk e njihni tregun tuaj, ai mund të njihet si joprofitabil. Për shkak se marketingu, shitjet, Kërkimi dhe Zhvillimi janë të shtrenjta, çdo njohuri rreth tregut zvogëlon sasinë e parave që ju shpenzoni në këto aktivitete.

Planifikoni mbrojtjen tuaj

Plani juaj është edhe sulm, marshimi në territorin e tregut, duke sulmuar konkurrentët, dhe mbrojtje. Shumë biznese fillestare shikojnë vetëm sulmin. Ju duhet të mbroni terrenin tuaj ndaj cikleve të biznesit, ndryshimeve të tregut, paditë ligjore të paevitueshme dhe më shumë. Një faktor i cili zvogëlon gjasat e dështimit është të kërkoni sulmues dhe të përgatisni mbrojtjen tuaj.

Kini vetëbesim

Sa më mirë që përgatiteni, aq më shumë vetëbesim keni, dhe vetëbesimi është kyç për udhëheqje. Askush nuk ndjek një gjeneral frikacak për në betejë, dhe punonjësit nuk do të synojnë suksesin kur Kryeshefit Ekzekutiv i mungon guximi. Përgatitja juaj gjithashtu do të dërgojë në praktika më të mira të biznesit të cilat trimërojnë punonjësit.

Merrni ndihmë

Edhe korporatat më të mëdha rekrutojnë ekspertë. Ju keni nevojë për këshillues qe të bëni zgjedhje më të zgjuara aty ku ekspertiza juaj është e kufizuar. Asnjëherë mos u frikësoni të merrni ndihmë. Shumë këshillues janë bujarë me kohën dhe udhëzimet e tyre. Ata mund të ju kursejnë nga gabimet, edhe të vogla edhe kritike.

Bëni çfarë të ketë nevojë

Këmbëngulja dhe optimizmi janë të lidhura ngushtë. Të dyja dërgojnë në synime të vazhdueshme për biznese të suksesshme. Ju do të hasni në gunga dhe në bllokime të rrugës, por ju duhet të këmbëngulni dhe t'i kaloni ato. Shumë biznese dështojnë sepse themeluesit thjeshtë dorëzohen kur mund të vazhdojnë.

Arsyeja pse Micrel, kompania të cilën e kam themeluar dhe udhëhequr për 37 vite profitabile, lulëzoi në një cikël të tmerrshëm të biznesit është sepse ne bëmë gjërat e vështira së pari. Dhe kjo është arsyeja pse Tough Things First është titulli i librit tim i cili mbulon menaxhimin dhe udhëheqjen e cila ka ndodhur në Micrel. Bërja e gjërave të cilat duken të vështira ose të mërzitshme është saktësisht ajo që ndërton themelin të cilin shumë biznese nuk e ndërtojnë.

Bëhuni njëri nga dhjetë i cili bën “gjërat e vështira së pari''.

The post 90 % e bizneseve dështojnë në 3 vitet e para appeared first on Ekonomia Online.

Hoti kundër Thaçit: Dialogun me Serbinë duhet ta udhëheq Kryeministri, jo Presidenti

Posted: 20 Jul 2018 08:40 AM PDT

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK'së Avdullah Hoti në Frontal të T7 ka folur rreth asaj se a duhet të udhëheq me bisedimet Presidenti i vendit.

Ai ka thënë se dialogu duhet të udhëhiqet nga Kuvendi dhe Qeveria dhe se Presidenti i Kosovës nuk ka kompetenca kushtetuese ta bëjë një gjë të tillë.

"Dialogu duhet të udhëhiqet nga Kuvendi dhe nga Qeveria. Presidenti s'ka kompetenca kushtetuese për të udhëhequr këtë proces. Nuk është kompetencë e tij kushtetuese . Po të ishte e drejtë kushtetuese e tij, ai do ta kishte kryer deri tash dialogun" ka theksuar ai.

Hoti më tej ka shtuar se për bisedime "duhet një platformë që merr 2/3 e deputetëve që vendos parimet dhe më pas kryeministri e udhëheq procesin"

Ai ka thënë se vijat e kuqe të këtij procesi janë mbrojtja e integritetit territorial dhe karakteri unitar i shtetit.

 

The post Hoti kundër Thaçit: Dialogun me Serbinë duhet ta udhëheq Kryeministri, jo Presidenti appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more