Skip to main content

VIDEO tjetër tronditëse nga zjarret në Greqi, shikoni pamjet kur qindra njerëz….

VIDEO tjetër tronditëse nga zjarret në Greqi, shikoni pamjet kur qindra njerëz….


VIDEO tjetër tronditëse nga zjarret në Greqi, shikoni pamjet kur qindra njerëz….

Posted: 30 Jul 2018 02:21 AM PDT

Një video e re ka dalë, një javë pas zjarrit vdekjeprurës që goditi Attica-n lindore, duke treguar turmat e njerëzve duke i'u drejtuar detit për të shpëtuar nga flakët dhe tymi asfiksues.

Video tregon se si qindra njerëz mbanin kokën të mbuluar me ç'të mundin për ti shpëtuar tymit helmatisës ndërkohë që zjarret vazhdonin ende të shkatërronin gjithçka gjenin përpara. SYRI.net

The post VIDEO tjetër tronditëse nga zjarret në Greqi, shikoni pamjet kur qindra njerëz…. appeared first on DRENICA PRESS.

Klinë, gjendet e vdekur një grua në bunarin e shtëpisë

Posted: 30 Jul 2018 02:16 AM PDT

Një grua është gjetur pa shenja jete në bunarin e oborrit të shtëpisë së saj, në fshatin Ranoc të Klinës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku sipas policisë, njësiti i zjarrfikësve ka nxjerrë trupin e pajetë nga bunari, kurse ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për autopsi dhe po hetohet vdekja e saj./Indeksonline/

 

 

The post Klinë, gjendet e vdekur një grua në bunarin e shtëpisë appeared first on DRENICA PRESS.

Rrahen 3 vëllezër mes vete, arrestohen nga policia e Kosovës

Posted: 30 Jul 2018 02:03 AM PDT

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj (vëllezër), pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje që kishin pasur në mes veti rreth një borxhi janë përleshur fizikisht.

Si pasojë e përleshjes që ka ndodhur në Prishtinë, të dielën pasdite, të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, kurse dy të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/

The post Rrahen 3 vëllezër mes vete, arrestohen nga policia e Kosovës appeared first on DRENICA PRESS.

Sheshi ‘Adem Jashari’ është gati për përurim

Posted: 30 Jul 2018 01:57 AM PDT

Punimet në sheshin "Adem Jashari" në Prishtinë afër Kuvendit të Kosovë kanë përfunduar.

Gazeta Metro mëson se sheshi në fjalë do të përurohet të mërkurën.

Është bërë ndërrimi i pllakave të dyshemesë dhe revitalizimi i hapësirave të gjelbra rreth saj, duke mos i ndryshuar elementët përbërëse të sheshit tani.

Derisa po kalonin aty pranë, qytetarët të shumtë zgjateshin mbi rrethojat të cilët ende nuk janë hequr për të parë pajem e re të sheshit.

Si mund të shihet në videon e mëposhtme, janë vendosur edhe ulëset që mund të shfrytëzohen për pak pushim.

Ende nuk dihet kur data kur sheshi do të jetë i qasshëm për qytetarët. Punimet kanë filluar më 13 mars dhe planifikohej të zgjasnin 90 ditë./gazetametro.net

The post Sheshi 'Adem Jashari’ është gati për përurim appeared first on DRENICA PRESS.

Rrëfimi se si ndodhi komplet vrasja e 22 vjeçarit

Posted: 30 Jul 2018 01:51 AM PDT

Trupi i pajetë i Fatlind Arifit, 22-vjeç ishte gjetur 100 metra larg shtëpisë së tij. Ai mbrëmë u qëllua me një plumb në vendin e quajtur 'Te Lapidari', në fshatin Bresalc të Gjilanit. Dyshohet se vrasësi i Fatlindit ishte Liridoni, 26-vjeç, i arrestuar nga Policia. Familja e viktimës thonë se nuk i dinë motivet e kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, familja e të dyshuarit thonë se vrasja ka ndodhur aksidentalisht. Gazeta Express ju sjellë rrëfimin nga fshati Bresalc

Si çdo natë tjetër, Fatlindi, 22-vjecar, djali i vetëm i Gani Arifit, pas punës dilte me shokët për të qëndruar disa orë në vendin e quajtur 'Te Lapidari', në fshatin e tij të lindjes, në Bresalc të Gjilanit. Por ndryshe nga netët e tjera, mbrëmë Fatlindi, nuk arriti që të kthehet i gjallë në shtëpi. Ai u vra nga shoku i tij, Liridon Uruqi me një plumb në gjoks. 22-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Gjilanit.

Gazeta Express gjatë ditës së sotme ka qëndruar në shtëpinë e viktimës. Familjarët janë të tronditur nga kjo ngjarje dhe thonë se nuk i dinë arsyet që quan deri tek kjo vrasje.

Familja e viktimës: Nuk e dimë se si ndodhi ngjarja

"Nuk e dimë se çka ka ndodhë. Fatlindi doli si çdo natë tjetër. E sot na u kthye në arkivol. Nuk dimë asgjë nuk dimë", thonë nga familja e të ndjerit.

Një kushëri tjetër i viktimës e përshkruan Fatlindin si djalë të qetë dhe jo problematik.

"U kanë i urtë. Kurrë sherr nuk ka pas më askënd. Njihet si djalë punëtor. Janë mundu shumë ai bashkë më babën e tij për me ba punë të mira', thotë kushëriri i të ndjerit.

Fatlindi bashkë me babanë e tij Ganiun, kishin kohë qe punoni bashkë në një vend të njëjtë të punës. Ganiu, punonte si rojë e Fatlindi si zhytës në pishinën e Bresalcit.

Vendi ku u vra Fatlindi

Por sipas shokëve të viktimës dhe dorasit e gjithë ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

"Jemi kanë tu ndejtë. Liridoni veç ka dashtë me ja kallxu armën', thonë disa fshatarë të Bresalcit të cilët tregojnë se ishin në vendin e ngjarjes.

Vendi i ngjarjes

Familja e të dyshuarit: Fatlindi ka qenë si vëlla për Liridonin tonë. Djali jonë është i penduar për këtë rast

Familja e 26-vjeçarit, Liridon Uruqi, i cili sipas policisë dyshohet për vrasje të rëndë, thonë se e gjithë kjo ngjarje ka ndodhur aksidentalisht. Nëna e Liridonit, tregon se djali i saj është penduar për këtë vrasje. Ajo thotë se Liridoni i tha asaj sot në mëngjes se aksidentalisht kishte gjuajtur me armë në drejtim të shokut të tij, Fatlindit.

Prindërit e Liridon Uruqit, të dyshuarit për vrasjen e Fatlind Arifit

"Liridoni sot ka ardh në shpi. Kemi fol me to. Fatlindin e ka pas shokë për shpirti. Ka ardhë te na ka hanger bukë në tavolinë me neve. Ama që i ndodhi kjo na jem të mërzitmë sa për ata sa për neve. Liridoni sot ka ardh ne shpi', thotë nëna e të dyshuarit, Liridonit, i cili tashmë gjendet në qendrën e paraburgimit në Gjilan.

Ajo tregoni se si Liridoni ia ka shpjeguar të gjithë ngjarjen.

"Na tha që i ka ra arma në tokë. Tu u kaqamitë më ta e ka marrë armën e ka gjujtë, kur e ka pa Fatlindin e kish rrokë. Tha më tha Fatlindi o Liridon me rroke. Prej aty tha e ka marrë Fatlindin me kerr e ka qu në spital. Tha më vdiq në duar të mija. Liridoni veç ka qajtë. Tha nuk po më dhimet vetja që hi në burg po më dhimbset djali i hasretit që e mora në qafë", thotë ajo.

Shtëpia e Liridon Uruqit

Babai i Liridonit, tregon se ditët në vijim do të shkojnë në familjen e viktimës per t'u kërkuar atyre falje për gjitbë këtë rast.

"Ne nuk kemi shku të familja e Fatlindit ende. Po presim edhe disa edhe të shkojmë', thotë babai i Liridonit të dyshuar për vrasje."

Policia: Liridoni dyshohet se e vrau Fatlindin pas një zënke

Por ndryshe nga familja e të dyshuarit për vrasjen e Fatlindit, mendon policia e shtetit. Këta të fundit në një deklaratë për Gazetën Exprss kanë deklaruar se e gjithë ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 pas një zënke qe Fatlindi kishte pasur me Liridonin, ku ky i fundit edhe e vrau 22-vjeçin.

" Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orëve të mesnatës, pas orës 23:00. Nga hetimet e para është mësuar se ngjarja ka ndodhur pas një zënke  që ka  kanë pas mes vete,  njëri nga të dyshuarit me inicialet L.U ka shtënë me armë zjarri në drejtim të F.A.  Viktima është dërgua në qendrën Emergjente këtu në Gjilan por mjekët aty vetëm e kanë konstatuar vdekjen. I dyshuari kryesor është arrestuar sot në orët e paradrekes. Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe Prokurori i shtetit ka urdhëruar që i dyshuari bashkë me vëllanë e tij të dërgohen për në paraburgim", ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i policisë në rajonin e Gjilanit.

Viktima dhe i dyshuari

Sipas policisë për këtë rast janë intervistuar së paku gjashtë persona.

Trupi i pajetë i Fatlindi Arifit, 22-vjeçar, pas obduksionit do të varroset sot në varrezat e fshatit Bresalc të komunës së Gjilanit. Ky rast, sipas fshatarëve të asaj zone, është rasti i parë i vrasjes.

The post Rrëfimi se si ndodhi komplet vrasja e 22 vjeçarit appeared first on DRENICA PRESS.

Ura më e gjatë në Ballkan po ndërtohet në Kosovë

Posted: 30 Jul 2018 01:42 AM PDT

Autostrada "Arbën Xhaferi" e cila pritet të përfundojë brenda këtij viti ka edhe urën që është më e larta dhe e gjata në Ballkan dhe që jep mundësi qytetarëve që të shohin edhe bukuritë që i ka Gryka e Kaçanikut dhe lumi Lepenc deri në Han të Elezit.

Nga Gryka e Kaçanikut e deri në Han të Elezit, autostrada do të jetë e ndërtuar nga urat gjigante që çdo ditë po i japin pamje të veçantë, raporton RTKlive.

Ndryshe Autostrada "Arbën Xhaferi", do t'i kushtojë buxhetit të Kosovës, mbi 600 milionë euro.

Ura më e gjatë në Kaçanik do të jetë rreth 7 kilometra dhe konsiderohet se është ura më e gjatë në rajonin ballkanik.

The post Ura më e gjatë në Ballkan po ndërtohet në Kosovë appeared first on DRENICA PRESS.

Thaçi: Bekimi Lumi kontribuoi shumë për artin

Posted: 30 Jul 2018 01:38 AM PDT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Lumi, pas ndarjes nga jeta të regjisorit Bekim Lumi

Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se si artist e si regjisor, Bekim Lumi kontribuoi shumë për artin, teatrin, kulturën dhe për edukimin e artistëve të rinj.

"I dhimbshëm lajmi për vdekjen e parakohshme të mikut tim, Bekim Lumi. Si artist e si regjisor, Bekim Lumi kontribuoi shumë për artin, teatrin, kulturën dhe për edukimin e artistëve të rinj. Ngushëllime familjes Lumi dhe të gjithë artistëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij", shprehet Thaçi.

 

The post Thaçi: Bekimi Lumi kontribuoi shumë për artin appeared first on DRENICA PRESS.

OVL e UÇK-së nuk do shkëmbim të territoreve me Serbinë

Posted: 30 Jul 2018 01:35 AM PDT

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Mitrovicë, nëpërmjet një komunikate për media, është shprehur kundër ndarjes apo shkëmbimit të territoreve të Kosovës.

Anëtarët e kryesisë dhe të Këshillit drejtues të kësaj organizate në Mitrovicë, gjatë takimit të djeshëm kanë inkurajuar përfaqësuesit e partive politike të kenë unitet rreth dialogut me Serbinë, ndërsa kërkuan të drejta të barabarta për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, sikurse serbët në Kosovë.

"OVL e UÇK-së është kundër ndarjes, shkëmbimit të territoreve, prekjes së kushtetutshmërisë së vendit, dhe kërkojmë unitet të partive politike në dialog me Serbinë, si dhe të drejta të shqiptarëve në Presheve, Medvegjë dhe Bujanoc, njësoj sikurse serbët në Kosovë. OVL e UÇK-së është duke përcjellë me vëmendje zhvillimet aktuale të marrëveshjes finale të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë", thuhet në këtë komunikatë, të nënshkruar nga kryetari i OVL UÇK-së në Mitrovicë, Rafet Ibishi.

The post OVL e UÇK-së nuk do shkëmbim të territoreve me Serbinë appeared first on DRENICA PRESS.

Aksident i rëndë, treni godet veturën |Foto

Posted: 30 Jul 2018 01:31 AM PDT

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Jagodë të Klinës.

Treni ka goditur veturën e tipit 'Mercedes' ku siç shihet në foto dëmet materiale janë të konsiderueshme, transmeton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes është paraqitur menjëherë Policia e Kosovës përderisa nuk ka informacione për të lënduar apo viktima.

 

The post Aksident i rëndë, treni godet veturën |Foto appeared first on DRENICA PRESS.

Po vdes nga kanceri, ishte udhëtimi im i fundit’, letra e dhimbshme e turistit që ia vodhën kuletën

Posted: 30 Jul 2018 01:27 AM PDT

Një turist amerikan, i sëmurë me kancer, u bë viktimë një vjedhjeje gjatë një udhëtimi që me gjasë ka për të qenë i fundit për të

Ai ishte në Venecia, ku i vodhën çantën me paratë, kartat e kreditit dhe çdo gjë tjetër.

Si formën e vetme të reagimit ai shkroi një letër prekëse dhe e dërgoi në polici me shpresën që fjalët e tij do i binin në vesh edhe hajdutit.

Letra e plotë:

E di që ndoshta nuk do ta lexosh kurrë këtë letër dhe as që do të bëhet vonë. Arritëm në qytetin tënd të bukur në datën 14 në orën 14:00. Në vaporeton numër 1 u bëra viktima jote e radhës. Ky është udhëtimi im i fundit me gruan time. Po vdes nga kanceri. Më le pa para, pa kartë krediti. Imagjino vetëm per nje moment se çfarë i ke shkaktuar viktimës tënde. Jam lutur për të të falur, deri sa ti të largohesh nga ky mëkat që lëndon kaq shumë njerëz të pafajshëm. Të fal!"

The post Po vdes nga kanceri, ishte udhëtimi im i fundit', letra e dhimbshme e turistit që ia vodhën kuletën appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more