Skip to main content

Video e rrallë/ Adem Demaçi në kohë lufte në Drenicë, duke motivuar luftëtarët e UÇK-së

Video e rrallë/ Adem Demaçi në kohë lufte në Drenicë, duke motivuar luftëtarët e UÇK-së


Video e rrallë/ Adem Demaçi në kohë lufte në Drenicë, duke motivuar luftëtarët e UÇK-së

Posted: 28 Jul 2018 02:06 AM PDT

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Demaku ka publikuar një video të rrallë të regjistruar në shtëpinë e heroit të Kosovës, Rasim Kiçina në Baicë të Drenasit, transmeton Gazeta Drenica Press

Në Video shihet heroi i Kosovës, Rasim Kiçina, së bashku me dëshmorët Besim Mala, Sokol Elshani, Pal Palucaj, si dhe me ish luftëtarët e UÇK-së, Jahir Demaku, Imer Xhemajlaj, Fadil Berisha e Fadil Demaku.

"Na motivonte e na mësonte"- shkruan Demaku në rrjetet sociale. /Drenica Press/

 

The post Video e rrallë/ Adem Demaçi në kohë lufte në Drenicë, duke motivuar luftëtarët e UÇK-së appeared first on DRENICA PRESS.

Nis ceremonia e varrimit të Demacit

Posted: 28 Jul 2018 01:54 AM PDT

Kortezhi me arkivolin e Adem Demaçit është nisur për në Velani ku edhe do të varroset trupi i heroit të Kosovës.

Për këtë, është organizuar në mënyrë protokolare edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë, se veprimtari i çështjeve kombëtare, do të varroset sot rreth orës 12:00 me nderime të larta.

Varri i tij është ndarë pak metra larg atij të presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

 

The post Nis ceremonia e varrimit të Demacit appeared first on DRENICA PRESS.

Thaçi: Adem Demaçi është shqiptari më emblematik pas Skënderbeut

Posted: 28 Jul 2018 01:37 AM PDT

"Përkundër burgut të gjatë ai mbeti njeri i madh dhe fisnik. Jemi të lumtur dhe krenarë që jetuam në epokën e tij. Jemi krenarë që Kosova i dha njerëzimit një humanist të madh si Adem Demaçi"

"Sot i themi lamtumirë njeriut më emblematik prej periudhës të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut", ka thënë në fjalitë e fundit të fjalës së tij në ceremoninë lamtumirëse për Heroin e Kombit Adem Demaçi, presidenti i vendit Hashim Thaçi.

"Kosova qe dy ditë është në zi, bota shqiptare në pikëllim. Sot më 28 korrik kombi shqiptar po ndahet fizikisht nga Adem Demaçi, një kolos që u vetë-mohua tërë jetën për qëllimin madhor: lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe bashkimin kombëtar. Bota pa ndahet nga Mandela i Europës. Adem Demaçi me tërë qenien e tij fizike, mendore, intelektuale dhe morale jetoi për një qëllim: pavarësinë e Kosovës, çlirimin nga Serbia dhe bashkimin kombëtar. Ai i flijoi 28 vjet në burgjet jugosllave, pa u thyer dhe mposhtur".

"Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet ndërgjegjja jonë kombëtare, simbol i qëndresës dhe humanizmit, i burgosuri shqiptar numër një në Jugosllavi dhe i burgosuri politik numër një në Europë. Adem Demaçi ideal e kishte bashkimin e shqiptarëve. Ai mbështetej mbi idenë që hapi i parë i çlirimit duhet të merret nga vetvetja. Ai ishte lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me qëndresën e tij ai u bë simbol i lirisë filozofike, kombëtare dhe intelektuale. Shpirti dhe ideali i tij ishte më i fortë se burgu".

"Përkundër burgut të gjatë ai mbeti njeri i madh dhe fisnik. Jemi të lumtur dhe krenarë që jetuam në epokën e tij. Jemi krenarë që Kosova i dha njerëzimit një humanist të madh si Adem Demaçi. Ai ishte njeriu më anti-komformist që ka prodhuar kultura dhe historia jonë. Ishte i madh edhe kur fliste. Ishte i madh edhe kur qortonte. Ai kishte fituar imunitetin e pavdekësisë, ndaj nuk u largua nga Prishtina edhe kur krimet e autoriteteve jugosllave ishin në kulm. I burgosur fizikisht, shpirtërisht i lirë. Me sakrificën dhe përkushtimin e ridefinoi dashurinë për atdheun. Ai e lartësoi idealin e lirisë në pikën e paarritshme për këdo që vjen pas tij". /klankosova.tv

The post Thaçi: Adem Demaçi është shqiptari më emblematik pas Skënderbeut appeared first on DRENICA PRESS.

Shqiptarët e Maqedonisë kundër ndarjes së Kosovës

Posted: 28 Jul 2018 01:33 AM PDT

Kohët e fundit në opinion është rikthyer ideja e ndarjes së pjesës veriore të Kosovës ose shkëmbimi i asaj pjese me Luginën e Preshevës. Ndërsa shqiptarët në Maqedoni e vlerësojnë si të rrezikshme një ide të tillë, pasi mund të ketë dominoefekt. Ata thonë se ndarja e Kosovës do t'i frymëzonte grupet nacionaliste në vendet e rajonit për të kërkuar bashkim me shtetet tjera, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Me fillimin e fazës finale të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në opinionin e të dyja vendeve është rikthyer ideja e shkëmbimit të territoreve, veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës.

Ndryshimi i kufijve shihet si i rrezikshëm nga shqiptarët në Maqedoni.

Sipas përfaqësuesve të partive politike dhe analistëve, një veprim i tillë mund të ketë dominoefekt, pra të nxisë grupe të caktuara në shtetet e rajonit që të kërkojnë bashkim me shtetet amë.

The post Shqiptarët e Maqedonisë kundër ndarjes së Kosovës appeared first on DRENICA PRESS.

Ky është vendi ku do të varroset Adem Demaçi |Foto

Posted: 28 Jul 2018 01:25 AM PDT

Sot nga ora 12:00 do i jepet lamturia për në banesë e fundit, veprimtarit të shquar, Adem Demaçi.

Pak më herët, garda e nderit solli arkivolin e tij ne sheshin 'Skenderbeu', ku po pritet të fillojë ceremonia komemorative.

Varri i tij është ndarë afër dëshmorëve dhe pak metra larg atij të presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Gazeta Metro ka siguruar pamje nga vendi ku do të varroset Demaçi.

Në ceremoninë  që ishte parparë të fillojë në ora 9:00 por nuk ndodhi, pritet të flasin krerët instituconal nga vendi e rajoni dhe dikush nga familjarët. E menjëherë pas përfundimit të ceremonisë komemorative, kortezhi së bashku me qytetarët do të niset drejt varrezave të Velanisë nga ora 11:00, kurse varrimi do bëhet në orën 12:00.

Demaçi ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare., ditën e enjte. Me këtë rast Presidenti Thaçi ka shpallujr tri ditë zie në vend./Gazetametro.net

 

The post Ky është vendi ku do të varroset Adem Demaçi |Foto appeared first on DRENICA PRESS.

Tentoi të vetëvritej. Pas një dite, bashëkshortin dhe katër fëmijët e saj i kthejnë në Kosovë

Posted: 28 Jul 2018 01:16 AM PDT

Një kosovare pas tentativës për vetëvrasje ndodhet në pavionin e renaimacionit. Një ditë më vonë bashëkshorti dhe katër fëmijët e saj i kthejnë në Kosovë. Rezultat ky i klimës politike? Një hulumtim nga Oliver Pieper/DW.

Ditët e kulturës së mirëseardhjes së vitit 2015 në Gjermani tashmë kanë marrë fund. Sërish, e sërish kërkohen më shumë dëbime. Komunat për këtë arsye marrin gjithnjë e më shpesh vendime të ashpra, thonë ekspertët. Hulumtimi i DW-se ka të bëjë me një rast të një familjeje nga Kosova. DW shtroi pyetjen tek ndihmësit e refugjatëve, (një prift dhe një psikoterapiste), avokatë dhe administratën e qarkut. Vendi i ngjarjes është Alzey, qyteti me 18.000 banorë në landin e Renani – Pflac.

Si u nda familja kosovare S.

M. S. nuk është më në gjendje. Gjatë ditëve të të ardhshme burri i saj dhe katër fëmijët e tyre do të dëbohen për në Kosovë. Natën e 15 korrikut duke gdhirë 16 korriku 39 vjeçarja pi një dozë të dhjetëfishtë Mirtazapin, gati 200 tableta, një medikament psikofarma. Kosovarja përfundon në pavionin e reanimacionit në klinikën e Worms-it, ku ia pompojnë dozën nga stomaku. M. S. mbijeton. Qysh në atdheun e saj në Kosovë e më pas edhe në Gjermani, gruaja që vuan nga depresionet ka tentuar edhe herë të tjerë të kryejë vetëvrasje.

Një natë më pas burri i saj H.S. 46 vjeç, të cilin në Kosovë e kanë tortuaruar, fëmijët binjakë 15 vjeç, djali 11 vjeç dhe vajza 3 vjeç u morën nga policia federale, që i ktheu me avion në Kosovë. M.S. vazhdon të trajtohet në reanimacion në spital.

Sapo të dalë nga klinika edhe ajo duhet të kthehet në Kosovë. Më 2014 familja erdhi ilegalisht në Gjermani dhe deri më tani është lejuar të qëndrojë përkohësisht. Familja i përket pakicës etnike të ashkalive.

Në ligjin themelor, neni 6, paragrafi 1 thuhet: "Lidhja martesore dhe familja gëzojnë mbrojtjen e veçantë të rendit shtetëror".

Ndihmësi i refugjatëve Aleksandar Ceh është i indinjuar

Nëse ndokush mund ta realizojë se si ndihet familja S., ky është Aleksandar Ceh. Ai vet është arratisur si kroat në fillim të viteve 1990 për në Gjermani, pasi në vendin e tij duhej të shkonte në luftë. Edhe ai në fillim merrte njëra pas tjetër leje të përkohshme qëndrimi. Historinë e tij ai e ka kthyer në detyrën e jetës së tij. Ceh angazhohet prej vitesh nëpër këshilla dhe organizata për migracionin dhe integrimin. Për njerëzit si familja kosovare S. ai është shpresa e fundit.

“Unë punoj prej 16 vjetësh në ndihmën për refugjatët, por një veprim të tillë jo human nuk e kam përjetuar asnjëherë.” Ceh ve në lëvizje ç’është e mundur për ta penguar dëbimin e familjes, merr anamneza mjekësore, informon komisionin e rasteve specifike dhe angazhon avokatë. Natën e dëbimit ai telefonon me Zyrën për të Huajt, por pa rezultat.

Ceh bisedon çdo ditë me H.S. Familja jeton në Kosovë në një barrakë, vajza tre vjeçare me një defekt në zemër nuk është mirë. Ai ka vizituar në spital edhe nënën M.S, gjendja e së cilës tashmë po përmirësohet. Në situata të ngjashme si kjo Ceh shpesh mendon të tërhiqet nga kjo punë. “Por nuk mund ta bëj, nuk mund t’i le njerëzit vetëm”, na thotë. Përse një land i drejtuar nga partia socialdemokrate vepron kaq ashpër, shtron pyetjen ndihmësi i refugjatëve: “Mund të mendosh, që autoritetet e Bavarisë janë shumë më të ashpra sa i përket dëbimit të migrantëve. Por në fakt gjykimet këtu në këtë rajon janë shumë më restriktive.”

Shpjegimi i administratës së qarkut Alzey-Worms lidhur me kthimin e familjes S.

“Në rastin e kësaj familjeje kemi të bëjmë me persona nga Kosova që janë të detyruar të largohen nga Gjermania. Ata pas hyrjes ilegalisht në Gjermani në tetor 2014 nuk paraqitën kërkesë për azil, por ngritën pretendime shëndetësore, për këtë arsye iu dha leje e përkohshme qendrimi. Anamnezat e ndryshme mjekësore sipas rregullave për qendrimin e të huajve iu paraqitën për verifikim Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët, e cila në shkurt 2018 vendosi, që nuk ka arsye për mos kthimin në atdhe të familjes, pasi sëmundjet janë të kurueshme edhe atje.

Si rrjedhojë u hap procedura për t’i dhënë fund lejes së qendrimit të familjes dhe pas dëgjimit në mars 2018 iu bë thirrje, që ata të largohen nga Gjermania. Në fillim të majit familja deklaroi se do të kthehet vullnetarisht në Kosovë dhe paraqiti kërkesë pranë IOM (International Organisation for Migration), e cila vuri në dispozicion një avion për kthimin e tyre në mes të majit. Por pak ditë para se të mbërrinte avioni, familja e refuzoi kthimin vullnetarisht dhe përmes një avokati i paraqiti kërkesë me procedurë të përshpejtuar Gjykatës Administrative të Maincit për pengimin e dëbimit. Kërkesa u refuzua. Edhe kërkesa për trajtimin e rastit nga komisioni për raste speciale u hodh poshtë.

Natën 16 për 17 korrik u organizua kthimi i familjes nën shoqërimin e mjekut. Nëna nuk ndodhej në shtëpi. Sikurse mësoi në këtë moment zyra e të huajve, ajo ndodhej për trajtim në spital.

Dëbimi i pjesës tjetër të familjes, që në këtë kohë ndodhej në shtëpi u realizua në të njëjtën ditë. Kërkesa e paraqitur paralelisht për pengimin e dëbimit pranë Gjykatës Administrative të Maincit u hodh poshtë sërish. Nëna vazhdon të jetë në trajtim mjekësor në spital në qarkun Alzey-Worms. Zyra e të huajve synon bashkimin e menjëhershëm të familjes në atdhe.”

Avokati Martin Malcherek: Mungesë sensibiliteti tek autoritetet

Në faqen e internetit të kancelarisë Lichte/Malcherek thuhet: “Ne angazhohemi individualisht, në mënyrë jo konvencionale dhe me këmbëngluje për ju”. Ndoshta është Martin Malcherek, kandidati dirket i së majtës në Mainc për zgjedhjet parlamentare të 2017, pikërisht avokati i duhur për famlijen kosovare S. Edhe pse Gjykata Administrative në Mainc e ka shmangur padinë ndaj qarkut Alzey-Worms që më në fund e realizoi dëbimin, ai thotë se: “Familja mund të lejohej të qendronte edhe disa javë, derisa gruaja M.S. ta kishte marrë veten për ta përballuar udhëtimin. Në një rast të tillë nuk ishte e nevojshme t’i shkohej familjes me përbmabrimin. Por ndoshta me këtë synohej të përmbushehin detyrimet politike.”

Për aq kohë sa ka dyshime mbi aftësinë për të udhëtuar të personit, nuk lejohet dëbimi. Por ky rregull vlen në teori. Praktikisht duket se gjithnjë e më shumë po veprohet ndryshe, thotë Malcherek: “Presioni politik, për të paraqitur një numër të lartë dëbimesh, duket se bën të hiqet dorë nga një verifikim i diferencuar i rasteve të veçanta.” Në këtë kontekst është gjithnjë e më e vështirë, që të marrësh një anamnezë të kualifikuar, madje edhe në raste akute suicidi. “Anamnezat e mjekëve nuk u mjaftojnë më autoriteteve dhe gjykatave. Pengesat po bëhen gjithnjë e më të mëdha”, kritikon Malcherek.

Rreth 30 klientë nga rajoni ka mbrojtur Malcherek vitet e fundit. A ka ai përshtypjen, se kulturën e mirëseardhjes tashmë e ka zëvendësuar kultura e dëbimit? Jo, thotë Malcherek, është edhe më keq: “Këta njerëz, sintit, romët dhe ashkalitë, që jetojnë në kushte të vështira, nuk kanë qenë asnjëherë të mirëseardhur këtu.”

Psikoterapistja Sibylle Merkel lufton kundër rezistencës

Sibylle Merkel shpesh e thërrasin me mbiemër. Me kancelaren psikoterapistja nga Alzey nuk ka pasur asnjëherë lidhje farefisnore, por për punën e saj asaj i duhen vlera të njëjta me adashen e njohur: të mund të dëgjojë, të gjejë zgjidhje dhe të luftojë ndaj rezistencës. Kjo e fundit, thotë ajo, i duhet gjithnjë e më shumë kryesisht që pas skandalit në Bremen me Zyrën për Migracionin dhe Refugjatët, që kishte dhënë me të padrejtë garanci për azilin: “Pas kësaj autoritetet nisën të mos i pranojnë më raportet e mia duke panuar vetëma anamnezat mjekësore. Kjo sikur unë të mos punoja meseriozitet.”

Por mjekët nuk janë të kualifikuar për këtë: “Një mjek natyrisht që mundet t’i gjykojë sëmundjet fizike, por jo edhe ato psiqike. Kjo është detyra jonë.” Pikërisht njerëzit nga Kosova, që shkojnë në klinikën e saj, shpesh janë të traumatizuar: “Më kujtohet rasti i një gruaje, e cila ishte përdhunuar disa herë, ose njerëzit si zonja M. S., e cila është e rrezikuar në mënyrë akute nga suicidi. në raportet e mia unë paralajëmroj për këtë rrezik, e megjithatë këta njerëz i dëbojnë. Arbitrarisht!”

Puna e Merkel të kujton luftën kundër mullinjve të erës. Një terapi e shkurtër përbëhet nga 25 seanca, por shumë pak nga pacientԹt e saj e çojnë deri në fund terapinë. Ose për arsye se arkat shëndetësore nuk i mbulojnë më shpenzimet, ose për arsye se atyre u përfundon afati i lejes së qendrimit. Një rreth vicioz, thotë Merkel: “Si mund ta trajtoj unë në mëbnyrë optimale një traumatizim, kur pacienti ka vazhdimisht frikë nga dëbimi? Kjo nuk është e mundur!”

Prifti Joachim Schuh bën thirrje për një ligj emigracioni

Kush vjen si refugjat në Alzey, shpejt ose vonë përfundon në Café Asyl, që u ndihmon të huajve gjatë paraqitjeve tek autoritetet. Këtu ai njeh priftin Joachim Schuh – kisha evangjeliste është mbështetësja e Café Asyl. Detajet konkrete për rastin e familjes S. prifti nuk i njeh, por edhe ai mendon, se: “Që të ndahet një familje, kjo nuk i përgjigjet standardeve të deritanishme të zyrës për të huajt në Alzey.”

Schuh sjell në vëmendje, se çfarë i pret të kthyerit në Kosovë, ose çfarë nuk i pret ata: “Atje nuk mund të shkosh në një zyrë të japësh pasaportën e të thuash, ja ku jam unë’ Këta njerëz nuk gjejnë mbështetje. “Ndërkohë që ata që kthehen vullnetarisht marrin një mbështetje të vogël financiare për të përballuar vitin e parë në vend, atyre që dëbohen nuk u jept ndihmë.

"Ne kemi nevojë për një ligj emigracioni, përmes të cilit mund të luftohen edhe shkaqet e migrimit”, bën thirrje prifti. Nuk është zgjidhje, që politika i shmanget këtij ligji, ndërkohë që autoritetet nën qeverinë detyrohen të marrin vendime, që nuk janë në favorin e të prekurve. “Unë shpresoj, që rasti i familjes S. të jetë thjeshtë një pakujdesi. Dhe dëshiroj, që kjo të mos përsëritet më këtu për aq kohë sa unë jam prift".

Avokati Reinhard Kirpes nuk e konsideron Kosovën vend të sigurt

“Një familje nuk duhet të shpërbëhet në këtë mënyrë. Edhe Konventa evropiane e të Drejtave të Njeriut e ndalon një gjë të tillë”, vë në dukje Reinhard Kirpes. Avokati në Ofenburg ka mjaft punë, ai njeh shumë raste të ngjashme dhe është specializuar për Kosovën. Më 1999, menjëherë pas konfliktit të armatosur, Kirpes vizitoi për herë të parë rajonin.

Që nga ajo kohë ai shkon të paktën një herë në vit në Kosovë – dhe përpiqet në kancelarinë e tij në Jug të Gjermanisë të arrijë garantimin e qendrimit në Gjermani sipas së drejtës humanitare për njerëzit e traumatizuar. Kjo po vështirësohet gjithnjë e më shumë. “Në sfondin e politikës aktuale ndaj të huajve një gjë e tillë nuk më habit”, thotë Kirpes. “Para 20 vjetësh, edhe para dhjetë vjetësh, edhe jepeshin leje qendrimi pë rarsye humanitare në Gjermani, por mënyra e veprimit tani është ashpërsuar, e kjo jo vetëm me ardhjen e ministrin të Brendshëm Horst Seehofer.”

Në fillim të vitit 2015 Kosova u shpall vend i sigurt. “Natyrisht nuk ka më përndjekje politike si në vitet 1990”, thotë avokati, “por për grupe të caktuara popullsie si sinti, romë e homoseksualë Kosova nuk është një vend i sigurt origjine”. Megjithatë shansi për të fituar të drejtë qëndrimi në Gjermani është gati zero – kosovarët konsiderohen në përgjithësi si refugjatë ekonomikë.

9.222 persona nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi kanë kërkuar azil vitin e kaluar në Gjermani, një e dhjeta e numrit të atyre që erdhën më 2015. Vetëm 264 prej tyre u lejuan të qëndrojnë. “Njerëzit, që kanë ardhur pas 31 gushtit 2015 si azilkërkues, nuk kanë shanse për të qëndruar këtu. Bëhet fjalë vetëm për ata, që kanë qenë më përpara këtu. "Reinhard Kirpes nuk ka shumë iluzione, që Gjermania sa i përket dëbimeve në të ardhmen do të ndjekë një linjë më pak të ashpër: “Do të isha i kënaqur sikur të paktën të ruhej Status Quo-ja".

DW

The post Tentoi të vetëvritej. Pas një dite, bashëkshortin dhe katër fëmijët e saj i kthejnë në Kosovë appeared first on DRENICA PRESS.

FOTO/ Tragjike, gjenden pajetë dy binjaket që u shpallën të zhdukura

Posted: 28 Jul 2018 01:07 AM PDT

Vajzat binjake që ishin raportuar të zhdukura, pas zjarrit që përfshiu periferinë e Athinës, ku mbetën të vdekur mbi 85 persona, u gjetën pajetë së bashku me gjyshërit e tyre.

Mediat greke raportojnë se të katër trupat u gjetën të shkrumbuar në një skenë të tmerrshme.

Miku i familjes Angelos Kontos shkruan në Facebook:

Epilogu i shkruar. Të katër u gjetën të përqafuar. As vdekja nuk mundi t'i ndajë ata.

The post FOTO/ Tragjike, gjenden pajetë dy binjaket që u shpallën të zhdukura appeared first on DRENICA PRESS.

Vetëm 750 metra e mbajnë të bllokuar rrugën për në Plavë e Guci

Posted: 28 Jul 2018 12:15 AM PDT

Vetëm 750 metra rrugë nga Vermoshi deri në pikën kufitare të Malit të Zi mbajnë të bllokuar rrugën nga Vermoshi për në Plavë e Guci.

E përfunduar në dhjetor të vitit 2016, segmenti rrugor Tamarë-Vermosh rreth 30 kilometër i gjatë, pjesë e rrugës Shkodër-Vermosh ka lidhur "de facto" Shkodrën me Vermoshin, por jo me Plavë e Gucinë, shkruan sot Koha Ditore.

Rruga Shkodër-Vermosh, apo Rruga e Kombit nr.2 që kanë dëshirë ta quajnë shqiptarët e Plavës e Gucisë lidh zona shqiptare në pjesën e Malit të Zi, me një sipërfaqe mbi 540 km katrorë, me shtratin historik te zhvillimit te saj, Malësinë e Madhe dhe Shkodrën.

Por një segment i shkurtër rrugor vetëm 750 metra nga Vermoshi deri në pikëkalimin kufitar me Gucinë e Malit të Zi ka penguar qarkullimin e automjeteve. Bëhet fjalë për një segment krejtësisht të lënë pas dore për shkak të përmbytjeve të lumit dhe që i mungon prej kohësh zonës.

The post Vetëm 750 metra e mbajnë të bllokuar rrugën për në Plavë e Guci appeared first on DRENICA PRESS.

Moti për sot dhe nesër

Posted: 28 Jul 2018 12:10 AM PDT

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, sidomos gjate ditës se shtunë do te jete kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Sipas institutit, do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, e lehtë deri mesatare.

The post Moti për sot dhe nesër appeared first on DRENICA PRESS.

Banorët e Godancit: Kemi mbetur pa asfalt sepse s’jemi me partinë e kryetarit

Posted: 28 Jul 2018 12:03 AM PDT

Janë këta banorët e fshatit Godanc të Shtimes, të cilët po qëndrojnë para ndërtesës së komunës, duke kërkuar përgjigje nga kryetari i komunës se përse po e neglizhon asfaltimin e rrugës ku jetojnë.

Thonë se kryetari, Naim Ismajli, për shkaqe politike e partiake e ka lënë vetëm rrugën e tyre të paasfaltuar, raporton KTV.

Pasi qëndruan për disa minuta para ndërtesës së komunës, ata i priti në takim kryetari Naim Ismajli.

Banorët thanë se Ismajlit nuk i kishte pëlqyer prezenca e KTV-së dhe se për këtë, do ta shtyjë asfaltimin e rrugës edhe për dy vjet.

Akuzat e banorëve i ka mohuar Fatmir Rexhepi, zyrtar i komunës së Shtimes. Ai ka thënë se asfaltimi i rrugës nuk është në plan për këtë vit.

Shumë rrugë të fshatit tashmë kanë infrastrukturën e duhur, derisa ajo Kozhinca me 150 shtëpi, vazhdon të presë komunën.

Banorët kanë paralajmëruar bllokim të punimeve në pjesa të tjera të fshatit, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

The post Banorët e Godancit: Kemi mbetur pa asfalt sepse s'jemi me partinë e kryetarit appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more