Skip to main content

“Ukraina, viktima e parë e pakujdesisë së Trump. Dhe s’do të jetë e fundit” plus 9 more - Gazeta Dita

“Ukraina, viktima e parë e pakujdesisë së Trump. Dhe s’do të jetë e fundit” plus 9 more - Gazeta Dita


Ukraina, viktima e parë e pakujdesisë së Trump. Dhe s’do të jetë e fundit

Posted: 20 Jul 2018 01:42 AM PDT

Nga Natalia Antonova

Që samiti Trump-Putin në Helsinki, ishte një katastrofë diplomatike për Shtetet e Bashkuara kjo është e padiskutueshme, pavarësisht shpjegimeve dredhuese se si president Donald Trump hodhi "aksidentalisht" poshtë komunitetin e vet të inteligjencës, nën favor të Rusisë.

Megjithatë, humbësja më e madh e menjëhershme e këtij takimi mund të jetë Ukraina – një vend që mediat perëndimore e kanë braktisur gjerësisht, edhe pse ushtarët e saj vazhdojnë të vdesin në një konflikt gati "të ngrirë", në një betejë pa krye kundër Rusisë, dhe forcave të mbështetura prej Moskës në lindje të vendit.

"Djemtë tanë të vrarë nuk janë asgjë për Trump". Është një refren i zakonshëm që e kam dëgjuar nga njerëzit në Ukrainë, që pas Helsinkit. Pavarësisht nëse zgjedhim ta pranojmë apo jo, Ukraina kullon ende gjak që nga konflikti në Donbas – dhe SHBA-ja supozohej t'i bashkohej ukrainasve kundër kërcënimit të Vladimir Putin.

Megjithatë, administrata Trump ka qenë prej fillimit e paqëndrueshme në marrëdhëniet e saj me Rusinë, dhe akuzat se Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet që përfundimisht e ngjitën Trumpin në pushtet, luajnë një rol të madh në këtë sjellje.

Sipas shumë të dhënave, Trump nuk pritej të fitonte në vitin 2016, dhe tashmë ka frikë se mos duket një president i paligjshëm. Kjo është arsyeja, se përse Putin ka deklaruar me qetësi për mediat e tij shtetërore, se ai dhe Trump diskutuan se si mund gjejnë zgjidhjen më të mirë për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Putin nuk do të zbulonte aq shumë, në rast se nuk do të ishte mjaftueshëm i bindur, se gjithçka që thuhej do të ishte e dobishme për Rusinë në një plan afatgjatë. Sepse Trump dëshiron të luajë butë, të paktën për momentin.

Ndryshe nga shumica e amerikanëve, ukrainasit përdoren për dredhi të poshtër politike – kjo është ajo që ata kanë pësuar vazhdimisht si një komb. Dhe përfshin edhe tradhtinë nga elita e vet paturpësisht e korruptuar politike, përveç dhunës dhe mashtrimit që vjen nga Kremlini.

Edhe pse shoqëria civile ukrainase ka lulëzuar në epokën e re post-Euromaidan, pavarësisht nga një kërcënim ekzistencial nga ana e Moskës, struktura politike lokale ka mbetur e zhytur në skandale, dhe ndaj saj ka shumë pakënaqësi.

Pasi pashë reagimet tronditëse në samit, gjithçka që dëshiroja t'u tregoja amerikanëve të tjerë ishte diçka që do të ishte e qartë edhe për shumicën e ukrainasve:Presidenti Trump interesohet më shumë për markën e tij personale, dhe reputacionin si një "marrëveshje-bërës", sesa për sigurinë kombëtare dhe imazhin e kombit të tij.

Për shumicën e amerikanëve, ky është një zbulim i neveritshëm dhe zhgënjyes. Për shumicën e ukrainasve, kjo është thjesht politikë. Njëkohësisht, do të ishte e mençur të kujtojmë se Trump është jashtëzakonisht jo koherent mbi shumicën e çështjeve, e lëre më pas mbi politikën e jashtme.

Putin, i cili tani ka pranuar në thelb se donte fitoren e Trump, edhe pse refuzon të pranojë ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duket se e mban këtë në mendje. Kjo është një nga arsyet pse ai është optimist dhe ende i rezervuar ndaj Trump.

Ndërsa Putin në veçanti ka qenë në pushtet për aq gjatë, sa që instinktet e tij janë duke u zhdukur, një kthesë e papritur nga ana e Trump në lidhje me ndërhyrjen e zgjedhjeve ruse, është e detyruar të ndodhë dhe mund të jetë në kartat e lojës. Dhe Putini, ka të ngjarë ta shohë atë të përdoret shumë shpejt.

Për të gjithë gabimet e veta, qeveria e Ukrainës e kupton edhe këtë. Kjo është arsyeja pse ne nuk kemi parë një reagim të zëshëm nga Kievi pas takimit të Helsinkit. Nga njëra anë, Ukraina është thjesht një peng i lojës më të madhe, ose më mirë, kaosit më të madh, që po ndodh në skenën botërore.

Nga ana tjetër, dëshira e Trumpit për t'u menduar si planprishës politik, do të thotë që Ukraina mund të përfitonte shumë mirë kur presidenti amerikan të vendosë që ai duhet për shembull, të duket më heroik, ose kurdo që mund të ndodhë një përplasje me Putinin.

Udhëzimet për të braktisur çdo lloj shprese, u shkruan shkëlqyeshëm mbi portën hyrëse të Ferrit të Dantes. Për ata që duan të hyjnë në ferrin e sotëm politik, braktisja e të gjitha arsyeve ka më shumë kuptim. Nga pakujdesia e Trump në Helsinki, tek përpjekjet e tij për të zbutur më pas situatën, ka një panoramë e njohur për ata prej nesh që i kushtojnë vëmendje të Shtëpisë së Bardhë:askush nuk e nis dot këtë "avion", nëse nuk llogarisni egon e Trump – dhe duket qartazi se këshilltarët e Trump nuk e llogarisin fare këtë.

Për ata prej nesh në Kiev ose për këtë çështje edhe në Londër, është mirë që të rezistojnë, dhe të presin që stuhia të zbutet. Për ata prej nesh në Uashington, është më mirë të rezistojmë sa më shumë që të mundemi ndaj status kuosë së çuditshme dhe gërryese.

Një tjetër mësim i vlefshëm që ukrainasit na kanë kaluar neve është ky:autoriteti moral dhe etik i shtetit, është tmerrësisht i lehtë për t'u minuar, dhe në fund të fundit për t'u shkatërruar. Dëmi që Trump po i shkakton institucioneve amerikane dhe pozitës globale të Amerikës, do të jetë i vështirë të zhbëhet – dhe ka të ngjarë që ai të marrë forma shumë të shëmtuara para fundit. Pas-godijet do të ndihen në Shtetet e Bashkuara, por gjithashtu shumë më larg. Problemi me Ukrainën, mund të jetë vetëm fillimi.

*****

*Natalia Antonova, është gazetare dhe dramaturge ukrainase-amerikane me banim në Nju Jork. Shkrimi është botuar nga "The Guardian" dhe është përkthyer në shqip nga bota.al

b.m. / dita

Eksplozivi në Tiranë, në dyqanin e motrës së gjyqtarit të shkarkuar nga vettingu

Posted: 20 Jul 2018 01:39 AM PDT

Të tjera detaje janë zbuluar nga shpërthimi që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një prej dyqaneve të kryeqytetit.

Mësohet se Drita Lulo, pronarja e dyqanit që u hodh në erë, është motra e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.

Mësohet se Drita Lulo jeton jashtë vendit, por ka në pronësi një dyqan në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet.

Fatos Lulo është gjyqtari i parë që u shkarkua nga KPK-ja me nisjen e procesit të Vettingut. Lulo nuk justifikonte dot pasurinë prej 480 mijë dollarësh dhe një shtëpi në Kanada.

l.h/ dita

Përplasen motoçikletat, 2 të plagosur

Posted: 20 Jul 2018 01:23 AM PDT

Dy persona janë plagosur pas një aksidenti të ndodhur në fshatin Papër të Elbasanit. Në aksident janë përfshirë dy motoçikleta që janë përplasur mes tyre ndërkohë dy drejtuesit mbetën të plagosur.

Raportohet se shtetasi me inicialet E. Ç., 25-vjeç ka pësuar dëmtime më të rënda dhe është transportuar për trajtim më të specializuar në Spitalin e Traumës.

Policia ka identifikuar pikërisht 25-vjeçarin si shkaktar të aksidentit duke e proceduar penalisht.

Ndërkohë, i plagosuri tjetër është shtetasi me inicialet L. M., 42-vjeç. Ky i fundit po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Elbasanit.

l.h/ dita

Trump sulmon BE-në pas gjobës miliarda dollarëshe ndaj Google

Posted: 20 Jul 2018 01:15 AM PDT

 

Presidenti amerikan, Donald Trump drejtoi sërish akuza ndaj Bashkimit Europian, duke u rebeluar këtë herë ndaj gjobës rekord të vendosur nga Brukseli ndaj Google dhe duke theksuar se nuk do të toleronte më që Europa të përfitojë nga SHBA-ja.

"Ju kisha vënë në dijeni. Bashkimi Europian sapo i vendosi një gjobë pesë miliardë dollarëshe një prej kompanive tona të mrekullueshme, Google. Ata po përfitojnë vërtetë nga SHBA-ja, por ky rast nuk do të përsëritet më"- tha Trump përmes një postimi në Twitter.

BE-ja vendosi të mërkurën një gjobë prej 4,34 miliardë euro ndaj Google, për abuzim me pozitën dominuese në treg.

Bashkimi Europian shfaqi ankesë ndaj grupit amerikan se ka përdorur Android, sistemin operativ të smartfoneve i përdorur nga 80% e pajisjeve në Europë dhe në botë, për të vendosur epërsinë e shërbimit të kërkimit online.

"Google ka përdorur praktika të paligjshme për të konsoliduar pozitën e saj dominuese në fushën e kërkimit në internet", sqaroi komisionerja Europiane për Konkurrencën, Margrethe Vestager, nga Brukseli.

l.h/ dita

Arrestohen tre shpërndarës droge në Tiranë

Posted: 20 Jul 2018 01:05 AM PDT

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës gjatë kontrollove për goditjen e rasteve të narkotikëve.

Në shesh pushimin e pallateve dy shtetasve iu gjetën 58.87 gramë kanabis.

Ndërsa personit të tretë gjatë kontrollit të ushtruar tek “rrethrrotullimi i Saukut” në mjetin e tij tip "Benz Mercedes", iu gjet e bllokua 6.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Të arrestuarit janë:

Përparim Sula, 50 vjeç, M. H., 17 vjeç dhe Hanson Merkohasanaj, 27 vjeç,

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".

l.h/ dita

Rovena Gashi refuzon Vettingun

Posted: 20 Jul 2018 12:51 AM PDT

 

Prokurorja Rovena Gashi, pak minuta para seancës së Vetting-ut, ka shpërndarë një njoftim ku thotë që nuk do të jetë prezente në seancë sepse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) i ka "pamundësuar pjesëmarrjen reale dhe efektive në seancën dëgjimore" të ditës së sotme.

"Duke çarmatosur subjektin e rivlerësimit, Rovena Gashi, nga çdo mundësi e realizimit të mbrojtjes, kjo seancë dëgjimore, të cilën trupa gjykuese do ta shpenzojë duke lexuar detyrimet kushtetuese që nuk i ka përmbushur, e duke akuzuar subjektin e rivlerësimit, ndërkohë që nuk e ka lejuar atë të paraqesë asnjë provë të kundërt, përbën vetëm një arenë diskretitimi publik të njerëzve të drejtësisë, me qëllim eliminimin e pushtetit gjyqësor. Përsa kohë që kjo trupë gjykuese, e kontestuar 5 herë nga ana e subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi, vlerëson se, ka zhvilluar nje proces të rregullt ligjor, duke përmbushur të gjithë detyrimet e tij dhe duke lejuar ushtrimin e të gjithë të drejtave për subjektin e rivlerësimit, ateherë kjo trupë gjykuese është e lirë dhe madje, në këtë pikë, ka detyrimin të marrë një vendim ndaj subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi, edhe pa praninë e saj në seancë", lexohet në njoftim, shkruan Topchannel.

Sipas Rovena Gashit, KPK-ja nuk ka garantuar zhvillimin e procesit të saj të rivlerësimit nga një trupë gjykuese e pavarur dhe e paanshme; Procesi i rivlerësimit ishte i paragjykuar dhe se vendimmarrja në lidhje me të ishte e paracaktuar, e ku, të gjithë janë dëshmitarë të kësaj dhe faktet e ndodhura e kanë vërtetuar një gjë të tillë.

Trupa gjykuese dështoi në dhënien e garancive se ishte e pavarur, e paanshme dhe e përgjegjshme gjatë ushtrimit të detyrës; U bë një proces i pabarabartë rivlerësimi, duke iu cënuar procesi i rregullt ligjor dhe të drejtat themelore gjatë kësaj procedure.

Për të gjitha arsyet e mësipërme, Rovena Gashi kërkon rikonfirmimin në detyrë, si Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë.

l.h/ dita

Dëbohet nga Gjermania familja shqiptare, i nxorën nga shtrati në 2 të natës

Posted: 20 Jul 2018 12:48 AM PDT

Një familje prej 7 anëtarësh nga Kosova është debuar natën në Oesnitz të Gjermanisë

Familja kosovare kishte ardhur në Gjermani përpara tre vitesh, megjithatë Kosova u vendos në vendet me origjinë të sigurt.

Prindërit dhe pesë fëmijët ishin tërësisht të integruar – në fushën e punësimit dhe mbi të gjitha në klubin e futbollit SV Merkur, shkruan freiepresse.de.

Nga Bajerni, Chemnitz dhe Plauen në fund familja shumë anëtarëshe u vendos në Oelsnitz.

Fëmija më i vogël është lindur në Gjermani, përcjell albinfo.ch.

Familjes pasi nuk ju njoh azili, i pati kaluar edhe afati i "duldung".

"Ne nuk mund ta kuptojmë, as edhe punëtorët socialë," tha këshilltarja e partisë së majtë Die Linken, Reiner Stöhr, rreth diskutimit aktual, se kush duhet te ik nga Gjermania dhe kush jo.

"Familja është marrë në dy të natës nga shtrati dhe është dëbuar," thotë më tej Stöhr, e cila kishte ndjekur situatën. Ajo ka përcjellë familjen deri në Berlin, ku më pas kanë marrë aeroplanin për të fluturuar drejt Kosovës.

Babai përveç që fliste mirë gjuhën gjermane, punonte si përkthyes. Kurse tre djemtë e tij luanin me të rriturit e Merkur, kurse njëra vajzë aktivizohej me hendbollin e Oberlosaer.

Megjithatë integrimi i një familje nuk mund të vendosë për të ardhmen e azilkërkuesve të vendeve me origjinë të sigurt. Për këtë Reiner Stöhr është e frustruar dhe e zemëruar.

l.h/ dita

Presidenti i Gjermanisë apel BE-së: Të zgjidhim krizën, Trump krijon rreziqe!

Posted: 20 Jul 2018 12:40 AM PDT

Qëndrimi antieuropian i presidentit amerikan, Donald Trump nuk krijon vetëm rreziqe për Bashkimin Europian. Ai ofron edhe shansin për një vetëbesim të ri, thotë presidenti gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier.

Presidenti gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier i ka bërë thirrje Bashkimit Europian për të qenë i vendosur përballë SHBA-së.

Presidenti aktual Donald Trump krijon "padyshim rreziqe për ne" me mënyrën e të bërit politikë, tha Steinmeier për "Passaue Neuen Presse". Europianët duhet të nxjerrin konkluzionet e tyre nga kjo.

"Nëse gjërat janë ashtu siç janë dhe ne nuk mund ta ndryshojmë presidentin Trump, atëherë është koha për një vetëbesim të ri europian", tha Steinmeier në intervistë. Europianët duhet të ndalin me fiksimin e tyre të vazhdueshëm ndaj Trumpit.

"Ajo që është rritur në shtatë dekada të marrëdhënieve transatlantike është shumë e vlefshme për t'u dorëzuar, sepse nuk na pëlqen politika e presidentit aktual amerikan."

Europianët duhet të mendojnë, jo vetëm si ta zgjidhin krizën e vazhdueshme, por edhe të kuptojnë, se edhe shtetet e mëdha europiane nuk do të luajnë dot ndonjë rol në botë, nëse Europa nuk është e bashkuar. Steinmeier u shpreh optimist për shanset e një afrimi brenda BE.

"Ne thjesht nuk mund ta përballojmë dot përçarjen."/ DW

l.h/ dita

 

VIDEO: Një ndër ekspozitat më të jashtëzakonshme hapet në Shqipëri

Posted: 20 Jul 2018 12:25 AM PDT

 

Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit, Edi Rama ka përzgjedhur t'i urojë një ditë të mbarë shqiptarëve me një video kujtesë nga ekspozitat më të jashtëzakonshme që janë zhvilluar në Shqipëri.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë kujtesë për një ndër ekspozitat më të jashtëzakonshme që janë bërë ndonjëherë në Shqipëri, e cila gjatë gjithë verës do të jetë e hapur për publikun në mjediset e Kryeministrisë (COD – hyrja qendrore), ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama nè Facebook.


l.h/ dita

Shpërthim eksplozivi në një dyqan në Tiranë

Posted: 20 Jul 2018 12:16 AM PDT

 

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në Tiranë gjatë orëve të natës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ymer Kurti" në orën 02.00 të natës dhe sipas burimeve paraprake mësohet se lënda plasëse i është vënë katit të parë të një pallati, i cili është përshtatur si dyqan.

Ky i fundit është në pronësi të shtetases Drita Lulo.

Nga shpërthimit është dëmtuar qepeni i dyqanit si dhe janë shkaktuar disa dëme të tjera materiale.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

l.h/ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more