Skip to main content

“Tifozët e Juves në ankth, ja kur do debutojë Ronaldo!” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Tifozët e Juves në ankth, ja kur do debutojë Ronaldo!” plus 9 more Gazeta SHQIP


Tifozët e Juves në ankth, ja kur do debutojë Ronaldo!

Posted: 18 Jul 2018 12:43 AM PDT

Pritja për të parë Cristiano Ronaldon të mbajë veshur fanellën e Juventusit do të jetë e gjatë për tifozët e Zonjës së Vjetër. Ndeshja e parë e CR7-ës me fanellën bardhezi do të jetë në javën e parë të Serisë A më 19 gusht. Juventusi ka konfirmuar mungesën e yllit portugez në turneun veror International Champions Cup që kampionët e Italisë do ta zhvillojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas vizitave mjekësore firmës mbi kontratë dhe prezantimit Ronaldo ka vazhduar pushimet. 5-herë fituesi i Topit të Artë do të rinisë stërvitjen në datën 30 korrik, ndërsa debutimi i tij absolut me Juventusin parashikohet në 12 gusht në testin brenda famijles në Villar Perosa. Java e parë e Serisë në 18 dhe 19 gusht do të jetë ajo e debutimit të Ronaldos në një ndeshje zyrtare me Juven.

18 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Vettingu, Prokurorja e Tiranës konfirmohet në detyrë

Posted: 18 Jul 2018 12:38 AM PDT

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Antoneta Bejko Sevdarin, prokuroren pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. KPK përbëhej nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Valbona Sanxhaktari.

Sipas KPK-së, Sevdari ka qenë e saktë në deklaratat e pasurisë. Bashkëshorti i saj ka qenë subjekt i hetimit dhe ka burime të ligjshme për pasurinë e tij. Ndërkohë që DSIK e ka nxjerrë të përshatshme për të  vijuar detyrën.

"Në vlerësimin për aftësite profesionale, në vitin 2016 është regjistruar kallëzim penal për shtetasin G.D. për refuzim të deklarimit të pasurisë. Prokurorja ka bere veprimet e duhura dhe ka kërkuar 4 muaj burgim. Gjykata e shkallës së parë ka vendosur pushimin e çështjes për të. Konstatohet se subjekti nuk e ka ankimuar brenda afatit vendimin e gjykatës. Ajo më pas ka kërkuar rivendosje në afat për çështjen në fjalë, pasi ka pritur zbardhjen e vendimit dhe gjykata ia ka rrëzuar kërkesën. Sipas gjykatës, dosja është dorëzuar në sekretari brenda afatit dhe prokurorja nuk e ka ankimuar në kohë vendimin",- u deklarua në seancë.

18 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

 

Lëndë plasëse dhe kapsolla detonatore, në pranga 52-vjeçari

Posted: 18 Jul 2018 12:27 AM PDT

Policia e Dibrës, ka arrestuar një 52-vjeçar, pasi është kapur në flagrancë me lëndë plasëse, fitil zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.

Strukturat e policisë së Dibrës kanë ushtruar kontrolle të befasishme ditën e djeshme në disa ambiente, ku në një lokal u gjetën dhe u sekuestruan lëndë plasëse, kapsolla e fitil zjarrpërcjellës.

Në panga ka rënë Njazi Pilafi, 52 vjeç, banues në Peshkopi, pasi lënda plasëse u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit të tij në qytetin e Peshkopisë.

Më konkretisht Pilafit i'u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 copë kallëpe me lëndë plasëse me nga 400 gram secila, gjithsej 2 kilogramë e 800 gramë, 58 copë kapsolla detonatore, si dhe rreth 4 metër fitil zjarrpërcjellës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës për veprën penale "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

18 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Dialogu me Serbinë, krerët kosovarë takojnë Mogherinin

Posted: 18 Jul 2018 12:20 AM PDT

Prishtina dhe Beogradi pritet të vazhdojnë sot dialogun në nivel të presidentëve në Bruksel. Takimi lehtësohet sërish nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançië ka thënë se në këtë takim do të diskutohet përparimi i arritur në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, por edhe intensifikimi i punës për marrëveshjen gjithëpërfshirëse.

Si zakonisht, para se të realizohet takimi midis presidentëve Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiç, pritet që të realizohen takime të ndara me Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini.

Delegacioni i Kosovës këtë herë do të udhëtojë në Bruksel në një përbërje shumë më të gjerë. Ky delegacion, i kryesuar nga presidenti Hashim Thaçi, do të ketë në përbërje edhe kryeministrin Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin, ministrin e Jashtëm, Behgjet e Pacollin dhe zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj dhe pritet që të realizojnë një takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Kurse në takimin me delegacionin nga Serbia, të cilit i prin presidenti Aleksandar Vuçiç, pritet që të marrë pjesë vetëm presidenti Hashim Thaçi me ekipin e tij.

Që nga kërkesat e Bashkimit Evropian që dialogu të intensifikohet dhe përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, në Prishtinë, por edhe në Beograd, janë zhvilluar konsultime të brendshme për qëndrimet dhe pozicionet që do të mbajnë palët në raport me marrëveshjen që po paralajmërohet.

Të dyja palët kanë paralajmëruar vendime e kompromise të vështira.

Këto paralajmërime, nga opozita në Prishtinë nuk janë mirëpritur dhe janë përcjellë me kritika ndaj presidentit Thaçi. Sipas opozitës, paralajmërimet për vendime të vështira dhe kompromise mund të jenë të rrezikshme për Kosovën.

Ndërsa dialogu po hyn në një fazë më dinamike, në Prishtinë ka edhe përpjekje që si pjesë e ekipit të përfshihen edhe partitë opozitare, sado që ka një rezistencë të vazhdueshme nga opozita që të hyjë në këtë delegacion që po kryesohet nga presidenti Hashim Thaçi, pa një mandat paraprak nga Kuvendi i Kosovës.

18 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rruga e Arbrit, Rama përshëndet të gjithë “meraklinjtë” (Video)

Posted: 18 Jul 2018 12:15 AM PDT

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar pamje të punimeve që kanë nisur pej javësh në Rrugën e Arbrit.

Në një postim në "Facebook", kryeministri shkruan se puna vijon në kantier, duke dërguar një përshëndetje të veçantë edhe për më skeptikët.

"Me këtë videoinformacion nga kantieri i Rrugës së Arbrit, ku puna po ecën për bukuri si edhe duke u çuar një përshëndetje të posaçme, meraklinjve të projekteve 3D që thonë këto nuk bëhen kurrë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Rama ka deklaruar se me Rrugën e Arbrit, largësia midis Peshkopisë dhe Tiranës mund të përshkruhet në të ardhmen për 30 minuta.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë videoinformacion nga kantieri i Rrugës së Arbërit, ku puna po ecën për bukuri si edhe duke u çuar një përshëndetje të posaçme, meraklinjve të projekteve 3D😉 që thonë këto nuk bëhen kurrë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë 🌹

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 17. Juli 2018

18 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Trump tërhiqet rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane

Posted: 18 Jul 2018 12:09 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se pranon përfundimet e agjencive amerikane të inteligjencës se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, pavarësisht se ka kundërshtuar një gjë të tillë ditë më parë.

Ai ka thënë se është keqkuptuar të hënën pasi ka synuar të thotë se nuk ka parë asnjë arsye pse Rusia mund të mos ketë ndërhyrë.

Komentet e tij fillestare kanë ardhur pasi Trump është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin në Helkinki në samitin e parë në mes të liderëve të SHBA-së dhe Rusisë nga viti 2010.

Pas këtyre deklaratave, presidenti amerikan është përballur me kritika të ashpra madje edhe disa prej aleatëve i kanë kërkuar të sqarojë pozicionin e tij.

Më vonë Trump ka thënë se “ka besim të plotë dhe mbështetje” në agjencitë amerikane të inteligjencës.

18 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Shembet ndërtesa në Indi, raportohen të vdekur e të humbur

Posted: 18 Jul 2018 12:05 AM PDT

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë zhdukur, si pasojë e shembjes së një ndërtese gjashtë katëshe në ndërtim e sipër.

Është kjo ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së martës në New Delhi, të Indisë.

Në momentin e incidentit, në ndërtesë po punonin 13 punëtorë. Deri më tani janë nxjerrë tre kufoma nga rrënojat.

Sakaq janë rreth 100 punonjës të ekipeve të kërkim shpëtimit, të cilët po kërkojnë për gjetjen e të zhdukurve.

Dyshohet se me kalimin e orëve, bilanci i viktimave mund të rritet më tej. Ndërkohë në fotografi mund të shihni pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes.

18 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

RROFTË BE-JA!

Posted: 17 Jul 2018 11:30 PM PDT

Nga: Ylli Manjani

Republika e Shqipërisë është e vetmja anëtare e Këshillit të Europës dhe e NATOS; e vetmja në Europë dhe më gjerë që NUK KA GJYKATA!!!

Është shteti i vetëm me Kushtetutë në fuqi, por të pa zbatueshme!

Nuk ka një shtet të dytë në rruzull, diktaturë apo demokraci qoftë, që të mos ketë gjykatë, një pushtet që jep drejtësi!!

Në këtë pikë kemi arritur me dëshirën fuqiplotë të Edvin Ramës, pa fuqinë e leaderve të tjerë politik për ta ndalur këtë katastrofë demokratike.

Në këtë pikë kemi ardhur edhe me kontributin e BE që drejtohet nga pijanecë dhe shërbehet nga Marksisë dhe qokaxhinj që përpiqen të na mbushin mendjen se "sa mire është pa gjykata"!!!

Qokaxhinjtë në Bruksel dhe "gojëmblat" e tyre në Tiranë nuk shohin as dhunimin e sistemit demokratik; as drogën; as trafiqet e as vrasjet që kërcasin si në top të karadakut!

Zyrtarët e BE nuk kanë asnjë fuqi përveç se të shesin tangërllëk në vende ai yni e me qeveri si e jona!

Merren me tendera e ushtrim influencash për qëllime që dreqi i di!

Ky është zhgënjimi më i madh që po përjetojmë, jo pa dhimbje!

Po kur thonë që "duhet të luftoni korrupsionin"?!!

Ndërkohë kanë blerë një vilë pa tender dhe asnjë projekt i realizuar prej tyre këtu nuk ka asnjë lloj cilësie!!!

Ndoshta Anglezët kishin të drejtë…

18 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 18 korrik 2018

Posted: 17 Jul 2018 10:00 PM PDT

DASHI

Do të jetë një ditë e bukur për aspektin afektiv. Nëse nuk jeni çift, do të takoni një person të këndshëm që mund të bëhet partneri juaj. Në financë nuk duhet të shpenzoni.

DEMI

Idetë e partnerit nuk do t'ju duken pozitive, prandaj do të bëni atë që doni. Nëse nuk jeni çift, keni një njohje interesante. Ju keni të ardhura financiare, prandaj shpenzoni.

BINJAKET

Do keni nëj komunikim të këndshëm me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, do të njihni koleg të rinj që do t'ju duken interesant. Financat tuaja do të jenë si zakonisht.

GAFORRJA

Sot do të realizoni me sukses disa gjëra në aspektin afektiv. Nëse nuk jeni çift, do të jetë një ditë e zakonshme. Në aspektin financiar ju do t'i menaxhoni mirë të ardhurat tuaja.

LUANI

Duhet të merrni vendime të rëndësishme me partnerin. Nëse nuk jeni çift, bisedoni me miqtë tuaj për një çështje që ju intereson. Në financë kryeni investimet që dëshironi.

VIRGJERESHA

Do të kuptoni mirë gjithçka që ju thotë partnerin. Nëse nuk jeni çift, do të merrni ftesa nga njerëz të rinj. Në aspektin financiar duhet t'i mendoni mirë shpenzimet tuaja.

PESHORJA

Sot do t'i merrni gjërat si t'ju vijnë në aspektin afektiv. Nëse nuk jeni çift, do të takoni një person në aktivitetin me miqtë. Menaxhoni mirë financat, për të pasur të ardhura.

AKREPI

Do të keni një komunikim të duhur me partnerin. Nëse nuk jeni çift, do të argëtoheni me shoqërinë tuaj. Aspekti financiar është pozitiv, por nuk duhet të bëni shpenzime.

SHIGJETARI

Sot do të dilni për t'u argëtuar me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, do të keni njohje interesante. Në aspektin financiar nuk keni të ardhura, prandaj nuk duhet të shpenzoni.

BRICJAPI

Duhet të jeni tolerant në çdo bisedë që bënë partneri. Nëse nuk jeni çift, qëndroni në shtëpi me personat që doni. Financat janë pozitive, prandaj bëni ndonjë investim.

UJORI

Sot duhet të keni një sjellje të mirë me partnerin. Nëse nuk jeni çift, do të keni njohje interesante. Në aspektin financiar duhet t'i menaxhoni në mënyrë pozitive të ardhurat.

PESHQIT

Duhet të bisedoni për çështjet që ju interesojnë me partnerin. Nëse nuk jeni çift, për të njohur persona të rinj duhet të mendoheni mirë. Në financë kryeni disa investime.

“Fake news”, Egjipti shënjestron rrjetet sociale me ligj të ri

Posted: 17 Jul 2018 02:10 PM PDT

Parlamenti i Egjiptit ka miratuar një ligj që u jep kompetenca autoriteteve shtetërore për të bllokuar llogaritë në rrjetet sociale dhe të ndëshkojë gazetarët që publikojnë lajme të rreme, transmeton Reuters.

Sipas ligjit të miratuar ditën e hënë, llogaritë dhe blogjet që kanë më shumë se 5,000 ndjekës në Twitter dhe Facebook do të trajtohen si media, të cilat më pas mund të ndiqen penalisht për publikim të lajmeve të rreme apo shkeljes së ligjit.

Këshilli Suprem për Administrimin e Mediave, i udhëhequr nga një person i emëruar prej presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, do të mbikqyrë ligjin dhe do të marrë masa në rast të shkeljes së tij.

Sipas legjislacionit, ndalohet krijimi i faqeve online pa leje paraprake nga Këshilli dhe i lejon këtij të fundit të bllokojë faqet ekzistuese apo të gjobisë redaktorët.

Ligji, i cili fillon së zbatuari pasi të ratifikohet nga Sisi, thekson se gazetarët mund të filmojnë vetëm në vendet që nuk janë të ndaluara, pa dhënë detaje shtesë.

Kritikët kanë thënë se këto masa janë marrë nga Qeveria për të shtypur kundërshtarët dhe për të shtuar kontrollin në rrjetet sociale.

17 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more