Skip to main content

Thaçi me Endritin festojnë ditëlindjen e Azizit

Thaçi me Endritin festojnë ditëlindjen e Azizit


Thaçi me Endritin festojnë ditëlindjen e Azizit

Posted: 29 Jul 2018 01:26 AM PDT

Thaçi me Endritin festojnë ditëlindjen e Azizit.

Aziz Nuraku, djali i truprojës së Hashim Thaçit, Xhavitit, ka postuar një fotografi në llogarinë e vet në "Facebook", ku shihet edhe presidenti Hashim Thaçi dhe djali i tij, Endriti.

The post Thaçi me Endritin festojnë ditëlindjen e Azizit appeared first on DRENICA PRESS.

Duhet ta shihni: Kjo makinë shkurton drutë brenda sekondës

Posted: 29 Jul 2018 01:23 AM PDT

Këto gjashtë makina mahnitën të gjithë në vitin 2017.

Kur është fjala për t'i bërë gjërat më lehtë dhe më shpejtë, këto makina janë shpëtim.

Në videon më poshtë, do t'i shihni gjashtë makinat mahnitëse që habitën të gjithë vitin e kaluar.

Shikojeni videon:

The post Duhet ta shihni: Kjo makinë shkurton drutë brenda sekondës appeared first on DRENICA PRESS.

Çfarë ndodhë kur tri vajza shqiptare shkojnë vetëm me nga 30 euro në Dhërmi

Posted: 29 Jul 2018 01:21 AM PDT

Tri vajzat e emisionit "Hostel by Anabel", Megi, Viola dhe Ana shkuan në Dhërmi, për të treguar se sa të vështirë e kanë shqiptarët të bëjnë pushime kur kihet parasysh se sa marrin mesatarisht në muaj.

Nisur nga statistikat botërore, me një përllogaritje të vogël të rrogës mesatare këtu në Shqipëri, vajzave u takonte të merrnin nga 3200 lekë për kokë.

Dhe sigurisht, nisur nga fakti që do të shkonin në Dhërmi (kujtoni ç'thuhet lart e poshtë për çmimet stratosferike të Jugut) ne e dinim që nuk kishte për të qenë e lehtë.

Sfida e parë? Gjetja e hotelit. Ana u përpoq të bënte një pazar të mirë dhe çmimi përfundimtar qe 3000 lekë.

Pastaj deshën s'deshën (pasi tentuan ta shtynin sa më shumë) erdhi ora bilogjike për të ngrënë. Vajzat u përpoqën të bënin pazare sa më modeste, bukë, domate, djathë, kastravec. Edhe nëse nuk e kishin patur kurrë shpirtin e një kursimtari, tani duhej!

Situata u ndërlikua akoma më shumë kur treshja shkoi pushoi buzë detit (sepse shezlongu ishte thjesht shumë luks).

Se ç'ndodhi pastaj, se si paratë u zhdukën njëra pas tjetrës, si ia bënë gocat të shkonin në party, të bënin foto e video me shotsa që derdheshin lum ju ftojmë t'i zbuloni.

The post Çfarë ndodhë kur tri vajza shqiptare shkojnë vetëm me nga 30 euro në Dhërmi appeared first on DRENICA PRESS.

Zvicër: Kështu rrihen shqiptarët në një restorant të Cyrihut (VIDEO)

Posted: 29 Jul 2018 01:19 AM PDT

Një video e publikuar ku shihen shqiptarët duke u rrahur mes veti në një restaurant në Cyrih të Zvicrës, po vazhdon të bëjë nëpër rrjtetet sociale.

Deri më tani ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e kësaj rrahje, megjithatë pamjet duken mjaft shqetësuese.

Më poshtë shikojeni videon e xhiruar nga një dëshmitar i ngjarjes.

The post Zvicër: Kështu rrihen shqiptarët në një restorant të Cyrihut (VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

Orban: Demokracia kristiane nuk është liberale

Posted: 29 Jul 2018 01:16 AM PDT

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se partitë e djathta duhet të bashkohen në mënyrë që gjithë vëmendjen tonë ta përqendrojmë në zgjedhjet evropiane 2019.

I inkurajuar nga rritja e popullaritetit të partive të djathta në Evropë, duke folur para pakicës hungareze në Rumani, Orban tha në zgjedhjet për Parlamentin Evropian të cilat mbahen vitin e ardhshëm  do t´i dominojë "një çështje serioze e përbashkët -emigracioni".

"Demokracia kristiane nuk është liberale… Nëse doni, ajo është joliberale", tha Orban.

The post Orban: Demokracia kristiane nuk është liberale appeared first on DRENICA PRESS.

Tragjedia, zjarrfikësi që nuk mundi të shpëtojë fëmijën e tij…

Posted: 29 Jul 2018 01:13 AM PDT

Një nga viktimat e para të zjarrit në Mati ishte një fëmijë 6 muajsh, i cili vdiq nga asfiksia. Por historia e tij nuk mbetet këtu…

Ai ishte fëmija i një prej zjarrfikësve që po luftonte me flakët vdekjeprurëse. Këtë fakt e deklaroi kreu i zjarrfikësve, Dimitris Stathopoulos gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit në televizionin ANT1.

Duke iu dridhur zëri, Stathopoulos tregoi se zjarrfikësi nxitoi për të shërbyer sapo u dëgjua alarmi i zjarrit, duke lënë në këtë mënyrë foshnjën dhe bashkëshorten në shtëpi.

Tragjikisht, zjarri që ai u mundua aq shumë për ta fikur i mori jetën foshnjës së tij të porsalindur, i cili u asfiksua.

Ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në kujdes intensiv, në gjendje kritike për jetën.

The post Tragjedia, zjarrfikësi që nuk mundi të shpëtojë fëmijën e tij… appeared first on DRENICA PRESS.

Kapet shoferi i pirë me 140 km/ orë në autostradë, Policia publikon pamjet!

Posted: 29 Jul 2018 12:46 AM PDT

Policia Rrugore e Tiranës ka kontrolluar me rreptësi siç do fundjavë, autostradën Tiranë-Durrës, e cila ka qarkullim të dendur në verë në orët e vona.

Rasti më i rëndë që Policia ka konstatuar dhe ka arritur të ndalë në kohë, ishte ai i një 46-vjeçari me iniciale Xh. D. që qarkullonte me 140 km/h dhe pse kishte pirë alkool.

 

 

Policia njoftoi se disa shkelje, për shkak te rrezikshmërisë, konsiderohen te renda, ashtu siç ështe ai i drejtuesit te mjetit Benz B-Clas, 46 vjeçar Xh.D: Kombinim i shpejtësisë mbi normat e lejuara 140 km/h dhe drejtimi i mjetit me ketë shpejtësi nen efektin e alkoolit ne masën 0.39 mg/l.

Më shumë se kaq nuk mund te bënte një drejtues mjeti për te rrezikuar seriozisht jetën e tij, te atyre qe e shoqërojnë por edhe përdoruesve te tjerë te rrugës", e përfundoi deklaratën e saj, Policia e Tiranës.

The post Kapet shoferi i pirë me 140 km/ orë në autostradë, Policia publikon pamjet! appeared first on DRENICA PRESS.

Kosovarët në Slloveni u goditën nga kamioni kroat derisa po i ndërronin gomën veturës

Posted: 29 Jul 2018 12:39 AM PDT

Ambasada e Kosovës në Lubjanë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Tahir Palushit gjatë aksidentit të mbrëmshëm në Slloveni sa ishte duke u kthyer për pushime në Kosovë.

Petrit Hajdari, kunsull i Kosovës në Slloveni ka deklaruar se ambasada është njoftuar mbrëmë për rastin ku një kosovar ka vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda.

Sipas Hajdarit dy kosovarët ishin duke u kthyer për pushime në vendlindje.

"Ambasada e Republikës së Kosovës, ka marrë informacione se mbrëmë në këtë fatkeqësi komunikacioni një person ka humbur jetën, ndërsa bashkudhëtari tjetër ka pësuar lëndime të rënda, i cili është transferuar në spitalin më të afërt për trajtim. Të aksidentuarit, shtetas nga Kosova,  po ktheheshin për pushime në vendlindje", ka deklaruar Hajdari për Insajderin.

Po ashtu më tej ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur derisa dy kosovarët po e rregullonin gomën e veturës së tyre, ndërsa ishin goditur nga një kamion me regjistrim kroat.

"Sipas informatave, fatkeqësia ka ndodhur në momentin deri sa ata po e rregullonin gomën e automjetit të tyre, në shiritin ndihmës të autostradës, afër vendit të quajtur Grmolje/Slloveni.  Sipas informatave, me këtë rast ata i ka goditur një kamion me regjistrim kroat, i cili po lëvizte në të njëjtin drejtim", ka deklaruar ai.

Më tej konsulli ka thënë se Ambasada e Kosovës në Lubjanë po e përcjell rastin dhe ka kontaktuar me familjarët e viktimave.

"Ambasada e Republikës së Kosovës, po e përcjell gjendjen dhe ka kontaktuar me familjaret e të aksidentuarve, për t'u ofruar çdo lloj ndihme që ata do të kenë nevojë. Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni, ndjen keqardhje për rastin dhe i shprehë ngushëllime familjes së të ndjerit, ndërsa të lënduarit  shërim sa më të shpejtë", ka deklaruar Hajdari.

 

The post Kosovarët në Slloveni u goditën nga kamioni kroat derisa po i ndërronin gomën veturës appeared first on DRENICA PRESS.

CNN artikull për liqenin e Shkodrës: Ulni një marsh kur të shkoni ta vizitoni!

Posted: 29 Jul 2018 12:37 AM PDT

Për një vend që shumë njerëz zor se e kanë dëgjuar, kjo masë gjigante uji ka shumë emra.

Në varësi të vendit nga vini, mund të quhet Shkodra, Shkodër apo Scutari, ndërkohë që pjesa më e madhe e vizitorëve e njohin si Liqeni i Shkodrës.

Ky destinacion qëndron nga të dy anët e kufirit mes Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe është liqeni më i madh i Europës Juglindore, një hapësirë e pacënuar dhe park kombëtar.

Ai nuk është ndoshta në listën e vendeve më të vizituara për turistët globalë, por ata që marrin mundimin shpërblehen me një mjedis unik dhe një përvojë shumë speciale udhëtimi.

Liqeni është i paprekur nga zhvillimi apo komercializimi – të paktën tani për tani. Megjithatë, ekziston shqetësimi se Projekti i Portit të Liqenit të Shkodrës, një resort i ri ekologjik në liqen, mund të kërcënojë ekosistemin dhe speciet e rralla, përfshirë shumë që janë endemike.

Ndërkohë, të tjerë përgjigjen se projekti do të jetë i ndjeshëm ndaj mjedisit dhe do të kontribuojë në krijimin e vendeve aq të kërkuara të punës, infrastrukturës dhe rritjes ekonomike.

Ndërsa debati vazhdon, këtu ka disa arsye se pse porti dhe ligatina me rëndësi ndërkombëtare, që mbulojnë një sipërfaqe mbi 200 miljesh katrore, i bëjnë ato një destinacion kaq imponues.

Kur vizitoni Shkodrën, ju duhet ta ulni një marsh, pasi për adhuruesit e udhëtimeve të ngadalta, ka pak destinacione më të mira.

Stili lokal i jetesës duket se reflekton një pamundësi për t'u ngutur, ndërkohë që deri tani rruga më e mirë për të vizituar pjesën më të madhe të liqenit është nëpërmjet udhëtimit me varkë, fillimisht nga qyteti i fjetur malazez i Virpazarit.

Një grusht varkash druri peshkatarësh kanë streha të bëra me kallam bambuje dhe kanë të gjitha emra individualë, kështu që ju mund ta gjeni veten mbi një varkë me emrin Milica apo Bretkosa e Artë.

Me zërin e heshtjes dhe bukurinë mahnitëse të natyrës rreth teje, gjithçka që keni nevojë të bëni është të uleni dhe të ecni ngadalë pa ndonjë qëllim.

Liqeni është shtëpia e një diversiteti të dukshëm të jetës së egër. Pesëdhjetë lloje peshqish jetojnë në këto ujëra, 18 prej të cilëve nuk gjenden diku tjetër në Tokë, çka konfirmon statusin e një ligatine me rëndësi ndërkombëtare. Ka ngjala dhe levrek, bli dhe më i përhapuri është krapi.

Ka më shumë se 50 lloje speciesh kërminjsh ujërash të freskëta, ku të paktën një e treta janë endemikë, duke e bërë një nga zonat më të rëndësishme të Europës.

Nëse do të ishit me shumë fat, atëhere ju mund të kapni një pamje momentale të një vidre të rrezikuar, ndërkohë që gjarpërinjtë e ujit rrëshqasin pranë jush.

Kandila të vegjël blu të mrekullueshëm, së bashku me pilivesa të kuqe, portokalli dhe jeshile janë shoqërues të përhershëm.

Jeta e shpendëve

Një grup prej 270 speciesh e bëjnë Liqenin e Shkodrës një nga rezervatet më të mëdha të shpendëve të Europës dhe një destinacion popullor për ornitologët.

Kjo për shkak se ata mund të dallojnë aty disa nga pelikanët e fundit dalmatë të Europës, karabullakët e detit që thajnë krahët e tyre dhe habitatet e çafkave të rralla e të verdha.

Rreth 90% e tyre janë zogj migrues, që do të thotë gatat sqeplugë, rosat dhe çafkat e bardha janë vizitorë të tjerë të rregullt.

Ndonjëherë në varkë ndjeheni sikur jeni në një ekspeditë gjuetie zogjsh, me diversitet të pabesueshëm në çdo hap.

Flora

Të gjitha kafshët e egra kanë nevojë për bimësi dhe në mesin e shumëllojshmërisë së tyre gjenden më shumë se 25 specie të konsideruara të rralla dhe të rrezikuara, duke përfshirë një varietet të gështenjës ujore, krokëllit dalmat dhe orkide të shumta të mbrojtura.

Bambuja është shpesh e dukshme në bregun e liqenit, ndërkohë që disa prej luleve më fotozhenike duhet të jenë zambakët e bardhë dhe të verdhë që dalin nga ligatina.

Mund të mos jenë aq të bukura, por ka qindra lloje algash, shumë prej të cilave përsëri janë të rralla ose unike. Pyjet gjithashtu mbulojnë pjesën më të madhe të peizazhit përreth, duke përfshirë shelgun e bardhë dhe lisin.

Histori

Pavarësisht nga qetësia dhe natyra kryesisht e paprekur e liqenit, ai ka qenë dëshmitar i një historie shpesh të trazuar.

Rreth liqenit qëndrojnë mbetjet e 18 manastireve, fortesave, monumenteve dhe kishave.

I banuar nga ilirët e lashtë, grekët dhe romakët, Shkodra dikur ishte pjesë e Perandorisë Bizantine dhe u pushtua nga Perandoria Osmane për pesë shekuj, siç tregohet nga rrënojat përfshirë fortesën e Besakut në Virpazar.

Pas rënies së perandorisë në shekullin XIX, Mali i Zi më pas u bë një principatë e pavarur para se Virpazari të bënte histori si vendi i kryengritjes së parë partizane të Malit të Zi në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Alcatrazi i Malit të Zi

Sundimi i Perandorisë Osmane nxori gjithashtu një nga legjendat më famëkeqe të liqenit. Kështjella e Gërmozurit u ndërtua në 1843 në një ishull me gurë, përpara se të shndërrohej në versionin malazez të Alcatrazit nën mbretin Nikolla I.

Thuhej se as të burgosurit dhe as rojet e burgut, të cilët ishin në gjendje të notonin, e kishin teorikisht të pamundur arratisjen.

Por, dy të burgosur, me sa duket, ia dolën të ikin, duke përdorur një derë si trap.

Për rojet e pafat që i vëzhgonin, dënimi ishte të vuanin të njëjtin dënim si të burgosurit e shpëtuar.

Ushqimi

Ndërsa liqeni është një strehë e mbrojtur e kafshëve të egra, peshkimi me leje është i mundur në disa zona, që do të thotë se peshku nuk mund të jetë më i freskët sesa kur vjen në tryezën tuaj.

E njëjta gjë vlen edhe për produkte të tjera, duke përfshirë djathrat e shkëlqyer të bërë në shtëpi, bimë të tilla si rozmarinë dhe sherbela si dhe pirgje me fruta dhe shegë të kudogjendura, fiq, qershi dhe arra.

Një numër i vogël opsionesh për të ngrënë janë të dallueshme përgjatë liqenit. Në një prej tyre, me pamje nga rrënojat e shtëpive të lashta dhe shtretërve të kallameve, ushqimi është i thjeshtë, por i shijshëm.

Një çift i moshuar mbikëqyr gjërat, në karrige plastike kopshti dhe tavolina pikniku që ofrojnë sfond të përsosur për festë.

Mund të fillojë me proshutën, domate të shkëlqyera lokale të bëra sallatë, përpara se krapi të skuqet dhe të shërbehet me bukë të bërë në shtëpi.

Dollitë me një pije alkoolike "të zjarrtë" të quajtur raki të sigurojnë një udhëtim të butë me varkë gjatë të cilit mund të jeni edhe të përgjumur.

Manastiret

Një numër manastiresh historike janë të shpërndara në dhe përreth liqenit, në heshtjen, paqen dhe bukurinë natyrore që i rrethon.

Manastiri i Vraninës, më i njohur si Shën Nikolla, është një manastir ortodoks serb dhe gjithashtu një nga më antiket e zonës, që daton në shekullin XIII. Ai ndodhet lart në një kodër në një ishull me të njëjtin emër duke patur një pamje të pabesueshme.

Megjithëse është sulmuar dhe pothuajse është shkatërruar gjatë historisë së saj, kisha u restaurua rreth 20 vjet më parë, ndërsa përpjekjet vazhdojnë për rinovimin e gërmadhave të tjera në vend.

Sot atje jeton vetëm një murg, i cili kujdeset për kishën dhe gjithashtu punon si bletar duke prodhuar mjalt mesa duket me përfitime mjekësore.

The post CNN artikull për liqenin e Shkodrës: Ulni një marsh kur të shkoni ta vizitoni! appeared first on DRENICA PRESS.

Shoferja u hodh nga vetura që po rrokullisej, derisa ndiqej nga policia

Posted: 29 Jul 2018 12:35 AM PDT

Ndjekja dramatike në Karolinën e Jugut të Shteteve të Bashkuara, ka përfunduar me Brittany Nicole Jeffords të hedhur përjashta, pasi policët e zhvilluan një manovër për t'ia rrotulluar veturën.

Kamerat në veturat e policisë, filmuan 24-vjeçaren që përpiqej t'ju shmangej njësitit, që e kishte ndaluar për shkak të shkeljes së rregullave të trafikut.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon makinën e saj që lëvizë me shpejtësi të lartë, duke shkatërruar shumë pjesë të hapësirës rurale, para se të rrotullohet disa herë.

Për fat të mirë, Jefford nuk ka pësuar ndonjë lëndim me pasoja jete dhe pas trajtimit në spital, u dërgua në një qendër ndalimi.

Mbi të rëndon dënimi për mos bindje ndaj urdhrave të personave zyrtarë edhe pasi t'i kenë lëshuar dritat e kaltra, si dhe ngasje të shpejtë dhe të pakujdesshme. /Telegrafi/

The post Shoferja u hodh nga vetura që po rrokullisej, derisa ndiqej nga policia appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more