Skip to main content

“Temperaturat e larta ndikojnë në rritjen e vetëvrasjeve” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Temperaturat e larta ndikojnë në rritjen e vetëvrasjeve” plus 9 more Gazeta SHQIP


Temperaturat e larta ndikojnë në rritjen e vetëvrasjeve

Posted: 28 Jul 2018 01:00 AM PDT

Një studim i Universitetit të Stanfordit ka treguar se si ngrohja globale ndikon në shëndetin mendor. Ndryshimi i klimës ka pasoja në shëndetin mendor të njerëzve, me një rritje të vogël (por, shumë të papërfillshme) të shkallës së vetëvrasjeve kur temperaturat mujore janë mbi mesataren.

Shqetësime Këtë lidhje e nxjerrë në pah një studim i ri i botuar në revistën "Ndryshimi i Klimës së Natyrës" dhe i kryer nga Universiteti i Stanfordit.

Duke analizuar të dhënat e njerëzve që kanë humbur jetët e tyre në Shtetet e Bashkuara dhe në Meksikë dhe duke kaluar ato me temperaturat ditore dhe mujore, hulumtuesit e udhëhequr nga Dr. Marshall Burke kanë parë se si rritja e 1 gradë Celsius në temperatura mesatare mujore është e shoqëruar nga një rritje në vetëvrasje prej 0.7% në SHBA dhe 2.1% në Meksikë.

Dhe në qoftë se nuk arrihet një kufizim efektiv i ngrohjes globale, mund të ketë edhe 20.000 persona të vdekur deri në vitin 2050. "Temperaturat më të larta nuk janë qartë faktori i vetëm i rrezikut për vetëvrasje, as më i rëndësishmi, por rezultatet tona sugjerojnë se ngrohja globale mund të ketë një ndikim çuditërisht të madh në rrezikun e vetëvrasjes dhe ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten, ne mund të kuptojmë qoftë shëndetin mendor të njerëzve, qoftë atë që duhet të presim", shpjegon Burke.

Depresioni Në mënyrë të ngjashme, duke studiuar gjuhën e përdorur në mbi 600 milionë postime në "Twitter", ekspertët zbuluan se rritja e temperaturave ishte gjithashtu e lidhur me një rritje të shprehjeve depresive në rrjetin social, duke konfirmuar se si mirëqenia mendore e personit tenton të përkeqësohet në periudha të nxehtësisë së madhe.

28 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 28 korrik 2018

Posted: 27 Jul 2018 10:00 PM PDT

DASHI

Jetesa në çift do ketë përmirësime gjatë kësaj dite. Do ndiheni të bekuar nga yjet dhe do arrini t'i shprehni akoma më shumë ndjenjat. Financat nuk do kenë probleme.

DEMI

Do keni dëshira të shumta gjatë kësaj dite dhe partneri nuk do mund t'ua realizojë dot të gjitha. Në planin financiar yjet do ndikojnë negativisht.

BINJAKËT 

Ditë e kënaqshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Ne planin financiar do bëni mirë ta shtrëngoni paksa rripin nëse nuk doni te keni vështirësi pa fund.

GAFORRJA 

Do i merrni gjërat shtruar sot ju të dashuruarit dhe nuk do bëni asnjë çmenduri në jetën në çift. Beqarët do realizojnë disa takime, por do kenë frikë të hedhin hapa me tej.

LUANI

Ju që jeni në një lidhje do korrni ato që keni mbjellë sot. Nëse e keni gënjyer partnerin në çdo moment bëhuni gati për furtuna. Buxhetin do dini mirë si ta menaxhoni.

VIRGJËRESHΑ 

Ditë plot ngjyra kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Pasioni do jetë me i zjarrtë dhe kënaqësitë më të mëdha. Beqarët do arrijnë të realizojnë takimet e menduara.

PESHORJA 

Të dashuruarit do kalojnë një ditë paksa të vështirë. Duhet të tregoheni më të duruar dhe të hapni rrugë ndonjëherë. Nuk do mundeni dot të blini gjërat më jetike të ditës.

AKREPI 

Jeta në çift do varet tërësisht nga mënyra se si do silleni sot. Po u treguat kokëfortë dhe po nuk toleruat nga pak, do keni probleme. Për beqarët do jetë një ditë e zakonshme.

SHIGJETARI

Mos u tregoni të paduruar me partnerin, përndryshe do keni probleme serioze. Beqarët do fillojnë një lidhje pasionante. Financat do të jenë për të dëshiruar.

BRICJAPI

Më shumë se kurrë do jeni të gatshëm të bëni çdo lloj sakrifice në mënyrë që jeta në çift të jetë e qëndrueshme. Buxheti do jetë i favorshme dhe do të kryeni transaksione.

UJORI

Do jeni në humor sot dhe do jeni gati për çdo lloj çmendurie pranë atij që dashuroni. Financat në gjendjen jo të mirë, por me pak kursim do ia dilni mbanë.

PESHQIT

Saturni do jetë planeti që do ju qëndrojnë gjithë kohës pranë sot dhe do ju nxitë t'i shtoni dozat e fantazisë në çift. Në planin financiar do jeni tejet të shqetësuar.

28 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Magjia e “Hënës së Përgjakur” në mbarë botën (FOTO)

Posted: 27 Jul 2018 01:50 PM PDT

"Hëna e Përgjakur" dhuroi sot një spektakël të vërtetë në qiell dhe të gjithë të pasionuarit pas dukurive astronomike kanë nxituar të bëjnë shkrepjen e "artë", për ta pasqyruar sa më bukur fenomenin e rrallë.

Ky i sotmi ishte eklipsi më i gjatë i hënës në shekullin e 21-të, pasi nisi rreth orës 20:00 për të përfunduar në 00:00.

Teksa rritej dhe arrinte eklipsin e plotë, sateliti natyror i Tokës është shndërruar në një hije të mrekullueshme të ngjyrës kafe dhe të kuqërremtë.

Një pjesë e eklipsit ishte i dukshëm nga Evropa, Lindja e Mesme, Afrika, Australia, pjesa më e madhe e Azisë dhe Amerikës së Jugut.

Fotot e shkrepura nga mbarë bota tregojnë një mrekulli të vërtetë në qiell ndaj ju mbetet vetëm t'i shijoni duke shfletuar fotogalerinë më poshtë.

27 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kryebashkiaku grek: Gabuam! Nënvlerësuam zjarrin, s’kishim plan evakuimi

Posted: 27 Jul 2018 01:30 PM PDT

Ethet e tragjedisë së shkaktuar nga zjarret që shkrumbuan Athinën brenda 24 orëve vazhdojnë të mbajnë ngërthyer Greqinë, me kryeministrin Aleksis Tsipras që ka marrë përsipër përgjegjësinë politike për 87 jetët e humbura.

Në vend shumë e kritikojnë qeverinë dhe autoritetet për reagimin me vonesë ndaj zjarreve, por Tsipras eliminoi "gjuetinë e shtrigave" duke theksuar se nuk duhet qëndruar duarkryq por duhet vazhduar me plan për të rehabilituar zonën e Rafinës.

E teksa shkaku për tragjedinë nuk është gjetur ende, ka nga ata si kryebashkiaku i komunës Rafina-Pikermi, Vagelis Bournos, që pranojnë se janë bërë gabime në përgjigjen ndaj krizës. Ai tha për CNN se nuk është dhënë asnjë urdhër evakuimi dhe se shkalla e rrezikshmërisë ndaj zjarrit ishte "nënvlerësuar".

Pavarësisht se theksin e vendosi tek kushtet atmosferike dhe erërat shumë të forta si faktorët që e përkeqësuan situatën, Bournos nënvizoi se nuk duhet përjashtuar gabimi njerëzor, pasi ishte pjesërisht fajtor për jetët e humbura.

Ai nxori në pah mungesën e një paralajmërimi si dhe problemet afatgjata urbane dhe ndikimin në shërbimet publike të viteve të shumta të masave të kursimit, si shkaktar joparësor të tragjedisë.

"Ne mund të kishim më pak viktima me një plan evakuimi të organizuar mirë, por kur zjarri filloi në komunën Penteli nuk kishte asnjë urdhër evakuimi për pjesën lindore (të Atikës) për shkak të drejtimit të erës", tha Bournos për CNN.

"Zjarri u nënvlerësua", shtoi më tej ai.

Sipas tij ishte mungesa e planifikimit që çoi në bllokimin e rrugëve të shpëtimit në fshatin turistik Mati, ku u gjet edhe numri më i madh i të vdekurve.

27 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Breshëri plumbash drejt një furgoni në aksin Qafë Mali-Fierzë, s’ka të lënduar

Posted: 27 Jul 2018 01:09 PM PDT

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Fierzë, ku një furgon është qëlluar me armë teksa lëvizte në aksin rrugor Qafë Mali-Fierzë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 pranë zonës së njohur si "Gropa" në Fierzë.

Furgoni me targë AA982MG që kthehej nga Tirana drejt Fierzës, është prekur nga tre plumba, por fatmirësisht  nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia njofton se ka identifikuar autorin e sulmit me armë dhe ai është shpallur në kërkim.

"Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Pukë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Poravë, Fushë Arrëz, shtetasi L.N. 49 vjeç, banues në fshatin Poravë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të mjetit me targa AA 982 MG, i drejtuar nga shtetasi T.P..Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar", sqaron policia.

Sipas Bluve të Fushë Arrësit nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt për motive të dobëta. Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes  si dhe po punohet për  kapjen e autorit.

27 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Vettel “pushton” Hungarinë, zhgënjen Mercedesi

Posted: 27 Jul 2018 12:45 PM PDT

Sebastian Vettel i ka mbyllur me kohën më të mirë provat e lira të ditës së premte në Formula 1 të vlefshme për Çmimin e Madh të Hungarisë.

Gjermani i Ferrarit  e pilotoi makinën e tij me kohën 1 minutë 16 sekonda e 834 të mijtat duke regjistruar xhiron më të shpejtë në sesionin e dytë të provave të lira.

Menjëherë pas Vettel u pozicionuan dy pilotët e Red Bullit, Verstappen dhe Ricciardo me kohë relativisht shumë të kënaqshme. I 4-ti u rendit Raikkonen. Jo mirë dy pilotët e Mercedes Hamilton e Bottas që u renditën në vendet 5 dhe 6 dhe kishin diferencë nga pilotët e kreut.

27 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Fokusi tek të pasmet seksi të Emily (Foto)

Posted: 27 Jul 2018 12:27 PM PDT

Ajo është padyshim e pasionuar me postimet  që bëhen lajm dhe ndezin rrjetet sociale.

Dhe fansat e Emily Ratajkowski u "trajtuan" më së miri të premten në mëngjes, pasi bukuroshja uso-britanike ka postuar një tjetër foto të nxehtë me rroba banje.

 

27 vjeçja ndau me fansat një goditje të "pamëshirshme" që i çmend të gjithë, ku shihet me një kostum në dush dhe fokusi bie mbi të pasmet seksi.

27 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

‘Hëna e Përgjakur’ spektakolare mbi qiellin e Tiranës (Foto)

Posted: 27 Jul 2018 12:17 PM PDT

Fenomeni "Hëna e Përgjakur"  mund të shihet me sy të lirë edhe në Shqipëri. Në qiellin e Tiranës, hëna ka marrë ngjyrë të kuqe, si pasojë e një eklipsi të rrallë natyror, i cili është më i gjati i këtij shekulli, pasi do të zgjasë rreth katër orë.

Eklipsi ka nisur mbi Shqipëri në orën 20:00 dhe padyshim që ka dhuruar spektakël në qiell.

Ky eklips formohet pasi Toka vendoset në vijë të drejtë me diellin dhe hënën, duke prodhuar një nga fenomenet më spektakolar në hapësirë.

Dukuria është e dukshme në Europë, Lindjen e Mesme, Afrikë, Australi dhe në pjesën më të madhe të Azisë dhe Amerikës Jugore.

27 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

E premte “bombë” në Britani. Plazh e zjarre në mëngjes, stuhi në darkë (Foto)

Posted: 27 Jul 2018 11:53 AM PDT

Tani po që është e premte e çmendur!

Kështu e komenton Daily Mail ditën e sotme në Britaninë, që u zgjua në mëngjes me qindra vatra zjarri të përhapura në mbarë vendin dhe njerëzit që i drejtoheshin plazheve e pishinave për t'i shpëtuar temperaturave prej 37 gradë celsius dhe e mbylli me një mbrëmje me mbi 90 mijë rrufe dhe një stuhi tropikale.

"Furra" e mëngjesit u kthye në shi, pasi zjarret u zëvendësuan nga rrebeshet rrëqethëse. Ndërkohë që disa britanikë nxorën një psherëtimë lehtësuese me motin që më në fund u ftoh, të tjerët të dashuruar me verën kishin frikë se pushimet e tyre mund të jenë prishur.

Ndërkohë, flakët kanë djegur pjesën veriore të Uellsit, Hampshire, Dorset dhe Hertfordshire, ndërsa një goditje rrufeje bllokoi trenat e udhëtarëve midis Leeds dhe Yorkshire.

Disa zyra shtetërore u mbyllën herët për shkak të nxehtit intensiv dhe shoferët u paralajmëruan për përmbytje të forta dhe breshër të madh pas orës 14:00.

Zyra e Meteorologëve ka paralajmëruar përkeqësim të motit dhe një valë përmbytjesh në Anglinë Lindore, që mund të shkaktojë rrezik për jetën e banorëve.

Ndërkohë mijëra njerëz që hynin në tunelin e La Mansh për të shkuar në Francë ose në Belgjikë pësuan vonesa deri në katër orë pasi shërbimet e Eurotunnel ngecën.

27 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Teatri, Balla akuza Metës: Mbështet lojën e opozitës, ligji rivotohet në shtator

Posted: 27 Jul 2018 11:32 AM PDT

Vendimi i Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, është shpallur edhe zyrtarisht i papranueshëm nga mazhoranca.

Pas reagimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili nuk e mohoi zhgënjimin nga akti i Metës dhe e "thumboi" duke thënë se nuk pati fuqinë të dilte përtej familjeve politike, kundër  vendimit të Kreut të Shtetit është rreshtuar edhe kreu i Grupit të PS, Taulant Balla.

Në Facebook, ai shkruan se "sot, Presidenti zgjodhi të mbajë gjallë farsën e opozitës me teatrin".

"Fatkeqesisht sot thirrjeve te Lulit e Mones iu përgjigj Presidenti i Republikës. I cili, deri me sot, ka patur një sjellje te admirueshme, duke mos u bere pale as e politikave te familjes se tij, as e lojërave te partisë se tij.  Të po të njëjtëve individë qe protestonin kundër parkut te lodrave, kundër bulevardit te ri, kundër Rilindjes Urbane ne çdo qytet te Shqipërisë. Ai qe jave me pare i bënte thirrje autoriteteve shtetërore te gjenin gjuhen me artistet sa i takonte projektit te teatrit, sot vendosi kundër vullnetit te artisteve, duke mbështetur lojën e opozitës", shtonë më tej me ashpërsi Balla.

Ai madje i rikthehet 21 janarit të vitit 2011, duke thënë se "Lulzim Basha Minister i Brendshem dhe Sali Berisha Kryeminister akuzonin protestusit dhe opozitën për grusht shteti".

"Sot, 7 vjet me pas, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, qe te dy ne opozite, akuzojnë shumicën qeverisëse për grusht shteti. Me një gjuhe qe nuk ka asnjë lidhje me aspiratat Evropiane te Shqipërisë se vitit 2018, kreu i opozitës kërcënoi sot me ruspa e dinamit sipermarresit shqiptare dhe arkitektet e huaj. E gjithë kjo sjellje pritej, qofte nga Luli, qofte nga Mona. I kishim dëgjuar edhe me pare klithmat e tyre te dëshpëruara, si ne rastin e parkut te lodrave, si ne rastin e stadiumit kombëtar, si ne shume e shume episode te tjera te opozitës se tyre shterpe", thekson Balla.

Në fund kreu i Grupit të PS thekson se "shumica parlamentare, në mbështetje te dekretit te Presidentit dhe Kushtetutës, do te rivotoje projektligjin ne fjale menjëherë sapo Parlamenti te rimblidhet ne shtator".

Kjo, sipas Ballës për t'i dhënë shqiptarëve dhe artistëve një Teatër të ri, modern dhe dinjitoz.

27 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more