Skip to main content

“Të ikim” nga Shqipëria e nga Kosova biri im! Telegrafi Opinione

“Të ikim” nga Shqipëria e nga Kosova biri im! Telegrafi Opinione


“Të ikim” nga Shqipëria e nga Kosova biri im!

Posted: 27 Jul 2018 01:57 AM PDT

U bënë katër javë qëkur Noka erdhi në vendlindjen e prindërve të tij.

Rrugëton Noka nga 4,000 kilometra për shtatë vjet rresht, nga dy a tri herë në vit, për t’u njoftuar e për t'u ushqyer me kulturën, traditën dhe gjuhën shqipe.

E do Noka Kosovën. Eh, sa e do Noka Shqipërinë… E do sepse është pjesa e kulturës së tij. Është identiteti dhe vetja e tij. Shqipja është pjesa e pandarë e sockulturës së tij, mu si ajo norvegjeze. Paçka, ky është edhe qëllimi, që im birë Noka të vizitojë sa më shpesh e sa më gjatë tokat shqiptare, me dëshirën që Noka të njoftojë pjesën tjetër të traditës të etërve të tij dhe, më e rëndësishmja, të përforcojë e të pasurojë gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Nuk e them të mësojë gjuhën shqipe, sepse këtë gjuhë Noka e ka të mësuar barabar me gjuhën norvegjeze.

Noka i vogël këtu në Kosovë ka një familje jo të madhe. Por, ky ka shokë shumë, gjithandej nëpër Kosovë e në Shqipëri. Janë të edukuar, të sjellshëm, të dashur e shumë miqësorë shokët dhe shoqet shqiptare të Nokës… Luajnë, bashkëveprojnë, bërtasin, gëzohen, grinden e flasin shqip… Ne, prindërit, sa të ngazëlluar që jemi, sepse gjuha shqipe nuk po harrohet…

Por…

Para se të vinim në çerdhen e kulturës, gjuhës e të traditës shqiptare, Noka, im bir, fliste një gjuhë të pastër standarde shqipe. Pa barbarizma dhe pa sllavizma. E fliste shqipen dhe ndiheshim krenarë. Por, shqipja e Nokës ka ndryshuar në këto 31 ditët e qëndrimit në Atdheun e dashur të babit e të mamit.

Ja disa nga shprehjet që sot ai i ka mësuar në hapësirën shqiptare.

Noka sot: “Dje jam konë në fshat”. Më parë Noka thoshte “kam qenë në fshat"!

Noka sot: “Sa zid i vjetër ky babi”. Para 31 ditëve Noka përdorte fjalën “mur i vjetër”!

Noka sot: “Pasha Allahun”. Dikur Noka thoshte “Për Zotin” dhe “për besë”!

Noka sot: “Pasha ni Allah”. Dikur ai mendonte se zotët janë shumë ose natyra është diçka e plotfuqishme…

Noka sot: “U ndal struja, babi”. Në Norvegjinë e largët ai thoshte: “U ndalën dritat. Nuk ka rrymë”!

Noka sot: “Soba pa libra”. Në Oslo, atje larg, Noka thoshte “Dhoma me libra”…

Noka sot: “Ky sok nuk osht i mirë. I keq koka”. Noka, në mes të shokëve e shoqeve norvegjezë më thoshte: “Hm, sa i mirë ky lëng, na sjell edhe pak babi"!

Noka sot: “Havaja” në vend të “qiellit”!

Noka sot: “Pasha musafin”. Më parë thoshte: “Për besën”!

Noka sot: “Sa osht sahati?”. Dikur: “Sa është ora?”

Noka sot: “Jom në mahallë, babi”. Në Oslo thoshte: “Jam në lagje, babi”!

Noka sot: ” O, ti qifsha robt”…

Të dashur lexues, dikur me padurim prisnim që fëmijët tanë, të lindur e të rritur jashtë mëmëdheut, të vinë në Kosovë e në Shqipëri për të pasuruar e për të përforcuar gjuhën shqipe. Sot, duhet të mendojmë nëse do të ishte më e shëndoshë që fëmijët shqiptarë, të Tiranës, të mërgimtarëve, e të Prishtinës, të katapultojmë jashtë hapësirës shqiptare. Po, të ikim së paku për ca vjet, e këtu, në Prishtinë, në Shkup e në Tiranë, le të mbesin redaktorët e gazetarët pa gazeta. Le të ngujohen qeveritarët pa shtet. Le të ngordhin hajnat (biznesmenët) pa klientë. Ministria e “Kulturës” le të mbetët pa kulturë, mësimdhënësit le të mbesin pa nxënës e akademikët pa shkencë…

Ndoshta kështu, dhe vetëm kështu, do të kursehej fëmija shqiptar, gjenerata e ardhshme dhe e pafaj e kombit. Ndoshta kjo ikje kolektive, mitologjike, do të ndalonte prishjen kulturore, sociologjike, ndërnjerëzore e psikologjike të fëmijëve shqiptarë.

“Ejani, të ikim” në Norvegji, Suedi, Danimarkë. “Të ikim” nga Shqipëria që të mos e shtrembërojmë gjuhën shqipe. Të arratisemi, të vrapojmë e të thyejmë qafen atje në Norvegjinë e errët e të akullt, të ikim atje e të flasim pastër e bukur gjuhën tonë shqipe.

Të arratisemi nga bandat politike, ekonomike e “kulturore" të shekullit XIX.

The post “Të ikim” nga Shqipëria e nga Kosova biri im! appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more