Skip to main content

“Sqaron Ujësjellësi Prishtina, ky është orari i saktë i punës për konsumatorët” plus 9 more Ekonomia Online

“Sqaron Ujësjellësi Prishtina, ky është orari i saktë i punës për konsumatorët” plus 9 more Ekonomia Online


Sqaron Ujësjellësi Prishtina, ky është orari i saktë i punës për konsumatorët

Posted: 31 Jul 2018 10:28 AM PDT

Departamenti për Konsumatorë i Ujësjellësit Prishtina, sqaron për të gjithë qytetarët e Prishtinës se deri më 1 shtator 2018, pikat e shitjes (arkat për pagesa të shërbimeve) janë duke punuar nga ora 8:00 e mëngjesit e deri në ora 18:00 e mbrëmjes.

Ky sqarim vie pasi sipas këtij departamenti, është vërejtur numër i madh i konsumatorëve të cilët sipas tyre kanë ngatërruar orarin e punës në këto pika të shitjes së Departamentit për Konsumatorë të Ujësjellësit, njofton Klan Kosova.

"Nga dita e hënë-premte orari do të jetë nga ora 08-18 ( gjithsej 10 orë ) , ndërsa ditën e shtunë do të punohet nga ora 09-16 ( gjithsej 7 orë). Arsyeja e zgjatjes së orarit të punës në këtë departament është ofrimi i shërbimeve cilësore për bashkëatdhetarët tanë, derisa janë duke pushuar në Republikën e Kosovës".

The post Sqaron Ujësjellësi Prishtina, ky është orari i saktë i punës për konsumatorët appeared first on Ekonomia Online.

Bytyqi hapi punimet e Seminarit mbarëkombëtar për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë

Posted: 31 Jul 2018 10:23 AM PDT

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Lindita Nikolla, morën pjesë në ceremoninë e hapjes së punimeve të Seminarit të XIV-të mbarëkombëtar për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, i cili ka filluar sot në Tiranë dhe do t'i zhvillojë punimet deri më 3 gusht 2018.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri për Diasporë i Shqipërisë, Pandeli Majko, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe përfaqësues të Minstrisë së Diasporës së Kosovës.

Me këtë rast, Ministri Bytyqi ka falënderuar mësimdhënësit për kontributin e tyre të çmuar, angazhimin e palodhshëm ndër vite, për kultivimin e gjuhës shqipe, ruajtjen e traditës dhe kujtesës sonë kombëtare në mendjet e të rinjve tanë në mërgatë.

“Diaspora ishte një mbështetëse e fuqishme e popullit tonë në kohë të vështira, por misioni i juaj si mësimdhënës është përtej kësaj, është përtej angazhimeve tuaja të përditshme, përtej një kontrate normale punëdhënës-punëmarrës, është mision i shenjtë e fisnik në shërbim të të rinjve, në shërbim të atdheut. Ju po ndihmoni kultivimin e gjuhës sonë të çmuar, ruajtjen e kulturës dhe traditës sonë kudo që jeni, andaj e meritoni respektin dhe mbështetjen tonë institucionale”, tha ministri Bytyqi.

Në vazhdim, ministri Bytyqi tha se është hartuar kurrikula e përbashkët për mësimin plotësues në diasporë, ndërsa MAShT ka hartuar dhe ndanë falas edhe tekste shkollore për diasporë (seti prej 19 teksteve të veçanta/2010).

Ministri Bytyqi, tha se më se gjysma e substancës kombëtare jeton jashtë vendit, andaj theksoi se mbështetja për punën që bëjnë mësimdhënësit në diasporë është shumë e nevojshme. Në këtë kontekst, ministri Bytyqi theksoi nevojën e certifikimit të mësimdhënësve kudo që ata punojnë, ndërsa përmendi edhe nënshkrimin e marrëveshjeve të përbashkëta ndërministrore në Korçë, me të cilat parashihet financimi i mësimit plotësues dhe që duhet të jetësohen në të ardhmen.

Ndryshe, ky Seminar ka për qëllim këmbimin e përvojave të mira të mësimdhënies nga vende të ndryshme të botës, ndërsa gjatë këtyre ditëve sa do të zgjasë seminari, do të paraqiten kumtesa me tema të ndryshme si: Metodologji të mësimdhënies dhe teori të të nxënit për nxënësit që jetojnë në diasporën shqiptare, Prezantimi i dokumentit "Kurrikula e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë", Mësuesit në shkollat e komunitetit shqiptar, profili dhe sfidat me të cilat ballafaqohen”, dhe tema të tjera.

The post Bytyqi hapi punimet e Seminarit mbarëkombëtar për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë appeared first on Ekonomia Online.

Parandaloni rënien e flokëve me maskën me banane

Posted: 31 Jul 2018 10:20 AM PDT

Shumica e grave shpenzojnë shuma të majme parash për shampona, maska, balsamë e shumë produkte të tjera për mirëmbajtjen e flokëve.

Por pavarësisht se shumë nga ne besojmë se produktet kozmetikore për flokë kanë efekt, e vërteta është se pothuajse të gjitha ato janë të mbushura me kemikalie dhe përbërës të tjerë që më shumë na dëmtojnë flokët se sa na përmirësojnë ato.

Por a e keni ditur se ekziston një tretman natyral që përpos që përmirëson kualitetin e flokëve, i bën mirë lëkurës së kokës tuaj, parandalon edhe rënien e flokëve?

Kjo maskë përbërës kryesor ka BANANEN.

Me këtë maskë, ju përpos që do të parandaloni rënien e flokëve, do të stimuloni rritjen e tyre edhe do t'i ushqeni ato. Kjo maskë përmirëson shëndetin e flokëve, i bën ato të buta dhe plot shkëlqim.

Mbi të gjitha, u jep flokëve shumë ushqyesë dhe vitamina që janë esencial për rritjen e flokëve, transmeton Klan Kosova.

Ju duhet vetëm një banane dhe tri pika vaj bajamesh.

Shtypeni bananen, shtoni vajin e bajameve dhe përzieni mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Vendoseni këtë maskë në flokët tuaj dhe masazhojeni kokën.

Mbështilleni kokën me peshqir dhe lëreni të qëndrojë kështu për gjysmë orë. Më pas, shpëlani flokët me ujë dhe shampon, si bëni zakonisht.

Shënim: Maska me banane është e përshtatshme për të gjitha llojet e flokëve!

The post Parandaloni rënien e flokëve me maskën me banane appeared first on Ekonomia Online.

Sllovakia alarmohet nga motoçiklistë rusë të afërt me Putinin

Posted: 31 Jul 2018 10:08 AM PDT

Ministria e Jashtme e Sllovakisë ka ngritur shqetësimin në lidhje me grupin nacionalist të motoçiklistëve "Ujqit e Natës", të afërt me presidentin rus Vladimir Putin, të cilët kanë ngritur një bazë në këtë vend.

Baza e tyre ndodhet në Dolna Kupa, 70km nga kryeqyteti Bratislava.

"Ne mendojmë se ndikimi i anëtarëve të tyre është i dëmshëm. Ne veçanti përhapja e mendimeve që kanë për qellim të rishkruajnë historinë" ka deklaruar kryediplomati sllovak.

Grupi në fjalë janë sanksionuar nga SHBA-të, nen akuzat se ju kishin ofruar ndihmë rebelëve pro-rusë në Ukrainë.

The post Sllovakia alarmohet nga motoçiklistë rusë të afërt me Putinin appeared first on Ekonomia Online.

Beqaj: Mbështetja e Gjermanisë vendimtare për Kosovën

Posted: 31 Jul 2018 10:03 AM PDT

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit me shtetin gjerman, ka pritur sot në takim deputetin e Bundestagut, Volkmar Klein.

Ministri Beqaj në emër të Qeverisë së Kosovës ka shprehur falënderimin për bashkëpunimi dhe mbështetjen e vazhdueshëm nga shteti gjerman, donatorin më të madh në Kosovë, duke theksuar se ky bashkëpunim është i rëndësisë së veçantë.

"Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë që në fillim të punës së saj ka realizuar një bashkëpunim të rëndësishëm me shtetin gjerman, në veçanti marrëveshja me GIZ dhe themelimi i Parkut Gjermano-Kosovar për Inovacion dhe Trajnime në Prizren, janë aktivitetet që kanë ndikim shumë të rëndësishëm në përkrahjen të fushës së inovacionit dhe ndërmarrësisë", tha Ministri Beqaj.

"Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë si donatori më i madh, për Kosovën ka qenë dhe është vendimtare në të gjitha proceset e rëndësishme që ka kaluar dhe po kalon vendi ynë, për këtë gjë qytetarët e Kosovës dhe Qeveria e vendit janë mirënjohës dhe falenderues", theksoi Ministri Besim Beqaj.

Ndërsa deputeti i Bundestagut Gjerman, Volkmar Klein e falënderoi ministrin Beqaj për pritjen, duke e siguruar se Gjermani mbetet e përkushtuar në përkrahje të Kosovës dhe vazhdim të bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm.

Deputeti Klein gjatë takimit me ministrin Beqaj ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Gjermanisë së Kosovë, Christian Heldt dhe Shefi i zyrës së KAS-it për Kosovë, Johannes Rey.

The post Beqaj: Mbështetja e Gjermanisë vendimtare për Kosovën appeared first on Ekonomia Online.

Dy Koretë diskutojnë rreth zbutjes së tensionit ushtarak

Posted: 31 Jul 2018 09:57 AM PDT

Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut diskutuan rreth zvogëlimit të tensionit ushtarak, por nuk i bënë të ditura për publikun detajet pas bisedimeve ushtarake që u zhvilluan të martën.

Ndërsa, Shtetet e Bashkuara zbuluan aktivitetet e rifilluara në një fabrikë raketash të Koresë Veriore, gjë që bëri synimet e kësaj të fundit edhe më të dyshimta, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Gjeneralët e të dy shteteve shkëmbyen pikëpamjet e tyre për të reduktuar numrin e personelit dhe armëve të zjarrit. Për "demilitarizimin" e zonës së fortifikuar (DMZ), si dhe për gërmime të përbashkëta brenda zonave ku ndodhen eshtrat e ushtarëve të vrarë në Luftën e Koresë gjatë viteve 1950-53.

Sidoqoftë, ata nuk u pajtuan rreth hollësive, të cilat do të diskutohen sërish përmes bisedimeve, deklaroi Ministria e Mbrojtjes së Koresë Jugore.

Ministria gjithashtu shtoi se po planifikon t'i zvogëlojë postet dhe pajisjet e rojës përgjatë kufirit të fortifikuar si një hap fillestar.

The post Dy Koretë diskutojnë rreth zbutjes së tensionit ushtarak appeared first on Ekonomia Online.

1000 rrënjë kanabis asgjësohen në Gjirokastër

Posted: 31 Jul 2018 09:53 AM PDT

Sot, në një aksion të Policisë, në zonën e Frashërit, janë zbuluar 1000 rrënjë kanabis.

Policia bënë me dije se dy persona janë arrestuar dhe se janë asgjësuar rreth 1000 rrënjë kanabis, bënë me dije Albeu, transmeton KlanKosova.

Policia po ashtu njofton se ka më shumë se dy persona të përfshirë në këtë rast dhe se hetimet po vazhdojnë.

Ky plantacion me bimë kanabis besohet se është kultivuar për shkak të transportimit jashtë Shqipërisë, më saktësisht në Itali.

The post 1000 rrënjë kanabis asgjësohen në Gjirokastër appeared first on Ekonomia Online.

Për shkak të nxehtësisë në Gjermani mungojnë shishet e birrës

Posted: 31 Jul 2018 09:48 AM PDT

Regjistrimi i temperaturave të larta në Gjermani ka rritur oreksin e birrës gjermane, kështu që ka pasur një mungesë të shisheve të birrës në vend.

Për shkak të rritjes së shitjeve, birraritë u kërkojnë klientëve që të kthejnë shishet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të vazhdojnë prodhimin, raporton BBC.

The post Për shkak të nxehtësisë në Gjermani mungojnë shishet e birrës appeared first on Ekonomia Online.

Turqi: Prifti amerikan mbetet në paraburgim

Posted: 31 Jul 2018 09:40 AM PDT

Gjykata turke ka hedhur poshtë ankesën e priftit amerikan Andrew Brunson për t’u liruar nga paraburgimi, ndërsa pret gjykimin mbi akuzat për terrorizëm, raportojnë sot mediat shtetërore turke.

Brunson jeton në Turqi për më shumë se dy dekada dhe akuzohet për ndihmë ndaj mbështetësve të Fethulah Gulen, një predikues mysliman në mërgim në SHBA, gjatë një puçi të dështuar në Turqi, në korrik 2016.

The post Turqi: Prifti amerikan mbetet në paraburgim appeared first on Ekonomia Online.

Lopetegui: Bale do të jetë ylli i ri i Realit

Posted: 31 Jul 2018 09:35 AM PDT

Trajneri i ri i Real Madridit nuk brengoset shumë për largimin e Cristiano Ronaldos.

Julen Lopetegui ka marrë përgjegjësinë për të krijuar një skuadër të re, e cila nuk do ta ketë më përkrah Cristiano Ronaldon, që në këto vite ishte simbol i klubit.

Pas tre sukseseve radhazi në Ligën e Kampionëve, kjo skuadër është përballur me lamtumirat emocionale të trajnerit Zinedine Zidane e më pas atë të portugezit.

"Rikrijimi i Real Madridit pa Cristiano Ronaldon është një sfidë që mbart emocione", ka thënë Lopetegui.

"Misioni ynë është të luftojmë që kjo skuadër të vijojë të mbetet kompetitive dhe pretendente për të gjithë titujt që janë në lojë".

"Cristiano është një prej lojtarëve më të rëndësishëm në historinë e këtij klubi, shprehu dëshirën për t'u larguar dhe Reali e mirëkuptoi".

"Tashmë pesha më e madhe në sulm bie mbi shpatullat e Gareth Bale, jam i bindur se ai është ylli që këtë vit do të na japë shumë. Bale është një lojtar i jashtëzakonshëm që pret të na ofrojë anën e tij më të mirë", ka përfunduar trajneri i Los Blancos.

The post Lopetegui: Bale do të jetë ylli i ri i Realit appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more