Skip to main content

“Sokoli favorizon Francën për kampion bote, Munishi shpreson në Kroacinë” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Sokoli favorizon Francën për kampion bote, Munishi shpreson në Kroacinë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Sokoli favorizon Francën për kampion bote, Munishi shpreson në Kroacinë

Posted: 14 Jul 2018 03:50 PM PDT

Trajnerët e njohur kosovar, Bylbyl Sokoli dhe Ismet Munishi kanë dhënë mendimet e tyre në lidhje me fituesin e Kupës së Botës "Rusia 2018".

Kampionati Botëror ka ardhur në fazën finale dhe ka mbetur vetëm edhe ndeshja në mes të Francës dhe Kroacisë të zbuloj fituesin e ngjarjes më të madhe të futbollit në botë.

E gjithë bota e futbollit është ndarë në dysh në lidhje me fituesin e Botërorit, pasi disa favorizojnë Francën dhe disa Kroacinë.

Të gjitha lajmet rreth Rusi 2018 Të gjitha lajmet rreth Rusi 2018

Të ndarë në dysh janë edhe trajnerët kosovar, Sokoli e Munishi, të cilët kanë dhënë mendimet e tyre në lidhje me fituesin e Kupës së Botës.

Në emisionin Dueli Botëror në RTV Dukagjini i udhëhequr nga Fisnik Zymi dhe Arta Nitaj, trajnerët kosovar kanë shprehur mendimet e tyre.

"Nuk kam çfarë të shtoj. Mendoj se Franca është favorite për ta fituar Botërorin", ka thënë Bylbyl Sokoli.

"Franca është favorit, por unë shpresoj shumë që kampion do të del Kroacia. Me penallti apo me vazhdime, ata e dinë qysh. Shpresoj që Kroacia ta qojë Kupën në shtëpi", ka deklaruar Ismet Munishi.

Ndryshe, ndeshja finale do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:00. /Telegrafi/

The post Sokoli favorizon Francën për kampion bote, Munishi shpreson në Kroacinë appeared first on Telegrafi.

Rakitic: Modric meriton të zgjidhet lojtari më i mirë i Botërorit

Posted: 14 Jul 2018 02:42 PM PDT

Ivan Rakitic i Barcelonës ndjen se bashkëlojtari i tij te Kroacia dhe rivali i Real Madridit, Luka Modric, meriton të fitojë çmimin e Topit të Artë  për lojtarin më të mirë të Kupës së Botës.

Modric ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë arritjes së parë të Kroacisë në finalen e Kupës së Botës, ku do të përballen me Francën të dielën.

Kështu, Rakitic do të vendosë besnikërinë e klubit në njërën anë pasi ka thënë se Modric meriton të zgjidhet lojtari më i mirë i Botërorit në Rusi.

Modric, Mbappe dhe Kane mund t'i japin fund dominimit të Ronaldos dhe Messit për "Topin e Artë" Modric, Mbappe dhe Kane mund t'i japin fund dominimit të Ronaldos dhe Messit për "Topin e Artë"

“Duhet të jetë një kroat dhe kapiteni ynë Modric e meriton”, ka thënë fillimisht Rakitic në një konferencë për shtyp.

Modric po udhëheq Kroacinë drejt triumfit në Botëror (Getty Images)

“Unë jam i sigurt se FIFA do ta zgjedhin atë, ndërsa kroatët e tjerë do të jenë në 11-shen më të mirë”.

“Megjithatë, ne nuk duam atë”.

Modric: Do t'i jepja katër titujt e Ligës së Kampionëve për trofeun e Kupës së Botës Modric: Do t'i jepja katër titujt e Ligës së Kampionëve për trofeun e Kupës së Botës

“Ne duam vetëm të fitojmë Kampionatin Botëror”, përfundoi mesfushori kroat.

Ndryshe, Modric para disa ditësh ka deklaruar se do t’i jepte gjithë trofetë e Ligës së Kampionëve për të fituar Kupën e Botës. /Telegrafi/

Ylli i madh i Kroacisë, Luka Modriç kishte një fëmijëri brutale – Ishte refugjat, gjyshin ia kishin qëlluar për vdekje në luftë dhe u refuzua disa herë nga disa klube kroate Ylli i madh i Kroacisë, Luka Modriç kishte një fëmijëri brutale – Ishte refugjat, gjyshin ia kishin qëlluar për vdekje në luftë dhe u refuzua disa herë nga disa klube kroate

The post Rakitic: Modric meriton të zgjidhet lojtari më i mirë i Botërorit appeared first on Telegrafi.

Sandro largohet, vjen Marcelo?

Posted: 14 Jul 2018 02:13 PM PDT

Raportimet e mediave vazhdojnë të këmbëngulin se Alex Sandro është gati për një transferim në Paris Saint-Germain, i cili do të hapte derën e afrimit të Marcelos te Juventusi.

Mbrojtësi brazilian i Juventusit është i preferuari i gjigantit francez për krahun e majtë të mbrojtjes.

Sipas mediave në Francë, PSG tashmë ka rënë dakord me kushtet personale dhe të dy klubet mund të diskutojnë një transferim të mundshëm.

Refuzohet oferta e PSG-së për Alex Sandron Refuzohet oferta e PSG-së për Alex Sandron

Gjatë ditëve të fundit është përfolur se një ofertë 40 milionë euro është refuzuar nga Zonja e Vjetër dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të kemi një ofertë të re.

Alex Sandro (Getty Images)

Alex Sandro ka qenë gjithashtu i lidhur me Manchester United, Chelsea dhe Manchester City, kështu që transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë.

Marcelo (Getty Images)

Megjithatë, nëse braziliani do të largohet nga Torino, zëvendësimi i tij ka gjasa të jetë pikërisht një bashkëkombës i tij.

Marcelo mund t'i bashkohet Ronaldos te Juventusi Marcelo mund t'i bashkohet Ronaldos te Juventusi

Është fjala për mbrojtësin e njohur të Real Madridit, Marcelo, i cili ka fituar gjithçka me Mbretërit.

Nuk është sekret se Marcelo dhe Cristiano Ronaldo janë miq të fortë dhe ata mund të ribashkohen pas kohës së tyre së bashku në Real Madrid. /Telegrafi/

The post Sandro largohet, vjen Marcelo? appeared first on Telegrafi.

Joao Mario afër Wolverhamptonit

Posted: 14 Jul 2018 01:48 PM PDT

Interi është i etur për të shitur Joao Mario dhe Wolverhampton Wanderers mund të bëjë një marrëveshje brenda disa ditëve pasi ai e refuzoi Bournemouthin.

25-vjeçari portugez u nënshkrua nga Sporting CP në verën e vitit 2016 për 40 milionë euro plus bonuse, por pati pak ndikim me fanellën e zikaltërve.

Ai u huazua në Angli te West Ham Unitedi me një opsion për të blerë përfundimisht, por klubi nga Liga Premier zgjodhi të mos e aktivizonte atë klauzolë.

Joao Mario nuk qëndron te Interi, e ardhmja e tij mes futbollit spanjoll dhe anglez Joao Mario nuk qëndron te Interi, e ardhmja e tij mes futbollit spanjoll dhe anglez

Megjithatë, e ardhmja e yllit portugez mendohet të jetë përsëri në kampionatin anglez, edhe pse jo te Çekanët.

Sipas mediumit Bein Sports, një marrëveshje me Wolves është vetëm disa ditë larg, pasi ky klub po bëhet si një parajsë portugeze.

Joao Mario ishte te West Hami, por tani pritet të kalojë tek Wolves (Getty Images)

Joao Mario do të ishte lojtari i shtatë portugez në skuadër, për të mos përmendur edhe menaxherin e skuadrës, Nuno Espirito Santo.

Sipas FCInterNews.it, Bournemouth kishte bërë një qasje për të blerë për 18 milionë euro, por lojtari e refuzoi atë. /Telegrafi/

The post Joao Mario afër Wolverhamptonit appeared first on Telegrafi.

Pas Shaqirit, Klopp kërkon edhe dy transferime të reja

Posted: 14 Jul 2018 01:22 PM PDT

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk do t’i japë fund blerjeve të verës me marrëveshjen e së premtes mbrëma për Xherdan Shaqirin, pasi synon edhe dy përforcime.

26-vjeçari me prejardhje shqiptare u bashkua me Liverpoolin nga Stoke për 13 milionë funte apo rreth 15 milionë euro pas zbritje së Potters në Championship.

Transferimi i tij bëri bujë të madhe pasi Shaqiri ishte objektiv edhe i Manchester Unitedit dhe pas shkëlqimit në Kupën e Botës u ble për një çmim relativisht të ulët duke pasur parasysh tregun momental.

Fjalët e para të Xherdan Shaqirit si lojtar i Liverpoolit: Isha afër të vij këtu para disa vitesh, jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi Fjalët e para të Xherdan Shaqirit si lojtar i Liverpoolit: Isha afër të vij këtu para disa vitesh, jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi

Megjithatë, sipas mediumit britanik The Mirror, djaloshi nga Gjilani duke do të jetë transferimi i fundit për Reds pasi Klopp po kërkon të forcojë dy pozicione – portën dhe rolin e numrit 10.

Shaqiri nënshkroi me Reds, por nuk pritet të jetë transferimi i fundit i verës

Liverpooli ka qenë në treg për një portier të ri që nga koha kur Loris Karius bëri dy fatale në finalen e Ligës së Kampionëve, që i kushtuan me humbje nga Real Madridi.

Reds ishin të lidhur me Bernd Leno dhe Alisson, por gjermani nënshkroi me Arsenalin, ndërsa e ardhmja e brazilianit në Romë mbetet ende një mister.

Klopp: Liverpooli po punon në transferimet e reja Klopp: Liverpooli po punon në transferimet e reja

Për sa i përket një numri 10 të ri, mbetet ende shpresa për ringjalljen e marrëveshjes së tyre para Kupës Botërore për kapitenin e Lyonit, Nabil Fekir.

Me këto dy transferime të mundshme, Liverpooli do të mbyllte afatin kalimtar dhe do të hynte në sezonin e ri me synim fitimin e trofeve. /Telegrafi/

The post Pas Shaqirit, Klopp kërkon edhe dy transferime të reja appeared first on Telegrafi.

Effenberg: Po të ishte më ri, sot Mandzukic do të kushtonte 200 milionë euro

Posted: 14 Jul 2018 12:51 PM PDT

Ish-futbollisti gjerman, Stefan Effenberg, thotë se Mario Mandzukic është një prej tre sulmuesve më të mirë në botë dhe do të kushtonte 200 milionë euro po të ishte më i ri.

32-vjeçari ka qenë një prej lojtarëve vendimtarë në kualifikimin e Kroacisë në finale të Kampionatit Botëror, ku do të ndeshet me Francën.

Krahas dy golave dhe një asistimi, ai ka vazhduar të jetë luftarak në Rusi, njësoj siç ka bërë edhe me klubin e tij, Juventus.

Mario Mandzukic (Foto: Getty Images)

“Asnjëherë nuk e kam kuptuar pse Bayern Munichu e shiti. Sipas meje, Mandzukic është njëri prej tre sulmuesve më të mirë në botë”.

Lajmet për Mandzukic Lajmet për Mandzukic

“Ai angazhohet shumë për skuadrën dhe goli i tij në vazhdime ndaj Anglisë, ishte vendimtar”.

“Po të ishte më i ri, ai do të vlente 200 milionë euro dhe do ta preferoja dhjetë herë më shumë sesa Neymarin”, ka deklaruar ka shkruar Effenberg për T-Online.

Stefan Effenberg si lojtar i Wolfsburgut (Foto: Getty Images)

Mandzukic ka marrë lëvdata edhe nga ish-bashkëlojtari i tij te bavarezët, Arjen Robben.

“Është luftarak, një lojtar që të gjithë do ta donin në skuadër dhe jo në ekipin kundërshtar. Ndoshta nuk ka shumë aftësi me top, mirëpo ai gjithmonë i shënon golat e rëndësishëm dhe është lojtari tek i cili mund të llogarisësh”, ka theksuar Robben. /Telegrafi/

The post Effenberg: Po të ishte më ri, sot Mandzukic do të kushtonte 200 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Laudrup: Kam folur me Hazardin, do t’i bashkohet Real Madridit

Posted: 14 Jul 2018 12:50 PM PDT

Ish-ylli i Chelsea, Brian Laudrup beson se Eden Hazard është gati të bashkohet me Real Madridin.

Një numër lojtarësh kanë qenë të lidhur me mbushjen e zbrazëtirës së mbetur nga largimi i Cristiano Ronaldos, i cili u transferua te Juventusi.

Njëri nga emrat më të përfolur ishte pikërisht ylli belg i Chelseat, Hazard, i cili pas fitores ndaj Anglisë deklaroi se Real Madridi është klub ëndrrash.

Hazard: Jam gati të largohem nga Chelsea, Real Madridi klub ëndrrash Hazard: Jam gati të largohem nga Chelsea, Real Madridi klub ëndrrash

Edhe Laudrup këmbëngul se do të jetë sulmuesi belg 27-vjeçar i cili do të shkojë në kryeqytetin spanjoll pas shfaqjeve të tij të jashtëzakonshme në Kupën e Botës.

Laudrup me fanellën e Bluve (Getty Images)

“Unë fola me Eden Hazard disa ditë më parë”, ka thënë fillimisht Laudrup për Sportske Novosti.

Hazard ka treguar nivel të lartë te Chelsea (Getty Images)

“Ai është duke u përgatitur për një lëvizje në Real Madrid dhe kjo është një lëvizje e mirë për të dhe për Realin”.

Chelsea informon Barcelonën dhe Real Madridin, çmimi i Hazardit është i panegociushëm Chelsea informon Barcelonën dhe Real Madridin, çmimi i Hazardit është i panegociushëm

“Përsëri në Rusi, ai tregoi se sa i mirë është. Ai është lojtar i kalibrit botëror”, përfundoi ish-ylli i Bluve.

Çmimi i transferimit të yllit belg mendohet të jetë rreth 200 milionë euro. /Telegrafi/

The post Laudrup: Kam folur me Hazardin, do t’i bashkohet Real Madridit appeared first on Telegrafi.

Ish-presidenti Calderon: Real Madridi do të pendohet – Ronaldo është si Pele, Di Stefano e Cruyff  

Posted: 14 Jul 2018 12:27 PM PDT

Ish-presidenti Ramon Calderon beson se Real Madrid do të pendohet për dërgimin e Cristiano Ronaldos në Juventus, pasi sipas tij ai është në të njëjtin nivel me legjendën Pele.

Ronaldo u transferua tek Juventusi në një marrëveshje që u bë pas nëntë viteve në fanellën e Merengues për të paktën 112 milionë euro, por sipas Calderon, Real Madridi do të pendohet për largimin e portugezit.

“Është një gabim i pafalshëm që Real Madridi do të paguajë një çmim të rëndë për”, ka thënë fillimisht Calderon për La Gazzetta dello Sport.

Valdano: Ronaldo humb më shumë së Real Madridi me largimin Valdano: Ronaldo humb më shumë së Real Madridi me largimin

“Njerëzit flasin për Kylian Mbappe ose Neymar, por ata janë larg nga niveli i Cristianos”.

Reali do të pendohet me shitjen e Ronaldos (Getty Images)

“Ishte një blerje historike nëntë vjet më parë dhe klauzola prej 1 miliard tregoi se ai nuk ishte në shitje”.

“Perez do të paguajë për këtë gabim. Cristiano është numri 1, kështu që dëmi i bërë është i madh”.

Ronaldo ka arsye të mëdha që të shkëlqejë te Juventusit, 10 rekordet që CR7 do t'i ndjek me fanellën bardhezi Ronaldo ka arsye të mëdha që të shkëlqejë te Juventusit, 10 rekordet që CR7 do t'i ndjek me fanellën bardhezi

“Cristiano refuzoi kontratën e përmirësuar të dhënë nga Perez kohët e fundit. Arsyet për të ecur janë emocionale, blerja e tij është marrëveshje e madhe për Juventusin”.

“Unë mund ta shoh atë me trofe të tjerë në kabinet në vitet e ardhshme dhe do të duhet t’i kushtojë rëndësi të madhe të Ligës së Kampionëve”.

“Kostoja e operacionit është e shtrenjtë, por do të nxirret nga sponsorët dhe paratë reklamuese. Unë do ta vendosja Ronaldon në të njëjtin nivel si Alfredo Di Stefano, Pele dhe Johann Cruyff”, përfundoi ish-presidenti i Mbretërve. /Telegrafi/

Efekti Ronaldo, Juventusi rritet për rreth tre milionë ndjekës në rrjetet sociale Efekti Ronaldo, Juventusi rritet për rreth tre milionë ndjekës në rrjetet sociale

The post Ish-presidenti Calderon: Real Madridi do të pendohet – Ronaldo është si Pele, Di Stefano e Cruyff   appeared first on Telegrafi.

Hazard: Jam gati të largohem nga Chelsea, Real Madridi klub ëndrrash

Posted: 14 Jul 2018 11:43 AM PDT

Kapiteni i Belgjikës, ylli i Cheseat, Eden Hazard ka folur për të ardhmen e tij duke u shprehur i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge për të vazhduar karrierën tek klubi i ëndrrave, Real Madridi.

Ylli belg tashmë ka thënë se Real Madridi është një klub “i veçantë” dhe shtoi se është i gatshëm të largohet nëse Chelsea është i gatshëm të shesë.

“Pas gjashtë viteve të mrekullueshme në Chelsea mund të jetë koha për të provuar diçka ndryshe”, ka thënë fillimisht Hazard duke folur për ITV.

Real Madridi po përgatit ofertë 170 milionë euro për Hazardin Real Madridi po përgatit ofertë 170 milionë euro për Hazardin

“Sigurisht që pas kësaj Kupe të Botës unë mund të vendos nëse dëshiroj të qëndroj apo të largohem, por Chelsea do të marrë vendimin përfundimtar – nëse duan të më lejojnë të shkoj. Ju e dini destinacionin tim të preferuar”.

“Në të ardhmen, nuk e dini kurrë se çfarë ndodh. Unë do të shkoj në pushime dhe pastaj ne do të shohim”.

Chelsea fitoi Kupën FA në maj, por mbylli një sezon të dështuar duke përfunduar në vendin e pestë, për të humbur kualifikimin e Ligës së Kampionëve, një rezultat që për kosto kishte shkarkimin e menaxherit Antonio Conte.

Chelsea informon Barcelonën dhe Real Madridin, çmimi i Hazardit është i panegociushëm Chelsea informon Barcelonën dhe Real Madridin, çmimi i Hazardit është i panegociushëm

Futbollisti 27-vjeçar i cili ka bërë më shumë se 200 paraqitje që kur u bashkua me Chelsean nga Lille në vitin 2012, duke shënuar 69 gola e ka cilësuar Real Madridin klub ëndrrash.

Eden Hazard (Getty Images)

“Unë mendoj se Real Madridi është ëndrra e të gjithëve”.

“Me apo pa Zidanen, fanella e bardhë është e veçantë, por bluza blu përshtatet mirë kështu që nuk më shqetëson nëse qëndroj”, përfundoi belgu. /Telegrafi/

The post Hazard: Jam gati të largohem nga Chelsea, Real Madridi klub ëndrrash appeared first on Telegrafi.

Martinez: Kemi provuar ta fitojmë Botërorin, këta futbollistë bën histori me Belgjikën

Posted: 14 Jul 2018 11:11 AM PDT

Roberto Martinez ka folur pas fitores së Belgjikës ndaj Anglisë, e vlefshme për medaljen e bronztë në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Belgjika ka arritur të fitojë medaljen e bronztë pas fitores ndaj Anglisë dhe sipas trajnerit Martinez kjo është një arritje historike për këtë grup futbollistësh.

Belgjika shkruan historinë, fiton medaljen e parë të bronztë në një Botëror pas fitores ndaj Anglisë Belgjika shkruan historinë, fiton medaljen e parë të bronztë në një Botëror pas fitores ndaj Anglisë

“Ne kemi kërkuar të fitojmë Kupën e Botës. Kur ju mposhtni Brazilin dhe futeni në gjysmëfinalen, fokusi duhet të jetë të përpiqeni të fitoni Kupën e Botës, por duhet të jeni realist kur të përfundoni turneun dhe shikoni prapa”, ka thënë fillimisht Martinez.

Belgjika stoliset me medaljen e bronztë (Getty Images)

“Këta lojtarë e kthyen historinë në Belgjikë dhe kjo është e gjitha që ka rëndësi. Këta lojtarë meritojnë të kenë këtë fitore”.

“Brezi i ‘Meksikë 86’ krijoi një frymëzim të vërtetë dhe një vizion të vërtetë për të gjithë futbollistët në Belgjikë”.

Futbollistët që shkruan historinë e Belgjikës (Getty Images)

“Tani ky grup lojtarësh e mposhti atë dhe kjo është historike. U deshën 32 vjet të jenë në gjendje që të jenë në këtë pozitë, kështu që ka kënaqësi reale dhe sukses të vërtetë”.

Belgjika barazon rekordin e Francës dhe Italisë, dhjetë lojtarë të ndryshëm shënuan në 'Rusia 2018' Belgjika barazon rekordin e Francës dhe Italisë, dhjetë lojtarë të ndryshëm shënuan në 'Rusia 2018'

“Është tek mënyra si ne kemi arritur pasi futbolli që luajtëm është futbolli belg, është marka jonë. Dhe bashkimi dhe fleksibiliteti që kemi treguar taktikisht, tregon atë që duam të bëhemi një komb futbollist”.

“Ka qenë një udhëtim shumë i mirë, një udhëtim me të vërtetë i suksesshëm, por në futboll ju duhet të shikoni përpara dhe të përpiqeni të përmirësoni në rastin e ardhshëm që kemi”, përfundoi trajneri i Belgjikës. /Telegrafi/

The post Martinez: Kemi provuar ta fitojmë Botërorin, këta futbollistë bën histori me Belgjikën appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more