Skip to main content

“Si t’i përgjigjemi në mënyrën e duhur një fyerjeje” plus 9 more Ekonomia Online

“Si t’i përgjigjemi në mënyrën e duhur një fyerjeje” plus 9 more Ekonomia Online


Si t’i përgjigjemi në mënyrën e duhur një fyerjeje

Posted: 16 Jul 2018 09:50 AM PDT

Në vitin 1997, Steve Jobs ishte duke iu përgjigjur pyetjeve të audiencës kur një anëtar i bëri një pyetje me tendencë të keqe. Ajo që ndodhi më pas është e mrekullueshme.

Ne jetojmë në një botë ku fyerja është bërë arma e zgjedhjes.

Konkurrentët i përdorin ato për të na larguar nga loja apo kur ndihen të kërcënuar.

Natyrisht, nuk duhet t'u shmangemi të gjitha reagimeve kritike.

Por tashmë e kemi të qartë që fyerjet janë të projektuara për të lënduar, jo për të ndihmuar.

Pra, si duhet të reagojmë kur dikush na fyen?

Ekziston një demonstrim i mrekullueshëm që ju mëson se si t'i përgjigjeni në mënyrë efektive një fyerjeje dhe vjen nga bashkëthemeluesi i famshëm i Apple, Steve Jobs.

Në vitin 1997, Steve Jobs sapo ishte kthyer në Apple, kompania nga e cila ishte larguar për më shumë se një dekadë. Ai iu përgjigj pyetjeve të bëra gjatë Konferencën Botërore të Zhvilluesve të Apple, kur një anëtar i audiencës i bëri një pyetje me tendencë:

"Z. Jobs, ti je një njeri i zgjuar dhe me ndikim," fillon ai.

Pastaj, fyerja e famshme:

"Është e trishtueshme dhe e qartë se për disa akuza që keni diskutuar, nuk e keni idenë se për çka po flisni. Për shembull, do të doja të shprehni qartë se si Java dhe cilido prej mishërimeve të tij adreson idetë e OpenDoc. Dhe kur të përfundoni me këtë, ndoshta mund të na tregoni se çfarë keni bërë personalisht për shtatë vitet e fundit."

Për shumicën prej nesh, një sulm publik si ky do të na linte të paktën pak të shqetësuar. Por përgjigja e Jobs është një demonstrim i përsosur se çfarë duhet të bëjmë në këtë situatë.

Ja disa nga pikat kryesore të mësimeve të nxjerra.

Ai merr një pauzë

Gjëja e parë që bën Jobs është ndoshta më e vështira.

Ai merr një pauzë, ulet në heshtje dhe mendon.

Në atë që duket si një përjetësi tek audienca (dhe në realitet zgjati rreth 10 sekonda), Jobs pi një gllënjkë uji dhe reflekton në kritikat dhe në pyetjen.

Ai fillon përgjigjen e tij. "Ju mund të kënaqni disa nga njerëzit disa herë, por …"

Një pauzë tjetër, këtë herë për rreth tetë sekonda.

Unë kam shkruar gjerësisht mbi vlerën e pauzës – një teknikë që përfshin marrjen e disa momenteve (ose ndonjëherë edhe më shumë) për të ndaluar dhe menduar para se të ndërmarrim veprime. Pauza është aq e vlefshme, sepse ju lejon të merrni nën kontroll emocionet tuaja dhe të mendoni para se të thoni ose të bëni diçka për të cilën do të pendoheni më vonë.

Pauza fillestare e Jobs i jep atij kohën që duhet të përgatisi veten dhe të kthehet me një përgjigje të jashtëzakonshme.

Ai pajtohet me akuzuesin e tij

"Një nga gjërat më të vështira kur jeni duke u përpjekur të ndryshoni përshtypjen e dikujt është se – njerëz si ky zotëri – kanë të drejtë! … Në disa raste," shpjegon Jobs.

Për vite me radhë, psikologët dhe akademikët e tjerë kanë argumentuar se mënyra më e mirë për të ndryshuar mendjen e një personi nuk është të sulmoni pozitën e tyre, por, më mirë, të gjeni një bazë të përbashkët.

Jobs e bën këtë në mënyrë të përkryer duke pranuar se ky njeri ka të drejtë! Ka me siguri funksionalitete në OpenDoc (programi në fjalë) me të cilat ai nuk është i njohur.

Por njohja me çdo funksionalitet të çdo aplikacioni nuk është puna e CEO-s, vazhdon ai të shpjegojë.

Ai i ndihmon të gjithë të shohin pamjen e madhe

Jobs vazhdon të përshkruajë rolin e tij në Apple: Nuk ka pse të dijë çdo funksionalitet të software-ëve. Përkundrazi, është aty për të shpjeguar pamjen e madhe, për të përsëritur vizionin dhe për t'i mbajtur të gjithë në motivim:

Një nga gjërat që unë kam zbuluar është që ju gjithmonë duhet të filloni me përvojën e klientëve dhe të punoni në drejtim të kundërt më teknologjinë. Nuk mund të filloni me teknologjinë dhe pastaj të kuptoni se ku do të përpiqeni ta shisni.

Ky vizion jashtëzakonisht bindës i punës mund të ketë qenë inovative në atë kohë …

Por, siç dëshmoi historia, kishte të drejtë.

Ai përdor dobësinë në avantazhin e tij

Jobs jo vetëm që shpjegon vizionin e tij, ai përdor mësimet për të ndihmuar në krijimin e kredibilitetit të tij. Në thelb, ai i kërkon palëve të interesuara (dhe aksionarëve) të përfitojnë nga përvoja e tij.

Ai i lavdëron njerëzit e tij

"Ka shumë njerëz që tani punojnë në Apple", shpjegon Jobs. Ai përmend disa shembuj, përpara se të flasi për të gjithë ekipin.

"Ata po bëjnë më të mirën," thotë Jobs.

Me këto fjalë, Jobs qëndron mbrapa ekipit të tij. Ai i pranon ata. Ai i lavdëron ata.

Ai i lejon ata të dinë se ai i mbështet në çdo moment.

Kjo frymëzon ekipin (dhe të tjerët) për të qëndruar pas tij, gjithashtu.

Ai përfundon i vendosur

Fjalët përfundimtare të Jobs janë motivuese.

"Disa gabime do të bëhen përgjatë rrugës dhe kjo është gjë e mirë, sepse të paktën disa vendime po merren dhe ne mund t'i gjejmë gabimet dhe t'i rregullojmë ato."

Në fund ai i drejtohet personit që bëri pyetjen.

"Gabime do të bëhen … disa njerëz nuk do të dinë se për çka po flasin, por mendoj se është shumë më mirë kjo se aty ku gjërat nuk ishin shumë kohë më parë.

"Dhe unë mendoj se ne do të shkojmë atje."

The post Si t'i përgjigjemi në mënyrën e duhur një fyerjeje appeared first on Ekonomia Online.

Kolinda e artë e Kroacisë së argjendtë

Posted: 16 Jul 2018 09:45 AM PDT

Franca e fitoi lehtë dhe me stil, Botërorin 2018. Les Blues shkelën këdo që u doli përpara (përjashto Danimarkën, me të cilën barazoi pa gola). Madje edhe Kroacinë simpatike. Kësaj të fundit nuk i ndihmuan magjitë e Luka Modriqit, lojtarit aktualisht më të mirë në botë. Kapiteni kroat nuk i duroi lotët, kur mori medaljen e argjendtë, të dielën në mbrëmje, në Moskë. Ai e dinte që i dyti në Mondial, do të thotë të jesh humbësi më i rëndësishëm në glob.
Por, nëse Modriq me shokët e tij simpatikë humbën, dikush tjetër nga Kroacia fitoi shumë, në botërorin që përfundoi të dielën. Ajo ishte hiq më pak se presidentja ekstravagande e këtij shteti.

Kolinda Grabar-Kitaroviq hyri në zemrat e miliona njerëzve gjithandej globit, me paraqitjet e jashtëzakonshme jofutbollistike në botëror. Së pari, ajo ndoqi nga ulëset e stadiumit secilën ndeshje të kombëtares së vetë, e veshur me fanellën nacionale, duke thyer kështu kodin e veshjes në zonën VIP. Së dyti, Kolinda, sic e thërrasin shkurt në vendin e saj, nuk e kurseu veten nga emocionet shpërthyese, kur Kroacia shënonte ose fitonte. E asaj i ra goxha të celebrojë, pas penalltive të shumta që kuqebardhtë shahistë shënonin, në dy ndeshjet kur loja e tyre shkoi në kohën shtesë.

Së treti, Kolinda nuk ngurroi aspak të futet edhe në zhveshtoren e lojtarëve kroatë, kur ata fitonin, ndonëse këtu kishte burra gati gjysmë të zhveshur.

Këtë veprim e bëri edhe të dielën, kur bashkë me homologët francezë e rusë, Macron e Putin, befasuan kampionët e botës, duke u hyrë në dhomat ku po festonin, pas ndeshjes.

Por, kjo nuk është e tëra. Grabar Kitaroviq u bë e dashur, edhe për shkak të disa veprimeve tjera. Ajo mori pushim pa pagesë, nga detyra e presidentes së Kroacisë, për të ndjekur ndeshjet e kombëtares së saj në Rusi. Më tepër se kaq, Kolinda udhëtoi me bileta të klasit ekonomik, e jo biznes, për në Moskë, duke i paguar vetë ato.

Mbi të gjitha, entuziazmi për të kulmoi, teksa publikoheshin fotografi të saj nxitëse. Aso pati më bollëk, sidomos pas finales së të dielës. Në njërën nga to, ajo duket sikur po bën më tepër sesa që duhet, teksa e ngushëllon trajnerin e Kroacisë, Zlatko Daliq, pas humbjes nga Franca, 2 me 4, transmeton Klan Kosova.

Shiu që po binte të dielën në Moskë, sikur i shtonte romantizmin këtij momenti. Portali sportiv kroat, index.hr, pas këtyre skenave, doli me një titull habitës "A mos piu pak Kolinda, dje?".

Në po kësi atmosfere, ajo shihet edhe teksa mbështet ballin e saj në mbifaqen e francezit Macron. Këtë nuk ka ngurruar ta pëqafë edhe në disa raste tjera, të dielën, si në tribuna, ashtu edhe në ceremoninë e shpalljes së fituesit, gjatë së cilës nuk kurseu aspak veten. I shtrëngoi fort kroatë e francezë. Madje, e puthi edhe trofeun e Kupës së Botës, gjë që nuk e bënë edhe aq shumë homologë të saj, te dielën ose ditëve kur kombëtaret e tyre e kishin fituar atë, vite e vite më parë.

Duke e parë çfarë po bënte presidentja, një ish-futbollist kroat, Joshko Jeliciq, i cili po analizonte ndeshjen në një televizion, iu afrua ekranit të madh të studios, dhe e puthi atë, fix në pjesën ku vinte fytyra e kryetares. Kur këto foto e postoi në rrjete sociale, shkroi: "Edhe mua, edhe mua".

Një kolumniste tjetër kroate, e quajti sjelljen e Kolindës, të ditës së diel, si sjellje të një tinejxhereje të lazdruar.

Për korrektësi, Kolinda është kujdesur të ofrojë këso momente edhe kur ka qenë duke shikuar ndeshjen me burrin e saj, Jakov Kitaroviq.

The President of Croatia Kolinda Grabar-Kitarović is truly an Awesome Woman. Watch how she Hugs the Players with so much Love and Happiness. World Cup Finals, France 4 Croatia 2Please SHARE!

Posted by Africa Celebrity TV & Promo's on Sunday, 15 July 2018

#imeneimeneimene #zemljootvorise

A post shared by Josko Jelicic (@jelicicjosko) on

Image result for kolinda in the locker roomsRelated imageMOSCOW, RUSSIA - JULY 15: Vladimir Putin, President of Russia, Emmanuel Macron, President of France and Kolinda Grabar-Kitarovic, President of Croatia reacts to the rain while they wait to hand out medals during the 2018 FIFA World Cup Final between France and Croatia at Luzhniki Stadium on July 15, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)MOSCOW, RUSSIA - JULY 15: President of Croatia, Kolinda Grabar Kitarovic greets Luka Modric of Croatia as he is presented with his runners-up medal after the 2018 FIFA World Cup Final between France and Croatia at Luzhniki Stadium on July 15, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)Image result for macron kolindaMOSCOW, RUSSIA - JULY 15: Croatia's President Kolinda Grabar-Kitarovic and her husband Jakov Kitarovic are seen during the 2018 FIFA World Cup Final between France and Croatia at Luzhniki Stadium on July 15, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

The post Kolinda e artë e Kroacisë së argjendtë appeared first on Ekonomia Online.

Fakt interesant për stjuardesat!

Posted: 16 Jul 2018 09:37 AM PDT

Nëse jeni një udhëtar me eksperiencë, ose një njeri që keni kurreshtje mund të keni vërejtur se stjuardesat pothuajse gjithmonë mbajnë duart prapa shpinës kur përshëndesin pasagjerët që futen në kabinën e aeroplanit.

Kur ato bëjnë këtë punë, nuk është se ato janë duke kontrolluar rrypat e sigurimit nëse janë kontrolluar ose nëse telefonat e pasagjerëve janë të fikur, transmeton Klan Kosova.

Duket se prapa këtij veprimi është një arsye e rëndësishme, në fakt është krejt e thjeshtë.

Stjuardesat dhe tërë stafi i aeroplanit duke bërë këtë veprim, numërojnë pasagjerët që futen në borë, kjo ndodh edhe kur pasagjerët ulen në aeroplan.

Stafi i aeroplanit e kanë një numërues të veçantë për ta bërë këtë, dhe në duar mbajnë këtë numërues prapa shpinës duke mos tërhequr vëmendjen e pasagjerëve.

The post Fakt interesant për stjuardesat! appeared first on Ekonomia Online.

Putin – Trumpit: Topi është në dorën tënde

Posted: 16 Jul 2018 09:30 AM PDT

Takimi i parë mes presidentit amerikan Donald Trump si dhe atij rus Vladimir Putin, nuk ka kaluar dhe pa ndonjë shaka.

Pasi dhanë detaje rreth temave të cilat diskutuan në këtë takim, Presidenti rus Vladimir Putin, i ka dhuruar një top futbolli të Kampionatit Botëror 2018, Presidnetit amerikan Donald Trump.

“Topi është në dorën tëndë", i ka thënë Putin, Trumpit me pak shaka.

Ky koment mes tyre pasoi pasi ata diskutuan rreth çështjeve më me ndikim për të dyja vendet, ndërsa Putin la të kuptojë që tutje është përgjegjësi e Trump se si të rrjedhin gjërat për raportet mes Rusisë e ShBA-së, njofton Klan Kosova.

 

 

 

The post Putin – Trumpit: Topi është në dorën tënde appeared first on Ekonomia Online.

Varroset me nderime të larta ushtarake kapiteni i FSK-së, Sejdi Krasniqi

Posted: 16 Jul 2018 09:23 AM PDT

Është varrosur sot me nderime të larta ushtarake në Landovicë të Prizrenit kapiten Sejdi Krasniqi, komandant i Kompanisë së Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, i cili të dielën, pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë, transmeton Ekonomia Online.

Në kazermën e FSK-së në Prizren u bënë homazhe, ndërsa në Shtëpinë e Kulturës në këtë komunë, në nderim të kapitenit Krasniqi u mbajt akademi përkujtimore, më pas është mbajtur ceremonia e varrimit në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Për ti dhënë lamtumirën e fundit kapiten Sejdi Krasniqit nga Ministria e FSK-së ishte Sekretari i Përgjithshëm Shkelzen Sylaj, Komandanti i Komandës së Forcës Tokësore (KFT) gjeneral Brigade Enver Cikaqi,  Drejtori i Operacioneve gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, shefi i operacioneve dhe trajnimeve gjeneral Brigade Nazmi Brahimaj, zëvendës komandanti i KFT-së gjeneral brigade Naim Haziraj, Komandanti i Brigadës së Reagimit të shpejtë  Xhevahir Geci si dhe oficerë dhe zyrtarë të lartë të  FSK-së dhe MFSK-së.

Në akademinë përkujtimore ku ishin ardhur shumë personaliteti shtetërore, politike, ushtarake dhe qytetarë të shumtë, në emër të FSK-së, sipas një komunikate për medie nga MFSK, foli komandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade, Enver Cikaqi, ai fillimisht shprehu ngushëllimet familjes, pjesëtarëve të FSK-së, shokëve dhe kolegëve dhe më pas, foli për jetën dhe veprën e kapiten Krasniqit, ku ndër të tjera tha:

"E nderuara familja e Kapiten Sejdi Krasniqit, në emër të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të FSK-së dhe të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës të shprehë konsideratën time më të lartë për veprën e madhe dhe shumë të rëndësishme për vendin në përgjithësi dhe për institucionin e FSK-së, në veçanti të oficerit, të bashkëluftëtarit, të mikut tonë- Komandant Sejdi Krasniqit. Ai rrjedhë prej një familjeje patriotike e që i kishte dhënë vendit në periudha të ndryshme të historisë sonë shumë veprimtarë e luftëtarë, kishte filluar aktivitetin e vetë patriotikë si i ri dhe duke vazhduar në etapa të ndryshme të jetës, në organizime të ndryshme patriotike duke kulmuar edhe me përfshirjen e tij në luftën e lavdishme të UÇK-së, përkatësisht në Brigadën 128 të Zonës Operative të Pashtrikut".

Komunikata e plotë:

Sot në Landovicë të Prizrenit u varros me nderime të larta ushtarake kapitenSejdi Krasniqi, komandant i Kompanisë së Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, i cili të dielën, pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë.

Nga ora 10:00-1100, në kazermën e FSK-së në Prizren, u bënë homazhe, ndërsa nga ora 1200, në Shtëpinë e Kulturës në Prizren,në nderim të kapitenit Krasniqi u mbajt akademi përkujtimore, ndërsa në orën 13:30ka filluar ceremonia e varrimit në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Për ti dhënë lamtumirën e fundit  kapiten Sejdi Krasniqit nga Ministria e FSK-së ishte Sekretari i Përgjithshëm zoti  Shkelzen Sylaj, Komandanti i Komandës së Forcës Tokësore (KFT) gjeneral Brigade Enver Cikaqi,  Drejtori i Operacioneve gjeneralmajor Gëzim  Hazrolli, shefi i operacioneve dhe trajnimeve gjeneral Brigade Nazmi Brahimaj, zëvendës komandanti i KFT-së gjeneral brigade Naim Haziraj, Komandanti i Brigadës së Reagimit të shpejtë Xhevahir Geci si dhe oficerë dhe zyrtarë të lartë të  FSK-së dhe MFSK-së.

Në akademinë përkujtimore ku ishin ardhur shumë personaliteti shtetërore, politike, ushtarake dhe qytetarë të shumtë, në emër të FSK-së, foli komandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade Enver Cikaqi, ai fillimisht shprehu ngushëllimet familjes, pjesëtarëve të FSK-së, shokëve dhe kolegëve dhe më pas, foli për jetën dhe veprën e kapiten Krasniqit, ku ndër të tjera, tha:

"E nderuar familja e Kapiten Sejdi Krasniqit, më lejoni që në emër të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të FSK-së dhe të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës të shprehë konsideratën time më të lartë për veprën e madhe dhe shumë të rëndësishme për vendin në përgjithësi dhe për institucionin e FSK-së, në veçanti të oficerit, të bashkëluftëtarit, të mikut tonë- Komandant Sejdi Krasniqit. Ai rrjedhë prej një familjeje patriotike e që i kishte dhënë vendit në periudha të ndryshme të historisë sonë shumë veprimtarë e luftëtarë, kishte filluar aktivitetin e vetë patriotikë si i ri dhe duke vazhduar në etapa të ndryshme të jetës, në organizime të ndryshme patriotike duke kulmuar edhe me përfshirjen e tij në luftën e lavdishme të UÇK-së, përkatësisht në Brigadën 128 të Zonës Operative të Pashtrikut".

Sejdi Krasniqi pas luftës vazhdoi  aktivitetin e tij në ngritjen e institucionit shumë vital, duke shërbyer në Zonën e Dytë të Mbrojtjes të TMK-së. Kanë qenë me qindra aktivitete të suksesshme në të cilat ai ishte pjesë e tyre. Në vitin 2009 ai vazhdojë shërbimin në FSK, duke vazhduar me shëmbëlltyrën e tij prej një oficeri të sprovuar e me një personalitet shumë të formësuar. U përzgjodh si një prej oficerëve të veçantë nga Komanda e Stërvitjes dhe Doktrinës për të qenë komandant i Kompanisë së Deminimit dhe komandant i kazermës në Prizren. Si komandant i kësaj njësie, e cila është e veçantë dhe shumë operacionale e FSK-së, u bë sinonim i suksesit dhe përkushtimit profesional e njerëzorë me ushtarët e tij e me qytetarët e Prizrenit,  dhe në këtë mënyrë prezantoi dhe mbrojti fuqishëm vlerat e një ushtaraku model të vendit tonë". Në vazhdim të fjalës së tij gjeneral Cikaqi foli gjerësisht për veprimtarinë, profesionalizmin,  shkathtësitë drejtuese prej eprori, aktivitet e shumta, virtytet morale dhe njerëzore të kapiten Sejdi Krasniqit.

Në fund të fjalës së tij gjeneral Cikaqi tha se Kapiten Sejdi Krasniqi ka ofruar shumë në shërbim të vendit, FSK-së, andaj sot e kujtojmë si ushtarë e mbrojtës të Lirisë,mik të veçantë,humanist e i palodhur në shërbim të vendit tonë.

Në këtë akademi u lexua edhe telegrami i ngushëllimit i dërguar familjes Krasniqi nga Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës Rrustem Berisha

"E nderuar familje Krasniqi,

Me keqardhje të thellë e mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të kapiten Sejdi Krasniqit, komandant i Njësisë së Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këto momente të dhembjes e të pikëllimit më lejoni t'jua përcjellë ngushëllimet e mia të thella, në emrin tim personal dhe në emër të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ai, do të kujtohet përherë për kontributin e tij të madh në luftën për liri të vendit, por edhe për kontributin e jashtëzakonshëm në misionin e tij për ta bërë Kosovën një vend më të sigurt për të jetuar.

Andaj, duke ruajtur kujtimin dhe respektin e përhershëm për Kapiten Sejdi Krasniqin dhe mbarë familjen e respektuar, më lejoni që edhe një herë të ndaj dhimbjen me të gjithë ju".

Ndërsa, në emër të veteranëve të luftës të Prizrenit, foli sekretari i Organizatës së veteranëve të Luftës së UÇK-së, Isa Berisha.

Kurse për jetën dhe veprimtarinë e kapiten Sejdi Krasniqit në në emër të qytetit të Prizrenit Foli kryetari i Komunës së Prizrenit zotëri MytaherHaskuka.

Në emër të familjes të gjithë të pranishmit i ka falënderuar Arbnor Sejdi Krasniqi.

Pas akademisë ceremonia është zhvendosur në Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në Landovicë.Kapiten Sejdi Krasniqi, për në banesën e tij të fundit u përcoll nga Togu Ceremonial i FSK-së, pjesëtarë të Kompanisë së Deminimit, të FSK-së, kolegë të tij të shumtë, familjarë.

Këtu para familjarëve, pjesëtarëve të FSK-së dhe shumë qytetarëve nga anë të ndryshme të vendit, fjalën lamtumirëse e kambajtur  Kolonel ShaipHaziriKomandnat i Regjimentit të Mbrojtjes Civile, i cili vlerësoi lartë përkushtimin, profesionalizmin dhe bashkëpunimin me emirë me kapiten Sejdi Krasniqi gjatë shërbimit të tij  në FSK.

Po ashtu para të pranishmëve u lexua edhe telegrami i ngushëllimit për familjen Krasniqi  i dërguar nga Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama.

"E nderuara Familja Krasniqi

Në pamundësi që të jem prezent në këtë ceremoni lamtumirëse për më të dashurin tuaj, ushtarin tim dhe Komandantin e Njësisë së Deminimit, ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi.

Puna dhe kontributi i Kapiten Sejdi Krasniqit në të gjitha periudhat, gjatë luftës, në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe FSK janë mburrje jo vetëm për familjen por edhe farefisin.

Ju si familje duhet të jeni krenar me disiplinën, përkushtimin dhe dëshirën që Kapiten Krasniqi kishte në shërbim të vendit. Në këto momente dëshiroj të përcjellë ngushëllimet e të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, duke u zotuar që punën dhe kontributin e Kapiten Krasniqit dhe të gjeneratave të tjera do ta qojmë në fund.

E nderuara familje Krasniqi, në këto momente dhembjeje, kërkoj nga ju që të gjeni forcë për t'i tejkaluar ditët e vështira.

Puna vetëmohuese e Kapiten Sejdi Krasniqit në drejtimin e Njësisë së deminimit ishte shumë profesionale, dëshira e tij dhe shokëve tjerë të rënë për liri shumë shpejtë do të kurorëzohen me transformimin e FSK-në në Forcë të Armatosura të Kosovës.

Me respektin më të thellë dhe përuljen time para punës së tij, më lejoni që edhe një heqë që t'u shprehë ngushëllimet tona

Prehu në paqe dhe liri për të cilën luftove dhe veprove tërë jetën".

Në emër të bashkëluftëtarëve të UÇK-së dhe të brigadës 128, për kontributin e Sejdi Krasniqit në kudër të kësaj brigade,  një fjalë lamtumirësee mbajti bashkëluftëtari  Orhan Bislimi.

Në Përfundim të ceremonisë së varrimit, në emër të familjes Krasniqi falënderoi vajza e  të ndjerit  kapiten Sejdi Krasniqit, Xheneta Krasniqi e cila falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje në lamtumirën e fundit të babait tësaj dhe fjalët e çmuara që u thanë për  jetën dhe veprën e tij.

 

The post Varroset me nderime të larta ushtarake kapiteni i FSK-së, Sejdi Krasniqi appeared first on Ekonomia Online.

Ambasadori i Zvicrës kërkon përpjekje shtesë për zbardhjen e vdekjes së Ivanoviqit

Posted: 16 Jul 2018 09:12 AM PDT

Ambasadorit i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet me rastin e përkujtimit të Oliver Ivanoviqit në 6 mujorin e vrasjes së tij ka thënë se shumë njerëz e kujtojnë Oliver Ivanoviqin si një person i pavarur dhe i fortë që shprehu mendimet e tij pa marrë parasysh dëmin e mundshëm që do të shkaktohej atij.

"Në një shoqëri demokratike secili duhet të jetë i lirë të shprehë mendimin e tij dhe të mos ketë frikë se do të vritet për atë veprim. Kanë kaluar gjashtë muaj që nga vrasja e Ivanoviqit dhe ende nuk dimë se në ç'drejtim po shkon hetimi. Kjo është veçanërisht e vështirë për familjen e tij, e cila pret që drejtësia të vihet në vend, por është gjithashtu shumë e vështirë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe që mendojnë në mënyrë të pavarur", thuhet në komunikatën e ambasadën e Zvicrës.

Më tej ambasadori Lebet ka komentuar edhe nisjen e hetimit për vdekjen e Ivanoviqit nga ana e Serbisë për të cilin ka thënë se ende nuk ka asnjë rezultat.

"Kjo dërgon një mesazh të tmerrshëm por të qartë se njerëzit që veprojnë dhe flasin në mënyrë të pavarur mund të shuhen dhe se autorët mund të llogarisin në mosndëshkimin. Policia dhe drejtësia e pashpresë në Kosovë është forcuar nga heshtja e Beogradit, i cili nisi një hetim mbi këtë çështje pa ndonjë rezultat deri më sot”, është shprehur Lebet.

Gjatë pjesëmarrjes në një ceremoni të vogël në Mitrovicë Veriore, ai ka peluar tek institucionet kompetente që të bëjnë përpjekje shtesë për të hedhur dritën mbi këtë vrasje dhe për të dënuar autorët.

"Pasi që veprimet e tilla nuk duhet të kalojnë pa u dënuar", ka përfunduar ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

The post Ambasadori i Zvicrës kërkon përpjekje shtesë për zbardhjen e vdekjes së Ivanoviqit appeared first on Ekonomia Online.

Ronaldo takon bashkëlojtarët e tij për herë të parë

Posted: 16 Jul 2018 09:04 AM PDT

Cristiano Ronaldo ka takuar bashkëlojtarët e tij për herë të parë që nga kalimi i tij në Juventus.

Ai më parë ka kryer testet mjekësore te Juventusi, ndërsa në orën 18:30 prezantimi i tij me fanel të re, transmeton koha.net.

©

The post Ronaldo takon bashkëlojtarët e tij për herë të parë appeared first on Ekonomia Online.

7 gabime të përditshmërisë që ju bëjnë të shtoni peshë

Posted: 16 Jul 2018 09:00 AM PDT

Shtimi i padëshiruar në peshë sjell jo vetëm irritim dhe mërzitje, por edhe probleme shëndetësore. Por e dini se “fajin” për shtimin në peshë mund ta gjeni në rutinën e përditshme? Disa prej gabimeve që bëni në rutinën e darkës që ju bëjnë të shtoni në peshë janë:

Ngrënia në orët e vona të natës

Kjo gjë sjell rritjen e kolesterolit dhe rritjen e nivelit të insulinës.

Pirja e kafesë në orët e vona

Pirja e kafesë në orët e vona nuk ndikon vetëm në pagjumësi, por edhe në shtimin në peshë. Kafeina rekomandohet të konsumohet 6 orë para gjumit.


Mungesa e gjumit

Rekomandohen 6-7 orë gjumë në ditë. Nëse flini më pak do të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj dhe në shtimin në peshë.

Mungesa e aktivitetit fizik

Dihet që aktiviteti fizik ndihmon në djegien e kalorive dhe mbajtjen e një peshe normale. Mundohuni të paktën të bëni gjysmë ore ecje në ditë.


Përdorimi i pajisjeve elektronike gjatë darkës

Studimet kanë treguar se përdorimi i panisjeve elektronike në darkë sjell largimin e gjumit dhe për pasojë edhe shtimin në peshë.


Zgjimi vonë

Është vërtetuar se ata që zgjohen më herët kanë një peshë më të ulët se ata që zgjohen vonë. Prandaj mundohuni të zgjoheni herët dhe të dilni për vrap në mëngjes.


Rrethoheni nga ngjyra e gabuar

Ngjyra blu krijon një gjendje relaksi si dhe ju largon oreksin, ndërsa ngjyrat e kuqe dhe portokalli ju bëjnë të ndiheni energjikë dhe më të uritur.

The post 7 gabime të përditshmërisë që ju bëjnë të shtoni peshë appeared first on Ekonomia Online.

OSBE kërkon zbardhjen e vrasjes së Ivanoviq

Posted: 16 Jul 2018 08:50 AM PDT

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)  ka kërkuar nga institucionet që të zbardhin vrasjen e politikanit serb nga Mitrovica, Oliver Ivanoviq.

Përmes një njoftimi në Facebook, OSBE-ja thekson se gjashtë muaj pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, 'fajtorët vazhdojnë të jenë të lirë dhe publikisht dihet pak rreth progresit eventual të hetimeve'.

"Takimi i kohëve të fundit në mes të hetuesve policorë përkatës nga Prishtina dhe Beogradi – si dhe shkëmbimet tjera të tyre – janë pozitive dhe ne inkurajojmë komunitetin e zbatuesve të ligjit dhe të gjitha palët e interesuara që të bëjnë maksimumin e tyre për të zbardhur këtë rast", thuhet në njoftimin e kësaj organizate, raporton Kallxo.com.

OSBE vlerëson se rasti Ivanoviq, është është test i madh për sundimin e ligjit në Kosovë.

"Siç kemi thënë në ditën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ky rast është test i madh për sundimin e ligjit në Kosovë dhe ashtu mbetet edhe sot", vijon reagimi i OSBE-së.

Politikani serb, Oliver Ivanoviq është vrarë para selisë së partisë së tij në Mitrovicë të Veriut më 16 janar të këtij viti, ndërkaq kryesit e veprës ende nuk janë kapur nga policia.

The post OSBE kërkon zbardhjen e vrasjes së Ivanoviq appeared first on Ekonomia Online.

Gazetari protestues nxirret me forcë nga konferenca Trump-Putin

Posted: 16 Jul 2018 08:44 AM PDT

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në prag të konferencës së përbashkët për shtyp mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, që po mbahet në këto momente në Helsinki të Finlandës.

Një reporter, siç raporton CNN, ndërkohë që "Sky News" e cilëson protestues, është nxjerrë me forcë nga agjentët e sigurisë nga salla ku do të mbahej konferenca për shtyp.

Ai u shfaq teksa mbante një letër të bardhë me një mbishkrim, i cili ndonëse nuk u lexua qartë, nga raportimet paraprake të medieve të huaja thuhet se përmbante "Nuclear Ban Treaty".

Thënë me fjalë të tjera, protestuesi në fjalë, i cili mund të jetë paraqitur si reporter për të hyrë në sallë, ka dashur të bëjë thirrje për nënshkrimin e një pakti për ndalimin e plotë të armëve bërthamore, e jo vetëm zvogëlimin apo kufizimin e tyre, siç është bërë deri më tani.

The post Gazetari protestues nxirret me forcë nga konferenca Trump-Putin appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more