Skip to main content

“Shpërthimi i Trumpit për Malin e Zi me gjasa ka nisur me Putinin” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Shpërthimi i Trumpit për Malin e Zi me gjasa ka nisur me Putinin” plus 1 more Telegrafi Opinione


Shpërthimi i Trumpit për Malin e Zi me gjasa ka nisur me Putinin

Posted: 28 Jul 2018 03:25 PM PDT

Michael Haltzel

Nuk u desh shumë kohë që presidenti Donald Trump të përgënjeshtronte zotimin e tij për besnikëri ndaj NATO-s në përfundimin e samitit të Brukselit javën e kaluar.

Në një intervistë për televizionin Fox pas fiaskos së konferencës për shtyp të Helsinkit, Trump e pyeti veten se përse djali i tij duhet të shkojë të mbrojë Malin e Zi nga sulmi dhe dha opinionin se malazezët "tepër agresivë" mund të na tërheqin të gjithë në Luftën e III Botërore. Gjithë ato fjalë për angazhimin për mbrojtjen e ndërsjellë të Nenit 5 të NATO-s.

Duke qenë se presidenti nuk shquhet si student i historisë së Ballkanit, dyshohet se me "agresiv" ai po i referohej rezistencës të Malit të Zi ndaj Perandorisë Osmane shumë shekuj më parë, guximit të tij në Luftën e Parë Botërore, ose partizanëve të tij legjendarë në Luftën e Dytë Botërore.

Ka shumë gjasa që karakterizimi i tij ka të bëjë me ngjarjet e fundit që kanë zemëruar presidentin rus Vladimir Putin – refuzimi kokëfortë i Malit të Zi për t'i dhënë Rusisë një bazë në qytetin bregdetar të Barit – dhe zemërimin e tij për një përpjekje grushti shteti të nisur nga Rusia në vitin 2016, planet e të cilës përfshinin vrasjen e Milo Djukanoviqit, kryeministri i Malit të Zi në atë kohë, dhe pranimin e vendit në NATO vitin e kaluar.

Dikush dyshon se shprehja "njerëz shumë agresivë" e Trumpit e ka origjinën nga presidenti rus në bisedën e tij dy orëshe privatisht me Trumpin në Helsinki.

Gjithsesi, Trump pendohet qartazi për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Sa keq, pastaj, për Malin e Zi, që në mars 2017 senati amerikan votoi me një diferencë 97-2, shumë më tepër sesa dy të tretat e nevojitura për të rrëzuar një veto të mundshme nga ana e presidentit, për ta pranuar vendin në aleancë. Megjithatë, Trump refuzoi ta nënshkruante legjislacionin për disa ditë derisa këshilltarët e tij e bindën atë se do të poshtërohej po të mos e bënte.

Përveç faktit se neni 5 i NATO-s është i limituar për të ndihmuar një anëtar të aleancës që është viktimë e një sulmi, është çmenduri të mendosh se një vend me 640,000 banorë me më pak se 2,000 anëtarë aktivë në forcat e tij të armatosura do të mendonte agresion kundër fqinjëve të tij.

Më e rëndësishmja, Mali i Zi e ka treguar veten se është një aleat besnik i Shteteve të Bashkuara. Ai dërgoi 45 trupa dhe personel mjekësor në misionin ISAF në Afganistan dhe vazhdon të kontribuojë në misionin e NATO-s atje.

Ai është gati të paguajë 2 për qind të GDP-së së tij në mbrojtje përpara datës të vitit 2024 të caktuar nga NATO në samitin e Uellsit.

Shpërthimi i fundit i Trumpit gjithashtu sjell një vështrim të ri në fiksimin e tij dhe përkufizimin idiosinkretik të forcës.

Duke përdorur Fox News për ta bërë një vend të vogël, të lidhur me Shtetet e Bashkuara me një traktat të aleancës, të ketë frikë për ekzistencën e tij kombëtare, presidenti sigurisht që ka treguar versionin e tij të ashpërsisë.

Ku e lë e gjithë kjo politikën e jashtme të SHBA-së në përgjithësi dhe kundrejt Ballkanit në veçanti? Për ta thënë më butë, situata është kaotike.

Të enjten, Shtëpia e Bardhë postoi në Twitter se presidenti Trump do të ftojë Putinin në një konferencë në një samit të dytë në vjeshtë, kësaj radhe në Uashington. Presidenti amerikan veproi pa kërkuar këshillën e disa prej këshilltarëve të tij më të afërt – siç tregoi plot dhimbje spektakli tragjik-komik i Daniel Coats, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, që u informua për samitin nga një intervistues televiziv.

Shtëpia e Bardhë ka qenë e detyruar të ripërcaktojë çdo ditë atë që tha ose kishte ndërmend të thoshte presidenti Trump, për një element të marrëdhënieve me Kremlinin; nëse Trump mendon se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA; nëse ai duhet të pranojë apo jo propozimin e Putinit në Helsinki për të marrë në pyetje 11 shtetas amerikanë, përfshirë ish-ambasadorin e Rusisë, Michael McFaul, në këmbim të dhënies akses të SHBA-së në 12 oficerë të GRU (inteligjenca ushtarake ruse) të akuzuar se u përpoqën të sabotonin zgjedhjet e SHBA-së.

Në rastin e fundit, Departamenti i Shtetit e quajti planin e marrjes së ndërsjellët në pyetje "absolutisht absurd" në të njëjtën kohë kur Shtëpia e Bardhë po deklaronte se ishte ende duke e konsideruar atë. Të nesërmen, Trump, pasi e etiketoi në mënyrë cinike propozimin e Putinit si "një ofertë të pabesueshme", me shumë butësi "nuk u pajtua" me të.

Në këtë kontekst, mendimet e Trump rreth Malit të Zi thonë më pak për ballkanasit dhe më shumë për shërbimin ndaj Rusisë në një përpjekje të çrregullt për të riorientuar politikën e jashtme të SHBA-së larg nga aleatët dhe miqtë e saj perëndimorë.

A munden aleatët e Ballkanit të Amerikës të bein viktima të një trazire të tillë? A ka njerëz në Uashington të cilët mund të këshillojnë kundër një tradhtie të tillë?

Gjatë tetë vjetëve të presidencës së Barack Obamës, Ballkani ishte krejtësisht në ekranin e radarëve për shkak të zv/presidentit Joseph Biden, familjarizimi i të cilit me rajonin datonte që nga takimet me presidentin Tito në fund të viteve 1970.

Si zv/president, Biden bëri disa udhëtime në Ballkan, u takua me liderë dhe parlamentarë dhe u sigurua që zona të ishte e pranishme në strategjinë e SHBA-së.

Nuk ka përkrahës të Ballkanit në lartësinë e duhur në administratën e Trumpit. Ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike A. Wess Mitchell është një studiues i talentuar i Europës Qendrore, por ende po mëson detajet e Ballkanit.

Në Shtëpinë e Bardhë, zv/Këshilltarja e Sigurisë Kombëtare Mira Ricardel e njeh Europën Juglindore në pëllëmbë të dorës.

Por shefi i saj i ashpër, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare John Bolton, është zhvendosur nga Trumpi në politikën e Rusisë. Gjithnjë e më shumë, ekspertiza nuk duket të jetë një atribut shumë i çmuar nga presidenti.

Edhe përpara se këshilltari i posaçëm Robert Muller III të bëjë publike rezultatet e hetimit të tij, është Kongresi që mund të pengojë më mirë rrjedhën e dukshme pro-Rusisë të Trump, siç tregojnë votimi i përmendur më parë për Malin e Zi dhe disa raunde sanksionesh kundër Rusisë. Mbështetja e palëkundur për NATO-n ka qenë gjithmonë një parim i rëndësishëm për të dyja palët në kongres dhe nuk ka gjasa të ndryshojë, pavarësisht antikave të Trumpit në samitin e Brukselit.

Miqtë e Shteteve të Bashkuara në Ballkan duhet të kuptojnë se demokracia amerikane ka hyrë në një territor të pa eksploruar. Është e rekomandueshme që ata të ripërcaktojnë angazhimin e tyre ndaj NATO-s, siç bëri më parë Mali i Zi. Megjithatë, së fundmi, fati i aleancës transatlantike do të vendoset nga eventet që do të shpalosen në Uashington. /BIRN/

The post Shpërthimi i Trumpit për Malin e Zi me gjasa ka nisur me Putinin appeared first on Telegrafi.

Disa gjëra që duhet t’i kemi parasysh për Adem Demaçin

Posted: 28 Jul 2018 01:39 AM PDT

Barra e Adem Demaçit ka qenë shumë e rëndë. Kjo barrë përmbante peshën e kërkesës për barazim të shqiptarëve në Jugosllavi, e cila, në periudha të ndryshme nënkuptonte bashkimin e territoreve shqiptare me Shqipërinë ose pavarësinë e Kosovës. Nuk lindin shpesh njerëz me supe, trup dhe mendje të fuqishme si të Demaçit. Prandaj, në mesin e shëndetligëve dhe mendjepakëve, njerëzit si Demaçi nuk admirohen e bile as që respektohen.

Thirrja e Adem Demaçit për liri dhe barazi nacionale të shqiptarëve është dëgjuar dhe kuptuar si thirrje për shkatërrimin e Jugosllavisë dhe Serbisë. Në mendjen e shumë njerëzve (për shqiptarë është fjala), Jugosllavia nuk ka qenë vetëm parajsë kulturore dhe fuqi ekonomike, por edhe kështjellë e pashkatërrueshme që ruhej nga një milici dhe armatë e pamposhtur. Zëri i Adem Demaçit për liri ka qenë thirrje kundër kësaj fuqie. Prandaj, për disa (nuk kam dëshirë të them se këta kanë qenë shumë) thirrja e Demaçit ka qenë iluzion, ndërsa për disa tjerë edhe trumbetë me zë të padëshiruar. Mbi të gjitha, thirrja e Demaçit ka qenë urdhër për konfrontim me armikun e fuqishëm, i cili, në mendjen e jo pak njerëzve ka qenë i pamposhtur.

Adem Demaçi ishte njeri që nuk e dinte se çka është frika dhe kjo cilësi e tij nuk reflektohej mirë në secilin njeri të Kosovës. Gjuha e Demaçit ka qenë e ashpër dhe ai nuk e kursente askënd nëse nuk pajtohej me të. Ai nuk i ka lëmuar e as nuk i ka vizëlluar gjërat. Demaçi nuk ka qenë ilustrator. Ai kurrë nuk ka folur apo vepruar për hatër apo për inati të dikujt. Demaçi nuk e konsideronte asnjë njeri për armik. Armiku i tij ka qenë shteti jugosllav, projekti ‘madhështor’ i Versajit, e më vonë ai serb – projekt i Londrës. Në këtë drejtim, Demaçi nuk ka bërë kompromis me asgjë dhe me askënd.

Deri në vitin 1990 në Jugosllavi ka qenë shumë vështirë te ishe Adem Demaçi ose si dikush që aspironte të ishte sikur ai. Kjo nënkuptonte që ideja e vështirë dhe barra e rëndë e çlirimit duhej të bartej në supe. Nuk ka patur shumë njerëz të ndërtuar për këtë shërbim. Pas vitit 1990 në Kosovë ‘gjithkush’ mund të bëhej ‘gjithçka’ por ne e dimë se si ka qenë më herët.

Një gjë është e sigurt: Kosovë (në pamjen dhe kuptimin e sotëm) nuk do të kishte sikur të mos ishte Demaçi i cili e përçoi idenë e lirisë dhe mburrjes kombëtare deri aty ku kërkohej.

Tashti është më shumë se budallaki të kërkohet që personaliteti dhe vepra e Demaçit të respektohet nga të gjithë. Natyra e qyqanit nuk lejon që të respektohet trimi apo i guximshmi. As natyra e budallait nuk lejon që të respektohet i mençuri. Njësoj vlen edhe për ata që nuk kanë ndjenja kombëtare ose nuk tregojnë interesim për këtë fakt të rëndësishëm. Edhe një gjë nuk duhet ta harrojmë: nuk është i vogël numri i njerëzve, i cili, me apo pa vetëdije, ende ruajnë dashuri për Jugosllavinë dhe madje edhe për Serbinë. Dhe, për këta njerëz, Demaçi është fajtori kujdestar që akuzohet për shkatërrimin e ‘lumturisë’ së tyre. Influencat krijohen vështirë dhe zhduken, po ashtu vështirë. Ndoshta nuk është e tepërt të thuhet që kohëve të fundit Serbia është duke krijuar influencë të re në Kosovë.

Sidoqoftë, çkado që do të ndodhë në të ardhmen, Demaçi mbetet frymëzuesi kryesor i lirisë dhe gur themelor i pavarësisë së Kosovës. Dhe, si i tillë, ndër personalitetet kryesore shqiptare në historinë e periudhës së shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI.

The post Disa gjëra që duhet t’i kemi parasysh për Adem Demaçin appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more