Skip to main content

Shkelet Protokolli i Shtetit, 3 liderët jashtë vendit

Shkelet Protokolli i Shtetit, 3 liderët jashtë vendit


Shkelet Protokolli i Shtetit, 3 liderët jashtë vendit

Posted: 18 Jul 2018 01:55 AM PDT

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli e Dardan Gashi janë në Bruksel ku do të takohen me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Presidenti, kryeparlamentari dhe kryeministri në të njëjtën kohë janë jashtë shtetit që do të thotë se ata kanë shkelur protokollin e shtetit, shkruan lajmi.net.

Protokolli i Shtetit kërkon të ketë bashkërendim të agjendës së Presidentit, të kryeministrit dhe të kryeparlamentarit, në mënyrë që këta tre të mos jenë në të njëjtën kohë jashtë vendit.

Pra, Thaçi, Veseli e Haradinaj sot janë në Bruksel të cilët do të takohen me Mogherinin ku do të bisedojnë për dialogun me Serbinë.

Më Ligjin për Protokollin e Shtetit shkruan saktësisht se tre liderët nuk guxojnë njëkohësisht të jenë jashtë shtetit.

"Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit", thuhet në Nenin 19 të Ligjit për Protokollin e Shtetit e mosrespektimi i Protokollit po vlerësohet si papërgjegjësi e drejtuesve të shtetit.

Kjo nuk është hera e parë që krerët e shteti kanë shkelur protokollin,  ata edhe më parë kanë udhëtuar njëkohësisht.

The post Shkelet Protokolli i Shtetit, 3 liderët jashtë vendit appeared first on DRENICA PRESS.

Lajm jo i mirë, edhe 3 ditë me shi

Posted: 18 Jul 2018 01:50 AM PDT

Edhe 3 ditët në vijim do vazhdojnë me shi.

Meteorologët parashikojnë se në vendin tonë paraditen e nesërme do mbretërojë mot kryesisht me diell. Pasdite do të shtohen vransirat, e vende – vende me reshje të dobëta shiu, me mundësi edhe për bubullimë, përcjelll Gazeta Metro.

Ndërkohë, të enjten pritet kryesisht mot me vransira, kohëpaskohe me reshje lokale shiu. Dhe, ditën e premte mot kryesisht me vransira, në mesditë mundësi për reshje lokale shiu, e në mbrëmje priten kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të mbesin rreth vlerave mesatare, por që gradualisht do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e ato maksimale nga 26C do të zbresin deri në 24C, ditën e enjte.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-9m/s. Shtypja atmosferike, do të pësojë rënie nën vlera normale, e më pas gradualisht pritet të rritet rreth këtyre vlerave.

The post Lajm jo i mirë, edhe 3 ditë me shi appeared first on DRENICA PRESS.

Superluksoz, ky është aeroplani 500 milionë dollarësh i Putinit |Foto

Posted: 18 Jul 2018 01:41 AM PDT

Që nga tualeti prej ari e deri te shtrati gjigant, madje edhe palestra e ushtrimeve, këto fotografi shfaqin interierin fantastik të njërit aeroplan privat të Vladimir Putinit.

Aeroplani 500 milionë dollarësh i presidentit rus ka aterruar dje në Helsinki të Finlandës, ku është takuar me presidentin Donald Trump, i cili erdhi po ashtu me aeroplanin e famshëm, Air Force One, i cili kushton 1 miliard dollarë, transmeton koha.net.

Aeroplani presidencial i SHBA-së shumë shpesh ka qenë lajm dhe është parë nga brenda, por jo edhe ai i Rusisë.

Në fotografitë e më poshtme është interieri i aeroplanit presidencial të Vladimir Putinit.

The post Superluksoz, ky është aeroplani 500 milionë dollarësh i Putinit |Foto appeared first on DRENICA PRESS.

Llaushë e Epërme/ Plagoset në oborr të shtëpisë, ndërron jetë në spital

Posted: 18 Jul 2018 01:32 AM PDT

Një vdekje e dyshimtë është regjistruar në fshatin Llaushë e Epërme të Podujevës, transmeton gazeta Drenica Press

Lajmi është konfirmuar edhe nga organet e rendit përmes një raporti zyrtar ku thuhet se është gjetur i plagosur me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij, me shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e plagëve të marra gjersa ishte në trajtim mjekësor viktima ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi. /Drenica Press/

The post Llaushë e Epërme/ Plagoset në oborr të shtëpisë, ndërron jetë në spital appeared first on DRENICA PRESS.

Nuk u mbijetoi dot plagëve, vdes edhe vajza e dytë e familjes Memaj nga Deçani

Posted: 18 Jul 2018 12:50 AM PDT

Aksidenti tragjik, i cili ndodhi mëngjesin e së hënës në autostradën gjermane në Dunningen, mori jetën e dy personave nga Kosova.

Valon Memaj 26 vjeç nga komuna e Deçanit dhe vajza e tij 5 vjeçe Luisë Memaj, kishin humbur jetën në vendin e aksidentit, ndërkaq vajza tjetër Albina 3 vjeçe kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Ndonëse u tha se ajo kaloi me sukses një operacion, ajo nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin universitar në Freiburg. Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Deçanit!
Të gjithë keni dëgjuar lajmin e kobshëm e tepër të dhimbshëm, për aksidenti e rënd të ndodhur pardje me 16. 07. 18. në Dunningen të Gjermanisë, në rrugën Nr: B 462, pas një aksidenti të rëndë në komunikacion, kanë humbur jetën shoferi i makinës BMW, 26 vjeçari Valon Memaj nga fshati Llukë e Eperme e Deçanit, e bija e tij 5 vjeçe Luisë Memaj.

Edhe Albina e vogël mbrëmë e humbi betejën, nuk iu rezistoi lëndimeve te renda. Tre engjëj do kthehen ne arkivole ne Kosovën nënë.
Ngushëllime familjes Memaj .

Lutemi qe Zoti i plotfuqishëm ti dërgoj në Xhenet!
AMIN

 

The post Nuk u mbijetoi dot plagëve, vdes edhe vajza e dytë e familjes Memaj nga Deçani appeared first on DRENICA PRESS.

Pishina e kafshëve në Drenas (FOTO)

Posted: 18 Jul 2018 12:42 AM PDT

Pishina e kafshëve në Drenas.

Kjo foto na është dërguar nga banoret e Lagjes së Feronikelit në Drenas, ku shihet se si lopa tek sa freskohet në një grop të mbushur me ujë në mes të rrugës.

Fotografi e dërguar tek faqja "Shqetësimet e Qytetarëve të Drenasit".

The post Pishina e kafshëve në Drenas (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

I ndihmoi kur i vjedhi ilaqet për nënën e tij! Fëmiju ja ktheu të mirën pas 20 viteve

Posted: 18 Jul 2018 12:39 AM PDT

Një video interesante është publikuar në rrjetet sociale, që do të na mëson shumë për të mirat e kësaj jete, transmeton KosovaRepublikë.

Një fëmijë kishte vjedhur ilaqe për nënën e tij, teksa shitesja e kishte hetuar dhe duke ndjekur nga pas e zuri femijun duke ja marrë ilaqet, por një zoteri në dyqanin afër, duke parë femijën e mërzitur nxorri paratë nga xhepi i tij dhe ja dha shitëses, teksa edhe i dha buk për ti dërguar nënës së bashku me ilaqet.

Pas disa viteve femiu i cili kishte vjedhur ilaqet, ishte bërë doktorr i zoti dhe papritams burri që e ndihmoi pësoi infrakt, dhe kështu u shtrua në spital, ndërsa shërimi i tij ishte shumë i shtrenjtë dhe vajza e pronarit të dyqanit mendonte se nuk do ti gjente gjithë atë shumë parash, pikërisht fëmiju i cili e kishte ndihmuar burri në të kaluaren, i doli në ndihme për t`ja paguar shërimin.

Video që do t`ju bëj të qani me lot, dhe të kuptoni se të mirat që i bënë dikujt, një ditë do të rikthehen.

The post I ndihmoi kur i vjedhi ilaqet për nënën e tij! Fëmiju ja ktheu të mirën pas 20 viteve appeared first on DRENICA PRESS.

Ky është ish i burgosuri nga policia serbe, i cili punon 18 orë në ditë(FOTO)

Posted: 18 Jul 2018 12:27 AM PDT

Rrahim Aliu dikur i burgosur nga policia serbe ,tash një njeri i zoti dhe shumë  punëtor, kjo për arsye sepse ai arrin të punoi 18 orë në ditë, krahas përjetimeve që pati gjatë luftës.

Zakonisht ditën e fillon në ora 7:00  të mëngjesit, në serat e tij duke kultivuar kultura bujqësore nga të cilat arrin t'i siguroi disa të ardhurat familjare ,ndërsa pasdite punon në një qendër tregtare  e cila është një punë e vështirë për një 56 vjeçar si ai .

Ai thotë se bënë jetë normale por që çdo herë mbanë të freskëta kujtimet dhe tmerret e përjetuara gjatë 4 viteve të luftës në burgje të ndryshme .

"Çdo përvjetor i masakrës se Dubraves me kthen prapë në kohën kur  jeta jonë ishte bërë tmerr",  janë fjalët e Rrahimit  çdoherë kur vjen muaji i pestë i vitit  .

Ish- i burgosuri  kujton kohën kur kishte vendosur të kthehej në Kosovë .Atëkohë,  bashkë me 50 shqiptarë kishin lënë  vendet e BE-së ,duke vendosur të kthehen dhe të japin kontribut për Kosovën .Madje ,ai planifikonte të bëhej pjesëtar i UCK-së ,por që plani i tij nuk u arrit asnjëherë ,kjo për arsyen së bashkë me shokët e tjerë  përfunduan  krejt diku  tjetër .

Ne kufi me Kosovën ,policia serbe ,i kishte ndaluar ,arrestuar e me pas dërguar në burg 15 nga 50 udhëtaret  dhe i kishte dënuar secilin prej tyre me nga 3 deri 5 vjet burgim .Të burgosurit ,siç rrëfen Rrahimi ,ishin dërguar në katër burgje .Fillimishtë në Prokuple , në Nish , pastaj i kishin dërguar  në Istog.

Në burgun e  Dubraves kishin përjetuar tmerrin, për shkak së policia serbe kishte përdorur të burgosurit si mburoje në kohën kur objektet ushtarake dhe policore  të Serbisë borbandoheshin nga forcat e Aleancës Veri Atlantike  .

Borbandimet e Nato-së  filluan me 24 mars 1999  dhe kishin zgjatur 78 ditë .Gjatë kësaj kohë ,ishin vrarë mijëra shqiptarë derisa  disa prej tyre ishin ngujuar neper kazermat serbe ,te cilët me pas ishin goditur nga forcat e Aleancës .Ne këtë situatë keq kishin pësuar të burgosurit e Dubraves ,ku me datë 19 maj ishte borbanduar burgu duke lëne te vdekur  shumë të burgosur shqiptarë.

Pas shqiptimit të viteve burg ,të burgosurit i kishin dërguar në burgun e Prokuples .

 

Tmerret  e burgut të Prokuples

Në burgun e Prokuples të burgosurit qëndruan nga gushti 1998  deri  disa ditë pas 24 marsit 1999.

Në këtë burg të burgosurit kishin përjetuar tmerre të mëdha sepse asnjë ditë e vetme nuk kalonte që të burgosurit nuk po maltretoheshin  në mënyra të ndryshme duke ushtruar dhunë të madhe mbi ta ,kujton Rrahimi.

Derisa po rrëfente tmerret dhe maltretimet në burg ai , fillimisht  kujton vizitën e parë që ia beri babai i tij ,një vizitë e papritur ,që si kujtim la fjalët ngushëlluese dhe shpresëdhënëse .

Krahas fjalëve të babait kujton  lajmin me të hidhur që mori brenda burgut, ku për gjendjen në  Kosovë  informoheshin  përmes një transistori të fshehur ,  ishte lajmi për  masakrën e Recakut dhe rrëfimi i një gruaje e cila mes lotëve po  thoshte "ma vranë vllan e hasretit",  rrëfimi i cili preku shumë prej të burgosurve dhe që beri të krijohej një bindje të të burgosurit se në Kosovë nuk  kishte mbetur njeri i gjallë , tregon Aliu.

 

Transformimi në burgun e Nishit

Gjatë transformimit nga burgu i Prokuples për në Nish maltretimet ishin të tmerrshme aq sa mendja e njeriut vështirë ta paramendoi .Është e vështire të harrohen vuajtët e sidomos fyerjet qe bënin serbet në drejtim të burgosurve  ,qe nga tmerri vetëm  sa ishin gjallë, thotë ai.Në Nish qëndruan  nga 24 marsi deri 30 prill 1999 ,ku  çdo gjë ishte e tmerrshme madje edhe ushqimi,  ushqim nuk mund te quhet një rriskë buke vetëm sa për mbijetese ,ndërsa një gote ujë për shumë të burgosur  ndahej sa për të larguar etjen e madhe, po rrëfente Aliu derisa mundohej t'i sistemoi ngjarjet qe i përjetoi në burgun e Nishit .

Transformimin e të burgosurve në Nish ,familjaret e kishin kuptuar nga gazetat të cilat kishin njoftuar për fatin e tyre .Gjatë këtyre viteve në Kosovë ishte krijuar një bllokad e informimit sepse mediat po e krynin punën e tyre me shumë vështirësi, dhe kjo gjendje  po veshtirsonte informin e familjarve për fatin e të burgosurve.

Nga burgu i   Nishit te burgosurit i dërguan në burgun e Dubraves .

 

Vuajtjet në burgun e Dubraves

Vuajtjet me të tmerrshme i kujton në burgun e Dubraves ku i kishin mbledhur  të burgosurit nga burgje të ndryshme , në mesin shumë njerëzve kujton Ukshin Hotin ,Bislim Zogaj e shumë të tjerë .

"Masakra e Dubraves paraqet masakrën më të tmerrshme ku çka do qe shihje të jepte ndjenjën se ishte një kasaphane por qe mbi te gjitha ishin njerëzit ata qe vdisnin", thotë ai.

Në mendje i kishte mbetur  edhe rasti kur u borbandua kuzhina e burgut dhe kujton fatin e tmerrshëm të një te burgosuri, të cilin granata e kishte goditur në fytyrë dhe thuaj të gjithë të burgosurit ishin detyruar të përballeshin me atë pamje të tmerrshme ,rrëfen ai.

 

 

Fusha e sportit u kthye në fushë  tmerri

 

Fusha e sportit në burgun e Dubraves lidhet me ngjarjen me të tmerrshme që përjetuan të burgosurit .Kjo për arsye se pas borbandimeve të Nato-së në burgun e Dubraves  filloi keqtrajtimi nga serbet, që i morën të burgosurit dhe i nxorën në fushën e sportit më arsyetimin për ti numëruar ata  ,me rreshtimin e tyre filluan pushkatimin ku shumë prej të burgosurve mbeten të vrarë .

Të përballur me jetën apo vdekjen të mbijetuarit filluan të thyenin dyert e hekurta që kishte burgu ,por  fati i keq i tyre ishte se hasen në gardianet e burgut, e si zgjidhje e panë futjen në  puset e kanalizimit ,vend qe megjithatë nuk ishte i sigurt ,sepse për shumë kënd doli të jetë fatal , kjo për shkakun se gardianet serb po hidhnin granata dore brenda puseteve duke lën  një numër te madh te vrarëve  , po rrëfente Aliu , derisa ule kokën dhe  fytyra e tij vazhdimisht po zbehej.

Ai gjithashtu kujton fatin  e  keq të njërit nga shokët e tij ,i cili nuk kishte arritur qe t'i përballoi vuajtjet dhe tmerret e burgut  i cili  me pas filloi  të ketë edhe probleme mendore .Si rast shumë të rënd kujton kur një i burgosur e  kishte varë veten duke lënë kështu një kujtim të tmerrshëm për të gjithë të burgosurit .

Të burgosurve ndihmë po iu ofronte Bislim Zogaj i cili kishte një punë  të veshtirë sepse numri i të semureve dhe të plagosurve ishte i madh . Ai thotë se në përhapjen e sëmundjeve ndikonte edhe ushqimi i cili ishte i tmerrshëm ,kujton kur për disa ditë  me radhë   ushqimi i të burgosurve ishte   brumë i pjekur në Diell .

Gjatë kësaj kohe kujton edhe plakun Hajdin Rama i cili me fjalët e tij vazhdimisht po u jepte shpresë se do te bëhej mirë në të gjithë  Kosovën.

Kur policia serbe kuptoi që numër i madh i të burgosurve ishin vrarë ,të mbijetuarit i kishin mbledhur dhe pastaj ndarë në autobus të ndryshëm për t'i dërguar në burgun e Lipjanit,  ku qëndruan deri me 10 qershor 1999. Gjatë  rrugës vazhdimisht u ishte kërkuar qe të mos tregonin përjetimet e tyre në burgun e Dubraves,por këto kërkesa të burgosurit nuk po i përfillnin fare , sepse gjithmonë kërkonin rastin për t'i treguar vuajtjet dhe padrejtësi qe iu bënë atyre dhe shokëve qe mbeten të vrarë aty  ,tregon Rrahimi Aliu.

 

Pas tmerreve në burgun e Dubraves dhe Lipjanit të burgosurit i dërguan prapë në Nish , ku qëndruan deri ne shtator të vitit  2000.Me 10 qershor të burgosurit përmes transitorit qe po e mbanin fshehurazi, kuptuan se ishte nënshkruar marrëveshja për lirinë e Kosovës, ai në mendje ende mban fjalët e një të burgosurit i cili po u kërkonte pak qetësi " djem nalnu pak e të dëgjojmë se në Kosovë lufta paska mbaru",  ishin fjalët e të burgosurit dhe qe ky ishte lajmi me mirë që kishin përjetuar të burgosurit gjatë atyre viteve ,rrëfen Rrahim Aliu.

Si veprim të guximshëm, ai  kujton vizitën  e avokatit Hysni Bytyqi i cili pavarësisht situatës se vështirë për të  vizituar të burgosurit bënte përpjekje të merrte emrat e të mbijetuarve dhe t'i lajmëronte familjaret .

Pas burgut të Nishit të burgosurit i dërguan në burgun Quprios , ku qëndruan deri  me 9 mars 2001, kur u kishte ardhur ftesa  për lirimin e tyre.

Edhe gjatë rrëfimit për lirimin dhe mbërritjen e të burgosurve në Prishtine, Rrahimi po mundohej të  fsheh emocionet qe e kishin  perciellur gjatë gjithë këtij rrëfimi .

Ai mban ende mend fytyrën e nënës e cila kishte dalë ta pres dhe kujton ndryshim qe kishte hasur menjëherë "situatë e rend ishte kur pash nënën e cila kishte  humbur thuajse gjithë shikimin  dhe tash kishte vendosur syzet për të me parë  mua  " , rrëfen ai  derisa prapë ule kokën dhe pushon për disa sekonda.

Gjatë rrugës për në shtëpi ishte bindur se gjendja në Kosovë nuk ishte ajo qe kishte menduar se do ta shihte , gjithmonë mendonte se Kosovën do të gjente shkrumb e hi dhe  të zbrazur nga njerëzit ,mirëpo rrugës kishte parë njerëz qe në fytyrat e tyre shfaqej malli ,gëzimi dhe një lloj feste për kthimin e të burgosurve .

Kthimin e babait ne shtëpi pas shumë viteve e kujton  mirë djali tij , Behari, i cili thotë se nuk kishte  përjetuar ndjenjë  më të mirë se kur u kthye  babai dhe  gjithashtu shton se nuk ka përjetuar ende  një gëzim që i ofrohet gëzimit të asaj dite .

 

Ish-i burgosuri  Rrahim Aliu mbaron rrëfimin e tij me një mesazh per shoqerinë: "Sot si njeri në moshë , mundohem të qëndroi i fortë  dhe të punoj shumë ,  gjithmonë duke kujtuar dhe nderuar shokët që nuk arritën t'i  shpëtojnë tmerreve që i përjetuam bashkë, dhe kërkoj nga shoqëria jonë  të jemi më kembngules në qëllimet qe i shtrojmë vetes",.

The post Ky është ish i burgosuri nga policia serbe, i cili punon 18 orë në ditë(FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

Kjo është vajza bukuroshe e këngëtares drenicase (FOTO)

Posted: 18 Jul 2018 12:19 AM PDT

Afërdita Demaku është një nga zërat më të pëlqyera për publikun shqiptar, shkruan GazetaBlic.

Duke qenë majft e pëlqyer, ajo është e angazhuar me koncerte të shumta, si brenda por edhe jashtë vendit.

E kohën më të madhe ajo e kalon me vajzën e saj, Donën, ku dhe publikon fotografi shpesh me të në Instagram.

Në fotografitë e publikuar shihet një ngjashmëri e madhe mes tyre.

Përveç Afërditës, edhe Dona merret me muzikë ku muaj më parë lansoi projektin me titull "Rram pam pam", e krahas kësaj ajo shpesh e shoqëron nënën e saj në koncerte./GazetaBlic

The post Kjo është vajza bukuroshe e këngëtares drenicase (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

Tjetër goditje tërmeti këtë mëngjes!

Posted: 18 Jul 2018 12:16 AM PDT

Pas termetit te djeshem qe shkundi Tiranen, te tjeter termet eshte regjistruar ne oret e para te mengjesit te sotem.

Sipas IGJEUM lekundja eshte regjistruar ne oren 01:54 ne Kuraten, Durres dhe ka pasur magnitude 1.4.  Lekundja ka qene per fat e lehte dhe nuk eshte ndjere shume.

Ja tabela

Tërmeti shkundi Tiranën, ja ku ishte epiqendra dhe magnituda
Lëkundje tërmeti sërish në Tiranë. Lëkundjet janë ndier rreth orës 15:05. Termeti ka qene 31 km larg Tiranes, me epiqender ne Rrogozhine, dhe magnitude 4.5 ballë i shkalles Rihter, sipas te dhenave nga IGJEUM. Lekundjet jane ndiere edhe ne Kavaje dhe Durres.
Te dhenat e fundit zyrtare per termetin, sipas IGJEUM:
Data: 17/07/2018
Ora: 13:05:07
M=4.7
Place: 11 Km, VL Rrogozhin. 26 Km ne Jug te Tiranes 41.1° N, 19.78° E
Thellësia: 36 KM.

 

The post Tjetër goditje tërmeti këtë mëngjes! appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more