Skip to main content

“Shembet godina në ndërtim, 3 të vdekur dhe 10 të zhdukur” plus 9 more - Gazeta Dita

“Shembet godina në ndërtim, 3 të vdekur dhe 10 të zhdukur” plus 9 more - Gazeta Dita


Shembet godina në ndërtim, 3 të vdekur dhe 10 të zhdukur

Posted: 18 Jul 2018 02:10 AM PDT

3 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë figurojnë të zhdukur, pas shembjes së një ndërtese 6 katëshe në lindje të Nju Delhit.

Sipas autoriteteve të kryeqytetit indian, tre trupat e pajetë të viktimave janë gjetur në rrënoja nga ekipet e shpëtimit.

Sa i takon personave të humbur, rreth 100 persona janë angazhuar në operacionin e kërkimit që prej të martës mbrëma.

s.a/dita

Google rrezikon një tjetër gjobë rekord nga Bashkimi Evropian

Posted: 18 Jul 2018 02:01 AM PDT

 

Google do të mësojë nëse do të jetë përballë një gjobe rekord në lidhje me sistemin e tij operativ Android orët në vijim.

Komisioni Evropian ka thënë se kompania ka shfrytëzuar sistemin operativ Android për të forcuar dominimin e saj në kërkimet në internet. Rregullatori mund të gjobisë kompaninë deri në 10% të të ardhurave të saj vjetore, që shkon në 11.1 miliardë dollarë.

Ai mund edhe të detyrojë Google që të tërheqë Androidin nga brouseri i saj Crome dhe shërbime të tjera. Komisionerja për Konkurrencën, Margrethe Vestager, më herët ka urdhëruar kompaninë që të paguajë 2.4 miliardë euro gjobë, në lidhje me shërbimin e saj të krahasimit të çmimeve, një vendim të cilin Google po e apelon.

Vendimi për Androidin pritej më herët këtë muaj, por Reuters raportoi se ai ishte shtyrë me qëllim që të evitonte një përplasje me Presidentin Donald Trump gjatë vizitës së tij në Evropë. Hetimi ndaj Google ka nisur prej vitesh, pasi besohet se gjiganti i kërkimit ka detyruar prodhuesit e telefonëve Android që të instalojnë aplikacionet e kompanisë.

Telefonët Android zënë 74% të tregut të telefonëve në Evropë. Por Google insiston se marrëveshja me prodhuesit u jep atyre lirinë për të konkurruar me Apple. Përveç gjobës gjigande me të cilën Google rrezikon të përballet, kompania do të detyrohet të thyejë marrëveshjet ekzistuese me prodhuesit. Kjo do të thotë se më shumë telefonë Android pa aplikacionet e Google do të dalin në shitje, duke u ardhur në ndihmë rivalëve si Microsoft Bing apo Mozilla Firefox.

l.h/ dita

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda kalon Vettingun, konfirmohet në detyrë

Posted: 18 Jul 2018 01:39 AM PDT

 

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Nertina Kosova është konfirmuar në detyrë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë vlerësimin e gjyqtares paraditen e së martës dhe sot është marrë vendimi.

Pasuritë e gjyqtares së Krimeve të Rënda janë të justifikuara dhe DSIK e raporton të përshtatshme.

Edhe komponenti i tretë i Vetting-ut, ai i aftësisë profesionale, është në rregull për gjyqtaren.

l.h/ dita

Në 1 vjetorin e spitalit të ngritur prej saj, Madona poston foto nga Malawi me fëmijët

Posted: 18 Jul 2018 01:33 AM PDT

Ylli i pop-it Madona ka fluturuar me të gjithë familjen e saj drejt Malawi-t.

Ajo i është drejtuar vendit afrikan për të festuar vitin e parë të spitalit “Mercy James Institute”.

Spitali me një repart kirurgjikal pediatrik dhe me një repart të terapisë intensive, është financuar nga vetë këngëtarja.

Madona ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram ku shfaqet me dy fëmijët e saj biologjikë, Lourdes (21 vjeç) dhe Rocco (17 vjeç), dhe me katër fëmijët e adoptuar.

Spitali e ka marrë emrin nga vajza e saj më e vogël, e cila është 12 vjeç.

s.a/dita

Transferimi i Ronaldos detyron “FIFA 19” të ndryshojë kopertinë

Posted: 18 Jul 2018 01:31 AM PDT

 

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi ka bërë që video-loja "FIFA 19" të detyrohet të ndryshojë kopertinë.

"FIFA 19" kishte ndërmend të dilte në treg me një kopertinë ku shihej CR7 me fanelën e Realit, por lëvizja e papritur e portugezit ka bërë që edhe loja të përshtatet me merkaton.

Në pritje të ndryshimit të kopertinës së lojës, "EA Sports" ka publikuar një "teaser" të dedikuar Juventusit. Bashkë me Cristiano Ronaldon shihen Emre Can, Chiellini, Dybala dhe Douglas Costa.

"FIFA 19" do të jetë e disponueshme për PlayStation 4, PlayStation 3, Xbox One, Xbox 360, Nintendo Sëitch dhe PC nga data 28 shtator.

l.h/ dita

Kombëtarja e Kroacisë dhuron për bamirësi 24 mln eurot e Botërorit

Posted: 18 Jul 2018 01:20 AM PDT

Ekipi i Kroacisë ka vendosur që paratë e fituara nga Botërori “Rusi 2018” t’i dhurojë për bamirësi.

Qëllimi i kroatëve është që paratë t’i shkojnë fëmijëve të varfër, në mënyrë që edhe këta të fundit të organizojnë pushimet e tyre të verës.

Duke iu referuar shpërblimeve të FIFA-s, gazetarët janë shprehur se Kroacia ka dhuruar për bamirësi 24 mln euro.

Kroatët me të vërtetë që nuk u kthyen me kupën në shtëpi, por ata kanë arritur të fitojnë krahas tifozëve, zemrat e shumë familjeve vendase.

s.a/dita

A do e kalojë Vettingun? Rovena Gashi përballë KPK në 20 korrik

Posted: 18 Jul 2018 01:13 AM PDT

 

Rovena Gashi, ish-drejtoreshë e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme do t’i nënshtrohet Vettingut të premten më datë 20 korrik.

Çifti i prokurorëve, Dritan Gina dhe Rovena Gashi kanë dërguar anikimim në Gjykatën e Strasburgut kundër procedurave të ligjore të ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) në hetimin e figurës së tyre.

Dy prokurorët kanë ankimuar një seri procedurash ligjore, të ndjekura nga KPK, përfshirë edhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, si edhe të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Duke qenë se çështja e procedurave të ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit janë objekt shqyrtimi i Gjykatës së Strasburgut, prokurorja Rovena Gashi i ka kërkuar zyrtarisht KPK-së që të pezullojë procedurat e mëtejshme të verifikimit, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Prokurorët Rovena Gashi dhe Dritan Gina, në aplikimin e tyre i janë ankuar Gjykatës së Strasburgut se institucionet kanë dështuar që t'i sigurojnë një proces të rregullt ligjor, si gjatë procesit të rivlerësimit, ashtu edhe në procesin penal.

Aktualisht Gashi është e pezulluar (cënim i kriterit të aftësive profesionale), për shkak se prokuroria e Durrësit e ka marrë në cilësinë e të pandehurit për fshehje pasurie (cënim i kriterit të pasurisë), në bazë të një hetimi të nisur nga publikimi abuziv dhe shpifës në media i disa dokumentave (cënim i figurës), të dorëzuara nga prokurorja në mënyrë ekskluzive pranë Komisionit të Vetingut.

l.h/ dita

Merr zgjidhje furnizimi me ujë të pijshëm në dy lagje të kryeqytetit

Posted: 18 Jul 2018 01:06 AM PDT

Bashkia e Tiranës realizoi këtë javë një investim të ri në rrjetin e ujësjellësit që përmirëson parametrat e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetarëve, duke garantuar edhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë.

Banorët e rrugës "Idriz Dollaku" kanë tashmë një rrjet tërësisht të ri, duke eliminuar problematikat e shumta që shfaqte rrjeti i vjetër i amortizuar ndër vite.

Gjithashtu, grupet e punës kanë punuar paralelisht edhe për riparimin e një defekti në rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm që u sinjalizua nga banorët e rrugës "Selitë e Vjetër".

Tashmë linja e furnizimit është në funksion të plotë dhe banorët përfitojnë furnizim normal të ujit të pijshëm.

s.a/dita

Dialogu me Serbinë, krerët e Kosovës takojnë Mogherinin

Posted: 18 Jul 2018 12:58 AM PDT

Prishtina dhe Beogradi pritet të vazhdojnë sot dialogun në nivel të presidentëve në Bruksel. Takimi lehtësohet sërish nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançië ka thënë se në këtë takim do të diskutohet përparimi i arritur në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, por edhe intensifikimi i punës për marrëveshjen gjithëpërfshirëse.

Si zakonisht, para se të realizohet takimi midis presidentëve Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiç, pritet që të realizohen takime të ndara me Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini.

Delegacioni i Kosovës këtë herë do të udhëtojë në Bruksel në një përbërje shumë më të gjerë. Ky delegacion, i kryesuar nga presidenti Hashim Thaçi, do të ketë në përbërje edhe kryeministrin Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin, ministrin e Jashtëm, Behgjet e Pacollin dhe zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj dhe pritet që të realizojnë një takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Kurse në takimin me delegacionin nga Serbia, të cilit i prin presidenti Aleksandar Vuçiç, pritet që të marrë pjesë vetëm presidenti Hashim Thaçi me ekipin e tij.

Që nga kërkesat e Bashkimit Evropian që dialogu të intensifikohet dhe përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, në Prishtinë, por edhe në Beograd, janë zhvilluar konsultime të brendshme për qëndrimet dhe pozicionet që do të mbajnë palët në raport me marrëveshjen që po paralajmërohet.

Të dyja palët kanë paralajmëruar vendime e kompromise të vështira.

Këto paralajmërime, nga opozita në Prishtinë nuk janë mirëpritur dhe janë përcjellë me kritika ndaj presidentit Thaçi. Sipas opozitës, paralajmërimet për vendime të vështira dhe kompromise mund të jenë të rrezikshme për Kosovën.

Ndërsa dialogu po hyn në një fazë më dinamike, në Prishtinë ka edhe përpjekje që si pjesë e ekipit të përfshihen edhe partitë opozitare, sado që ka një rezistencë të vazhdueshme nga opozita që të hyjë në këtë delegacion që po kryesohet nga presidenti Hashim Thaçi, pa një mandat paraprak nga Kuvendi i Kosovës.

l.h/ dita

Aksident në aksin Fier-Levan, kamioni del nga rruga

Posted: 18 Jul 2018 12:50 AM PDT

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Fier-Levan.

Raportohet se një kamion ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës dhe është përplasur me murin e një biznesi.

Sipas njoftimeve të para, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

s.a/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more