Skip to main content

“Selfie që për pak sa nuk ia mori jetën, adoleshentja ruse ra në tela të rrymës – qëndroi disa orë e varur (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime

“Selfie që për pak sa nuk ia mori jetën, adoleshentja ruse ra në tela të rrymës – qëndroi disa orë e varur (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime


Selfie që për pak sa nuk ia mori jetën, adoleshentja ruse ra në tela të rrymës – qëndroi disa orë e varur (Video)

Posted: 18 Jul 2018 01:26 PM PDT

Një vajzë e re duke tentuar të bëjë selfien e “përkryer”, për pak sa nuk e pagoi me jetë.

Bëhet fjalë për një 13-vjeçare nga qyteti rus Samara, e cila është rrëzuar dhe ka mbetur e varur në telat e rrymës elektrike të trenave, vetëm disa metra mbi hekurudhë, transmeton Telegrafi.

Aty menjëherë ishin shfaqur ekipet e shërbimeve emergjente që u njoftuan në detaje për rastin.

Por para se të shfaqeshin ata, të pranishmit e lusnin që të mos lëviz me qëllim të mos bie me kokë mbi hekurudhë.

Sipas mediave ruse, nxënësja e klasës së shtatë nga Samara i ka shpëtuar vdekjes, por jo edhe lëndimeve serioze në kokë dhe tru. /Telegrafi/

The post Selfie që për pak sa nuk ia mori jetën, adoleshentja ruse ra në tela të rrymës – qëndroi disa orë e varur (Video) appeared first on Telegrafi.

I prekë të pasmet kamerieres, klienti e pëson keq kur ajo e përplas për tokë (Video)

Posted: 18 Jul 2018 11:21 AM PDT

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video, ku shihet një burrë që përfundon i përplasur në tokë pasi ia prekë të pasmet një kameriere që po kalonte pranë tij.

Në fakt në video shihet se si një klient ia prekë të pasmet kamerieres derisa ajo po kalonte pranë tij, por duket se ky veprim e nervozoi shumë atë pasi reagoi ashpër duke e “neutralizuar” ngacmuesin, transmeton Telegrafi.

Ajo fillimisht e kapë për qafe dhe më pas e përplasë në tokë pranë shportës së mbeturinave. Pamjet e këtij momenti që ka ndodhur në një kafiteri, janë publikuar në Reddit nga e afërmi i kamerieres së sulmuar.

Sipas tij, ky sulmues më vonë është arrestuar dhe atë në prezencë të gruas dhe dy fëmijëve që ishin së bashku me të në kafiteri. /Telegrafi/

 

 

The post I prekë të pasmet kamerieres, klienti e pëson keq kur ajo e përplas për tokë (Video) appeared first on Telegrafi.

Miu gjigant kaloi pranë klientëve të restorantit në Londër, para se të mbytet mizorisht nga punonjësit (Video)

Posted: 18 Jul 2018 11:03 AM PDT

Klientët e një restoranti në Londër, mbetën të hutuar nga një mi gjigant që u kaloi pranë, por u rrëqethën nga veprimi i punonjësve.

Me ta zënë poshtë një dollapi, ata e përplasën atë disa herë, derisa e lanë brejtësin e ngordhur, transmeton Telegrafi.

Ngjarja që është filmuar në fshehtësi, i tregon pjesëtarët e stafit që sillen dhunshëm, megjithëse në prani ka edhe të mitur.

"I paska nervozuar për një kohë të gjatë, prandaj vepruan me mllef", ka shkruar një komentues.

Nuk bëhet e ditur nëse lokali është kontrolluar nga inspektorët e higjienës, pasi hapësirës i nevojitet një pastrim i thellë. /Telegrafi/

The post Miu gjigant kaloi pranë klientëve të restorantit në Londër, para se të mbytet mizorisht nga punonjësit (Video) appeared first on Telegrafi.

Pushuesit e paturpshëm zgjodhën varret, për ta vënë grillin dhe të kalojnë pasditen (Foto)

Posted: 18 Jul 2018 07:20 AM PDT

Pa asnjë fije turpi, disa pushues i kanë zgjedhur varret e një kishe në Leeds të West Midlands, që të kalojnë një pasdite.

Pasi të kenë pjekur mish në grill, tre të rritur dhe shtatë fëmijë, qëndruan nëpër vare, transmeton Telegrafi.

"Një pasdite e zakonshme, mbi trupat e atyre që pushojnë të qetë. Kjo është e turpshme dhe shqetësuese" ka qenë komenti i fotografive që janë bërë virale.

Qëndrimi i pushuesve, pas pjekjes në grill

Të shqetësuar me rastin, familjarët dhe banorët e zonës, shkuan në atë hapësirë për ta pastruar nga mbeturinat.

Forcat e rendit po përpiqen t'i identifikojnë këta pushues, që ndezën zjarr në hapësirë të ndaluar. /Telegrafi/

The post Pushuesit e paturpshëm zgjodhën varret, për ta vënë grillin dhe të kalojnë pasditen (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more